Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 September 2024Main stream

Plotësoni në çast nevojat e trupit tuaj për magnez me Magne D’Oro

By: fra nc
27 September 2024 at 17:11

Të gjithë e dimë se magnezi është një mineral shumë i rëndësishëm, që merr pjesë në një sërë procesesh që ndodhin në organizëm.

Ai ka rol kryesor në mirëfunksionimin e sistemit kockor, ndikon pozitivisht në funksionimin normal të zemrës, parandalon krizat e migrenës dhe përmirëson humorin. Shpesh, në ditët e sotme dëgjojmë kudo: merr suplemente me magnez, konsumoni ushqime që përmbajnë magnez; magnezi është i mirë për këtë, magnezi është i mirë për atë.

Më në fund, vjen Magne D’Oro nga Fortex, një suplement ushqimor që kombinon magnezin me një sërë vitaminash të nevojshme për proceset në organizëm.

Magne D’Oro kontribuon në:

  • metabolizmin dhe prodhimin normal të energjisë;
  • rikthimin e ekuilibrit elektrolitik;
  • sintezën normale të proteinave;
  • reduktimin e ndjenjës së lodhjes dhe rraskapitjes;
  • funksionimin normal të muskujve, përfshirë në rastet e ngërçeve muskulore pas ushtrimeve fizike;
  • funksionimin normal të sistemit nervor;
  • ruajtjen e funksionit normal mendor;
  • funksionimin normal të veshkave;
  • ruajtjen e gjendjes normale të kockave dhe dhëmbëve;
  • funksionimin optimal të sistemit imunitar.

Magne D’Oro rekomandohet të pihet një bustinë në ditë. Mos tejkaloni dozat ditore të lejuara, dhe gjendet në çdo farmaci.

The post Plotësoni në çast nevojat e trupit tuaj për magnez me Magne D’Oro appeared first on Euronews Albania.

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes KQZ-së në Shqipëri dhe Kosovë

By: fra nc
27 September 2024 at 15:26

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë nënshkruan sot marrëveshje për ngritjen e standardeve zgjedhore në të dyja vendet, me qëllim të ngritjes së efikasitetit të punës institucionale dhe modernizimit të organizimit, menaxhimit dhe administrimit të zgjedhjeve.

Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në Prishtinë dhe në emër të dy institucioneve nënshkruan kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi dhe komisionari shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Të dy institucionet bien dakord për të mbështetur njëra-tjetrën me logjistikë zgjedhore, organizimi i punëtorive të përbashkëta, shkëmbimi i informacionit për praktikat dhe teknologjitë inovative me qëllim të administrimit sa më efikas të proceseve zgjedhore.

KQZ-ja e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të vazhdojnë ta mbështesin njëra-tjetrën për pjesëmarrje në organizata ndërkombëtare me ekspertizë zgjedhore, si dhe në aktivitetet e organizuara prej tyre, thuhet në njoftim.

The post Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes KQZ-së në Shqipëri dhe Kosovë appeared first on Euronews Albania.

Integrimi| Ndarja e RMV nga Shqipëria, shpërthen Mickoski: Brukseli ushtron diktat

By: fra nc
27 September 2024 at 15:13

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka reaguar i zemëruar ndaj lajmeve se anëtarësimi i vendit të tij në BE do të hasë një pengesë të re për shkak të përplasjes me Bullgarinë.

Hristijan Mickoski ka deklaruar se BE po përpiqet të diktojë se çfarë duhet të bëjë vendi i tij dhe ka theksuar se ai nuk do të pranojë vonesa të mëtejshme në bisedimet e anëtarësimit.

Komentet e tij erdhën pas lajmit se Brukseli kishte vendosur të avanconte procesin me Shqipërinë, veçmas nga Maqedonia e Veriut.

BE i nisi bisedimet e anëtarësimit me dy vendet e Ballkanit në 2022-shin, por përpjekja e Shkupit u bllokua nga përplasja me Bullgarinë për historinë, gjuhën dhe kulturën.

Për të tejkaluar ngërçin, ekzekutivi maqedonas pranoi kërkesën e Sofjes për të futur në kushtetutë një referim për minoritetin etnik bullgar.

Në fjalimin e saj në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, presidentja maqedonase Gordana Siljanovska Davkova tha se rruga evropiane e vendit po shkonte “në kufijtë e ekzistencës”.

“Nga partnerët tanë evropianë dhe strategjikë ne presim mirëkuptim dhe një proces të drejtë e të lirë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke hedhur poshtë standardet e dyfishta dhe duke respektuar parimet dhe vlerat tona të pasqyruara në dokumentin e Kushtetutës”, deklaroi presidentja Gordana Siljanovska-Davkova.

Rruga evropiane e vendit u bllokua disa vite më parë edhe nga Greqia, për shkak të përplasjeve mbi historinë dhe trashëgiminë kulturore. Kontesti u zgjidh në 2018-n me Maqedoninë që ndërroi emrin në Maqedonia e Veriut.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Integrimi| Ndarja e RMV nga Shqipëria, shpërthen Mickoski: Brukseli ushtron diktat appeared first on Euronews Albania.

PL deklaratë për dënimin e Salianjit: Më 6 tetor të tregojmë se populli s’dorëzohet

By: fra nc
27 September 2024 at 15:03

Partia e Lirisë ka reaguar ashpër ndaj dënimit të deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, duke e cilësuar këtë vendim si një hakmarrje politike dhe një goditje të pluralizmit në Shqipëri.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në deklaratën e dhënë akuzoi qeverinë dhe sistemin e drejtësisë si të kontrolluar nga interesat kriminale.

Blushi bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën kombëtare të 6 tetorit, që opozita pritet të organizojë kundër vendimit për dënimin e deputetit demokrat.

Deklaratë për mediat e Sekretarit të Përgjithshëm të PL, Tedi Blushi:

Partia e Lirisë dënon me ashpërsinë më të madhe dënimin politik me burgim të deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Ky vendim i urdhëruar drejtpërdrejt nga Edi Rama dhe i zbatuar verbërisht nga togat e zeza të “pushkatimit” të opozitës në sistemin e drejtësisë faktoi para të gjithë shqiptarëve se jo vetëm SPAK-u i Dumanit por edhe gjyqtarët e Ramaformës nuk janë gjë tjetër veçse “vrasës me pagesë” në shërbim të Narkoshtetit, për të asgjesuar pluralizmin politik dhe demokracinë.

Burgimi politik i deputetit Salianji është një hakmarrje e verbër primitive për guximin që ai tregoi dhe detyrimin që përmbushi ndaj të gjithë qytetarëve duke denoncuar lidhjen e tmerrshme kriminale të trafikut të drogës me eksponentët më të lartë të Qeverisë dhe mazhorancës.

Është një standard i papranueshëm dhe i urryer për çdo vend demokratik të dënosh me burg një deputet të opozitës vetëm përse denoncon vëllain trafikant droge të Ministrit të Brendshëm, ndërkohë që Edi Rama është faktuar se korruptoi zyrtarin e lartë të FBI, McGonigal dhe pret në zyrën e tij përfaqësuesit e karteleve më të rrezikshme të trafikut ndërkombëtar të drogës, Sinaloas e Ndranghetas dhe në anën tjetër pronari faktik i inceneratorit fantazmë të Tiranës dhe kreu i Grupit të Strukturuar Kriminal 5D, Erion Veliaj, i kapur në flagrancë, vijon me firmë të kundraligjshme dhe i pashqetësuar nga “drejtësia” grabitjen e qindra milion eurove.

Në kushtet e një terrori të egër të Narkoshtetit, që shkel çdo ditë liritë e të drejtat themelore të njeriut, që shkelmon Kushtetutën dhe çdo ligj, që vjedh barbarisht dhe trajton Shqipërinë si çiflig personal, që kryen akte shumë të rënda të tradhtisë kombëtare, që ka kapur për fyti drejtësinë dhe po bën gjithçka që vendi të mos ketë opozitë, e vetmja rrugë që mbetet është përballja e fortë ballore, dhëmb për dhëmb, me çdo çmim e sakrificë, në çdo shesh, në çdo rrugë dhe në çdo lagje të Shqipërisë.

Partia e Lirisë mbështet protestën kombëtare të thirrur në datën 6 tetor dhe i fton të gjithë qytetarët të ngrihen në këmbë trimërisht për të ndëshkuar pa mëshirë Narkoshtetin dhe përfaqësuesin më të lartë të krimit të organizuar shqiptar dhe ndërkombëtar, Edi Rama.

Më 6 tetor, të tregojmë se populli shqiptar nuk dorëzohet dhe se fuqia e bashkimit qytetar është shumë herë më e madhe se terrori që Narkoshteti po përpiqet të mbjellë te shqiptarët.

Koha për ndëshkim dhe llogaridhënie po afron!

LEXONI GJITHASHTU:

The post PL deklaratë për dënimin e Salianjit: Më 6 tetor të tregojmë se populli s’dorëzohet appeared first on Euronews Albania.

Deputetët e PD gati të ngujohen në seli për të ndaluar arrestimin e Salianjit

By: fra nc
27 September 2024 at 14:47

Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të PD-së në selinë blu, ku është diskutuar reagimi opozitar për arrestimin e Ervin Salianjit, pas dënimit me 1 vit burg nga Apeli i Jurisdiksionit të Përgjithshëm.

Burime bëjnë me dije se në mbledhje u diskutua ngujimi i deputetëve të PD-së në seli për të ndaluar arrestimin e Salianjit.

Parimisht, deputetët janë shprehur dakord për ndërmarrjen e këtij akti politik, por ende nuk ka një vendim grupi në lidhje me këtë çështje.

Burime nga mbledhja bëjnë me dije se është Ervin Salianji ai që nuk është bindur deri më tani për ngujimin e deputetëve në seli për të mos lejuar arrestimin e tij.

Deputetët e PD-së nuk e njohin vendimin e Gjykatës së Apelit, pasi e cilësojnë dënimin e Salianjit si një hakmarrje nga maxhoranca pas denoncimit të vëllait të deputetit Fatmir Xhafaj.

Gjykata e Apelit vendosi të enjten të lerë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për Ervin Salianjin dhe dënimin e tij me 1 vit burg për dosjen e njohur si “Babalja”. Deputeti demokrat u dënua në 2019-ën nga Shkalla e Parë në lidhje me nje audio përgjim, ku pretendohej se vëllai i ministrit të Brendshëm të kohës, Fatmir Xhafaj, ishte i përfshirë ne trafikun e kanabisit.

Në atë kohë, Gjykata e Shkallës së Parë vendosi se audio-përgjimi ishte inskenim dhe shpalli fajtorë të 4 të pandehurit, mes të cilëve Fredi Alizotin, që inskenoi zërin e Geron Xhafës, Albert Veliun, i njohur ndryshe si “Babalja”, gazetarin Jetmir Olldashi, si dhe deputetin Ervin Salianji. Tashmë në bazë të Kushtetutës, i nderpritet menjëherë mandati Salianjit dhe nga ana tjetër ligji i dekriminalizimit i heq të drejtën të kandidojë në zgjedhjet e vitit 2025 dhe në zgjedhjet e ardhshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Deputetët e PD gati të ngujohen në seli për të ndaluar arrestimin e Salianjit appeared first on Euronews Albania.

​“Dardanët” reagojnë ashpër kundër bashkëpunimit Shqipëri-Serbi për Euro-U21

By: fra nc
27 September 2024 at 13:54

Grupi i tifozëve të Kosovës në futboll, “Dardanët,” ka reaguar ashpër pas zyrtarizimit të kandidaturës së përbashkët ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë për organizimin e Kampionatit Evropian të futbollit për grupmoshat U21 në vitin 2027.

Në reagimin e tyre, ndër të tjera, ata kanë thënë se “po shkelet me dy këmbë mbi gjakun dhe plagët e freskëta të shqiptarëve të kësaj treve dardane.”

Ky është reagimi i plotë i “Dardanëve” pa ndërhyrje:

Dikush ka vendosur që ta normalizojë bashkëpunimin me të ashtuquajturit serbë dhe të ashtuquajturën Serbi si kurrgjë hiç, duke shkelur me dy këmbë mbi emocionet, gjakun dhe plagët e freskëta të shqiptarëve të kësaj treve dardane.

Pak ditë pasi kujtuam si popull rënien në detyrë të heroit Afrim Bunjaku dhe hyrjen terroriste, barbare e kriminale të çetnikëve të furnizuar me municion armesh nga vendi fqinj hegjemonist, na vjen lajmi zyrtar se nga Tirana paskan vendosur të bashkëpunojnë me Serbinë për bashkëorganizimin e Euro 2027 për grupmoshat U21.

Bashkëpunojnë me federatën e atyre që nuk shqiptojnë asnjë dënim kur çdo javë klubet serbe shfaqin banderola shoviniste me flamurin e Kosovës të mbuluar me ngjyrat e Serbisë apo kur tifozët e klubeve të Beogradit bëhen nxitës e motivues për rikthimin e ushtrisë serbe në Kosovë, gjë që më pas u përpoq të ndodhë me një grup terrorist derisa mori përgjigjen e burrave dhe grave heroike të Republikës, të cilët treguan se pragun e shtëpisë e mbrojmë në çdo pëllëmbë të tij. Shqiptarët e Kosovës nuk kanë nevojë për poshtërim moral dhe emocional, por ndihmë dhe përkrahje.

Ngjarja edhe do të organizohet, por turpi do të jetojë përjetë dhe nuk do të falet. Kosova nuk do ta falë. Jo në emrin tonë!

The post ​“Dardanët” reagojnë ashpër kundër bashkëpunimit Shqipëri-Serbi për Euro-U21 appeared first on Euronews Albania.

Zhduket 20-vjeçarja në Tiranë, e ëma denoncon e alarmuar në polici

By: fra nc
27 September 2024 at 13:19

Një vajzë e moshës 20-vjeçare ka humbur kontaktete me familjarët ditën e enjte.

Rasti është kallëzuar në polici nga e ëma e 20-vjeçares e cila ka pohuar përpara uniformave blu se e bija është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Sipas saj 20-vjeçarja vuan nga problem të shëndetit mendor.

Policia vijon punën për gjejen e 20-vjeçares, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Më datë 26.09.2024, rreth orës 21:20, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 6 shtetasja A. Q., e cila ka kallëzuar se më datë 26.09.2024, rreth paradites, është larguar nga banesa vajza e saj, shtetasja A. Q., 20 vjeçe, dyshohet me probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zhduket 20-vjeçarja në Tiranë, e ëma denoncon e alarmuar në polici appeared first on Euronews Albania.

Kosova gati të presë 300 të burgosur nga Danimarka, marrëveshja 15 mln euro

By: fra nc
27 September 2024 at 12:53

Ministri i Drejtësisë i Danimarkës ka vizituar një burg në Gjilan të Kosovës ku vendi i tij synon të dërgojë deri në 300 të burgosur për të lehtësuar mbipopullimin në sistemin e burgjeve daneze.

Duke folur së bashku me homologen e tij  Albulena Haxhiu,  Hummelgaard  e vlerësoi marrëveshjen një “bashkëpunim të frytshëm” midis dy vendeve.

“Ne kemi ardhur në Kosovë për të asistuar dhe për të ndihmuar burgjet dhe objektet e paraburgimit të Kosovës. Kjo është një ndihmë shumë e madhe për Danimarkën në një kohë kur kemi burgje të mbipopulluara, cka është një sfidë në vendin tonë.Kjo vizitë shënon zbatimin praktik të projektit”, deklaroi Peter Hummelgaard, ministri i Drejtësisë së Danimarkës.

Marrëveshja, e cila fillimisht u nënshkrua në vitin 2021, u bë traktat vetëm në fillim të këtij viti kur u miratua nga parlamenti i Kosovës.

Prishtina do  t’i japë Kopenhagës 300 qeli burgu me qira. Danimarka do të jetë përgjegjëse për punën e modernizimit në mënyrë që objekti të jetë në përputhje me standardet daneze.  Nga kjo marrëveshje Kosova fiton 15 milionë euro në vit. Por vendimi për të zhvendosur të burgosurit në burgun e Kosovës ka ngritur shqetësime në mesin e grupeve të të drejtave të njeriut.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kosova gati të presë 300 të burgosur nga Danimarka, marrëveshja 15 mln euro appeared first on Euronews Albania.

Salianji ndan mesazhin e fundit përpara arrestimit: Asgjë nuk është mbyllur

By: fra nc
27 September 2024 at 11:51

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka bërë një deklaratë që duket se është e fundit përpara ekzekutimit të vendimit të gjykatës, që do ta çojë atë në burg.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salianji falenderon mbështetësit që i kanë qëndruar afër dhe nënvizon se beteja e tyre për një Shqipëri më të mirë do të vijojë.

Deputeti i PD e cilëson vendimin për burgosjen e tij si një vendim politik, që u mor për shkak të denoncimeve që ai i bëri pushtetit të kryeministrit.

Por sipas tij, përndjekja nuk do të mund ta mbyllë dot gojën as atij, as opozitës, për të denoncuar lidhjet e politikës me krimin, por dhe aferat korruptive të qeverisë.

Deklarata e Ervin Salianjit:

Të dashur miq! Jam mirënjohës pa fund për mbështetjen tuaj, për solidaritetin me praninë, telefonatat dhe mesazhet. Ky është një moment i vështirë për shtetin e së drejtës dhe sundimin e ligjit, për demokracinë, për të gjithë ata, mijëra burra e gra, të rinj e të reja me të cilët kemi bërë një udhëtim pa kushte në këto vite të vështira të përballjes me qeverisjen e keqe, arbitrare, të dhunshme, të korruptuar, të lidhur me krimin.

Po duhet t’ju them se asgjë, asgjë nuk është mbyllur. Është një përpjekje e ulët nën brez e tyre, që nuk do na ndalojë, nuk do na shkurajojë në përpjekjen tonë të madhe për një Shqipëri më të mirë. Teksa sot po bëhen gati të zbatojnë urdhrin e Edi Ramës, vendimin e tij për të më izoluar dhe për të çuar deri në fund përndjekjen politike, ata kurrë nuk do ja dalin të vendosin si normë se denoncimi i krimit qenka faj. Nuk do ja dalin kurrë ta vendosin rendin, heshtjen dhe mbylljen e gojës.

Dhe për këtë, garancia e madhe jeni ju, demokratët e guximshëm, qytetarët e lirë që më keni mbështetur në gjithë këto vite. E vërteta do na bëjë më të mirë. Dhe e vërteta që po sulmohet, po goditet, po burgoset sot është se Edi Rama është produkt i krimit dhe i bandave. Sepse bëri Ministër të Brendshëm hetuesin e komunizmit dhe lidhjen mes bandave dhe tij; sepse përdori çdo institucion për ta mbrojtur e manipuluar çështjen. Sepse korrupsioni është i shtrirë ngado. Sepse me para të pista e me banditë ai blen vota e ruan pushtetin.

E vërteta është se asnjë qeveri nuk ja del të qëndrojë gjithnjë në këto themele të kalbura. Të dashur miq! Do të jemi bashkë çdo ditë dhe më të fortë. Do të jemi bashkë shumë shpejt dhe do punojmë me zemër e përkushtim për ta hequr këtë të keqe që i ka zënë rrugën vendit. Dhe do ja dalim. Falenderime.

The post Salianji ndan mesazhin e fundit përpara arrestimit: Asgjë nuk është mbyllur appeared first on Euronews Albania.

Kapet 1 ton lëndë narkotike në Kosovë, aksioni më i madh antidrogë që nga paslufta

By: fra nc
27 September 2024 at 11:37

Prokuroria Themelore e Kosovës ka sekuestruar mbi një ton drogë në qytetin e Pejës.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi i cili tha se vlera e drogës është rreth 5 milionë euro dhe është ndër aksionet më të mëdha antidrogë nga paslufta.

Ende nuk dihen detaje të operacionit pasi është në vijim e sipër.

“Mirëmengjesi Kosovë. Sot mbi një (1) ton drogë e sekuestruar nga  Prokuroria Themelore në Pejë.Vlera e drogës është rreth 5 milion euro dhe është ndër aksionet me të mëdha antidrogë nga paslufta.Aksioni është në zhvillim…”, ka shkruar Nikçi.

The post Kapet 1 ton lëndë narkotike në Kosovë, aksioni më i madh antidrogë që nga paslufta appeared first on Euronews Albania.

Gjykata e Apelit reagon për dënimin e Salianjit: Vendimi është marrë në unanimitet

By: fra nc
27 September 2024 at 11:03

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, u dënua të enjten e 16 shtatorit me 1 vit burg.

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm e dënoi deputetin demokrat për “kallëzim të rremë.

Gjykata e Apelit ka reaguar sërish në lidhje me vendimin e dhënë, ku në një prononcim të shkurtër për media bën me dije se vendimi për të pandehurit e çështjes “Babale” u mor me unanimitet të plotë.

“Nisur nga disa kërkesa lidhur me vendimin e djeshëm, çështja ndaj të pandehurve Ervin Salianji, etj…, ju njoftojmë se vendimi është marrë në unanimitet”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Gjykata e Apelit vendosi të enjten të lerë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për Ervin Salianjin dhe dënimin e tij me 1 vit burg për dosjen e njohur si “Babalja”. Deputeti demokrat u dënua në 2019-ën nga Shkalla e Parë në lidhje me nje audio përgjim, ku pretendohej se vëllai i ministrit të Brendshëm të kohës, Fatmir Xhafaj, ishte i përfshirë ne trafikun e kanabisit.

Në atë kohë, Gjykata e Shkallës së Parë vendosi se audio-përgjimi ishte inskenim dhe shpalli fajtorë të 4 të pandehurit, mes të cilëve Fredi Alizotin, që inskenoi zërin e Geron Xhafës, Albert Veliun, i njohur ndryshe si “Babalja”, gazetarin Jetmir Olldashi, si dhe deputetin Ervin Salianji. Tashmë në bazë të Kushtetutës, i nderpritet menjëherë mandati Salianjit dhe nga ana tjetër ligji i dekriminalizimit i heq të drejtën të kandidojë në zgjedhjet e vitit 2025 dhe në zgjedhjet e ardhshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjykata e Apelit reagon për dënimin e Salianjit: Vendimi është marrë në unanimitet appeared first on Euronews Albania.

Yesterday — 26 September 2024Main stream

Raiffeisen Bank feston 20 vite rrugëtim suksesi dhe novacioni në Shqipëri

By: fra nc
26 September 2024 at 17:15

Raiffeisen Bank, një nga institucionet financiare kryesore në Shqipëri, festoi 20-vjetorin e saj në një mbrëmje gala më 25 shtator me prezencën e klientëve, miqve dhe të ftuarve të tjerë, duke shënuar dy dekada shërbimi të përkushtuar, inovacioni dhe mbështetje për rritjen financiare të vendit.

Në këtë mbrëmje gala nderuan me pjesëmarrjen e tyre znj. Marie-Valerie Brunner, Anëtare e Bordit Drejtues për Marrëdhëniet me Klientët Korporatë dhe Institucionet Financiare në Raiffeisen Bank International dhe Kryetare e Këshillit Drejtues të Raiffeisen Bank Shqipëri; z. Christian Canacaris, Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank në Shqipëri; z. Gent Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë, si dhe personalitete të tjera të institucioneve publike dhe financiare në vend, sipërmarrës të ndryshëm në Shqipëri, përfaqësues të mediave, etj.

Që nga themelimi i saj në vitin 2004, Raiffeisen Bank ka luajtur një rol të rëndësishëm në formësimin e peizazhit bankar në Shqipëri, duke u shërbyer individëve, bizneseve dhe komunitetit në të gjithë vendin.

Kryetarja e Këshillit Drejtues të Raiffeisen Bank Shqipëri, znj. Brunner, në fjalën e saj përshëndetëse vlerësoi 20 vitet e suksesshme të Raiffeisen Bank në Shqipëri. “Jam shumë krenare që jam pjesë e rrugëtimit të Shqipërisë, një vend që rriti me sukses PBB-në dhe turizmin e tij gjatë pandemisë dhe mbajti një sistem shëndetësor të denjë. Raiffeisen Bank Shqipëri ka arritur një pjesë të konsiderueshme të tregut prej 16% dhe është një nga shtytësit e inovacionit digjital. Ne, në RBI, e vlerësojmë këtë frymë novatore që po shfaq vendi. Raiffeisen Bank ka prezantuar standarde të larta evropiane në Shqipëri, duke mbështetur zhvillimin ekonomik të vendit,” theksoi znj. Brunner.

Ndërsa sektori bankar ka evoluar, Raiffeisen Bank ka qëndruar në pararojë, duke prezantuar shërbime të reja dhe platforma digjitale që ofrojnë më shumë komoditet me disa aplikacione dhe shërbime në hap me kohën si Raiffeisen On, RaiPay, RaiPos, Kuik, Scan & Go, etj. Banka vazhdimisht është angazhuar të përmirësojë përvojën e klientëve, të forcojë përfshirjen financiare dhe të mbështesë ekonominë më gjerë.

Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank në Shqipëri, z. Christian Canacaris, shprehu vlerësimin dhe mirënjohjen për të gjithë klientët dhe partnerët e biznesit për bashkëpunimin dhe mbështetjen e tyre dhe siguroi edhe një herë që Raiffeisen Bank do të vazhdojë të japë kontributin e saj në zhvillimin e mëtejshëm të tregut bankar shqiptar përmes investimeve të vazhdueshme në risitë më të fundit teknologjike, duke lehtësuar përvojën bankare të të gjithë klientëve të saj. Gjithashtu, z. Canacaris shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë stafin e Raiffeisen Bank për përkushtimin dhe kontributin e tyre, si çelësi i suksesit të bankës në këto 20 vite.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, në fjalën e tij theksoi: “20 vite për grupin Raiffeisen mund të përfaqësojnë vetëm një fraksion të historisë së tij mbi 130-vjeçare, por në vendin tonë, këto 20 vite kanë njohur një dinamikë jo të lehtë ndryshimesh dhe transformimesh dhe janë vite të rëndësishme të formësimit të tregut financiar në vend.”

Një tjetër veçanti e mbrëmjes ishte angazhimi i bankës në bashkëpunim me Mastercard për mbështetjen e tre kauzave sociale: për fëmijët në nevojë, mbrojtjen e mjedisit dhe mbështetjen e artit, përmes mbledhjes së donacioneve gjatë mbrëmjes nga banka dhe të ftuarit. Përtej këtyre dy dekadave, Raiffeisen Bank është e përkushtuar të ndërmarrë një seri iniciativash të ardhshme që sjellin vlerë për klientët. Misioni ynë është të transformojmë inovacionin e vazhdueshëm në përvojë superiore të klientit, duke punuar drejt vizionit tonë për të qenë grupi më i rekomanduar bankar.

The post Raiffeisen Bank feston 20 vite rrugëtim suksesi dhe novacioni në Shqipëri appeared first on Euronews Albania.

Procesi që çoi në burg Salianjin, kallëzimi dhe beteja e humbur në dosjen “Babale”  

By: fra nc
26 September 2024 at 15:39

Dënimi i deputetit Ervin Salianji e ka zanafillën në vitin 2018, kur nxori një audiopërgjim, me të cilin godiste vëllain e ministrit Fatmir Xhafaj, si trafikant droge. Por, ky kallëzim, rezultoi të ishte një farsë, për të cilin deputeti dhe 4 emrat e tjerë që u përfshinë, morën dënime nga gjykata.

Pranverën e vitit 2018, Partia Demokratike botoi 2 audioregjistrime, në të cilat dëgjohej se vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. Çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin “Babale”.

Në përgjimet e publikuara, por edhe në të tjera që Prokuroria dispononte, ishte Fredi Alizoti komunikonte me asokohe shefin e Polisisë së Fierit, Albert Nushin për shpërblime që duhet të merrte, e gjithashtu flitej edhe për një “shef të madh”.

Ekspertët e huaj vlerësuan se zëri në përgjime ishte i ngjashëm me atë të Geron Xhafës, por ekspertiza nuk mund ta thoshte me siguri për shkak të cilësisë së audio-regjistrimit.

Në këtë histori, deputeti Ervin Salianji ka dalë me pretendime, akuza dhe kallëzime për të faktuar një aktivitet kriminal që kryhej nga vëllai i një ministri.

Deputeti demokrat u dënua në 2019-tën nga Shkalla e Parë në lidhje për audio përgjimin, i cili rezultoi të ishte një inskenim e bashkë më të u shpallën fajtorë edhe Fredi Alizoti që inskenoi zërin e Geron Xhafës, Albert Veliu i njohur ndryshe si Babalja dhe gazetëri Jetmir Olldashi, që punoi për realizimin e materialeve.

Ndonëse u dënua me burg, Salianji nuk shkoi ne qeli, pasi u hetua dhe gjykua pa mase sigurie, ndërsa mëkatin e një skenari që e përndoqi për 6 vjet, tashmë do ta shlyejë përfundimisht me 1 vit burg, duke nisur nga dita kur imunteti i tij të bjerë në këshillin e mandateve.

The post Procesi që çoi në burg Salianjin, kallëzimi dhe beteja e humbur në dosjen “Babale”   appeared first on Euronews Albania.

Dënimi i Salianjit| Partia Demokratike thirrje për mosbindje civile: O sot o kurrë!

By: fra nc
26 September 2024 at 15:14

Partia Demokratike ka dënuar ashpër dënimin e deputetit Ervin Salianji, duke e quajtur një akt hakmarrjeje të verbër dhe një goditje të rëndë për demokracinë në vend.

Në deklaratën e saj, Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama, për orkestrimin e këtij dënimi si pjesë e një sulmi të qëllimshëm kundër opozitës.

PD bën thirrje për mosbindje civile, duke e cilësuar këtë akt si një sulm ndaj pluralizmit politik dhe opozitës në tërësi.

DEKLARATA E PARTISË DEMOKRATIKE E DHËNË NGA LUÇIANO BOÇI:

Sot në luftën e shpallur ndaj opozitës, Edvin Kristaq Rama dënoi me burgim politik deputetin e opozitës Ervin Salianji për betejën e tij guximtare kundër Edi Ramës dhe narko-shtetit të tij.

Sot Ervin Salianji u dënua nga Edi Rama, Geron dhe Fatzi Xhafa në një akt hakmarrje të verbër politike për faktin e vetëm se deputeti Salianji vërtetoi lidhjen dhe veprimtarinë kriminale të narko-trafikantit ndërkombëtar vëllait të Fatmir Xhafës, ministër trafikant, dhe Edi Ramës kreu i narko-shtetit shqiptar. Dënimi i sotëm i Ervin Salianjit dëshmon se në këtë vend droga dhe krimi i lidhur me qeverinë janë vendim-marrësit kryesorë në narko-shtetin shqiptar.

Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe këtë akt politik të shëmtuar të Edi Ramës dhe narko-shtetit të tij kundër Partisë Demokratike, opozitës dhe pluralizmit plitik në Shqipëri si dëshmi e terrorit të egër ndaj opozitës për Partinë Demokratike, për çdo demokrate dhe demokrat, për çdo opozitare dhe opozitar, ky akt është një kushtrim, është një SOS të ngrihemi në mosbindje civile: “O sot, o kurrë” kundër Edi Ramës dhe narko-diktaturës së tij.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dënimi i Salianjit| Partia Demokratike thirrje për mosbindje civile: O sot o kurrë! appeared first on Euronews Albania.

U përjashtua nga përfaqësuesja e Kosovës, Zhegrova thyen heshtjen

By: fra nc
26 September 2024 at 15:06

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës Edon Zhegrova ka folur për herë të parë në lidhje me përjashtimin e tij nga grumbullimi me Kosovës para ndeshjes me Qipron.

Në një konferencë për media të skuadrës së Lillë, Zhegrova pranoi se ishte vonuar në një takim të skuadrës, por ka thënë se kjo nuk e bënë atë lojtar jo profesional dhe se është trajneri i Kosovës, Fonseca ai i cili po e ndihmon të rikuperohet nga kjo situatë.

“Me trajnerin kam marrëdhënie shumë të mira, ai flet me mua çdo ditë, po provon të më ndihmoj, gjë e cila është shumë e rëndësishme për mua. Jo vetëm ai, po i gjithë stafi i trajnerëve. Ai më njeh mua, e di që unë jam profesional dhe nuk bëjë gjëra të tilla. Mund të ndodh diçka, sikur të vonohesh në një takim, por kjo nuk do të thotë që ju jeni jo profesional. Pra, unë kam shumë marrëdhënie të mira me trajnerin dhe jam i lumtur për këtë”, ka thënë Zhegrova.

LEXONI GJITHASHTU:

The post U përjashtua nga përfaqësuesja e Kosovës, Zhegrova thyen heshtjen appeared first on Euronews Albania.

Macron kërkon reformimin e OKB-së: Të zgjerohet Këshilli i Sigurimit

By: fra nc
26 September 2024 at 14:59

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka bërë thirrje për reformimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ai ka paralajmëruar se dështimi në ndëshkimin e krimeve kundër njerëzimit rrezikon të lejojë që këto krime të kthehen në diçka normale.

“Një vend i përhershëm në Këshillin e Sigurimit nuk është privilegj. Është përgjegjësi, një përgjegjësi e madhe që e gëzojnë vetëm 5 vende që duhet të jenë gardianë të paqes. Sot, disa nga këto vende nuk po e ushtrojnë këtë përgjegjësi. Ndaj, Këshilli i Sigurimit duhet të reformohet për të qenë më gjithëpërfshirës, më legjitim dhe më efikas”, deklaroi Michel.

Edhe presidenti francez Emmanuel Macron ndau të njëjtin opinion.

“Për sa kohë kemi një Këshill Sigurimi të bllokuar, në mënyrë reciproke nga interesat e disa vendeve dhe disa të tjerave, do të jetë e vështirë të bëjmë progres. / Ndaj, ne duhet t’i bëjmë Kombet e Bashkuara më efikase, duke i bërë vendet anëtare më të përfaqësuara. Për këtë arsye Franca, dhe këtë e përsëris, mbështet zgjerimin e Këshillit të Sigurimit. Gjermania, Japonia, India dhe Brazili duhet të bëhen vende të përhershme, bashkë me dy vende nga Afrika që duhet të përfaqësojnë kontinentin”, deklaroi Macron.

Duke folur për luftën në Gaza, Macron bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe mbështeti zgjidhjen me 2 shtete.

Ai shtoi se të gjitha palët duhet të përmbushin detyrimet dhe se në Liban lufta nuk mund dhe nuk duhet të materializohet.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Macron kërkon reformimin e OKB-së: Të zgjerohet Këshilli i Sigurimit appeared first on Euronews Albania.

Apeli lë në fuqi vendimin me 1 vit burg për deputetin Ervin Salianji

By: fra nc
26 September 2024 at 13:42

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin që e dënon me 1 vit burg deputetin e Partisë Demokraike, Ervin Salianji.

Tashmë vendimi është i formës së prerë dhe është i ekzekutueshëm. Në momentin që prokurori i Apelit të bëjë ekzekutimin e vendimit forcat e rendit duhet të bëjnë shoqërimin e deputetit në qeli.

Ndërkohë që në fuqi është lënë vendimi dhe për gazetarin Jetmir Olldashi i cili është dënuar me shërbim prove.

Ervin Salianji u shpall fajtor nga gjykata e shkallës së parë në vitin 2019 me akuzën e “Kallëzimit të rremë”.

Dënimi i tij lidhet me çështjen e njohur si “Babale”, një rast që përfshinte akuza për inskenimin e një videoje të pretenduar ku një person fliste në emër të vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, duke aluduar për përfshirjen e tij në aktivitete të paligjshme.

Në këtë rast, Ervin Salianji u akuzua për “kallëzim të rremë”, me pretendimin se videoja dhe akuzat që ai dhe të tjerë ngritën publikisht ishin të fabrikuara për të dëmtuar figurën e Xhafajt dhe për të krijuar një skandal politik. Gjykata vendosi se provat nuk ishin të mjaftueshme për të mbështetur pretendimet e tij se nuk ishte i përfshirë në këtë ngjarje.

The post Apeli lë në fuqi vendimin me 1 vit burg për deputetin Ervin Salianji appeared first on Euronews Albania.

Plani i fitores së Zelenskyt nuk bind SHBA, administrata amerikane: I dështuar

By: fra nc
26 September 2024 at 13:03

Plani për fitoren i Volodymyr Zelenskyt nuk e ka bindur administratën amerikane. Kështu shrkuan e përditshmja “Wall Street Journal”, që citon burime nga Shtëpia e Bardhë.

Sipas gazetës prestigjioze, administrata Biden është e shqetësuar se planit të liderit ukrainas i mungon një strategji globale dhe nuk është gjë tjetër veçse një kërkesë për më shumë armatime dhe heqjen e kufizimeve për përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi.

“Nuk kam mbetur i impresionuar. Ky plan nuk ka asgjë të re”, ka deklaruar një funksionar i lartë i administratës amerikane.

Zelensky pritet t’ia prezantojë planin personalisht presidentit Joe Biden, si dhe kandidatëve presidencialë Kamala Harris dhe Donald Trump.

Por me ish-presidentin, lideri ukrainas pritet të mos e ketë të lehtë. Së pari, burime të afërta me Trump kanë deklaruar se ai mund të mos e presë në takim Zelenskyn.

Së dyti, në një miting të mbajtur në Karolinën e Veriut, vetë Trump ka vlerësuar lidershipin e presidentit rus Vladimir Putin, duke thënë se është një mik i ngushtë i tij.

Gjithashtu, Trump nuk e ka fshehur kurrë antipatinë e tij për Zelenskyn për marrjen e fondeve amerikane, por edhe ndaj Evropës, të cilën e akuzon se nuk bën sa duhet për zgjidhjen e konfliktit.

“Zelensky është përfituesi më i madh në histori. Sa herë që vjen këtu largohet me 60 miliardë dollarë në xhep”, ka deklaruar ish-presidenti, duke shtuar se, për më tepër, presidenti ukrainas preferon fitoren e Harris në zgjedhjet e nëntorit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Plani i fitores së Zelenskyt nuk bind SHBA, administrata amerikane: I dështuar appeared first on Euronews Albania.

Efektivi i policisë përplas 11-vjeçarin, AMP nis hetimet

By: fra nc
26 September 2024 at 12:48

Një efektiv policie në Kukës ka përplasur me automjetin e tij një fëmijë të moshës 11-vjeçe.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e kësaj të enjteje në aksin rrugor “Bucaj-Kukës”, teksa efektivi 25-vjeçar ishte jashtë shërbimit.

11-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor, ndërkohë që Agjencia e Mbikqyrjes policore bën me dije se ka nisur hetimet në lidhje me rastin.

“Paraditen e sotme, në aksin rrugor “Bucaj-Kukës”, shtetasi K. C., 26 vjeç, (punonjës policie në Komisariatin e Policisë Kukës, jashtë orarit të shërbimit), duke drejtuar automjetin e tij, ka kapur me pasqyrën e automjetit, një 11-vjeçar, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Veprimet procedurale po kryhen nga Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Kukës-Dibër dhe Prokuroria, për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Efektivi i policisë përplas 11-vjeçarin, AMP nis hetimet appeared first on Euronews Albania.

Kuvendi i Kosovës dështon të votojë tri marrëveshjet ndërkombëtare

By: fra nc
26 September 2024 at 12:33

Vetëm 71 deputetë kanë marrë pjesë në votimin e marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “Financimin e politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër”, në mes të Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.

Kuorum nuk pati as për marrëveshjen për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe organizatat e grupit të Bankës Botërore.

Në mungesë kuorumi ka dështuar edhe ratifikimi i marrëveshjes së kredisë mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin Energjia diellore fotovoltaike në KEK – Porta Globale.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kuvendi i Kosovës dështon të votojë tri marrëveshjet ndërkombëtare appeared first on Euronews Albania.

❌
❌