Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 September 2024Main stream

Integrimi| Ndarja e RMV nga Shqipëria, shpërthen Mickoski: Brukseli ushtron diktat

By: fra nc
27 September 2024 at 15:13

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka reaguar i zemëruar ndaj lajmeve se anëtarësimi i vendit të tij në BE do të hasë një pengesë të re për shkak të përplasjes me Bullgarinë.

Hristijan Mickoski ka deklaruar se BE po përpiqet të diktojë se çfarë duhet të bëjë vendi i tij dhe ka theksuar se ai nuk do të pranojë vonesa të mëtejshme në bisedimet e anëtarësimit.

Komentet e tij erdhën pas lajmit se Brukseli kishte vendosur të avanconte procesin me Shqipërinë, veçmas nga Maqedonia e Veriut.

BE i nisi bisedimet e anëtarësimit me dy vendet e Ballkanit në 2022-shin, por përpjekja e Shkupit u bllokua nga përplasja me Bullgarinë për historinë, gjuhën dhe kulturën.

Për të tejkaluar ngërçin, ekzekutivi maqedonas pranoi kërkesën e Sofjes për të futur në kushtetutë një referim për minoritetin etnik bullgar.

Në fjalimin e saj në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, presidentja maqedonase Gordana Siljanovska Davkova tha se rruga evropiane e vendit po shkonte “në kufijtë e ekzistencës”.

“Nga partnerët tanë evropianë dhe strategjikë ne presim mirëkuptim dhe një proces të drejtë e të lirë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke hedhur poshtë standardet e dyfishta dhe duke respektuar parimet dhe vlerat tona të pasqyruara në dokumentin e Kushtetutës”, deklaroi presidentja Gordana Siljanovska-Davkova.

Rruga evropiane e vendit u bllokua disa vite më parë edhe nga Greqia, për shkak të përplasjeve mbi historinë dhe trashëgiminë kulturore. Kontesti u zgjidh në 2018-n me Maqedoninë që ndërroi emrin në Maqedonia e Veriut.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Integrimi| Ndarja e RMV nga Shqipëria, shpërthen Mickoski: Brukseli ushtron diktat appeared first on Euronews Albania.

Yesterday — 26 September 2024Main stream

DW: Ndahen rrugët e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt BE-së

By: user 6
26 September 2024 at 20:46

Ambasadorët e vendeve të BE-së dhanë dritë jeshile që më 15 tetor të fillojnë negociatat me Shqipërinë për anëtarësim në BE. Një vendim i tillë nuk vlen për Maqedoninë e Veriut. Hungaria, e cila mban presidencën 6-mujore të BE-së, u ka dërguar një letër vendeve anëtare, në të cilën theksohet se ato kanë rënë darkod se Shqipëria i ka përmbushur kushtet e nevojshme për hapjen e kapitullit të parë të negociatave.

Vendimi për hapjen e kapitullit të parë në negociatat me Shqipërinë shënon edhe ndarjen e paketës, në të cilën joformalisht ishin së bashku Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. 

Vendet anëtare të BE-së nuk ranë darkord për hapjen e kapitujve të parë me Maqedoninë e Veriut ështe se qeveria e re e Shkupit nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim për përmbushjen e kushtit lidhur me marrëdhëniet e saj me Bullgarinë. Fjala është për ndryshimin e Kushtetutës duke përfshirë në të pakicën bullgare si popull shtetformues.

Siljanovska: Me rëndësi si trajtohen marrëveshjet

Lajmi për ndarjen e rrugës së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt anëtarimit në BE pati jehonë të madhe si në Shkup edhe në Sofje. Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, ritheksoi se në Marrëveshjen e Miqësisë me Bullgarinë nuk ka asnjë dispozitë për ndryshim të Kushtetutës. Megjithatë, tha ajo, ne mund t’i qasemi marrëveshjes në një mënyrë tjetër.

“Fraza më e përsëritur nga të gjithë është se duhet të respektojmë marrëveshjet, kushdo që njeh të drejtën dhe ligjin ndërkombëtar e di që nuk ka asnjë dispozitë në Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë që thotë se Kushtetuta duhet të ndryshohet. Korniza e negociatave me Bullgarinë nuk mund të ndryshohet, por është e rëndësishme se si e trajtojmë këtë kornizë”, – tha Siljanovska-Davkova. Presidentja tha se historia, kultura dhe gjuha nuk mund të jenë objekt negociatash.

Mexhiti: Integrimi evropian prioritet i padiskutueshëm

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti tha se megjithë këtë njoftim, ne mbetemi të përkushtuar në rrugën e integrimit evropian. “Për koalicionin VLEN si pjesë e koalicionit qeveritar, eurointegrimi mbetet një nga prioritetet kryesore dhe më të rëndësishme të politikave tona. Shpresoj se së shpejti do të gjehet zgjidhje edhe për këtë çështje, pra fillimin e negociatave për anëtarsimin e RMV-së në BE.” – tha Mexhiti.

Opozita maqedonase kritika të ashpra ndaj qeverisë

Qeveria aktuale nuk ka për qëllim ta anëtarsojë vendin në BE, përkeqëson marrëdhëniet me fqinjët dhe ne kthehemi mbrapa. Ndërsa fqinjët tanë po përparojnë, ne po kthehemi në të kaluarën, tha deputeti i LSDM-së opozitare Ljupço Nikollovski.

“Pas NATO-s anëtarësimi në BE është synimi ynë strategjik dhe nuk kemi alternativë tjetër. Brezat e rinj janë të ngopur me nacionalizmin dhe politikën. Ata presin reforma, akses në tregun e hapur të BE-së dhe në fondet e saj. Për fat të keq, kjo qeveri nuk po na kthen prapa dhe pas skriningut të suksesshëm nuk po bën asgjë në këtë drejtim, ndërsa vendet e rajonit po ecin përpara dhe po ndahen nga ne”, tha deputeti i LSDM-së Ljupço Nikolovski.

Ndarjen e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria në rrugëtimin drejt BE-së, kryetari i LSDM-së Venko Filipçe e quajti si kapitulim të politikave qeveritare në procesin eurointegrues.

“VMRO-DPMNE dhe Mickovski nuk kanë plan, ide dhe dëshirë për ta anëtarësuar vendin në BE. Kjo përbën një katastrofë të vërtetë për ardhmërinë e qytetarëve. Ky është një shans i humbur që do të ndikojë tek të gjitha familjet e në veçanti tek gjeneratat e reja”, tha lideri i opozitës maqedonase Venko Filipçe.

Reagime nga Bullgaria

Lajmi se Maqedonia e Veriut nuk do të hapë kapitullin e parë për anëtarësim në BE pati jehonë të madhe edhe në Bullgari. Lideri i Partisë më të madhe parlamentare Bojko Borisov e përshëndeti ndarjen e rrugës midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt BE-së. 

“Rezultati është ky: Shqipëria që e pranoi pakicën bullgare, mund të vazhdojë më tej, ndërsa Maqedonia e Veriut le të merret tani me atë që e krijoi vetë”, – tha Borisov. /DW

The post DW: Ndahen rrugët e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt BE-së appeared first on Lapsi.al.

Borrell takon liderët e Ballkanit Perëndimor: Integrimi në BE, i arritshëm

By: user 11
26 September 2024 at 08:14

Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme i Bashkimit Europian, Josep Borrell, ka takuar liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor në New York. Në takim është diskutuar në lidhje me sfidat gjeopolitike, ndërsa theksi është vënë në nevojën për harmonizim strategjik me Bashkimin Europian për ruajtjen e stabilitetit rajonal.

Borrell ka thënë se Ballkani Perëndimor është pjesë integrale e së ardhmes së Europës, ndërsa ka theksuar rëndësinë e lidhjeve BE-Ballkani Perëndimor dhe ka përsëritur se “anëtarësimi në BE është i arritshëm, me kusht që reformat kyçe të ndiqen”.

Në njoftimin e shpërndarë nga Borrell thuhet se takimi ishte mundësi për të kujtuar nevojën për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ekzistuese, derisa është përmendur rëndësia për fqinjësi të mirë të arritur përmes dialogut dhe kompromisit si hapa esencialë për integrim në BE.

“Udhëheqësit duhet të marrin vendime të guximshme dhe strategjike për të çuar përpara aspiratat e tyre europiane”, citohet të ketë thënë Borrell.

Në takim ishte presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, kryetari i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Denis Beçiroviç, zëvendëskryeministri për Çështjet e Jashtme dhe Evropë i Malit të Zi, Filip Ivanoviç dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

The post Borrell takon liderët e Ballkanit Perëndimor: Integrimi në BE, i arritshëm appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

Kurti: Zgjerimi i BE-së, përgjigjja më e mirë ndaj atyre që kërcënojnë paqen

By: Mirgen
19 September 2024 at 22:46

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se zgjerimi i Bashkimit Evropian është përgjigjja më e mirë ndaj atyre që kërcënojnë paqen dhe unitetin e Evropës. Në një postim në rrjetin X, Kurti ka shkruar se gjatë takimit të sotëm ka falënderuar presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen për mbështetjen e saj për […]

The post Kurti: Zgjerimi i BE-së, përgjigjja më e mirë ndaj atyre që kërcënojnë paqen appeared first on BoldNews.al.

❌
❌