Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 September 2024Main stream

“Do ju dërgoj letra nga burgu”, Salianji: Ja si do e drejtoj fushatën nën regjim

27 September 2024 at 13:49

Deputeti Ervin Salianji mbajti këtë të premte një konferencë për mediat lidhur me vendimin e  marrë një ditë më herët nga Gjykata e Apelit e cila la në fuqi vendimin “arrest me burg për 1 vit” për kallëzim të rremë lidhur me çështjen “Babale”.

Ditën e djeshme deputeti demokrat tha se betejën ligjore por edhe fushatën elektorale ai do e vazhdojë nga burgu. I pyetur nga gazetarët se si do e bëjë këtë, Salianji u përgjigj:

“Do u them mediave hajdeni te dritarja e burgut. Përtej shakave unë mendoj se ka mjete komunikimi. Lejohen letrat nga burgu, pra do shkruaj do gjej forma komunikimi. Pavarësisht se izolimin tim e kanë bërë edhe për arsye tjetër.

Nuk është kjo forma ime e parapëlqyer e komunikimit, nëpërmjet rrjeteve, letrave apo televizionit. Në fushata unë preferoj të takoj qytetarët dhe të jem kudo, në çdo moment me orë të gjata duke i kufizuar në 2-3 orë periudhën e gjumit. Nuk është e njëjta situatë tani, por ky dënim politik, ka motivuar shumë më shumë njerëz këtë e shikoj nga reagimet dhe dua ti shpreh mirënjohjen mijërave qytetarë që më kanë shkruar. Ata do motivohen nga kjo dhe do ketë një tjetër reagim. Ju e dini se regjimet totaliare kur janë në fundin e tyre bëjnë veprime të pa imagjinueshme njësoj si ky”,-tha deputeti demokrat.

The post “Do ju dërgoj letra nga burgu”, Salianji: Ja si do e drejtoj fushatën nën regjim appeared first on Euronews Albania.

Salianji konferencë para arrestimit: Dënim politik, Fatmir Xhafaj u betua që…

27 September 2024 at 13:21

Ndërkohë që pritet të ekzekutohet vendimi i marrë nga Gjyakata e Apelit për arrestimin e deputetit Ervin Salianji, i dënuar me 1 vit burg, ai ka mbajtur një konferencë për mediat.

Ai tha se është një i dënuar politik me urdhër të kryeministrit Edi Rama dhe të Fatmir Xhafaj. Salianji tha se me denoncimin e tij me fakte ai i ka ndërprerë karrierën politike Fatmir Xhafajt dhe dhe i dëmtoi reputacionin trafikantit ndërkombëtar të drogës.

“Në çdo deklarim e proces gjyqësor Edi Rama ka thënë që nuk i komenton vendimet e Gjykatave. Çfarë e detyroi Edi Ramën dje të thoshte se Gjykata është me të? Çfarë e shqetësone në këtë vendim? të vënë përballë provave të pakundërshtueshme të një përgjimi të bashkëpunëtorëve të tij dhe presionit të opozitës dhe puiblikut, Geron Xhafaj, nga i pafajshëm u vetëdorëzua në prokurori dhe u kthye në Itali për të vazhduar dënimin.

Edhe këtu u shkel ligji, pasi nuk iku si i burgosur nga Shqipëria,vetëm që Fatmir dhe Geron Xhafaj ti shpëtonin hetimit dhe ndjekies penmale për trafik ndërkombëtar droge njëri dhe tjetri bashkëpunim në kuadër të grupit strukturuar kriminal në këtë vend. Fatmir Xhafaj u betua që nuk do ma falte. Denoncimi im me fakte që u quajt kallëzim i rremë nga avokatët e tyre, i ndërpreu karrierën politike Fatmir Xhafajt dhe i dëmtoi reputacionin trafikantit ndërkombëtar të drogës. Se për këtë ëhstë dënimi”,-tha Salianji.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Salianji konferencë para arrestimit: Dënim politik, Fatmir Xhafaj u betua që… appeared first on Euronews Albania.

Salianji u dënua me burg, Luçiano Boçi: PD nuk e njeh vendimin, ja ç’do ndodh

27 September 2024 at 13:05

Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ishte këtë  të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se Partia Demokratike nuk e njeh vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila një ditë më parë dënoi me vendim të formës së prere më një vit burg, deputetin Ervin Salianji.

Boçi tha se do ketë mosbindje ndaj ekzekutimit të vendimit, ndërsa shtoi se do ketë aksione opozitare dhe mosbindje civile, pasi sipas tij, vendimi i marrë kundër Salianjit nuk i shërben drejtësisë, por padrejtësisë.

“Mosbindje ndaj ekzekutimit të vendimit, mosbindje civile. Ne nuk njohim vendimin e gjykatave politike, sepse ndërkohë që në retorikë ne e themi mosbindje civile dhe të pretendosh të njohësh vendimet e gjykatave me dënime të tilla politike atëherë ky është dorëzim. Grupi Parlamentar është pjesa politike më e pjekur e një partia dhe di të bëjë shumë mirë interpretimin e vendimeve dhe të mbajë qëndrimet e tyre.

Qëndrimet e tyre nuk janë militante, janë mendime të pjekura që janë të konsultuara dhe konsiderojnë qëndrimet e gjithë grupit parlamentar, në raport të të qenurit të tyre deputet dhe të qenurit në afërsi shumë të madhe me ligjin me njohjen e tij dhe me mënyrën se si duhet të ekzekutohet ligji.

Ky është një vendim politik dhe jo zbatim i ligjit. Është padrejtësi dhe kundër padrejtësisë duhet të ketë patjetër reagim. Do ketë aksione, mosbindja civile është kërkuar, ajo është bërë edhe herë të tjera nga qytetarët, ne duam mirëkuptimin e qytetarëve, sepse kjo duhet të bëhet në emër të një sakrifice më të madhe për të mos lejuar instalimin e një regjimi që vret, pushkaton fjalën e lirë dhe burgos kundërshtarët e tij politik”,-tha Luçiano Boçi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Salianji u dënua me burg, Luçiano Boçi: PD nuk e njeh vendimin, ja ç’do ndodh appeared first on Euronews Albania.

Ushtronte dhunë në familje, dënohet me 1 vit burg 55-vjeçari në Tiranë

27 September 2024 at 12:50

Një 55-vjeçar në Tiranë është arrestuar këtë të premte pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 1 vit burg.

55-vjeçari është dënuar pasi ushtronte dhunë në familje. Ai ka qenë në kërkim që pas vendimit të marrë nga Gjykata.

Njofitmi i policisë:

Në zbatim të masave të përcaktuara në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit” për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, u finalizua nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Catch”.

Kapet dhe ndalohet një 55-vjeçar i dënuar me 1 vit burgim, për dhunë në familje.

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë, në zbatim të masave të hartuara në kuadër operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, në Allias, u kap shtetasi Xh. M., 55 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Dhuna në familje”. Materialet i kaluan Prokurorisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ushtronte dhunë në familje, dënohet me 1 vit burg 55-vjeçari në Tiranë appeared first on Euronews Albania.

Orban dhe Mickoski mbajnë konferencë të përbashkët qeveritare në Ohër

27 September 2024 at 11:56

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i cili aktualisht kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian (BE), është në një vizitë dyditore në Maqedoninë e Veriut, së bashku me të gjithë Qeverinë e tij.

Para takimit kokë më kokë me homologun e tij maqedonas, Hristijan Mickoski, Orban, qëndroi pranë qendrës së shtypit në hotelin e Ohrit, ku mëngjesin e së premtes nisi një konferencë ndërqeveritare.

Orbani piu kafenë e mëngjesit, kreu biseda telefonike dhe lexoi dokumente në tarracën e hotelit, nga ku më pas u nis drejt vilës së kryeministrisë, e cila ndodhet në afërsi.

Ai e nisi vizitën në Maqedoninë e Veriut të enjten dhe prej atëherë janë zhvilluar disa takime dypalëshe në nivel ministror.

Siç njofton Qeveria, në margjinat e vizitës dyditore është planifikuar një shëtitje në Ohër, një vizitë në kishën e Virgjëreshës Perivlepta, në Teatrin Antik dhe në kompleksin e manastirit të Shën Naumit. Të dy kryeministrat do të vendosin lule para monumentit të shenjtorëve Kiril dhe Metodi në Ohër.

Siguria rreth hotelit është në nivelin më të lartë. Mund të vihet re një prani e madhe e policisë dhe rajoni është mbuluar nga ajri nga një helikopter policie. Ekipet e policisë janë vendosur në të gjithë qytetin.

Hungaria aktualisht kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Orban dhe Mickoski mbajnë konferencë të përbashkët qeveritare në Ohër appeared first on Euronews Albania.

PD përgatit padinë për Fatmir Xhafaj, i kërkon SPAK të nisë hetimin pasuror

27 September 2024 at 11:32

Grupi parlamentar i PD po përgatit një padi për në SPAK ndaj Fatmir Xhafajt. Sipas informacioneve të siguruara për Euronews Albania nga gazetari Ardit Hoxha, grupi i  PD janë shprehur se Xhafaj është subjekt i ligjit antimafia dhe ndaj tij do kërkohet hetim pasuror.

Gjithashtu sipas gazetarit Hoxha demokratët e akuzojnë Xhafajn për falsifikim, pengim i se vërtetës dhe shpërdorim detyre.

“Në ambientet e selisë demokratike janë të katër nënkryetarët bashkë me sekretarin e përgjithshëm dhe disa prej deputetëve së bashku me zotin Salianji. Ata janë duke diskutuar ndaj një padie ndaj zotit Fatmir Xhafaj. Kjo padi është vijim i një denoncimi që zoti Salianji bëri vetëm pak ditë më parë ku ka kërkuar që për zotin Xhafaj të merren masa nga Prokuroria e Posaçme që të nisë një hetim pasuror, pasi sipas tij dhe avokatëve të zotit Salianji, ka indicie dhe prova të mjaftueshme që prokuroria të nisë hetimet”,-tha gazetari Hoxha.

Ndërkohë mbetet për tu parë nëse kërkesë-padia do depozitohet brenda ditës së sotme, apo zoti Salianji vetëm do mund ta firmosë këtë kërkesë-padi e ajo të depozitohet në ditët në vijim.

LEXONI GJITHASHTU:

The post PD përgatit padinë për Fatmir Xhafaj, i kërkon SPAK të nisë hetimin pasuror appeared first on Euronews Albania.

Kërkonin ar në minierë, 15 persona humbin jetën nga rrëshqitja e dheut në Indonezi

27 September 2024 at 11:21

Të paktën 15 njerëz janë vrarë, ndërsa me dhjetëra ende të nën baltë pasi një rrëshqitje dheu goditi groposi ndërsa po kryenin një operacion të paautorizuar të minierave të arit në ishullin Sumatra, thanë zyrtarët.

Ata po gërmonin për ar në lagjen e largët Solok të Sumatrës Perëndimore kur “goditi fatkeqësia”.

Sipas Sky News, rreth 25 persona janë ende nën baltë, ndërsa tre persona janë nxjerrë të gjallë nga ekipet e shpëtimit. Edhe ata me lëndime të shumta.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kërkonin ar në minierë, 15 persona humbin jetën nga rrëshqitja e dheut në Indonezi appeared first on Euronews Albania.

Formula 1, RB zëvendëson Ricciardo’n me Lawson

27 September 2024 at 11:17

Daniel Ricciardo largohet nga RB me efekt imediat, duke mbyllur aventurën e dytë në Formula 1. Ai do të zëvendësohet nga piloti rezervë, Liam Lawson për 6 garat e mbetura të sezonit që parashikon edhe 3 evente Sprint.

Australian u kthye në Formula 1 vitin e shkuar në Hungari në bordin e AlphaTauri’t duke qëndruar edhe në markën RB deri në Singapor.

Ricciardo mori pikë në 5 evente përfshi një paraqitje spektakolare në Sprint’in e Miami’t dhe renditet në vendin e 14’të në klasifikimin e pilotëve, 10 pikë pas Yuki Tsunoda’s. E megjithatë forma e tij nuk e bindi familjen e Red Bull të vazhdonte me të deri në fund të këtij sezoni.

Në këtë mënyrë “Singapore Grand Prix” ishte gara e fundit ku ai vendosi dhe Xhiron më të Shpejtë. Mbetet e paqartë e ardhmja për Ricciardo’n që nuk pritet të jetë në rradhën e nisjes në vitin 2025 në Formula 1.

Në karrierën e tij ai arriti 8 fitore, u ngjit 32 herë në podium dhe grumbulloi 1329 pikë në 258 Gara. Gjatë 14 viteve në Formula ai u rendit në vendin e 3’të në përfundim të viteve 2014 dhe 2016. Gjatë kësaj kohe ai pilotoi HRT, Toro Rosso, Red Bull, Renault, McLaren dhe RB.


LEXONI GJITHASHTU:

The post Formula 1, RB zëvendëson Ricciardo’n me Lawson appeared first on Euronews Albania.

Portugalia do të përdorë 500 mln € nga fondet evropiane për rikuperimin e zjarreve

27 September 2024 at 10:58

Portugalia ka marrë autorizimin nga Komisioni Evropian për të përdorur 500 milionë euro nga fondet e kohezionit për të ndihmuar në mbulimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarret.

Autoritetet në Portugali kanë nisur vlerësimin e dëmeve në komunat më të prekura nga zjarret në rajonet qendrore dhe veriore të vendit, ndërsa planet për rindërtimin po zhvillohen.

Qeveria ka vendosur të ndajë 500 milionë euro në fondet e BE-së për rindërtimin e Portugalisë, që ishte një njoftim i madh nga kryeministri Luis Montenegro të hënën.

“Dialogu me Presidentin e Komisionit Evropian ka çuar në vendimin e Komisionit për të lejuar Portugalinë të aksesojë 500 milionë euro nga fondet e kohezionit të akorduara për vendin gjatë viteve të ardhshme”, u tha gazetarëve kryeministri i Malit të Zi.

“Financimi synon të mbulojë dëmin e shkaktuar, me një normë kontributi dhe rimbursimi që mund të arrijë përjashtimisht 100 për qind”, shtoi ai.

Me dëme të rënda në shtëpi, të korra dhe objekte industriale, qeveria portugeze ka thënë se dëshiron që përpjekja e rindërtimit të jetë e shpejtë dhe joburokratike.

Zyrtarët lokalë në rajonin qendror thonë se një vlerësim i dëmeve të shkaktuara nga zjarret duhet të përfundojë deri në fund të javës së ardhshme.

Ndërkohë, kryeministri portugez ka thënë se po hetohet për identifikimin e personave përgjegjës për vënien e qëllimshme të zjarreve në zona të caktuara.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Portugalia do të përdorë 500 mln € nga fondet evropiane për rikuperimin e zjarreve appeared first on Euronews Albania.

Thirret në SPAK prokurori i Tiranës, bashkëshorti i deputetes socialiste

27 September 2024 at 09:48

Prokurori i Tiranës Bledar Valikaj është thirrur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë deklarime në kuadër të një dosje nën hetim.

Sipas pamjeve te siguruara nga Euronews Albania, në orën 08:54 Valikaj dorëzoi sendet e tij personale dhe iu drejtua zyrave të SPAK.

Sipas burimeve Valikaj po jep aktualisht deklarime për një dosje hetimore për të cilën ditët e fundit janë kryer disa veprime përfshirë marrje të dëshmive.

Sipas të njëjtave burimeve, janë pyetur edhe ish-funksinonar të tjerë të drejtësisë lidhur me dosjen që çoi në pranga ish-kreun e Prokurorisë së Vlorës Aurel Zarka.

Valikaj është akuzuar publikisht si i përfshirë në këtë dosje, nga kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi.

Prokurori Valikaj është bashkëshorti i deputetes socialiste Ermonela Felaj. Më herët po ashtu ai është akuzuar nga opozita se hyri në sistemin e drejtësisë si prokuror pa ndjekur procedurat e vettingut.

Valikaj është prokurori që hetoi skandalin e Onkologjikut, dosje e cila i ka kaluar për kompetencë SPAK.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Thirret në SPAK prokurori i Tiranës, bashkëshorti i deputetes socialiste appeared first on Euronews Albania.

Nëndetësja e re bërthamore e Kinës fundoset gjatë ndërtimit

27 September 2024 at 09:46

Pamjet satelitore kanë treguar se nëndetësja më e re bërthamore sulmuese e Kinës është fundosur gjatë ndërtimit, tha të enjten një zyrtar amerikan i Mbrojtjes.

Për Kinën, fundosja e nëndetëses së parë të klasës Zhou paraqet dështim, pasi Pekini është duke bërë përpjekje ta ndërtojë marinën më të madhe në botë. Pekini ka shfaqur vetëbesim të madh në pretendimet e tij për ta pasur vetëm nën kontrollin e vet tërë Detin e Kinës Jugore, i cili është kyç për tregtinë ndërkombëtare.

Ndërkohë, Kina përballet me mosmarrëveshje të kamotshme territoriale me vende të tjera në rajon, duke përfshirë Brunein, Malajzinë, Filipinet, Tajvanin dhe Vietnamin.

Shtetet e Bashkuara synojnë t’i forcojnë lidhjet me aleatët e tyre në rajon dhe lundrojnë rregullisht në ato ujëra në operacione që ata thonë se ruajnë lirinë e lundrimit për anijet atje, duke e zemëruar kështu Pekinin.

Kjo nëndetëse me gjasë u fundos mes muajve maj dhe qershor, kur pamjet satelitore shfaqen vinça të cilët do të ishin të nevojshëm për ta nxjerrë atë nga fundi i lumit, tha zyrtari amerikan, i cili foli në kushte anonimiteti.

Kina është duke e ndërtuar flotën e vet detare me shpejtësi të madhe. SHBA-ja e vlerëson ngritjen e Kinës si shqetësimin më të madh për sigurinë e saj në të ardhmen.

Ambasada kineze në Uashington tha të enjten se nuk ishte “në dijeni me situatën” dhe se nuk ka informata për të ofruar.

Zyrtari amerikan tha se nuk ishte “befasi” që marina kineze do ta mbajë të fshehtë këtë dështim.

Lajmi për fundosjen e nëndetëses vjen në një javë kur Kina e lëshoi si rrallëherë një rakete balistike ndërkontinentale në ujërat ndërkombëtare në Oqeanin Paqësor.

Ekspertët thonë se ky ishte testi i parë që Pekini e ka kryer prej vitit 1980.

The post Nëndetësja e re bërthamore e Kinës fundoset gjatë ndërtimit appeared first on Euronews Albania.

Mbajti pagën e punëtorëve palestinezë, Izraeli akuzohet se ka thyer ligjin

27 September 2024 at 09:42

Dhjetë sindikata kanë akuzuar Izraelin për shkeljen e ligjit ndërkombëtar të punës duke penguar pagat dhe përfitimet nga më shumë se 200,000 punëtorë palestinezë që nga 7 tetori 2023.

Qeveria izraelite akuzohet për shkelje “të hapura” të Konventës së Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) për mbrojtjen e pagave, duke futur shumë palestinezë në varfëri ekstreme.

Punëtorët nga Gaza dhe Bregu Perëndimor, të punësuar në Izrael, nuk morën pagesë për punën e përfunduar para tetorit të kaluar, kur militantët e Hamasit udhëhoqën një sulm që vrau afro 1200 njerëz në jug të Izraelit – dhe nuk kanë marrë asnjë pagë që atëherë, sipas ankesës. Sulmi shkaktoi më pas një sulm izraelit në Gaza që ka vrarë më shumë se 41,000 palestinezë dhe ka shkatërruar një pjesë të madhe të territorit.

Një ankesë e paraqitur të premten synon të rikuperojë pagat e punëtorëve palestinezë që kanë punuar më parë në Izrael.

“Dyqind mijë punëtorë në Bregun Perëndimor humbën punën e tyre,” tha Assaf Adiv, drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Punëtorëve Maan, një organizatë e pavarur e punëtorëve në Izrael. “Ata nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim dhe kanë vuajtur që atëherë nga varfëria ekstreme.

“Mijëra punëtorë që rrezikojnë të hyjnë në Izrael pa leje përballen me shtypje, poshtërim dhe madje edhe vdekje. Punëtorët janë një shtresë kryesore shoqërore në shoqërinë palestineze që është paqësore dhe nuk shoqërohet me Hamasin dhe për këtë arsye nuk duhet të ndëshkohen.”

Sipas vlerësimeve të ILO-s, paga mesatare ditore për punëtorët palestinezë në Izrael ishte 79 dollarë, me paga mesatare javore që varionin nga 565-700 dollarë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mbajti pagën e punëtorëve palestinezë, Izraeli akuzohet se ka thyer ligjin appeared first on Euronews Albania.

U dënua me 1 vit burg, Salianji shkon në selinë e PD. Kush do e ekzekutojë vendimin

27 September 2024 at 09:33

Gjykata e Apelit vendosi të enjten masën “arrest me burg” për një vit për deputetin demokrat Ervin Salianji. Deputeti ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Selinë e Partisë Demokratike.

Ndërkohë në prokurorinë e Tiranës është hedhur shorti ku për ekzekutimin e vendimit u caktua prokurorja Elona Alvora.

Ajo pritet të vendos ekzekutimin e vendimit te Apelit te dënimit me 1 vit burg të deputetit demokrat Ervin Salianji.

Urdhri i ekzekutimit pritet ti dorëzohet policisë ndërkohë që më parë deputeti do të ftohet ta zbatojë vullnetarisht.

Kujtojmë se ditën e djeshme Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e marrë më herët nga Gjykata e shkallës së Parë, ku Salianji u dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë për denoncimin e vëllait të ish-ministri të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Geron Xhafajn.

LEXONI GJITHASHTU:

The post U dënua me 1 vit burg, Salianji shkon në selinë e PD. Kush do e ekzekutojë vendimin appeared first on Euronews Albania.

“Kjo çmenduri nuk mund të vazhdojë”, Presidenti palestinez kërkon fundin e luftës

27 September 2024 at 09:07

Mahmoud Abbas hapi fjalimin e tij në Kombet e Bashkuara duke deklaruar se palestinezët nuk do të largohen nga Gaza.

“Palestina është atdheu ynë. Është toka e baballarëve tanë, e gjyshërve tanë. Do të mbetet e jona”, tha ai. “Nëse dikush do të largohej, do të ishin uzurpatorët okupues”.

Ai i kërkoi Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të ndalonte luftën e Izraelit kundër Gazës, duke thënë se ushtria izraelite e kishte shkatërruar pothuajse tërësisht Gazën dhe nuk ishte më e përshtatshme për jetën.

“Kjo çmenduri nuk mund të vazhdojë. E gjithë bota është përgjegjëse për atë që po ndodh me popullin tonë”, tha ai në Asamblenë e Përgjithshme prej 193 anëtarësh.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Kjo çmenduri nuk mund të vazhdojë”, Presidenti palestinez kërkon fundin e luftës appeared first on Euronews Albania.

Grupi i armatosur irakian ka marrë përsipër sulmin e tretë në Izrael

27 September 2024 at 08:30

Rezistenca Islamike në Irak ka marrë përsipër një sulm të tretë ndaj Izraelit, duke thënë se ka lëshuar drone në një objektiv në lartësitë e pushtuara të Golanit.

Më herët, grupi ombrellë i milicive të mbështetur nga Irani tha se gjuajti një raketë “në një objektiv jetik” në territoret e pushtuara dhe vendosi drone në një objektiv tjetër në Lartësitë Golan.

Grupi shtoi se “konfirmon vazhdimin e operacioneve në goditjen e bastioneve të armiqve me një ritëm përshkallëzues”.

Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga Izraeli.

Të enjten vonë mbrëma, ushtria izraelite tha se ka kapur një raketë të lëshuar nga Jemeni.

LEXONI GITHASHTU:

The post Grupi i armatosur irakian ka marrë përsipër sulmin e tretë në Izrael appeared first on Euronews Albania.

“Nuk dorëhiqem”, kryebashkiaku i Nju Jorkut, flet pas ngritjes së akuzave federale

27 September 2024 at 07:15

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams, tha të enjten se nuk do të japë dorëheqjen ndërsa përballet me akuza federale për korrupsion dhe ryshfete në këmbim të favoreve.

Demokrati Adams përballet me pesë akuza federale dhe korrupsion që i ka fillimet që nga koha e zgjedhjes së tij për të shërbyer në Bruklin dhe vazhdoi gjatë periudhës që ai drejton bashkinë e qytetit të Nju Jorkut.

Mes të tjerash, prokurorët thonë se zoti Adams përfitoi bileta avioni falas dhe me zbritje të theksuar me një vlerë më të madhe se 100,000 dollarë, qëndrime falas në hotele luksoze, dreka dhe darka të kushtueshme si dhe kontribute financiare të paligjshme për fushatën të cilat e ndihmuan atë të kualifikohej për më shumë se 10 milionë dollarë në fonde publike për fushatën.

“Kjo ishte një skemë shumëvjeçare për të blerë favore nga një zyrtar i vetëm në rritje i qytetit të Nju Jorkut”, tha prokurori Damian Williams.

Në këmbim të ryshfeteve, zoti Adams ndërmori veprime nga të cilat duket se përfituan udhëheqësit turq, përfshirë përshpejtimin e inspektimit të sigurisë nga zjarri të një ndërtese të konsullatës turke dhe mënjanimi i një deklarate në “Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit Armen”, thuhet në padi.

Në një deklaratë jashtë rezidencës së kryebashkiakut, zoti Adams i mohoi akuzat dhe tha se nuk ka në plan të japë dorëheqjen. I rrethuar nga udhëheqës klerikë zezak, kryebashkiaku i dytë zezak i Nju Jorkut, i kritikoi ashpër prokurorët federalë duke sugjeruar se ishte vënë në shënjestër padrejtësisht.

“U bëj thirrje njujorkezëve që të presin dhe të dëgjojnë avokatët mbrojtës përpara se të më gjykojnë. Avokatët e mi do të kujdesen për çështjen në mënyrë që unë të kujdesem për qytetin”, tha zoti Adams.

Avokati Alex Spiro, argumentoi se gjërat për të cilat akuzohej klienti i tij nuk ishin të paligjshme dhe nuk tregonin përfshirjen e kryebashkiakut, duke vënë në duke se politikanëve zakonisht u ofrohen bileta avioni falas. Ai tha se zoti Adams i ishte përgjigjur një kërkese nga një zyrtar turk për përshpejtimin e inspektimit të konsullatës së re. “Kjo është një gjë e zakonshme për njujorkezët”, tha avokati Spiro.

Kryebashkiaku Adams do të paraqitet para gjykatëses Katharine Parket të premten në mesditë. Disa republikanë dhe kundërshtarë të tij të mundshëm në zgjedhjet paraprake të qershorit i kanë bërë thirrje zotit Adams që të japë dorëheqjen.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Nuk dorëhiqem”, kryebashkiaku i Nju Jorkut, flet pas ngritjes së akuzave federale appeared first on Euronews Albania.

SHBA i vë sanksione rrjetit të këmbimit të kriptovalutave për ndihmën ndaj Rusisë

27 September 2024 at 07:07

Shtetet e Bashkuara goditën vendosën sanksione ndaj një rrjeti të këmbimeve të kriptovalutave, që janë të lidhura me krimet kibernetike ruse. Vendimi është pjesë e masave që po merr qeveria amerikane për të goditur krimet kibernetike që mund t’i ndihmojnë Rusisë, në prag të takimit të Presidentit amerikan Joe Biden me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Departamenti amerikan i Thesarit vendosi sanksione ndaj hakerit të dyshuar rus Sergey Ivanov dhe sistemit të këmbimit Cryptex, i regjistruar në ishullin ‘St. Vincent dhe Frenadies’, por që operon në Rusi. Shërbimet për këmbim të kriptovalutave u mundësojnë njerëzve dhe bizneseve të këmbejnë kriptovaluta për pasuri tjera, siç janë dollarët dhe valutat e tjera digjitale.

Departamenti i Thesarit thotë se Sergey Ivanov ka bërë pastrimin e qindra miliona dollarëve përmes kriptovalutave për kriminelët kibernetikë dhe menaxherë të tjerë të angazhuar në këtë lloj sipërmarrje gjatë 20 viteve të fundit, përfshirë për Timur Shakhmametov-in, i cili pretendohet se krijoi një platformë interneti për të dhënat e kartave bankare të vjedhura dhe dokumenteve të identifikimit, e njohur me emrin “Joker’s Stash’. Sergei Ivanov akuzohet se pastroi të ardhurat e kësaj platforme, sipas Thesarit.

Departamenti amerikan i Shtetit po ofron një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për informacion që çon në arrestimin dhe shpalljen fajtorë të këtyre dy individëve dhe Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Virxhinias ka bërë publike aktpadinë ndaj tyre.

Presidenti Biden tha në një deklaratë se Shtetet e Bashkuara “do të vazhdojnë të rrisin koston për Rusinë për luftën e saj në Ukrainë dhe do të pengojnë furnizimin me burime të bazës industriale të mbrojtjes ruse.”

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller theksoi se Shtetet e Bashkuara “do të vazhdojnë të përdorin të gjitha mjetet dhe kapacitetet për të penguar dhe ekspozuar të gjitha rrjetet për pastrim parash dhe do të imponojnë një kosto të lartë ndaj kriminelëve kibernetikë dhe rrjeteve që i mbështesin. Përsërisim thirrjen tonë që Rusia duhet të marrë hapa konkretë për të parandaluar kriminelët kibernetikë që operojnë lirshëm nën juridiksionin e saj”.

Zyrtarët amerikanë kanë marrë disa masa kundër kriminelëve kibernetikë rusë që nga fillimi i luftës në shkurt të vitit 2022.

LEXONI GJITHASHTU:

The post SHBA i vë sanksione rrjetit të këmbimit të kriptovalutave për ndihmën ndaj Rusisë appeared first on Euronews Albania.

Yesterday — 26 September 2024Main stream

Dënimi i Salianjit me 1 vit burg, kush pritet ta zëvendësojë në Kuvend

26 September 2024 at 14:52

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin që e dënon me 1 vit burg deputetin e Partisë Demokraike, Ervin Salianji.

Gazetari Ardit Hoxha tha për Euronews Albania se Gjykata e Apelit, me vendimin për të lënë në burg deputetin e PD, Ervin Salijani, ka krijuar një vakancë në Parlament e Shqipërisë.

Ai tha se pas Salianjit, në bazë të listës së PD në zgjedhjet e fundit, Andrea Mano mund të jetë deputet në Parlamentin e Shqipërisë.

“Krijohet një vakancë në Parlament, vakancë që sipas votës së marrë në zgjedhjet e 25 prillit 2021, në Korçë, aty ku Salianji ka qenë fitues, pritet që mandati i tij ti kalojë Andrea Manos i cili u rendit i shtati në bazë të votës preferenciale. Kjo mbetet për tu parë në ditët në vijim, pasi fillimisht duhet të shpallet vakanca”,-tha gazetari Ardit Hoxha.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dënimi i Salianjit me 1 vit burg, kush pritet ta zëvendësojë në Kuvend appeared first on Euronews Albania.

Apeli e dënoi me burg, Ervin Salianji: Betejën do e vazhdoj nga qelia

26 September 2024 at 13:53

Gjykata e Apelit vendosi dënimin me një vit burg për deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji lidhur me çështjen “Babale”. Në një deklaratë për mediat Salianji tha se gjithnjë ka bërë betejë kundër trafikantëve dhe këtë do vazhdojë ta bëjë edhe në vijim me dosje të tjera që siç u shpreh ai nuk do quhen më “Babale”, por “Mamale”.

“Siç e ndoqët në seancë gjyqësore. Ky ishte një vendim i falsifikuar. Procesi u shty për ti dhënë mundësi atij që ka ndërtyuar nga fillimi deri në fund këtë proces që ëhstë Fatmir Xhafaj. Unë nuk kam bërë betejë kundëtr trafikantëve të drogës. Në të ardhmen do kemi shumë procese të tjera, procese “Mamale”. Do jemi prap këtu”,-u shpreh Salianji.

I pyetur se si do e vijojë betejën e tij nga qelia, Salianji tha:

“Me të gjitha mënyrat. Ne do ndjekim të gjitha hapat ligjore. Kjo është një vendimarje që ndryshoihet. Jam i dënuari i parë politik pas 34 vitesh. Betejën time do e bëj nga burgu”,-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Apeli e dënoi me burg, Ervin Salianji: Betejën do e vazhdoj nga qelia appeared first on Euronews Albania.

Paditet kryebashkiaku i New York, akuzohet për lidhje të dyshimta me biznesmenë turq

26 September 2024 at 13:38

 Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, është paditur për të paktën një akuzë penale federale, thonë burime të shumta të njohura me këtë çështje për CNN.

New York Times ishte e para që raportoi lajmin e aktakuzës. Aktakuza pason një hetim federal mujor nga zyra e prokurorit të SHBA në Manhattan, e cila thuhet se po shqyrtonte lidhjen e tij me zyrtarët dhe biznesmenët turq dhe donacionet e fushatës që ai mori. Akuzat me të cilat përballet nuk dihen për momentin publikisht.

Adams ka mohuar më parë çdo keqbërje dhe ai ka përsëritur shpesh se u tha anëtarëve të fushatës dhe administratës së tij që të ndiqnin ligjin.

“Gjithmonë e kam ditur se nëse do të qëndroja në këmbë për njujorkezët, do të isha një objektiv – dhe një objektiv u bëra. Nëse akuzohem, jam i pafajshëm dhe do ta luftoj këtë me çdo grimcë të forcës dhe shpirtit tim”, tha Adams, duke iu përgjigjur lajmit të mërkurën mbrëma.

Kryebashkiaku pritet të ketë disa ditë kohë për t’u dorëzuar, sipas burimeve të njohura me rastin. Ai nuk pritet të dalë në gjykatë të enjten. Prokurorët i kanë informuar më parë avokatët e tij se nëse akuzohet, ai do të thirret për t’u dorëzuar në një datë të ardhshme, thanë burime të shumta për CNN.

The post Paditet kryebashkiaku i New York, akuzohet për lidhje të dyshimta me biznesmenë turq appeared first on Euronews Albania.

❌
❌