Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 September 2024Main stream

Këshilltari i Orbanit: Hungaria me gjasë s’do t’i rezistonte një pushtimi rus si Ukraina

By: lia rda
27 September 2024 at 17:57

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, është përfshirë në një skandal të brendshëm politik, pasi një prej këshilltarëve të tij më të afërt është përballur me kritika nga opozita në Hungari, për shkak se ai ka sugjeruar se Budapesti nuk do të kishte luftuar për të zmbrapsur një pushtim rus, siç po bën Ukraina.

Balazs Orban, drejtori politik i kryeministrit hungarez, tha për ueb-faqen Mandier më 26 shtator se vendimi i Ukrainës për t’i rezistuar pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës të nisur nga Moska ishte “i papërgjegjshëm” dhe tërhoqi paralele me pushtimin sovjetik të Hungarisë më 1956 që u përball me rezistencë të armatosur popullore, e cila u shtyp.

“Duke pasur parasysh ngjarjet e vitit 1956, ne me gjasë nuk do të bënim çfarë presidenti [ukrainas Volodymyr] Zelenksy bëri dy vjet e gjysmë më herët, pasi është e papërgjegjshme, për shkak se ne mund të shohim se ai e çoi shtetin e tij në një luftë defensive, shumë jetë u humbën dhe territore u humbën”, tha Balazs Orban, i cili është edhe anëtar i Parlamentit hungarez.

“Sërish, është e drejta e tyre, është vendimi i tyre sovran, ata kanë të drejtë të veprojnë kështu. Por, nëse ne do të pyeteshim, ne nuk do të kishim këshilluar këtë, bazuar në atë që ndodhi më 1956”, shtoi ai.

Afër 2.500 deri në 3.000 hungarezë, shumica civilë të armatosur, u vranë gjatë luftimeve ndërmjet 23 tetorit deri më 4 nëntor të vitit 1956, kundër trupave sovjetike që kishin ndërhyrë për të rrëzuar Qeverinë reformiste të Imre Nagy.

Por, në një video të publikuar më pas në Facebook, Balazs Orban, tha se fjalët e tij “qëllimshëm janë keqinterpretuar” dhe se “heronjtë e vitit 1956 janë heronjtë tanë kombëtarë”.

Por, ky shpjegim nuk u përfill nga opozita.

Peter Magyar, lideri i partisë opozitare të qendrës së djathtë, Tisza, kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të Balaz Orban, i cili nuk ka lidhje familjare me kryeministri hungarez.

Kryeministri hungarez, që ka lidhje të ngushta me presidenti rus, Vladimir Putin, ka refuzuar që ta dënojë pushtimin rus të Ukrainës. Ai po ashtu ka refuzuar që t’iu bashkohet sanksioneve të vendosura nga Perëndimi ndaj Rusisë./rel

Salianji shkon në polici/ Dorëzohet pas vendimit të Apelit që e dënoi me një vit burg

By: lia rda
27 September 2024 at 17:31

Ervin Salianji vetëdorëzohet në policinë e Tiranës.

Gjykata e Apelit të përgjithshëm dënoi me 1 vit burg Deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji për akuzën e kallëzimit të rremë.

Mësohet se ai do ta kryejë dënimin në burgun e Fierit, ku më herët kanë qenë të dënuar edhe figurat të tjera politike si Fredi Beleri dhe Saimir Tahiri.

Salianji pas këtij vendimi humbet mandatin e deputetit dhe referuar ligjit të dekriminalizimit nuk e ka më të drejtën të kandidojë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Gjykatat e Apelit vendosi të enjten të lerë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për Ervin Salianjin dhe dënimin e tij përfundimisht me 1 vit burg për dosjen e njohur si “Babalja”.

Deputeti demokrat u dënua në 2019-tën nga Shkalla e Parë në lidhje me nje audiopërgjim ku pretendohej se vëllai i ministrit të Brendshëm të kohës Fatmir Xhafaj ishte i përfshirë ne trafikun e kanabisit.

Në atë kohë Gjykata e Shkallës së Parë vendosi se audio-përgjimi ishte inskenim dhe shpalli fajtorë të 4 të pandehurit mes të cilëve Fredi Alizotin që inskenoi zërin e Geron Xhafës, Albert Veliun e njohur ndryshe si Babalja, gazetarin Jetmir Olldashin si dhe deputetin Ervin Salianjin./abcnews.al

Takimi me Zelensky/ Trump zotohet t’i japë fund luftës në Ukrainë

By: lia rda
27 September 2024 at 17:20

Kandidati republikan për president, Donald Trump tha të premten se do të punojë me Ukrainën dhe Rusinë për t’i dhënë fund luftës, në komentet që ai bëri me liderin ukrainas Volodymyr Zelensky përpara takimit të tyre të planifikuar në Nju Jork.

Duke folur para gazetarëve, Zelensky tha se donte të diskutonte me Trump “planin e tij fitues” për Ukrainën.

Trump, sipas Reuters, vlerësoi Zelensky, por tha se ai gjithashtu kishte një marrëdhënie solide me presidentin rus Vladimir Putin.

“Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë dhe unë gjithashtu kam një marrëdhënie shumë të mirë, siç e dini, me Presidentin Putin,” tha Trump. Teksa shtoi duke iu referuar zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit në SHBA, se nëse zgjidhet ai beson se do të jetë në gjendje të kontribuojë në përfundimin e luftës në Ukrainë.

Takimi i Trump me Zelensky vjen pasi Trump kritikoi liderin ukrainas në gjurmët e fushatës dhe shprehu dyshime se, megjithëse një aleat i SHBA-së, ai mund të fitonte një luftë me Rusinë.

Zelensky, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, u takua të enjten me presidentin demokrat Joe Biden dhe zëvendëspresidenten Kamala Harris, kandidaten demokrate për presidencën në zgjedhjet e 5 nëntorit./abcnews.al

Investitorët e pasur mbështesin Harris, por mendojnë se Trump është më i mirë për ekonominë

By: lia rda
27 September 2024 at 16:57

Shumica e investitorëve të pasur me të paktën 1 milion dollarë aktive për të investuar planifikojnë të votojnë për Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale në SHBA, sipas një sondazhi të kryer nga banka zvicerane UBS.

Sipas raportimeve, 57 për qind e investitorëve do të mbështesin Kamala Harris në zgjedhje dhe 43 për qind do të mbështesin Donald Trump, raporton CNN.

Shumica dërrmuese e investitorëve, konkretisht 84 për qind, deklarojnë se ekonomia është tema kryesore e këtyre zgjedhjeve për ta, e ndjekur nga çështjet sociale 71 për qind, taksat 69 për qind dhe imigracioni.

Në të njëjtën kohë, investitorët besojnë se Trump është një zgjedhje më e mirë për çështjet e ekonomisë dhe taksave.

Kur u pyetën se kush është më kompetent për çështjet ekonomike, 51 për qind thanë se ishte Trump, ndërsa 49 për qind thanë Harris.

Përveç kësaj, 52 për qind besojnë se Trump përfaqëson një zgjidhje më të mirë për politikën tatimore, dhe 48 për qind mendojnë të njëjtën gjë për Kamala Harris.

Shumica e të anketuarve, konkretisht 55 për qind, kanë deklaruar se kanë besim të madh në ekonominë amerikane, pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve presidenciale.

Sondazhi është kryer në periudhën 13-19 gusht dhe pyetjeve iu janë përgjigjur 971 investitorë të cilët kanë në dispozicion të paktën një milion dollarë./abcnews.al

Ndahet nga jeta aktorja e njohur e “Harry Potter”

By: lia rda
27 September 2024 at 15:50

Maggie Smith, e njohur për rolet e saj në serinë e filmave Harry Potter dhe Downton Abbey, ka vdekur në moshën 89-vjeçare, kanë njoftuar djemtë e saj.

Aktorja Maggie Smith u bë e njohur gjerësisht për performancën e saj në filmat e Harry Potter, në të cilat ajo luajti profesor Minerva McGonagall.

Aktorja vdiq në spital, thanë fëmijët e saj Chris Larkin dhe Toby Stevens.

“Një person intensivisht privat, ajo ishte me miqtë dhe familjen e saj në fund. Ajo ka lënë dy djem dhe pesë nipër e mbesa të dashur, të cilët janë shkatërruar nga humbja e nënës dhe gjyshes së tyre të jashtëzakonshme”, thuhet në një deklaratë.

“Ne dëshirojmë të përfitojmë nga ky rast për të falënderuar stafin e mrekullueshëm në Spitalin Chelsea dhe Westminster për kujdesin dhe dashamirësinë e tyre të pashtershme gjatë ditëve të saj të fundit”, vazhdoi njoftimi për vdekjen e Maggie Smith. “Faleminderit për të gjitha mesazhet dhe mbështetjen tuaj dhe kërkojmë që ju të respektoni privatësinë tonë në këtë moment”.

Kush ishte Maggie Smith? Një nga aktoret më të mëdha të Britanisë.

Maggie Smith ishte një aktore angleze, e lindur më 28 dhjetor 1934.

Karriera e saj shkon rreth 60 vite dhe ishte një nga aktoret më të rëndësishme në Britaninë e Madhe, ndërsa është vlerësuar për interpretimet e saj në teatër dhe kinema. Ndër të tjera, ajo është pronare e dy çmimeve Oscar, një çmim Tony, shtatë çmime BAFTA, dy çmime Emmy, dy Golden Globes, dy Çmime Screen Actors Guild dhe një çmim Laurence Olivier.

Filmat më të rëndësishëm në të cilët ka marrë pjesë janë: Othello (1965), The Prime of Miss Jean Brodie (1969), Travels With My Aunt (1972), California Hotel (California Suite, 1978), Clash of the Titans (1981) , Room with a View (1985) dhe Crime in Gosford Park (2001), të cilat kanë mbetur klasike dhe kanë marrë vlerësime të favorshme.

Vitet e fundit, ajo ka marrë pjesë edhe në filma më komercialë si: Captain Hook (Hook, 1991), Sister Act (1992) dhe serinë e filmave Harry Potter, në të cilat ajo luajti profesoreshën Minerva McGonagall. Ajo u shfaq në dramën e periudhës Downton Abbey në rolin e Konteshës së Nënës Mbretëreshë të Grantham, Violet Crawley për të cilën iu dha një çmim Emmy. Aktorja është nderuar edhe nga Mbretëresha e Anglisë me titullin më të lartë të nderit të Britanisë, Dame.

Smith është martuar dy herë. Ajo kishte dy djem nga martesa e saj e parë me aktorin Robert Stevens. Të dy u divorcuan në vitin 1974, ndërsa martesa e tyre zgjati 7 vjet. Në vitin 1975 ajo u martua me dramaturgun Beverly Cross, i cili vdiq në vitin 1998./abcnews.al

Dita Botërore e Turizmit/ Bum vizitorësh në Shqipëri, deri në gusht 8.5 milionë të huaj

By: lia rda
27 September 2024 at 15:41

27 Shtatori shenon Diten Boterore te Turizmit, e caktuar si e tillë nga Organizata e Kombeve te Bashkuara në vitin 1970. Qellimi i kesaj dite eshte promovimi i turizmit. Ne Shqiperi turizmi ka marr nje hov vitet e fundit, rekordi u thye vitin e kaluar me 10 milion turiste, ndersa kjo shifer pritet te tejkalohet kete vit, pasi nga janari deri ne gusht 8.5 milion te huaj kane vizituar Shqiperine.

Qendra e Tiranës në çdo moment të ditës është e mbushur me grupe turistësh në këtë fundshtatori.

Të shoqëruar nga guida turistike, vizitorët mësojnë për kulturën dhe historinë e Shqipërisë.

“Vij nga Barcelona dhe e vizitoj Shqiperine per here te pare. Me duket vend i mrekullueshem. Turizmi sjell zhvillim sigurisht. Une udhetoj shpesh ne vende te ndryshme”.

“Jemi nga Norvegjia. Mberritem dje dhe do te qendrojme nje jave. Ketu eshte kendshem edhe cmimet shume te lira, keshtu po na duket deri tani. Une nuk udhetoj shume, por tani jam ketu dhe po e shijoj vendin tuaj”.

“Jam nga Franca eshte hera e dyte qe vizitoj Shqiperine. Po e shijoj, vendi juaj ka klime shume te mire, bregdet te bukur dhe njerez te mire”.

“Vime nga Holanda. Po eksplorojme Tiranen, kemi vizitiar qendren, ishim tek liqeni. Qytet shume i kendshem, dhe njerezit te ndihmojne ne cdo moment”.

“Do te qendrojme pese dite. Ne udhetojme shpesh. Kete vit vizituam Sri Lanken, ishim edhe ne Itali po ashtu”.

Në sheshin Skënderbej dëgjon gjuhë të ndryshme. Sipas të dhënave pjesën më të madhe të turistëve në vendin tonë e përbëjnë europianët.

Por nuk mungojnë edhe vizitorë nga vendet më të largëta. Ky i ri ka udhëtuar nga Koreja e Jugut në Shqipëri.

 “E dua kete vend. Shume nxehte sot, por shume kendshem, njerezit shume te sjellshem. Është shumë ndryshe nga vendi im. Madje njerezit në Tirane me me duken edhe me miqesore sesa në Kore”.

Në Ditën Botërore të Turizmit jep këtë mesazh.

“Ejani ne Shqiperi! Une nuk e pata te nevojshme te marr vize. Ishte shume e thjeshte per te mberritur ketu dhe ia vlen ta vizitosh”.

Tirana, mbetet një nga qytetet më të vizituara nga të huajt. Po ashtu Kruja, Berati, Gjirokastra, Shkodra, qytete historike, të cilat ofrojnë turizëm gjithëvjetor. /abcnews.al

Ujësjellës i ri në Patos/ Balluku: Përfitojnë furnizim me ujë të pijshëm rreth 40 mijë banorë

By: lia rda
27 September 2024 at 15:29

Ndërtimi i ujësjellësit të ti të Patosi ka hyrë në fazën përfundimtare, atë të zbatimit të lotit III, i cili përmbyll të gjithë investimin duke garantuar furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm për qytetin e Patosit dhe fshatrat përreth.

Investimi përfshin ndërtimin e linjave kryesore të ujësjellësit, linjën e shpërndarjes, depot e furnizimit dhe stacionet e pompimit. Përmes këtij investimi bëhet e mundur edhe eliminimi i humbjeve dhe ndotja e ujit në rrjet.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku së bashku me drejtorin e AKUK, Klevis Jahaj inspektuan nga afër ecurinë e punimeve për këtë vepër.

“Jemi në lotin e III, i cili parashikon plotësimin e të gjithë skemës së furnizimit për bashkinë e Patosit duke përfshirë dhe njësitë administrative, të cilat nuk ishin të mbuluara në lotin I dhe II të punimeve. Aktualisht loti I ka përfunduar për qytetin e Patosit ku kemi parashikuar të gjithë shpërndarjen, plotësimin me sistemin e matjes dhe sistemet kolonë për të gjitha pallatet. Në lotin II jemi duke rinovuar komplet stacionin e ri të furnizimit me ujë për Bashkinë e Patosit në mënyrë që të plotësohet dhe nevoja për të gjithë njësitë e tjera administrative të cilat janë pjesë e lotit III”, bëri të ditur Jahaj.

Afro 40 mijë banorë do të përfitojnë nga ky projekt i cili, transformon tërësisht situatën e furnizimit me ujë në bashkinë e Patosit si dhe njësitë e tjera administrative që janë pjesë e bashkisë.

Zëvendëskryeministrja Balluku bëri të ditur se krahas investimeve të cilat do të vijojnë, reforma e ndërmarrë në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve mbetet një element i rëndësishëm transformues i cili tashmë ka nisur të japë edhe rezultate pozitive.

“Është shumë e rëndësishme që të vazhdojmë me procesin e reformës. Kjo ndërmarrje rajonale e Fierit apo qoftë dhe ajo e Lushnjës janë ndërmarrje shumë të rëndësishme. Kemi pasur edhe këtu përmirësime. Do ulen humbjet, nga 80 në 25%. Pra nuk është thjesht që do të furnizojmë 40 mijë abonentë dhe më shumë, por nga ana tjetër do të kemi dhe një ulje të rëndësishme të humbjeve në rrjet”, tha Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë shtoi më tej se krahas sigurimit të furnizimit me ujë e rëndësishme është edhe ulja e kostove për vetë kompaninë. “Duke zgjidhur problemin e ujit të pijshëm për 24 orë kemi disa detyra të tjera që na dalin: Nga ulja e kostove, kur vjen puna tek autoprodhimi i energjisë, efiçenca e energjisë, pompat e reja dhe deri tek pjesa e sigurisë, sepse të gjitha depozitat nuk mund të jenë më në kushtet që i kishim. Depozitat duhet të jenë të monitoruara me kamera, tw rrethuara, sepse janë zona të sigurisë së lartë dhe nuk mund të kenë akses qytetarët. Të gjitha këto janë pjesë e reformës dhe duhen ndjekur, sidomos në kantieret e reja që dorëzohen, ku i kemi mundësitë që të bëjmë siç duhet projektin nga fillimi dhe ndërkohë të mitigojmë të gjitha ato që janë ekzistuese”, u shpreh Balluku.

Pjesë e projektit të ujësjellësit të ujësjellësit është edhe pajisja e abonentëve me matësa ku do të vendosen më shumë se 800 matësa./abcnews.al

Boris Johnson zbulon se si u përpoq të bindte Princin Harry që të mos largohej nga Britania e Madhe

By: lia rda
27 September 2024 at 13:56

Ish-kryeministri britanik Boris Johnson zbuloi në kujtimet e tij se ai u përpoq të bindte Princin Harry që të mos largohej nga Britania e Madhe. Më pas detyrat e tij si anëtar i lartë i familjes mbretërore për të jetuar në SHBA, me Dukeshën e Sussex, Meghan Markle.

Johnson deklaroi në kujtimet se në janar 2020, zyrtarët nga Buckingham Palace dhe Downing Street besonin se ai mund të fliste Princin Harry që të largohej nga MB. Ish-kryeministri britanik shkroi se iu kërkua të mbante një lloj “fjalimi inkurajues në një kuptim burrëror”, duke gjykuar se ishte “plotësisht i pashpresë”.

Takimi, i cili zgjati 20 minuta dhe nuk u ndoq nga ndihmësit, u zhvillua në periferi të një samiti investimi MB-Afrikë, disa orë pasi Princi Harry mbajti një fjalim në të cilin tha se ndjeu “trishtim të madh” për largimin nga vendi, por që ai mendon se “nuk ka zgjidhje tjetër”. “Boris arriti të siguronte Brexit-in, por as ai nuk mundi ta ndalonte Brexit-in”, citon Daily Mail të ketë thënë një mik i Johnson, i cili nuk përmendet emri.

Termi Megxit përdoret për të përshkruar tërheqjen nga detyrat mbretërore të Dukës dhe Dukeshës së Sussex, Princit Harry dhe Meghan Markle, dhe kjo fjalë bazohet në termin Brexit, i cili përdoret për daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE./abcnews.al

Salianji drejt burgut/ Elezi: Të gjithë në opozitë janë rritur me një mjedis sajesash. Nura: Përgjegjësitë janë individuale

By: lia rda
27 September 2024 at 13:43

Ndërkohë, që deputeti Ervin Salianji është në pritje të arrestimit të tij, pasi Apeli la në fuqi dënimin me 1 vit burg, për çështjen “Babale”, deputeti Ibsen Elezi thotë se një pjesë e mirë e opozitës e kanë në gen shpifjen.

I ftuar në “News Line”, ai thekson se fryma është krijuar që nga koha e sistemit komunist.

Për opinionin publik, së pari duhet t’i referohemi shpifjes si veprim, pasi është i dënueshëm jo vetëm me normat fetare, por dhe me moralin shoqëror të ndërtuar me mijëra vjet. Shpifja në fakt më shumë rëndon shpifësi, sepse personi për të cilin shpifet koha e vërteton.

Në rastin e asaj që thotë Salianji është e vërtetë, ti mundet t’i referohesh këtij fakti publik, pra do të sulmonte ministrin për shkak se vëllai i vetë i dënuar në Itali jeton dhe policia nuk kryen detyrën e vetë sepse e ka vëllain ministër. Edhe për këtë penalizohet deri në dorëheqje. Ndërsa pjesa tjetër qendron në faktin e një inçizimi, i cili ka qenë një sajesë. Për mua kjo nuk është e nevojshme, por këtu te ne ndodh, pasi Salianji dhe të gjithë ata janë atje, janë rritur në një mjedis sajesash.  Në përgjithësi, ne i kemi sajesat dhe shpifjet në kohën e komunizmit. Një pjesë e mirë në kohën e komunizmit kanë shpifur sepse ishte trysnia për të futur dikë në burg”, tha Elezi.

Ndërsa, gazetari Artur Nura u shpreh se përgjegjësitë janë individuale, ndryshe nga diktatura që ishin shoqërore.

“Është një banalizim i politikës për momentin tim. Tani sipas analizës time, besoj që ka një politizim të çështjes, në rastin kur qytetarët nuk i referohen shpifjes si proces juridik. Në krahun tjetër ka qene një person i dënuar në Itali që fati ka dashur të jetë vëllai i ministrit të Brendshëm dhe përgjegjësia juridike nuk është kurrë familjare, përveç se në rastin e diktaturave. Politikani në fjalë, ka bërë këtë element, dhe ky informacion nuk shkon. Fakti që Salianji është në një proces juridik por politik, kështu që besoj po i japim opozitës motivacion që të ketë sa më shumë mbështetje. Bie fjala zoti Ibseni është nga pjesa e moderuar, po do të eklipsohen më shumë këta politikanë, sepse një djalë i ri do të shkojë në burg. Përgjegjësitë dhe detyrat janë individuale“./abcnews.al

Nëna kërkon ndihmë për vajzën: Është larguar nga shtëpia, nuk kam kontakte

By: lia rda
27 September 2024 at 13:20

Një nënë ka bërë një kallëzim në polici, pasi vajza e saj 20-vjeçare është larguar nga banesa.  Ajo ka kërkuar ndihmë, pasi e bija vuan nga probleme të shëndetit mendor.

“Më datë 26.09.2024, rreth orës 21:20, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 6 shtetasja e cila ka kallëzuar se më datë 26.09.2024, rreth paradites, është larguar nga banesa vajza e saj, shtetasja 20 vjeçe, dyshohet me probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë./abcnews.al

Inflacioni në Francë në shtator ra në 1.2 për qind, më i ulëti që nga korriku 2021

By: lia rda
27 September 2024 at 11:30

Sipas të dhënave paraprake, norma vjetore e inflacionit në Francë ra në shtator nga 1,8 për qind e gushtit në 1,2 për qind dhe tani është më e ulëta që nga korriku 2021, njoftoi këtë të premte Instituti Kombëtar Francez i Statistikave dhe Kërkimeve Ekonomike (INSEE).

Sipas raportimeve, rënia e inflacionit është kryesisht për shkak të rënies prej 3.3 për qind të çmimeve të energjisë nga viti në vit, veçanërisht të derivateve të naftës.

Çmimet në sektorin e shërbimeve u rritën me 2.5 për qind nga viti në vit, duke u ngadalësuar nga tre për qind e gushtit, ndërsa çmimet e ushqimeve u rritën me të njëjtin ritëm si muajin e kaluar, me 0.5 për qind nga viti në vit.

Në baza mujore, çmimet e gushtit në Francë ranë me 1.2 për qind, ritmi më i shpejtë që nga fillimi i viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar,.

Inflacioni francez i matur me indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit (HICP) i përdorur nga Eurostat ra nga 2.2 përqind në 1.5 përqind nga viti në vit në shtator, gjithashtu më i ulëti që nga korriku 2021.

Banka e Francës parashikon që inflacioni në vend “pavarësisht kërcimeve dhe rënieve” do të bjerë në mënyrë të qëndrueshme në 1.9 për qind në vitin 2026./abcnews.al

Drama e Gjovalin Gjadrit/ Ndreca: “B2” zbulohet pas 6 dekadash, e gatshme për skenë. Ka tension shumë të fortë

By: lia rda
27 September 2024 at 11:11

Studiuesi Ardian Ndreca ka folur në emisionin “Pas Mesnate” për daljen në dritë të dramës ‘B2’ nga Gjovalin Gjadri, veprimtarisë letrare të të cilit i shtohet një shtyllë themelore.

Ai ka thënë se “B2” është zbuluar pas 6 dekadash dhe është e gatshme për skenë.

Sipas studiuesit, kjo dramë e veçantë tregon për një moment tragjik të jetës së Gjadrit në Bashkimin Sovjetik dhe ka shumë tension brenda saj. Ai gjithashtu është ndalur dhe te koopertina, që është e punuar me shumë ide nga piktori shkodran Lind Delija, duke pasur shumë mesazhe brenda saj.

“Është një dramë e veçantë, tregon për një moment tragjik të jetës së tij në Bashkimin Sovjetik. Shpalos një botë të brendshme. Nuk po flas për pjesën se si është menduar drama sepse ka një art më vete te ky libër që i përket kësaj pjese. Po flas për gjendjen, është një person që nuk ndihet askund në atdhe e vetë dhe gjen njerëzit që do. Në këtë rast është Tatjana, një vajzë ruse që e dashuron, e cila i shpëton jetën. Kjo vajzë ruse tipike, e lirshme, e çlirët, arrin t’i shpëtojë jetën. Kërkimet autobiografike janë shumë të forta sa që nuk kemi arsye për të besuar që kthimi i tij në Shqipëri dhe ato vështirësitë për të cilat lë të kuptohen…

Është një dramë që ka tension shumë të fortë. Kopertina është e një piktori që unë e dua shumë, shkrodran Lind Delija.

Është një pikturë 20 me 20 e vogël, por kalon deri në kufijtë e groteskut me përshku zellin, tmerrin dhe entuziasmin e atyre që janë gati për të bërë keq. Ka fytyrën e një kllouni dhe një qeni”, u shpreh Ndreca./abcnews.al

Yesterday — 26 September 2024Main stream

Kryetari i Kongresit Amerikan kërkon shkarkimin e ambasadores së Ukrainës

By: lia rda
26 September 2024 at 16:34

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, Mike Johnson, kërkon që Kievi të shkarkojë ambasadoren e Ukrainës në Uashington, Oksana Markarova, e cila me paratë e taksapaguesve amerikanë organizoi vizitën e Volodymyr Zelenskiy në shtetin e Pensilvanisë.

Johnson e quajti largimin e Zelenskyt në fabrikën ushtarake ndërhyrje në zgjedhje.

 “Kërkoj që menjëherë të pushoni ambasadoren e Ukrainës në Shtetet e Bashkuara, Oksana Markarova”, shkroi Johnson në një letër drejtuar Zelenskyt.

“Vizita ishte padyshim një ngjarje fushate” e krijuar për të ndihmuar demokratët, shtoi ai.

Më 25 shtator, Komiteti Mbikëqyrës i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan nisi një hetim mbi shpenzimin e fondeve të taksapaguesve në vizitën e Vladimir Zelensky në Pensilvani, ku ai vizitoi një fabrikë ushtarake./abcnews.al

Norvegjia mohoi mbrojtjen e disa kategorive të refugjatëve ukrainas

By: lia rda
26 September 2024 at 15:51

Norvegjia u ka mohuar mbrojtjen e përkohshme refugjatëve ukrainas të cilët ose vijnë nga rajone “të sigurta” të vendit ose nuk kanë jetuar në Ukrainë që nga fillimi i luftës.

Ministrja e Drejtësisë Emilia Enger Mel tha se janë më shumë se 80 njerëz, që është më shumë se në të gjithë provincën e Finnmarkut.

Për këtë, sipas saj, është vendosur që të merren masa për t’u siguruar mbrojtje atyre që kanë më shumë nevojë.

Deri më tani askush nuk është dëbuar me forcë, por disa personave nuk u është dhënë një banesë. U prezantua shqyrtimi i peticioneve të ukrainasve, gjë që ishte veçanërisht e vërtetë për ata që as nuk jetonin në Ukrainë kur filloi lufta. Ata që nuk plotësojnë kërkesat e programit nuk do të marrin leje qëndrimi. Bëhet fjalë për personat me shtetësi të dyfishtë dhe ata që kanë jetuar jashtë vendit.

Përveç kësaj, leja mund t’u mohohet atyre ukrainasve që jetonin në rajone “të sigurta”.

Në fillim të shtatorit, lista u zgjerua në: Lviv Oblast, Volyn Oblast, Zakarpattia Oblast, Ivano-Frankivsk Oblast, Ternopil Oblast, Rivne Oblast.

Ministrja nuk tha nëse ai rregull do të jetë i vlefshëm edhe për vitet në vijim.

Në fund të shtatorit u njoftua se numri i refugjatëve në Gjermani kishte arritur maksimumin historik. Aktualisht në vend jetojnë 3.48 milionë persona që kanë statusin e refugjatit apo azilkërkuesit./abcnews.al

Trashëgimia kulturore/ Elbasan, ekspozitë me fotografi të monumenteve më të rëndësishëm në vend

By: lia rda
26 September 2024 at 15:32

Ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, këtë synon kjo ekspozite me fotografi që është çelur në oborrin e jashtëm të Muzeut Etnografik të Elbasanit.

Përmes fotografive ekspozita risjellë në kujtesë monumentet më të rëndësishme të kulturës nga veriu në jug të Shqipërisë.

Xhon Ahmeti nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore thotë se përmes këtyre materialeve publiku ka mundësi të njihet edhe me vlerat e monumenteve pak të njohura.

Në ekspozitë një pjesë e monumenteve pasqyrohen para dhe pas restaurimit të tyre. Një fat i tillë e pret edhe muzeun etnografik të Elbasanit por edhe monumente të tjera.

Këto fotografi pritet të ekspozohen edhe në qytete të tjera të vendit./abcnews.al

Dosja ‘Babale’/ Apeli: Ervin Salianji fajtor, një vit në qeli. Deputeti i PD: Gati të shkoj në burg!

By: lia rda
26 September 2024 at 13:40

Gjykata e Apelit të Përgjithshëm ka dhënë vendimin ndaj deputetit të Partisë Demokratike Ervin Salianji në lidhje me dosjen “Babalja”. Mësohet se është lënë në fuqi masa me një vit heqje lirie.

Menjëherë pas vendimit ka folur vetë deputeti, i cili ka thënë se do ta ankimoj. Sakaq, Salianji ka kundërshtuar gjyqtarët, duke bërë dhe disa paralajmërime.

“Gjykata kishte ardhur me vendim të parapërgatitur. Seanca e kaluar u shty për të dhënë mundësi atij që e ka ndërtuar këtë proces nga fillimi deri në fund, për ti dhënë të drejtë Fatmir Xhafajt dhe sot gjykata mori një vendim për ta dhënë si provë por që ishte i shkruar.

Në të gjitha elementët një dosje të kopsitur e kanë bërë për propagandë. Unë nuk kam bërë nëj betejë për të dhëna personale, për  trafik droge apo për të vjedhur.

Unë jam i nderuar dhe kam një medalje që i përket karrierës politike.

Jam në dispozicion për bandat. Do të jem në një fushatë të jashtëzakonshme. Jam i dënuari i parë politik pas 34 vitesh. Do ta bëj nga burgu”, tha ndër të tjera ai.

Kujtojmë që Ervin Salianji u shpall fajtor nga gjykata e shkallës së parë në vitin 2019 me akuzën e ‘Kallëzimit të rremë’ dhe u dënua me 1 vit heqje lirie.

Sipas prokurorisë, 2 audio përgjimet që publikoi Salianji në 2018-tën, ku pretendohej se Geron Xhafaj vëllai i ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Fatmir Xhafaj, ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike, janë të montuara dhe në këtë çështje kanë qenë të përfshire edhe  Fredi Alizoti, Albert Veliu dhe Jetmir Olldashi.

 

 

Deshifrohet ADN-ja më e vjetër e njeriut nga Afrika e Jugut

By: lia rda
26 September 2024 at 13:40

Studimi i fundit shkencor ka zbuluar se një gjenom njerëzor 10,000-vjeçar është gjenetikisht i ngjashëm me grupet etnike që jetojnë sot në provincën e Kepit Perëndimor të Afrikës së Jugut.

Gjenomet më të vjetra njerëzore të gjetura ndonjëherë në Afrikën e Jugut, të marra nga mbetjet e dy njerëzve që jetuan rreth 10,000 vjet më parë, janë rindërtuar nga një ekip studiuesish nga Universiteti i Cape Town (UCT) dhe Instituti Max Planck për Antropologjinë Evolucionare.

Një studim nga Oakhurst ka çuar në një zbulim befasues – gjenomet më të vjetra janë gjenetikisht të ngjashme me grupet San dhe Koekoe, të cilët jetojnë në të njëjtin rajon sot.

Studime të ngjashme nga Evropa kanë zbuluar një histori të ndryshimeve të mëdha gjenetike të shkaktuara nga migrimet njerëzore gjatë 10,000 viteve të fundit, tha udhëheqësi i studimit Joscha Gretzinger.

Rezultatet e marra nga pjesa më jugore e Afrikës janë krejt të ndryshme dhe sugjerojnë një histori të gjatë të stabilitetit relativ gjenetik,” tha ai.

Kjo ndryshoi rreth 1200 vjet më parë, kur mbërritën të sapoardhurit. Ata sollën blegtori, bujqësi dhe gjuhë të reja në rajon dhe filluan të ndërveprojnë me grupet lokale të gjuetarëve-mbledhësve.

Megjithëse disa nga provat më të hershme të njerëzve modernë mund të gjenden në Afrikën Jugore, ato janë kryesisht të ruajtura dobët dhe teknologjia më e re po bën të mundur marrjen e asaj ADN-je, tha Victoria Gibbons./abcnews.al

Ndërtimi i Unazës së Madhe/ Zv.kryeministrja Balluku inspekton punimet: Menaxhimi i trafikut, risi në transportin rrugor

By: lia rda
26 September 2024 at 13:23

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku po inspekton punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës.

Ajo ka thënë se menaxhimi i trafikut është risi në transportin rrugor.

“Ne do kemi mundësinë që këto mjete të jenë të kontrolluara. Menaxhimi i qendrës së trafikut është një risi në transportin rrugor. Tashmë po përgatiten të gjitha postet që do t’i shërbejmë lëvizjet së trafikut.

Është shumë e rëndësishme të dëgjoj që ky kantier nuk ka probleme për të mos i krijuar vonesa njëri-tjetrin”, u shpreh ndër të tjera Balluku./abcnews.al

 

❌
❌