Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 27 September 2024Main stream

Rudina Dembacaj rikthehet në ekran si moderatore, zbulohet programi

By: redi
27 September 2024 at 21:51

Rudina Dembacaj do të rikthehet si moderatore në ekranin e Top Channel, në sezonin e ri televiziv. Ajo do të jetë pjesë e panelit të “Goca dhe Gra” këtë sezon të ri televiziv. Bashkë me Rudinën, pjesë e këtij paneli do të jetë edhe ish-banorja e Big Brother Vip 3, Heidi Baci. Ky është edicioni i tretë që programi “Goca dhe Gra” rikthehet.

Source

Viktor Orban: Gabim historik veçimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt rrugëtimit në BE

By: redi
27 September 2024 at 21:43

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban deklaroi nga Ohri seMaqedonia e Veriut duhet të ishte prej kohësh vend anëtar i BE-së. Ndarjen e Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë në rrugën drejt integrimit evropian Orbani e quajti si gabim dhe i propozoi homologut të tij maqedonas, Hristijan Mickoski, që të ndërmjetësojë mes Shkupit dhe Sofjes. “Nevojitet marrëveshje me Bullgarinë dhe për këtë kam…

Source

Zhdukja e 10-vjeçares në Tiranë, Policia e Shtetit e gjen të shtëpia e gjyshërve

By: redi
27 September 2024 at 21:31

Policia e Tiranës është ngritur në këmbë pasi prej orës 14:50 se një nxënëse 10 vjeçe që frekuenton një shkollë në zonën e Freskut, u largua nga ambientet e shkollës pa dijeninë e prindërve dhe stafit të shkollës dhe nuk dihej vendndodhja e saj. Pas kryerjes së verifikimeve në terren është bërë lokalizimi i 10-vjeçares, e cila është gjetur në banesën e gjyshërve të saj, në zonën e Laprakës.

Source

Baçi shoqëroi Salianjin në burgun e Fierit: Kushdo nga deputetët mund të ishte në vendin e tij

By: redi
27 September 2024 at 21:21

Deputeti i PD-së, Luan Baçi ka qenë i pranishëm pranë burgut të Fierit dhe priti Ervin Salianjin. Baçi dha një prononcim për mediat, ku ka theksuar se sipas tij, Salianji është i dënuar politik nga mazhoranca dhe kryeministri Rama. Deputeti demokrat në Fier ka thënë se do të jenë në mbështetje të Salianjit gjatë periudhës që ai do të kryejë dënimin në burg. Për të Rama kishte informacione të…

Source

Ministri Mazniku në Peqin: Rritje cilësisë së shërbimit për qytetarët, ka një potencial real për të zhvilluar turizmin

By: redi
27 September 2024 at 21:02

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku si dhe ministrja për Rininë dhe Fëmijë, Bora Muzhaqi zhvilluan sot një takim me kryetarin e bashkisë së Peqinit, Bukurosh Maçi, për të diskutuar mbi nevojat për të rritur cilësinë e shërbimit për qytetarët. Mazniku theksoi se Peqini ka një potencial real për të zhvilluar turizmin dhe agroturizmin. Postimi i plotë Bashkë me kolegen Bora…

Source

Salianji shkoi në burg, Bardhi vijon përballjen online me kryeministrin: Halli i Ramës është Olsi

By: redi
27 September 2024 at 20:49

Ervin Salianji ka shkuar në burg, dhe përballja online mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të grupit të PD-së, Gazment Bardhi vijon në rrjete sociale. Përmes një postimi këtë mbrëmje, Bardhi akuzoi Ramën se fushata e nisur prej tij ndaj opozitës ka një qëllim të vetëm dhe ajo është mbrojtja e vëllait të tij nga hetimi, për lidhjet me trafikantët e Xibrakësh. Mes të tjerash, Bardhi rendit dhe të…

Source

Ervin Salianji mbërrin në burgun e Fierit, aty do të vuajë dënimin 1 vit

By: redi
27 September 2024 at 20:24

Pasi shkoi në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ku u vetëdorëzua, deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka mbërritur në IEVP Fier, ku do të vuajë dënimin me 1 vit, pas vendimit të Apelit të Përgjithshëm lidhur me kallëzimin e rremë në dosjen Babale. Pranë ambienteve të burgut të Fierit, ishte deputeti demokrat Luan Baçi në mbështetje të Salianjit.

Source

Erdogan do që Turqia të bëhet anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

By: redi
27 September 2024 at 20:12

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan kërkon që vendi i tij të sigurojë një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB). “Si Turqi po përpiqemi të bëhemi anëtarë të përhershëm, por nuk kemi arritur ndonjë rezultat”, deklaroi ai nga Stambolli. Erdoğan tha se anëtarët e përhershëm aktualë nuk kanë treguar asnjë qëllim për të mbështetur kërkesën e Turqisë.

Source

Salianji shkon në burg, Berisha: Qytetari i vetëm i Europës i burgosur, sepse guxoi të denoncojë vëllanë trafikant të Xhafajt

By: redi
27 September 2024 at 19:55

Sali Berisha në fjalën që mban çdo mbrëmje nga ballkoni i banesës, tha se Ervin Salianji është qytetari i vetëm në Europë që burgoset sepse guxoi që të denoncojë vëllanë trafikant të ish-ministrit të PS-së, Fatmir Xhafaj. Po ashtu kreu i PD-së, shtoi edhe se Rama e dinte se ora e betejës vendimtare po afronte dhe se opozita kishte vendosur të ngrihej në një betejë vendimtare, në një betejë pa…

Source

Salianji në burg, Rama: Heroi i ri i shpifarakëve, fabrikoi një film në SHQUP

By: redi
27 September 2024 at 19:34

Edhe pse ndodhet në Amerikë, kryeministri Edi Rama ka ndjekur me vëmendje zhvillimet politike në vend. Pasi Ervin Salianji u dorëzua vetë në Drejtorinë e Policisë dhe do të shkojë në burgun e Fierit, Rama shprehet se nuk po komenton vendimin e Gjykatës, por e cilëson Salianjin si heroin e ri të Shpifarakëve, që fabrikoi një film për si ai i dosjes “Babale”, ngjarje kjo që tronditi mbarë opinionin.

Source

Kurse inovative në Mat, ministri Gonxhja: Përgatisin brezin e ri për sfidat e ekonomisë digjitale

By: redi
27 September 2024 at 19:25

Në Pallatin e Kulturës dhe Qendrën e Inovacionit “ICTe Mat”, krahas ekspozitave të pikturave me artistë shqiptarë e të huaj, po zhvillohen me sukses tre kurse inovative për fëmijët e moshave 6-16 vjeç për robotikë, dizajn 3D dhe kodim. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i cili vizitoi sot këtë qendër, bëri të ditur se këto kurse synojnë të forcojnë bazat e arsimit…

Source

”Do të transferohet sonte në burgun e Fierit”, avokati i Salianjit tregon nëse i rrezikohet siguria nga të burgosurit që ka denoncuar

By: redi
27 September 2024 at 19:07

Pasi u dorëzua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, deputeti i PD-së, Ervin Salianji mësohet se do të transferohet sonte në burgun e Fierit. Lajmin e bëri me dije avokati i tij, Ledio Braho në një prononcim për mediat. ”S’ është detyrë e Salianjit që të shmangë përplasjet, problemi është që jemi në kushtet e një vendimmarrje haptazi politike që u ekzekutua sot vullnetarisht nga zoti Salianji”.

Source

FOTO/ Kryeparlamentarja Spiropali anulon mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve

By: redi
27 September 2024 at 18:44

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka njoftuar anulimin e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, e cila ishte parashikuar të zhvillohej ditën e hënë në orën 12:30. Mbledhja ishte parashikuar të zhvillohej më 30 shtator, ndërsa në shkresën që mban firmën e Kryeparlamentares, thuhet se ajo do të zhvillohet në një datë të mëvonshme.

Source

Kurti takohet me O’Brien: Kosova konstruktive në dialog, marrëveshja e aneksi duhet zbatohen të plota

By: redi
27 September 2024 at 18:35

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me zëvendësen e tij, Donika Gërvalla Schwarz, kanë takuar në Nju-Jork dy zyrtarët e lartë të SHBA-së, Ndihmës Sekretarin Për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Jame O’Brien, emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof dhe emisarin e BE-së, Miroslav Lajcak. Kurti i ka pritur të tre diplomatët e huaj në konsullatën e Republikës së…

Source

Zëri i Amerikës: Trump takohet me Zelenskyyn mes tensionesh e kritikash të republikanëve ndaj Ukrainës

By: redi
27 September 2024 at 18:07

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy po takohet sot në kullën Trump në Nju Jork me ish-Presidentin Donald Trump. Para takimit zoti Trump, tha se marrëdhëniet e tij, si me zotin Zelensky ashtu edhe me presidentin rus Putin janë shumë të mira dhe se nëse fiton zgjedhjet, do të angazhohet t’i japë fund luftës sa më shpejt. Takimi vjen pas kritikash të forta që zoti Trump ka bërë ditët e fundit…

Source

Partizani gjen fitoren, ngjitet në vendin e dytë me 12 pikë

By: redi
27 September 2024 at 18:03

Në javën e 7-të të Kategorisë Superiore, Partizani u rikthye te fitorja në kampionat, pas tre barazimeve radhazi. Të kuqtë triumfuan me rezultatin 0-2 ndaj Egnatias. Ismaili i dha avantazhin kryeqytetasve në minutën e 20-të, ndërsa në minutën e 60-të Bintsouka, shënoi golin e dytë, për të vulosur sfidën. Minutat e mbetura, u menaxhuan nga Partizani, për të marrë tre pikë të rëndësishme.

Source

Transformim në shërbimet e përkujdesit shoqëror, Koçiu: Një e ardhme më e mirë për 230 fëmijët e institucionalizuar

By: redi
27 September 2024 at 17:50

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu vizitoi sot qendrën rezidenciale për fëmijë dhe familje në Vlorë. Ministrja bëri të ditur se në këtë qendër po realizohet një transformim rrënjësor në shërbimet e përkujdesit shoqëror. “Fëmijët e rikthyer në familjet biologjike po marrin mbështetje ditore, fëmijët në risk po i vendosim në familje kujdestare dhe ofrojmë përkujdesje ditore”…

Source

Ervin Salianji dorëzohet në Polici, burgun do ta bëjë në Fier: Beteja ime të frymëzojë qytetarët

By: redi
27 September 2024 at 17:36

Pas qëndrimit në selinë e PD-së deri në orën 17:00, deputeti Ervin Salianji mbërriti në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku u dorëzua pas dënimit nga Gjykata e Apelit me 1 vit burg. Salianji deklaroi se betejën e tij për të vërtetën do ta vijojë edhe nga qelia, duke thënë se shpreson që të frymëzojë dhe qytetarët me këtë gjë. ”Jam shprehur që do të përballem kudo dhe me këtë ndërmarrje…

Source

I mori jetën bashkëshorten gjyqtare, Gjykata e Lartë merr vendimin për Fadil Kasemin

By: redi
27 September 2024 at 17:26

Këtë të premte, Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Fadil Kasemit, i fajësuar për vrasjen e bashkëshortes gjyqtare, Fildez Hafizi. Kasemi kërkoi shfuqizimin e vendimit të Apelit të Gjykatës për Krimet të Rënda të vitit 2019, me pretendimin se duhet shkallë më e ulët, duhet t’i kishin pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar, lloj gjykimi që do të shpëtonte nga…

Source

❌
❌