Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Dënimi i Salianjit/ Reagon PD: U dënua me burgim politik, akt hakmarrje nga Fatzi Xhafa dhe Edi Rama

By: V K
26 September 2024 at 15:31

Apeli i Posaçëm la në fuqi vendimin me 1 vit burg për deputetin Ervin Salianji lidhur me dosjen “Babale”.

Lidhur me vendimin e gjykatës me 1 vit burg për Ervin Salianjin, ka reaguar edhe Partia Demokratike.

PD: Edi Rama, Geron dhe Fatzi Xhafa dënuan sot deputetin Ervin Saljani! Deklaratë e Partisë Demokratike. Sot në luftën e shpallur ndaj opozitës, Edvin Kristaq Rama dënoi me burgim politik deputetin e opozitës Ervin Salianji për betejën e tij guximtare kundër Edi Ramës dhe narko-shtetit të tij. Sot Ervin Salianji u dënua nga Edi Rama, Geron dhe Fatzi Xhafa në një akt hakmarrje të verbër politike për faktin e vetëm se deputeti Salianji vërtetoi lidhjen dhe veprimtarinë kriminale të narko-trafikantit ndërkombëtar vëllait të Fatmir Xhafës, ministër trafikant, dhe Edi Ramës kreu i narko-shtetit shqiptar.

Dënimi i sotëm i Ervin Salianjit dëshmon se në këtë vend droga dhe krimi i lidhur me qeverinë janë vendim-marrësit kryesorë në narko-shtetin shqiptar. Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe këtë akt politik të shëmtuar të Edi Ramës dhe narko-shtetit të tij kundër Partisë Demokratike, opozitës dhe pluralizmit plitik në Shqipëri si dëshmi e terrorit të egër ndaj opozitës për Partinë Demokratike, për çdo demokrate dhe demokrat, për çdo opozitare dhe opozitar, ky akt është një kushtrim, është një SOS të ngrihemi në mosbindje civile: “O sot, o kurrë” kundër Edi Ramës dhe narko-diktaturës së tij.

The post Dënimi i Salianjit/ Reagon PD: U dënua me burgim politik, akt hakmarrje nga Fatzi Xhafa dhe Edi Rama appeared first on Albeu.com.

Dënimi i deputetit Salianji/ Juristi Daci: Vendimi me burg nuk duhej lënë në fuqi, deputeti s’ka asnjë të shkuar negative

By: V K
26 September 2024 at 14:53

Këtë të enjte, Apeli i Posaçëm la në fuqi vendimin me 1 vit burg për deputetin Ervin Salianji lidhur me dosjen “Babale”.

Juristi i njohur Jordan Daci, thotë se vendimi i Apelit për të dënuar me burg Ervin Salianjin, është politik. Sipas tij, vepra për të cilën akuzohet deputeti i PD-së, nuk e justifikon dënimin me burg.

Gjithashtu, Daci thotë se çështja ose duhej të pushohej, ose duhej që dënimi të konvertohej në një masë më të butë.

“Edhe mbarimi i mandatit nuk mbaron vetvetiu, duhet të mblidhet Këshilli i Mandateve. Të gjitha këto të lidhura bashkë bëjnë të domosdoshëm kontrollin formal, minimal, ka një mori arsyesh proceduralesh që kërkojnë një kontroll formal për heqjen e lirisë së këtij deputeti dhe t’i hapë rrugë dënimit.

Ai vendim nuk duhej lënë në fuqi, minimumi duhej konvertuar, se këtu po konvertohen dhe për ata që merren me drogë. Dëmi që i sjell shoqërisë është zero dhe nuk justifikohet dënimi me burg kur dhe zyrtarëve për korrupsion u lehtësohet dënimi. Po të ishte person i rrezikshëm, hajde de, por për mendimin tim nuk justifikohet dënimi me burg. Gjykata e Lartë të marrë vendim për pezullim të këtij vendimi”, tha ai.

The post Dënimi i deputetit Salianji/ Juristi Daci: Vendimi me burg nuk duhej lënë në fuqi, deputeti s’ka asnjë të shkuar negative appeared first on Albeu.com.

Dënimi me 1 vit burg i Salianjit/ Bardhi: Gjyqtari bëri pazar, ta harrojë se do të shkojë në Gjykatën e Lartë

By: V K
26 September 2024 at 14:32

Vendimi për të dënuar Ervin Salianjin, në Gjykatën e Apelit, u prit me tensione, teksa kolegët e tij deputetë hodhën akuza drejt gjykatës.

Gazment Bardhi, akuzoi gjyqtarin e çështjes se bëri Pazar.

“Se do shkojë Gent Çala në Gjykatë të Lartë, kupton? Dhe mendon se do e mbështesë Fatmir Xhafa. Kjo është vendimmarrja e Gjykatës së Apelit. Merr dy dëshmitarë të rremë si gjyqet politike, dëno deputetët e opozitës në këmbim të shkuarjes në Gjykatë të Lartë. Ta harrojë që do të shkojë në gjykatë të lartë, ai dhe në tjerët”, tha Bardhi.

The post Dënimi me 1 vit burg i Salianjit/ Bardhi: Gjyqtari bëri pazar, ta harrojë se do të shkojë në Gjykatën e Lartë appeared first on Albeu.com.

Dënimi me burg i Salianjit, Partia Demokratike mbledhje urgjente

By: V K
26 September 2024 at 14:12

Pas lënies në fuqi të dënimit me një vit burg nga Apeli i Posaçëm të deputetit Ervin Salianji, Partia Demokratike, do të mbajë mbledhje urgjente në seli.

Mësohet se mbledhja është thirrur nga kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi dhe pjesë e mbledhjes do të jetë i gjithë grupi.

The post Dënimi me burg i Salianjit, Partia Demokratike mbledhje urgjente appeared first on Albeu.com.

Apeli lë në fuqi vendimin për dënimin me 1 vit burg, Salianji: S’dorëzohem, fushatën për zgjedhjet do ta bëj edhe nga qelia

By: V K
26 September 2024 at 14:01

Pas lënies në fuqi të dënimit me një vit burg nga Apeli i Posaçëm lidhur me dosjen “Babale”, deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar menjëherë.

Në fjalën e tij për mediat, Salianji tha se është i pari i burgosur politik në 34 vite.

“Do të marrim të gjitha masat për shkallët e mëtejshme. Do të jem në dispozicion e do ta bëj me qef e kur të duan këta. E gjitha kjo bëhet para zgjedhjeve. Jam në dispozicion për bandat. Do të jem në një fushatë të jashtëzakonshme. Jam i dënuari i parë politik pas 34 vitesh. Do ta bëj nga burgu”, u shpreh ai.

The post Apeli lë në fuqi vendimin për dënimin me 1 vit burg, Salianji: S’dorëzohem, fushatën për zgjedhjet do ta bëj edhe nga qelia appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet 2025/ Meta thërret në 1 tetor mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar, çfarë pritet të diskutohet

By: V K
26 September 2024 at 13:22

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka thirrur në datën 1 tetor 2024, mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të PL.

Në këtë mbledhje, do të miratohen disa vendime shumë të rëndësishme në funksion të përgatitjeve elektorale të Partisë së Lirisë për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, që janë vendimtare për të ndaluar shpërbërjen dhe shpopullimin e Shqipërisë.

KDK do të miratojë kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve për deputet të Partisë së Lirisë në të gjithë vendin, si dhe do të miratojë ngritjen e Komisionit të Organizimit të Qarkut të Tiranës.

Gjithashtu, në funksion të përgatitjes zgjedhore priten të diskutohen e miratohen dhe një sërë vendimesh të tjera të rëndësishme.

The post Zgjedhjet 2025/ Meta thërret në 1 tetor mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar, çfarë pritet të diskutohet appeared first on Albeu.com.

Aksident në Kukës/ Punonjësi i policisë lëndon 11-vjeçarin

By: V K
26 September 2024 at 12:34

Këtë të enjte, një 26-vjeçar me detyrë punonjës policie, është përfshirë në një aksident. Sipas informacioneve, ngjarja është regjistruar në aksin rrugor “Bucaj-Kukës”, 26-vjeçari duke drejtuar automjetin e tij, ka kapur me pasqyrën e automjetit, një 11-vjeçar, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Pjesë e hetime tashmë është edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila po kryhen veprimet procedurale.

Paraditen e sotme, në aksin rrugor “Bucaj-Kukës”, shtetasi K. C., 26-vjeç, (punonjës policie në Komisariatin e Policisë Kukës, jashtë orarit të shërbimit), duke drejtuar automjetin e tij, ka kapur me pasqyrën e automjetit, një 11-vjeçar, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Veprimet procedurale po kryhen nga Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Kukës-Dibër dhe Prokuroria, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

The post Aksident në Kukës/ Punonjësi i policisë lëndon 11-vjeçarin appeared first on Albeu.com.

“Vatikani në Tiranë”/ Gazeta gjermane: Rama irriton shqiptarët me idenë e krijimit të një shteti brenda shtetit

By: V K
26 September 2024 at 12:30

Pak ditë më parë, kryeministri i vendit Edi Rama, në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB, prezantoi idenë e një shteti bektashi brenda territorit shqiptar, sipas një modeli të ngjashëm me atë të Vatikanit në Itali. Ai do të ndërtohet në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë dhe do të drejtohet nga urdhri mysliman Bektashi.

Megjithatë, do të duhet shumë kohë deri te zbatimi për shkak të ndryshimeve të nevojshme në ligj, shkruan Rama në median sociale.

Kreu i Urdhrit Bektashi në Tiranë, Edmond Brahimaj, shprehu entuziazmin e tij: “Iniciativa e shkëlqyer” do të sjellë “një epokë të re të tolerancës fetare dhe promovimit të paqes”. “Vatikani” i bektashinjve do të ndërtohet në Tiranë në një sipërfaqe prej rreth dhjetë hektarësh në “Qendrën Botërore të Bektashinjve” që ndodhet aktualisht aty, me kufijtë, administratën dhe pasaportat e veta.

Urdhri, i cili u shfaq në shekullin e 13-të, ishte i përhapur në Perandorinë Osmane dhe e zhvendosi qendrën e tij në Shqipëri, pasi u ndalua nga Kemal Ataturku në 1925. Aktualisht, rreth 50 për qind e shqiptarëve e pranojnë Islamin – 10 për qind e të cilëve janë bektashi. Pjesa e mbetur raportoi se ishin të krishterë katolikë ose ortodoksë në regjistrimin e fundit në vitin 2023.

Në kohën e komunizmit, praktikimi i fesë në çdo formë ishte i ndaluar në Shqipëri. Brahimaj ishte oficer i ushtrisë shqiptare nga viti 1982 deri në rënien e regjimit.

Kritika nga myslimanët shqiptarë

Organizata ombrellë e myslimanëve të Shqipërisë, KMSH, kritikoi ashpër idenë e Ramës. Ajo rrezikon “harmoninë fetare”. “Iniciativa të tilla mund të krijojnë një precedent të rrezikshëm për të ardhmen e vendit”, thuhet në një deklaratë për mediat shqiptare. Rama nuk ishte konsultuar më parë me KMSH-në apo Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë.

Kushtetuta e vendit të NATO-s, që po përpiqet të anëtarësohet në BE, gjithashtu përcakton se vendi është “i bashkuar dhe i pandashëm”.

Kushtetuta mund të ndryshohet me një shumicë prej dy të tretash në parlament. Rama i akuzoi kritikët e tij për “injorancë djallëzore dhe neglizhencë brutale”./ZEIT online

The post “Vatikani në Tiranë”/ Gazeta gjermane: Rama irriton shqiptarët me idenë e krijimit të një shteti brenda shtetit appeared first on Albeu.com.

Grupi i Laert Haxhiut, Gjykata i lë 45 ditë kohë SPAK-ut që të plotësojë dosjen

By: V K
26 September 2024 at 12:06

Prokuroria e Posaçme, ka kërkuar zgjatje të hetimeve me tre muaj për grupin e Laert Haxhiut, në mënyrë që të plotësonte mangësitë që ka dosja, kërkesë e cila u pranua pjesërisht nga GJKKO.

Trupa gjykuese i dha kohë vetëm 45 ditë prokurorit Behar Dibra, për të përfunduar plotësisht hetimet.

Në këtë dosje, janë marrë të pandehur Erisiano Abedini, Bujar Abedini, Lulzim Spahija, Ligor Romaçka, Idriz Manej, Maringlen Topuzi, Bledar Berberi, Enriko Xhahysa dhe Fatjon Veliu.

Arrestimi i Artan Tafanit, pas një grabitje në një pikë të këmbimit valutor në zonën e Astirit në Tiranë, coi në goditjen e grupit të Laert Haxhiut.

Tafani u bë i penduari i drejtësisë dhe rrëfeu disa ngjarje kriminale që kanë tronditur vendin përgjatë viteve 2021-2023, duke nisur nga vrasjet, atentatet e deri te vjedhjet me dhunë.

Banda kriminale u godit në fund të muajit shtator të vitit 2023, pas një operacioni të gjerë policor që u shtri në të gjithë vendin.

The post Grupi i Laert Haxhiut, Gjykata i lë 45 ditë kohë SPAK-ut që të plotësojë dosjen appeared first on Albeu.com.

Aksident në aksin Fier-Levan/ Makina del nga rruga e përfundon në kanal, një i plagosur

By: V K
26 September 2024 at 11:52

Pak minuta më parë, një aksident ka ndodhur në aksin Fier -Levan, në vendin e quajtur “Kthesa e liqenit “ku një automjet tip “Ëolsvagen”, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe ka përfumduar në kanal.

Menjëherë në vendgjarje ka mbërritur një patrullë policie dhe autoambulanca që kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit në spitalin rajonl të Fierit.

I plagosuri ka marrë dëmtime të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit në fjalë.

The post Aksident në aksin Fier-Levan/ Makina del nga rruga e përfundon në kanal, një i plagosur appeared first on Albeu.com.

Shteti bektashi në Tiranë/ Paskal Milo: Të interesuar për përçarjen e myslimanëve, pse presidenti i Izraelit erdhi e takoi Baba Mondin?

By: V K
26 September 2024 at 11:22

Ish-ministri i Jashtëm shqiptar, Paskal Milo, ka shpjeguar se pas idesë së shtetit të bektashinjve mund të fshihet Izraeli. Ish-ministri theksoi se “e gjithë kjo patjetër që ka qenë një arsye pse presidenti i Izraelit në vizitën që bëri në Tiranë, bëri një takim të posaçëm me Baba Mondin.

Nuk ka ndodhur herët e tjera që kryetarë shtetesh dhe qeverive që të shkojnë dhe të takojnë Kryegjyshin Botëror. Nuk di të ketë ndodhur ndonjëherë, nuk ka qenë asnjëherë pjesë e protokollit”.

Dhe me tej Paskal Milo, historian dhe njohes i mirë i marrëdhenieve ndërkombëtare, shton:

“Izraeli patjetër që është i interesuar për shkak të armiqësisë tradicionale me botën arabo-myslimane që dihet. Është i interesuar që komunitet myslimane të mos kenë unitet. Nëse do kishte unitet, gjithnjë është në dëm të tij”.

Por a është vetëm Izraeli në këtë lojë të madhe të shtetit të bektashinjve?

“E shoh jo aq të lidhur drejtpërsëdrejti vetëm me Izraelin, nuk e besoj, duhet të jetë një qasje dhe lojë me përmasa shumë më të gjëra, ku Izraeli mund të ketë pjesën e vet të lojës, por nuk është vetëm”, tha Milo.

The post Shteti bektashi në Tiranë/ Paskal Milo: Të interesuar për përçarjen e myslimanëve, pse presidenti i Izraelit erdhi e takoi Baba Mondin? appeared first on Albeu.com.

Atentati ndaj ish-Prokurorit Arjan Ndoja, Apeli i GJKKO lë në burg autorin e dyshuar (EMRI)

By: V K
26 September 2024 at 11:17

Apeli i GJKKO ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë arrest në burg për Julian Meçajn, i akuzuar për atentatin ndaj ndaj Ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe mikut te tij Pellumb Muharremi.

Mësohet se Julian Meçaj, kishte kërkuar që ndaj tij të caktohej një masë më e butë nga gjykata.

Po ashtu, Meçaj akuzohet nga SPAK se me kërkese të Plaurent Dervishajt, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, në disa raste tentuan te kryenin atentate te tjera ndaj Arjan Ndojes, Pellumb Muharremit por edhe personave te tjerë.

Meçaj u deportua ne gusht te këtij viti nga Dubai bashke me Plaurent Dervishajn.

Atentati ndaj ish-Prokurorit, Arjan Ndoj

Atentati ndodhi rreth orës 16:00, në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, ku persona të armatosur të cilët po udhëtonin me një automjet benz, ngjyrë gri kanë qëlluar më armë zjarri në drejtim të makinës ku udhëtonin shoferi Andi Maloku, ish-prokurori Arian Ndoja dhe Aleksandër Laho i njohur si Rrumi i Shijakut.

Nga të shtënat me armët e zjarrit, ata mornë plagë në pjesë të ndryshme të trupit dhe për pasojë Andi Maloku humbi jetën në atentat, ndërsa Arian Ndoja dhe Aleksandër Laho i mbijetuan plagëve.

Prokuroria e Posaçme informon se autorët e identifikuarqë kanë marrë pjesë në atentat janë Plaurent Dervishaj, Julian Meçaj, Bledar Polovina, Amar Shkëmbi (alias Dritan), Ramazan Rraja e Endrit Sinani, dhe bashkëpandehurit në një procedim të lidhur Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj.

Sipas SPAK, të pandehurit kanë ngritur infrastrukturën e nevojshme me qëllim ekzekutimin e personave të targetuar për t’u vrarë, duke siguruar armët e zjarrit, automjetet dhe targat e vjedhura që do të përdornin për të ndjekur viktimat.

Nëpërmjet bashkëpunëtorëve të tyre, kanë mundur që të sigurojnë informacione për lëvizjet e shënjestrave edhe nga bazat e të dhënave shtetërore.

“Nga aktet e administruara ka rezultuar e provuar se të pandehurit janë angazhuar për lehtësimin e pozitës së personave të arrestuar, kundrejt garancisë që këta të fundit të mos i implikonin bashkëpunëtorët e përfshirë në këto krime”, raporton SPAK.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj, të cilët janë marrë të pandehur dhe ndaj tyre, aktualisht po vijon gjykimi pranë Gjykatës së Posaçme, ndërsa janë veçuar aktet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë, të cilët kanë marrë pjesë në këto ngjarje.

Gjithashtu ka zbardhur edhe ngjarje të tjera kriminale ku janë përfshirë grupi kriminal.

The post Atentati ndaj ish-Prokurorit Arjan Ndoja, Apeli i GJKKO lë në burg autorin e dyshuar (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Nesër zgjidhet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë/ Ja kush janë tre emrat që morën pikët maksimale

By: V K
26 September 2024 at 11:08

Gara për kreun e Policisë së Shtetit është Neritan Nallbati, Skënder Hitaj dhe Atlin Mena. drejtë përfundimit, teksa komisioni i posaçëm ka dorëzuar tre emra për Drejtorin e Përgjithshëm ministrit Ervin Hoxha, i cili më pas do t’i përcjellë me relacion kryeministrit Rama emrin me pikët maksimale, nga 100 pikë që ka gara.

Sipas WebLajm, tre emrat që kanë marrë pikët maksimale nga komisioni i posaçëm janë Neritan Nallbati, Skënder Hitaj dhe Atlin Mena.

Ndërsa ditën e nesërme, kryeministri Edi Rama, do të hedhë firmën e tij mbi emrin e drejtuesit të ri, i cili në këtë post do të zëvëndësojë Muhamet Rrumbullakun.

Opozita e ka quajtur këtë proces si farsë, pasi sipas saj gara është fiktive dhe emri i drejtuesit të policisë është caktuar më parë.

The post Nesër zgjidhet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë/ Ja kush janë tre emrat që morën pikët maksimale appeared first on Albeu.com.

Tragjeditë e njëjta i bënë bashkë, mrekullia që i ndodhi çiftit ditën e dasmës…

By: V K
26 September 2024 at 10:57

Historia e Michelle dhe Scott Ellermets, është padyshim frymëzuese dhe me plot mesazhe shprese. Një video e postuar nga fotografja Chelsea Schaefer në Tik Tok, është bërë virale.

Pamjet e dasmës së çiftit buzë detit në Karolinën e Jugut janë mbresëlënëse. “Ra shi gjithë ditën. Por pak minuta para ceremonisë, doli dielli. E jo vetëm kaq, një ylber i dyfishtë zbukuroi horizontin për plot 40 minuta”, shpjegon fotografja.

Po çfarë fshihet pas këtyre sinjaleve pozitive të universit? Scott, 59-vjeç, kishte humbur bashkëshorten e tij në Qershor të 2023-it pas 29 vitesh martesë.

Të njëjtën fatkeqësi kishte përjetuar dhe Michelle. 50-vjeçarja vuajti humbjen e të shoqit në Janar të 2023-it, pas 23 vitesh martesë.

Historia e njëjtë duket se i bashkoi. Ata u njohën krejt rastësisht në një grup online në Facebook. Fillimisht shkëmbenin mesazhe si miq, pasi arrinin ta kuptonin dhimbjen e njëri-tjetrit. Më pas u dashuruan…

“Kishim kaq shumë gjëra të përbashkëta”, thotë Michelle. Tanimë ata janë martuar dhe gëzojnë një familje të lumtur e të madhe. Ditën e dasmës së tyre e shohin si një ‘konfirmim’ të Zotit se ata të dy u përkasin njëri-tjetrit përgjithnjë.

The post Tragjeditë e njëjta i bënë bashkë, mrekullia që i ndodhi çiftit ditën e dasmës… appeared first on Albeu.com.

Tre shqiptarët pengojnë tragjedinë në Itali, nderohen nga kryebashkiaku i Venecias

By: V K
26 September 2024 at 10:52

Kryebashkiaku Luigi Brugnaro, në emër të qytetit të Venezias, ka pritur dhe falenderuar një nga tre shqiptarët, të cilët ndërhynë mbrëmjen e së premtes për të ndaluar vrasësin e dyshuar të Giacomo Gobbato, 26-vjeç para se të arrestohej nga policia.

Në via Aleardi në Mestre, autori kishte goditur me thikë Gobbaton, i cili mbrojti një grua nga grabitja dhe po tentonte të grabiste një turist.

Britmat kanë alarmuar personat që ndodheshin aty pranë, mes tyre edhe Dritanin me origjinë shqiptare, së bashku me dy bashkatdhetarët e tjerë, Klementin dhe Aurelin.

Të tre i janë afruar kriminelit dhe kanë arritur ta bllokojnë derisa kanë mbërritur patrullat, pak çaste më vonë.

“Doja t’i falënderoja në emrin tim dhe të gjithë qytetit për gjestin e rëndësishëm të guximit që bënë”, komentoi kryebashkiaku, i cili sot u shpreh më tej për këtë çështje.

Giacomo Gobbato, një “djalë bujar” i cili bëri një gjest “të lavdërueshëm” duke ndërhyrë së bashku me Sebastiano Bergamaschi për të ndaluar tentativën e parë të grabitjes në Corso del Popolo. Një episod që tronditi qytetin dhe ngriti sërish çështjen e sigurisë.

“Nuk duam të fshehim asgjë, duhet të përmirësohemi sepse kjo situatë nuk është e pranueshme, përsëriti kryebashkiaku, por rregullat duhet të ndryshohen dhe të sigurohet aplikimi i penaliteteve”.

The post Tre shqiptarët pengojnë tragjedinë në Itali, nderohen nga kryebashkiaku i Venecias appeared first on Albeu.com.

Dalin pamjet/ Xhensila dhe Besi drejt ndarjes ligjore, e nisin ditën në Gjykatë

By: V K
26 September 2024 at 10:42

Ditën e sotme, pranë Gjykatës së Juridiksionit te Përgjithshëm Tiranë, u shfaqën për seancën e rradhës, këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj dhe aktori Bes Kallaku, për çështjen e cila sipas burimeve ka të bëjë me përpjestimin e pasurisë.

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku ishin një ndër çiftet më të dashura për publikun shqiptar.

Por, këngëtarja dhe aktori i humorit, prindër të dy fëmijëve Ajka e Amen, i dhanë fund martesës së tyre disa-vjeçare pak pas ardhjes në jetë të djalit, duke bërë kërkesë për divorc.




The post Dalin pamjet/ Xhensila dhe Besi drejt ndarjes ligjore, e nisin ditën në Gjykatë appeared first on Albeu.com.

Nëna e Çiljetës fiton betejën me sëmundjen e rëndë: Ia doli

By: V K
26 September 2024 at 10:35

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga, ka ndarë me ndjekësit në “Instagram” se një lajm shumë të mirë. Bëhet fjalë për nënën e saj Majlinda Xhilaga, e cila ka fituar betejën më kancerin.

“E fitova betejën për jetën. Faleminderit Allahut”, ka shkruar ajo krah disa fotove të saj.

Gjatë qëndrimit në Ferma VIP, Çiljeta Xhilaga, rrëfeu se nëna e saj vuante nga kanceri dhe ky ishte meraku i saj më i madh gjatë qëndrimit në reality show.


The post Nëna e Çiljetës fiton betejën me sëmundjen e rëndë: Ia doli appeared first on Albeu.com.

Skavica/ Aktivistja përplaset me Ramën në SHBA: Po bëni “gjenocid” në Dibër (VIDEO)

By: V K
26 September 2024 at 10:03

Aktivistja Ferzileta Gjika, në mbrojtje të Skavicës është përplasur me Edi Ramën, gjatë takimit të kryeministrit me përfaqësues të shoqërisë civile në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjika përsërit thirrjet kundër ndërtimit të hidrocentralit Skavica mbi lumin Drin në Dibër, ndërsa i tha Ramës që Rruga e Arbrit është dështimi i madh i të gjitha qeverive, pasi punimet me cilësi të dobët nuk po përfundojnë kurrë.

Përtej propagandës me “kasetë” të qeverisë, aktiviztja përcolli tek Rama shqetësimin e banorëve të zonës së Dibrës, duke shtuar se ky është një “gjenocid” që i bëhet 35 fshatrave të zonës të cilat fundosen nën ujë.

Sot me date 24 Shtator, 2024, Kryeministri Edi Rama zhvilloi nje takim me perfaqesues te shoqerise civile ne Diaspore, ne qytetin e Bronx, Nju Jork.

Kundershtimi ndaj Diges se Skavices ka ngritur shqetsimin ne lidhje genocidin qe i behet popullit te Dibres, fundosjen nen uje te 35 fshatrave, vendin e Kastrioteve, si dhe problematikat ne lidhje me Rrugen e Arbrit, si nje rruge qe s’mbaron kurre.

Rruga e Arbrit eshte deshtimi me i madh i te gjitha qeverive dhe ende nuk ka shprese se mbaron pasi eshte shembulli me i keq i projektit dhe cilesise se punimeve pasi e kemi pare nga afer.
Pyetja konkrete qe iu drejtova nè fillim ishte kjo:

“Dibra e vetmja Bashki ne Shqiperi qe ka 7 Njesi Administrative te Qeverisjes Vendore qe nuk jane te lidhura me rruge te asfaltuara e madje nuk kane ne territorin e tyre asnje meter katror asfalt.

Njesia Rec,
Njesia Zall-Dardh,
Njesia Arras (Cidhen)
Njesia Muhurr,
Njesia Lure,
Njesia Luzni,
Njesia Selishte,

Keto 7 njesi administrative jane nder zonat me te varfra te Shqiperise.

Ju dhe qeveria juaj e keni prioritet Turizmin. Perse nuk e shikoni si destinancionin me te afert turistik luginen e Drinit te Zi dhe te mbeshtesni me zhvillim infrastructuror keto 7 njesi te qeverisjes vendore, por mendoni ta zhysni nen uje pjesen me historike te Kombit Shqiptar, nderkohe qe sot ka plot burime alternative per energy?

Kerkonte t`i shmangej pyetjes, dhe nuk u pergjigj, replika vazhdoi.. Per me shume ndiqni videon”, shkruan Ferzileta Gjika teksa shpërndan videon më poshtë.

The post Skavica/ Aktivistja përplaset me Ramën në SHBA: Po bëni “gjenocid” në Dibër (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

I shpallur në kërkim nga SPAK për korrupsion, arrestohet punonjësi i IMT në Elbasan

By: V K
26 September 2024 at 09:57

Policia në Elbasan ka arrestuar një punonjës të IMT, pasi ishte shpallur në kërkim nga SPAK. I dyshuari, shtetasi G.B, 51-vjeç akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

51-vjeçari dyshohet se teksa mbante detyrën si punonjës i IMT në Elbasan, nuk ka kryer detyrat funksionale për një objekt të ndërtuar pa leje dhe ka marrë ryshfet.

“Ndalohet një 51-vjeçar i shpallur në kërkim për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës.

Specialistët e këtij Seksioni kanë ndaluar shtetasin në kërkim G. B., 51-vjeç, banues në Elbasan, pasi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar Tiranë, me vendimin e datës 29.05.2024, ka urdhëruar ndalimin e tij, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës. 51-vjeçari, në muajin prill 2024, gjatë kohës që mbante detyrën punonjës i IMT Elbasan, nuk ka kryer detyrat funksionale për një objekt të ndërtuar pa leje dhe ka marrë ryshfet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit dhe SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

The post I shpallur në kërkim nga SPAK për korrupsion, arrestohet punonjësi i IMT në Elbasan appeared first on Albeu.com.

Kaloi 46 vite në dënim me vdekje, 88-vjeçari japonez shpallet i pafajshëm

By: V K
26 September 2024 at 09:46

Një burrë 88-vjeçar, i cili është i dënuari me vdekje më jetëgjatë në botë, është liruar nga një gjykatë japoneze, pasi zbuloi se provat e përdorura kundër tij ishin të fabrikuara.

Iwao Hakamada, i cili ka qenë i dënuar me vdekje për më shumë se gjysmë shekulli, u shpall fajtor në vitin 1968 për vrasjen e shefit të tij, gruas së burrit dhe dy fëmijëve të tyre adoleshentë.

Kohët e fundit atij iu dha një rigjykim mes dyshimeve se hetuesit, mund të kenë vendosur prova që çuan në dënimin e tij për vrasje të katërfishtë. Vendimi i jep fund një prej sagave ligjore më të gjata dhe më të famshme të Japonisë. Çështja ka tërhequr një interes të gjerë publik, me rreth 500 njerëz të rreshtuar për vendet në sallën e gjyqit në Shizuoka të enjten.

Ndërsa vendimi u dha, mbështetësit e Hakamada-s jashtë gjykatës brohoritën “banzai” – një pasthirrmë japoneze që do të thotë “urray”. Hakamada nuk ishte në gjykatë, pasi ai ishte përjashtuar nga të gjitha seancat gjyqësore për shkak të gjendjes së tij të përkeqësuar mendore. Ai jeton nën kujdesin e motrës së tij që nga viti 2014, kur u lirua nga burgu dhe iu dha një rigjykim nga një gjykatë japoneze, shkruan BBC.

Rroba me gjak në një tank miso

Një ish-boksier profesionist, Hakamada, ishte duke punuar në një fabrikë përpunimi miso në vitin 1966 kur trupat e punëdhënësit të tij, gruas së burrit dhe dy fëmijëve u gjetën nga një zjarr në shtëpinë e tyre në Shizuoka, në perëndim të Tokios. Të katër ishin goditur me thikë për vdekje.

Autoritetet akuzuan Hakamada për vrasjen e familjes, djegien e shtëpisë së tyre dhe vjedhjen e 200,000 jen në para. Hakamada fillimisht mohoi të kishte grabitur dhe vrarë viktimat, por më vonë dha atë që ai e përshkroi si një rrëfim të detyruar pas rrahjeve dhe marrjeve në pyetje që zgjatën deri në 12 orë në ditë.

Në vitin 1968, ai u dënua për vrasje dhe zjarrvënie dhe u dënua me vdekje. Saga ligjore prej dekadash përfundimisht ndezi disa rroba të njollosura me gjak, të gjetura në një rezervuar miso menjëherë pasi u zbuluan trupat. Ato rroba u përdorën për të inkriminuar Hakamada.

Megjithatë, për vite me radhë, avokatët e Hakamada-s argumentuan se ADN-ja e gjetur nga rrobat nuk përputhej me të tijën, duke rritur mundësinë që sendet i përkisnin dikujt tjetër. Avokatët më tej sugjeruan se policia mund të kishte fabrikuar provat. Argumenti i tyre ishte i mjaftueshëm për të bindur gjyqtarin Hiroaki Murayama, i cili në vitin 2014 vuri në dukje se “rrobat nuk ishin ato të të pandehurit”.

Hakamada më pas u lirua nga burgu dhe iu dha një rigjykim. Procedurat e stërzgjatura ligjore nënkuptonin se u desh deri vitin e kaluar që ai rigjykim të fillonte – dhe deri të enjten në mëngjes që gjykata të shpallte vendimin.

Përveç gjetjes së Hakamadës të pafajshëm, gjyqtari gjithashtu arriti në përfundimin se provat kryesore të prokurorëve ishin të fabrikuara. Sipas avokatëve dhe familjes së tij, dekada të tëra burgimi, kryesisht në izolim me kërcënimin gjithnjë e më të pranishëm të ekzekutimit, kanë shkaktuar një dëm të madh në shëndetin mendor të Hakamada.

Motra e tij 91-vjeçare Hideko, ka mbrojtur prej kohësh lirimin e tij. Vitin e kaluar, kur filloi rigjykimi, ajo u shpreh e qetësuar dhe tha se “më në fund një peshë më është hequr nga supet”.

Rigjykimet për të dënuarit me vdekje janë të rralla në Japoni – gjykimi i Hakamada, është vetëm i pesti në historinë e pasluftës të Japonisë. Së bashku me Shtetet e Bashkuara, Japonia është i vetmi vend i G7 që ende vendos dënimin me vdekje, me të burgosurit e dënuar me vdekje që njoftohen për varjen e tyre vetëm disa orë përpara.

The post Kaloi 46 vite në dënim me vdekje, 88-vjeçari japonez shpallet i pafajshëm appeared first on Albeu.com.

❌
❌