❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 September 2024Main stream

VIDEO/ Izraeli bombardime masive në Bejrut, 20 mijë ton eksploziv për Nasrallah

By: rom ario
27 September 2024 at 23:47

Avionët luftarakë izraelitë kryen një seri sulmesh masive ajrore në periferitë jugore të Bejrutit të premten, në atë që dukej të ishte bombardimi më intensiv i kryeqytetit libanez që nga lufta e vitit 2006.

Të paktën 10 shpërthime tronditën periferitë jugore të kryeqytetit, një zonë me popullsi të dendur e njohur si Dahiyeh, me re të mëdha tymi të zi që ngriheshin mbi qytet, duke lënë pas disa viktima.

Videot nga Middle East Eye treguan të paktën katër ndërtesa banimi të rrafshuara me dëmtime të mëdha në strukturat aty pranë.

Ushtria izraelite pretendoi se kishte në shënjestër selitë e Hezbollahut, të cilat dyshohet se ndodheshin nën ndërtesa banimi dhe mediat izraelite pretenduan se kreu i grupit, Hassan Nasrallah, ishte objektivi i sulmit.

Në sulm u përdorën 10 raketa me nga 2000 ton TNT, që do të thotë 20,000 ton TNT në total.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Middle East Eye (@middleeasteye)

The post VIDEO/ Izraeli bombardime masive në Bejrut, 20 mijë ton eksploziv për Nasrallah appeared first on Euronews Albania.

Aksident me vdekje në Berat

By: rom ario
27 September 2024 at 23:17

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Berat.

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se një 49-vjeçar duke drejtuar automjetin ka përplasur për vdekje një 50-vjeçar që udhëtonte me biçikletë.

Ndëkohë Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Berat/Informacion paraprak

Rreth orës 20:40, në rrugën e Kuçovës, shtetasi A. M., 49 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin B. D., 50 vjeç, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

The post Aksident me vdekje në Berat appeared first on Euronews Albania.

“Medalje nĂ« karrierĂ«n time politike”- Salianji bĂ«n reagimin e parĂ« nga burgu

By: rom ario
27 September 2024 at 23:08

Ervin Salianji ka bĂ«rĂ« reagimin e parĂ« pasi u burgos nĂ« Burgun e Fierit ditĂ«n e sotme, pas vendimit tĂ« djeshĂ«m tĂ« GjykatĂ«s sĂ« Apelit, qĂ« la nĂ« fuqi vendimin e ShallĂ«s sĂ« ParĂ« pĂ«r dĂ«nimin e tij me 1 vit heqje lirie pĂ«r dojen ‘Babale’.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Salianji shkruan se nuk ka diktaturë që nuk mposhtet.

Aj shton gjithashtu se dënimi i tij është vetëm një medalje në karrierën e tij politike.

“Nuk ka diktaturĂ« qĂ« nuk mposhtetđŸ’ȘKjo Ă«shtĂ« vetĂ«m medalje nĂ« karrierĂ«n time politike✌”, ka shkruar Salianji.

The post “Medalje nĂ« karrierĂ«n time politike”- Salianji bĂ«n reagimin e parĂ« nga burgu appeared first on Euronews Albania.

Rama në OKB: Kosova nuk mund të mbahet peng, 5 shtete anëtare të BE nuk e njohin

By: rom ario
27 September 2024 at 22:00

Kryeministri Edi Rama është shprehur se Kosova është pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar dhe vend aspirant për anëtar të komunitetit euroatlantik.

Komentet Rama i bëri gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku tha se ata që përpiqen të heqin paralele mes Kosovës dhe zonave të pushtuara të Ukrainës, gabohen.

Ai tha gjithashtu se Kosova nuk mund të mbahet peng nga askush dhe i bëri thirrje 5 shteteve të BE-së që ta njohin pavarësinë e saj.

“Çdo paralele e hequr artificialisht mes KosovĂ«s dhe zonave tĂ« pushtuara tĂ« UkrainĂ«s kanĂ« pĂ«r qĂ«llim tĂ« shpĂ«rqĂ«ndrojnĂ« kĂ«do qĂ« Ă«shtĂ« e mundur dhe opinionin publik ndĂ«rkombĂ«tar, por kurrĂ« nuk mund tĂ« zbehin tĂ« vĂ«rtetĂ«n, Kosova Ă«shtĂ« tashmĂ« pjesĂ« e pandashme e realitetit ndĂ«rkombĂ«tar, njĂ« anĂ«tare e aspirantĂ« e komunitetit euroatlantik, e nuk duhet tĂ« mbahet peng nga askush, me pretendime dhe justifikime tĂ« rreme, duke nisur nga grupi i 5 shteteve anĂ«tare tĂ« BE-sĂ« qĂ« ende nuk e njohin KosovĂ«n me tĂ« drejtĂ« nĂ« çdo organizatĂ« e forum ndĂ«rkombĂ«tar”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rama në OKB: Kosova nuk mund të mbahet peng, 5 shtete anëtare të BE nuk e njohin appeared first on Euronews Albania.

Yesterday — 27 September 2024Main stream

“Shtetet e vogla, tĂ« mallkuara”- Eksperti: Qeveria Kurti ka dĂ«mtuar raportet me SHBA

By: rom ario
27 September 2024 at 21:47

Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Dritëro Arifi, është shprehur se qeveria e kryeministrit Albin Kurti i ka cënuar raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Komentet Arifi i bĂ«ri nĂ« njĂ« lidhje pĂ«r emisionin ‘Balkan Talks’ me gazetarin Franko Egro nĂ« Euronews Albania, ku tha se qeveria e KosovĂ«s ecĂ«n me idenĂ« se mund t’i zgjidhĂ« vetĂ« punĂ«t e veta, pa ndihmĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare.

Ai shtoi gjithashtu se Ă«shtĂ« Kosova ajo qĂ« ka nevojĂ« pĂ«r SHBA dhe jo anasjelltas, pasi sipas tij, vendet e vogĂ«la janĂ« ‘tĂ« mallkuara’ dhe nuk mund tĂ« mbijetojnĂ« dot pa aleanca ndĂ«rkombĂ«tare.

“Raporti mes dy vendeve ka qenĂ« stabil. Por me ardhjen e qeverisĂ« Kurti janĂ« dĂ«mtuar marrĂ«dhĂ«niet. Jo se Kurti Ă«shtĂ« anti-amerikan, por mĂ«nyra sesi i ka promovuar problemet dhe raportet Kurti nĂ« publik, i kanĂ« cĂ«nuar jashtĂ«zakonisht shumĂ« raportet me SHBA. Kurti me vetĂ«dije apo pa vetĂ«dije ka krijuar njĂ« klimĂ« anti-amerikane.

Në rrjetet sociale ka një mllef të madh ndaj ambasadorit amerikan kur jep një deklaratë ndaj një politike të caktuar të republikës. Në politikë ka fatura, për çdo veprim paguhet një faturë. Ne nuk e dimë çmimin e veprimeve tona. Nuk duhet të marrim kaq vrull dhe këtë valë anti-amerikanizmi të pakuptueshëm.

NĂ«se SHBA e anashkalon republikĂ«n e KosovĂ«s, ne si republikĂ« as deri nĂ« TiranĂ« nuk mund tĂ« kemi ndonjĂ« influencĂ«. SHBA nuk ka nevojĂ« pĂ«r KosovĂ«n, por Kosova ka nevojĂ« pĂ«r SHBA dhe BE. NdĂ«rtimi i politikave tĂ« kĂ«saj qeverie ka qenĂ« nĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« jo tĂ« duhur, duke menduar se gjithçka mund ta arrijmĂ« vetĂ«. Shtetet e vogla janĂ« tĂ« mallkuara dhe duhet tĂ« krijojnĂ« aleanca dhe kanĂ« nevojĂ« pĂ«r pĂ«rkrahje”, tha Arifi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Shtetet e vogla, tĂ« mallkuara”- Eksperti: Qeveria Kurti ka dĂ«mtuar raportet me SHBA appeared first on Euronews Albania.

10-vjeçarja në Tiranë largohet nga shkolla, Policia e gjen në banesën e gjyshërve

By: rom ario
27 September 2024 at 21:28

Një 10-vjeçare në Tiranë është larguar mesditën e sotme nga shkolla në zonën e Freskut pa dijeninë e prindërve.

Policia pasi mori kallëzimin është vënë në lëvizje duke kqyrur kamerat e sigurisë dhe e ka gjetur atë në banesën e gjyshërve në zonën e Laprakës.

Gjatë intervistimit në prani të prindërve e psikologëve, e mitura është shprehur se është larguar me dëshirë nga shkolla.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë-Ditën e sotme, rreth orës 14:50, është marrë njoftim se një nxënëse 10 vjeçe, që frekuenton një shkollë në zonën e Freskut, është larguar nga ambientet e shkollës pa dijeninë e prindërve dhe stafit të shkollës dhe nuk dihej vendndodhja e saj.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 pas marrjes së njoftimit janë angazhuar maksimalisht për gjetjen e saj me anë të shërbimeve të terrenit dhe duke këqyrur kamerat e sigurisë të bizneseve përreth shkollës.

Pas kryerjes së verifikimeve në terren është bërë lokalizimi i 10-vjeçares, e cila është gjetur në banesën e gjyshërve të saj, në zonën e Laprakës.

E mitura është intervistuar në prani në prindërve dhe psikologëve dhe gjatë intervistimit ka deklaruar se është larguar nga shkolla me dëshirë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post 10-vjeçarja në Tiranë largohet nga shkolla, Policia e gjen në banesën e gjyshërve appeared first on Euronews Albania.

Shkon në 30 numri i viktimave nga uragani Helene në SHBA

By: rom ario
27 September 2024 at 21:16

Uragani Helene ka shkaktuar dëme të mëdha në mbarë Floridën dhe juglindjen e Shteteve të Bashkuara, duke lënë të vdekur të paktën 30 persona në katër shtete amerikane, teksa ekipet e shpëtimit po vazhdojnë operacionet për shpëtimin e njerëzve nga vërshimet.

Guvernatori i Xhorxhias, Brian Kemp, tha se dhjetëra persona janë të bllokuar në ndërtesat e shkatërruara nga uragani i kategorisë 4.

Stuhia arriti erëra maksimale prej 225 kilometrash në orë, kur goditi rajonin e Floridës të enjten në mbrëmje. Por, stuhia shkaktoi dëme edhe më në veri, teksa edhe Karolina e Veriut po përballet me vërshime. Disa spitale në jug të Xhorxhias mbetën pa energji elektrike, ndërkaq një spital në Tenesi u mbyll.

Shkatërrimet nga uragani Helene vijnë pasi ndryshimet klimatike po mundësojnë që stuhi të tilla të kenë fuqi më të madhe, dhe kur ato kalojnë përmes ujërave të nxehta po shndërrohen në uragane të fuqishme e tajfun, shpesh brenda disa orësh.

Në Floridë janë regjistruar pesë viktima. Viktima janë raportuar edhe në Xhorxhia dhe në dy Kalorinat.

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis tha se dëmi i shkaktuar nga uragani Helene, duket se është më i madh sesa dëmi i shkaktuar nga uragani Idalia dhe Debby marrë së bashku. Këto dy uragane kishin goditur SHBA-në në gusht.

Agjencia Federale për Menaxhimin e Emergjencave ka dislokuar edhe 1.500 punëtorë shtesë në mëngjes dhe më vonë gjatë ditës ka dërguar në zonat e prekura edhe 400 shpëtimtarë.

Për shkak të stuhisë, mbi 4 milionë shtëpi dhe biznese mbetën pa rrymë mëngjesin e së premtes në Floridë, Xhorxhia dhe Karolinë të Jugut.

Edhe Atlanta është prekur nga vërshimet, si pasojë e uraganit.

Parashikuesit e motit kanë thënë se pritet që stuhia të dobësohet teksa do të lëvizë përmes Tenesisë dhe Kentakit, shkruan REL.

Paraprakisht, uragani Helene kishte goditur Meksikën, duke shkaktuar vërshime dhe dëme të tjera. Ndërkaq, në perëndim të Kubës, Helene shkaktoi dëme në sistemin e energjisë, duke lënë mbi 200.000 shtëpi dhe biznese pa energji elektrike.

LEXONI GJITHASHTU:

 

The post Shkon në 30 numri i viktimave nga uragani Helene në SHBA appeared first on Euronews Albania.

Grenell: Unë i them Vuçiçit se e ardhmja është me SHBA-në, jo me Rusinë dhe Kinën

By: rom ario
27 September 2024 at 21:05

Ish i dërguari amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, tha se vendi i Serbisë është me Shtetet e Bashkuara, ndërsa kritikoi Shtëpinë e Bardhë për lënien pas dore të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Ai i bĂ«ri kĂ«to komente gjatĂ« njĂ« pritjeje me temĂ«n “Serbia Beyond Future” (Serbia pĂ«rtej sĂ« ardhmes), tĂ« organizuar nga Misioni serb nĂ« Kombet e Bashkuara.

Ish-zyrtari i administratĂ«s sĂ« zotit Donald Trump tha se “ndĂ«rmjet Shteteve tĂ« Bashkuara dhe SerbisĂ« ekziston njĂ« miqĂ«si e sinqertĂ«, pavarĂ«sisht se kush Ă«shtĂ« nĂ« pushtet”.

“UnĂ« bisedoj rregullisht me presidentin (Aleksandar) Vuçiç dhe i them se duhet tĂ« shkĂ«putet nga Rusia dhe Kina dhe tĂ« afrohet me PerĂ«ndimin dhe SHBA-nĂ«. Si amerikan, shpesh jap kĂ«shilla tĂ« tilla dhe nuk pĂ«rmbahem nga promovimi i vlerave perĂ«ndimore. Mendoj se e ardhmja e SerbisĂ« do tĂ« jetĂ« gjithmonĂ« me AmerikĂ«n, jo me RusinĂ« dhe KinĂ«n”, tha zoti Grenell.

I pyetur nga gazetarët për situatën aktuale në Kosovë, ish-zyrtari i cili është ende aktiv në fushatën e zotit Donald Trump, kritikoi administratën e Presidentit Joe Biden.

“Jam shumĂ« i zhgĂ«njyer qĂ« e gjithĂ« puna e mirĂ« qĂ« Presidenti Trump bĂ«ri nĂ« rajon, u hodh tutje. Dhe nuk duhet t’ju them juve, apo miqve tĂ« mi shqiptarĂ«, se situata Ă«shtĂ« mĂ« e keqe nĂ«n administratĂ«n Biden-Harris. Nuk jam i sigurt qĂ« Kamala Harris e di se ku Ă«shtĂ« Ballkani dhe kjo mĂ« trishton, sepse ajo nuk Ă«shtĂ« pĂ«rqendruar nĂ« atĂ« çështje. Nuk ka dyshim se gjĂ«rat ishin mĂ« mirĂ« nĂ«n zotin Trump dhe pĂ«r kĂ«tĂ« duhet fajĂ«suar ShtĂ«pia e BardhĂ«â€, tha ai.

Zoti Grenell i cili edhe pas largimit nga detyra qëndroi i afërt me qeverinë aktuale në Serbi, nuk iu përgjigj pyetjes së Zërit të Amerikës nëse do të mbajë sërish ndonjë post nëse zoti Donald Trump fiton zgjedhjet e 5 nëntorit. Mediat amerikane spekuluan se zoti Grenell mund të bëhet Sekretar i Shtetit.

“NĂ«se do tĂ« mund tĂ« parashikoja tĂ« ardhmen, do tĂ« luaja nĂ« lotari dhe do tĂ« isha multimilioner”, tha ai me shaka.

ZĂ«ri i AmerikĂ«s i kĂ«rkoi zotit Grenell tĂ« komentojĂ« hetimin qĂ« po kryen Komisioni i Financave i Senatit pĂ«r kompaninĂ« e zotit Jared Kushner “Affinity Partners”, e cila do tĂ« ndĂ«rtojĂ« njĂ« kompleks luksoz nĂ« vendin e ish Shtabit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m nĂ« Beograd, por kĂ«shilltarja pĂ«r media e Presidentit tĂ« SerbisĂ« iu afrua gazetarĂ«ve dhe u tha: “mĂ« falni, ne thamĂ« se nuk do tĂ« ketĂ« pyetje politike”.

Operacionet e kompanisë së zotit Kushner, Affinity
 janë duke u hetuar nga Komisioni i Financave i Senatit Amerikan.

Senatori demokrat i Oregonit, Ron Wyden, i dĂ«rgoi njĂ« letĂ«r kompanisĂ« duke kĂ«rkuar mĂ« shumĂ« informacion nĂ« lidhje me marrĂ«dhĂ«niet e biznesit tĂ« kompanisĂ« sĂ« zotit Kushner me investitorĂ«t e huaj, duke pĂ«rfshirĂ« qeveritĂ« e huaja qĂ« thuhet se i paguajnĂ« kompanisĂ« qindra miliona dollarĂ« tarifa pĂ«r “konsulentĂ«â€.

Në themel të gjithë kësaj qëndron shqetësimi i komisionit se kompania po funksionon si një skemë kompensimi e krijuar pjesërisht për të anashkaluar kërkesat federale të shpalosjes së transaksioneve dhe se mund të ketë konflikte interesi.

Rrjeti Ballkan Insight njoftoi se hetimi i deritanishëm i Komisionit të Financave të Senatit ka treguar se zyrtarët e qeverisë serbe dhe qeverisë shqiptare iu afruan në mënyrë të vazhdueshme kompanisë së zotit Kushner me propozime për të investuar në pasuri të paluajtshme, shkruan VOA.

Zoti Grenell e ka lavdĂ«ruar shpesh projektin e dhĂ«ndrit tĂ« zotit Trump nĂ« Beograd. New York Times shkruante se edhe zoti Grenell kishte njĂ« rol nĂ« projekt, por ai nuk e konfirmoi kĂ«tĂ«. Jared Kushner tha pĂ«r New York Times disa muaj mĂ« parĂ« se “Riku e inkurajoi atĂ« tĂ« investonte nĂ« projekt dhe se ai Ă«shtĂ« njĂ« avokat i madh i investimeve nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor dhe se donte ta nxiste atĂ« pĂ«r tĂ« investuar atje, qĂ« kur themeloi fondin e tij”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Grenell: Unë i them Vuçiçit se e ardhmja është me SHBA-në, jo me Rusinë dhe Kinën appeared first on Euronews Albania.

Udhëheqësi i Hezbollahut dyshohet se ishte objektiv i sulmit izraelit në Bejrut

By: rom ario
27 September 2024 at 20:56

Radio ushtarake izraelite ka thënë se ushtria po vlerëson nëse Hassan Nasrallah, sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut, ishte në selinë në Bejrut, e cila u sulmua pak orë më parë.

Sipas mediave tĂ« huaja, korrespondenti ndĂ«rkombĂ«tar i Sky News, John Sparks, e ka pĂ«rshkruar zhvillimin si “me tĂ« vĂ«rtetĂ« domethĂ«nĂ«s”, me sigurinĂ« pĂ«r udhĂ«heqĂ«sin e grupit militant tĂ« marrĂ« “jashtĂ«zakonisht seriozisht”.

“Fakti Ă«shtĂ« se askush nuk e ka parĂ« Hassan Nasrallah nĂ« publik pĂ«r vite me radhĂ«, kur ai bĂ«n kĂ«to transmetime publike, kĂ«to fjalime publike, tĂ« cilat ne i shohim herĂ« pas here. Ato regjistrohen sĂ« pari nĂ« vende sekrete”, tha ai.

“Kur ato transmetohen, ata mbledhin anĂ«tarĂ« dhe mbĂ«shtetĂ«s nĂ« shkolla dhe ndĂ«rtesa tĂ« tjera publike dhe mĂ« pas i transmetojnĂ«. Ata, media libaneze dhe media botĂ«rore e marrin atĂ«. KĂ«shtu Ă«shtĂ« bĂ«rĂ«â€, shtoi ai mĂ« tej.

“Siguria e tij merret jashtĂ«zakonisht, jashtĂ«zakonisht seriozisht. Ata e dinĂ« se ai Ă«shtĂ« njĂ« objektiv. Ai u vendos nĂ« atĂ« pozicion sepse paraardhĂ«si i tij u vra. Pra, ky Ă«shtĂ« njĂ« zhvillim i madh”, sipas tij.

“IzraelitĂ«t po shkojnĂ« pas Hassan Nasrallah. Ne nuk e dimĂ« nĂ«se ai Ă«shtĂ« vrarĂ« apo jo. Ne nuk e dimĂ« nĂ«se ai ishte nĂ« ndĂ«rtesĂ«â€, shtoi Sparks.

“IzraelitĂ«t menduan qartĂ« se ai ishte nĂ« kĂ«to seli tĂ« nĂ«ndheshme, por ky Ă«shtĂ« njĂ« zhvillim shumĂ« i madh.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post Udhëheqësi i Hezbollahut dyshohet se ishte objektiv i sulmit izraelit në Bejrut appeared first on Euronews Albania.

Stuhia ‘Helene’ godet Floridan, raportohet pĂ«r tĂ« paktĂ«n 20 viktima

By: rom ario
27 September 2024 at 19:57

ËshtĂ« rritur numri i viktimave nga stuhia Helene qĂ« ka goditur MeksikĂ«n dhe Floridan nĂ« SHBA.

Sipas mediave të huaja, të cilat citojnë zyrtarët në Florida, bëhet me dije se momentalisht numërohen të paktën 20 viktima.

Sherifi i qarkut Pinellas, Bob Gualtieri, thotë se të paktën pesë persona kanë vdekur në zonë që nga mbrëmja e kaluar.

AnĂ«tarĂ« tĂ« ndihmĂ«s sĂ« parĂ« punuan gjatĂ« gjithĂ« natĂ«s, por nuk ishin nĂ« gjendje t’u pĂ«rgjigjeshin disa thirrjeve tĂ« UrgjencĂ«s pĂ«r shkak tĂ« kushteve, raporton Reuters tĂ« ketĂ« thĂ«nĂ« Gualtieri.

Më herët, Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, raportoi dy vdekje në këtë shtet, por paralajmëroi se shifra mund të rritet.

Përditësimi i fundit e çon numrin e përgjithshëm të njerëzve të vrarë nga Stuhia Helene në të paktën 20.

The post Stuhia ‘Helene’ godet Floridan, raportohet pĂ«r tĂ« paktĂ«n 20 viktima appeared first on Euronews Albania.

Rama për dënimin e Salianjit: Shpifja në librat e shenjtë, e barabartë me vrasjen

By: rom ario
27 September 2024 at 19:40

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sĂ«rish pĂ«r dĂ«nimin e deputetit demokrat Ervin Salianji nga Gjykata e Apelit pĂ«r dosjen ‘Babale’.

PĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« rrjetin social ‘X’ Rama shkruan se viktimizimi i Salianjit, tĂ« cilin e quan njĂ« tĂ« dĂ«nuar pĂ«r njĂ« vepĂ«r tĂ« turpshme, tregon sa poshtĂ« ka rĂ«nĂ« niveli i kuptimit tĂ« botĂ«s mediatike, pĂ«r peshĂ«n e shpifjes nĂ« jetĂ«n e njĂ« shoqĂ«rie.

Rama shkruan gjithashtu se shpifja konsiderohet në librat e shenjtë si një mëkat i barabartë me vrasjen.

Ai shtoi se ideja se një politikan mund të shpifi lirisht në emër të popullit që e ka zgjedhur, thuajse ka marrë fund nga dita e djeshme, pasi sipas tij, shpifësit ndihen të kërcënuar për të shpifur ndaj atyre që nuk i mundin dot me votë.

Reagimi i Ramës:

Heroizimi i njĂ« krijuesi rrethanash tĂ« rreme pĂ«r tĂ« sulmuar publikisht njĂ« kundĂ«rshtar politik, duke coroditur opinionin publik me njĂ« fushatĂ« tĂ« egĂ«r shpifjesh pĂ«rmes telenovelĂ«s “Babale”, si edhe kundĂ«rvĂ«nia me egĂ«rsi ndaj njĂ« vendimi gjykate tĂ« formĂ«s sĂ« prerĂ« qĂ« bazohet nĂ« ligjin kundĂ«r veprĂ«s penale tĂ« kallzimit tĂ« rremĂ«, flet shumĂ« qartĂ« pĂ«r dallimin mes dy botĂ«ve qĂ« ndajnĂ« shumicĂ«n e ShqipĂ«risĂ« me MbretĂ«rinĂ« e ShpifarakĂ«ve nĂ«n Penxheren e Katit tĂ« TetĂ« tĂ« pakicĂ«s!

Viktimizimi i njĂ« tĂ« dĂ«nuari pĂ«r njĂ« vepĂ«r tĂ« turpshme, e cila mund tĂ« konsiderohet kryevepra e turpit tĂ« MbretĂ«risĂ« sĂ« ShpifarakĂ«ve – sepse nuk ishte thjesht njĂ« shpifje si miliona shpifjet qĂ« janĂ« thĂ«nĂ« e shkruar nĂ« kĂ«to 34 vjet Liri Shpifjeje, po ishte njĂ« fabrikim i tĂ«rĂ«, njĂ« film i Kinostudios sĂ« Shqupit me aktorĂ« e me producentĂ« tĂ« pĂ«rkushtuar pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« keq – tregon se sa poshtĂ« ka rĂ«nĂ« niveli i kuptimit tĂ« botĂ«s sonĂ« mediatike pĂ«r peshĂ«n e rĂ«ndĂ« tĂ« shpifjes nĂ« jetĂ«n e njĂ« shoqĂ«rie.

Jo më kot shpifja konsiderohet në të gjithë librat e shenjtë si një mëkat gati i barabartë me vrasjen e tjetrit; jo më kot shpifja konsiderohet në botën demokratike si një vepër e dënueshme dhe si një helm prej të cilit janë ruajtur me fanatizëm organet e shtypit, deri kur bota mori kot nëpër oqeanin e mediave e të rrjeteve sociale, ku shpifja është kthyer në peshkaqenin më të frikshëm; jo më kot njerëzia në vendin tonë është lemerisur nga prurjet e shpifjes nëpër ekranet e kanalet e rrjeteve sociale.

Ideja se një politikan mund të shpifi lirisht në emër të popullit që e ka zgjedhur, ndërsa kush  lufton me shpifësit ligjërisht apo e thotë hapur si puna ime, se dënimi i një shpifësi është një lajm i mirë për lirinë e për demokracinë, nuk qenka tjetër përpos një shtypës i fjalës së lirë e i opozitarizmit, është një ide që ka marrë zë të lartë prej mbrëmë, pikërisht sepse shpifësit e të gjitha foltoreve e banaqeve ndjehen të kërcënuar në lirinë e tyre për të sakatuar me shpifje publikisht, këdo që nuk e mundin dot politikisht me fakte e me argumenta.

Faktet e argumentat duan punë e aftësi të tjera nga aftësia për të shpifur, që i shkon për shtat çdo humbësi në betejën politike e çdo dembeli të paguar për të informuar publikun, për të cilin shpifja është një depo e pambarimtë municioni në shpirtin e zymtë dhe mendjen e ngushtë.

Por nuk ka asnjë diskutim se për çdo njeri normal, që meriton të informohet lirisht për faktet dhe të ketë mundësinë ta ndjekë jetën publike e politike, pa u marrë zvarrë nëpër lumenjtë e llumit të shpifjeve e sherreve me libër shtëpie, vendimi i djeshëm i gjykatës ishte një lajm i shumëpritur pozitiv.

Sa pĂ«r mua qĂ« nuk i komentoj vendimet e gjykatave, kjo vlen gjithnjĂ« kur ato vendime nuk janĂ« tĂ« formĂ«s sĂ« prerĂ« apo edhe kur mund tĂ« mos mĂ« bindin personalisht, sepse kurrĂ« nuk mund t’i ve nĂ« diskutim punĂ«t e drejtĂ«sisĂ«, por nuk mĂ« ndalon dot askush qĂ« ta ndaj publikisht opinionin tim kur drejtĂ«sia bĂ«n drejtĂ«si deri nĂ« fund.

Kështu që heroin e saj të ri Mbretëria e Shpifarakëve mund ta ngjisë edhe krah për krah Penxheres së Katit të Tetë në gjoksin e bluzave qesharake të luftës kundër Drejtësisë, sepse kësisoj jo vetëm do të ritregojë se sa larg realitetit të shqiptarëve është, po edhe do ta meritojë akoma më shumë vendimin e hidhur të Gjykatës Sovrane të Popullit në zgjedhjet e afërta politike.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rama për dënimin e Salianjit: Shpifja në librat e shenjtë, e barabartë me vrasjen appeared first on Euronews Albania.

Shpërthime të shumta në Bejrut, Izraeli vijon sulmet ndaj objektivave të Hezbollahut

By: rom ario
27 September 2024 at 18:57

Re të trasha tymi po ngrihen nga kryeqyteti libanez pas shpërthimeve të shumta, sipas dëshmitarëve nga agjencia e lajmeve Reuters.

Sipas mediave të huaja, të paktën 25 persona janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Liban sot, sipas ministrit të Shëndetësisë së vendit.

Më herët u raportua se një sulm vrau nëntë anëtarë të një familjeje, duke përfshirë katër fëmijë, në qytetin kufitar të Shebaa, tha kryetari i bashkisë Mohammad Saab për Reuters.

Izraeli ka vazhduar sulmet ndaj objektivave të Hezbollahut, një ditë pasi ministri i tij i Jashtëm refuzoi thirrjet globale për një armëpushim me grupin militant të mbështetur nga Irani.

Kryeministri Benjamin Netanyahu u zotua tĂ« vazhdojĂ« tĂ« luftojĂ« kundĂ«r Hezbollahut nĂ« njĂ« fjalim nĂ« OKB kĂ«tĂ« pasdite, pavarĂ«sisht presionit pĂ«r tĂ« arritur njĂ« marrĂ«veshje qĂ« do t’i jepte fund njĂ« episodi nĂ« konfliktin qĂ« ka vrarĂ« mĂ« shumĂ« se 700 njerĂ«z nĂ« Liban qĂ« nga e hĂ«na, sipas autoriteteve tĂ« vendit.

The post Shpërthime të shumta në Bejrut, Izraeli vijon sulmet ndaj objektivave të Hezbollahut appeared first on Euronews Albania.

FSHF në shënjestër të kritikave për bashkëpunimin me Serbinë

By: rom ario
27 September 2024 at 18:29

ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« buzĂ« fitimit tĂ« sĂ« drejtĂ«s pĂ«r ta organizuar sĂ« bashku me SerbinĂ« Kampionatin Evropian tĂ« futbollit pĂ«r nĂ«n 21-vjeçarĂ«t nĂ« vitin 2027 – gjĂ« qĂ« ka shkaktuar zemĂ«rim nĂ« mesin e tifozĂ«ve nĂ« ShqipĂ«ri dhe nĂ« KosovĂ«.

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) njoftoi më 26 shtator se vetëm kërkesa e përbashkët e Shqipërisë dhe e Serbisë ka zënë afatin për organizimin e turneut, ndërsa Komiteti Ekzekutiv i saj pritet ta pranojë zyrtarisht kërkesën e dy shteteve jofqinje gjatë një takimi më 16 dhjetor.

Kur Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) njoftoi nĂ« muajin maj se u bĂ« bashkĂ« me atĂ« tĂ« SerbisĂ« pĂ«r ta planifikuar organizimin e turneut me 16 kombĂ«tare, i cili zhvillohet çdo dy vjet, ajo u pĂ«rball me shumĂ« kritika, sidomos nĂ« KosovĂ«. Por, ajo s’u zmbraps nĂ« synimin e saj, megjithĂ«se i priti reagimet.

Grupi zyrtar i mbĂ«shtetĂ«sve tĂ« ShqipĂ«risĂ«, i njohur si “Tifozat Kuq e Zi”, ka kĂ«rcĂ«nuar se do ta ndĂ«rpresĂ« mbĂ«shtetjen pĂ«r kombĂ«taren, pĂ«r shkak tĂ« kĂ«tij organizimi.

“Ky organizim assesi nuk mund tĂ« quhet i ShqipĂ«risĂ«, pasi FSHF-ja nuk ka kompetencĂ« tĂ« flasĂ« nĂ« emĂ«r tĂ« shqiptarĂ«ve dhe ShqipĂ«risĂ«, por vetĂ«m nĂ« emĂ«r tĂ« vetin si organizatĂ«, e qĂ« pas kĂ«tij akti do tĂ« gjejĂ« mbĂ«shtetje vetĂ«m te punonjĂ«sit e vet qĂ« u jep pagĂ«â€, tha grupi nĂ« Facebook.

Shefi i futbollit shqiptar, Armand Duka, nuk iu pĂ«rgjigj kĂ«rkesĂ«s sĂ« Radios Evropa e LirĂ« pĂ«r koment, por ai kishte thĂ«nĂ« mĂ« herĂ«t kĂ«tĂ« vit pĂ«r Associated Press se “ky Ă«shtĂ« 100 pĂ«r qind projekt futbolli”.

Pas lajmit të së enjtes, FSHF-ja u detyrua ta mbyllte hapësirën për komente në të gjitha postimet në llogaritë e veta në rrjetet sociale, për shkak të reagimeve.

Kryetari i FederatĂ«s sĂ« Futbollit tĂ« KosovĂ«s (FFK), Agim Ademi, kishte thĂ«nĂ« mĂ« herĂ«t kĂ«tĂ« vit se nuk i kishte pĂ«lqyer lajmi pĂ«r organizimin e Euro U21 mes ShqipĂ«risĂ« dhe SerbisĂ«, por se kjo ishte â€œĂ§Ă«shtje e FederatĂ«s Shqiptare” dhe se Kosova nuk ka infrastrukturĂ« pĂ«r tĂ« menduar njĂ« organizim tĂ« tillĂ« me ShqipĂ«rinĂ«.

ShqipĂ«ria gĂ«zon mbĂ«shtetje tĂ« madhe mes futbolldashĂ«sve nĂ« KosovĂ«, njĂ« pjesĂ« e tĂ« cilĂ«ve kanĂ« aspirata pĂ«r njĂ« kombĂ«tare tĂ« pĂ«rbashkĂ«t. PĂ«r shembull, njĂ«ri ndĂ«r grupet mĂ« tĂ« njohura tĂ« tifozĂ«ve nĂ« KosovĂ«, “Plisat”, refuzon ta mbĂ«shtesĂ« kombĂ«taren e KosovĂ«s, dhe Ă«shtĂ« ndjekĂ«se e rregullt e kombĂ«tares shqiptare.

Grupi zyrtar i tifozĂ«ve tĂ« kombĂ«tares sĂ« KosovĂ«s, “DardanĂ«t”, e quajti “tĂ« turpshĂ«m” pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« organizimin e mundshĂ«m tĂ« kĂ«tij turneu me SerbinĂ«.

“ShqiptarĂ«t e KosovĂ«s nuk kanĂ« nevojĂ« pĂ«r poshtĂ«rim moral dhe emocional, por pĂ«r ndihmĂ« dhe pĂ«rkrahje. Ngjarja edhe do tĂ« organizohet, por turpi do tĂ« jetojĂ« pĂ«rjetĂ« dhe nuk do tĂ« falet. Kosova nuk do ta falĂ«. Jo nĂ« emrin tonĂ«â€, shkroi grupi i mbĂ«shtetĂ«sve tĂ« KosovĂ«s.

Serbia nuk e njeh shtetësinë e Kosovës, ku shqiptarët përbëjnë mbi 90 për qind të popullsisë, dhe tensionet mes dy vendeve fqinje vazhdojnë të jenë të larta edhe pas përfundimit të luftës së përgjakshme më 1999.

ShumĂ« kundĂ«rshtarĂ« tĂ« organizimit ShqipĂ«ri-Serbi e kanĂ« kujtuar hedhjen e njĂ« droni me flamurin e “ShqipĂ«risĂ« sĂ« Madhe” nĂ« ndeshjen e futbollit midis SerbisĂ« dhe ShqipĂ«risĂ«, nĂ« Beograd, nĂ« vitin 2014, e cila shkaktoi pĂ«rleshje mes futbollistĂ«ve nĂ« stadium, dhe thirrje nacionaliste tĂ« serbĂ«ve kundĂ«r shqiptarĂ«ve.

Ata kanë përmendur luftën në Kosovë dhe incidentin e 2014-tës në kryeqendrën serbe si ndër arsyet pse Shqipëria nuk është dashur ta merrte parasysh organizimin e këtij turneu së bashku me Serbinë.

Pak muaj pasi Shqipëria dhe Serbia bënë të ditur synimin e tyre, federatat e dy shteteve u bënë ndër më të gjobiturat nga UEFA për incidente nacionaliste që tifozët e tyre i shkaktuan gjatë Kampionatit Evropian të futbollit 2024 në Gjermani.

Tifozët shqiptarë dhe ata serbë shpalosën pankarta me motive politike në lidhje me Kosovën, si dhe thirrje të ndryshme nacionaliste kundër njëri-tjetrit.

NĂ« njĂ«rin nga kĂ«to incidente u pĂ«rfshi edhe sulmuesi i ShqipĂ«risĂ«, Mirlind Daku, i lindur dhe rritur nĂ« KosovĂ« – i cili edhe u dĂ«nua pĂ«r shkak se mori njĂ« megafon dhe iu bashkua thirrjeve tĂ« tifozĂ«ve kundĂ«r serbĂ«ve.

Kombëtarja e Shqipërisë ka një numër të madh futbollistësh me origjinë nga Kosova.

Në Kosovë, ditëve të fundit ka pasur edhe thirrje në mesin e komunitetit të futbollit që lojtarët kosovarë ta shqyrtojnë përfaqësimin e Shqipërisë.

Kosova u bĂ« pjesĂ« e UEFA-s dhe shtĂ«pisĂ« botĂ«rore tĂ« futbollit, FIFA, mĂ« 2016 – dhe qĂ« atĂ«herĂ« ka kombĂ«taren e vet tĂ« njohur, me tĂ« cilĂ«n pĂ«rfaqĂ«sohet nĂ« gara ndĂ«rkombĂ«tare.

Sipas një rregulloreje të UEFA-s, ekipet kombëtare të Kosovës dhe Serbisë nuk lejohen të takohen mes vete në garat evropiane.

Duka – i cili Ă«shtĂ« edhe nĂ«nkryetar i UEFA-s – tha gjithashtu se me kĂ«tĂ« organizim “ne mund ta japim njĂ« mesazh shumĂ« tĂ« mirĂ« politik”.

“Ndoshta 10 vjet mĂ« parĂ« ka qenĂ« e paimagjinueshme qĂ« ne tĂ« garonin pĂ«r njĂ« organizim tĂ« tillĂ«â€, tha Duka.

Ai gjithashtu e pranoi se Shqipëria kishte më shumë shanse ta fitonte organizimin e Euro U21 më 2027 duke garuar së bashku me një shtet tjetër./ REL

LEXONI GJITHASHTU:

The post FSHF në shënjestër të kritikave për bashkëpunimin me Serbinë appeared first on Euronews Albania.

Kurti bisedon nĂ« New York me O’Brien dhe Lajçak pĂ«r dialogun me SerbinĂ«

By: rom ario
27 September 2024 at 17:56

Kryeministri i KosovĂ«s, Albin Kurti, u takua nĂ« Nju Jork me ndihmĂ«ssekretarin amerikan tĂ« Shtetit pĂ«r EvropĂ«n dhe EuroazinĂ«, James O’Brien, dhe tĂ« dĂ«rguarin e Bashkimit Evropian pĂ«r dialogun KosovĂ«-Serbi, Mirosllav Lajçak.

NĂ« takim, sipas QeverisĂ« sĂ« KosovĂ«s, Kurti se ka biseduar me zyrtarĂ«t amerikanĂ« dhe evropianĂ« pĂ«r çështjen e dialogut me SerbinĂ«, qĂ« ndĂ«rmjetĂ«sohet nga Bashkimi Evropian, dhe pĂ«r “zhvillimet e fundit nĂ« vend”.

“Kryeministri Kurti gjithashtu nĂ«nvizoi pĂ«rkushtimin e tij pĂ«r bashkĂ«punim rajonal mbi parimet e pĂ«rfaqĂ«simit dhe pjesĂ«marrjes sĂ« barabartĂ« nĂ« mes vendeve tĂ« Ballkanit PerĂ«ndimor dhe ritheksoi pĂ«rkushtimin dhe angazhimin konstruktiv nĂ« procesin e normalizimit ndĂ«rmjet KosovĂ«s dhe SerbisĂ« sipas parimeve tĂ« MarrĂ«veshjes BazĂ« dhe Aneksin e saj, qĂ« duhet tĂ« zbatohet e plotĂ«â€, u tha nĂ« njoftim.

Kosova dhe Serbia vitin e kaluar arritën Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe Aneksin për zbatimin e saj.

Kosova ngul këmbë që kjo marrëveshje duhet të nënshkruhet së pari, edhe pse BE-ja thotë se ajo është e detyrueshme për palët pavarësisht nënshkrimit.

Megjithatë, palët nuk kanë bërë hapa drejt zbatimit të këtyre marrëveshjeve.

MarrĂ«veshja prej 11 nenesh, ndĂ«r tjerash parasheh njĂ« nivel tĂ« vetĂ«menaxhimit pĂ«r komunitetin serb nĂ« KosovĂ«, njohje tĂ« ndĂ«rsjellĂ« tĂ« simboleve shtetĂ«rore, qĂ« Serbia tĂ« mos bllokojĂ« anĂ«tarĂ«simin e KosovĂ«s nĂ« organizata ndĂ«rkombĂ«tare, dhe kĂ«rkon nga Prishtina dhe Beogradi qĂ« t’i zbatojnĂ«, po ashtu, tĂ« gjitha marrĂ«veshjet e mĂ«hershme tĂ« arritura gjatĂ« dialogut.

SHBA-ja i ka kërkuar Kosovës dhe Serbisë që të marrin seriozisht dialogun për normalizimin e raporteve.

Së fundi, ndërkaq, Qeveria e Kosovës është përballur me kritika nga SHBA-ja, për disa veprime të ndërmarra në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, që Uashingtoni i ka cilësuar si veprime të pakoordinuara dhe të njëanshme.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, po ashtu ka deklaruar se SHBA-ja është sfiduar nga kryeministri Albin Kurti dhe Qeveria e tij në disa aspekte, shkruan REL.

Ai ka thĂ«nĂ« se cilĂ«sia e partneritetit mes SHBA-sĂ« dhe KosovĂ«s “nuk Ă«shtĂ« ajo qĂ« do tĂ« shpresonim tĂ« ishte nĂ« disa nga kĂ«to çështje qĂ« lidhen me mĂ«nyrĂ«n se si ai trajton veriun dhe si ai e menaxhon dialogun”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kurti bisedon nĂ« New York me O’Brien dhe Lajçak pĂ«r dialogun me SerbinĂ« appeared first on Euronews Albania.

Elbasan|Historia e kultura tërheqin turistë, të huajt të interesuar për trashëgiminë

By: rom ario
27 September 2024 at 17:43

Turistët e huaj vijojnë edhe në këtë fund shtatori të vizitojnë Elbasanin. Të ardhur nga shtete të ndryshe të botës, ata dëshirojnë të njohin nga afër historinë e qytetit dhe trashëgiminë kulturore.

“MĂ« pĂ«lqen shumĂ« pamja, qyteti Ă«shtĂ« i bukur. Jemi tĂ« interesuar pĂ«r historinĂ« dhe objektet e kultit. Duket qytet i vjetĂ«r, me rrugicat e kalldrĂ«mta. Po fotografoja xhaminĂ« kĂ«tu pranĂ«. MĂ« pĂ«lqen shumĂ«â€, tha njĂ« turiste.

Xhamia ‘Mbret’ nĂ« lagjen Kala tĂ« Elbasanit Ă«shtĂ« njĂ« ndĂ«r objektet e kultit mĂ« tĂ« vizituara nga turistĂ«t e huaj.

“Jam nga Franca. ËshtĂ« kĂ«naqĂ«si tĂ« vizitoj ShqipĂ«rinĂ«. KĂ«tu nĂ« Elbasan po vizitojmĂ« lagjen muzeale, ka objekte tĂ« vjetra tĂ« kultit. Duken interesante dhe tĂ« njĂ« cilĂ«sie tĂ« mire”, tha njĂ« turist.

“MĂ« interesojnĂ« shumĂ« xhamitĂ«, mĂ« pĂ«lqen ti vizitoj. Kam qenĂ« edhe nĂ« Turqi dhe kam vizituar disa xhami, mĂ« kanĂ« pĂ«lqyer shumĂ«, jam e interesuar pĂ«r fenĂ«, karakteristikat dhe objektet fetare”, tha njĂ« tjetĂ«r e intervistuar.

Autoritetet lokale janĂ« kujdesur qĂ« çdo ditĂ« tĂ« kĂ«tĂ« aktivitete pĂ«r tĂ« mirĂ«pritur turistĂ«t, ndĂ«rsa kalendari i aktiviteteve Ă«shtĂ« i mbushur deri nĂ« fund tĂ« vitit. Qarku i Elbasanit rezervon njĂ« sĂ«rĂ« destinacionesh natyrore si Gjinari dhe Funara, ç’ka e bĂ«n tĂ« vizitueshĂ«m edhe nga turistĂ«t vendas.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Elbasan|Historia e kultura tërheqin turistë, të huajt të interesuar për trashëgiminë appeared first on Euronews Albania.

Salianji drejt Policisë: Do e bëj betejën nga burgu, shpresoj të frymëzoj qytetarët

By: rom ario
27 September 2024 at 17:25

Deputeti i PartisĂ« Demokratike Ă«shtĂ« nisur drejt DrejtorisĂ« sĂ« PolicisĂ« sĂ« TiranĂ«s, pĂ«r t’u vetĂ«dorĂ«zuar, pasi Gjykata e Apelit la ditĂ«n e djeshme nĂ« fuqi dĂ«nimin e tij me 1 vit burg pĂ«r dosjen ‘Babale’, tĂ« vendosur fillimisht nga Gjykata e ShkallĂ«s sĂ« ParĂ«.

Pas daljes nga selia blu, Salianji dha edhe një deklaratë për mediat, ku tha se beteja e tij ka qenë për të vërtetën dhe do të vijojë edhe nga burgu.

Ai tha gjithashtu se shpreson se kĂ«to beteja do tĂ« frymĂ«zojnĂ« qytetarĂ«t pĂ«r t’u ngritur kundĂ«r vendimeve tĂ« qeverisĂ« sĂ« kryeministrit Edi Rama.

“Çdo pĂ«rpjekje ka qenĂ« pĂ«r tĂ« mirĂ«n, pĂ«r interesin publik. Ata nuk do tĂ« ndalen me tĂ« keqen, ne nuk do tĂ« ndalemi me tĂ« mirĂ«. Grupi Parlamentar kishte menduar tĂ« ngujoheshim, por meqĂ« unĂ« jam shprehur se do tĂ« pĂ«rballem, edhe me kĂ«tĂ« pengmarrje banditeske qĂ« po bĂ«jnĂ« duke privuar lirinĂ« pĂ«r 1 vit dhe duke ndĂ«rprerĂ« mandatin e dhĂ«nĂ« nga qytetarĂ«t. Do tĂ« bĂ«jĂ« betejĂ«n aty, shpresoj tĂ« jetĂ« njĂ« betejĂ« pĂ«r qytetarĂ«t. Ne sakrifikojmĂ« lirinĂ« pĂ«r tĂ« thĂ«nĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«n, sepse e vĂ«rteta nuk ka çmim. Protesta do tĂ« mbahet nĂ« datĂ«n 6 tetor. Tani nuk kam kĂ«rkuar qĂ« tĂ« mbahet asnjĂ« protestĂ« par PolicisĂ«. Protestat do tĂ« jenĂ« tĂ« mĂ«dha, qytetarĂ«t kanĂ« reaguar”, tha Salianji.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Salianji drejt Policisë: Do e bëj betejën nga burgu, shpresoj të frymëzoj qytetarët appeared first on Euronews Albania.

“TurizĂ«m me shpejtĂ«sinĂ« e anijes”- Kumbaro: Jemi vend tĂ«rheqĂ«s, duam cilĂ«si

By: rom ario
27 September 2024 at 17:19

Me 8.5 mln pushues të huaj deri më tani, Shqipëria po ofron shërbime cilësore në turizëm. Por, për minstren Mirela Kumbaro edhe e ardhmja duhet të garantojë qëndrueshmëri në këtë sektor.

Turizmi në Shqipëri duhet të ndërtohet me hapa të kujdesshëm, në mënyrë që në të ardhmen të mos prodhojë probleme me mbipopullimin si ato që po përjetojnë disa vende në Europë sot. Me këtë deklaratë, ministrja Mirela Kumbaro shton se po punohet për një turizëm cilësor e të qëndrueshëm.

“Ka filluar qĂ« ShqipĂ«ria tĂ« marrĂ« shpejtĂ«sinĂ« e krocieres, pĂ«r tĂ« mos patur fenomene qĂ« i shohim nĂ« BarcelonĂ«, kur turizmi po dĂ«mton komunitetin lokal”, tha Kumbaro.

Kërkesa e shtuar për pushime në vendin tonë, ka afruar deri në gusht 8.5 mln vizitorë të huaj, e cila në shifra shkon përshtat me pritshmëritë.

“8.5 mln tĂ« huaj erdhĂ«n deri nĂ« gusht, duke shĂ«nuar rritje 20% dhe nĂ« shifra ekonomike kemi 23% mĂ« shumĂ« tĂ« ardhura qĂ« kanĂ« hyrĂ« nga sektori nĂ« raport me vitin e kaluar”, shtoi ajo.

Ministrja Kumbaro ishte në konferencën me temë, Turizmi në Evropën Qendrore dhe Juglindore, në një panel ku u diskutuan mundësitë për zgjerimin e paketave turistike dhe promovimin e mëtejshëm të vendit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “TurizĂ«m me shpejtĂ«sinĂ« e anijes”- Kumbaro: Jemi vend tĂ«rheqĂ«s, duam cilĂ«si appeared first on Euronews Albania.

Rriten të ardhurat nga jashtë| 298 mln euro paga dhe 510 mln euro remitanca

By: rom ario
27 September 2024 at 17:08

Të ardhurat e shqiptarëve nga puna jashtë vendit arritën nivelin më të lartë historik këtë vit. Në gjashtëmujorin e parë, ato arritën 298 milionë euro, një rritje prej 18% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Këto të ardhura kanë ndihmuar në ngushtimin e deficitit të llogarisë korrente dhe përmirësimin e prurjeve valutore. Në terma neto, duke zbritur të ardhurat e të huajve nga puna në Shqipëri, shuma arriti në 278 milionë euro, një rritje prej 20%.

Të ardhurat nga puna jashtë përfshijnë pagat dhe përfitime të tjera të individëve që punojnë për një periudhë të shkurtër, si punëtorët sezonalë apo kufitarë. Këto të ardhura shpesh bashkohen me dërgesat e emigrantëve, që për këtë periudhë arritën 510 milionë euro, duke e çuar totalin në 808 milionë euro, një rritje prej 16%.

Të ardhurat nga puna dhe remitancat mbuluan rreth 31% të deficitit tregtar.

Përveç të ardhurave nga jashtë, prurje të rendësishme në ekonomi sjellin ndërmarrjet që operojnë në industrinë e përpunimit të marrlave, ndryshe njohur fason.

Sektori gjeneroi 358 milionë euro më gjashtë mujorin e parë të këtij viti, një ulje prej 9% krahasuar me vitin e kaluar.

Në dy vitet e fundit ndërrmarjet në fasoneri kanë marrë goditje të forta për shkak të forcimit të lekut kundrejt euros, duke rritur barrën e kostove dhe humbjes së vlerës në kontratat porositëse.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rriten të ardhurat nga jashtë| 298 mln euro paga dhe 510 mln euro remitanca appeared first on Euronews Albania.

U rrëzua në skenë, si është gjendja shëndetësore e këngëtares greke Marinella

By: rom ario
27 September 2024 at 16:41

Pas gati 40 orësh në Njësinë e Kujdesit Intensiv në Athinë, gjendja e këngëtares greke Kyriaki Papadopoulou e njohur si Marinella mbetet e qëndrueshme, por sipas mjekwve ende nuk e ka kaluar rrezikun.

86-vjeçarja u rrëzua në skenë gjatë koncertit të saj në teatrin e lashtë romak në Athinë mbrëmjen e së mërkurës, pasi pësoi një goditje në tru.

Ajo po merr kujdes intensiv ndërsa mësohet se ka pasur gjakderdhje në tru, ndërsa bëhet e ditur se për momentin nuk do bëhet asnjë lloj ndërhyrje.

Këngëtarja ishte në këngën e saj të tretë gjatë koncertit të së mërkurës mbrëma në teatrin e lashtë romak rrëzë Akropolit, kur u duk se humbi ekuilibrin dhe më pas u rrëzua.

Pjesa tjetër e koncertit, ku do të merrte pjesë edhe këngëtari grek Antonis Remos, u anulua.

Një emër i njohur për brezat e grekëve, Marinella ka lindur në maj të vitit 1938 dhe ka një vend të veçantë në disa zhanre të muzikës greke.

Ajo këndon profesionalisht që nga viti 1956, pra për gati 68 vjet. Ka nxjerrë me dhjetëra albume personale, shumica e të cilëve kanë pasur sukses komercial.

Marinella ishte këngëtarja e parë që përfaqësoi Greqinë në Eurovision Song Contest, në vitin 1974 kur u mbajt në Brighton, Angli dhe u fitua nga ABBA.

LEXONI GJITHASHTU:

The post U rrëzua në skenë, si është gjendja shëndetësore e këngëtares greke Marinella appeared first on Euronews Albania.

“Rama duhet ta dĂ«nojĂ« Bardhin si Salianjin”-Manjani: I ka djegur shumĂ« hetimi i SPAK

By: rom ario
26 September 2024 at 22:40

Juristi Ylli Manjani është shprehur se kryeministri Edi Rama me deklaratat e tij pas dënimit të deputetit Ervin Salianji nga Apeli për kallëzim të rremë, ka nxjerrë mllefin e tij personal për dosjen që sipas tij është duke u hetuar në SPAK për vëllain e tij, Olsi Ramën.

Komentet Manjani i bĂ«ri nĂ« emisionin ‘Now me Erla MĂ«hillin’ nĂ« Euronews Albania, ku tha se Rama kĂ«rkon qĂ« hetimi i SPAK ndaj vĂ«llait tĂ« tij tĂ« mbetet me çdo kusht me Gazment Bardhin si denoncues.

Ai shtoi gjithashtu se Rama nuk ka nevojë të presë që Bardhi të bëjë kallëzim për Olsi Ramën në SPAK, pasi sipas tij, kryeministri me pushtetin që ka mund edhe ta dënojë vetëm për deklaratat që ka bërë.

“Tani Rama Ă«shtĂ« nĂ« fazĂ«n e hedhjes sĂ« truve tĂ« gomarit. Kjo Ă«shtĂ« taktika qĂ« ky njeri e ka bĂ«rĂ« me sukses pĂ«r disa vite. Hedh tru gomari, hedh farĂ« pĂ«rçarjeje, hedh fjalĂ« tĂ« rĂ«nda pĂ«r kundĂ«rshtarin dhe kur mbarojnĂ« zgjedhjet nuk ka mĂ« fjalĂ« tĂ« tilla. Kam idenĂ« qĂ« ka nxjerrĂ« helm personal.

I ka djegur shumĂ« qĂ« ka njĂ« hetim nĂ« SPAK pĂ«r çështjen e tĂ« vĂ«llait, por qĂ« do tĂ« lihet me çdo kusht me Gaz Bardhin si denoncues tĂ« saj. Tani problemi Ă«shtĂ« unĂ« kam njĂ« kĂ«shillĂ« pĂ«r RamĂ«n. NĂ«se e ka kuptuar rastin Salianji, duhet ta dĂ«nojĂ« Gaz Bardhin njĂ«soj, nuk ka nevojĂ« tĂ« presi tĂ« çojĂ« Gazi kallĂ«zim. Do ta dĂ«nosh? DĂ«noje kĂ«shtu siç Ă«shtĂ«, sepse ai e ka bĂ«rĂ« kallĂ«zimin publik njĂ«soj si Salianji”, tha Manjani.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Rama duhet ta dĂ«nojĂ« Bardhin si Salianjin”-Manjani: I ka djegur shumĂ« hetimi i SPAK appeared first on Euronews Albania.

❌
❌