Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 27 September 2024Main stream

Ervin Salianji u dënua me 1 vit burg/ Gjykata e Apelit sqaron si u mor vendimi për deputetin demokrat

By: user 11
27 September 2024 at 11:00

Gjykata e Apelit me një sqarim shkurt ka deklaruar se vendimi për të lënë në fuqi dënimin me 1 vit burg të deputetit të PD, Ervin Salianji është marrë në unanimitet.

“Nisur nga disa kërkesa lidhur me vendimin e djeshëm (çështja ndaj te pandehurve Ervin Salianji, etj), ju njoftojmë se vendimi është marre ne unanimitet”, thuhet në sqarim.

Trupa gjyqësore që mori vendimin ishte e përbërë nga Genti Shala, Elona Tora dhe Iliba Bezati.

Teksa këtë të premte pritet arrestimi i deputet te PD Ervin Salianjit pas vendimit te Gjykatës se Apelit, ky i fundit shkoi ne Selinë e PD-se, teksa është ne një mbledhje pune me kreun e Grupit Parlamentar te PD, Gazment Bardhi dhe nënkryetarin Agron Gjekmarkajm shkak i këtij takimi është plotësimi i dokumenteve për te kallëzuar ne SPAK, ish-ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Gjykata e Apelit la dje (26 shtator) në fuqi dënimin me 1 vit burgim për deputetin demokrat Ervin Salianji, për akuzën e “Kallëzimit të rremë” për rastin e audio-përgjimit ku pretendohej se vëllai i ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në një episod trafiku droge.

Pas vendimit, Salianji foli për mediat për një vendim politik, ndërsa u shprehe se do të bëjë fushatë edhe nga burgu.

“Dosje e kopsitur nga fillimi në fund. Vendimmarrje politike. Do ta shohin si do të shkojë historia. Jam i nderuar dhe kam medalje që shndrit në karrierën politike. Do e ankimoj vendimin dhe do ndjekim procedurat e tjera gjyqësore”, tha ai.

The post Ervin Salianji u dënua me 1 vit burg/ Gjykata e Apelit sqaron si u mor vendimi për deputetin demokrat appeared first on Lapsi.al.

I dënuar për vrasje, arrestohet një nga vëllezërit si autori i dyshuar për ekzekutimin e Erjon Javorit

By: user 11
27 September 2024 at 10:41

Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest me burg”, për 1 shtetas të dyshuar për vrasje.

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda i DVP Fier ka ekzekutuar masën e sigurisë të caktuar nga Gjykata e Fierit për veprat penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, për shtetasin K. G., 33 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi në vitin 2023, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin A. G., (aktualisht person në kërkim), dyshohet se kanë vrarë për motive të dobëta shtetasin E. J.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. G.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

The post I dënuar për vrasje, arrestohet një nga vëllezërit si autori i dyshuar për ekzekutimin e Erjon Javorit appeared first on Lapsi.al.

Një 40-vjeçar shqiptar i ikën nga duart policisë në Selanik, hodhi pakon e drοgës dhe braktisi 33-vjeçaren

By: user 11
27 September 2024 at 10:26

Një 40-vjeçar shqiptar ka arritur t’iu shpëtojë autoriteteve greke nga duart, teksa u ndalua nga efektivët në Selanik.

Raportohet se policët grek e ndaluan për t’i kontrolluar mjetin, por shqiptari i ka dhënë gaz makinës duke përplasur me derë një nga efektivët, i cili mbeti i plagosur dhe u dërgua në spital.

Më pas, ai ka hedhur në rrugë një pako me kanabis të papërpunuar me peshë 1.42 kg, ka braktisur mjetin aty pranë dhe është larguar me vrap. Ndërsa ka braktisur brenda në makinë edhe partneren e tij 33-vjeçare, e cila u arrestua nga policia.

Megjithatë, 40-vjeçari është identifikuar dhe shpallur në kërkim nga autoritetet greke.

Makina u sekuestrua ndërsa në shtëpinë e tyre në një zonë të Selanikut u sekuestrua një pako kokainë me peshë 5.78 gram dhe një peshore elektronike.

Ndaj 33-vjeçares dhe shqiptarit të shpallur në kërkim është ngritur akuza për transport droge.

The post Një 40-vjeçar shqiptar i ikën nga duart policisë në Selanik, hodhi pakon e drοgës dhe braktisi 33-vjeçaren appeared first on Lapsi.al.

Bashkëshorti i Ermonela Felajt paraqitet në SPAK, pyetet për dosjen “Toyota Yaris”

By: user 11
27 September 2024 at 10:07

Bashkëshorti i Ermonela Felajt paraqitet në SPAK.

Prokurori i Tiranës, Bledar Valikaj është thirrur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë deklarime në kuadër të një dosje nën hetim. Ai është parë ditën e sotme në orën 08:54 në ambientet e SPAK ndërsa shihet teksa dorëzon sendet e tij personale dhe iu drejtua zyrave të hetuesisë.

Mësohet se Valikaj po jep aktualisht deklarime për dosjen ‘Toyota Yaris. Më tej bëhet me dijse deri tani janë pyetur edhe ish-funksinonarë të tjerë të drejtësisë, lidhur me dosjen që çoi në pranga ish-kreun e Prokurorisë së Vlorës Aurel Zarka.

Valikaj është akuzuar publikisht si i përfshirë në këtë dosje, nga kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi. Prokurori Valikaj është bashkëshorti i deputetes socialiste Ermonela Felaj. Më herët po ashtu ai është akuzuar nga opozita se hyri në sistemin e drejtësisë si prokuror pa ndjekur procedurat e vetingut. Valikaj është prokurori që hetoi skandalin e Onkologjikut, dosje e cila i ka kaluar për kompetencë SPAK.

The post Bashkëshorti i Ermonela Felajt paraqitet në SPAK, pyetet për dosjen “Toyota Yaris” appeared first on Lapsi.al.

Dënimi i Salianjit/ Caktohet prokurori që do të ekzekutojë vendimin e Apelit

By: user 11
27 September 2024 at 09:45

Hidhet shorti në Prokurorinë e Tiranës, ku prokuroria Elona Alvora është caktuar për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Përgjithshme të Apelit për dënimin me 1 vit burg të deputetit demokrat Ervin Salianji. Urdhri pritet t’i dorëzohet policisë ndërkohë që më parë deputeti do të ftohet ta zbatojë vullnetarisht.

Gjykata e Apelit vendosi të enjten të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për Salianjin dhe dënimin e tij përfundimisht me 1 vit burg nën akuzën e kallëzimit të rremë për dosjen e njohur si “Babalja”. Deputeti demokrat e cilësoi vendimin e gjykatës si politik dhe tha se do ta vazhdojë betejën nga qelitë e burgut.

Pas këtij vendimi, Salianji humbet mandatin e deputetit, dhe referuar ligjit të dekriminalizimit, nuk ka më të drejtën të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme

The post Dënimi i Salianjit/ Caktohet prokurori që do të ekzekutojë vendimin e Apelit appeared first on Lapsi.al.

Arrestohet shqiptari në Itali, drejtonte një rrjet të shpërndarjes së drοgës nga shtëpia

By: user 11
27 September 2024 at 09:25

Fqinjët e tij në Cisterino e njihnin si person të respektueshëm dhe u befasuan kur mësuan se në banesën ku shqiptari jetonte prej një viti, u gjetën rreth 300 gramë kokainë dhe sasi hashashi dhe marihuane. Lëvizjet e dyshimta e tradhtuan.

Në qendrën historike të Cisterninos në Brindisi, karabinierët e Fasano në Itali arrestuan një 35-vjeçar me kombësi shqiptare, banues në zonë prej rreth një viti.

I dyshuari akuzohet se drejtonte një biznes shpërndarjeje droge nga shtëpia e tij, e vendosur në katin e parë.

Mediat raportuan se karabinierët kanë vënë re një vajtje-ardhje të pazakontë të të rinjve pranë shtëpisë, duke vendosur kështu të nisin aksione për të verifikuar situatën.

Bastisja në shtëpi do të zbulonte afërsisht 300 gramë kokainë, si dhe sasi më të vogla hashashi dhe marihuane, së bashku me materialin për paketimin e dozave dhe aksesorë të tjerë.

 

Hetimet po vijojnë për të identifikuar origjinën e drogës dhe rrjetin e furnizimit të shqiptarit, emri i të cilit nuk u bë i ditur.

The post Arrestohet shqiptari në Itali, drejtonte një rrjet të shpërndarjes së drοgës nga shtëpia appeared first on Lapsi.al.

Këmbimi valutor për ditën e sotme

By: user 11
27 September 2024 at 08:33

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do blihet me 98.6 lekë dhe do shitet me 99.2 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 88.2 lekë dhe do shitet me 89.1 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.7 lekë dhe do shitet me 104.7 lekë. Ndërkohë paundi britanik do blihet me 117.7 lekë dhe do shitet me 119 lekë.

 

The post Këmbimi valutor për ditën e sotme appeared first on Lapsi.al.

Pritet ekzekutimi i vendimit të Apelit për Ervin Salianji: Do të shkoj vetë në polici

By: user 11
27 September 2024 at 08:15

Sot pritet të ekzekutohet vendimi për prangosja e deputetit të PD-së Ervin Salianjit i cili dje me vendim të formës së prerë u dënua me 1 vit burg. Trupa e gjykatës së Apelit e përbërë nga Elona Toro, Genti Shala dhe Iliba Bezati lanë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës të 18 dhjetorit 2019 e cila shpallte fajtor Salianjin për ‘kallëzim të rremë’ lidhur me për audio-përgjimin e dosjes ‘Babale’.

Në audio përgjim evidentohej se vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në një episod trafiku droge. Prokurori i Apelit Arben Qose i cili mori dje vendimin e shkurtuar të Apelit ia ka dërguar Prokurorisë së Përgjithshme për ekzekutim. Mësohet se sot do të hidhet shorti për të caktuar prokurorin dhe më pas ku i fundit do të firmosë vendimin për ekzekutimin e arrestit. Por skenari i dytë është mundësia e dorëzimit vullnetar të deputetit të PD-së.

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji deklaroi mbrëmë në një studio televizive se sot do të zbatojë vendimin për ndalimin e tij dhe se për këtë arsye do të shkojë vetë në polici.

“Po, besoj se në rrugë e sipër është. Është ndjekur një procedurë, që do të jetë urdhër ekzekutimi i menjëhershëm dhe nesër mesa duket do të zbatohet. Por do të jem vetë që do të shkoj”, tha Ervin Salianji.

Ndërkohë kryesia e PD-së mori dje vendim për të thirrur një protestë më 6 tetor. Mbledhja e Kryesisë së PD zgjati rreth 1 orë e 30 minuta. Berisha foli online, ndërsa tha se me këtë vendim Rama i shpalli luftës PD.

The post Pritet ekzekutimi i vendimit të Apelit për Ervin Salianji: Do të shkoj vetë në polici appeared first on Lapsi.al.

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe temperatura të larta

By: user 11
27 September 2024 at 07:41

Moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të territorit, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë përgjatë vijës bregdetare. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të territorin, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat lindore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C vlera minimale deri në 31°C maksimalja në rang territori. Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi jugor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës në territorin e Kosovës do të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të motit të kthjellët, ndërsa orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash të lehta, ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat jugore dhe jugperëndimor, por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 9°C vlera minimale deri në 25°C maksimalja në rang territori. Era do të fryjë mesatare por herë pas here e fortë me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi kryesisht jugor.

Maqedonia e Veriut

Gjatë ditës së premte, republika e MV do të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe temperaturave relativisht të larta në pjesën më të madhe të territorit. Kjo situatë meteorologjike do të vijojë deri vonë pasdite, ku priten kalime të vranësirave nëpër të gjithë MV, por më të theksuara në zonat përgjatë shtrirjes lindore, por mundësia për reshje është thuajse zero. Për sa i përket temperaturave të ajrit, ato do të pësojnë një rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 10°C vlera minimale deri në 27°C maksimalja në rang territori. Ndërkohë era do të fryjë e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi jugor.

Europa

Europa jugore do të përfshihet nga masa ajrore të ngrohta nga jugperëndimi i kontinentit duke sjellë mot të kthjellët dhe rritje të temperaturave të ajrit, ku më të theksuara kthjellimet do të jenë në gadishullin e Ballkanit si edhe gadishullin Iberik. Gjithashtu moti i qëndrueshëm do të dominojë në brigjet e Egjeut dhe brigjet e detit të zi ndërsa vendet Nordike, ishujt britanikë dhe Europa lindore do të jenë nën ndikimin e rrebesheve të shiut dhe stuhive të erës. Po ashtu shira, stuhi të forta ere dhe mini-stuhi breshëri do të ketë pjesërisht në Europën qendrore.

The post Parashikimi i motit: Kthjellime dhe temperatura të larta appeared first on Lapsi.al.

Aksident në rrugën Burrel-Klos, përplaset 70-vjeçari

By: user 11
27 September 2024 at 07:14

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin nacional Burrel – Klos. Një automjet ka përplasur një këmbësor i cila ka qenë duke kaluar në rrugë. I aksidentuari është i moshës 70 vjeç. Ai është transportuar me urgjencë në gjendje të rëndë në spital në Tiranë.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit ndërsa policia po heton.

The post Aksident në rrugën Burrel-Klos, përplaset 70-vjeçari appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

Beleri ‘denoncon’ krijimin e Shtetit Bektashi në Komisionin Europian: Implikohet anëtarësimi i vendit në BE

By: user 11
26 September 2024 at 11:05

Anëtari i Partisë Popullore në Parlamentin Europian, Fredi Beleri, ka denoncuar para Komisionin Europian planet e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, për krijimin e një shteti bektashi në Tiranë.

Me anë të një sërë pyetjesh të paraqitura para Komisionin Europian, Beleri thekson se krijimi i këtij shteti mund të ketë implikime për rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ai kërkon nga Komisioni të sqarojë nëse krijimi i tij shkel marrëveshjet ekzistuese, si dhe çfarë masash diplomatike do të ndërmerren për të siguruar bashkëjetesën paqësore të të gjitha komuniteteve fetare në Shqipëri.

Në komunikimin e tij, Beleri shtron tri pyetje thelbësore për Komisionin:

  1. Cili është qëndrimi i Komisionit për këtë shtet potencialisht të ri dhe a shkel krijimi i tij marrëveshjet për anëtarësimin e Shqipërisë në BE?
  2. A është krijimi i një shteti të tillë, i cili nuk do të mbajë zgjedhje, i përputhshëm me kriteret politike të Kopenhagës?
  3. Çfarë veprimesh diplomatike do të ndërmarrë Komisioni për të siguruar bashkëjetesën paqësore të të gjitha komuniteteve fetare në Shqipëri?

Kjo situatë pritet të sjellë debate të forta brenda dhe jashtë Shqipërisë, ndërsa e ardhmja politike e vendit vazhdon të jetë në diskutim.

The post Beleri ‘denoncon’ krijimin e Shtetit Bektashi në Komisionin Europian: Implikohet anëtarësimi i vendit në BE appeared first on Lapsi.al.

Në kërkim për korrupsion dhe shpërdorim detyre, kapet punonjësi i IMT-së në Elbasan

By: user 11
26 September 2024 at 09:50

Një punonjës i IMT-së në Elbasan është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim nga SPAK për korrupsion e shpërdorim të detyre.

51-vjeçari akuzohet se në muajin prill 2024, gjatë kohës që mbante detyrën punonjës i IMT Elbasan, nuk ka kryer detyrat funksionale për një objekt të ndërtuar pa leje dhe ka marrë rryshfet.

Njoftimi i policisë:

Ndalohet një 51-vjeçar i shpallur në kërkim për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës.

Gjithashtu, specialistët e këtij Seksioni kanë ndaluar shtetasin në kërkim G. B., 51 vjeç, banues në Elbasan, pasi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar Tiranë, me vendimin e datës 29.05.2024, ka urdhëruar ndalimin e tij, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës. 51-vjeçari, në muajin prill 2024, gjatë kohës që mbante detyrën punonjës i IMT Elbasan, nuk ka kryer detyrat funksionale për një objekt të ndërtuar pa leje dhe ka marrë rryshfet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit dhe SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

The post Në kërkim për korrupsion dhe shpërdorim detyre, kapet punonjësi i IMT-së në Elbasan appeared first on Lapsi.al.

Trafiku i kokainës nga Amerika Latine drejt BE-së e Italisë/ Grupi kriminal u godit nga SPAK, Eurojust dhe Europol

By: user 11
26 September 2024 at 09:25

Prej ditësh autoritetet italiane në bashkëpunim me një sërë prokurorish të vendeve të Evropës kanë hyrë në një operacion të gjerë antidrogë. Bëhet fjalë për goditjen e një rrjeti të fuqishëm brenda të cilit gjenden anëtarë të mafies italiane dhe një numër i madh personash të tjerë nga vende të ndryshme.

Por si gjithnjë në këto operacione nuk mungojnë edhe shtetas shqiptarë. Nuk dihet se sa është numri i tyre i arrestuar në operacionet e njëkohshme që janë kryer në një sërë shtetesh, por prej së martës, në Shijak SPAK ka urdhëruar kontrollin e dhjetëra banesave, e për llogari të atij operacioni janë vënë në pranga dy persona.

Bëhet fjalë për Arjanit Malokun dhe Jurgen Kacurrin për të cilët thuhet se kanë marrë pjesë në pastrimin e parave të organizatës kriminale. Në këtë grup dyshohet se përveç italianëve dhe shqiptarëve, janë të përfshirë edhe kinezë. Hetimi ka përfshirë organizatat e trafikut të drogës që siguronin mallin në vendet e Amerikës Latine. Por mediat italiane që shkruajnë prej dy ditësh për operacionin saktësojnë se në fakt baza e këtij rrjeti janë shqiptarët dhe Shqipëria, ndonëse dje u arrestuan vetëm dy persona në vendin tonë.

TË DHËNAT E OPERACIONIT

Prokuroria e Posaçme bëri me dije se një grup i strukturuar kriminal që trafikonte kokainë nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian, kryesisht Italisë është shkatërruar gjatë një operacioni të përbashkët ndërkombëtarë të ndërmarrë njëkohësisht në 4 shtete. Grupi kriminal e ushtronte aktivitetin në Itali, Shqipëri, Poloni dhe Zvicër, ku dhe u shtri operacioni në bashkëpunim me Eurojust, Europol dhe policinë italiane. Deri dje janë arrestuar 61 persona, 2 prej tyre janë arrestuar nga SPAK në Durrës. Ndërkohë në Itali mësohet se janë lëshuar urdhërarreste për 17 shqiptarë, pjesë e organizatës. E ndërsa grupi siguronte dhe realizonte transportin e ngarkesave të mëdha me kokainë dhe administronte paratë e fituara nga trafiku, një grup tjetër italo-kineze, mundësonte pastrimin e tyre duke prerë fatura për veprime inekzistente me vlerë mbi 375 milionë euro. Nga hetimi ka rezultuar ekzistenca e një grupi të strukturuar kriminal, i cili ushtronte aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike të llojit kokainë nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian, kryesisht Italisë. Të dyshuarit pastronin fitimet e tyre të paligjshme nëpërmjet një rrjeti të panumërt kompanish, të drejtuara nga një organizatë italo-kineze, e krijuar për këtë qëllim, e cila furnizonte fatura false për rreth 375 milionë euro, tha SPAK.

BAZA NË SHQIPËRI

Sipas autoriteteve të Guardia di Financa, grupi kriminal kishte bazën në Shqipëri dhe degët në Itali. “Në veçanti, grupi kriminal, me bazë në Shqipëri dhe me strukturë të pranishme në Itali, importonte drogë nga Amerika Latine në Europë përmes përdorimit të rrugëve të transportit detar të mallrave. Më pas sillej në Itali me mjete të rënda përmes Spanjës e Holandës”, – informoi Guardia di Financa. SPAK përmes një njoftimi informoi se në Shqipëri janë kryer 21 kontrolle dhe u arrestuan 2 anëtarë të dyshuar të grupit të strukturuar kriminal. Konkretisht, Jurgen Kacurri dhe Arjanit Maloku. “Më datë 25.09.2024, në Republikën e Shqipërisë janë kryer 21 kontrolle banesash dhe ambiente të tjera. Janë arrestuar në flagrancë dy pjesëtarë të grupit kriminal, shtetasit Jurgen Kacurri dhe Arjanit Maloku. Gjithashtu, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 30 mijë euro, 6 mijë paud, 2 automjete, 1 armë, 4 ora të markës ‘Rolex’, 26 aparate celulare, dokumente, sende të tjera me vlerë, si dhe prova të tjera materiale”, – informoi SPAK.

Ndërkohë më herët u mësua se operacionet e kontrollit ishin kryer edhe në Manzë të Durrësit. Organizata kishte 5 baza logjistike operative të identifikuara në zonën e Italisë së veriut, në të cilat dorëzohej droga. Bazat ishin vendosur midis Brescia, Romano di Lombardia dhe Palazzolo sull’Oglio dhe në komuna të tjera në Italinë qendrore-veriore si Varese dhe Piza. Më pas, paratë u pastruan përmes një grupi kinez, rezident në Brescia, i cili dyshohej se kishte “monetizuar” fatura për operacione inekzistente për mbi 375 milionë euro. Paratë u pastruan përmes një grupi kinez, rezident në Brescia, i cili dyshohej se kishte “monetizuar” fatura për operacione inekzistente për mbi 375 milionë euro. Autoriteteve u janë dashur 4 vite hetime. Gjatë operacionit u sekuestruan rreth 2. 5 milionë euro cash, 5 pistoleta me municionet e tyre, 8 makina dhe 360 kg drogë, e cila nëse do të hidhej në treg, mund të kishte sjellë një fitim rreth 30 milionë euro. Gjithashtu janë vendosur në sekuestro preventive para dhe asete me vlerë 60 milionë euro sipas mediave italiane.

HETIMET

Nga hetimet e deritanishme mësohet se aktiviteti kriminal dhe narkotrafiku kryhej nëpërmjet platformave të koduara në “Sky ECC”. “Aktiviteti hetimor u krye përmes të dhënave të siguruara nga ‘SKY ECC’, të cilat u ballafaquan nga përgjimet telefonike, telematike e mjedisore të kryera paralelisht krahas aktiviteteve hetimore më tradicionale”, – thuhet në njoftimin e Guardia di Finanza. Gjithsej 135 persona janë nën hetim si pjesë e hetimit nga Guardia di Finanza e Brescia-s – e koordinuar nga prokurorët antimafia të Brescia-s, Erica Battaglia dhe Francesco Milanesi – që shkatërroi një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës. Ndërsa mes 61 të arrestuarve është edhe përfaqësuesi i Sacra Corona Unita të Brindisit Vincenzo Bruno dhe arkëtari i klanit të cilit iu sekuestruan gati një milion euro cash. Ata ishin në kontakt me drejtuesit e grupit që jetonin në Shqipëri dhe që shisnin kokainë e cila më pas importohej në Itali nga Holanda dhe Spanja. “Dy grupe të ndryshme dolën dhe u bashkuan: një grup italo-kinez dhe një shqiptar. Ky i fundit menaxhonte drogën dhe i pari pastronte paratë”, shpjegoi komandanti provincial i Brescias i Guardia di Finanza Francesco Maceroni.

ARRESTIMET NË DURRËS

Arjanit Maloku dhe Jurgen Kacurri janë dy personat e arrestuar në Shqipëri nga operacioni ndërkombëtar antidrogë i zhvilluar nga SPAK në bashkëpunim me Eurojust, Europol, autoritetet italiane, zvicerane, polake, Byronë Kombëtare të Hetimit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Maloku dhe Kacurri, pjesëtarë të grupit kriminal që ushtronte aktivitetin e trafikimit të lëndëve narkotike të llojit kokainë nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian, kryesisht Italisë, janë arrestuar ditën e sotme gjatë aksionit në vendin tonë, ku janë kryer 21 kontrolle banesash dhe ambiente të tjera. Të dyshuarit pastronin fitimet e tyre të paligjshme nëpërmjet një rrjeti të panumërt kompanish, të drejtuara nga një organizatë italo-kineze, e krijuar për këtë qëllim, e cila furnizonte fatura false për rreth 375 milionë euro. Nga hetimi janë sekuestruar 360 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, armë dhe sende të tjera me vlerë, të përllogaritura në vlerën prej 60 milion euro cash. SPAK bën me dije se në Shqipëri janë kryer 21 kontrolle banesash dhe ambiente të tjera. Janë arrestuar në flagrancë dy pjesëtarë të grupit kriminal, shtetasit Jurgen Kacuri dhe Arjanit Maloku. Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 30 mijë euro, 6 mijë paud, 2 automjete, 1 armë, 4 ora të markës ‘Rolex’, 26 aparate celulare, dokumente, sende të tjera me vlerë, si dhe prova të tjera materiale./Gazeta Panorama

The post Trafiku i kokainës nga Amerika Latine drejt BE-së e Italisë/ Grupi kriminal u godit nga SPAK, Eurojust dhe Europol appeared first on Lapsi.al.

Plagosi tre persona, arrestohet 32-vjeçari në Kukës

By: user 11
26 September 2024 at 08:27

Një person i shpallur në kërkim për një plagosje të trefishtë në Tiranë është arrestuar në një hotel në Kukës. Policia thotë se në kuadër të operacionit të koduar “Oda” u vu në pranga 32-vjeçari, me iniciale E.E., i cili ishte shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Oda” nga Sektori për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, Sektori i Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Tiranë në bashkëpunim me DVP Kukës.

Kapet dhe arrestohet një shtetas i shpallur në kërkim për armëmbajte pa leje.

Shërbimet e Sektorit për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Tiranë në bashkëpunim me DVP Kukës, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Oda”.

Si rezultat i këtij operacioni, në një hotel në Kukës, është lokalizuar dhe arrestuar shtetasi E. E., 32 vjeç.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr.1897 datë 26.07.2024, i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” në mungesë, për vepren penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.

Më datë 23.07.2024, në Rrugën e Kavajës, 32-vjeçari dyshohet se aksidentalisht ka bërë shkrepje të pavullnetshme me një armë zjarri, dhe si pasojë janë plagosur 3 shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë.

The post Plagosi tre persona, arrestohet 32-vjeçari në Kukës appeared first on Lapsi.al.

Borrell takon liderët e Ballkanit Perëndimor: Integrimi në BE, i arritshëm

By: user 11
26 September 2024 at 08:14

Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme i Bashkimit Europian, Josep Borrell, ka takuar liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor në New York. Në takim është diskutuar në lidhje me sfidat gjeopolitike, ndërsa theksi është vënë në nevojën për harmonizim strategjik me Bashkimin Europian për ruajtjen e stabilitetit rajonal.

Borrell ka thënë se Ballkani Perëndimor është pjesë integrale e së ardhmes së Europës, ndërsa ka theksuar rëndësinë e lidhjeve BE-Ballkani Perëndimor dhe ka përsëritur se “anëtarësimi në BE është i arritshëm, me kusht që reformat kyçe të ndiqen”.

Në njoftimin e shpërndarë nga Borrell thuhet se takimi ishte mundësi për të kujtuar nevojën për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ekzistuese, derisa është përmendur rëndësia për fqinjësi të mirë të arritur përmes dialogut dhe kompromisit si hapa esencialë për integrim në BE.

“Udhëheqësit duhet të marrin vendime të guximshme dhe strategjike për të çuar përpara aspiratat e tyre europiane”, citohet të ketë thënë Borrell.

Në takim ishte presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, kryetari i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Denis Beçiroviç, zëvendëskryeministri për Çështjet e Jashtme dhe Evropë i Malit të Zi, Filip Ivanoviç dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

The post Borrell takon liderët e Ballkanit Perëndimor: Integrimi në BE, i arritshëm appeared first on Lapsi.al.

SHBA dhe aleatët bëjnë thirrje për armëpushim 21-ditor mes Izraelit dhe Hezbollahut

By: user 11
26 September 2024 at 07:50

Aleatët, duke përfshirë SHBA, Britania e Madhe dhe BE kanë bërë thirrje për një armëpushim të përkohshëm në Liban, pas përshkallëzimit të luftimeve midis Izraelit dhe Hezbollahut.

Blloku prej 12 anëtarësh propozoi një pauzë të menjëhershme 21-ditore “për të ofruar hapësirë ​​për diplomacinë drejt përfundimit të një zgjidhjeje diplomatike” dhe një armëpushimi në Gaza.

Në një deklaratë të përbashkët, ata thanë se armiqësitë ishin të patolerueshme dhe paraqisnin një “rrezik të një përshkallëzimi më të gjerë rajonal” që nuk ishte as në interes të popullit të Izraelit apo të Libanit.

Kjo vjen pasi shefi ushtarak i Izraelit u tha trupave të mërkurën se sulmet ajrore të gjera në Liban që synojnë Hezbollahun mund t’u hapin rrugën atyre që të “hyjnë në territorin e armikut”.

Deklarata e përbashkët u nënshkrua nga SHBA, Australia, Kanadaja, Bashkimi Evropian, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Mbretëria e Bashkuar dhe Katari.

Në një deklaratë të përbashkët të presidentit amerikan Joe Biden dhe të atij francez, Emmanuel Macron thuhej se ishte kohaj për një zgjidhje që garanton sigurinë në mënyrë që civilët të kthehen në shtëpitë e tyre.

The post SHBA dhe aleatët bëjnë thirrje për armëpushim 21-ditor mes Izraelit dhe Hezbollahut appeared first on Lapsi.al.

Temperatura deri në 29 gradë Celsius, si parashikohet të jetë moti sot

By: user 11
26 September 2024 at 07:20

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit për pjesën më të madhe të ditës përjashtuar vranësirat kalimtare në orët e mesditës. Në relievet e larta malore do të ketë reshje shiu të izoluara.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare pritet të fitoi shpejtësi deri në 12 m/sek.
Temperaturat parashikohen:

  • në zonat malore 10 deri 27°C
  • në zonat e ulëta 11 deri 30°C
  • në zonat bregdetare 14 deri 29°C

 

The post Temperatura deri në 29 gradë Celsius, si parashikohet të jetë moti sot appeared first on Lapsi.al.

Aksident i trefishtë në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, përplasen me njëra-tjetrën mjetet

By: user 11
25 September 2024 at 11:04

Një aksident i trefishtë ka ndodhur ditën e sotme, në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të fshatit Udënisht.

Sipas informacioneve paraprake nga policia bëhet e ditur se mjetet kanë goditur nga pas njëra tjetrën duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Drejtuesit dhe pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore, por janë dërguar për një kontroll në spitalin e Pogradecit.

Ndërkohë policia shkoi në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

The post Aksident i trefishtë në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, përplasen me njëra-tjetrën mjetet appeared first on Lapsi.al.

Itali/ Burri qëllon familjarët dhe fqinjin, tre të vdekur dhe 4 të plagosur

By: user 11
25 September 2024 at 10:43

Një masakër në familje ka ndodhur në Nuoro të Italisë. Një burrë ka vrarë gruan dhe vajzën e tij pas një debati mes tyre. Më pas ka plagosur me armë zjarri një fqinj dhe dy fëmijë të vegjël në banesën në via Gonario Pinna.

Ngjarja e rëndë nuk ka përfunduar me kaq pasi autori ka shkuar në shtëpinë e së ëmës, në Via Ichnusa, duke e qëlluar me plumb në kokë dhe më pas i ka dhënë fund jetës së tij.

Të plagosurit u transportuan të gjithë me ambulanca në spitalin San Francesco në Nuoro, shkruajnë mediat italiane. Rrugët e dy banesave janë rrethuar nga policia, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes makabër.

The post Itali/ Burri qëllon familjarët dhe fqinjin, tre të vdekur dhe 4 të plagosur appeared first on Lapsi.al.

Plagosi një person me thikë, pranga 38-vjeçarit në Sarandë

By: user 11
25 September 2024 at 10:15

Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, menjëherë pas marrjes së njoftimit se shtetasi D. R., kishte plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin M. D., dhe ishte larguar menjëherë pas ngjarjes, organizuan punën për kapjen e autorit duke ushtruar kontrolle të vazhdueshme. Si rezultat i kërkimeve, pas disa orësh, u bë e mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

D. R., 38 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas dyshohet se më datë 24.09.2024, rreth orës 19:10, në lagjen nr. 1, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin M. D., 38 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

The post Plagosi një person me thikë, pranga 38-vjeçarit në Sarandë appeared first on Lapsi.al.

❌
❌