❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 27 September 2024Main stream

Qeveria ia vetĂ«ofroi Kushnerit projektin nĂ« Sazan. Senati amerikan nis hetim pĂ«r ‘pazaret’ e familjes Trump nĂ« ShqipĂ«ri dhe Serbi

27 September 2024 at 13:16

Nga Gazeta ‘SI’ – Kompania “Affinity Partners”, nĂ« pronĂ«si tĂ« Jared Kushner , dhĂ«ndrit tĂ« Donald Trump Ă«shtĂ« nĂ«n hetim nga Senati Amerikan pasi ka fituar 157 mln dollarĂ« qĂ« nga viti 2021, por nuk ka deklaruar asnjĂ« kthim pĂ«r investitorĂ«t.

KĂ«to tĂ« dhĂ«na kanĂ« nxitur dyshime brenda Senatit se kompania Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« skemĂ« kompensimi me investitorĂ«t e huaj qĂ« kĂ«rkojnĂ« tĂ« “blejnĂ«â€ ndikim nĂ« familjen Trump, nĂ« rast tĂ« njĂ« rikthimi tĂ« tij nĂ« ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ«.

I shqetĂ«suar pĂ«r konflikte interesi dhe fshehje tĂ« investitorĂ«ve, kreu demokrat i komitetit tĂ« financave nĂ« Senat, Ron Wyden i dĂ«rgoi njĂ« letĂ«r pĂ«rfaqĂ«suesit ligjor tĂ« “Affinity Partners”, Chad Mizelle, duke i kĂ«rkuar informacione pĂ«r tĂ« gjitha paqartĂ«sitĂ« qĂ« lidhen me operimin e kompanisĂ«.

Wyden shkruan se gjetjet e hetimit janĂ« burim shqetĂ«simi se investimi nĂ« fondet e Affinity krijon “konflikte tĂ« paprecedentĂ« interesi” dhe se paraqet rrezik pĂ«r sigurinĂ« kombĂ«tare.

Marrëveshja e Jared Kushner me qeverinë shqiptare dhe serbe përmenden në letër si zhvillime jo pozitive.

“Affinity Partners”, ku Kushner deklarohet pronar i vetĂ«m pritet tĂ« bĂ«het zhvilluesi i njĂ« resorti ultraluksoz nĂ« ishullin e Sazanit nĂ« ShqipĂ«ri, pas njĂ« marrĂ«veshje me qeverinĂ« shqiptare. Projekti qĂ« thuhet se kushton 1 mld dollarĂ« krijoi debat nĂ« ShqipĂ«ri, SHBA dhe nĂ« rajon. E njĂ«jta kompani pritet tĂ« zhvillojĂ« njĂ« hotel luksoz nĂ« zemĂ«r tĂ« Beogradit, aty ku sot qĂ«ndron ish-ministria e Brendshme jugosllave, e bombarduar nga NATO.

ShqetĂ«simi i Senatit – MarrĂ«veshja e qeverisĂ« shqiptare dhe serbe me Affinity, pĂ«r tĂ« ndikuar familjen Trump

Projektet në Sazan dhe Beograd shihen me dyshim nga Senati amerikan, duke sugjeruar se marrëveshjet e biznesit mund të shfrytëzohen nga qeveritë e dy vendeve për të ndikuar në familjen e Trump.

“Informacion i ri i marrĂ« nga Komiteti nĂ« lidhje me marrĂ«veshjet e pasurive tĂ« paluajtshme nĂ« Serbi dhe ShqipĂ«ri mĂ« tej tregon se si qeveritĂ« e huaja mund tĂ« kĂ«rkojnĂ« partneritet me Affinity nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« fitojnĂ« influencĂ« mbi Kushner dhe Ivanka Trump. Raportet publike konfirmojnĂ« se Affinity kĂ«rkon tĂ« investojĂ« deri nĂ« njĂ« miliard dollarĂ« nĂ« projekte tĂ« pasurive tĂ« paluajtshme nĂ« Beograd dhe zhvillime luksoze nĂ« bregdetin shqiptar, megjithatĂ«, pak dihej mĂ« parĂ« se si lindĂ«n ato marrĂ«veshje tĂ« propozuara dhe pĂ«r natyrĂ«n e marrĂ«dhĂ«nieve afariste tĂ« Affinity me qeverinĂ« serbe dhe shqiptare”, shkruan Wyden nĂ« letĂ«r.

Projekti i Kushner për Beogradin
Projekti i Kushner për Sazanin

“NjĂ« person nga qeveria shqiptare iu afrua Affinity”

Në një nga paragrafët e letrës me 8 faqe thuhet se nuk ishin amerikanët ata që u interesuan për investimin në Sazan, por qeveria shqiptare i ofroi projektin kompanisë Affinity, duke u afruar me njerëz pranë saj.

“NĂ« sqarimin e vet, Affinity i tregoi Komitetit se qeveria serbe dhe ajo shqiptare fillimisht iu afrua individĂ«ve tĂ« lidhur me Affinity nĂ« lidhje me njĂ« investim nĂ« projektet e ardhshme tĂ« pasurive tĂ« patundshme. MegjithatĂ«, Affinity nuk pranoi tĂ« identifikojĂ« se kush ishin ata persona nĂ« qeverinĂ« serbe dhe atĂ« shqiptare qĂ« iu afruan tĂ« parĂ«t Affinity dhe nĂ«se qasja u bĂ« drejtpĂ«rdrejt pĂ«rmes Jared Kushner, Ivanka Trump ose individĂ«ve tĂ« tjerĂ« tĂ« lidhur me Affinity. Sipas raportimeve tĂ« fundit publike, Ivanka Trump ka ka qenĂ« e pĂ«rfshirĂ« personalisht nĂ« pĂ«rpjekjet pĂ«r tĂ« zhvilluar prona luksoze buzĂ« bregdetit nĂ« ShqipĂ«ri, duke sugjeruar se pĂ«rfshirja e familjes Trump nĂ« kĂ«to marrĂ«veshje Ă«shtĂ« mĂ« e thellĂ« se sa dihej mĂ« parĂ«â€, shkruhet nĂ« letrĂ«n drejtuar pĂ«rfaqĂ«suesit ligjor tĂ« Affinity.

Ndërkohë përfaqësuesit e qeverisë shqiptare përfshirë ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro thanë se Kushner, ashtu si edhe të tjerë të interesuar ka aplikuar për një investim turistik në Sazan dhe pasi kërkesa të shqyrtohet do të merret vendimi.

“PĂ«r tĂ« dyja zhvillimet e propozuara tĂ« pasurive tĂ« paluajtshme, qeveria serbe dhe ajo shqiptare duket se zotĂ«rojnĂ« tokĂ«n dhe kanĂ« diskrecion tĂ« gjerĂ« mbi mĂ«nyrĂ«n se si pĂ«rdoret. KĂ«to terma lejojnĂ« qeveritĂ« e SerbisĂ« dhe ShqipĂ«risĂ« tĂ« nxjerrin lĂ«shime tĂ« pazakonta nga Affinity nĂ« kĂ«tĂ« proces. PĂ«r shembull, projekti i Beogradit, nĂ« vendin e njĂ« ish-bombardimi tĂ« NATO-s, do tĂ« pĂ«rfshijĂ« njĂ« muze qĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rshkruar si njĂ« monument pĂ«r “viktimat e agresionit tĂ« NATO-s.” ËshtĂ« krejtĂ«sisht e papĂ«rshtatshme qĂ« çdo qeveri e huaj tĂ« kĂ«rkojĂ« qĂ« njĂ« firmĂ« amerikane tĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« atĂ« lloj revizionizmi historik antiamerikan, njĂ« akt qĂ« zbardh spastrimin etnik dhe gjenocidin dhe e riformulon nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« rreme NATO-n si njĂ« antagonist, dhe Ă«shtĂ« skandaloze qĂ« njĂ« firmĂ« e themeluar dhe nĂ« pronĂ«si tĂ« familjes sĂ« njĂ« ish-presidenti tĂ« ardhshĂ«m dhe tĂ« mundshĂ«m tĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« pajtohej me tĂ«â€, vijon kreu i komitetit tĂ« financave.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në foto me Jared Kushner, Ivanka Trump dhe Richard Grenell.

Sazani dhe 10 kërkesat e Senatit

Senati amerikan i ka dĂ«rguar “Affinity Partners” 10 kĂ«rkesa pĂ«r informacion mbi projektin nĂ« ShqipĂ«ri, nga bisedat e familjes Trump tek personeli i qeverisĂ« shqiptare.

Për të gjitha investimet që Affinity planifikon të bëjë në Shqipëri, ofroni informacionet e mëposhtme:

1- Një listë me të gjithë individët dhe entitetet që po bashkëpunojnë me Affinity për projektin.

2 – NjĂ« listĂ« me tĂ« gjitha zonat ku po konsiderohet zhvillimi i projektit dhe njĂ« pĂ«rshkrim tĂ« tij pĂ«r çdo zonĂ«.

3- Vlerën në dollarë të investimit që Affinity do të hedhë në Shqipëri, sipas projekteve dhe shumën që do të hedhë çdo investitor për çdo projekt.

4- Një përshkrim të detajuar të marrëveshjes midis Affinity dhe qeverisë shqiptare mbi projektin. Këtu duhet të përmenden edhe interesat financiare të qeverisë shqiptare, rolin e saj dhe si do të bëhet ndarja e fitimeve.

5- Një listë me të gjitha miratimet rregullore apo lejet që i duhen Affinity dhe partnerëve të saj nga qeveria shqiptare për të operuar me projektin.

6- Sipas raporteve publike, Ivanka Trump ka një rol të drejtpërdrejtë në negociatat me qeverinë shqiptare, përshkruani rolin e Ivanka Trump në këto projekte dhe si ajo u përfshi në to.

7- Ofroni Senatit të gjitha komunikimet midis punonjësve të Affinity dhe të gjithë familjarëve të familjes Trump, përfshirë Ivankën, rreth Shqipërisë.

8- Affinity është shprehur se qeveria shqiptare i është afruar fillimisht për një investim në pasuritë e patundshme në Shqipëri, ofroni një listë te detajuar të personelit të qeverisë shqiptare apo individëve që kanë kontaktuar Affinity për llogari të qeverisë shqiptare lidhur me investimin.

9- Ofroni një listë detajuar të punonjësve apo individëve të lidhur me Affinity, që janë kontaktuar nga qeveria shqiptare.

10- Affinity i tregoi Komitetit se qeveria shqiptare, si pjesë e partneritetit të saj me Affinity, është përgjegjëse për marrjen e të gjitha miratimeve, licencave dhe lejeve të nevojshme në lidhje me çdo investim në pasuri të paluajtshme nga Affinity në Shqipëri. A janë shprehur zyrtarisht këto kushte në ndonjë marrëveshje të negociuar mes Affinity dhe qeverisë shqiptare? Nëse po, jepni Komitetit një kopje të atyre marrëveshjeve.

The post Qeveria ia vetĂ«ofroi Kushnerit projektin nĂ« Sazan. Senati amerikan nis hetim pĂ«r ‘pazaret’ e familjes Trump nĂ« ShqipĂ«ri dhe Serbi appeared first on Gazeta Si.

BERZH rrit parashikimin për ekonominë e Shqipërisë por Kosova ka rritjen më të fortë në rajon

27 September 2024 at 11:59

Nga Gazeta ‘SI’ – Banka Europiane pĂ«r RindĂ«rtim dhe Zhvillim ka rritur parashikimin pĂ«r ecurinĂ« ekonomike tĂ« ShqipĂ«risĂ«.

Në raportin e shtatorit BERZH parashikon rritje ekonomike të Shqipërisë me 3.5% nga 3.3% që parashikonte në maj. Rritja thotë BERZH do të ndikohet nga sezoni i fortë turistik dhe shërbimet, që përveç se në Shqipëri ndikojnë ekonominë e të gjithë rajonit.   

Për 2025-n, ekonomia e vendit do të rritet me 3.7% sipas parashikimit.

Ekonomia e Ballkanit Perëndimor do të rritet me 3.4% për këtë vit dhe 3.7% për 2025-n, thotë BERZH. BERZH nënvizon se zbatimi i mëtejshëm i reformave strukturore, të mbështetura nga Plani i Rritjes Ekonomike për BP mund ta nxisin më tepër rritjen ekonomike.

Kosova pritet të ketë rritjen më të lartë të lartë të ekonomisë në rajon dhe parashikohet të arrijë në 4% këtë vit dhe të ruajë këtë bilanc deri në vitin 2025. Konsumi i lartë dhe investimet e huaja direkte kontribuan në këtë rritje, ndërsa situata gjeopolitike mund të ndikojë flukset tregtare dhe disponueshmërinë e fondeve ndërkombëtare në vijim.

Nga ana tjetër, ekonomia e Serbisë dhe Malit të Zi pritet të kenë një rritje prej 3.8%, ndjekur nga Bosnje Herzegovina me 2.8% dhe Maqedonia e Veriut me rritjen më të vogël prej 2.2%. Sipas BERZH-it, investimet e reja, qëndrueshmëria fiskale dhe monetare në Serbi, si dhe rritja e konsumit në Malin e Zi kanë kontribuar në rritjet përkatëse.

The post BERZH rrit parashikimin për ekonominë e Shqipërisë por Kosova ka rritjen më të fortë në rajon appeared first on Gazeta Si.

Before yesterdayMain stream

Vazhdon rrënimi i euros, këmbehet me 98.91 lekë

26 September 2024 at 13:08

Nga Gazeta ‘SI’ – Euro ka thyer pragun e 99 lekĂ«ve dhe kĂ«mbehet me 98.91 lekĂ«, tĂ« enjten e 26 shtatorit.

Ky është niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë, por tendenca tregon se kursi mund të prekë nivele edhe më të ulëta.

Ndërkohë të gjitha monedhat e tjera kryesore kanë shënuar një rritje të lehtë kundrejt lekut, me dollarin që këmbehet me 88.71 dhe paundi britanik me 118.51 lekë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, investimet  e huaja dhe turizmi janë faktorët kryesorë të zhvlerësimit të monedhës europiane, por një përllogaritje e ekspertëve financiare tregon se fluksi formal i euros nuk ka në ekonomi aq peshë sa për të shkaktuar një goditje të tillë, duke sugjeruar se janë flukset informale ato qe e ndikojnë.

NjĂ« aktivitet tĂ« tillĂ« e konfirmoi dhe vetĂ« Guvernatori i BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, duke thĂ«nĂ« se paraja e pistĂ« ka ndikim nĂ« kursin e kĂ«mbimit dhe se Ă«shtĂ« e vĂ«shtirĂ« pĂ«r t’u matur.

Gjatë kulmit të sezonit veror, euro krijoi një stabilitet duke qëndruar për disa javë në nivelin e 100 lekëve, që sipas ekspertëve të tregut ndodhi pas ndërhyrjeve të Bankës.

Rrënimi i vazhdueshëm i euros pritet të marrë me vete dhe industrinë e eksporteve, që më shumë se 1 vit raportojnë vetëm humbje. Zhvlerësimi prek drejtëpërdrejtë edhe individët që paguhen në monedhën europiane dhe ul aftësitë e tyre paguese dhe të ardhurat e disponueshme.

Banka e Shqipërisë i kërkoi ndihmë qeverisë për të menaxhuar krizën e euros, por deri më tani nuk ka asnjë njoftim publik për masa amortizimi të kësaj krize.

The post Vazhdon rrënimi i euros, këmbehet me 98.91 lekë appeared first on Gazeta Si.

Çmimet e naftĂ«s bien me 2.6% pasi Arabia njoftoi se do rrisĂ« prodhimin. MbretĂ«ria ‘heq dorë’ nga targeti 100$/fuçi

26 September 2024 at 12:26

Çmimet e naftĂ«s ranĂ« tĂ« enjten, pas lajmit se Arabia Saudite do tĂ« heqĂ« dorĂ« nga objektivi i saj pĂ«r tĂ« ulur prodhimin dhe pĂ«r tĂ« rritur çmimet.

Kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar Brent ranë me 1.89 dollarë ose 2.57% në 71.57 dollarë për fuçi, ndërsa nafta e papërpunuar e Teksasit Perëndimor të SHBA ra 1.83 cent ose 2.63% në 67.86 dollarë për fuçi.

Financial Times raporton se Arabia Saudite është gati të braktisë qëllimin e arritjes së çmimit të naftës 100 dollarë/fuçi dhe po përgatitet për një rritje të prodhimit, një shenjë që Mbretëria do të pranojë çmimet e ulëta të naftës.
Eksportuesi më i madh në botë i naftës dhe shtatë anëtarë të tjerë të grupit prodhues të OPEC+ ishin shkak i reduktimeve të gjata të prodhimit nga fillimi i tetorit.

Por një vonesë dy-mujore nxiti spekulimet nëse OPEC do të rriste me të vërtetë prodhimin me naftën Brent që shitej poshtë 70 dollarëve. Gjithsesi, zyrtarët brenda Mbretërisë janë të vendosur për të rritur prodhimin edhe nëse kjo do të thotë çmime më të ulëta, duke nisur nga 1 dhjetori.

Ndryshimi i qëndrimit të Arabisë Saudite është përparim i madh, e cila ka bërë që anëtarët e tjerë të OPEC+ të reduktojnë vazhdimisht prodhimin që nga nëntori 2022 në një përpjekje për të mbajtur çmime të larta. Ministri saudit i Energjisë nuk iu përgjigj një kërkese për koment.

Sipas një analize nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Arabisë Saudite i duhet një çmim nafte 100 dollarë për fuçi, pasi princi i kurorës Mohammed bin Salman synon të zhvillojë projekte gjigande në kuadër të një reforme ambicioze ekonomike.

Politika e shkurtimit të prodhimit ka qenë qendër debati për SHBA-në dhe Riadin.

The post Çmimet e naftĂ«s bien me 2.6% pasi Arabia njoftoi se do rrisĂ« prodhimin. MbretĂ«ria ‘heq dorë’ nga targeti 100$/fuçi appeared first on Gazeta Si.

Subjektet financiare jobanka arkëtuan 1 mld lekë fitim në 6-mujorin e parë. 52% e kredisë iu dha individëve

26 September 2024 at 12:25

Nga Gazeta ‘SI’ – PĂ«rveç bankave, edhe subjektet e tjera financiare kanĂ« pĂ«rjetuar njĂ« periudhĂ« pozitive, por jo aq sa tĂ« njĂ« viti mĂ« parĂ«.

Ato që njihen si subjekte jobanka, kanë raportuar një zgjerim të aktivitetit të tyre duke e mbyllur 6-mujorin e parë të 2024-s me një fitim prej 1 mld lekësh, megjithatë më të ulët se niveli i fitimit të raportuar në të njëjtën periudhë të vitit 2023, 1.8 miliardë lekë.

Banka e Shqipërisë tregon se subjektet financiare jobanka, SFJB, kanë financuar sektorin e shërbimit në masën 22%, atë të tregtisë me 18% dhe ndërtimin me 10%. Më shumë se gjysma e stokut të kredisë së këtyre subjekteve, 52% ka shkuar për kredimarrësit individë.

Për të njëjtën periudhë, cilësia e kredisë ka pasur përmirësim. Pra treguesi i kredive të këqija është reduktuar nga 13.3% në 12.8%.

Rreth 76% e kapitalit të paguar të institucioneve jobanka që ushtrojnë veprimtarinë e kreditimit është me kapital vendas.

Ekspozimi i sektorit bankar ndaj sektorit jobankar mbetet i ulët, ndonëse ka shënuar një rritje të lehtë gjatë periudhës, ndërsa ndjeshmëria e sektorit jobankar ndaj veprimtarisë së sektorit bankar mbetet e lartë, por nuk ka shënuar ndryshime gjatë periudhës. Në raport me aktivet e tyre, shoqëritë e sigurimit dhe fondet e pensionit kanë ekspozimin më të madh ndaj sektorit bankar, pasi vendosjet e tyre në banka përbëjnë rreth 34% të aktiveve të tyre.

Aktualisht, në tregun financiar operojnë 40 IFJB, nga të cilat: 25 subjekte janë institucione të kredisë, mikrokredisë, faktoringut, qirasë financiare, blerjes së kredive me probleme etj.; 5 subjekte janë institucione pagesash; dhe 10 janë institucione të parasë elektronike.

Aktivitet kryesor i IFJB-ve është ai kreditues (37%), ndjekur nga shërbimet e pagesave dhe transfertave (31%), si edhe paraja elektronike (20%). Në sistemin financiar operojnë gjithashtu 16 shoqëri të kursim-kreditit (ShKK) dhe një Union, 12 shoqëri sigurimi, 16 fonde investimi dhe 6 fonde pensioni. Peshën kryesore në veprimtarinë e sektorit jobankar e zë aktiviteti i institucioneve financiare jobanka, ndjekur nga fondet e investimit.

The post Subjektet financiare jobanka arkëtuan 1 mld lekë fitim në 6-mujorin e parë. 52% e kredisë iu dha individëve appeared first on Gazeta Si.

Investimet e huaja nĂ« ShqipĂ«ri, nivel rekord. Pronat mĂ« tĂ«rheqĂ«se. InvestitorĂ«t mĂ« tĂ« mĂ«dhenj nga vende ‘anonime’

26 September 2024 at 11:01

Nga Gazeta ‘SI’ – Investimet e huaja direkte prekĂ«n vlerĂ«n e 395 mln eurove nĂ« fund tĂ« tremujorit tĂ« dytĂ« 2024. Nga njĂ« vit mĂ« parĂ« rritja raportohet 3.6%.

Banka e Shqipërisë tregon se për të gjithë 6-mujorin janar-qershor në Shqipëri kanë hyrë 749 mln euro si investime të huaja, pse 8.1% më shumë se në 2023-shin.

Nëse analizojmë të dhënat për gjashtë muajt e parë të vitit shohim se fluksi i Investimeve të Huaja Direkte vlerësohet në 749 milionë euro ose 8.1% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Investimet e huaja në pasuritë e paluajtshme kapën shifrën e 97 mln eurove, me rritje 24% nga një vit më parë. Për gjysmën e parë të vitit, IHD-të në prona arritën në 181 mln euro, 43% më shumë se në 2023-shin.

Indeksi Fischer që mat po vetë BSH tregoi se për 6-mujorin e parë të vitit, të huajt kanë blerë 27% të pronave të shitura në total, nga të cilët 61% janë rezidentë të BE-së.

Banka tregon se turizmi dhe energjia e rinovueshme janë dy sektorë po ashtu me interes për investitorët e huaj.

Nga erdhën IHD-të?

Statistikat tregojnĂ« se Ă«shtĂ« Turqia qĂ« renditet nĂ« vend tĂ« parĂ«, me rreth 77 milionĂ« euro dhe me rritje vjetore 133%. NĂ« radhĂ« ndjekin nĂ« renditje ato me origjinĂ« anonime, tĂ« klasifikuara si “tĂ« tjera pĂ«r arsye konfidencialiteti”. Investimet e kĂ«tyre tĂ« fundit nĂ« vendin tonĂ« gjatĂ« tremujorit tĂ« dytĂ« tĂ« vitit kapin shifrĂ«n e 68 milionĂ« eurove dhe mĂ« pas ndjekin Italia dhe Franca.

Franca është vendi që ka regjistruar edhe rritjen më të madhe të fluksit të investimeve me gati 360%.

Nga ana tjetër, sipas shteteve për gjashtë muajt e parë të vitit ato me origjinë anonime renditen të parat me rreth 148 milionë euro, pasuar nga Turqia, Italia dhe Holanda.

LEXO EDHE:

Pak ditë më parë, Departamenti Amerikan i Shtetit i bëri thirrje Shqipërisë që të intensifikojë luftën kundër korrupsionit, për të tërhequr kështu investimet e  huaja.

“Korrupsioni Ă«shtĂ« njĂ« problem madhor jo vetĂ«m nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor apo nĂ« ShqipĂ«ri, por edhe nĂ« shumĂ« vende tĂ« tjera nĂ« botĂ«. Por nĂ«se do tĂ« tĂ«rheqĂ«sh investime, duhet ta luftosh kĂ«tĂ« fenomen dhe tĂ« ndryshosh sjellje. Mendoj se ShqipĂ«ria ka bĂ«rĂ« njĂ« progres tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m nĂ« kĂ«tĂ« drejtim. SPAK ka bĂ«rĂ« punĂ« thelbĂ«sore dhe me aq sa kam parĂ«, gĂ«zon respektin e qytetarĂ«ve. NĂ«se mund tĂ« zhvillosh njĂ« organizatĂ« qĂ« ndihmon vendin tĂ« dalĂ« nga korrupsioni do tĂ« dĂ«rgosh njĂ« sinjal tĂ« fortĂ« tek investitorĂ«t potencialĂ«.”, thotĂ« Collen Hyland, Drejtore pĂ«r Çështjet e EuropĂ«s nĂ« DASH gjatĂ« njĂ« konference pĂ«r ekonomitĂ« e Ballkanit PerĂ«ndimor.

The post Investimet e huaja nĂ« ShqipĂ«ri, nivel rekord. Pronat mĂ« tĂ«rheqĂ«se. InvestitorĂ«t mĂ« tĂ« mĂ«dhenj nga vende ‘anonime’ appeared first on Gazeta Si.

Turizmi ‘u zbeh’ gjatĂ« verĂ«s/ Gushti me rritje mĂ« tĂ« vogĂ«l tĂ« hyrjeve. ShqiptarĂ«t ikĂ«n jashtĂ«

25 September 2024 at 13:46

Nga Gazeta ‘SI’ – NĂ« ShqipĂ«ri kanĂ« hyrĂ« 3.1 mln shtetas gjatĂ« muajit gusht 2024, me rritje 9% nga njĂ« vit mĂ« parĂ«. Rreth 940 mijĂ« ishin shtetas shqiptarĂ« me rritje 14% dhe pjesa tjetĂ«r tĂ« huaj me rritje 7.2%. Shifrat tregojnĂ« se turizmi nuk po “shkĂ«lqen” siç ishte parashikuar dhe as si njĂ« vit mĂ« parĂ«.  Gushtin e 2023-shit rritja e hyrjeve raportohej me 17% dhe atyre tĂ« huajve me 20.6%.

Në 8 muaj në Shqipëri kanë hyrë 13.8 mln shtetas, nga të cilat 8.5 mln janë të huaj.

96% e shtetasve të huaj vinin nga Europa, raporton INSTAT.

Në 99% të rasteve, hyrjet n Shqipëri ishin me qëllime personale, pra pushime apo vizita tek të afërm. Ky tregues është rritur me 10.4% nga gushti i shkuar. Rritje të ndjeshme kanë pasur edhe hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime Biznesi dhe profesionale, me 49.4%.

Edhe numri i shqiptarĂ«ve tĂ« larguar nga ShqipĂ«ria gjatĂ« tĂ« njĂ«jtin muaj Ă«shtĂ« rritur me 9.2% nga  gushti i shkuar, mbi 901 mijĂ«. “Sabotimi” nga turistĂ«t shqiptarĂ«t u raportua dhe nĂ« numrin e netĂ« qĂ«ndrimeve nĂ« subjektet turistike tĂ« vendit.

Referuar muajit korrik 2024, INSTAT tregoi se edhe pse në mes të sezonit, numri i netëve të kaluara në një hotel apo të ngjashme pati rritjen më të vogël në më shumë se 1 vit. Treguesi u rrit vetëm 16%, në total pak mbi 1.2 mln netë qëndrime. Korrikun e 2023-shit, ky tregues ishte mbi 48%.

The post Turizmi ‘u zbeh’ gjatĂ« verĂ«s/ Gushti me rritje mĂ« tĂ« vogĂ«l tĂ« hyrjeve. ShqiptarĂ«t ikĂ«n jashtĂ« appeared first on Gazeta Si.

Dyshimet për pastrim parash dhe llogari offshore, Tatimet do të krijojnë një regjistër për pasanikët e Shqipërisë

25 September 2024 at 10:53

Nga Gazeta ‘SI’ – Qeveria parashikon tĂ« krijojĂ« njĂ« regjistĂ«r me tĂ« gjithĂ« individĂ«t e pasur nĂ« ShqipĂ«ri, njohur ndryshe si 10 pĂ«rqindĂ«shi.

Në Strategjinë Afatmesëm 2024-2027, thuhet se regjistri do të ketë 12.800 takspagues, që cilësohen si të pasur.

Qëllimi i këtij regjistri është shmangia e evazionit fiskal dhe verifikimin e pasurisë reale me atë të deklaruar. Që Administrata Tatimore të bëjë analizat e përputhshmërisë i duhet fillimisht regjistri.

“Akumulimi i pasurive tĂ« pajustifikuara – ku tĂ« ardhurat e deklaruara dhe burimet e fondeve janĂ« qartĂ«sisht tĂ« pamjaftueshme pĂ«r tĂ« financuar stilin e jetĂ«s dhe aseteve – Ă«shtĂ« njĂ« faktor kryesor nĂ« minimizimin e besimit nĂ« sistemin tatimor”, shkruhet nĂ« dokumentin e StrategjisĂ«.

Në 3 vitet e ardhshme, qeveria synon të përfundojë ngritjen e regjistrit dhe plotësimin e tij, përdorimin e të dhënave nga palë të treta, fatura, automjete etj. Kryerja e procedurave të auditimit për mbi 200 tatimpaguesit e përzgjedhur, bazuar në vlerësimin e riskut brenda viti 2026. Kryerja e të paktën 500 analizave hetimore brenda qershor 2027, bazuar në planet vjetore të AT. Si edhe shkëmbimi i këtij informacioni me administratat e huaja.

Drafti thekson se Tatimet do të kryejnë dhe analiza periodike mbi rastet e evazionit tatimor në lidhje me juridiksionet offshore. DPT ka hartuar një rregullore të brendshme që përcakton mënyrën e rrjedhjes së informacionit në DPT, si dhe mënyrën e monitorimit të bankave mbi zbatimin e verifikimit të duhur.

Aktualisht, DPT po ndërmerr një projekt pilot me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor të Shqipërisë për të krahasuar individët që zotërojnë makina luksoze me deklarimin e tyre të të ardhurave personale, (DIVA) si fazë e parë e këtij projekti dhe në të ardhmen për të zgjeruar shkëmbimin e informacionit në asetet e tjera të tatimpaguesit. Gjithashtu, po konsiderohen edhe individët subjekt sanksionesh në përputhje me marrëveshjen që vendi ynë ka me organizatat ndërkombëtare.

The post Dyshimet për pastrim parash dhe llogari offshore, Tatimet do të krijojnë një regjistër për pasanikët e Shqipërisë appeared first on Gazeta Si.

Muzika e Diddy-t po dëgjohet më shumë pas skandalit seksual

24 September 2024 at 18:02

Katalogu i gjerĂ« muzikor i reperit Sean “Diddy” Combs ka pĂ«rjetuar njĂ« rritje tĂ« dukshme qĂ« prej arrestimit tĂ« tij javĂ«n e shkuar.

Të dhënat nga industria e muzikës tregojnë se këngët me firmën e P.Diddy u luajtën 18.3% më shumë në platformat online, gjatë javës së arrestimit të tij krahasuar me javën paraardhëse.

George Howard, një profesor i menaxhimit të biznesit muzikor në kolegjin e Berklee, tha se për ë rritja nuk është surprizë. Ai thotë se të dëgjosh një këngë është sikur ta kërkosh atë në Google, për të shuar kuriozitetin.

“Muzika Ă«shtĂ« njĂ« copĂ«z tjetĂ«r informacioni ndĂ«rkohĂ« qĂ« njerĂ«zit mundohen tĂ« kuptojnĂ« skandalin. Pra ata mendojnĂ« se çfarĂ« muzike mund tĂ« prodhojĂ« dikush qĂ« Ă«shtĂ« i aftĂ« tĂ« bĂ«jĂ« gjĂ«ra tĂ« tilla”, tha Howard.

Combs ka patur shumĂ« eksperienca dhe nĂ« biznes, nga prodhimet televizive tek vodka dhe shumĂ« njerĂ«z e kanĂ« njohur mĂ« parĂ« si biznesmen e jo si muzikant. “ËshtĂ« njĂ«soj sikur tĂ« kalosh pranĂ« njĂ« aksidenti me makinĂ«, ti do kthesh kokĂ«n”.

Rritja e klikimeve në mes të një situate kontroverse nuk është e pazakontë. Pasi doli dokumentari i këngëtarit R.Kelly që akuzohej për marrëdhënie me vajza të mitura, klikimet e tij u dyfishuan.

Combs akuzohet pĂ«r trafik seksual dhe shantazh federal dhe akuzat qĂ« datojnĂ« qĂ« nga viti 2008, e akuzon atĂ« pĂ«r abuzim, kĂ«rcĂ«nim dhe shtrĂ«ngim tĂ« grave pĂ«r vite me radhĂ« “pĂ«r tĂ« pĂ«rmbushur dĂ«shirat e tij seksuale, pĂ«r tĂ« mbrojtur reputacionin e tij dhe pĂ«r tĂ« fshehur sjelljen e tij”.

Ai ka mohuar të gjitha akuzat./The Guardian

The post Muzika e Diddy-t po dëgjohet më shumë pas skandalit seksual appeared first on Gazeta Si.

Liria ekonomike, Shqipëria humb pikë. Probleme në qeveri dhe drejtësi

24 September 2024 at 15:44

Nga Gazeta ‘SI’ – Liria ekonomike nĂ« ShqipĂ«ri pĂ«r vitin 2024 Ă«shtĂ« ulur nga njĂ« vit mĂ« parĂ«, tregon indeksi i publikuar nga “Heritage Foundation”.

Shqipëria vlerësohet me 64.8 pikë, ndërsa një vit më parë vlerësohej me 65.3 pikë. Në rang rajonal Shqipëria mban vendin e 27-të, ndërsa në rang botëror vendin e 48-të.

Sipas fushave që raporti analizon për të matur lirinë ekonomike, ngërç për Shqipërinë është integriteti i qeverisë, që mat nivelin e korrupsionit, nepotizmin dhe burokracinë në shërbimet publike dhe vlerësohet me 36.6 pikë, ndjekur nga sistemi ligjor dhe liria financiare, të dyja me 50 pikë.

VlerĂ«simin mĂ« tĂ« lartĂ« vendi jonĂ« e merr nĂ« matĂ«sin e “barrĂ«s fiskale”, ku vlerĂ«sohet me 88.8 pikĂ«.

Sipas standardit tĂ« indeksit, ekonomia e ShqipĂ«risĂ« konsiderohet nga raporti si vend “mesatarisht e lirĂ«â€.

Sipas shpjegimit që jep Indeksi, liria ekonomike e një shteti përcakton autonominë individuale: lirinë e zgjedhjes që gëzojnë individët në marrjen dhe përdorimin e mallrave dhe burimeve ekonomike, pa ndërhyrjen e qeverisë.

The post Liria ekonomike, Shqipëria humb pikë. Probleme në qeveri dhe drejtësi appeared first on Gazeta Si.

Konkursi i shkrepjeve më të bukura të zogjve, fotot fituese

24 September 2024 at 14:25

Shkrepja e Patricia Homonylo që trego zogj të vrarë nga përplasja me xhamat ka fituar çmimin e parë në konkursin e fotografit më të mirë të zogjve për këtë vit. Në total ishin 23.000 aplikime, por këtu janë shkrepjet fituese./TheGuardian

The post Konkursi i shkrepjeve më të bukura të zogjve, fotot fituese appeared first on Gazeta Si.

Mbetjet, inceneratorët trajtuan vetëm 4.6% të tyre. Landfillet, depozitat kryesore të plehrave

24 September 2024 at 13:43

Nga Gazeta ‘SI’ – GjatĂ« vitit 2023, vetĂ«m 4.55% e mbetjeve u trajtuan nĂ« incenerator nga 4.39% nĂ« vitin 2022, raporton INSTAT.

Sipas metodave të trajtimit të mbetjeve në vend, depozitimi në landfille mbetet më e përdorura duke menaxhuar 75.5% të mbetjeve në total për vitin 2023. 18.8% e mbetjeve u ricikluan. Të dy treguesit e fundit kanë një rënie të lehtë nga viti 2022, respektivisht me 0.1 pikë përqindje dhe 0.08 p.p.

Por në total INSTAT raporton se në 2023-shin u menaxhuan më shumë mbetje se në 2022-shin, rreth 22 mijë tonë. Instituti nuk raporton të dhënat e mbetjeve kg/ban për 2023 duke theksuar do të plotësohen sapo të publikohen vlerësimet e Popullsisë vjetore për vitet sipas Cens 2023.

Mbetjet organike vazhdojnë të dominojnë menaxhimin e mbetjeve urbane. Kjo kategori zë peshën më të madhe të mbetjeve urbane të menaxhuara, me një peshë që ka mbetur relativisht e qëndrueshme, 57-58 %, në tre vitet e fundit.

Ndiqen nga mbetjet plastike dhe materialet prej letre ose kartoni me 9.27% dhe 9% respektivisht. Inertet pasojnë në renditje me një peshë prej 5.91%. Në të kundërt, peshën më të vogël e zënë mbetjet spitalore me 0.06% të totalit.

The post Mbetjet, inceneratorët trajtuan vetëm 4.6% të tyre. Landfillet, depozitat kryesore të plehrave appeared first on Gazeta Si.

Rregullorja e re, çmimi i sigurimit të makinës do të përcaktohet sipas riskut që ka mjeti

24 September 2024 at 13:11

Nga Gazeta ‘SI’ – Sigurimi i mjeteve do tĂ« ndryshojĂ« nga 2025-a dhe jo tĂ« gjithĂ« do tĂ« paguajnĂ« njĂ«soj.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar një rregullore të re që i përcakton tarifat e sigurimeve të detyrueshme të mjetit sipas një liste faktorësh që përcaktojnë rrezikun për dëme.

Pra, për të vendosur tarifën e një police sigurimi kompanitë duhet të kenë parasysh faktorët e riskut si historiku i dëmeve, përfshirë edhe rastet kur shkaktari i aksidentit nuk është i shënuar në policën e sigurimit; fuqia motorike e mjetit; mosha e të siguruarit; eksperienca në drejtimin e mjetit motorik; përdorimi i mjetit nga një subjekt apo

Po ashtu kompanitë mund të shënojnë aty më shumë faktorë risku, sipas analizës së tyre.

ShoqĂ«ritĂ« e sigurimit do t’i pĂ«rcaktojnĂ« vetĂ« tarifat e primit tĂ« sigurimit, sipas metodologjisĂ« sĂ« pĂ«rcaktuar, por janĂ« tĂ« detyruara tĂ« njoftojnĂ« AMF-nĂ« tĂ« paktĂ«n 30 ditĂ« kalendarike pĂ«rpara aplikimit tĂ« tarifave tĂ« reja tĂ« primit.

Së bashku me njoftimin për aplikimin e tarifave të reja të primit, shoqëritë e sigurimit duhet të depozitojnë pranë Autoritetit bazën teknike të të dhënave, faktorët e riskut dhe vlerësimet aktuariale të përdorura për llogaritjen e primeve të sigurimit, të shoqëruara me opinionin e aktuarit të autorizuar të shoqërisë, të paraqitur në formën e një raporti me shkrim.

KompanitĂ« nuk mund t’i ndryshojnĂ« tarifat mĂ« shumĂ« se dy herĂ« brenda njĂ« viti kalenderik dhe duhet tĂ« publikojnĂ« nĂ« faqen e internetit gjatĂ« gjithĂ« periudhĂ«s sĂ« zbatimit, koeficientĂ«t e faktorĂ«ve tĂ« riskut, shoqĂ«ruar me raste tĂ« zbatimit tĂ« tyre nĂ« praktikĂ«, si dhe primet e sigurimit tĂ« detyrueshĂ«m nĂ« sektorin e transportit.

Shoqëritë e sigurimit gjithashtu duhet të mbajnë të afishuara në çdo pikë shitjeje tabelat me primet e sigurimit, të miratuara gjatë periudhës së zbatimit të tyre.

Rregullorja e re do të hyjë në fuqi në 1 janar 2025.

The post Rregullorja e re, çmimi i sigurimit të makinës do të përcaktohet sipas riskut që ka mjeti appeared first on Gazeta Si.

Komuniteti Mysliman kundërshton krijimin e një shteti Bektashi në Shqipëri: Precedent i rrezikshëm

23 September 2024 at 19:29

Nga Gazeta ’SI’ – Deklarata e bĂ«rĂ« nga kryeministri Edi Rama nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r “New York Times” pĂ«r themelimin e njĂ« shteti Bektashi brenda ShqipĂ«risĂ« duke sjellĂ« shembull Vatikanin, ka krijuar debate tĂ« forta nĂ« opinionin publik.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar edhe Komuniteti Mysliman Shqiptar, i cili e ka cilësuar një precedent të rrezikshëm për të ardhmen e vendit.

Deklarata e plotë:

Nisur nga interesi i lartĂ« i besimtarĂ«ve, mediave dhe opinionit publik, lidhur me hapjen e diskutimit pĂ«r themelimin e “Sovranitetit tĂ« UrdhĂ«rit Bektashi” nĂ« TiranĂ«, Komuniteti Mysliman i ShqipĂ«risĂ« deklarohet sa mĂ« poshtĂ« vijon:

Komuniteti Myliman i Shqipërisë është përfaqësuesi i vetëm dhe zyrtar i fesë Islame në Shqipëri.

Feja jonë ka tre komponentë themelorë mbi të cilët ushtron veprimtarinë e saj në Republikën e Shqipërisë për mbi një shekull, të cilët janë:

1-Kurani Famëlartë, fjala e Zotit të Gjithësisë,

2-Tradita Profetike,

3-Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë

NĂ« kĂ«tĂ« kontekst, ne shprehim shqetĂ«simin tonĂ« lidhur me deklaratat publike ku flitet pĂ«r “Islam modern” apo “Islam shqiptar” apo edhe pĂ«r shtet Islam brenda republikĂ«s tonĂ«.

Këto terma nuk kanë asnjë lidhje me Islamin si fe, e cila është fe universale dhe bazohet mbi Kuranin dhe Traditën Profetike dhe respekton kushtetutat e ligjet në çdo vend ku bën pjesë.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është institucioni nën obrellën e të cilit kanë qenë dhe do të vijojnë të jetë të përfaqësuara të gjitha tarikatet derivate.

Ky ka qenë edhe qëllimi i dijetarëve mylimanë të cilët kanë punuar për një Shqipëri të pavarur, laike dhe multi fetare.

Komuniteti Mysliman është mazhoritar në Republikën e Shqipërisë dhe një ndër kontribuesit kryesor të dialogut e harmonisë fetare në vend.

Ky komunitet nuk e ka cilĂ«suar kurrĂ« harmoninĂ« e dialogun si “domain” tĂ« tijin, pasi kjo vlerĂ« e jashtĂ«zakonshme qĂ« ekziston nĂ« vendin tonĂ« Ă«shtĂ« kontribut i secilit dhe i tĂ« gjithĂ«ve bashkĂ«.

Në këtë kuptim, vendi ynë nuk ndodhet përballë ndonjë rreziku të prishjes së harmonisë e dialogut, përkundrazi, nisma të tilla mund të jenë një precedent i rrezikshëm për të ardhmen e vendit.

TĂ« gjitha fetĂ« abrahamike nĂ« thelbin e tyre kanĂ« si qĂ«llim t’i shĂ«rbejnĂ« rrugĂ«s sĂ« Zotit dhe tĂ« japin kontributin e tyre nĂ« shoqĂ«ri, siç bĂ«jnĂ« prej mijĂ«ra vitesh.

Kjo nismë për të cilën jemi njohur përmes medias është e pakonsultuar me komunitetet fetare, të cilat për të tilla raste kanë ngritur edhe një institucion të veçantë, të lavdëruar nga të gjitha vendet Perëndimore, siç është Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë.

Sa mĂ« lart sqaruam, ne sigurojmĂ« besimtarĂ«t myslimanĂ« nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ« se do t’i pĂ«rfaqĂ«sojmĂ« ata dhe çdo besimtar tĂ« cilit do tarikat, ashtu siç kemi bĂ«rĂ« deri mĂ« sot, edhe nĂ« vijim.

Ne do të vijojmë ta ndjekim me vëmendje këtë çëshjte dhe do të ndërmarrim hapat e nevojshme konform Kushtetutës dhe ligjeve të vendit tonë.

The post Komuniteti Mysliman kundërshton krijimin e një shteti Bektashi në Shqipëri: Precedent i rrezikshëm appeared first on Gazeta Si.

Peleshi: Korçës mund t’i hiqet njĂ« mandat pĂ«r zgjedhjet e 2025-s dhe t’i kalojĂ« TiranĂ«s

23 September 2024 at 18:49

Nga Gazeta ‘SI’ – Drejtuesi politik i PS pĂ«r qarkun e Korçës, Niko Peleshi tha se qarku i Korçës mund tĂ« ketĂ« njĂ« mandat mĂ« pak nĂ« zgjedhjet e ardhshme parlamentare 2025.

Nga vizita e tij nĂ« KolonjĂ« sot Peleshi theksoi se ky mandat mund t’i kalojĂ« TiranĂ«s, pĂ«r shkak tĂ« rritjes sĂ« numrit tĂ« popullsinĂ« sĂ« kryeqytet.

Nga 11 mandate që qarku i Korçës ka pasur deri në zgjedhjet e 2021, numri i ligjvënësve që mund të zgjedhë do të jetë 10, ndërsa Peleshi thekson se synimi i partisë socialiste është të fitojnë zgjedhjet dhe të anëtarësojnë Shqipërinë në BE.

“Ka mundĂ«si qĂ« pĂ«r shkak tĂ« rritjes sĂ« numrit tĂ« votuesve tĂ« popullsisĂ« nĂ« TiranĂ«, qarku i Korçës mund tĂ« ketĂ« njĂ« mandat mĂ« pak, ndonĂ«se Korça si bashki dhe qark ishte zona me uljen mĂ« tĂ« vogĂ«l tĂ« popullsisĂ«. Objektivi ynĂ« vazhdon tĂ« jetĂ« i njĂ«jti, ne do tĂ« marrim minimalisht 6 deputetĂ«, me njĂ« diferencĂ« prej tĂ« paktĂ«n 2 deputetĂ«sh nga PD, por duke patur parasysh dhe potencialin e ri qĂ« i ofrohet politikĂ«s me kodin e ri tĂ« ndryshuar zgjedhor, qĂ« Ă«shtĂ« vota e DiasporĂ«s, objektivat dhe mund tĂ« rriten sepse ka njĂ« potencial tĂ« madh nĂ« DiasporĂ«. Pra ne mund tĂ« kemi votues nĂ« DiasporĂ« po aq sa edhe nĂ« ShqipĂ«ri. NjĂ« nga pikat e takimit nĂ« çdo asamble tĂ« Ps nĂ« bashkitĂ« e qarkut Ă«shtĂ« organizimi pĂ«r votĂ«n e DiasporĂ«s.

NĂ«se do tĂ« jenĂ« 10 deputetĂ« do jenĂ« 3 mandate tĂ« mbyllura nĂ« qarkun e Korçës, nĂ«se do tĂ« jenĂ« 11 deputetĂ« do tĂ« jenĂ« 4 mandate tĂ« mbyllura. KĂ«tu nuk Ă«shtĂ« çështja e emrave, as e emrit tim, as e ndonjĂ« emri tjetĂ«r. Objektivat janĂ« me numra jo me emra, ne duam tĂ« mbajmĂ« minimalisht 6 deputetĂ« nĂ« qark”, tha Peleshi.

The post Peleshi: Korçës mund t’i hiqet njĂ« mandat pĂ«r zgjedhjet e 2025-s dhe t’i kalojĂ« TiranĂ«s appeared first on Gazeta Si.

Plagoset shqiptari në Athinë

23 September 2024 at 18:38

Nga Gazeta ‘SI’ – TĂ« shtĂ«na me armĂ« zjarri janĂ« regjistruar pasditen e sotme nĂ« Greqi, ku si pasojĂ« Ă«shtĂ« plagosur njĂ« person.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Omonias, në qendër të Athinës. Sipas mediave greke, i plagosuri është shqiptar.

Ai po trajtohet në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka gjetur shtatë gëzhoja, ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

The post Plagoset shqiptari në Athinë appeared first on Gazeta Si.

Euro në të kuqe, këmbehet me 99.08 lekë

23 September 2024 at 15:20

Nga Gazeta ‘SI’ – Euro ka nisur javĂ«n me njĂ« rekord tĂ« ri minimal nĂ« kĂ«mbim me lekun.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, këtë të hënë një euro këmbehet me 99.08 lekë, vlera më e ulët e regjistruar ndonjëherë.

Valutat e tjera kryesore shënuan një rritje të lehtë ditën e hënë, por duke qëndruar sidoqoftë pranë niveleve të ulëta shumëvjeçare. Dollari amerikan këmbehej me 89.22 lekë.

Në 30 ditët e fundit, kursi i këmbimit të euros ka rënë me 1.4%, ndërsa me bazë vjetore rënia ka arritur në 6.9%. Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë për herë të fundit në kursin e këmbimit valutor në fillim të muajit gusht.

Në kulmin e sezonit veror, kur pritej goditje e fortë e euros, pati një stabilizim të kursit të këmbimit, por shtatori riktheu rënien.

Sipas BSH flukset e mëdha të euros nga turistët, investimet e huaja dhe eksportet po ushtrojnë presion mbi monedhën europiane. Vetë guvernatorit Genti Sejko i bëri thirrje qeverisë për bashkëpunim, pasi Banka e vetme nuk mban dot kursin.

Sejko ripërsëriti rolin e parasë informale në zhvendosjen e kursit të këmbimit dhe theksoi se në një vit monedha europiane është zhvlerësuar me 20% kundrejt lekut.

“Vjet kemi pasur 6 miliardĂ« euro tĂ« hyra formale, por sidoqoftĂ« ne nuk e kemi mohuar kurrĂ« edhe prezencĂ«n e parasĂ« informale pĂ«rsa kohĂ« kemi nivel tĂ« lartĂ« informalitetin nĂ« ekonomi. PĂ«r kĂ«tĂ« arsye ekziston edhe paraja informale qĂ« mund tĂ« vijĂ« nga burimet kriminale, evazioni fiskal ose edhe tĂ« tjera,” deklaroi ai.

The post Euro në të kuqe, këmbehet me 99.08 lekë appeared first on Gazeta Si.

Bitcoin arrin vlerën më të lartë në një muaj. Investitorët shpresojnë për ulje të normave të interesit

23 September 2024 at 15:16

Çmimi i Bitcoin u rrit kĂ«tĂ« tĂ« hĂ«nĂ« duke prekur vlerĂ«n mĂ« tĂ« lartĂ« nĂ« njĂ« muaj.

Kriptomonedha më e madhe në botë tregtohet me 63.9 mijë dollarë, me një rritje 1.3% nga fundjava, pas një entuziazmi midis investitorëve që presin ulje të normës së interesit nga Banka Federale e SHBA-së.

Bitcoin ndikoi në të gjithë tregun e kriptove edhe pse tregu shfaqet ende i brishtë. Përtej SHBA-së edhe bankat në vendet europiane jashtë BE-së po presin ulje të normës së interesit.

Normat mĂ« tĂ« ulĂ«ta janĂ« sinjal i mirĂ« pĂ«r Bitcoin, duke pasur parasysh se ato çlirojnĂ« likuiditet pĂ«r t’u investuar nĂ« asete me rrezik si kripto.  Por fitimet e pĂ«rgjithshme nĂ« Bitcoin janĂ« ende tĂ« kufizuara, duke pasur parasysh se banka Federale sinjalizoi se normat mund tĂ« mos bien shumĂ« nĂ« periudhĂ«n afatmesme dhe afatgjatĂ«.

Tregjet e kriptove gjithashtu duhet të përballen me një mjedis rregullator të pasigurt, veçanërisht përballë një gare të ngushtë zgjedhore të vitit 2024 në SHBA.

Sinjalet e fundit nga Banka e Japonisë kufizuan gjithashtu përparimin e Bitcoin, megjithëse BOJ pritet të përballet me rezistencë të shtuar ndaj rritjeve të ardhshme të normave të interesit nga një ndryshim i udhëheqjes në qeverinë japoneze.

Tregjet më të gjera të kriptomonedhave ishin të përziera, me kriptomonedhën nr.2 në botë, Ethereum, që u rrit me 2.9% në 2,657.20 dollarë.

SOL dhe XRP ranë përkatësisht 0.9% dhe 0.5%.

The post Bitcoin arrin vlerën më të lartë në një muaj. Investitorët shpresojnë për ulje të normave të interesit appeared first on Gazeta Si.

DrogĂ« dhe orgji/ Brenda festave ‘tĂ« bardha’ tĂ« reperit Diddy (fotot)

23 September 2024 at 15:06

NjĂ« shpĂ«rndarĂ«s droge mbeti i shokuar nga Sean “Diddy” Combs dhe festat e tij tĂ« çmendura ku pa dy persona tĂ« famshĂ«m duke kryer marrĂ«dhĂ«nie me njĂ«ri-tjetrin.

Shpërndarësi tha se Diddy i hapi atij derën i veshur vetëm me një peshqir dhe e futi në vilën e tij në Hampton për të bërë pazarin e kokainës.

“Po ndodhnin gjĂ«ra mjaft tĂ« çuditshme. Djem tĂ« famshĂ«m qĂ« kryenin marrĂ«dhĂ«nie me njĂ«ri-tjetrin. Aty kishte dhoma tĂ« fshehta, si njĂ« vend i shenjtĂ«.

P Diddy i fotografuar në një nga festat në vilën e tij. Ai po mbahet në burg teksa i është refuzuar lirimi me kusht për 50 mln dollarë.
Ilustrim grafik i reperit gjatë seancës dëgjimore në Gjykatën e Manhatanit më 18 shtator 2024.
Diddy duke hedhur shampanjë mbi dy gra pothuajse të zhveshura në një nga festat e tij në vitin 1998.

“PashĂ« njerĂ«z qĂ« nuk e beson kurrĂ« se do tĂ« bĂ«nin gjĂ«ra tĂ« tilla, reperĂ«, kjo mĂ« shokoi mĂ« shumĂ«â€, tha shitĂ«si pĂ«r The Post. “UnĂ« nuk do i them emrat e tyre por unĂ« e humba menjĂ«herĂ« respektin qĂ« kisha pĂ«r to dhe nuk mund t’i marr mĂ« seriozisht”.

Ai shtoi se djemtë dhe vajzat e famshme që ishin në festë ishin të droguar me ketaminë dhe GHB, lloj anti-depresanti.

Vila e Diddyt në Hampton, ku kanë ndodhur ngjarjet shokuese.
Leonardo DiCaprio ishte një nga të ftuarit e Diddyt në festën e tij.
Diddy me Paris Hilton dhe Kim Kardashian gjatë një feste në vilën e tij.
Nga e majta, Howard Stern, Kelly Osbourne, Beth Ostrosky, ish-gruaja e ndjerĂ« e Diddyt nĂ« “FestĂ«n e BardhĂ«â€

Vila gjigande e Diddy-t në Hampton është skena ku kanë ndodhur shumë shthurje midis reperevëe e këngëtarëve të profilit të lartë të cilët drogoheshin dhe kryenin marrëdhënie seksuale me njëri-tjetrin.

ShtĂ«pia e Diddy njihet pĂ«r eventin e “Festave tĂ« Bardha”, qĂ« ishin njĂ« magnet pĂ«r VIP-at nĂ« vitet 2000. Jay Z, Leonardo DiCaprio, Mariah Carey etj janĂ« ndĂ«r emrat qĂ« vizitonin shpesh festat e reperit qĂ« Ă«shtĂ« tashmĂ« nĂ«n arrest.

Sipas padisë federale kundër Diddy-t, festat e shthurura përmbanin performanca seksuale të organizuara dhe menaxhuara nga vetë Diddy dhe shpesh herë ai i regjistronte ato në video dhe masturbonte ndërkohë.

Mariah Carey dhe Diddy në një nga festat në vilë, 2007

Diddy tha se është i pafajshëm, por ai vazhdon të mbahet në burgun e Manhatan deri në gjyqin e ardhshëm. Lirimi me kusht i është mohuar dy herë.

Aktakuza flet për kontroll të plotë të Combs ndaj viktimave të tij me dhunë fizike, premtime për ngjitje në karrierë, mbështetje financiare dhe forma të tjera, përfshirë drogimin e tyre.

Reperi është akuzuar nga shumë persona për dhunë seksuale, përfshirë ish-partneren e tij Cassie Ventura.

Padia e saj pretendonte se Combs e futi kĂ«ngĂ«taren nĂ« “mĂ«nyrĂ«n e tij tĂ« jetesĂ«s, me ritme tĂ« shpejta dhe tĂ« mbushura me drogĂ«â€ jo shumĂ« kohĂ« pasi ajo e takoi atĂ«, dhe e firmosi atĂ« nĂ« kompaninĂ« e tij nĂ« 2005 kur ajo ishte vetĂ«m 19 vjeç dhe ai ishte 37.

Ventura tha se modeli i abuzimit filloi sapo filloi lidhja e tyre dhe se, ndĂ«rsa ajo po pĂ«rpiqej t’i jepte fund nĂ« 2018, ai u fut me forcĂ« nĂ« shtĂ«pinĂ« e saj nĂ« Los Angeles dhe e pĂ«rdhunoi.

Më 17 maj, pamjet e vëzhgimit të marra nga CNN treguan një incident që dukej se vërtetonte pjesë të padisw së Venturës. Videoja nga marsi 2016 tregoi Combs duke e ndjekur atë nëpër korridorin e një hoteli në Los Anxhelos dhe duke vazhduar ta godiste me grusht dhe shkelm jashtë një ashensori.

Diddy mohoi të gjitha akuzat.

Diddy dhe Cassie në ceremoninë e Met Gala 2017.

Producenti Rodney “Lil’ Rod” Jones, Ă«shtĂ« njĂ« ndĂ«r paditĂ«sit po ashtu, i cili ka shprehur se Diddy e ka ngacmuar seksualisht dhe e ka detyruar tĂ« kryejĂ« performanca seksuale.

Ai tha se kishte prova video dhe audio tĂ« Combs, stafit tĂ« tij dhe tĂ« tjerĂ«ve “tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« aktivitete serioze tĂ« paligjshme”. Padia identifikoi ish tĂ« dashurĂ«n e reperit 50 Cent dhe nĂ«nĂ«n e njĂ« prej fĂ«mijĂ«ve tĂ« tij, Daphne Joy, si njĂ« nga punonjĂ«set e dyshuara tĂ« seksit.

Padia pretendon gjithashtu se Combs organizonte rregullisht “festa tĂ« trafikimit seksual” me vajza tĂ« mitura dhe droga tĂ« paligjshme, dhe nĂ«nkupton se drejtuesit e kompanive diskografike pĂ«rfituan financiarisht nga aksesi tek tĂ« famshĂ«m dhe personalitete, duke pĂ«rfshirĂ« princin britanik Harry.

Princi Harry nuk akuzohet për ndonjë krim.

Avokatët e tij kanë mohuar vazhdimisht të gjitha akuzat për reperin. /NewYorkPost, Independent

The post DrogĂ« dhe orgji/ Brenda festave ‘tĂ« bardha’ tĂ« reperit Diddy (fotot) appeared first on Gazeta Si.

ÇfarĂ« duhet tĂ« dini pĂ«r injektimet nĂ« buzĂ« dhe procesin e shkrirjes sĂ« tyre

23 September 2024 at 13:27

Të presësh flokët, të ndryshosh formën e vetullës apo të bësh një filler për buzët (mbushje me acid hialuronik për efekt më të plotë), janë vendim që duhet pak vendosmëri, pasi rezultati final mund të mos jetë gjithmonë ai që keni imagjinuar.

Në këtë rast, mbushja e buzëve është më e sigurta, pasi nëse nuk të pëlqen ke opsionin e shkrirjes.

“Filler-at e buzĂ«ve janĂ« me bazĂ« acidi hialuronik, qĂ« mund tĂ« shkrihet me njĂ« enzimĂ« tĂ« njohur si hialuronidazĂ«â€, thotĂ« kirurgu plastic i certifikuar, Jimmy C. Sung.
Por par se të bëni shkrirjen e buzëve të mbushura, duhet të analizoni se pse po shkoni dhe çfarë opsionesh keni.

Arsyet për të shkrirë buzët

Migrimi i filler-it: Kjo ndodh kur filler-i shpĂ«rndahet nĂ« zona tĂ« tjera pĂ«rreth zonĂ«s ku Ă«shtĂ« injektuar. “Kjo ndodh zakonisht nĂ« zonĂ«n e faqeve, buzĂ«ve dhe pranĂ« syve, por mund tĂ« ndodhĂ« nĂ« çdo vend ku Ă«shtĂ« injektuar”, thotĂ« kirurgu plastic Michael Horn.

Kokrrizat dhe asimetria: Krijimi i disa kokrrizave apo gjendrave rreth zonës së injektuar është një tjetër arsye për të shkrirë mbushësit. Për doktor Michael Bassiri-Tehrani, kjo ndodh kur mbushësit nuk shpërndahen në mënyrë të barabartë poshtë lëkurës.

Dhimbje, parehati dhe reaksione: KĂ«to nuk janĂ« simptoma tĂ« zakonshme, por nĂ«se ndjen dhimbje, apo çrregullim tĂ« ngjyrave nĂ« zonĂ«n e injektuar, atĂ«herĂ« duhet ta shkrish filler-in. “E radhĂ«, por kĂ«shtĂ« rast urgjent kur duhet tĂ« ndodhĂ« shkrirja”, thotĂ« dr.Bassiri-Tehrani.

Si shkrihet mbushësi i buzës?

VetĂ«m mbushĂ«sit e acidit hialuronik – si Juvederm, Restylane dhe Belotero – mund tĂ« treten. Zakonisht procesi i tretjes sĂ« tyre shkon pak a shumĂ« kĂ«shtu: mjeku ose estetisti juaj do tĂ« mpijĂ« zonĂ«n me njĂ« krem ​​mpirĂ«s pĂ«rpara se tĂ« pĂ«rdorĂ« njĂ« gjilpĂ«rĂ« tĂ« vogĂ«l pĂ«r tĂ« injektuar enzimĂ«n nĂ« buzĂ«t tuaja. “Ne vendosim njĂ« pako akulli nĂ« buzĂ« pĂ«r dhjetĂ« deri nĂ« 15 minuta pĂ«r tĂ« reduktuar shqetĂ«simin dhe Ă«njtjen,” shpjegon Dr. Sung. NĂ« shumicĂ«n e rasteve, do tĂ« filloni t’i shihni rezultatet menjĂ«herĂ«, megjithĂ«se disa njerĂ«z nuk do ta shohin rezultatin pĂ«rfundimtar deri nĂ« njĂ« javĂ«.

ThĂ«nĂ« kĂ«shtu, mbushĂ«sit jo-acid hialuronik si ato tĂ« pĂ«rbĂ«ra nga kalciumi, yndyra ose silikoni mund tĂ« jenĂ« mĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« pĂ«r t’u tretur. “Yndyra dhe substancat sintetike nuk mund tĂ« treten kurrĂ« vetĂ«â€, thotĂ« Dr. Bassiri-Tehrani. “Edhe nĂ«se i tretshĂ«m, produkti mund tĂ« ngjitet mĂ« gjatĂ« se sa Ă«shtĂ« menduar, veçanĂ«risht kur vendoset nĂ« zona tĂ« caktuara tĂ« fytyrĂ«s, si rreth syve. Zakonisht zonat me mĂ« shumĂ« lĂ«vizje dhe rrjedhje gjaku treten mĂ« shpejt.”

Sa kohë duhet që mbushësi i buzëve të tretet?

Sipas Dr. Sung, hialuronidaza fillon tĂ« shpĂ«rbĂ«jĂ« mbushĂ«sin sapo injektohet, por sa kohĂ« mund tĂ« marrĂ« pĂ«r t’u tretur varet nga dy gjĂ«ra, e para Ă«shtĂ« pĂ«rbĂ«rja e mbushĂ«sit. “NĂ«se mbushĂ«si Ă«shtĂ« i ndĂ«rlidhur – njĂ« proces prodhimi qĂ« rrit jetĂ«gjatĂ«sinĂ« e produktit – do tĂ« duhen mĂ« shumĂ« seanca dhe mĂ« shumĂ«,” shton Dr. Sung. Faktori tjetĂ«r kryesor Ă«shtĂ« metabolizmi i trupit tuaj. “Enzima shpĂ«rbĂ«rĂ«se mund tĂ« shpĂ«rbĂ«jĂ« produktet, por trupi juaj duhet tĂ« thithĂ« dhe eliminojĂ« mbetjet e mbushĂ«sit,” thotĂ« ai.

Dr. Bassiri-Tehrani shton se ndërsa filleri zakonisht mund të shpërndahet në vetëm një seancë, mund të kërkohen seanca të shumta nëse mbushësi është veçanërisht i dendur ose nëse fillimisht është injektuar një zonë e madhe.

ÇfarĂ« tĂ« prisni pasi tĂ« shkrihet filler-i?

“PacientĂ«t mund tĂ« presin dhimbje dhe Ă«njtje tĂ« lehta deri nĂ« mesatare pĂ«r disa ditĂ« pas trajtimit tĂ« tretjes,” thotĂ« Dr. Sung. ËshtĂ« e mundur tĂ« pĂ«rjetoni efekte anĂ«sore si reaksione alergjike, mavijosje, dhimbje, njollĂ« tĂ« lĂ«kurĂ«s dhe Ă«njtje.

BuzĂ«t tuaja gjithashtu mund tĂ« duken pak tĂ« zbrazĂ«ta pasi tĂ« tretet mbushĂ«si, pasi mund tĂ« duhet pak kohĂ« qĂ« acidi hialuronik natyral i trupit tuaj tĂ« kthehet, thotĂ« Dr. Bassiri-Tehrani. “Ato mund tĂ« duken tĂ« shfryrĂ« ose tĂ« rrudhur menjĂ«herĂ« pas procedurĂ«s, por zakonisht kthehen nĂ« pamjen e tyre natyrale me kalimin e kohĂ«s,” thotĂ« ai.

PĂ«r tĂ« minimizuar rrezikun e Ă«njtjes, mavijosjes ose shqetĂ«simit, ofruesi juaj duhet tĂ« masazhojĂ« zonĂ«n direkt pasi tĂ« keni marrĂ« injeksionet – por vini re se duhet tĂ« shmangni prekjen ose fĂ«rkimin e zonĂ«s nĂ« ditĂ«t pas trajtimit pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« enzimĂ«s njĂ« shans pĂ«r tĂ« punuar .

A mund të bëni përsëri filler pas shkrirjes?

Përgjigja është po, por ndoshta duhet të prisni derisa buzët tuaja të shërohen për të marrë një trajtim tjetër.

“PĂ«rgjithĂ«sisht rekomandohet tĂ« prisni tĂ« paktĂ«n disa javĂ« pas shpĂ«rbĂ«rjes sĂ« mbushĂ«sit pĂ«r tĂ« lejuar qĂ« buzĂ«t tĂ« shĂ«rohen plotĂ«sisht dhe tĂ« kthehen nĂ« gjendjen e tyre natyrore”, thotĂ« Dr. Bassiri-Tehrani. “Gjithashtu, enzima Ă«shtĂ« aktive deri nĂ« dy javĂ«, kĂ«shtu qĂ« shtimi i hershĂ«m i mbushĂ«sit mund tĂ« shkaktojĂ« qĂ« ajo tĂ« shpĂ«rndahet.”/Women’sHealth

The post ÇfarĂ« duhet tĂ« dini pĂ«r injektimet nĂ« buzĂ« dhe procesin e shkrirjes sĂ« tyre appeared first on Gazeta Si.

❌
❌