Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 September 2024Main stream

Sulmohet presidenti shqiptar i Federatës së Futbollit në Maqedoninë e Veriut

By: gaze tare
28 September 2024 at 09:24

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut, ku persona të maskuar kanë sulmuar fizikisht presidentin e Federatës së Futbollit, Muamed Sejdini.

Ngjarja ka ndodhur në një restorant të quajtur “Ballkanika Rustikana” në Shkupi. “Duke dalë nga restoranti pas një takimi pune, disa persona të panjohur kanë sulmuar presidentin dhe shoqëruesin e tij”.

Ngjarja e rëndë është e paqartë se pse ka ndodhur deri tani, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve.

Nën drejtimin e Sejdinit, futbolli në Maqedoninë e Veriut ka pësuar ngritje të jashtëzakonshme gjatë viteve të fundit, megjithatë shpesh ka zëra kundër tij në krye të federatës.

The post Sulmohet presidenti shqiptar i Federatës së Futbollit në Maqedoninë e Veriut appeared first on iconstyle.al.

“Ma shpifën këta mentorët”/ Jul Deda thumbon Ermal Mamaqin?

By: gaze tare
28 September 2024 at 09:17

Aktori Julian Deda, ka bërë një deklaratë të fortë ku ka ironizuar personazhet që ndesh në rrjetet sociale, e që krijojë trajnime e video motivuese. Përmes një video në profilin e tij në Tik-Tok, Jul Deda shprehet se këta lloj njerëzish po ia shpifin dhe se janë shtuar shumë ditët e sotme.

Kjo deklaratë është konsideruar një thumb për kolegun e tij Ermal Mamaqin, i cili prej kohësh zhvillon trajnime e konferenca për zhvillimin personal. Aktori është aktiv edhe në rrjetet sociale, ku shpesh ndan video motivuese e këshilluese për ndjekësit e tij.

@juldeda_Me thene te drejten, ma kane shpif…! Se di pa lendimi keni ju, por mua me duket lavazh truri me paramendim…!

♬ original sound – Jul Deda

Reagimi i Jul Dedës:

Unë nuk e di se çfarë mendimi keni ju, por mua po ma shpifin. Janë duke ma shpifur këta që dalin në Instagram, Tik-Tok dhe thonë, ‘dëgjoni se si unë do të të ndihmoj, nëse je i mërzitur, i depresionuar, do të mësoj si të bësh 27 milion euro në sekondë, se si të bësh 22 miliard dollar në gjashtë ditë. Janë shtuar shumë këta mentorët që na tregojnë neve se e kemi brenda vetes, por se kemi gjetur e na duhen këta të zbulojmë. E për këtë shkojnë njerëzit atje, futen nëpër këto sektizmat, paguajnë nga 5 mijë, 20 mijë dollar e euro, futen aty brenda dhe i paguajnë leket për të kuptuar që e ke brenda vetes.

Pasi marrin lekët i thonë njëri-tjetrit mjeshtër. Ç’mjeshtër është ai, ku e mori mjeshtërllëkun ai. Ti je mjeshtër që bën biznes të ndershëm, e i çon bukë familjes, por këta, këta që vijnë e rrinë nëpër dhoma të mbyllura mbledhin njerëz e mendojnë për gjëra të bukura, largojnë negativitetin…

Na e shpifët duke i bërë lavash truri njerëzve, i mbytët njerëzit, i rropët nga lekët dhe i çmendet, i keni bërë me depresion. Ca është kjo punë mo?! Kujdes nga këta se janë bërë shumë, mos i jepni lek këtyre. Përdorini lekët për mirë, larg lavazheve të trurit, jeni mjeshtra vet.

The post “Ma shpifën këta mentorët”/ Jul Deda thumbon Ermal Mamaqin? appeared first on iconstyle.al.

Video/ Djali ka humbur kujtesën, nëna shqiptare e gjen në Greqi pas 20 vitesh

By: gaze tare
28 September 2024 at 08:48

Një person i quajtur Petro në Athinë, dhe që thotë se nuk mban mend asgjë, më në fund mund të ketë gjetur familjen e tij biologjike.

I njohur si Petros Koutsoukis, ai tërhoqi vëmendjen e mediave greke pasi deklaroi se kishte humbur kujtesën dhe nuk mbante mend kush ishte dhe nga vinte.

Në fillim atë e kërkuan sikur të ishte shtetas grek, por më pas, disa dëshmitarë që kishin punuar me të, dhanë informacion se ai ishte shqiptar, i larguar në Greqi 20 vite më parë.

Sot në Athinë ka mbërritur një grua e moshuar shqiptare, që besohet të jetë nëna e tij. Ajo do të japë një kampion ADN-je te autoritetet greke për verifikuar nëse është vërtet djali i saj.

Në pamjet prekëse të publikuara nga mediat greke, dallohet gruaja shqiptare teksa puth dhe përqafon atë që thotë se është djali i saj, të cilin “e njohu menjëherë”.

Sipas dëshmisë së tij, Petro vuan nga amnezia autobiografike dhe për këtë arsye nuk mban mend asgjë nga fëmijëria e tij, përveçse ka disa vezullime.

Gruaja e cila ishte e shoqëruar nga djali tjetër, thotë se është 100% e sigurt se Petro është djali i saj.

Megjithatë, sado i prekur të ndihet, Petro ende… nuk mban mend asgjë, as fytyrat e nënës dhe vëllait të tij të mundshëm nuk i kujtojnë asgjë. Megjithatë, ai ka guximin t’i pranojë si të afërm, derisa të “flasë” gjenetika.

Jam nënë e katër fëmijëve. Jetojmë në Këlcyrë të Shqipërisë. Në vitin 1990 Petriti u largua nga Shqipëria me të tjerë dhe erdhi në Greqi. Mbajtëm lidhje deri në vitin 1995 dhe më dërgonte letra, ku më thoshte se jeton dhe punon në Kalamatë të Mesinisë. Nga viti 1995 deri në vitin 2001 ka ndërprerë komunikimin, por kam dëgjuar për të nga një bashkëfshatar që jetonte në Ekali.

Kur erdhi djali tjetër në Greqi, e thirri “Petrit” por ai u përgjigj se nuk është Petriti dhe se nuk na njeh. Pak ditë më parë e pamë në televizor duke kërkuar familjen e tij. E kuptova menjëherë se ishte djali im. Nuk kishte ndryshuar që atëherë. Unë kurrë nuk e kisha raportuar djalin tim të zhdukur”, tha ajo për autoritetet greke.

The post Video/ Djali ka humbur kujtesën, nëna shqiptare e gjen në Greqi pas 20 vitesh appeared first on iconstyle.al.

Horoskopi ditor, 28 shtator 2024

By: gaze tare
28 September 2024 at 07:55

Dashi

Do të jeni nën ndikimin e planetit të Hënës gjatë gjithë ditës. Do të keni mbështetje në çdo sektor, si në atë profesional edhe sentimental.

Demi

Kjo e shtunë do ju gjejë tejet të tensionuar, ku do të jeni mjaft të kritikuar. Parashikohen keqkuptime të mëdha në sferën sentimentale, por më të shumta do të jenë në atë profesionale.

Binjakët

Do të mund të përfitoni nga ndikimi pozitiv i yjeve gjatë kësaj dite. Parashikohet një rikuperim i ndjeshëm në të gjithë sektorët, si në sferën profesionale, familjare dhe sentimentale.

Gaforrja

Duhet të mundoheni të përqendroheni në shëndetin tuaj psiko-fizik. Parashikohen polemika të shumta në sferën sentimentale, të cilat do të minojnë qetësinë tuaj.

Luani

Kjo ditë nuk do të jetë në ritmin e duhur, madje nën nivelin e atyre që keni lënë pas. Parashikohet që të keni pakënaqësi të shumta në çdo sektor, sidomos në fushën e ndjenjave dhe atë profesionale.

Virgjëresha

Do të ndjeni nevojën për konfirmim si në fushën profesionale edhe në atë sentimentale. Nën ndikimin kritik të ditëve të kaluara, kjo e shtunë nuk do të jetë në ritmin e duhur.

Peshorja

Do të vijoni të demonstroni një gjendje nervozizmi në çdo sektor, sidomos në atë të ndjenjave dhe profesionit. Nën ndikimin e Hënës, do të arrini që t’ia dilni mbanë.

Akrepi

Parashikohet një periudhë mjaft e fortë rikuperimi në sferën profesionale. Pozitive do të jetë dita edhe sa i takon ndjenjave dhe raporteve familjare, duke arritur një sërë objektivash që i keni vendosur vetes.

Shigjetari

Do të vijoni të shfaqni një humor të përkeqësuar gjatë gjithë ditës. Do të përballeni me kritika të forta si në fushën e ndjenjave edhe në familje.

Bricjapi

Duhet të ndaleni dhe të mendoheni mirë lidhur me disa angazhime të akumuluara gjatë kësaj periudhe. Mundohuni që të zgjidhni disa çështje të cilat vijojnë të jenë të hapura në fusnin e ndjenjave.

Ujori

Do të nisni rikuperimin e një pjese të energjive gjatë kësaj dite, pas vështirësive të shumta të kaluara në çdo sektor. Fati do ju buzëqeshë si në jetën familjare edhe në atë profesionale.

Peshqit

Situata vijon të paraqitet kritike në fushën e ndjenjave. Ndërsa nga pikëpamja profesionale, parashikohen zhvillime të bujshme dhe rezultate të mira.

The post Horoskopi ditor, 28 shtator 2024 appeared first on iconstyle.al.

Rudina Dembacaj rikthehet në ekran, zbulohet programi ku do ta shohim

By: gaze tare
27 September 2024 at 23:37

Rudina Dembacaj do të rikthehet sërish në ekran! Këtë herë do e shohim si moderatore në ekranin e Top Channel, në sezonin e ri televiziv, sipas burimeve që i bëjnë me dije “VIP Magazine.

Bashkë me Rudinën, pjesë e këtij paneli do të jetë edhe ish-banorja e Big Brother Vip 3, Heidi Baci.

Bëhet fjalë për emisionin “Goca dhe Gra”. Ky është një format tërësisht ndryshe në Shqipëri, ku i gjithë programi drejtohet nga vajzat dhe gratë moderatore, të cilat herë pas here kanë edhe të ftuar personazhe të njohur të spektaklit apo edhe politikës.

Mësohet se i gjithë paneli do të jetë i ri, me emra që nuk kanë qenë pjesë e këtij programi në sezonet e shkuara.

The post Rudina Dembacaj rikthehet në ekran, zbulohet programi ku do ta shohim appeared first on iconstyle.al.

Nis emisioni “Për Shqiptarët” me historinë e trishtë të familjes Bunga

By: gaze tare
27 September 2024 at 23:27

“Për Shqiptarët” nisi me historinë e trishtë të familjes Bunga.

Kilometra larg Tiranës, në një prej fshatrave të Burrelit, Veli dhe Fërdëze Bunga, ndërtuan familjen e tyre me 3 fëmijë, 2 djem dhe 1 vajzë. Një prej tyre është Hazizi që është sot me ne, djali i vogël i familjes.

Kur Hazizi ishte 5 vjeç familja zhvendoset në qytet, me shpresën se Burreli do të sillte një të ardhme më të mirë për fëmijët. Prindërit punonin me ç’të mundnin, por edhe punët në fshat nuk i lanë pas dore…

Hazizi nisi punë si shofer, sapo mbushi 18 vjeç. Në një prej ditëve që shkonte në punë, dikush i bën një telefonatë, duke I thënë të kthehej sa më shpejt. Me ankthin se çfarë po ndodhte, e me distancën që i dukej tani shumë më e madhe, Hazizi arrin në Burrel dhe gjen të bërë shkrumb e hi shtëpinë e tyre. Gjithë puna e një jetë e prindërve por edhe e fëmijëve, u shemb brenda pak orësh. Në këtë dhimbje gjetën ngushëllimin që të paktën kishin njëri-tjetrin dhe askush nuk u dëmtua.

Kjo ngjarje solli në familje ndjesinë e parë të humbjes, dhe siç thotë Hazizi tashmë dera e vuajtjeve u hap.

Asokohe gati 15 vite më parë, i dërgojnë në një banesë shtetërore, e ngjashme me një konvikt. Jetonin edhe familje të tjera, ku korridoret dhe tualetet ishin të përbashkëta, por s’kishte vend për ankesa. Të paktën e kishin një çati mbi kokë.

Me vitet, motra dhe vëllai u martuan dhe me prindërit ngeli vetëm Hazizi.

Hazizi kishte nisur të transportonte mobilje në fshatra të ndryshëm të Burrelit. E në një prej ditëve sytë i panë Florinën. Një vajzë e bukur, që i mori menjëherë zemrën.

Florina erdhi nuse në familjen Bunga, ku gjeti shumë varfëri, por edhe shumë ngrohtësi.

Muret e lagështa të asaj shtëpie të vjetër u ngrohën nga të qeshurat e fëmijëve që çifti i ri solli në jetë. E para lindi Ajla, që sot është 10 vjeç, më pas Amelja që sot është 7, 2 vite më vonë djali Ani dhe në këtë vit e vogla e familjes Alea.

Rolet në familje ishin të ndara në mënyrë gati perfekte. Gjatë javës Florina punonte në rrobaqepësi, Hazizi shofer, ndërsa gjyshërit ndihmonin në mbajtjen e fëmijëve, në përcjelljen për në shkollë e për t’i marrë sërish në shtëpi.

Ajo që më pas do të prishte çdo ekuilibër në familje do të ishte një ditë e zymtë shkurti, e këtij viti.

Mëngjesi nisi si zakonisht. Prindërit shkuan në punë, fëmijët bën gati çantat e shkollës, dhe gjyshi i shoqëroi për në shkollë.

Ajla shkonte në klasën e 5 ndërsa Amelia kishte pak muaj që kishte nisur klasën e parë.

Atë ditë Ajlën, motrën më të madhe, e merr gjyshja më shpejt nga shkolla duke i lënë porosi të shoqit që të merrte më pas të voglën Amelia.

Rrugës për në shtëpi, Ajla me gjyshen kthehen për të blerë këpucë tek të përdorurat, thotë Hazizi.

Gjatë rrugës së kthimit gjithë sytë e njerëzve ktheheshin drejt tyre. Disa i shikonin me habi, disa me keqardhje, e disa ulnin sytë, por diçka i bashkonte; asnjë nuk iu fliste. Ndoshta sepse në të tilla raste nuk ke fjalë.

Ajo që theu heshtjen ishte telefonata e një të afërmi, që njofton gjyshen se pranë shtëpisë së tyre kishte ndodhur një aksident.

Lanë këpucët e sapo blera dhe të dyja vrapuan për në vendngjarje.

Ajo që do të kishte qenë një ditë normale, ku gjyshi ecte në trotuar me mbesën prej dore, rrugës për në shtëpi, u kthye në një rrugë të lënë përgjysmë.

Një makinë që kalonte me shpejtësi, del nga rruga dhe i përplas të dy.

Veliu 74 vjeçar, babai i Hazizit që kemi në studio, iku nga kjo jetë, duke thënë vetëm disa fjalë të fundit. “Me shikoni vajzën, mos u merrni me mua…”

Dhe më pas heshtje e një kalvar i pafund vuajtjesh për Amelian 7 vjeçare që mbeti e aksidentuar rëndë.

Në trupin e saj të vogël, i vetmi vend ku aksidenti s’la shenja ishte koka.

Diku mbeti çanta e shkollës, ashtu e grisur dhe copëtuar, diku mbetën këpucët e vjetra që i bleu nëna e që kanë 7 muaj që presin të vishen.

Hazizi kur mësoi lajmin shkoi menjëherë në spital. E vetmja porosi që la ishte të kishin kujdes Florinën e cila ishte shtatzënë në prag të lindjes.

Teksa Hazizi ikte me ambulancë në Tiranë, me Amelian që luftonte me jetën, në anën tjetër të shtëpisë Florina shtatzënë qante për vajzën dhe lutej që të ishte gjallë.

Amelia qëndroi 3 javë në reanimacion, kishte dëmtim në organe, thyeje të kockave e një sërë kompikimesh shëndetësore.

Hazizi flinte jashtë derës së spitalit, duke vuajtur për vajzën, por dhe për humbjen e babait të cilin nuk mundi as të përcillte në banesën e fundit. E mundonte edhe meraku për të shoqen, e cila në 10 ditë humbi 10 kilogramë.

Në netët pa gjumë e plot ankth, ku operacionet e Amelias nisnin në orën 3 të mbrëmjes e përfundonin pasditen e ditës tjetër, mori lajmin se u bë baba. Florina 2 javë pas aksidentit solli në jetë Alean që sot është 7 muajshe.

Ishte një rreze shprese, por u kthye shpejt në një tunel të errët që si gjendej drita.

Alea lindi e sëmurë. Qante shumë dhe nuk mbushej me frymë. Papritmas familja e lumtur e Burrelit u nda në copëza. Në një anë qëndronte babai me Amelian në reanimacion, në tjetrën Florina me të sapolindurën sërish në reanimacon e diku më larg, në shtëpinë që e pushtoi dhimbja qëndronte gjyshja që humbi bashkëshortin e kujdesej për 2 fëmijët e tjerë.

Gjendja e të sapolindurës ishte emergjente dhe duhej dërguar jashtë Shqipërisë. Bën thirrje për ndihmë tek Fondacioni Firdeus, pa treguar se kishin edhe një vajzë tjetër në spital të aksidentuar rëndë.

I dukej shumë të kërkonin ndihmë 2 herë. Një lajm i mirë gëzoi paksa prindërit, kur mësuan që shuma e kërkuar u mblodh dhe Alea do të nisej për kurim jashtë. 2 javë më vonë u rikthye shëndoshë e mirë, teksa Amelia qëndronte në spital në pritje për të njohur motrën e saj.

Jeta e Amelias vazhdon mes vuajtjeve të shumta. U bë 7 muaj që nuk ka dalë nga spitali, 7 muaj që nuk ngrihet dot të ecë, 7 muaj në të cilët ka kryer 32 operacione.

Ajo që Amelia ka nevojë tani, është shpresa se do të mund t’i rikthehet normalitetit, se do të mund të ecë vetë, të dal nga spitali, të shkojë të përqafoj motrat dhe vëllanë që i mungojnë aq shumë. Mjekët kanë thënë se nëse shkon jashtë ka mundësi që të kryej disa ndërhyrje që do i rikthejnë funksionet e trupit. Dhe Hazizit me Florinën si mbetët gjë tjetër veçse të lutën e të besojnë se për ta nuk do të ketë vetëm zi…

Tch

The post Nis emisioni “Për Shqiptarët” me historinë e trishtë të familjes Bunga appeared first on iconstyle.al.

Përse u largua Mira Murati nga Open AI?

By: gaze tare
27 September 2024 at 23:04

Tre liderë kryesorë teknikë të OpenAI, e mbështetur nga Microsoft, dhanë dorëheqjen të mërkurën. Midis tyre është drejtoresha kryesore e teknologjisë (CTO), Mira Murati, një nga fytyrat më publike të kompanisë. Sam Altman, CEO i OpenAI, tha se këto ndryshime janë thjesht pjesë e natyrshme e funksionimit të biznesit.

Mira Murati, zëvendës presidenti i kërkimeve Barret Zoph dhe shefi i kërkimeve Bob McGrew njoftuan largimet e tyre përmes X të mërkurën pasdite. Tani, nga 13 themeluesit e OpenAI, firma prapa ChatGPT, vetëm tre mbeten. Si CTO, Murati shfaqej shpesh në publik bashkë me Altman si fytyra kryesore e kompanisë që krijoi ChatGPT. Kur OpenAI prezantoi modelin GPT-4o në maj, i cili ishte i aftë të kryente biseda realiste me zë, Murati udhëhoqi prezantimin. Murati, Zoph dhe McGrew janë largimet më të fundit në një seri dorëheqjesh të ekzekutivëve të OpenAI. Në gusht, bashkë-themeluesi i OpenAI, John Schulman, tha në X se kishte kaluar te kompania rivale e AI, Anthropic, dhe një bashkë-themelues tjetër, Greg Brockman, gjithashtu njoftoi në X se po merrte një pushim deri në fund të vitit. Një tjetër bashkë-themelues, shkencëtari kryesor Ilya Sutskever, la OpenAI në maj.

“Po largohem sepse dua të krijoj hapësirë dhe kohë për të eksploruar në mënyrën time,” shkroi Murati në një postim në X.“Nuk ka asnjëherë një moment ideal për t’u larguar nga një vend që e çmon, por ky moment më duket i duhuri.” Unë ndava këtë shënim me ekipin e OpenAI sot.”

Altman tha në X se Murati nuk e informoi atë paraprakisht për largimin e saj. Ajo shpjegoi se donte ta bënte këtë kur kompania ishte në një pikë ngritjeje dhe se “asnjëherë nuk ka një kohë të mirë për t’u larguar.”

Sam postoi këtë post në X: “Përshëndetje të gjithëve– Mira ka qenë vendimtare për progresin dhe rritjen e OpenAI gjatë 6.5 viteve të fundit; ajo ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin tonë nga një laborator kërkimesh i panjohur në një kompani të rëndësishme. Kur Mira më informoi këtë mëngjes se… “Ndryshimet në lidership janë një pjesë natyrale e kompanive, veçanërisht të atyre që rriten kaq shpejt dhe janë kaq kërkuese. Nuk do të pretendoj se është e zakonshme për një largim kaq të papritur, por ne nuk jemi një kompani normale,” tha Altman.

Koha e këtyre largimeve është vërtet interesante, megjithatë. Për shembull, McGrew fliste publikisht për publikimin e modelit të ri “reasoning” o1 të OpenAI vetëm dy javë më parë – dhe tani po largohet papritur. Disa spekulojnë se ndryshimet lidhen me planet e Altman për OpenAI në përgjithësi. Startup-i i AI po negocion një raund të ri financimi prej 6.5 miliardë dollarësh që do të vlerësonte kompaninë në 150 miliardë dollarë, por kjo varet nga ndryshimi i strukturës korporative të firmës. Kjo është arsyeja pse, sipas Reuters, OpenAI planifikon të ristrukturohet në një korporatë për përfitime me qëllim fitimi dhe do t’i japë Altman 7% të aksioneve. Ishin mosmarrëveshjet për drejtimin e kompanisë që çuan në dramën e vitit të kaluar, kur anëtarët e bordit jofitimprurës e hoqën Altman si CEO për shkak të mungesës së komunikimit dhe humbjes së besimit. Ai u kthye në post vetëm pesë ditë më vonë. Sipas Reuters, OpenAI planifikon të ristrukturohet në një korporatë për përfitime me qëllim fitimi dhe do t’i japë Altman një pjesë prej 7% të aksioneve.

Megjithatë, raundi i financimit ende nuk është mbyllur dhe largimi i këtyre ekzekutivëve mund ta ndikojë atë. Reuters thotë se disa dokumente për mbledhjen e fondeve përmbajnë një klauzolë “ndryshimi material negativ,” e cila u lejon investitorëve të tërhiqen nga një marrëveshje nëse kompania has ndonjë gjë që mund të ketë një ndikim të rëndësishëm negativ.

Disa vëzhgues të industrisë janë më shumë se skeptikë për atë që po ndodh në OpenAI.

“Prit, çfarë? Murati po largohet, Schulman iku, Karpathy iku, Ilya iku, Leike iku, Brockman është në pushim, ndoshta edhe persona të tjerë janë larguar, GPT-5 nuk ka dalë, Sora nuk është lançuar, kompania kishte një humbje operative prej 5 miliardë dollarësh vitin e kaluar, nuk ka një hendek të qartë konkurrues, Meta po jep falas softuer të ngjashëm, ka shumë padi në pritje, dhe njerëzit po e vlerësojnë këtë kompani me 150 miliardë dollarë?” tha Gary Marcus, autor i librit “Taming Silicon Valley.”

“Kjo është absolutisht çmenduri. Investitorët nuk duhet të derdhin më shumë para me vlerësime më të larta, ata duhet të pyesin çfarë po ndodh.”

cybernews

The post Përse u largua Mira Murati nga Open AI? appeared first on iconstyle.al.

Yesterday — 27 September 2024Main stream

Blac Chyna paditet për dhunë në familje nga ish i dashuri

By: gaze tare
27 September 2024 at 20:46

Blac Chyna u akuzua për dhunë në familje, sulm civil dhe dhunë fizike në një padi prej 10 milionë dollarësh nga ish i dashuri i saj Twin Hector.

Hector, emri i plotë i të cilit është Taiyon Hector, tha në dokumentet ligjore të paraqitura të hënën në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë se 36-vjeçarja e goditi atë ndërsa ai ishte duke fjetur dhe e abuzoi verbalisht me të shpesh në tre vitet e lidhjes që nga gushti i vitit 2020 deri në mars 2023.

Sipas Daily Mail, Twin deklaroi në dokumentet ligjore se Chyna, emri i vërtetë i së cilës është Angela Renée White, e kërcënoi disa herë se do ta vriste dhe kishte luhatje humori pasi konsumoi alkool.

Sipas raporteve të People, Hector pretendoi në dokumentet ligjore se Chyna “pinte rregullisht alkool dhe përdorte droga të tjera, në mënyrë të tepruar”, gjë që çoi në sjelljen e saj fizikisht të dhunshme dhe kërcënuese verbalisht dhe abuzive”, duke shtuar se shpërthimet vinin “pa asnjë arsye të dukshme”.

Për më tepër, artisti i tha gjykatës se ai “gjithmonë bënte më të mirën për të shmangur goditjet” kur Chyna e godiste dhe përpiqej ta frenonte atë.

Kur ishte esëll më pas, Chyna ose nuk i kujtonte incidentet ose thoshte se i vinte keq për to, pa një masë “pendimi të sinqertë”, pohoi këngëtari.

The post Blac Chyna paditet për dhunë në familje nga ish i dashuri appeared first on iconstyle.al.

Mbeti shtatzënë kur ishte studente, Arjola Demiri: E vuaja që…

By: gaze tare
27 September 2024 at 19:58

Periudhën e adoleshencës që Arjola Demiri po kalon tani me fëmijët e saj e përshkruan në “Rudina” në Tv Klan si një ndër më të vështirat. Lidhur me temën e lejes së lindjes, Arjola shprehet se është bërë nënë kur ishte ende studente dhe pavarësisht se tani mendon që ka bërë zgjedhjen më të mirë duke qëndruar me fëmijët, asokohe dëshironte që paralelisht edhe të punonte.

Arjola Demiri: Unë kam qenë studente, kam qenë në vitin e katërt kur kam ngelur shtatzënë me Helgën, në universitet. Rubini ka ardhur direkt shumë afër, mbrapa…

Rudina Magjistari: S’ke qenë në marrëdhënie pune në atë periudhë.

Arjola Demiri: Nuk kam qenë në marrëdhënie pune, por di të të them që e kam vuajtur shumë këtë pjesën që nuk isha në marrëdhënie pune, doja t’i bëja të dyja paralelisht.

Rudina Magjistari: Por ndërkohë nëse do të kishe qenë në marrëdhënie pune, ti do të ishe shkëputur, do e kishe bërë lejen e plotë të lindjes?

Arjola Demiri: Sigurisht që do të isha shkëputur. Unë po të them siç e mendoja në atë kohë, e vuajta shumë këtë periudhën që shoqet e mia ishin në punë, sapo kishin startuar të dilnin në skenë, e vuajta shumë. Më pas, nëse analizoj, them që karriera dhe fëmijët, ndoshta, unë për faktin që e nisa shumë vonë karrierën duke qenë se bëra 10 vjet pauzë dhe them që kam bërë shumë mirë, sepse e kam shijuar, e kam shijuar çdo moment me ta dhe është një periudhë shumë e rëndësishme që duhet t’u rrish afër. Është shumë e rëndësishme që nënat të kalojnë etapën deri në 5 vjeç me fëmijët e tyre. Unë e kam shijuar këtë dhe në këtë periudhë që jam, them që kam bërë shumë mirë që kam bërë zgjedhjen më të mirë.

The post Mbeti shtatzënë kur ishte studente, Arjola Demiri: E vuaja që… appeared first on iconstyle.al.

Avokati i Diddy shpjegon pse reperi kishte 1000 shishe vaj për fëmijë në shtëpi

By: gaze tare
27 September 2024 at 19:21

Avokati i Sean “Diddy” Combs, Marc Agnifilo, ka ‘shpjeguar’ pse reperi kishte në shtëpinë e tij 1000 shishe vaj për bebe (i cili përdoret edhe si lubrifikant). Sasia e konsiderueshme e shisheve u gjet pasi policia bastisi shtëpitë e tij në Los Angeles dhe Miami.

“Nuk e di nga erdhi ky numër. Nuk mund ta imagjinoj të jetë 1000. Nuk jam i sigurt nëse vaji i bebit ka lidhje me ndonjë gjë,” tha ai për TMZ, për dokumentarin “The Downfall of Diddy: The Aktakuzë”.

Kur Agnifilo mësoi se policia supozoi se vaji i foshnjës përdorej si “lubrifikant për orgji”, avokati tha: “Unë supozoj. Nuk e di nëse duhen mijëra, një shishe me vaj për fëmijë shkon shumë. mënyrë.” Më tej, praninë e një numri kaq të madh shishesh ai e ka justifikuar me hipotezën se reperi mund t’i ketë blerë me shumicë.

Më tej, ai shtoi: “Dmth, ai ka një shtëpi të madhe. Ai blen gjëra në sasi të mëdha. Besoj se ka një Costco (degë ku blihen gjëra të ndryshme) kudo që ai ka një shtëpi.” Megjithatë, natyrisht, kjo deklaratë nuk duket shumë bindëse.

Në padinë prej 14 faqesh të ngritur në rastin e Diddy, agjentët federalë thonë se gjetën një sasi të madhe vaji për fëmijë dhe lubrifikantë në shtëpinë e reperit. Autoritetet besojnë se sasitë u përdorën në festat e Combs të nxitura nga droga dhe alkooli për seksin. Gjithashtu, mendohet se pas vajzave me të cilat pjesëmarrësit e partisë abuzonin, drogonin e më tej, është regjistruar edhe aktiviteti seksual me to. Mendohet se vaji i foshnjës është përdorur edhe për të rrëshqitur dyshemetë që të mos largoheshin.

“Diddy” u arrestua në mes të muajit nga policia e Nju Jorkut, teksa qëndronte në një hotel. Arrestimi i tij vjen pas akuzave të shumta dhe një hetimi të vazhdueshëm për trafikim, përdhunim dhe dhunë. Një burim i tha Page Six se: “Ikona e hip-hop-it bashkëpunoi me policinë.” Deri më tani, arsyet e arrestimit janë ende të paqarta dhe nuk janë bërë publike. Combs do të paraqitet në gjykatën federale në Manhatan të martën.

The post Avokati i Diddy shpjegon pse reperi kishte 1000 shishe vaj për fëmijë në shtëpi appeared first on iconstyle.al.

Vetdorëzohet Ervin Salianji, do ta vuajë dënimin në burgun e Fierit

By: gaze tare
27 September 2024 at 18:38

Ervin Salianji është vetëdorëzuar në policinë e Tiranës. Gjykata e Apelit të përgjithshëm dënoi me 1 vit burg Deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji për akuzën e kallëzimit të rremë.

Mësohet se ai do ta kryejë dënimin në burgun e Fierit, ku më herët kanë qenë të dënuar edhe figurat të tjera politike si Fredi Beleri dhe Saimir Tahiri.

Salianji pas këtij vendimi humbet mandatin e deputetit dhe referuar ligjit të dekriminalizimit nuk e ka më të drejtën të kandidojë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

The post Vetdorëzohet Ervin Salianji, do ta vuajë dënimin në burgun e Fierit appeared first on iconstyle.al.

Po festonin një festival fetar hindu, mbyten 46 persona

By: gaze tare
27 September 2024 at 18:28

Të paktën 46 persona – përfshirë 37 fëmijë dhe shtatë gra – u mbytën teksa po festonin një festival fetar hindu në Indinë lindore, thanë zyrtarët lokalë.

Vdekjet u konfirmuan në 15 rrethe në 24 orët e fundit.

Një zyrtar i menaxhimit të fatkeqësive tha se viktimat vdiqën duke u larë ritualisht në lumenjtë e fryrë nga përmbytjet e fundit.

Festivali treditor i Jivitputrika feston çdo vit mirëqenien e fëmijëve dhe shënohet gjithashtu me nënat që agjërojnë për ta.

Zyrtarët në Bihar thanë se shumë njerëz injoruan nivelet e rrezikshme të ujit në lumenj ndërsa laheshin për të festuar festivalin.

Ekziston frika se numri i përgjithshëm i të vdekurve mund të rritet më tej.

Autoritetet shtetërore thanë se familjet dhe të afërmit e viktimave do të marrin kompensim.

Aksidentet vdekjeprurëse kanë ndodhur në të kaluarën në të gjithë Indinë gjatë festivaleve të mëdha kur turma të mëdha janë mbledhur në hapësira të ngushta pa respektuar masat e sigurisë.

Në korrik, të paktën 121 njerëz u vranë duke u përplasur në një tubim fetar në shtetin verior Uttar Pradesh.

Në vitin 2018, afro 60 njerëz u vranë pasi një tren u përplas me një turmë që shikonin festimet për Dusshera, një festival hindu.

The post Po festonin një festival fetar hindu, mbyten 46 persona appeared first on iconstyle.al.

Ndërron jetë legjenda e aktrimit, Dame Maggie Smith

By: gaze tare
27 September 2024 at 17:56

Aktorja Dame Maggie Smith, e njohur për filmat e Harry Potter dhe Downton Abbey, ka humbur jetën në moshën 89-vjeçare, ka thënë familja e saj.

Një legjendë e skenës dhe ekranit britanik, ajo fitoi dy Oscar gjatë karrierës së saj – për The Prime of Miss Jean Brodie në 1970 dhe California Suite në 1979.

Ajo kishte katër nominime të tjera dhe mori shtatë çmime Bafta.

Smith u martua me aktorin Robert Stephens më 29 qershor 1967. Ata patën dy fëmijë, aktorët Chris Larkin dhe Toby Stephens. Më pas, u divorcuan më 6 prill 1975. Smith u martua me Alan Beverly Cross në po të njëjtin vit, deri në vdekjen e tij në vitin 1998.

Smith, përpos roleve të shumta, njihet edhe për filantropinë dhe bamirësitë e saj, të cilat varionin që prej mbështetjes pas tërmetit në Zelandën e Re, dhurimet për kërkimet për gjetjen e kurave për sëmundje e deri te mbrojtja e maceve.

The post Ndërron jetë legjenda e aktrimit, Dame Maggie Smith appeared first on iconstyle.al.

Grupi “Coldplay” pritet të kalojë rekordin e Taylor Swift në numrin e koncerteve

By: gaze tare
27 September 2024 at 17:33

Coldplay do të tejkalojë rekordin e Taylor Swift vitin e ardhshëm, ku do të mbajë dhjetë koncerte në stadiumin Wembley të Londrës.

Fillimisht, grupi njoftoi gjashtë shfaqje në gusht, por për shkak të “kërkesës fenomenale” vetëm për fansat, ndërsa të enjten në mëngjes, ata shtuan katër shfaqje të tjera në shtator.

Shitjet e rregullta të biletave fillojnë të shtunën dhe kanë një çmim prej 20 £ plus shtesë. Datat e turneut të vitit 2025 janë shpallur me rastin e publikimit të albumit të dhjetë të grupit të quajtur “Moon Music”, i cili duhet të dalë më 4 tetor.

Përveç Wembley, Coldplay do të luajë edhe në Halls Craven Park për dy netë.

The post Grupi “Coldplay” pritet të kalojë rekordin e Taylor Swift në numrin e koncerteve appeared first on iconstyle.al.

Çfarë ndodhi? Ja për çfarë akuzohet Naomi Campbell

By: gaze tare
27 September 2024 at 16:40

Naomi Campbell për 5 vjet nuk do të jetë më si anëtare e një organizate bamirësie. Ky vendim ka ardhur pasi supermodeles i janë zbuluar probleme të keqmenaxhimit të fondeve.

Modelja 54-vjeçare themeloi “Fashion For Relief” në vitin 2005, por një hetim zbuloi se vetëm një sasi e vogël e parave shkonin për kauzat.

Fashion For Relief u shpërbë dhe u fshi nga regjistri i organizatave të bamirësisë këtë vit.

Keqmenaxhimi përfshinte përdorimin e fondeve për të paguar qëndrimin e Campbell në hotele me 5 yje në Kanë, Francë, si dhe trajtime në qendrat estetike, shërbim në dhomë dhe cigare.

The post Çfarë ndodhi? Ja për çfarë akuzohet Naomi Campbell appeared first on iconstyle.al.

Bëhet shkak Kate Middleton për urimin e ditëlindjes së princ Harry-t?

By: gaze tare
27 September 2024 at 16:19

Thuhet se Kate Middleton i ka kërkuar familjes mbretërore që t’i urojë princit Harry ditëlindjen.

Një burim i brendshëm ka zbuluar për “Express” se ishte Kate Middleton ajo që mori një moment për të telefonuar Harry-n përveçse ishte “forca lëvizëse” pas mesazhit të ditëlindjes që u postua në mediat sociale të familjes mbretërore. Mesazhet e familjes (ishte një nga Middleton dhe bashkëshorti i saj, Princi Uilliam, si dhe nga Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla) të dielën, më 15 shtator, shënuan mesazhin e parë të ndarë publikisht
për ditëlindjen për Harry-n që nga viti 2021.

“Ajo i tha William-it në mënyrë të paqartë se nuk është koha për inat, ata duhej t’i tregonin botës se dashuria dhe familja janë në qendër të vlerave të tyre, por më e rëndësishmja ajo donte që Harry të kishte këtë mesazh në ditën e tij të madhe. ”, ka shpjeguar burimi për Express.

“Kate ishte forca shtytëse pas urimeve të Harry-t për ditëlindjen, pasi ajo ngadalë e përmbush zotimin e saj për të rivendosur një lloj paqeje dhe faljeje mes familjes mbretërore të larguar dhe familjes së tij para se të jetë tepër vonë”.

Dhe ndërsa burimi i brendshëm nuk tha se çfarë i dërgoi Middleton Harryt, ata zbuluan se ajo dërgoi një dhuratë dhe se u prit mirë.

The post Bëhet shkak Kate Middleton për urimin e ditëlindjes së princ Harry-t? appeared first on iconstyle.al.

Sukses për Adrola Dushin, përzgjidhet si modele për koleksionin e reperit amerikan

By: gaze tare
27 September 2024 at 15:45

Vajzat shqiptare kanë treguar se mund të ‘çajnë’ tregun botëror. Kështu po ndodh me shumë nga artistet me origjinë shqiptare, e duket se radha po i kalon Adrola Dushit.

Modelja shqiptare ka ndarë një video në profilin e saj në Instagram ku shfaqet pas reperit të njohur amerikan, A$AP Rocky, i cili po prezanton koleksionin që ka në bashkëpunim me ‘Puma’.

@iconstyle.media Reperi i njohur A$AP Rocky prezanton koleksionin e ri në bashkëpunim me Puma. Ajo që na ra në sy ishte Adrola Dushi e cila është përzgjedhur si modele për koleksionin e ri😍😍 #adroladushi #foru #trendingvideo #asaprocky ♬ original sound – ICONSTYLE

Ky është koleksioni i tretë që kur A$AP Rocky u bë drejtori kreativ i PUMA F1, duke vazhduar temën e frymëzuar nga garat, me kapuça të modeluar sipas helmetave të garave dhe çantave në formë kuti veglash.

The post Sukses për Adrola Dushin, përzgjidhet si modele për koleksionin e reperit amerikan appeared first on iconstyle.al.

‘S’mund të mendoj për një dhuratë…’/ Urimi që Stresi i bëri Noizy-t për ditëlindje

By: gaze tare
27 September 2024 at 15:21

Stresi dhe Noizy kanë rregulluar raportet mes tyre e tashmë janë miq shumë të mirë. Ndaj miqtë kujtohen dhe për ditët e veçanta.

Sot, me rastin e ditëlindjes së Noizyt, Stresi e ka uruar publikisht:

Nuk mund te mendoj per nje dhurate me te mire se miqesia jone! Gëzuar Ditelindjen”- shkruan Stresi krah videos ku shfaqet duke kënduar me Noizyn.

Kujtojmë se Noizy feston sot ditëlindjen e 38-të. Një prej urimeve nga personazhet e njohur ishte dhe ai i Loredanës, e cila e cilësoi reperin si mikun e saj të ngushtë. (Lexo këtu)

The post ‘S’mund të mendoj për një dhuratë…’/ Urimi që Stresi i bëri Noizy-t për ditëlindje appeared first on iconstyle.al.

Sezoni i ri televiziv, ku do ta shohim Luana Vjollcën?

By: gaze tare
27 September 2024 at 14:34

Prej gati 1 viti, Luana Vjollca është shkëputur nga ekrani. Me nisjen e sezonit të ri televiziv, aludimet sa vijnë e shtohen, se ku do ta shohim moderatoren.

Tashmë që u bë publike se Marina Vjollca është rikthyer në Top Channel, shumë u përfol se edhe e motra, Luana do i bashkangjitet. Por, jo.

Burime pranë revistës “Bordo” konfirmojnë se të enjten Luana Vjollca është parë në ambientet e televizionit Klan, duke hedhur poshtë gjithë aludimet për një largim të mundshëm. Nuk dihet se me kë është takuar se çfarë kanë biseduar.

Moderatorja do të kthehet në ekran pas suksesit që pati me programin “Zemër Luana” dhe “Love Island”. Mbetet të shihet se me cilin program do rikthehet Luana këtë sezon.

The post Sezoni i ri televiziv, ku do ta shohim Luana Vjollcën? appeared first on iconstyle.al.

Zbulohet moderatorja tjetër, ja kush do t’i bashkohet Heidi Bacit në “Goca dhe gra”

By: gaze tare
27 September 2024 at 14:08

Në këtë sezon të ri televiziv, Rudina Dembacajn do ta shohim në ekranin e Top Channel. Burime për ‘Vip Magazine’ bëjnë të ditur se aktorja do të jetë pjesë e panelit të emisionit ‘Goca dhe Gra’.

Kujtojmë se pak kohë më parë ju kemi bërë të ditur se në këtë panel do të jetë edhe Heidi Baci, ish-finalistja e ‘Big Brother VIP Albania’. Deri më tani janë zbuluar 2 emra nga 4, ndaj jemi në pritje të emrave të opinionisteve të tjera.

Ndërkohë, Rudina paralelisht po vijon edhe punën si aktore me projekte të ndryshme.

The post Zbulohet moderatorja tjetër, ja kush do t’i bashkohet Heidi Bacit në “Goca dhe gra” appeared first on iconstyle.al.

❌
❌