Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 27 September 2024Main stream

Do rikthehet në Top Channel, Marina Vjollca: Kam ndjesi të gërshetuara

By: gaze tare
27 September 2024 at 13:24

Marina Vjollca do rikthehet në Top Channel me programin “Për shqiptarët”, bashkë me Elvis Naçin.

Moderatorja ka treguar se i ka ndjenjat e gërshetuara për rikthimin në Top, por shton se po kthehet aty ku u rrit profesionalisht.

“Ku ka më bukur që në një program të bëhen bashkë të gjithë shqiptarët për të ndihmuar njëri-tjetrin, për t’i dhënë shpresë njëri-tjetrit dhe për të na bërë të ëndërrojmë… I kam të gjitha ndjenjat e gërshetuara bashkë ndihemi shumë mirë që kthehem në shtëpinë time të parë mediatike, aty ku u linda dhe rrita profesionalisht”, tha Marina Vjollca.

Personazhet do të rrëfejnë live historinë e tyre dhe kushdo që do t’u dhurojë dashuri e shpresë mund ta bëjë në transmetimin e drejtpërdrejtë.

“Live e bën shumë të ndjeshëm dhe transparent ngjarjen që po ndodh. Nuk ka gjë më të mirë se të bëhet live, është transparente, është e ndjeshme, dhe tregon atë që unë mendoj se është në ADN-në e shqiptarit, ajo që quhet bamirësi”, tha Elvis Naçi.

Moderatorët nuk zbulojnë shumë detaje, por shprehen të bindur se rrëfimet njerëzore do të mbajnë mbërthyer publikun.

“Më beso, jemi çdo ditë në mbledhje me orë të gjata dhe çdo ditë na ndodh të prekemi nga historitë e shqiptarëve tanë. Vetëm pak minuta më parë, mbase mund ti kem sytë e lotuar, por lexojmë çdo ditë histori të reja dhe kam krenare që bëj një program të tillë dhe që shqiptarët janë kaq të fortë”, tha moderatorja Vjollca.

The post Do rikthehet në Top Channel, Marina Vjollca: Kam ndjesi të gërshetuara appeared first on iconstyle.al.

Before yesterdayMain stream

Marina dhe Geti bëjnë një tjetër paraqitje interesante në Javën e Modës në Milano

24 September 2024 at 17:37

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi, çifti i njohur i shoubizit shqiptar, kanë tërhequr vëmendjen me paraqitjen e tyre të mrekullueshme në Milan Fashion Week, ku morën pjesë në shfaqjen e modës ‘Spring Summer 2025’ të stilistes së njohur Elisabetta Franchi.

Marina Vjollca, e njohur për elegancën dhe stilin e saj të veçantë, u shfaq me një veshje që theksonte hijeshinë e saj.

Ajo kishte zgjedhur një kombinim tejet atraktiv, duke u paraqitur me një fund të shkurtër dhe një sako me kube në ngjyrë kuq e zi, duke dhënë një imazh të sofistikuar, por njëkohësisht modern dhe të guximshëm.

Foto: Marina Vjollca/Instagram

Nga ana tjetër, reperi Getoar Selimi nuk mbeti pas në aspektin e stilit. Ai shkëlqeu me një kostum elegant ngjyrë kafe, që i dha një pamje të rafinuar dhe me klas.

Kombinimi i stilit të tyre ishte një reflektim i harmonisë që karakterizon çiftin, të cilët gjithmonë dinë si të tërheqin vëmendjen në çdo ngjarje publike.

Foto: Marina Vjollca/Instagram

Shfaqja e modës e organizuar nga stilistja Elisabetta Franchi, e cila është një mike e mirë e Marinës, i ftoi ata në eventin ekskluziv, duke i vendosur në qendër të vëmendjes së modës ndërkombëtare. /Telegrafi/

Foto: Marina Vjollca/Instagram

 

Foto: Getoar Selimi/Instagram

 

Foto: Getoar Selimi/Instagram

The post Marina dhe Geti bëjnë një tjetër paraqitje interesante në Javën e Modës në Milano appeared first on Telegrafi.

Marina Vjollca konfirmon rikthimin në Top Channel, ja në cilin program do e shohim

By: gaze tare
23 September 2024 at 20:04

Marina Vjollca më në fund e ka konfirmuar lajmin që prej javësh qarkullon kudo nëpër rrjet: do të jetë sërish pjesë e “Top Channel-it”.

Programi që do të rikthejë Marinën në ekranin e Top Channel titullohet “Për shqiptarët”.

Promoja e emisionit është publikuar vetëm pak momentr më parë, duke zbuluar edhe se kur do të nisë transmetimin.

“Për Shqiptarët” do të nisë nga kjo e premte, në orën 21:00.

The post Marina Vjollca konfirmon rikthimin në Top Channel, ja në cilin program do e shohim appeared first on iconstyle.al.

VIDEO/ Marina Vjollca rikthehet në ”Top Channel”, dhe në krah të saj do të jetë…

By: redi
23 September 2024 at 19:06

Tashmë edhe me një promo zyrtare, Marina Vjollca është rikthyer në Top Channel, ku do të prezantojë “Për shqiptarët” me Elvis Naçin. Emisioni do të nisë së shpejti dhe ka si qëllim që shqiptarët kudo në botë të ndihmojnë bashkëkombasit në vështirësi ekonomike. Emisioni do të prezantohet çdo të premte në orën 21:00, sipas videos së publikuar në rrjetet sociale të Top Channel. Sezoni i kaluar e…

Source

Janë ndarë? Kjo foto tregon atë që po ndodh mes Getoarit dhe Marinës

By: gaze tare
22 September 2024 at 15:29

Prej disa kohësh në rrjet u përfol se martesa e Marina Vjollcës dhe Getoar Selimit ka marrë fund, pasi ka pasur disa kriza.

Mirëpo, kjo foto tregon komplet të kundërtën. Nga Milano, aty ku ndodhen për Javën e Modës, shihet çifti, krah mikut të tyre. Geti dhe Marina duken të lumtur dhe të veshur gjithë stil.

Kujtojmë se çifti janë prindër të një vajze të quajtur Marget, portretin e së cilës ende nuk e kanë zbuluar për publikun.

The post Janë ndarë? Kjo foto tregon atë që po ndodh mes Getoarit dhe Marinës appeared first on iconstyle.al.

E papritur! Marina Vjollca rikthehet në Top Channel, zbulohet programi që i besohet

By: gaze tare
17 September 2024 at 16:55

Sezon i ri, surpriza të reja!

Moderatorja e njohur Marina Vjollca do të rikthehet në Top Channel. Sipas burimeve ekskluzive për “Loki Magazine”, Marina ka nënshkruar kontratën për të prezantuar programin “Shqiptarët për Shqiptarët” me Elvis Naçin. Sipas tyre ajo ka nisur punën për programin i cili siç është lajmëruar nga Top Channel nis së shpejti.

Marina po ashtu ishte në bisedime për të moderuar programin e ri që do të realizohet në ‘Klan’ nga treshja e “Promotor”, Pandi Laço, Bledar Laço dhe Adrian Hila, ku çdo javë artistët më të mirë shqiptarë do të interpretojnë ‘live’ në skenë hitet botërore.

Siç duket Marina do të ndryshojë sërish ekran dhe do të rikthehet aty ku gjithçka nisi për të shumë vite më parë në Top Channel. Mbetet për t’u parë se kur moderatorja do të ndajë më publikun lajmin e kësaj zhvendosjeje.

The post E papritur! Marina Vjollca rikthehet në Top Channel, zbulohet programi që i besohet appeared first on iconstyle.al.

❌
❌