Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 September 2024Main stream

Ideale për çdo shtëpi: Idetë e shkëlqyeshme për vendosjen e luhatëses në dhomë!

28 September 2024 at 13:43

Vendoseni një afër dritares dhe kënaquni me pamjen, duke ëndërruar dhe fantazuar

Luhatëset janë ideale për cilindo eksterier tuajin – ato ofrojnë vibracione relaksuese dhe ju japin rastin që të qetësoheni çdo ditë, sikur të ishit në pushim të zgjatur vjetor.

Megjithatë, luhatëse mund të vendosen edhe brenda shtëpisë. Varja e një luhatëseje të këtillë në hapësirë të mbyllur është ide e shkëlqyeshme për cilëndo pjesë të shtëpisë suaj, nga dhoma e ndenjës deri te dhomat e fëmijëve, sepse dhomat janë vende në të cilat qëndrojnë dhe luajnë fëmijët, transmeton Telegrafi.

Nëse keni enterier në stil bohemi, rural, tropikal apo thjesht për të pushuar, zgjidhni luhatësen e cila do të jetë e përshtatshme. Krijoni një kënd të rehatshëm në një vend të cilin do t’ia kushtoni kënaqjes me ndihmën e luhatëses, me disa saksi me bimë të gjelbra dhe me romanet tuaja të preferuara.

Në shtëpitë formale, bashkëkohore dhe minimaliste, luhatëset fitojnë popullaritetin e vet, sepse pikërisht aty më së shumti vijnë në pah, duke vënë theksin në kontrastet midis tyre dhe pjesëve të tjera të mobilieve.

Duke e varur luhatësen në një hapësirë të tillë do ta bëni shumë më pak formale dhe të këndshme për qëndrim, mirëpo edhe përfundimisht të pazakonshme.

Luhatëset në formë karrigeje janë edhe një ide fenomenale për enterier dhe eksterier, ndërkaq shumica do të thonë që ato janë shumë më të rehatshme se format e karrigeve tradicionale.

Zbukuroni këndin tuaj për lexim me karrige të këtillë në vend të asaj të zakonshme dhe do të krijoni portalin tuaj për vendin e ëndrrave.

Varni disa luhatëse në dhomën e fëmijëve dhe jemi të bindur që vogëlushëve menjëherë do t’u bëhen pjesë të dashura të shtëpisë suaj.

Vendosni një luhatëse afër dritares dhe kënaquni duke ëndërruar dhe fantazuar.

Gjë e mirë është që as luhatëset as kolovajzat nuk e zënë hapësirën e dyshemesë, andaj lehtë mund t’i vendosni në çdo shtëpi. /Telegrafi/

The post Ideale për çdo shtëpi: Idetë e shkëlqyeshme për vendosjen e luhatëses në dhomë! appeared first on Telegrafi.

Gjashtë arsye përse hematomat na shfaqen befasisht dhe çfarë tregojnë për shëndetin tonë

28 September 2024 at 13:37

Keni vendosur të vishni fustanin dhe t’i zbuloni këmbët, mirëpo atë hematomë nuk keni mundur ta parashikoni

Të gjithave na ka ndodhur që për shkak të moskujdesit të përplasemi për tavolinë, dyer, pjesë mobiliesh dhe atëherë të krijojmë shenjë në lëkurë, e cila ka ngjyrë të kaltër, mirëpo edhe përse ato shfaqen pas përplasjes?

Hematoma është shfaqje e lëndimit të vogël të enëve të gjakut të cilat gjenden nën sipërfaqe të lëkurës. Nëse këto kapilare janë të dëmtuara, një sasi e vogël gjaku rrjedh dhe krijohet njolla e kaltër, e zezë apo ngjyrë vjollce.

Mirëpo, çfarë të bëhet me ato hematoma, të cilave nuk ua dimë shkaktarin? Meqenëse nuk na kujtohet se jemi përplasur, prandaj mu për këtë kemi edhe hematoma dhe na duket që janë shfaqur nga asgjëja?

Këto janë shkaqet për të cilat ju ndodh që t’ju befasojë hematoma në trupin tuaj, transmeton Telegrafi.

Merrni disa suplemente

Disa ushqime mund t’ju shkaktojnë hematoma të pashpjeguara siç janë hudhra, xhenxhefili, omega 3 e thartirave yndyrore dhe vitamina E. Pyesni mjekun tuaj para se të filloni të merrni ndonjë suplement a është e mundshme që të ndodhë diçka e tillë.

Plakeni

Me kalimin e kohë lëkura bëhet gjithnjë e më e hollë, ndërkaq enët e gjakut gjithnjë e më të ekspozuara ndaj lëndimeve. Për këtë shkak ndodh që të moshuarit kanë më shumë hematoma sesa të rinjtë. Veç kësaj, enët e gjakut humbin elasticitetin dhe mund të pëlcasin.

Merrni ilaçe të cilat tëhollojnë gjakun

Nëse pini ilaçe për rregullimin e tensionit, aritmisë së zemrës apo të ngjizjes së gjakut, mos u befasoni nëse ju shfaqen nga asgjëja hematoma. Ilaçet të cilat mund të shkaktojnë hematoma janë edhe ibuprofeni dhe aspirina.

Keni probleme që kanë të bëjnë me gjakun

Hemofilia dhe sëmundja e Von Willebrandit janë çrregullime të shkaktuara në gjak të cilat shkaktojnë hematoma. Hemofilia pengon ngjizjen e gjakut dhe personi i cili vuan nga hemofilia ka gjakrrjedhje prej edhe ndonjë lëndimi të vogël. Sëmundja e Von Willebrandit është diç më e butë se sa hemofilia, pra nënkupton gjakrrjedhje gjatë nxjerrjes së dhëmbit, pastaj gjakrrjedhje nga hunda, gjak në jashtëqitje dhe në urinë dhe menstruacione të gjata dhe të mëdha.

Pini antidepresivë

Disa ilaçe siç janë flouksetin, serlatin, citalopram dhe bupropin mund të ndikojnë në procesin e ngjizjes së gjakut.

Ju mungojnë disa vitamina

Mungesa e vitaminave C dhe K shkakton shfaqjen pashpjegueshme të hematomave nëpër trup. Fatkeqësisht, procesi i shërimit të hematomave zgjat madje edhe deri në dy javë dhe nuk mund të bëni shumë që të kalojnë shpejt. Për të absorbuar trupi gjakun, duhet të kalojë nëpër disa faza. Pas vetëm disa ditëve, ngjyra e kaltër/e zezë/vjollcë ngadalë duhet të ndryshojë, ndërsa ënjtja duhet të zhduket. Në vend të ngjyrës së mëparshme shfaqet ngjyra e re e gjelbër ose e verdhë, mirëpo para se të zhduket tërësisht mund të ketë edhe ngjyrë të butë të gështenjtë.

Ekzistojnë disa truqe të cilat mund t’ju ndihmojnë. Menjëherë pasi që të bëni diçka, vendosni akull në atë vend dhe mbajeni 10 minuta disa herë gjatë ditës. Kjo do t’jua zbutë pak ënjtjen, do të qetësojnë enët e gjakut dhe do të hematoma nuk do të përhapet. /Telegrafi/

The post Gjashtë arsye përse hematomat na shfaqen befasisht dhe çfarë tregojnë për shëndetin tonë appeared first on Telegrafi.

Mos qitni dezodorans në mëngjes!

27 September 2024 at 23:15

Antiperspiranti mbyll kanalet e djersitjes, që do të thotë se pengon djersitjen që të dalë nga trupi

Duke spërkatur dezodorans në mbrëmje, antiperspiranti ka mjaft kohë që t’i mbyll kanalet.

Për shumicën e të rriturve rutina e mëngjesit duket kështu: disa herë në ditë e lëvizim kohën e zgjimit, ngrihemi, bëjmë dush, vëmë dezodorans, vishemi dhe dalim nga shtëpia. Mirëpo, në atë orar dezodoransi është i tepërt.

Ekspertët kanë zbuluar që duhet ta vëmë në mbrëmje, para gjumit, transmeton Telegrafi.

Përse para gjumit…

Antiperspiranti vepron në atë mënyrë që mbyll kanalet e djersitjes, që do të thotë pengon djersën të dalë nga trupi.

Duke spërkatur dezodorans në mbrëmje (kur lëkura është e thatë, ndërkaq gjëndrat e djersitjes më pak aktive), antiperspiranti ka mjaft kohë për t’i mbyllur kanalet. Madje edhe nëse bëjmë dush në mëngjes, antiperspiranti do të duhej të vazhdonte të vepronte në 24 orët e ardhshme.

Ky ndryshim i vogël në rutinë nuk do t’ju kursejë shumë kohë në mëngjes, mirëpo do t’ju shpëtojë nga situatat e pakëndshme që ditën ta filloni me njolla të mëdha nga djersa në këmishën tuaj të pastër apo në fustan. /Telegrafi/

The post Mos qitni dezodorans në mëngjes! appeared first on Telegrafi.

Inspirim i përhershëm për dama të shëndosha: Kombinimet më të mira të Ashley Graham!

27 September 2024 at 22:28

Shumica e femrave bien në depresion kur shtojnë ndonjë kilogram më tepër, sapo në trup të vërejnë celulitin pikëllohen, strijat u janë ankthi më i madh…

Mirëpo, Ashley Graham nuk i ka këto telashe!

Manekinia amerikane është krenare me trupin e vet me tepricën e dukshme të kilogramëve. Dhe jo vetëm kaq – ajo format e saj i ka materializuar shumë mirë! – transmeton Telegrafi.

Në të vërtetë, Ashley është modelistja më e paguar në botë, është shumë e kërkuar dhe është fytyrë mbrojtëse e brendëve të njohur.

Ajo kilogramët e vet di t’i bartë me vetëbesim deri në maksimum, gjë që me siguri është shkaku përse meshkujt e gjithë botës çmenden pas saj dhe që është inspirim i përhershëm i modës për femrat e shëndosha.

Pra, dama të dashura, për të qenë të bukura, të parezistueshme dhe joshëse për meshkujt, nuk është e domosdoshme t’i keni proporcionet 90-60-90, por nga brenda të shkëlqeni dhe të jeni të kënaqura me vetveten!

Dhe, nëse megjithatë nuk jeni të sigurta se si të visheni, shikoni në vazhdim se si vepron fatalja Ashley!

/Telegrafi/

The post Inspirim i përhershëm për dama të shëndosha: Kombinimet më të mira të Ashley Graham! appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Kurrë nuk do t’jua japin shansin e dytë: Këto shenja horoskopi kurrë nuk do t’jua falin tradhtinë

24 September 2024 at 22:35

Disa reagojnë qetësisht dhe ndërpresin kontaktin me partnerin, mirëpo ka shenja të cilave reaksionet e dinjitetshme as që u bien në mend

Njerëzit reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj tradhtisë. Disa mund të bëhen sikur nuk ka ndodhur asgjë, ndërsa të tjerët partnerit të tyre të pabesë nuk i japin kurrfarë shansi.

Këto janë shenjat të cilat do të bëjnë më së shumti zhurmë nëse dikush provon t’i tradhtojë:

Dashi

Deshtë shumë vështirë do të shkelin krenarinë vetjake, mirëpo nëse mësojnë që dikush i ka tradhtuar, pikërisht për shkak të kësaj krenarie do të fillojnë të planifikojnë hakmarrjen – në qetësi, natyrisht, mirëpo një herë kur fillojnë me sjelljen hakmarrëse, bëjnë kaos gjithkah rreth vetes, transmeton Telegrafi

Akrepi

Nëse e tradhtoni Akrepin, më mirë është që menjëherë t’itregoni vetë, sepse nëse e mëson nga ndokush tjetër, ju pret periudhë shumë helmuese në jetë.

Shigjetari

Personat e kësaj shenje përpiqen t’i mbajnë gjithë penjtë në jetën e tyre, mirëpo nëse mësojnë që diçka nuk është siç duhet, krejtësisht e humbin durimin. Tradhtia është njëra ndër situatat në të cilën Shigjetari humb plotësisht durimin.

Luani

Nëse mëson për tradhtinë, Luani të njëjtin çast i paketon gjërat e veta dhe e braktis personin i cili nuk i ka ndenjur besnik. Atëherë nis drama dhe sjellja e pamëshirshme, mirëpo Luani gjithsesi do të ruajë intimen e vet nga sytë e të tjerëve. Luanët nuk duan që të tjerët të dinë për problemet e tyre. Prandaj do të veprojnë mjaft qetë në mënyrë që tjerët të mos dëgjojnë, mirëpo edhe mjaft zëshëm që të dëgjojë ai që duhet. /Telegrafi/

The post Kurrë nuk do t’jua japin shansin e dytë: Këto shenja horoskopi kurrë nuk do t’jua falin tradhtinë appeared first on Telegrafi.

Pse njerëzit bien pre e premtimeve të paqarta?

23 September 2024 at 23:27

Një mik të thotë: “Do flasim më vonë” ose: “Do të telefonoj shumë shpejt”, ose dikush me të cilin ke një takim që po vonohet, të shkruan: “Jam rrugës”, por s’ndodh fare kështu?

Edhe pse këto shprehje të paqarta shpesh të lënë pezull, për çudi, ato funksionojnë. Pa u menduar shumë, i pranon këto premtime, edhe pse ndoshta asnjëherë nuk ndodhin.

Një fenomen i ngjashëm ndodh me reklamat, që nga fushatat e kompanive të mëdha teknologjike, deri te mesazhet politike.

Nike të thotë: “Thjesht Bëje” dhe ti nuk mendon se çfarë konkretisht duhet të bësh. Një fushatë politike mund të thotë: “Po, ne mundemi” dhe prapëseprapë askush nuk e pyet veten: “Mundemi për çfarë?” ose “si do ta bëjmë?”.

Në fakt, këto mesazhe janë të suksesshme pikërisht për shkak të kësaj paqartësie. Sa më të paqarta të jenë premtimet, aq më të fuqishme bëhen ato.

Madhështia e mesazheve të vagullta

Sipas një studimi të fundit, paqartësia në komunikim nuk është vetëm një fenomen i këtyre mesazheve të njohura. Në fakt, është pjesë e përditshmërisë sonë. Për shembull, dikush përshkruhet si “i gjatë”, ti ndihesh i kënaqur me këtë informacion edhe pse në të vërtetë nuk ke një krahasim të qartë.

Kjo mënyrë e të folurit është e pranueshme sepse të jep një ide të përgjithshme – është “mjaftueshëm e mirë” për të krijuar një përshtypje të përbashkët.

Por, kur bëhet fjalë për premtime, si ato që nuk mund t’i testosh në realitet, gjërat bëhen më të ndërlikuara. Këto janë të ashtuquajtura “premtime të paqarta” që nuk janë as të verifikueshme, as të falsifikueshme. Pikërisht për këtë arsye, ato kanë fuqinë më të madhe për të bindur.

Çdo individ i jep kuptimin e vet atyre premtimeve, duke menduar se mesazhi lidhet me diçka personale. Për këtë arsye, kur dëgjon: “Thjesht Bëje”, mendon se e di çfarë duhet të bësh, sepse e lidh me dëshirat e tua (qoftë vrap, kërcim apo ecje). Kështu, pa e kuptuar, fillon të besosh se ky ishte mendimi yt që nga fillimi.

Pse funksionon paqartësia?

Studimi sugjeron se kjo paqartësi prek tendencën natyrore të njerëzve për të përpunuar informacionin sa më shpejt dhe me sa më pak përpjekje. Jemi të bombarduar nga kaq shumë mesazhe në përditshmëri saqë nuk kemi kohë t’i analizojmë të gjitha. Kështu, pranojmë komunikime “mjaftueshëm të mira” sepse janë të lehta për t’u përtypur dhe nuk kërkojnë shumë mendim.

Në botën e sotme të mbingarkuar me informacion, njerëzit janë të prirur të pranojnë mesazhe të paqarta që nuk kërkojnë shumë analizë, citon Anabel.

Sloganet e thjeshta dhe premtimet e përgjithshme mbeten të suksesshme sepse secili nga ne i sheh përmes prizmit të dëshirave dhe qëllimeve personale. /Telegrafi/

The post Pse njerëzit bien pre e premtimeve të paqarta? appeared first on Telegrafi.

Tri modele flokësh që kanë efekt liftingu të fytyrës: Floktarja rekomandon pamje të ndryshme për femrat mbi 50 vjeçe

23 September 2024 at 19:17

Cilat modele flokësh moderne do të adhuroni nëse jeni mbi 50 vjeç?

Nëse sezoni i ri ju frymëzon të ndryshoni modelin e flokëve dhe nuk dini në cilin drejtim të shkoni, ne kemi sugjerime të ndryshme për një dukje më të freskët dhe moderne.

Balluket dhe flokët me tallaze janë më të njohura se kurrë më parë dhe nuk është çudi që tendencat kryesore t’i përfshijnë ato.

“Shumë vite më parë, revistat e modës u sugjeronin grave se kur të arrijnë një moshë të caktuar, është koha për një prerje flokësh dhe një model flokësh të shkurtër, por ky mendim është tejkaluar”, ” thotë floktarja dhe grimerja Andrea Claire nga Judie.Inc.

Pra, cilat janë modelet aktuale të flokëve që veprojnë si një liftim i fytyrës për gratë 50+?

1. Shag-u modern

“Një prej modeleve të mia të preferuara, të freskëta që ju bëjnë të dukeni menjëherë më të reja dhe më të freskëta është një shag-u modern me balluke dhe shtresa flokësh me teksturë. Sa më shumë fije të shtresuara, aq më tërheqëse është pamja. Përveç kësaj, flokët duken shumë natyralë, ndërsa i përshtaten të gjitha formave të fytyrës”, tregon Andrea.

2. Bob-i klasik

Nëse ende preferoni një prerje flokësh më të shkurtër, Andrea pohon se bobi klasik nuk del kurrë nga moda. Flokët e hollë do të duken më të trashë, veçanërisht nëse i stiloni me mjeshtëri, por harroni butësinë – flokët duhet të duken të natyrshëm, të shprishur dhe me gëzof.

3. Flokë me gjatësi mesatare dhe balluke

A ka modele flokësh më klas deri në shpinë, të prera deri tek supet, me balluke? Në Francë quhet edhe The French Facelift sepse zbut shprehjen dhe vizualisht “heq vitet”, ndërsa adhurohet nga yjet 50+ si Goldie Hawn.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Goldie Hawn (@goldiehawn)

/Telegrafi/

The post Tri modele flokësh që kanë efekt liftingu të fytyrës: Floktarja rekomandon pamje të ndryshme për femrat mbi 50 vjeçe appeared first on Telegrafi.

Çfarë patë së pari? Ky iluzion optik zbulon veçoritë tuaja më të rëndësishme të fshehura

23 September 2024 at 18:55

Iluzioni optik shpesh krijon një përshtypje që na bën të shohim diçka të gabuar. Ato u krijuan për të mashtruar mendjen tonë dhe për të testuar inteligjencën tonë

Testet interesante psikologjike zgjidhen shpejt dhe lehtë dhe zbulojnë shumë për personalitetin tonë. Një test i ri i tillë është para jush.

Interneti është plot me shumë foto dhe video argëtuese. Ndër më interesantet janë iluzionet optike që testojnë perceptimin e një imazhi të caktuar.

Pikërisht për këtë shërben ky iluzion optik, i cili zbulon shumë për personalitetin tonë në mënyrën më të shpejtë, transmeton Telegrafi.

Iluzioni optik që nxit kureshtjen në internet

— pensador (@sakriosamime) October 31, 2023

Çfarë patë së pari në këtë ilustrim – dy duar, një pemë apo një shpërthim?

Ky është interpretimi i këtyre tri përgjigjeve:

Nëse keni parë dy duar, ju jeni një person racional i prirë për të menduarit logjik. Gjithmonë i vëreni të gjitha detajet, ndaj nuk mund të humbisni asgjë. Ju konsideroheni një person i qetë, por edhe i shoqërueshëm.

Nëse e keni vënë re fillimisht pemën, do të thotë se vlerësoni detajet e vogla dhe jeni shumë të kujdesshëm. Ju i kushtoni vëmendje gjendjes shpirtërore të njerëzve të tjerë, kështu që silleni në përputhje me rrethanat – të vëmendshëm dhe të dhembshur. Jeni punëtor dhe të suksesshëm në biznes.

Nëse përgjigjja juaj është një shpërthim, ju keni një imagjinatë të gjallë dhe jeni një aventurier i vërtetë. Jeni krijues dhe kënaqeni duke punuar në një mjedis artistik. Asgjë nuk mund t’ju ndalojë të argëtoheni dhe të shijoni çdo ditë. Jeni të stolisur me spontanitet. /Telegrafi/

The post Çfarë patë së pari? Ky iluzion optik zbulon veçoritë tuaja më të rëndësishme të fshehura appeared first on Telegrafi.

A është e dëmshme vitamina D kur nuk ka mjaftueshëm vitaminë K?

23 September 2024 at 18:46

Vitamina K mund të ndihmojë trupin të tërheqë kalciumin në kocka dhe dhëmbë – diçka që vitamina D nuk mund ta bëjë

Vitamina D dhe vitamina K veprojnë së bashku, por disa studime tregojnë se vitamina D mund të jetë e dëmshme pa praninë e vitaminës K, megjithëse nevojiten kërkime shtesë në këtë temë, është e nevojshme t’i kushtohet vëmendje për të shmangur kalcifikimin e enëve të gjakut.

Marrja adekuate e të dyja vitaminave është thelbësore për shëndetin, por ka pretendime se plotësimi i vitaminës D mund të jetë i dëmshëm nëse nivelet e vitaminës K janë të ulëta. Cila është e vërteta?

Çfarë janë vitaminat D dhe K?

Vitaminat D dhe K janë nutrienë thelbësorë, të tretshëm në yndyrë, përthithja e të cilave përmirësohet kur konsumohen me yndyrë.

Vitamina D, e quajtur shpesh “vitamina e diellit”, gjendet në peshkun yndyror dhe vajin e peshkut, por gjithashtu prodhohet nga lëkura juaj kur ekspozohet ndaj dritës së diellit. Funksioni i saj kryesor është të stimulojë përthithjen e kalciumit në gjak. Mungesa e vitaminës D mund të çojë në humbjen e kockave.

Vitamina K gjendet në perimet me gjethe jeshile, bishtajore të fermentuara, si dhe në disa ushqime me origjinë shtazore si e verdha e vezës, mëlçia dhe djathi. Është i nevojshëm për koagulimin e gjakut dhe nxit depozitimin e kalciumit në kocka dhe dhëmbë, transmeton Telegrafi.

Vitaminat D dhe K veprojnë si ekip

Sa i përket metabolizmit të kalciumit, vitaminat D dhe K kanë secila rolin e tyre të rëndësishëm, por ato gjithashtu veprojnë së bashku. Vitamina D siguron një nivel adekuat të kalciumit në gjak, ndërsa vitamina K ndihmon që kalciumi të përfundojë në kocka, duke parandaluar akumulimin në indet e buta.

Roli i vitaminës D

Një nga funksionet kryesore të vitaminës D është ruajtja e një niveli adekuat të kalciumit në gjak. Ai e arrin këtë në dy mënyra:

2. Përmirëson përthithjen e kalciumit nga ushqimi.
2. Kur nuk merrni mjaftueshëm kalcium, vitamina D ruan nivelin e kalciumit në gjak duke e tërhequr atë nga rezervat në kocka, gjë që me kalimin e kohës mund të çojë në humbje kockore dhe osteoporozë.

Roli i vitaminës K

Vitamina K rregullon se si kalciumi përfundon në trup në dy mënyra:

1. Stimulon kalcifikimin e kockave duke aktivizuar proteinat që sigurojnë depozitimin e kalciumit në kocka dhe dhëmbë.
2. Parandalon kalcifikimin e indeve të buta, si enët e gjakut dhe veshkat.

A është e dëmshme vitamina D pa vitaminë K?

Ekziston shqetësimi se doza të larta të vitaminës D mund të nxisin kalcifikimin e enëve të gjakut dhe të shkaktojnë sëmundje të zemrës tek njerëzit që kanë mungesë të vitaminës K. Provat e mbështesin pjesërisht këtë teori:

▪ Toksiciteti i vitaminës D mund të shkaktojë hiperkalcemi (niveli i tepërt i kalciumit në gjak), i cili mund të çojë në akumulimin e kalciumit në enët e gjakut.
▪ Kalcifikimi i enëve të gjakut shoqërohet me sëmundje të zemrës dhe mungesa e vitaminës K e rrit më tej këtë rrezik.
▪ Disa studime të kafshëve dhe njerëzve kanë treguar se plotësimi i vitaminës K mund të ngadalësojë ose parandalojë kalcifikimin e enëve të gjakut.

Sidoqoftë, provat nuk janë ende përfundimtare dhe nevojiten më shumë kërkime për të përcaktuar nëse marrja e vitaminës D në doza mesatarisht të larta është në të vërtetë e dëmshme kur nivelet e vitaminës K janë të ulëta.

Si të merrni mjaftueshëm vitaminë K?

Vitamina K gjendet në dy forma:

1. Vitamina K1 (phylloquinone): Forma më e bollshme, e gjetur në bimë, veçanërisht në perimet me gjethe si lakra jeshile dhe spinaqi.
2. Vitamina K2 (menaquinone): Një formë më e rrallë, e gjetur në ushqimet me origjinë shtazore dhe ushqimet e fermentuara, si soja dhe djathi i fermentuar.

Marrja e rekomanduar ditore e vitaminës K është 90 mcg për femrat dhe 120 mcg për meshkujt.

Shtimi i këtyre ushqimeve në dietën tuaj të përditshme mund të ndihmojë në plotësimin e nevojave tuaja për vitaminë K Gjithashtu, suplementet janë gjerësisht të disponueshme.

Cilat ilaçe mund të “dëmtojnë” furnizimin me vitamina të rëndësishme në trupin tonë

Megjithëse shkencëtarët janë ende duke hetuar lidhjen e saktë midis vitaminave D dhe K, është e qartë se të dyja vitaminat luajnë një rol kyç në shëndetin e kockave dhe zemrës.

Aktualisht nuk ka asnjë provë të fortë që marrja e moderuar e vitaminës D është e rrezikshme pa marrjen e duhur të vitaminës K, por është e rëndësishme të sigurohet marrja e mjaftueshme e të dyja vitaminave për një shëndet optimal. /Telegrafi/

The post A është e dëmshme vitamina D kur nuk ka mjaftueshëm vitaminë K? appeared first on Telegrafi.

A është fëmija juaj i bezdisshëm me ushqimin? Prindërit nuk kanë faj

20 September 2024 at 23:58

Prindërit nuk janë fajtorë për “fëmijët e bezdishëm me ushqimin” thonë studiuesit, pasi një studim i madh sugjeron se tendencat e problemeve me të ngrënit janë kryesisht për shkak të gjenetikës, sesa stileve të prindërimit

Dhe tendenca për të patur probleme me ushqimin mund të vazhdojë në adoleshencën e hershme, thotë ekipi, duke u mbështetur në punën e tyre të mëparshme në studimin e fëmijëve të vegjël.

Studimi në Mbretërinë e Bashkuar krahasoi zakonet e të ngrënit të binjakëve identikë dhe jo-identikë nga 16 muajsh deri në 13 vjeç për të zbuluar se sa i detyrohet gjenetikës dhe sa mjedisit.

Binjakët identikë ishin shumë më të ngjashëm për sa i përket asaj se sa të shqetësuar apo tekanjozë ishin me ushqimin sesa ata jo identikë – duke sugjeruar një komponent të fortë gjenetik.

Megjithatë strategjitë për të ndihmuar në rritjen e shumëllojshmërisë së ushqimeve që hanë fëmijët – duke përfshirë ofrimin e një sërë ushqimesh – mund të jenë ende të dobishme, veçanërisht në fëmijërinë e hershme, thonë ata.

Studimi u shfaq në Journal of Child Psychology and Psychiatry, citon Living.

Profesorja Clare Llewellyn, autore e vjetër e studimit në UCL, tha:

“Arsyeja pse disa fëmijë janë mjaft ‘të vështirë’ me të provuar disa lloje ushqimesh dhe të tjerët janë më të pranueshëm dhe ata bashkohen me kënaqësi me vaktet familjare, është kryesisht për shkak të dallimeve gjenetike midis fëmijëve dhe jo stileve të prindërimit.” /Telegrafi/

The post A është fëmija juaj i bezdisshëm me ushqimin? Prindërit nuk kanë faj appeared first on Telegrafi.

Fendi në Javën e Modës në Milano: Mbizotëron luksi delikat që shkon në hap me kohën

20 September 2024 at 23:40

Koleksioni ‘Ready to wear’ nxjerr në pah minimalizmin, manekinet kishin veshur funde të ngushta, pelerina dhe bluza të mëdha

Megjithatë, kritikët mendojnë se duhet të kishte pasur një spektakël më të madh për një shfaqje të tillë festive.

Themeluar në Romë në vitin 1925, Fendi festoi njëqindvjetorin në modë të lartë me këtë shfaqje mode.

Për të nderuar themeluesit, Adele Casagrande Fendi dhe bashkëshortin e saj Edoardo Fendi, zërat e vajzave të tyre shoqëruan manekinet teksa ecnin në pistë dhe folën për historinë e shtëpisë së modës. Në këtë mënyrë, drejtori kreativ Kim Jones i bëri homazhe familjes.

Për koleksionin, Jones arriti nga arkivat të krijojë luksin delikat që mban ritmin me kohën, për të cilin shtëpia njihet, transmeton Telegrafi.

Aksesorët e modës ishin gjithashtu një homazh për themeluesin, kështu që u prezantua një version i ri i çantës Mamma Baguette.

Ky koleksion “ready to wear” nxjerr në pah minimalizmin, manekinet kishin veshur funde të ngushta, pelerina dhe bluza të mëdha.

Megjithatë, kritikët janë të ndarë, ata besojnë se duhet të kishte një spektakël më të madh për një sfilatë kaq festive, si Karl Lagerfeld, i cili për 90-vjetorin bëri një sfilatë në Romë, ku filloi gjithçka, përballë Fontane di Trevi.

/Telegrafi/

The post Fendi në Javën e Modës në Milano: Mbizotëron luksi delikat që shkon në hap me kohën appeared first on Telegrafi.

Këtu keni gjithçka që duhet të dini për niacinamidin – vitamina që e bën lëkurën tuaj të shkëlqejë

20 September 2024 at 19:56

Niacinamidi është i tretshëm në ujë dhe përdoret në shumë produkte – emulsione, tonik dhe losione

Së bashku me acidin hialuronik, aloe verën, vitaminën C dhe retinolin, niacinamidi luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në kujdesin e lëkurës.

Nëse po pyesni se çfarë ndihmon kundër papërsosmërive të lëkurës, puçrrave, madje edhe njollave të moshës dhe hiperpigmentimit, përgjigjja është e thjeshtë – Niacinamidi.

Bëhet fjalë për vitaminën B3, një përbërës i fuqishëm që vitet e fundit është sërish në fokus të industrisë së kozmetikës, edhe pse prej kohësh përdoret në prodhimin e produkteve kozmetike.

Niacinamidi është i tretshëm në ujë dhe përdoret në shumë produkte – emulsione, tonikë, kremra. Së bashku me acidin hialuronik, aloe vera, vitaminën C dhe retinolin, niacinamidi luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në kujdesin e lëkurës dhe është një përbërës i vlefshëm në produktet e kujdesit të lëkurës me cilësi të lartë. Nuk është çudi, pasi aspektet pozitive të niacinamidit janë të gjera.

– Ky përbërës ofron përfitime të shumta për lëkurën. Stimulon formimin e kolagjenit, duke ndihmuar kështu në ruajtjen e qëndrueshmërisë dhe elasticitetit të lëkurës, ndihmon në rinovimin dhe rigjallërimin e lëkurës, rregullon sekretimin e sebumit dhe është ideal për lëkurën me akne, transmeton Telegrafi.

I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës

Është i shkëlqyeshëm për lëkurën e yndyrshme, të thatë dhe të plakur, ndërsa në të njëjtën kohë hidraton dhe i jep lëkurës lagështinë e nevojshme.

Për lëkurën e yndyrshme dhe të rëndë, zvogëlon poret e zmadhuara duke mbyllur lëkurën. Lufton mirë hiperpigmentimin dhe plakjen, prandaj e gjejmë gjithmonë si një përbërës të rëndësishëm në preparatet për mbrëmjen e lëkurës dhe produktet kundër plakjes.

Përveç kësaj, lehtëson proceset inflamatore dhe përdoret shpesh në trajtimin e dermatitit, psoriasis, seborrhea dhe rosacea.

– Kjo vitaminë bukurie, siç quhet ndryshe, mund të kombinohet me përbërës të ndryshëm për një efekt të përmirësuar, si retinoli për kujdes të përsosur gjatë natës ose acidi hialuronik kur vepron si një nxitës i fuqishëm hidratues. Ky kombinim nxjerr ujin nga shtresat më të thella të lëkurës në sipërfaqe, duke e bërë lëkurën elastike dhe të hidratuar.

Gjithashtu, duhet të shmangni kombinimin e tij me acidet AHA, BHA dhe vitaminën C sepse kombinimi mund të shkaktojë skuqje dhe irritim të lëkurën. /Telegrafi/

The post Këtu keni gjithçka që duhet të dini për niacinamidin – vitamina që e bën lëkurën tuaj të shkëlqejë appeared first on Telegrafi.

Është shfaqur një variant i ri i Covid-it: Cilat janë katër simptomat kryesore?

20 September 2024 at 19:18

Varianti i ri, i quajtur XEC, u identifikua në Gjermani në qershor dhe që atëherë është shfaqur në Britaninë e Madhe, SHBA, Danimarkë dhe disa vende të tjera

XEC u zbulua se kishte disa mutacione të reja që mund të ndihmonin përhapjen e llojit këtë vjeshtë, megjithëse ekspertët besojnë se vaksina duhet të ndihmojë në parandalimin e rasteve më të rënda.

Profesor Francois Balouk, drejtor i Institutit të Gjenetikës në University College London, tha se XEC mund të bëhet nënvarianti dominues gjatë dimrit, shkruan shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Katër simptomat më të zakonshme

Simptomat që përjetojnë pacientët me variantin XEC janë të ngjashme me simptomat e ftohjes dhe gripit, si më parë, dhe katër më të zakonshmet janë: temperaturë e lartë, dhimbje, lodhje, kollë ose dhimbje fyti.

Shumica e pacientëve ndihen më mirë disa javë pas infektimit, por shërimi mund të zgjasë më shumë.

Mike Haney, analist që analizon të dhënat për Covid-in, thekson se ka pasur një rritje të fortë të numrit të pacientëve me variantin XEC në Danimarkë dhe Gjermani.

Në të njëjtën kohë, kryhen më pak teste rutinë se më parë, kështu që është më e vështirë të zbulohet se sa ky virus është realisht i pranishëm.

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA) thotë se është normale që të ndodhin mutacionet te viruset dhe të ndryshojnë. /Telegrafi/

The post Është shfaqur një variant i ri i Covid-it: Cilat janë katër simptomat kryesore? appeared first on Telegrafi.

Ilaçet natyrale për diarrenë: Këto ushqime janë aleatët tuaj

19 September 2024 at 21:35

Diarreja është një shoqërues i shpeshtë i pakëndshëm në shumë udhëtime

Përveç ilaçeve që mund t’ju ndihmojnë, si loperamidi ose në rastet më të rënda enterofurili, të cilat sigurisht i merrni me konsultim me mjekun, ka edhe disa ushqime që mund t’ju ndihmojnë.

Për të trajtuar diarrenë në mënyrë natyrale, ekzistojnë disa metoda dhe përbërës efektivë që mund të përdorni. Këtu janë disa ilaçe natyrale:

Xhenxhefili: Xhenxhefili mund të ndihmojë në reduktimin e acarimit të zorrëve. Mund ta përdorni në formën e çajit ose të shtoni xhenxhefil të freskët në ujë.

Uthulla e mollës: Ka veti antibakteriale që mund të ndihmojnë në luftimin e shkakut të diarresë. Përzieni një deri në dy lugë uthull molle në një gotë me ujë dhe e pini dy herë në ditë.

Banania: Bananet janë të pasura me pektinë, një fibër që ndihmon në absorbimin e lëngjeve në zorrët. Ngrënia e bananeve mund të zvogëlojë simptomat e diarresë, transmeton Telegrafi.

Orizi: Orizi i bardhë tretet lehtë dhe mund të ndihmojë në trashjen e jashtëqitjes. Gatuani orizin e bardhë dhe hajeni pa asnjë aditiv.

Kosi: Kosi përmban probiotikë, baktere të dobishme që ndihmojnë në rikthimin e florës së shëndetshme të zorrëve. Konsumoni kos të thjeshtë, pa sheqer.

Çaji i kamomilit: Kamomili ka veti qetësuese dhe mund të ndihmojë në zbutjen e acarimit në zorrët. Përgatitni çaj kamomil dhe pijeni disa herë në ditë.

Lëngu i shegës: Shega ka veti astringente që mund të ndihmojnë në reduktimin e diarresë. Pini lëng shege ose hani farat.

Është gjithmonë e rëndësishme të pini lëngje të mjaftueshme për të parandaluar dehidratimin. Nëse simptomat vazhdojnë për më shumë se disa ditë, është e domosdoshme të konsultoheni me një mjek për këshilla profesionale. /Telegrafi/

The post Ilaçet natyrale për diarrenë: Këto ushqime janë aleatët tuaj appeared first on Telegrafi.

“Ndarja prindërore”: Ç’është dhe si ndikon te fëmijët

19 September 2024 at 19:59

“Ndarja prindërore” është një formë e manipulimit emocional, ku një prind ndikon fëmijën që të refuzojë ose distancohet nga prindi tjetër, shpesh gjatë një ndarjeje ose divorci

Kjo ndodh kur një prind përpiqet të dëmtojë marrëdhënien e fëmijës me prindin tjetër, duke përdorur akuza të rreme ose komente negative.

Pse ndodh “ndarja prindërore”?

“Ndarja prindërore” zakonisht ndodh gjatë ndarjes ose divorcit, kur një prind kërkon avantazh në kujdestarinë e fëmijës ose dëshiron të ndëshkojë prindin tjetër për çështje të pazgjidhura.

Sipas ekspertëve, kjo sjellje mund të lidhet me çrregullime emocionale si “çrregullimi narcist i personalitetit” ose nevoja për hakmarrje.

Si ndikon “ndarja prindërore” te fëmija?

“Ndarja prindërore” (“parental alienation”) mund të shkaktojë pasoja serioze te fëmijët, duke përfshirë:

Fraza të rriturish: Fëmija përsërit fraza që nuk janë të përshtatshme për moshën e tij, si: “Ti nuk kujdesesh për askënd përveç vetes.”

Ankth dhe pasiguri: Fëmija ndjen paqartësi dhe shqetësim për shkak të konfliktit mes prindërve.

Distancim emocional: Fëmija mund të refuzojë të ketë marrëdhënie me prindin tjetër dhe mund të duket i frikësuar ose indiferent ndaj tij.

bigstock

Si duhet të menaxhohet “ndarja prindërore”?

Për menaxhuar me sukses “ndarjen prindërore” është e rëndësishme që pavarësisht raporteve mes tyre, prindërit të mbajnë një komunikim të hapur dhe të sinqertë me fëmijën, duke krijuar një mjedis ku ai ndihet i mbështetur dhe i sigurt.

Nga ana tjetër, të gjithë anëtarët e familjes duhet të përpiqen të ruajnë një marrëdhënie të shëndetshme dhe të shmangin përshkallëzimin e konfliktit, duke i dhënë fëmijës mundësinë për të shprehur ndjenjat dhe shqetësimet e tij, pa ndjerë presion. Kjo ndihmon në shërimin e plagëve emocionale dhe në rivendosjen e ekuilibrit brenda familjes. /Telegrafi/

The post “Ndarja prindërore”: Ç’është dhe si ndikon te fëmijët appeared first on Telegrafi.

Çfarë është inflamacioni i muskujve dhe si trajtohet? Kur është e nevojshme të konsultoheni me mjekun

19 September 2024 at 13:59

Jo çdo dhimbje është e padëmshme, por ka situata kur është e nevojshme të konsultoheni me mjekët

Dhimbja e muskujve, e njohur edhe si mialgji, mund të shkaktohet nga lëndimet, sëmundjet infektive ose nga probleme të tjera shëndetësore. Mund të jetë e përkohshme ose kronike, si dhe e lokalizuar ose e përhapur në të gjithë trupin.

Intensiteti i saj ndryshon nga personi në person. Të gjithë mund të përjetojnë dhimbje në muskuj, të cilat shumë njerëz e quajnë inflamacion të muskujve.

Njerëzit të cilët nuk merren me aktivitete fizike, ndaj kur fillojnë, shpesh ndiejnë dhimbje në muskuj në ditët e para. Më shpesh, është dhimbje me fillim të vonuar, e cila zakonisht ndodh 6 deri në 12 orë pas stërvitjes dhe mund të zgjasë deri në 48 orë.

Gjatë kësaj periudhe, ju mund të ndjeni dhimbje ndërsa muskujt tuaj rikuperohen, transmeton Telegrafi.

Simptomat:

▪ Inflamacion i muskujve
▪ Ngërçe muskulore
▪ Spazma muskulore
▪ Dhimbje në kyçe

shutterstock

Kur duhet të kontaktoni mjekun?

Merrni ndihmë mjekësore nëse keni ethe, dhimbje gjoksi, dobësi muskulore, mpirje, humbje të kontrollit të fshikëzës ose dhimbje të përkeqësuara.

Shkaqet

▪ Sëmundjet autoimune, për shembull, skleroza e shumëfishtë, lupusi, mioziti dhe polimioziti i trupit
▪ Infeksionet, për shembull, ftohjet, gripi, malaria, trikinoza, sëmundja Lyme. Infeksionet virale dhe bakteriale mund të shkaktojnë dhimbje muskulore, të shoqëruara me ethe, nauze ose ënjtje të nyjeve limfatike.
▪ Lëndimet nga përdorimi i tepërt i muskujve shkaktojnë tendosje të shpinës dhe barkut, sindromën e dhimbjes miofasciale, tendinitis ose tendinozë.
▪ Ilaçet dhe terapitë si statinat për të ndihmuar në uljen e niveleve të kolesterolit, frenuesit e enzimës konvertuese të angiotenzinës (ACE) për hipertensionin, kimioterapia dhe radioterapia mund të shkaktojnë dhimbje muskulore afatshkurtër dhe afatgjatë. Medikamentet mund të shkaktojnë miozit dhe të shkaktojnë receptorët e dhimbjes në muskuj.
▪ Çrregullime neuromuskulare si atrofia muskulare kurrizore (SMA), myasthenia gravis (MG), distrofia muskulare Duchenne (DMD) dhe skleroza laterale amiotrofike (ALS)
▪ Gjendje të tjera mjekësore përfshijnë stresin, çekuilibrin e elektroliteve, sëmundjen e arterieve periferike, hipotiroidizmin, fibromialgjinë, sindromën e ndarjes, sindromën e lodhjes kronike, sarkomat dhe leuceminë.

Diagnoza

▪ Nëse shkaku i dhimbjes së muskujve është i panjohur ose nëse keni dhimbje të forta ose kronike të muskujve, mjekët mund të urdhërojnë analiza shtesë.
▪ Testet e gjakut mund të ndihmojnë në përcaktimin e niveleve të enzimave, hormoneve dhe elektroliteve dhe të kontrollojnë për shenja infeksioni.
▪ Një skanim CT ose MRI mund të identifikojë dëmtimin e muskujve.
▪ Elektromiografia (EMG) mund të matë aktivitetin elektrik në nerva e muskuj dhe të vlerësojë funksionin e nervave e muskujve.
▪ Biopsia e muskujve.
▪ Këto teste shtesë mund ta ndihmojnë mjekun tuaj të bëjë diagnozën e saktë dhe planin e trajtimit.

Mjekimi

▪ Dhimbjet e përkohshme të muskujve zakonisht mund të lehtësohen duke pushuar, qëndruar shtrirë ose duke marrë qetësues.
▪ Pushoni dhe ngrini zonën e prekur për të reduktuar tendosjen.
▪ Aplikoni një kompresë të ftohtë për të lehtësuar inflamacionin dhe një kompresë të ngrohtë për të përmirësuar qarkullimin e gjakut në muskujt e lënduar.
▪ Bëni dush ose banjë të ngrohtë për të relaksuar muskujt.
▪ Merrni qetësues dhimbjesh, si aspirina, acetaminofeni, ibuprofeni dhe naprokseni, për të reduktuar dhimbjen dhe inflamacionin.
▪ Provoni terapi plotësuese, si masazh, akupunkturë dhe meditim, për lehtësim dhe relaksim shtesë.
▪ Këto opsione trajtimi mund t’ju ndihmojnë të menaxhoni dhimbjet e përkohshme të muskujve dhe të lehtësojnë një shërim më të shpejtë. Nëse dhimbja vazhdon ose përkeqësohet, kërkoni kujdes mjekësor për vlerësim të mëtejshëm dhe një plan të përshtatshëm trajtimi. /Telegrafi/

The post Çfarë është inflamacioni i muskujve dhe si trajtohet? Kur është e nevojshme të konsultoheni me mjekun appeared first on Telegrafi.

Zambakët preferojnë vendet me diell dhe gjysmë hije

19 September 2024 at 11:36

Ujitni pasi gjysma e sipërme e dheut të jetë tharë, por para se gjethet të fillojnë të bien. Ujitni derisa uji të dalë nga vrimat e kullimit. Përdorni dhé të kulluar mirë

Zambakët janë një lule jashtëzakonisht e vlerësuar për shkak të bukurisë dhe aromës së tyre dehëse.
Ka rreth 90 lloje në botë dhe lloje të egra të egra gjenden gjithashtu në Azi, Evropë dhe Amerikën e Veriut.

Lulet e zambakut janë të mëdha, në formë zileje ose në formë hinke, ndërsa bima rritet deri në 200 centimetra.

Ujitni pasi gjysma e sipërme e tokës të jetë e tharë, por para se gjethet të fillojnë të bien. Ujit tërësisht derisa uji të dalë nga vrimat e kullimit, transmeton Telegrafi.

Përdorni dhé të kulluar mirë dhe shmangni futjen e bimës në ujë, pasi kjo do të çojë në kalbjen e rrënjëve.

Gjatë verës, kur ato lulëzojnë, lulet që thahen duhet t’i hiqni me gërshërë.

Për rritje cilësore, është e nevojshme të zgjidhni vendin e duhur, sepse zambakët preferojnë vende me diell ose gjysmë hije ku toka është e drenazhuar mirë.

Zakonisht mbillen në vjeshtë ose në fillim të pranverës, kur toka është ende e ngrohtë dhe e lagësht. /Telegrafi/

The post Zambakët preferojnë vendet me diell dhe gjysmë hije appeared first on Telegrafi.

Praktikimi i mirënjohjes mund t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë, sipas një studimi të ri

18 September 2024 at 19:39

Në jetën e përditshme, shpesh harrojmë të ndalemi për të shprehur mirënjohje, edhe për gjërat më të vogla. Megjithatë, studimet e fundit tregojnë se mirënjohja ka një ndikim shumë më të madh sesa thjesht përmirësimi i humorit tonë

Një studim i publikuar nga Harvard në shtator 2024 thekson rëndësinë e mirënjohjes, jo vetëm për shëndetin mendor, por edhe për mirëqenien fizike dhe jetëgjatësinë.

Mirënjohja, shëndeti dhe jetëgjatësia

Si mund të ndikojë fuqia e mirënjohjes në jetën tonë? Hulumtimet e fundit tregojnë se mirënjohja sjell një sërë efektesh pozitive për shëndetin, duke përfshirë mirëqenien emocionale dhe shoqërore, rrezik më të ulët të depresionit dhe mund të jetë kontribuues i favorshëm për shëndetin kardiovaskular.

Tashmë, të dhëna të reja nga “Nurses Health Study” tregojnë se mirënjohja mund të zgjasë jetën.

“Mirënjohja ka qenë një nga aktivitetet më të studiuara që kontribuon në mirëqenie, por nuk mundëm të gjenim asnjë studim të mëparshëm që të shqyrtonte efektet e saj mbi vdekshmërinë dhe jetëgjatësinë, për çudi,” – thotë VanderWeele, bashkëautor i kërkimit të ri.

Çfarë shqyrtoi studimi?

I publikuar në korrik 2024 në “JAMA Psychiatry”, studimi i ri u bazua në të dhëna nga 49,275 gra të regjistruara në “Nurses Health Study”. Mosha mesatare e tyre ishte 79 vjeç. Në vitin 2016, pjesëmarrëset plotësuan një pyetësor me gjashtë pyetje mbi mirënjohjen, ku renditën pëlqimin e tyre me deklarata të tilla si: “Kam kaq shumë në jetë për të cilat jam mirënjohëse” dhe “Nëse do të duhej të rendisja gjithçka për të cilën ndihem mirënjohëse, lista do të ishte shumë e gjatë.”

Katër vjet më vonë, studiuesit shqyrtuan të dhënat mjekësore të pjesëmarrëseve për të përcaktuar se kush kishte ndërruar jetë. Kishte 4,608 vdekje nga të gjitha shkaqet, përfshirë sëmundjet kardiovaskulare, kancerin, sëmundjet respiratore, sëmundjet neurodegjenerative, infeksionet dhe dëmtimet. Vdekjet nga sëmundjet kardiovaskulare – një nga shkaktarët kryesorë të vdekjeve te gratë dhe burrat në SHBA- ishin shkaku më i zakonshëm i vdekjeve.

Çfarë zbuluan studiuesit?

Pjesëmarrëset me pikët më të larta të mirënjohjes kishin 9% më pak rrezik për të ndërruar jetë gjatë katër viteve të ardhshme, në krahasim me ato që kishin pikët më të ulëta. Kjo nuk ndryshoi pasi u morën parasysh gjendja fizike, rrethanat ekonomike dhe aspekte të tjera të shëndetit mendor dhe mirëqenies. Mirënjohja dukej se ndihmonte në mbrojtjen nga çdo shkak i vdekjes, përfshirë sëmundjet kardiovaskulare.

Por çfarë do të thotë kjo në të vërtetë?

“Zvogëlimi prej 9% në rrezikun e vdekshmërisë është domethënës, por jo i jashtëzakonshëm,” – thotë VanderWeele.

“Ajo që është e jashtëzakonshme te mirënjohja është që kushdo mund ta praktikojë atë. Kushdo mund të vërejë atë që ka rreth vetes dhe të shprehë mirënjohje për atë që është e mirë në jetën e tij”, shton ai.

Ndërkohë që studimi nuk arriti të përcaktojë saktësisht pse mirënjohja lidhet me jetëgjatësinë, VanderWeele beson se disa faktorë mund të kontribuojnë.

“Dimë që mirënjohja bën që njerëzit të ndihen më të lumtur. Kjo, në vetvete, ka një efekt sado të vogël mbi rrezikun e vdekshmërisë,” – thotë ai.

“Praktikimi i mirënjohjes mund të bëjë gjithashtu që dikush të jetë më i motivuar për t’u kujdesur për shëndetin e vet. Ndoshta individët që praktikojnë mirënjohjen kanë më shumë gjasa të paraqiten në vizita mjekësore ose të ushtrohen. Mirënjohja mund të ndihmojë gjithashtu në marrëdhënie dhe mbështetje sociale, që dimë se kontribuojnë në shëndet”, shton më tej.

Cilat janë kufizimet dhe anët e forta të studimit?

Studimi ishte vëzhgues, që do të thotë se nuk mund të vërtetojë se mirënjohja ndihmon njerëzit të jetojnë më gjatë, vetëm se ekziston një lidhje. Grupi i analizuar është pika më e fortë, por edhe kufizim më i madh i këtij kërkimi. Të gjitha pjesëmarrëset ishin gra të moshuara me status të lartë ekonomik dhe shumica dërrmuese ishin të së njëjtës ngjyrë lëkure (të bardhë).

“A është ky efekt jetëgjatësie i vlefshëm edhe për burrat, për të rinjtë dhe për ata me burime më të pakta ekonomike?” – pyet VanderWeele. “Këto mbeten pyetje të hapura”, citon Anabel.

Gjashtë pyetje për të nxitur mirënjohjen

Nuk ndiheni veçanërisht mirënjohës/e sot? Ju keni fuqinë për ta ndryshuar këtë. Pyetjet si më poshtë mund të nxisin mirënjohjen:

– Çfarë ndodhi sot që më ndryshoi ditën për mirë?
– Çfarë po e marr si të mirëqenë, për të cilën mund të jem mirënjohës/e?
– Cilët persona në jetën time janë të rëndësishëm për mua?
– Cili libër, film apo video më ka pëlqyer së fundmi dhe pse?
– Për çfarë jam më shumë në pritje këtë javë, muaj dhe vit dhe pse?
– Cila është gjëja më e mirë që dikush ka thënë apo ka bërë kohët e fundit?

Mirënjohja nuk është vetëm një ndjenjë kalimtare, por një praktikë që mund të ndryshojë rrënjësisht shëndetin dhe jetën tuaj. Të qenit të vetëdijshëm për të mirat që kemi në jetë është një nga mënyrat më të thjeshta për të përmirësuar cilësinë e jetës sonë dhe për të zgjatur vitet tona. /Telegrafi/

The post Praktikimi i mirënjohjes mund t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë, sipas një studimi të ri appeared first on Telegrafi.

❌
❌