Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 September 2024Main stream

Mos qitni dezodorans në mëngjes!

27 September 2024 at 23:15

Antiperspiranti mbyll kanalet e djersitjes, që do të thotë se pengon djersitjen që të dalë nga trupi

Duke spërkatur dezodorans në mbrëmje, antiperspiranti ka mjaft kohë që t’i mbyll kanalet.

Për shumicën e të rriturve rutina e mëngjesit duket kështu: disa herë në ditë e lëvizim kohën e zgjimit, ngrihemi, bëjmë dush, vëmë dezodorans, vishemi dhe dalim nga shtëpia. Mirëpo, në atë orar dezodoransi është i tepërt.

Ekspertët kanë zbuluar që duhet ta vëmë në mbrëmje, para gjumit, transmeton Telegrafi.

Përse para gjumit…

Antiperspiranti vepron në atë mënyrë që mbyll kanalet e djersitjes, që do të thotë pengon djersën të dalë nga trupi.

Duke spërkatur dezodorans në mbrëmje (kur lëkura është e thatë, ndërkaq gjëndrat e djersitjes më pak aktive), antiperspiranti ka mjaft kohë për t’i mbyllur kanalet. Madje edhe nëse bëjmë dush në mëngjes, antiperspiranti do të duhej të vazhdonte të vepronte në 24 orët e ardhshme.

Ky ndryshim i vogël në rutinë nuk do t’ju kursejë shumë kohë në mëngjes, mirëpo do t’ju shpëtojë nga situatat e pakëndshme që ditën ta filloni me njolla të mëdha nga djersa në këmishën tuaj të pastër apo në fustan. /Telegrafi/

The post Mos qitni dezodorans në mëngjes! appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Murati flet për përballjen e inflacionit: Kosova me pakon më të madhe mbështetëse për qytetarët në rajon

25 September 2024 at 14:47

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka përmendur masat e marra nga Qeveria e Kosovës për të përballuar rritjen e kostos së jetesës dhe inflacionin global.

Sipas tij, këto masa përbëjnë pakon më të madhe mbështetëse në rajon, një fakt i konfirmuar nga institucionet financiare ndërkombëtare.

“Masat që kemi ndërmarrë si qeveri përbëjnë pakon më të madhe mbështetëse në rajon krahasuar me Bruto Prodhimin Vendor, gjë kjo e konfirmuar edhe nga raportet e institucioneve financiare ndërkombëtare”, ka shkruar Murati.

Murati përmendi disa nga masat kyçe, duke përfshirë subvencionimin e faturave të energjisë për mbi 200 mijë familje, rritjen e pagës minimale në 350 euro, subvencionimin e bujqësisë, mbështetjen për pensionistët, studentët dhe fëmijët, si dhe miratimin e Ligjit të Pagave në sektorin publik.

Ai gjithashtu përmendi sfidat e përballura nga qeveria, përfshirë bllokadat nga opozita në miratimin e Ligjit për Çmimet Tavan, që synonte të kufizonte rritjen e çmimeve në treg.

“Nuk ka asnjë qeveri në rajon që ka ndërmarrë kaq shumë masa për mbështetjen e qytetarëve dhe bizneseve për përballjen me inflacionin,” theksoi Murati. /Telegrafi/

The post Murati flet për përballjen e inflacionit: Kosova me pakon më të madhe mbështetëse për qytetarët në rajon appeared first on Telegrafi.

❌
❌