Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 29 September 2024Main stream

Presidenti Biden: Është koha për armëpushim në Liban

By: Re Nato
28 September 2024 at 23:59

Presidenti amerikan, Joe Biden është pyetur nga gazetarët  nëse një inkursion tokësor izraelit në Liban është i pashmangshëm.

Biden u përgjigj: “Është koha për një armëpushim”, shkruan Sky News.

I pyetur nëse Shtetet e Bashkuara do t’i përgjigjen sulmeve me raketa ndaj anijeve luftarake amerikane në Detin e Kuq, ai shtoi: “Ne po reagojmë”.

Hezbollahu ka konfirmuar vdekjen e liderit të saj, Hassan Nasrallah, pas një sulmi ajror izraelit.

Izraeli dhe Hezbollahu, grupi libanez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, kanë këmbyer zjarr ndërkufitar pothuajse çdo ditë që kur nisi lufta në Gazë më 7 tetor.

Por, bombardimet e 23 shtatorit në Liban deri më tani shënuan përshkallëzimin më të madh, që nga lufta e vitit 2006 mes Izraelit dhe Hezbollahut, grup që mbështetet nga Irani./abcnews.al

Kush është Hashem Safieddine, udhëheqësi i ri i mundshëm i Hezbollahut?

By: Re Nato
28 September 2024 at 23:35

Vrasja e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah në sulmet ajrore në një periferi të Bejrutit ka vënë në qendër të vëmendjes njeriun që konsiderohet gjerësisht si trashëgimtari i tij, Hashem Safieddine.

Grupi i mbështetur nga Irani konfirmoi se Nasrallah, i cili udhëhoqi grupin për 32 vjet, ishte vrarë në sulmin e së premtes.

Tani ai përballet me sfidën e zgjedhjes së një drejtuesi të ri pas goditjes më të rëndë që grupi është përballur në historinë e tij 42-vjeçare.

Si kreu i këshillit ekzekutiv, Safieddine mbikëqyr çështjet politike të Hezbollahut. Ai gjithashtu është në Këshillin e Xhihadit, i cili menaxhon operacionet ushtarake të grupit.

Safieddine është një kushëri i Nasrallahut.

Departamenti Amerikan i Shtetit e “emërtoi” atë terrorist në vitin 2017 dhe në qershor ai kërcënoi një përshkallëzim të madh kundër Izraelit pas vrasjes së një komandanti tjetër të Hezbollahut.

Deklaratat publike të Safieddine shpesh pasqyrojnë qëndrimin militant të Hezbollahut dhe përafrimin e tij me kauzën palestineze./abcnews.al

Aksident në Delvinë, automjeti përmbyset në rrugë

By: Re Nato
28 September 2024 at 23:13

Një aksident është regjistruar në afërsi të fshatit Bajkaj të Delvinës.

Sipas informacioneve të para, mësohet se një automjet është përplasur me rrethrrotullimin që ndodhet në afërsi të këtij fshati, pjesë e aksit Kardhiq-Delvinë.

Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje. Ata kanë gjetur automjetin të permbysur në rrugë, por në vendin e ngjarjes nuk ndodhet asnjë person.

Policia po vijon kontrollet në zonë paralelisht me përpjekjet për identifikimin e drejtuesit të mjetit./abcnews.al

Konflikti Izrael-Hezbollah/ Mbi 50 mijë të zhvendosur nga Libani për në Siri

By: Re Nato
28 September 2024 at 23:08

Më shumë se 50,000 libanezë dhe sirianë që jetojnë në Liban, kanë kaluar kufirin për në Siri, ka thënë komisioneri i lartë i OKB-së për refugjatët.

Filippo Grandi deklaroi se ata “po iknin nga sulmet ajrore izraelite”.

“Mbi 200,000 njerëz janë të zhvendosur brenda Libanit. Operacionet e ndihmës janë duke u zhvilluar”, theksoi ai.

More than 50,000 Lebanese and Syrians living in Lebanon have now crossed into Syria fleeing Israeli airstrikes. Well over 200,000 are displaced inside Lebanon.

Relief operations are underway, including by UNHCR, to help all those in need, in coordination with both governments. pic.twitter.com/Qcvdw79z8A

— Filippo Grandi (@FilippoGrandi) September 28, 2024

U vra nga Izraeli/ Trupi i pajetë i liderit të Hezbollahut mbërrin në Irak

By: Re Nato
28 September 2024 at 22:33

Trupi i pajetë i liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah ka mbërritur në Kadhimiya, Iraq. Pikërisht në këtë vend do të mbahet edhe funerali i tij.

Hezbollahu ka konfirmuar vdekjen e liderit të saj, Hassan Nasrallah, pas një sulmi ajror izraelit.

Izraeli dhe Hezbollahu, grupi libanez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, kanë këmbyer zjarr ndërkufitar pothuajse çdo ditë që kur nisi lufta në Gazë më 7 tetor.

Por, bombardimet e 23 shtatorit në Liban deri më tani shënuan përshkallëzimin më të madh, që nga lufta e vitit 2006 mes Izraelit dhe Hezbollahut, grup që mbështetet nga Irani./abcnews.al

Yesterday — 28 September 2024Main stream

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: Lindja e Mesme nuk mund të përballojë luftë të gjithanshme

By: Re Nato
28 September 2024 at 22:12

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka shprehur shqetësim për sulmet izraelite në Bejrut.

Në një postim në X, ai tha se “cikli i dhunës duhet të ndalet tani. Të gjitha palët duhet të tërhiqen nga pragu.”

“Populli i Libanit, populli i Izraelit, si dhe rajoni më i gjerë, nuk mund të përballojnë një luftë të plotë”, shtoi Guterres.

I’m gravely concerned by the dramatic escalation of events in Beirut in the last 24 hours.

This cycle of violence must stop now.

All sides must step back from the brink.

The people of Lebanon, the people of Israel, as well as the wider region, cannot afford an all-out war.

— António Guterres (@antonioguterres) September 28, 2024

 

Vrasja e liderit të Hezbollahut/ Reagon Netanyahu, lëshon paralajmërim edhe për Iranin

By: Re Nato
28 September 2024 at 21:37

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka reaguar pasi lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, u vra në një sulm ajror nga forcat e Izraelit.

Në një deklaratë për mediat, Netanyahu u shpreh se eliminimi i Nasrallahut u ka dhënë shpresë të gjithë atyre që kundërshtojnë boshtin e së keqes të Iranit, shkruan The Times of Israel.

Netanyahu pati një paralajmërim për Iranin, ku tha se nuk ka vend në Lindjen e Mesme, ku Izraeli nuk mund të ndërhyjë.

“Të gjithë ata që kundërshtojnë boshtin e së keqes, të gjithë ata që rënkojnë nën tiraninë e dhunshme të Iranit dhe përfaqësuesve të tij në Liban, Siri, vetë Iran dhe gjetkë, të gjithë ata u mbushën me shpresë sot. Unë u them qytetarëve të atyre vendeve: Izraeli qëndron me ju. Nuk ka vend në Iran apo në Lindjen e Mesme që krahu i gjatë i Izraelit nuk do ta arrijë, dhe sot ju tashmë e dini se sa e vërtetë është kjo”, theksoi ai.

Hezbollahu ka konfirmuar vdekjen e liderit të saj, Hassan Nasrallah, pas një sulmi ajror izraelit.

Izraeli dhe Hezbollahu, grupi libanez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, kanë këmbyer zjarr ndërkufitar pothuajse çdo ditë që kur nisi lufta në Gazë më 7 tetor.

Por, bombardimet e 23 shtatorit në Liban deri më tani shënuan përshkallëzimin më të madh, që nga lufta e vitit 2006 mes Izraelit dhe Hezbollahut, grup që mbështetet nga Irani./abcnews.al

Biden e quan vrasjen e Nasrallahut një “masë drejtësie”

By: Re Nato
28 September 2024 at 21:22

Presidenti Joe Biden e quajti të shtunën sulmin izraelit që vrau Hassan Nasrallahun, udhëheqësin e Hezbollahut një “masë drejtësie” ndaj sundimit të tij prej katër dekadash përmes terrorit.

Komentet e tij vijnë pasi grupi militant konfirmoi më herë të shtunën se Nasrallah, një nga themeluesit e grupit, u vra në një sulm ajror izraelit në Bejrut një ditë më parë.

Zoti Biden vuri në dukje se operacioni për të eliminuar Nasrallahun u ndërmor në kontekstin më të gjerë të konfliktit që filloi me masakrën e Hamasit ndaj izraelitëve më 7 tetor 2023.

“Nasrallah, të nesërmen, mori vendimin fatal për të bashkuar forcat me Hamasin dhe për të hapur atë që ai e quajti një ‘front verior’ kundër Izraelit”, tha Presidenti Biden me anë të një deklarate.

Ai gjithashtu vuri në dukje se Hezbollahu nën drejtimin e Nasrallahut ka qenë përgjegjës për vdekjen e mijëra amerikanëve.

Megjithatë Presidenti Biden shtoi se synimi i Shteteve të Bashkuara është ulja e tensioneve në Lindjen e Mesme, përmes mjeteve diplomatike.

Mes përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme, Departamenti i Shtetit udhëzoi të shtunën disa kategori punonjësish në ambasadën amerikane në Bejrut dhe anëtarë të familjeve të tyre, të largohen nga Libani.

“Personeli i Ambasadës së SHBA-së në Bejrut duhet të shmangë udhëtimet personale pa autorizim paraprak”, tha Departamenti i Shtetit në një deklaratë.

Në udhëzim thuhet se mund të vendosen kufizime shtesë për personelin amerikan, nëse përkeqësohet më tej situata e sigurisë dhe shtohen kërcënimet./VOA

Aksident në Vlorë, automjeti përplas një person. Drejtuesi shoqërohet në polici

By: Re Nato
28 September 2024 at 20:41

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Vlorë. Një automjet përplasi një grua, e cila ka marrë dëmtime në kokë.

E plagosura është dërguar në Spitalin e Vlorës.

Aksidenti ndodhi në zonën e Lungomares, teksa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariatin e policisë./abcnews.al

Humbën rrugën gjatë eksplorimit të Majës së Murgës, policia u vjen në ndihmë tetë turistëve nga Hollanda

By: Re Nato
28 September 2024 at 20:30

Policia u ka ardhur në ndihmë tetë turistëve nga Hollanda, pasi humbën rrugën gjatë eksplorimit të Majës së Murgës.

Ndërkaq, njëri prej tyre u pickua nga një gjarpër.

Pas 5 orë kërkimesh, të gjithë turistët u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore dhe u shoqëruan nga punonjësit e Policisë në destinacionin ku ishin akomoduar./abcnews.al

Jo vetëm qyteti i naftës/ Fier, shtohen bizneset e prodhimit të embëlsirave e bukës

By: Re Nato
28 September 2024 at 20:27

Një traditë e re, ajo e prodhimit të produkteve të brumit është zhvilluar në Fier. Bukëpjekës dhe pastiçierë kanë investuar paratë dhe eksperiencën e fituar në emigracion duke bërë që në çdo bllok banesash të ketë mesatarisht tre deri në katër biznese të këtij lloji.

“Janë shumë krahasuar me numrin e banorëve… të gjithë kanë punë pavarësisht konkurëncës.”

Xhulja dhe Robert Mehmetaj e nisën aktivitetin siç thonë me një bukë dhe sot kanë dyqanin e brumërave më të frekuentuar në zonën e lagjes “Kastriot”.

“E kam nisur me një bukë… pastaj vazhduam gradualisht deri sa erdhem këtu ku jemi.”

Roberti është një nga emigrantët e shumtë që mësuan zanatin e bukëpjekësit në Greqi. Pothuajse të gjithë kanë sot një furrë buke dhe pastiçeri.

“Jugu i vendit ka emigruar kryesisht në greqi dhe atje ky zanat është traditë … prodhimet e brumit….”

Konkurëncë e fortë, por jo rivalitet. Bukëpjekësit e Fierit të organizuar edhe në shoqatën e tyre bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, sigurisht, duke ruajtur sekretet e recetave.

“Ne bashkëpunojmë me njeri-tjetrin, takohemi flasim… jo recetat jo nuk i këmbejmë.”

Si në çdo biznes familjar, ku punët janë të ndara, është bashkëshortja e Robertit që përgjigjet për pjesën e ëmbël por jo pak të vështire të punës.

“Kjo është një porosi, torte më bajame të pjekura, duhet punë dhe kujdes… bërja e tortës është art…”

Xhulja e mësoi zanatin e pasticieres si nevojë për të mbështetur bashkëshortin, por tani thotë se është pasioni i saj.

“Në fillim e mësova nga një zonjë që punësuam pastiçiere… tani e pëlqej dhë e bëj me kënaqësi… ka lodhje.. por të jep kënaqësi falënderimi i klientit…”

Furrat e bukës dhe pasticeritë janë ndër bizneset e ashtuquajtur të sigurtë pasi tregtojne produkte bazë të konsumit.

Qindra furra buke dhe pastiçeri janë hapur në të gjithë qarkun nga të cilat pjesa më e madhe është përqëndruar në qytetin e Fierit./abcnews.al

Ende me penel në duar/ Kukës, 80 vjeçari pikturon peizazhe nga qyteti

By: Re Nato
28 September 2024 at 20:20

I ka kaluar të tetëdhjetat, por Aledin Tabaku nuk ka pushuar asnjë moment së pikturuari.

Në telajo, këtë periudhë të vitit preferon më së shumti të hedhë imazhe të natyrës e copëza jete nga qyteti ku jeton, Kukësi.

E gjejmë duke pikturuar bulevardin e qytetit, por thotë se kjo është ndryshe nga punët e tjera të tij.

Profesor Aledini, siç të gjithë e njohin dhe i thërrasin tregon se nuk pikturon nëse nuk ndjen emocion.

Punimet e para i ka realizuar në moshë të vogël, afro 10 vjeç.

Kujtimet dhe emocionet e çeljes së ekspozitës së parë i ka ende freskëta. Tregon se punimet ngjallën kuriozitet të banorët e Kukësit të vjetër.

Një gjini e dashur për të është kompozimi edhe pse kërkon vëmendje e shumë përkushtim.

Ka një karrierë të gjatë e të bukur në krijimtari, por sigurisht në 60 vite jo çdo gjë ka shkuar mbarë e pa probleme.  Në komunizëm tregon se çdo punë kontrollohej në detaje nga komisionet e posaçme.

Për profesor Aledinin, arti është jo vetëm ushqim për shpirtin, por edhe mundësi për t’u larguar nga rutina dhe ngarkesat e pakëndshme të jetës./abcnews.al

Një shtëpi muze/ Hormovë, 50 vjeçari koleksionon sende antike

By: Re Nato
28 September 2024 at 20:14

Pas shumë vitesh në emigrim, Naim Kokona vendosi të khehej në fshatin e lindjes për t’ju përkushtuar pasionit të tij dhe një biznesi të vogël familjar që do të hapte më pas, fokusuar te turizmi.

Sendet që ka grumbulluar i ka ekspozuar në ndërtesën ku bujtin turistë të shumtë por që më shumë i përngjan një muzeu. I mbledh sepse mendon që historia duhet ruajtur.

50 vjeçari nga Hormova e Tepelenës tregon se pjesën më të madhe të objekteve rreth 1 mijë e 500 i ka gjetur në fshat e të tjerat në zonat përreth. Sendet i përkasin periudhave të ndryshme.

Në pasionin e tij shoqërues ka edhe fëmijët. Thotë se grumbullimi i sendeve antike nuk kërkon shpenzime por kohë, shumë.

Për të shkuarën duket se më të interesuar janë të huajt, numri i të cilëve është shtuar me kalimin e viteve.

Kokona zbulon se ka dëshirë që me gjithë objektet që ka grumbulluar ndër vite të krijojë një ndërtesë muze. Idenë e tij e ka prezantuar edhe në disa institucione vendore por tregon se nuk ka marrë përgjigje pozitive.

Pavarësisht mungesës së mbështetjes nga institucionet, Naim Kokona shprehet se do ta vijojë pasionin e tij për koleksionimin e sendeve antike e copëzave të historisë./abcnews.al

Shtëpia e shpresës/ Strehon rreth 65 persona me aftësi ndryshe, Mila: Dëshirojmë të mos ndihen të braktisur

By: Re Nato
28 September 2024 at 20:06

Janë duke ngjyrosur disa figura dhe përqëndrimi i tyre është maksimal.

Ky është Arditi, ndër të parët që ka gjetur strehë në shtëpinë dhe familjen “Shpresa”. Në të jetojnë rreth 65 persona me aftësi ndryshe apo pa kujdes prindëror.

Në vitin 1995 u hap së pari një shtëpi duke strehuar persona me aftësi ndryshe që nuk kishin një familje dhe sot janë shtatë banesa të tilla.

I gjithë stafi këtu ka një qëllim që të ndihmojë ata që janë strehuar të ndihen si në familje, të angazhohen për t’u integruar në shoqëri dhe të mos ndihen të braktisur.

Arditi dhe Arturi tregojnë se falë qëndrimit në këtë shtëpi kanë mundur të angazhohen dhe të fitojnë aftësi në sektorin e fasonerisë.

Por vështirësitë për ta mbajtur këtë shtëpi hapur janë tepër të mëdha pasi e gjitha varet nga donacionet.

Megjithatë ata që kanë gjetur strehë dhe dashuri shpresojnë që projekti të jetë afatgjatë.

Projekti “Shpresa” që në total ka ngritur shtatë shtëpi familje mbështetet dhe drejtohet nga Kisha Katolike./abcnews.al

Pas liderit Nasrallah, Izraeli vret zyrtarin e lartë të Hezbollahut

By: Re Nato
28 September 2024 at 18:50

Forcat izraelite të Mbrojtjes  kanë eliminuar një zyrtar të lartë të “grupit të inteligjencës” të Hezbollahut.

IDF lëshoi një deklaratë, ku tha se është vrarë Hassan Khalil Yassin, shkruan Sky News.

“IDF eliminoi një terrorist të lartë nga grupi i inteligjencës së Hezbollahut, i cili ishte përgjegjës për identifikimin e objektivave civile dhe ushtarake. Më parë këtë pasdite, me drejtimin e drejtorisë së inteligjencës IDF, IAF eliminoi Hassan Khalil Yassin, një terrorist i lartë në grupin e inteligjencës së Hezbollahut, në një sulm në zonën Dahieh të Bejrutit.Yassin qëndronte në krye të një departamenti përgjegjës për identifikimin e objektivave civile dhe ushtarake, në kufirin verior dhe thellë brenda territorit izraelit.

“Si pjesë e rolit të tij, Yassin bashkëpunoi intensivisht me të gjitha njësitë sulmuese të Hezbollahut, ishte i përfshirë personalisht në planifikimin e sulmeve terroriste që u ekzekutuan gjatë luftës kundër civilëve dhe ushtarëve izraelitë dhe planifikoi sulme shtesë që do të kryheshin në ditët në vijim”, thuhej në deklaratë.

Më herët të shtunën, Hezbollahu ka konfirmuar vdekjen e liderit të saj, Hassan Nasrallah, pas një sulmi ajror izraelit.

Izraeli dhe Hezbollahu, grupi libanez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, kanë këmbyer zjarr ndërkufitar pothuajse çdo ditë që kur nisi lufta në Gazë më 7 tetor.

Por, bombardimet e 23 shtatorit në Liban deri më tani shënuan përshkallëzimin më të madh, që nga lufta e vitit 2006 mes Izraelit dhe Hezbollahut, grup që mbështetet nga Irani./abcnews.al

Filmi “Prokurori” vjen në kinema në 10 Tetor, u xhirua në Tiranë, me pjesëmarrjen e aktorit të njohur hollivudian, Danny Glover

By: Re Nato
28 September 2024 at 18:43

Episodi i parë i serialit të shumëpritur shqiptar “Prokurori” (The Prosecutor) vjen në kinematë e Tiranës nga data 10 Tetor, me regji nga Fatmir Doga dhe producentë Ylli Ujka dhe Çesk Ivanaj. Subjekti i filmit i zhanrit aksion/dramë e merr spunton nga ngjarje të përditshmërisë tonë, me fokus në reformën në drejtësi dhe luftën e një prokurori të ndershëm për t’u përballur me krimin e organizuar dhe politikanë të korruptuar.

Por, e veçanta e “Prokurorit” është pjesëmarrja për herë të parë në një prodhim shqiptar e aktorit të madh hollivudian, Danny Glover, i cili njihet nga publiku shqiptar për rolet legjendare në filma si Lethal Weapon (me Mel Gibson), The Color Purple, Predator 2, Saw etj. Në serial, Danny Glover luan rolin e Ambasadorit Amerikan në Tiranë, i cili mbështet reformën në drejtësi dhe ndihmon në realizimin e saj.

Me regjinë e jashtëzakonshme të Fatmir Dogës, filmi sjell historinë e Mentor Likës, një prokuror shqiptar, që e do atdheun më shumë se çdo gjë tjetër dhe nuk mposhtet nga bandat kriminale apo politikanët e korruptuar. Për të, dashuria për vendin është më e fortë se interesat e atyre që nuk kanë atdhe në zemër. Roli kryesor i është besuar aktorit të talentuar Klodian Hoxha, ndërsa në role të tjera përfshihen edhe aktorë të tjerë të njohur të filmit shqiptar, si Romir Zalla, Gert Ferra, Marin Hoxha, Adriana Tolka, Sara Smaja, Desada Xhihani etj.

Episodi i parë i serialit do të shfaqet premierë për publikun shqiptar në 10 Tetor në Cineplexx në TEG, e më pas do të vazhdojë të shfaqet në të gjitha kinematë.

SHBA, pikëpamjet mbi armëmbajtjen nuk ndryshojnë pas atentateve ndaj Trump

By: Re Nato
28 September 2024 at 18:27

Forcat e rendit penguan një atentat kundër ish-presidentit Donald Trump, duke arrestuar një të dyshuar me armë në një fushë golfi në Florida në fillim të këtij muaji.

Kjo pason një atentat tjetër në një tubim fushate në Pensilvani në korrik, në të cilin u plagos zoti Trump.

Zëri i Amerikës pyeti pronarët e armëve se si po ndikojnë këto atentate në pikëpamjet e tyre mbi kontrollin e armëve në këto zgjedhje. Matthew Gonzales thotë se ishte i tronditur nga sulmet ndaj zotit Trump, por shton se të gjithë amerikanët kanë të drejtë të vetëmbrohen.

“Çdo njeri i keq mund të ketë në dorë një armë. Nuk është e vështirë të sigurohen ato. Gjithmonë do të ndodhë. Kjo është arsyeja pse ju duhet të keni kujdes për veten tuaj”, thotë ai.

Aktivisit i të drejtave të armëmbajtjes, Nik Clark i tha Zërit të Amerikës se tentativat për vrasje riafirmojnë sesi armët e zjarrit mbrojnë qytetarët e rregullt dhe presidentin.

“Shërbimi Sekret është i armatosur dhe Shërbimi Sekret që mbron presidentin, e pa personin ose e pa armën të drejtuar pranë shkurreve. Nuk është e nevojshme që çdo person të mbajë armë, por nëse do të kishte më shumë njerëz që mbanin armë për vetëmbrojtje, këta kriminelë do të mendonin dy herë para se të vepronin”, thotë ai.

Por shumica e amerikanëve thonë se është shumë e lehtë të blesh një armë dhe mbështesin miratimin e ligjeve më të rrepta mbi rregullat për blerjen e armëve, sipas Qendrës Kërkimore “Pew”.

Çdo njëmbëdhjetë minuta, dikush vdes nga dhuna me armë në Shtetet e Bashkuara, thekson studiuesja e çështjeve që lidhen me parandalimin e dhunës me armë, Mallory O’Brien.

“Për të rinjtë e moshave nga 1 deri në 17 vjeç, shkaku kryesor i vdekjes janë armët e zjarrit. Aktualisht kemi nivelin më të lartë të vetëvrasjeve me armë në historinë e vendit tonë”, thotë ajo.

Ajo thotë se kontrolle më të plota të së kaluarës dhe masa të tjera mund të ndihmojnë në pakësimin e dhunës nga armët.

Por bashkëpronarja e një poligoni të qitjes në Viskonsin, Cheryle Rebholz, favorizon zbatimin e ligjeve ekzistuese për armët në vend miratimit të ligjeve të reja.

“Mund t’i shihni armët e zjarrit pas meje. Ato janë objekte të pajetë dhe nuk lëvizin vetë. Ne, pronarët e armëve nuk i përdorim ato për krime. Ne jemi pronarë të përgjegjshëm armësh”, thotë jo.

Autoritetet thonë se arma e përdorur në atentatin e parë ndaj zotit Trump duket se është blerë legalisht.

Ndaj të dyshuarit për atentatin e dytë u ngritën akuza për posedim të paligjshëm të armës së zjarrit si kriminel i dënuar më parë dhe fshirje të numrit identifikues të armës./VOA

Vrasja e Nasrallah, Izraeli: Luftën nuk e kemi me popullin libanez

By: Re Nato
28 September 2024 at 17:55

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant ka lëshuar një deklaratë të shkurtër pas konfirmimit të vrasjes së Nasrallah duke pretenduar se lufta e Izraelit nuk është me popullin libanez.

Duke iu drejtuar popullit libanez, Gallant tha: “Është koha për ndryshim”.

Sulmet izraelite gjatë javës së kaluar në pjesë të ndryshme të Libanit kanë vrarë qindra njerëz, duke përfshirë dhjetëra fëmijë, dhe kanë detyruar zhvendosjen e dhjetëra mijërave.

Sulmi masiv ajror që vrau Nasrallah të premten ndodhi në një zonë me popullsi të dendur civile në Bejrutin jugor, duke bërë që disa ndërtesa banimi të shndërroheshin në rrënoja. Izraeli pretendoi se kishte në shënjestër një qendër komanduese të Hezbollahut.

Në deklaratën e tij, Gallant tha gjithashtu: “Armiqve tanë u them: jemi të fortë dhe të vendosur. Partnerëve tanë do t’u thosha: lufta jonë, është lufta juaj./abcnews.al

❌
❌