Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 28 September 2024Main stream

“Në fakt më kushton me para të luaj për Bordeaux”, Andy Carroll flet për pagën e tij qesharake

28 September 2024 at 11:38

Sulmuesi anglez, Andy Carroll ka folur për pagën e tij të vogël pasi është transferuar këtë verë te klubi i njohur francez, Bordeaux.

Carrollit i është dashur të heqë dorë nga disa nga gjërat më të bukura në jetë që kur pranoi ofertën e Bordeaux me vlerë 3,500 euro në muaj për të luajtur në kategorinë e katërt franceze.

Sulmuesi anglez, i cili ka luajtur për Liverpool dhe Newcastle United, këmbëngul se po e bën këtë vetëm sepse e ‘dashuron’ futbollin.

“Është thjesht sepse e dua futbollin. Të jem i sinqertë, madje më kushton në para të luaj për Bordeaux”, ka thënë fillimisht 35-vjeçari anglez.

“Por, unë luaj futboll dhe jam thjesht i lumtur që luaj futboll”.

“Dua të jem pjesë e historisë së këtij klubi dhe të jem i sinqertë nuk është çështje parash. Në karrierën time, asnjëherë nuk ka qenë çështje parash”, përfundoi Carroll. /Telegrafi/

The post “Në fakt më kushton me para të luaj për Bordeaux”, Andy Carroll flet për pagën e tij qesharake appeared first on Telegrafi.

❌
❌