Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kurti takohet me homologun grek: Marrëdhëniet Kosovë-Greqi janë përmirësuar ndjeshëm viteve të fundit

26 September 2024 at 19:53

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me homologun grek, Kyriakos Mitsotakis, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

Pas takimit, Kurti ka bërë të ditur përmes platformës X se bisedimet u përqendruan në forcimin e marrëdhënieve diplomatike dhe ekonomike mes Kosovës dhe Greqisë, të cilat kanë shënuar përmirësim të ndjeshëm gjatë viteve të fundit.

“Përmirësimi i marrëdhënieve është intensifikuar sidomos pas liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës në janar të këtij viti”, ka shkruar Kurti.

Gjithashtu, të dy liderët diskutuan mbi zhvillimet rajonale dhe rëndësinë e integrimit evropian dhe euro-atlantik të vendeve të rajonit.

Gjatë ditës Kurti është takuar edhe me shefin e diplomacisë së Luksemburgut dhe princin e Kuvajtit./Telegrafi/

Good meeting with Greek PM @kmitsotakis today. We discussed ways to strengthen diplomatic and economic ties, which have seen a positive and significant increase in the past three and a half years, especially intensifying following visa liberalization for Kosova citizens in… pic.twitter.com/FzdkmMjbsw

— Albin Kurti (@albinkurti) September 26, 2024

The post Kurti takohet me homologun grek: Marrëdhëniet Kosovë-Greqi janë përmirësuar ndjeshëm viteve të fundit appeared first on Telegrafi.

❌
❌