Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 28 September 2024Main stream

“Njëri nga më të mirë në histori”, legjenda spanjolle me pretendime të mëdha për Lamine Yamal

28 September 2024 at 16:09

Lamine Yamal ka marrë shumë lavdërime që kur bëri debutimin e tij me Barcelonën në prill të vitit 2023. Sensacioni 17-vjeçar vazhdon të ecë me hapa të mëdhenj dhe tashmë, ai konsiderohet të jetë një lojtar i klasit botëror. 

Ikona e Spanjës, David Silva është një nga të shumtët që po mahnitet nga loja dhe talenti i Lamine Yamal.  

Siç tha ai për Diario AS, Silva ka shpresa shumë të mëdha për anësorin adoleshent, megjithëse ai e kupton gjithashtu se do të jetë e ndërlikuar të ruhet – madje edhe të tejkalohet – niveli që ai po tregon aktualisht. 

“Ai nuk i ngjan askujt sot. Ai është një futbollist shumë i ri dhe megjithatë luan me vetëbesim të jashtëzakonshëm”, ka thënë fillimisht Silva. 

“Le të shpresojmë që të vazhdojë kështu, sepse ai ka potencialin të jetë një nga më të mirët në histori, edhe pse tashmë e dimë që ruajtja e atij niveli është e komplikuar. Por, ai ka talent dhe cilësi të jashtëzakonshme”. 

Silva gjithashtu tha fjalën e tij për kombëtaren spanjolle, pas suksesit të tyre në Euro 2024 në verë. Besimi i tij është se ata janë më se të aftë për të pasur një brez tjetër të artë, si ai ku bënte pjesë edhe vetë 38-vjeçari. 

“Ata patën një kampionat evropian fantastik. Me futboll të mirë, ndeshje dominuese… Na dhanë gëzim të jashtëzakonshëm. E merituan ta fitonin nga ndeshja e parë deri në të fundit. De la Fuente ka krijuar një grup të madh njerëzor, i cili është çelësi për arritjen e suksesit, me shumë të rinj, por edhe me veteranë të nevojshëm”, përfundoi ish-ylli spanjoll. /Telegrafi/ 

The post “Njëri nga më të mirë në histori”, legjenda spanjolle me pretendime të mëdha për Lamine Yamal appeared first on Telegrafi.

Man City ndalet me barazim nga Newcastle  

28 September 2024 at 15:31

Manchester City nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 në udhëtim te Newcastle United në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë të Ligës Premier. 

Ekipi i Pep Guardiolës është ndalur nga Newcastle në ndeshjen e zhvilluar në ‘St. James’ Park’, duke shkuar në barazimin e dytë radhazi pas atij me Arsenalin. 

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të mysafirëve, të cilët shënuan edhe një gol. 

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 35-të me anë të Josko Grealish, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Jack Grealish.  

 

HALF-TIME | A solid first half ⏸

🏰 0-1 🩵 #ManCity pic.twitter.com/xQjdvZIzRb

— Manchester City (@ManCity) September 28, 2024

Në pjesën e dytë u zhvillua lojë më e barabartë, por edhe përkundër rasteve të shumta, u shënua vetëm një gol.  

Ishin vendasit të cilët gjeten golin e parë në këtë pjesë me anë të Anthony Gordon (57’), i cili ishte i saktë nga penalltia për 1-1. 

Deri në fund të ndeshjes pati edhe shumë raste nga të dyja skuadrat, por ndeshja përfundoi me barazim, duke ndarë pikët. 

 

FULL-TIME | A draw on the road 🤝

🏰 1-1 🩵 #ManCity | @okx pic.twitter.com/7BUL1SPcSu

— Manchester City (@ManCity) September 28, 2024

Pas këtij barazimi, City vazhdon kryesimin me 14 pikë, teksa Newcastle zë vendin e pestë me 11 pikë. 

Në ndeshjen ardhshme, City e pret në shtëpi Fulhamin, ndërsa Newcastle udhëton te Evertoni. /Telegrafi/ 

The post Man City ndalet me barazim nga Newcastle   appeared first on Telegrafi.

Barcelona cakton datën kur Thiago Alcanatra do t’i ribashkohet stafit të Hansi Flick 

28 September 2024 at 13:40

Gjatë verës, ish-mesfushori i Barcelonës, Thiago Alcantara, iu bashkua stafit stërvitor të Hansi Flick, por vetëm si pjesë e një marrëveshjeje të përkohshme. 

Megjithatë, 33-vjeçari i sapo pensionuar bëri aq shumë përshtypje gjatë asaj periudhe të shkurtër, saqë pati thirrje të menjëhershme që ai të kthehej në baza të përhershme. 

Sipas gazetës Mundo Deportivo,  kjo është ajo që do të ndodhë në Camp Nou. 

 

Hansi Flick is planning for Thiago Alcântara to rejoin his coaching staff in January. Thiago, who was already involved with the team during pre-season, had to return to England for tax reasons. @martinezferran

— barcacentre (@barcacentre) September 27, 2024

Ideja e Barcelonës është që Thiago do të rikthehet me Flick dhe stafin e tij stërvitor më 1 janar – ai nuk mund të bashkohet më shpejt, pasi do të taksohet si lojtar i Liverpoolit deri në fund të këtij viti, pavarësisht se është larguar zyrtarisht nga klubi i Ligës Premier në verë. 

Raporti gjithashtu thekson se Thiago ka qëndruar i përditësuar me Barcelonën gjatë kohës së tij në Angli – kjo ka përfshirë takime të largëta me anëtarët e departamentit të trajnerëve, ndërsa ai gjithashtu u përpoq të bindte Stefan Bajcetic që t’i bashkohej katalunasve në fund të afatit kalimtar të verës. /Telegrafi/ 

The post Barcelona cakton datën kur Thiago Alcanatra do t’i ribashkohet stafit të Hansi Flick  appeared first on Telegrafi.

“Në fakt më kushton me para të luaj për Bordeaux”, Andy Carroll flet për pagën e tij qesharake

28 September 2024 at 11:38

Sulmuesi anglez, Andy Carroll ka folur për pagën e tij të vogël pasi është transferuar këtë verë te klubi i njohur francez, Bordeaux.

Carrollit i është dashur të heqë dorë nga disa nga gjërat më të bukura në jetë që kur pranoi ofertën e Bordeaux me vlerë 3,500 euro në muaj për të luajtur në kategorinë e katërt franceze.

Sulmuesi anglez, i cili ka luajtur për Liverpool dhe Newcastle United, këmbëngul se po e bën këtë vetëm sepse e ‘dashuron’ futbollin.

“Është thjesht sepse e dua futbollin. Të jem i sinqertë, madje më kushton në para të luaj për Bordeaux”, ka thënë fillimisht 35-vjeçari anglez.

“Por, unë luaj futboll dhe jam thjesht i lumtur që luaj futboll”.

“Dua të jem pjesë e historisë së këtij klubi dhe të jem i sinqertë nuk është çështje parash. Në karrierën time, asnjëherë nuk ka qenë çështje parash”, përfundoi Carroll. /Telegrafi/

The post “Në fakt më kushton me para të luaj për Bordeaux”, Andy Carroll flet për pagën e tij qesharake appeared first on Telegrafi.

Dita e ndeshjeve: Sot zhvillohen dy takime interesante në Superligën e Kosovës

28 September 2024 at 09:37

Sot (e shtunë) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshje në kuadër të xhiros së shtatë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Xhiro e shtatë nisi ditën e djeshme, ku u zhvillua vetëm një ndeshje dhe Llapi shënoi fitore 3-0 ndaj Suharekës.

Sot janë në orar për tu zhvilluar dy ndeshje, të cilat pritet të jenë shumë interesante.

Në ndeshjen e parë, Dukagjini pret Dritën në ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin 18 qershori në Klinë.

Në takimin tjetër do të luajnë Ballkani me Ferizajn, ndeshje e cila do të zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Suharekë.

Të dy ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 15:00. /Telegrafi/

 

The post Dita e ndeshjeve: Sot zhvillohen dy takime interesante në Superligën e Kosovës appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Zbulohet sa do t’i kushtonte Unitedit shkarkimi i Erik ten Hag

26 September 2024 at 15:37

Shkarkimi i trajnerit holandez, Erik ten Hag, do të kishte një kosto të madhe për klubin anglez, Manchester United.

Çështjet e Manchester United nga sezoni i kaluar u përhapën në sezonin 2024/25 me Djajtë e Kuq që kanë tetë nga 20 ndeshjet e tyre të fundit në të gjitha garat.

Ten Hag ishte në prag të shkarkimit në këtë verë, por drejtuesit e Unitedit vendosën ta mbanin holandezin, duke i nënshkruar një zgjatjen njëvjeçare të kontratës .

Nëse Djajtë e Kuq vendosin të largojnë Ten Hag tani, pas një serie paraqitjesh zhgënjyese në fushë, ka të ngjarë t’i kushtojë klubit rreth 15 milionë funte (18 milionë euro).

Kjo shifër bazohet në kontratën e tij, e cila tani zgjat deri në fund të sezonit 2025/2026, me një pagë vjetore prej rreth 9 milionë funte (10.8 milionë euro).

Kostoja totale mund të rritet më tej kur llogaritet kompensimi ose tarifat e ndarjes së njëanshme të kontratës.

Për më tepër, mund të ketë sfida financiare për shkak të kontratave të lojtarëve të nënshkruar nën drejtimin e Ten Hag. /Telegrafi/

The post Zbulohet sa do t’i kushtonte Unitedit shkarkimi i Erik ten Hag appeared first on Telegrafi.

Mo Salah arriti shifrën e 350 golave për klubin dhe kombëtaren

26 September 2024 at 15:16

Sulmuesi anësor i Liverpoolit, Mohamed Salah ka arritur në shifrën e 350 golave të shënuar në karrierë.

Liverpooli ka mposhtur me rezultat të thellë 5-1 West Hamin të mërkurën mbrëma në kuadër të Carabao Cup.

Në mesin e golashënuesve ishte edhe ylli egjiptian, Salah, i cili shënoi në minutën e 74-të për rezultatin 3-0.

Goli i Salah tani do të thotë se numri total i golave të tij në karrierë është rritur në 350; kjo përfshin golat e tij për Egjiptin si dhe karrierën e tij me klube.

 

🔴🇪🇬 350 goals for club and country after scoring one more last night in Carabao Cup…

…Mo Salah, always him. 🤴🏼✨ pic.twitter.com/9yfSw2psX3

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 26, 2024

Sigurisht që skuadra që ka shënuar më shumë gola është Liverpooli, me 215 gola, ndërsa pas tyre vjen kombëtarja e Egjiptit, me të cilën ka shënuar 58 herë.

Këtu është lista e plotë e golave të Salah

Liverpool (356 ndeshje – 215 gola)

Egjipti (102 ndeshje – 58 gola)

Roma (83 ndeshje – 34 gola)

Basel (79 ndeshje – 20 gola)

Al Mokawloon (42 ndeshje – 12 gola)

Fiorentina (26 ndeshje – 9 gola)

Chelsean (19 ndeshje – 2 gola)

/Telegrafi/

The post Mo Salah arriti shifrën e 350 golave për klubin dhe kombëtaren appeared first on Telegrafi.

Kroos tregon se kishte marrëveshje me Man Utd para transferimit te Real Madridi, zbulon arsyen e dështimit

26 September 2024 at 13:45

Legjenda e Real Madridit, Toni Kroos u tërhoq këtë verë pas një epoke të lavdishme në krye të lojës së futbollit, duke dalë me një asistim në finalen e Ligës së Kampionëve. Megjithatë, gjithçka mund të dukej shumë ndryshe si për Los Blancos ashtu edhe për mesfushorin gjerman.

Kroos ka zbuluar se në të njëjtën verë që ai përfundoi nënshkrimin për Real Madridin në vitin 2014, ai kishte rënë dakord për një marrëveshje për të nënshkruar me Manchester United.

Gjatë episodit të tij më të fundit të podcastit të Einfch mal Luppen, Kroos shpjegoi, se po të mos ishte shkarkimi i David Moyes në të njëjtën verë, ai mund të kishte kaluar një dekadë në Old Trafford dhe jo në Santiago Bernabeu.

“Ata pushuan nga puna David Moyes, me të cilin isha ende ulur në divanin tim në Mynih. Ishte shumë bukur për të që ishte ulur në shtëpinë tonë me gruan e tij. Pastaj ata punësuan Van Gaalin dhe ne të dy refuzuam me mirësjellje”, ka thënë Kroos.

 

💬 Toni Kroos: “Antes de firmar con el Real Madrid, lo tenía acordado con el Manchester United”https://t.co/lgdupTZxoC

— Mundo Deportivo (@mundodeportivo) September 26, 2024

Është e pamundur të dihet se si do të kishte luajtur historia nëse Kroos do t’i bashkohej Djajve të Kuq, por sigurisht që doli mirë për gjermanin.

Pak lojtarë do të arrijnë ndonjëherë numrin e trofeve të grumbulluara të Kroos në Real Madrid, dhe shumë pak do të pensionohen në lartësi kaq të larta.

34-vjeçari ka qenë një shembull i qëndrueshmërisë gjatë një prej dy periudhave të tyre më të suksesshme ndonjëherë. /Telegrafi/

The post Kroos tregon se kishte marrëveshje me Man Utd para transferimit te Real Madridi, zbulon arsyen e dështimit appeared first on Telegrafi.

Man City konfirmon lajmin ‘shkatërrues’ për lëndimin e Rodrit me anë të një deklarate zyrtare

25 September 2024 at 13:06

Manchester City më në fund ka folur për të konfirmuar detajet e dëmtimit shkatërrues të Rodrit dhe kjo mund të ndryshojë gjithçka.

Mesfushori spanjoll u detyrua të dilte nga fusha gjatë ndeshjes së Cityt kundër Arsenalit në Etihad në minutën e 22-të, pasi një përplasje me Thomas Partey e nxori atë nga loja.

Fillimisht, shkalla e dëmtimit të 28-vjeçarit nuk dihej, me mediat spanjolle që sugjeruan se mund të jetë vetëm një dëmtim i lehtë dhe gazetarë si David Ornstein dhe Fabrizio Romano pretendojnë se mund të ishte një përfundim i sezonit.

Tani City më në fund ka thyer heshtjen e tyre dhe ka konfirmuar detajet e sakta të dëmtimit të Rodrit, dhe kjo do të ketë një ndikim masiv në mbrojtjen e titullit.

“Manchester City FC mund të konfirmojë se Rodri ka pësuar një dëmtim të ligamentit në gjurin e tij të djathtë”.

“Mesfushori udhëtoi në Spanjë për të kërkuar një konsultë specialistësh këtë javë, pas testeve fillestare në Mançester”.

 

We can confirm that Rodri has suffered a ligament injury to his right knee.

Everyone at the Club wishes him a speedy recovery 🩵

More information 👇

— Manchester City (@ManCity) September 25, 2024

“Vlerësimi mbetet në vazhdim për të konstatuar shkallën e plotë të lëndimit dhe prognozën e pritshme”.

“Të gjithë në klub i urojnë atij një shërim të shpejtë dhe mancity.com do t’ju sjellë përditësime të rregullta në lidhje me rehabilitimin e tij”, shkruan në faqen zyrtare.

Që nga bashkimi me Cityn në vitin 2019, Rodri ka bërë 260 paraqitje, duke fituar katër trofe të Ligës Premier dhe Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

The post Man City konfirmon lajmin ‘shkatërrues’ për lëndimin e Rodrit me anë të një deklarate zyrtare appeared first on Telegrafi.

❌
❌