Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 29 September 2024Main stream

Aksident i rëndë në Pukë/ Makina përfundon në humnerë, humb jetën 40-vjeçari (EMRI)

By: V K
29 September 2024 at 13:43

Mesditën e sotme, një aksident me vdekje ka ndodhur në fshatin Iballë të Pukës. Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përfunduar në humnerë në vendin e njohur si Laku i Qershisë.

Burime bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit, ka humbur jetë në vendin e ngjarjes.

Mësohet se viktimë ka mbetur Geg Prend Kola, rreth 40-vjeç.

Sakaq, policia ka nisur hetimet lidhur me aksidentin.

The post Aksident i rëndë në Pukë/ Makina përfundon në humnerë, humb jetën 40-vjeçari (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Oerd Bylykbashi: Burgosja politike e Salianjit, një tejkalim i vijave të kuqe nga Rama

By: V K
29 September 2024 at 13:39

Drejtuesi politik i qarkut të Durrësit për Partinë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka zhvilluar një takim me anëtarët e kryesisë dhe kryetarët e grupseksioneve në Fushë Krujë.

Bylykbashi ka deklaruar se arrestimi politik i kryetarit të PD, Sali Berisha, dhe burgosja politike e nënkryetarit të Grupit Parlamentar, Ervin Salianji, përbëjnë një tejkalim të qartë të vijave të kuqe nga Edi Rama.

Ai gjithashtu, tha se me Ramën në pushtet, vendi është i privuar nga zgjedhjet e lira dhe nga shteti i së drejtës.

Postimi:

Në takimin me anëtarët e kryesisë dhe kryetarët e grupseksioneve në Fushë Krujë, u trajtua me shqetësim të thellë kriza e paprecedent që po kalon vendi ynë dhe demokracia jonë.
Arrestimi politik i Kryetarit të Opozitës, Prof. Dr. Sali Berisha, dhe burgosja politike e nënkryetarit të Grupit Parlamentar, Ervin Salianji, përbëjnë një tejkalim të qartë të vijave të kuqe. Kjo situatë kërkon një reagim të fortë, të qartë dhe të organizuar nga ana jonë.

Me Edi Ramën në pushtet, vendi është i privuar nga zgjedhjet e lira, pluralizmi politik, dhe shteti i së drejtës. Nuk ekzistojnë më as Kushtetuta, Drejtësia, apo liritë themelore të qytetarëve. Rrëzimi i tij është i domosdoshëm për rikthimin e vlerave demokratike dhe rendit kushtetues.

The post Oerd Bylykbashi: Burgosja politike e Salianjit, një tejkalim i vijave të kuqe nga Rama appeared first on Albeu.com.

Aksidentoi 4 persona në vijat e bardha, arrestohet 31-vjeçari në Vlorë

By: V K
29 September 2024 at 13:06

Mbrëmjen e djeshme, 31-vjeçari nga që shkaktoi aksidentin me 4 të plagosur në zonën e Lungomares në qytetin e Vlorës,  është arrestuar nga policia.

Policia bë me dije se 31-vjeçari aksidentoi 4 persona që po ecnin te vijat e bardha. Dy nga të aksidentuarit janë fëmijë të mitur, që ishin duke kaluar rrugën bashkë me nënë e tyre.

“Sektori i Policisë Rrugore në DVP Vlorë arrestoi shtetasin A. Ll., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme në zonën e Lungomares, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, ka aksidentuar në vijat e bardha shtetaset V. V., 50 vjeçe, I. Sh., 32 vjeçe, si dhe dy fëmijët e saj të mitur. Të katërt shtetaset ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi Policia.

The post Aksidentoi 4 persona në vijat e bardha, arrestohet 31-vjeçari në Vlorë appeared first on Albeu.com.

Çdo gjë është balancë, Ilir Meta nis ditën me aktivitet fizik (VIDEO)

By: V K
29 September 2024 at 12:38

Kryetari  i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e ka nisur ditën e sotme vrullshëm në palestër.

Teksa po ushtrohej ai shprehet: “Çdo gjë është balancë”.

The post Çdo gjë është balancë, Ilir Meta nis ditën me aktivitet fizik (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

U përfshi në dhunimin e tij, Stresi kërcënon tiktok-erin Medi Iseni

By: V K
29 September 2024 at 12:24

Ditën e sotme, reperi i njohur Stresi, është ende në arrati pas përfshirjes në një zënkë që ndodhi në Pejë, e cila përfshiu dhunë dhe shkaktoi pasoja serioze.

Ai ka reaguar përsëri, duke bërë një kërcënim publik ndaj Medi Isenit, personit që u sulmua nga një grup ku, sipas raportimeve, Stresi ishte i përfshirë.

Në një postim të fundit, Stresi ka publikuar një foto të Med Isenit nga spitali, dhe përmes këtij postimi ka bërë një deklaratë të fortë, duke kërcënuar se në të ardhmen ai do të përballet me situatën personalisht.

“Mirdita Prokurori i Pejës :

Un jam Medi Iseni sic e shihni Jam rreh si qeni prej disa personave Mirepo kam fillu prap me I sha njerzit ne tik tok. Un ste kam prek me dor por heres tjeter ska nevoj prokuroria me nxjerr kerkim asnji se do jem vec une pasha zotin e madh”.

Ky incident ka pasur pasoja të ndryshme edhe për reperin Noizy, i cili vendosi ta trajtojë çështjen në përputhje me ligjin, për dallim nga Stresi, për të cilin ende nuk dihet vendndodhja e saktë.

The post U përfshi në dhunimin e tij, Stresi kërcënon tiktok-erin Medi Iseni appeared first on Albeu.com.

Emigrimi në rritje/ Flet eksperti: Pamundësia ekonomike nxit shqiptarët të largohen

By: V K
29 September 2024 at 12:05

Emigrimi vazhdon të ketë rritje, ku 16 % e shqiptarëve sipas anketimit të Barometrit për ballkanin Perëndimor, kanë në planet e tye afatshkurtër emigrimin jashtë kufijve të vendit.

Sipas ekspertëve, kjo shifër është një tregues e dëshira për t’u larguar nga Shqipëria është një trend në rritje.

Konkluzioni i anketimit të Barometrit për ballkanin Perëndimor, se 16% e shqiptareve preferojne te emigrojne sipas ekspertit Erion Muça eshte nje trend ne rritje.

Kjo ecuri sipas Muces vjen edhe per shkak te kushteve joshëse që ofrojne vendet e Bashkimit Evropian

“Kjo vjen në një kohë kur shumë vende në BE kanë liberalizuar maksimalisht procedurat për punë sepse vuajnë nga nevoja për forcw dhe mendje pune në shumë sektorë dhe industri. Dhe duke I liberalizuar ato bëhen edhe më joshëse dhe tërheqëse kryesisht për punonjësit nga vendet e Ballkanit Perëndimor”.

Sipas Muces klima politike, pamundësia ekonomike dhe cilësia jo e mirë e jetesës janë shkaqet që cojnë drejt emigrimit.

“Ka të bëj edhe me një mënyrë rebelimi ndaj pakënaqësisë së akumuluar gjithë këto vite brenda vendit, kur një profesionist me pagën që merr nuk përballon dot as shpenzimet minimale të të ushqyerit, duke lënë pas shumë nevoja e domosdoshmëri të tjera”.

Më tej, Muca thekson se mosha më  prekur që shfaq interes për t`u larguar jashtë  vendit janë të rinjtë.

“Grupmosha më vurnelabër janë të rinjtë, kryesisht të pa arsimuar, pra që nuk kanë një shkollë të mesme profesionale apo arsim të lartë, por janë me arsim 9-vjeçar deri të mesëm, kryesisht nga zonat rurale të vendit që synojnë emigracionin. Gjithashtu janë familje në nevojë”.

Në përfundim, Muca theksoi si të domosdoshme marjen e masave konkrete dhe krijimin e disa strategjive për mbështetjen e sektorëve në ekonomi dhe vlerësimin e punonjësve në vendet e punës.

The post Emigrimi në rritje/ Flet eksperti: Pamundësia ekonomike nxit shqiptarët të largohen appeared first on Albeu.com.

Mozzik feston ditëlindjen, Lotina i bën urimin e ëmbël

By: V K
29 September 2024 at 11:56

Reperi i njohur Mozzik, sot feston ditëlindjen. Nuk kishte si të mungonte një urim nga e dashura e tij, Lotina Haziri.

“Urime ditëlindjen ma Mozi! Edhe pafund herë me lind e me vdek, ty kisha me t’i falë krejt prap. Të du”, ka shkruar ajo, krahas videove me organizimin e saj për ditëlindjen e reperit.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lotina Haziri (@lotinahaziri)


Rikujtojmë që çifti e ka zyrtarizuar lidhjen e tyre pak kohë më parë dhe janë më të dashuruar se kurrë!

The post Mozzik feston ditëlindjen, Lotina i bën urimin e ëmbël appeared first on Albeu.com.

Alex Soros publikon foton me Ramën dhe Lindën: E mrekullueshme që takohemi sërish

By: V K
29 September 2024 at 11:11

Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda, kanë qenë për disa ditë me radhë në New York, ku ka marrë pjesë në Asamblenë e OKB-së.

Të pranishëm kanë qenë liderë botërorë e rajonalë, ku janë diskutuar një sërë çështjes, por me fokus kryesor te luftërat.

Gjatë vizitës në New York, Rama është takuar edhe me Alex Soros, djali i filantropit George Soros.

“Gjithmonë e mrekullueshme për të qenë përsëri bashkë pavarësisht se ku e gjejmë veten”, shkruan Soros teksa poston foto krah Edi Ramës, Linda Ramës dhe partneres së tij.

Djali i George Soros, shfaqet shpesh në takime të këtij niveli që lidhen me çështjet botërore, por edhe ato rajonale.

The post Alex Soros publikon foton me Ramën dhe Lindën: E mrekullueshme që takohemi sërish appeared first on Albeu.com.

Ilir Meta: Qeveria po tallet me pensionistët, nga 1 nëntori do të rritet çmimit i bukës

By: V K
29 September 2024 at 10:58

Përmes një reagimi në llogarinë e tij në “Facebook”, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, shprehet i indinjuar lidhur me rritjen e pensioneve.

Sipas tij, indeksimi me 4.1% të pensioneve dhe rritja çmimit të bukës është një tallje nga ana e qeverisë.

Gjithashtu, Meta thekson se nga 1 nëntori do të rritet edhe çmimi i energjisë.

“Tallja e Qeverisë me pensionistët: Indeksim 4.1% të pensioneve por shtrenjtim me 15% të bukës, produktit bazë ushqimor të tyre! Nga 1 Nëntori pensionistët e të gjitha kategorive dhe jo vetëm, do të paguajnë 15% më shtrenjtë çmimin e bukës për shkak të shtrenjtimit po aq të çmimit të energjisë elektrike për furrat e bukës në orët e pikut të prodhimit. Ndaj dhe indeksimi i pensioneve në masën 4.1% ose 25 lekë/ditë nuk është gjë tjetër veçse poshtërimi më i madh që ai u bën pensionistëve”.

Meta ka shpalosur në 5 prioritetet kryesore të Partisë së Lirisë, ku ndër to është dyfishimi i pensioneve.

“Dyfishimi i pensioneve është një nga 5 Prioritetet kryesore të Partisë së Lirisë. Ne në qeverisje do të bëjmë të mundur: Indeksimin e plotë të masës së pensioneve duke e llogaritur indeksimin mbi bazën e inflacionit të artikujve ushqimorë. Indeksimin e shpeshtë brenda vitit të masës së pensioneve në rastet e krizave apo pandemive për shkak të rritjes së shpejtë të çmimeve. Rritjen e pensioneve me nivelin e rritjes reale ekonomike për ta bërë rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse”.

The post Ilir Meta: Qeveria po tallet me pensionistët, nga 1 nëntori do të rritet çmimit i bukës appeared first on Albeu.com.

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, rishfaqet pas disa vitesh në një takim me Alimadhin (FOTO)

By: V K
29 September 2024 at 10:02

Ish-prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, pas disa vitesh mungesë në jetën publike për shkak të arratisjes dhe procesit gjyqësor në Shqipëri, është shfaqur me kryetarin e Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhin.

Ish-kryeprokurori, ka zhvilluar një takim me Adriatik Alimadhin, ku ky i fundit ka publikuar në rrjetin social “Facebook” foto me Llallën, teksa shfaqen edhe duke bërë shqiponjën me duar.

“Një takim pas disa vitesh me ish-Prokurorin e Përgjithshëm të Shqipërisë mikun e familjes tonë Adriatik Llalla”, shkruan Adriatik Alimadhi.

Ish-kryeprokurori ka fituar azil politik në Itali, të paktën sipas avokatit të tij mbrojtës Sokol Hazizaj, referuar një deklarate në shkurt 2023, por,mbi këtë çështje SPAK ka deklaruar në mars 2023, se procesi i ekstradimit është ende në vazhdim në Itali dhe se nuk ka një refuzim të kërkesës së Shqipërisë për ekstradimin e tij.

Ish-kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla, u dënua me dy vite burg për fshehje pasurie në shtator të vitit 2021, por vendimi nuk u ekzekutua asnjëherë pasi Llalla u largua nga vendi drejt Italisë. Llalla u shpall fajtor nga GJKKO për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në 3 episode.

Ai akuzohet se nuk ka deklaruar një shumë prej rreth 7 mijë dollarësh për lindjen e djalit, shpenzimet që lidhen me ndërtimin e katit të tretë të një banese si dhe të ardhurat për shkollimin e vajzës në Gjermani.

Në përfundim të gjykimit në shkallët e tjera është vendosur konfiskimi i pasurisë së tij, një apartament në Durrës dhe rreth 22 mijë m2 tokë arë ne periferi të Tiranës.

Llalla u arrestua në dhjetor të vitit 2021 në Romë, por më pas për shkak të gjendjes së tij shëndetësore u lirua me kushtin që do të mbahej në survejim nga autoritetet italiane.

 

The post Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, rishfaqet pas disa vitesh në një takim me Alimadhin (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Ekstradohet nga Italia 33-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

By: V K
29 September 2024 at 09:52

Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, u ekstradua nga Italia në Shqipëri, ka njoftuar Policia e Shtetit në një deklaratë. Shqiptari akuzohet për përndjekje, ndërsa dyshohet se në vitin 2019 kanosi një shtetase, që t’i dërgonte video intime.

“Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Itali, me qëllim finalizimin e procedurave për ekstradimin e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, u ekstradua në Shqipëri, shtetasi shqiptar i arrestuar në Itali, E. H., 33-vjeç.

Drejtoria e Interpol Tiranës e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar këtë shtetas, sepse më datë 19.07.2023, i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Përndjekja”.

Nga hetimet dyshohet se në vitin 2019, ky shtetas, duke u prezantuar si shtetasi E. Sh., ka kanosur një shtetase, për t’i dërguar video intime”, njoftoi Policia.

The post Ekstradohet nga Italia 33-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar appeared first on Albeu.com.

Rama ndan albumin me foto nga New York-u: Një vizitë krenarie për Shqipërinë

By: V K
29 September 2024 at 09:31

Përmes një postimi në llogarinë e tij personale në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka ndarë foto nga ajo që ai e quan “një vizitë krenarie” për Shqipërinë teksa mori pjesë në Javën e Kombeve të Bashkuara në New York.

Gjatë qëndrimit atje, shefi i qeverisë shqiptare ka zhvilluar takime të rëndësishme me politikanë dhe me bashkëkombës, që jetojnë dhe veprojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Mirëmëngjesi dhe me fotoalbumin e një vizite krenarie për Shqipërinë në Javën e Kombeve të Bashkuara në New York, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama.

The post Rama ndan albumin me foto nga New York-u: Një vizitë krenarie për Shqipërinë appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet për kreun e PD në Kamëz, ja 3 kandidatët që garojnë

By: V K
29 September 2024 at 09:01

Ditën e sotme, anëtarët e degës së Partisë Demokratike në Kamëz, zgjedhin sot drejtuesin e degës, ndërsa në garë janë Alfred Halilaj, Artan Kukeli dhe Petrit Doda.

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Klevis Balliu, në një postim në rrjetet sociale shprehet se riorganizimi i degës Kamëz, do të rikthejë këtë qytet në duart e qytetarëve.

Rezultati i zgjedhjeve për kreun e degës së PD-së, pritet të publikohet në orët e mbrëmjes, ndërsa Kamza është një nga degët që hyri në proces riorganizimi pas zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023.

The post Zgjedhjet për kreun e PD në Kamëz, ja 3 kandidatët që garojnë appeared first on Albeu.com.

E rëndë/ 42-vjeçarja lë takim me djalin e mitur, ai e vret (FOTO)

By: V K
29 September 2024 at 08:28

Një krim i rëndë ka tronditur Italinë, ku një grua 42-vjeçare, Maria Campai, e zhdukur prej dy javësh, u gjet e vrarë. Autor i vrasjes rezulton të jetë një 17-vjeçar, me të cilin viktima ishte njohur në internet.

Ngjarja ndodhi në Viadana, ndërsa motra e Marias, kishte denoncuar zhdukjen e saj më 19 shtator. Pas hetimeve, u zbulua se adoleshenti e kishte goditur disa herë në kokë dhe më pas e kishte mbytur.

Trupi i Marias u gjet i fshehur në një shtëpi të braktisur, në një vend të vështirë për t’u parë. Motra e viktimës identifikoi të riun si personin me të cilin Maria kishte dalë ditën e zhdukjes.

Sipas mediave italiane, adoleshenti është arrestuar dhe po përballet me akuza të rënda për vrasje. Rasti ka tronditur opinionin publik në Itali, për shkak të dhunës dhe mënyrës brutale të ekzekutimit.

The post E rëndë/ 42-vjeçarja lë takim me djalin e mitur, ai e vret (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Lëkundje tërmeti në Elbasan, ja sa ishte magnituda

By: V K
29 September 2024 at 08:24

Mbrëmjen e djeshme, lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë në Elbasan.

Sipas EMSC, tërmeti ka qenë me magnitudë 2.9 i shkallës Rihter, ndërsa epiqendra e tij ka qenë 8 km në verilindje të Elbasanit dhe 37 km në juglindje të Tiranës.

Lëkundjet janë ndjerë në orën 22:50, ndërsa thellësia fokale e tërmetit ka qenë 10 kilometra, sipas raportimeve paraprake të Institutit Sizmologjik Europian.



The post Lëkundje tërmeti në Elbasan, ja sa ishte magnituda appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Samanta Karavella në pritje të ëmbël?

By: V K
29 September 2024 at 08:20

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Samanta Karavella, është shumë e rezervuar për sa i përket jetës private, dhe gjithmonë mundohet ta mbajë larg syrit të publikut.

Së fundmi, ajo ka publikuar në rrjete sociale një video teksa shfaqet duke shijuar bukuritë e natyrës.

 

@samantaaofficial #upa #tiktok #viral ♬ original sound – ♫

Për këtë video e kemi fjalën. A vini re diçka ndryshe tek këngëtarja? Nëse s’e vini ju e kanë vënë shumë të tjerë. Fansat e saj janë të bindur: Samanta është shtatzënë!

Epo mbetet për t’u parë nëse është apo jo derisa të ketë një konfirmim prej saj!

The post VIDEO/ Samanta Karavella në pritje të ëmbël? appeared first on Albeu.com.

U vra nga Izraeli, trupi i pajetë i liderit të Hezbollahut Hassan Nasrallah mbërrin në Irak

By: V K
29 September 2024 at 08:13

Ditën e djeshme, Hassan Nasrallah, u vra pas një sulmi ajror izraelit. Trupi i pajetë i liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, ka mbërritur në Kadhimiya, Iraq.

Pikërisht në këtë vend, do të mbahet edhe funerali i tij. Hezbollahu ka konfirmuar vdekjen e liderit të saj, Hassan Nasrallah.

Izraeli dhe Hezbollahu, grupi libanez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, kanë këmbyer zjarr ndërkufitar pothuajse çdo ditë që kur nisi lufta në Gazë më 7 tetor.

Por, bombardimet e 23 shtatorit në Liban deri më tani shënuan përshkallëzimin më të madh, që nga lufta e vitit 2006 mes Izraelit dhe Hezbollahut, grup që mbështetet nga Irani.

The post U vra nga Izraeli, trupi i pajetë i liderit të Hezbollahut Hassan Nasrallah mbërrin në Irak appeared first on Albeu.com.

Media britanike: Vizitoni vendet mahnitëse të Shqipërisë

By: V K
29 September 2024 at 07:59

Greqia ka qenë prej kohësh një nga destinacionet e preferuara të pushimeve për turistët britanikë. Çdo vit, ata dynden në Greqi, por pushimet në disa nga zonat më të kërkuara si Mikonos, Kretë dhe Santorini mund të jenë të shtrenjta dhe vitet e fundit, disa vendpushime janë të mbipopulluara me turistë, shkruan Emily Chaplin në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Birmingham Live”.

Pushuesit që planifikojnë arratisjen e tyre të ardhshme jashtë Britanisë së Madhe, nuk kanë nevojë të shkojnë në Greqi. Ata mund zgjedhin një alternativë më të lirë me peizazhe po aq mahnitëse, plazhe të qeta, mot me diell dhe fluturime direkte nga aeroporti i Birminghamit për vetëm 22 euro.

Shqipëria është një nga vendet më të lira për t’u vizituar në Evropë, ku një krikëll birrë vendase shkon rreth 2,5 euro dhe akomodimi në hotele kushton 48 euro për një natë.

Një vakt me tre pjata për dy persona, në një restorant të nivelit të mesëm kushton rreth 42 euro.

Vendi më pak i njohur, ofron shumë nga të njëjtat cilësi joshëse si fqinji i tij më i famshëm, por ai është shumë më pak i mbushur me vizitorë se Greqia.

Shumë nga peizazhet piktoreske të Shqipërisë, të cilat variojnë nga malet, livadhet dhe deri te bregdeti i thyer, mbeten kryesisht të pazbuluara nga turistët.

E lagur nga detet Adriatik dhe Jon, Shqipëria ndan një kufi prej 175 miljesh të gjatë me Greqinë dhe gjithashtu ndan verën e saj të nxehtë, me temperatura që arrijnë mesataren maksimale prej 34 gradë Celsius.

Edhe në muajin tetor, kryeqyteti i Tiranës shënon rregullisht temperaturën 25 gradë Celsius.

Një nga vendet më të bukura për t’u vizituar në Shqipëri është Plazhi i Gjipesë, një zonë e largët me rërë të bardhë që ndodhet midis Himarës dhe Dhërmiut – dhe e renditur mes 50 plazheve më të mira në botë.

Ujërat e bruztë, limanet shkëmborë dhe limanet e veçuara – të veshura me një sfond malor – nuk janë të vështira për t’u gjetur përgjatë Rivierës Shqiptare.

Plazhet e bardha të fshatit Ksamil shpesh janë konsideruar nga ekspertët e udhëtimeve si “Maldivet e Evropës”.

Vendi i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Berati është një nga qytetet e stilit osman më të ruajtura në Evropë – dhe rrugët e tij me kalldrëm fshehin kishat dhe minaret bizantine midis mureve të qytetit të tij të lashtë.

Tirana është një qytet tjetër që ia vlen të vizitohet. Rrugët e saj të shëtitshme, shtëpitë, kafenetë , restorantet – shumë prej të cilave ofrojnë shërbim në ambient të hapur në muajt e verës – dhe jeta e gjallë e natës.

Dajti Ekspres, vetëm 15 minuta nga kryeqyteti, ofron një eksperiencë të paharrueshme nga teleferiku me pamje mahnitëse nga maja e malit.

Tirana është gjithashtu një orë larg me makinë nga plazhet e Durrësit dhe Golemit.

The post Media britanike: Vizitoni vendet mahnitëse të Shqipërisë appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

By: V K
29 September 2024 at 07:40

Sot, më 29 shtator 2024, dollari amerikan, blihet me 88.2 lekë dhe shitet me 89.1 lekë.

Euro, blihet me 98.5 lekë dhe shitet 99.1 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 104.3 lekë, ndërsa në shitje me 105.3 lekë.

Paundi britanik, blihet me 117.7 lekë dhe shitet me 118.7 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 65.2 lekë, ndërsa në shitje me 66.4 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

The post Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa blihen e shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 29 Shtator 2024, ulje temperaturash dhe reshje shiu

By: V K
29 September 2024 at 07:33

Për shkak të kalimit të një fronti të ftohtë, temperaturat në Shqipëri pritet të ulen me disa gradë, krahasuar me ditët e fundit.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, parashikon një mot me vranësira mesatare deri të dendura por nuk do të mungojnë edhe kthjellimet në pjesën e dytë të ditës.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme, me intensitet kryesisht të ulët në një pjesë të madhe të territorit, ndërsa lokalisht shtrëngata afatshkurtra.

Në zonën e veriperëndimit, reshjet me intensitet deri mesatar në formën e rrebesheve tepër afatshkurtër.

The post Parashikimi i motit 29 Shtator 2024, ulje temperaturash dhe reshje shiu appeared first on Albeu.com.

❌
❌