Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Autoritetet shqiptare vihen në lëvizje pas ftesës për çeljen e negociatave me BE

By: user 6
27 September 2024 at 21:18

Shqipëria pritet të çelë negociatat për anëtarësim me Bashkimin Europian për grupin e parë të kapitujve mbi të drejtat themelore në mesin e Tetorit dhe të ecë e vetme në këtë rrugë nëse BE vendos ta ndajë procesin për Maqedoninë e Veriut, e cila po bllokohet nga vetoja Bullgare.

Ftesa për qeverinë shqiptare për të paraqitur dokumentin për “Pozicionin Negociues për Grupimin e 1 të kapitujve “Themelorët” për negociatat për anëtarësimin në BE” ka ardhur nga Presidenca Hungareza e Këshillit të BE- së nëpërmjet një letre të datës 25 shtator.

Qeveria i ka përcjellë këtë letër Kuvendit duke kërkuar që të angazhohet për të miratuar dokumentin negociues me të cilin ajo do të paraqitet në këtë mbledhje ndërqeveritare.

Letra e qeverisë, të cilën BIRN e ka parë, kërkon shqyrtimin “me prioritet të lartë” me procedurë të përshpejtuar nga komisioni parlamentar për Çështjet Europiane të draft-dokumentit të përgatitur nga Grupi Negociator, në bazë të Raportit Screening të Bashkimit Evropian.

“Në përputhje me procedurat dhe afatet e Bashkimit Evropian, dokumenti (mbas shqyrtimit nga Komisioni dhe miratimi nga Këshilli i Ministrave) pritet të dërgohet pranë Bashkimit Evropian brenda një kohe shumë të shkurtër për t’i hapur rrugë procedurës (me vendet anëtare) për çeljen negociatave për Grupin e I të kapitujve “Themeloret” dhe organizimit se Konferencës së Dytë Ndërqeveritare, në mundësinë më të parë (indikohet paraprakishi rreth mesit të tetorit 2024)”, – thuhet në letrën e qeverisë për Kuvendin.

Një vit më parë Kuvendi miratoi dispozita të reja ligjore që parashikojnë procedura dhe afate për shqyrtimin e pozicioneve negociuese, duke e detyruar ministrin përgjegjës që të mbajë të informuar Kuvendin dhe të marrë në konsideratë çdo rekomandim që i vjen nga komisioni parlamentar mbi pozicionet negociuese.

Kryeministria i tha BIRN-it se “nuk ka komente për momentin” për letrën dhe se çfarë pritet të ndodhë në vijim me procesin e integrimit.

Ndërsa kryetarja e Komisionit parlamentar për Çështjet Europiane, Jorida Tabaku, nuk komentoi mbi letërkëmbimin duke e cilësuar një procedurë konfidenciale, por i tha BIRN-it se Shqipëria është e vonuar në këtë proces për shkak të mosplotësimit të kritereve.

“Është fatkeqësi që Shqipëria ka humbur 10 vite të gjata pritje si rezultat I mosplotësimit të kritereve dhe dy vite të tjera të gjata pritjeje si rezultat I ngritjes së çështjes së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme sepse kjo është edhe arsyeja kryesore sepse dy vitet e fundit Shqipëria nuk ka avancuar dot në këtë proces si rezultat I zbatimit të shtetit të së drejtës”– komentoi ajo për BIRN.

Tabaku shtoi se si përfaqësuese e opozitës kishte mbështetur procesin e Integrimit duke gjykuar që ky hap duhet të kishte ndodhur kohë më para.

“Opozitës I intereson hapja e negociatave sepse do të fillojë pikërisht me kapitullin e parë që lidhen me çështjen e drejtësisë, të antikorrupsionit, të luftës ndaj krimit të organizuar, të të drejtave të njeriut, të drejtat fondamentale ku bëjnë pjesë edhe zgjedhjet, që kanë qenë pengesa kryesore në këtë proces”- tha ajo.

Tabaku pranon se vendimi për të avancuar Shqipëria është duke u marrë me vendimin që Maqedonia e Veriut nuk do të lëvizë me në Konferencën e Dytë Ndërqeveritare dhe kjo sjell pasoja për rajonin e Ballkanit.

“Nga pikëpamja e Shqipërisë kjo nuk do të ketë ndikim për momentin, por do të ketë ndikim në rajon në përgjithësi sepse do të vazhdojnë të ekzistojnë në hartë pika të zeza të cilat nuk do të lejojnë integrimin e plotë dhe kjo do të nisë që me tregun, me diplomat dhe me shumë element të tjerë të cilët në këtë proces duhet të kishin avancuar të gjithë sëbashku”- përfundon Tabaku.

Nënkryetarja socialiste e komisionit Etilda Gjonaj nuk qe e arritshme për një koment mbi çështjen.

Ekspertët e shohin veçimin e Shqipërisë në procesin e Integrimit si shtim të detyrimeve ndaj vendit tonë për të përmbushur detyrimet që lidhen me çeljen e negociatave për kapitujt themelore.

“Me nisjen e negociatave procesi do të intensifikohet edhe më shumë, dhe do të kërkohet një angazhim shumë i madh i administratës publike për të ndërmarrë e zbatuar reformat e kërkuara, po gjithashtu dhe politikës, grupeve të interesit e shoqërisë civile”, i tha BIRN-it, Gledis Gjipali, drejtor ekzekutiv i “European Movement Albania”.

Ai shtoi se edhe “monitorimi i këtyre reformave nga BE do të jetë më intensiv dhe i vazhdueshëm”.

Sipas Gjipalit nëse BE vendos të hap rrugën për mbajtjen e Konferencës së dytë ndërqeveritare dhe nisjen e negociatave për Grupimin e parë të kapitujve të lagjislacionit të BE-së kjo e bën Shqipërinë vendin e tretë në Ballkan me një status të tillë pas Malit të Zi dhe Serbisë.

“Miratimi përfundimtar bëhet nga Këshilli i Ministrave të BE-së, por hapja e drites jeshile me unanimitet nga Ambasadorët tregon që nuk ka më pengesa nga vendet anëtare”– tha ai.

/Marrë nga reporter.al. Titulli origjinal: Shqipëria përgatitet për mbledhjen e dytë ndërqeveritare me BE-në

 

The post Autoritetet shqiptare vihen në lëvizje pas ftesës për çeljen e negociatave me BE appeared first on Lapsi.al.

Shqipëria përgatitet për mbledhjen e dytë ndërqeveritare me BE-në

27 September 2024 at 15:24

Ftesa për qeverinë shqiptare për të paraqitur dokumentin për “Pozicionin Negociues për Grupimin e 1 të kapitujve “Themelorët” për negociatat për anëtarësimin në BE” ka ardhur nga Presidenca Hungareza e Këshillit të BE- së nëpërmjet një letre të datës 25 shtator.

Qeveria i ka përcjellë këtë letër Kuvendit duke kërkuar që të angazhohet për të miratuar dokumentin negociues me të cilin ajo do të paraqitet në këtë mbledhje ndërqeveritare.

Letra e qeverisë, të cilën BIRN e ka parë, kërkon shqyrtimin “me prioritet të lartë” me procedurë të përshpejtuar nga komisioni parlamentar për Çështjet Europiane të draft-dokumentit të përgatitur nga Grupi Negociator, në bazë të Raportit Screening të Bashkimit Evropian.

“Në përputhje me procedurat dhe afatet e Bashkimit Evropian, dokumenti (mbas shqyrtimit nga Komisioni dhe miratimi nga Këshilli i Ministrave) pritet të dërgohet pranë Bashkimit Evropian brenda një kohe shumë të shkurtër për t’i hapur rrugë procedurës (me vendet anëtare) për çeljen negociatave për Grupin e I të kapitujve “Themeloret” dhe organizimit se Konferencës së Dytë Ndërqeveritare, në mundësinë më të parë (indikohet paraprakishi rreth mesit të tetorit 2024)”, thuhet në letrën e qeverisë për Kuvendin.

Një vit më parë Kuvendi miratoi dispozita të reja ligjore që parashikojnë procedura dhe afate për shqyrtimin e pozicioneve negociuese, duke e detyruar ministrin përgjegjës që të mbajë të informuar Kuvendin dhe të marrë në konsideratë çdo rekomandim që i vjen nga komisioni parlamentar mbi pozicionet negociuese.

Kryeministria i tha BIRN-it se “nuk ka komente për momentin” për letrën dhe se çfarë pritet të ndodhë në vijim me procesin e integrimit.

Ndërsa kryetarja e Komisionit parlamentar për Çështjet Europiane, Jorida Tabaku, nuk komentoi mbi letërkëmbimin duke e cilësuar një procedurë konfidenciale, por i tha BIRN-it se Shqipëria është e vonuar në këtë proces për shkak të mosplotësimit të kritereve.

“Është fatkeqësi që Shqipëria ka humbur 10 vite të gjata pritje si rezultat I mosplotësimit të kritereve dhe dy vite të tjera të gjata pritjeje si rezultat I ngritjes së çështjes së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme sepse kjo është edhe arsyeja kryesore sepse dy vitet e fundit Shqipëria nuk ka avancuar dot në këtë proces si rezultat I zbatimit të shtetit të së drejtës”- komentoi ajo për BIRN.

Tabaku shtoi se si përfaqësuese e opozitës kishte mbështetur procesin e Integrimit duke gjykuar që ky hap duhet të kishte ndodhur kohë më para.

“Opozitës I intereson hapja e negociatave sepse do të fillojë pikërisht me kapitullin e parë që lidhen me çështjen e drejtësisë, të antikorrupsionit, të luftës ndaj krimit të organizuar, të të drejtave të njeriut, të drejtat fondamentale ku bëjnë pjesë edhe zgjedhjet, që kanë qenë pengesa kryesore në këtë proces”- tha ajo.

Tabaku pranon se vendimi për të avancuar Shqipëria është duke u marrë me vendimin që Maqedonia e Veriut nuk do të lëvizë me në Konferencën e Dytë Ndërqeveritare dhe kjo sjell pasoja për rajonin e Ballkanit.

“Nga pikëpamja e Shqipërisë kjo nuk do të ketë ndikim për momentin, por do të ketë ndikim në rajon në përgjithësi sepse do të vazhdojnë të ekzistojnë në hartë pika të zeza të cilat nuk do të lejojnë integrimin e plotë dhe kjo do të nisë që me tregun, me diplomat dhe me shumë element të tjerë të cilët në këtë proces duhet të kishin avancuar të gjithë sëbashku”- përfundon Tabaku.

Nënkryetarja socialiste e komisionit Etilda Gjonaj nuk qe e arritshme për një koment mbi çështjen.

Ekspertët e shohin veçimin e Shqipërisë në procesin e Integrimit si shtim të detyrimeve ndaj vendit tonë për të përmbushur detyrimet që lidhen me çeljen e negociatave për kapitujt themelore.

“Me nisjen e negociatave procesi do të intensifikohet edhe më shumë, dhe do të kërkohet një angazhim shumë i madh i administratës publike për të ndërmarrë e zbatuar reformat e kërkuara, po gjithashtu dhe politikës, grupeve të interesit e shoqërisë civile”, i tha BIRN-it, Gledis Gjipali, drejtor ekzekutiv i “European Movement Albania”.

Ai shtoi se edhe “monitorimi i këtyre reformave nga BE do të jetë më intensiv dhe i vazhdueshëm”.

Sipas Gjipalit nëse BE vendos të hap rrugën për mbajtjen e Konferencës së dytë ndërqeveritare dhe nisjen e negociatave për Grupimin e parë të kapitujve të lagjislacionit të BE-së kjo e bën Shqipërinë vendin e tretë në Ballkan me një status të tillë pas Malit të Zi dhe Serbisë.

“Miratimi përfundimtar bëhet nga Këshilli i Ministrave të BE-së, por hapja e drites jeshile me unanimitet nga Ambasadorët tregon që nuk ka më pengesa nga vendet anëtare”- tha ai. /Telegrafi/

The post Shqipëria përgatitet për mbledhjen e dytë ndërqeveritare me BE-në appeared first on Telegrafi.

DW: Ndahen rrugët e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt BE-së

By: user 6
26 September 2024 at 20:46

Ambasadorët e vendeve të BE-së dhanë dritë jeshile që më 15 tetor të fillojnë negociatat me Shqipërinë për anëtarësim në BE. Një vendim i tillë nuk vlen për Maqedoninë e Veriut. Hungaria, e cila mban presidencën 6-mujore të BE-së, u ka dërguar një letër vendeve anëtare, në të cilën theksohet se ato kanë rënë darkod se Shqipëria i ka përmbushur kushtet e nevojshme për hapjen e kapitullit të parë të negociatave.

Vendimi për hapjen e kapitullit të parë në negociatat me Shqipërinë shënon edhe ndarjen e paketës, në të cilën joformalisht ishin së bashku Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. 

Vendet anëtare të BE-së nuk ranë darkord për hapjen e kapitujve të parë me Maqedoninë e Veriut ështe se qeveria e re e Shkupit nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim për përmbushjen e kushtit lidhur me marrëdhëniet e saj me Bullgarinë. Fjala është për ndryshimin e Kushtetutës duke përfshirë në të pakicën bullgare si popull shtetformues.

Siljanovska: Me rëndësi si trajtohen marrëveshjet

Lajmi për ndarjen e rrugës së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt anëtarimit në BE pati jehonë të madhe si në Shkup edhe në Sofje. Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, ritheksoi se në Marrëveshjen e Miqësisë me Bullgarinë nuk ka asnjë dispozitë për ndryshim të Kushtetutës. Megjithatë, tha ajo, ne mund t’i qasemi marrëveshjes në një mënyrë tjetër.

“Fraza më e përsëritur nga të gjithë është se duhet të respektojmë marrëveshjet, kushdo që njeh të drejtën dhe ligjin ndërkombëtar e di që nuk ka asnjë dispozitë në Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë që thotë se Kushtetuta duhet të ndryshohet. Korniza e negociatave me Bullgarinë nuk mund të ndryshohet, por është e rëndësishme se si e trajtojmë këtë kornizë”, – tha Siljanovska-Davkova. Presidentja tha se historia, kultura dhe gjuha nuk mund të jenë objekt negociatash.

Mexhiti: Integrimi evropian prioritet i padiskutueshëm

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti tha se megjithë këtë njoftim, ne mbetemi të përkushtuar në rrugën e integrimit evropian. “Për koalicionin VLEN si pjesë e koalicionit qeveritar, eurointegrimi mbetet një nga prioritetet kryesore dhe më të rëndësishme të politikave tona. Shpresoj se së shpejti do të gjehet zgjidhje edhe për këtë çështje, pra fillimin e negociatave për anëtarsimin e RMV-së në BE.” – tha Mexhiti.

Opozita maqedonase kritika të ashpra ndaj qeverisë

Qeveria aktuale nuk ka për qëllim ta anëtarsojë vendin në BE, përkeqëson marrëdhëniet me fqinjët dhe ne kthehemi mbrapa. Ndërsa fqinjët tanë po përparojnë, ne po kthehemi në të kaluarën, tha deputeti i LSDM-së opozitare Ljupço Nikollovski.

“Pas NATO-s anëtarësimi në BE është synimi ynë strategjik dhe nuk kemi alternativë tjetër. Brezat e rinj janë të ngopur me nacionalizmin dhe politikën. Ata presin reforma, akses në tregun e hapur të BE-së dhe në fondet e saj. Për fat të keq, kjo qeveri nuk po na kthen prapa dhe pas skriningut të suksesshëm nuk po bën asgjë në këtë drejtim, ndërsa vendet e rajonit po ecin përpara dhe po ndahen nga ne”, tha deputeti i LSDM-së Ljupço Nikolovski.

Ndarjen e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria në rrugëtimin drejt BE-së, kryetari i LSDM-së Venko Filipçe e quajti si kapitulim të politikave qeveritare në procesin eurointegrues.

“VMRO-DPMNE dhe Mickovski nuk kanë plan, ide dhe dëshirë për ta anëtarësuar vendin në BE. Kjo përbën një katastrofë të vërtetë për ardhmërinë e qytetarëve. Ky është një shans i humbur që do të ndikojë tek të gjitha familjet e në veçanti tek gjeneratat e reja”, tha lideri i opozitës maqedonase Venko Filipçe.

Reagime nga Bullgaria

Lajmi se Maqedonia e Veriut nuk do të hapë kapitullin e parë për anëtarësim në BE pati jehonë të madhe edhe në Bullgari. Lideri i Partisë më të madhe parlamentare Bojko Borisov e përshëndeti ndarjen e rrugës midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt BE-së. 

“Rezultati është ky: Shqipëria që e pranoi pakicën bullgare, mund të vazhdojë më tej, ndërsa Maqedonia e Veriut le të merret tani me atë që e krijoi vetë”, – tha Borisov. /DW

The post DW: Ndahen rrugët e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt BE-së appeared first on Lapsi.al.

❌
❌