Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 29 September 2024Main stream

Do festonte sot 58-vjetorin, vajza e Bujar Nishanit prek me dedikimin për të atin

By: gaze tare
29 September 2024 at 15:39

Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani u nda nga jeta më maj të 2022 pasi agravimit të sëmundjes autoimune në mëlçi.

Ditën e sotme ai do të festonte sot 58-vjetorin e lindjes.

Sot, në ditëlindjen e tij, e bija Fiona Nishani e ka kujtuar me një foto në profilin e saj në Instagram.

“Më mungon më shumë se kurrë. Sot do të festonim 58-vjetorin tënd”, shkruan Fiona.

The post Do festonte sot 58-vjetorin, vajza e Bujar Nishanit prek me dedikimin për të atin appeared first on iconstyle.al.

Zbuloni 9 ushqimet e pasura me fibra

By: gaze tare
29 September 2024 at 15:04

Ja se si të mbusheni me fibra duke konsumuar ushqime që përmbajnë më shumë.

Misri

Është një burim i shkëlqyer natyror i fibrave. Nuk është rastësi që rekomandohet veçanërisht për ata që vuajnë nga një bark i fryrë dhe një zorrë e ngadaltë.

Është energjik, në sajë të përmbajtjes së fosforit, hekurit dhe vitaminës së çmuar A. Së fundmi ka vetitë anti-inflamatore dhe është pa gluten.

Bishtajoret

Kanë shumë pak kalori dhe kanë një sasi të lartë të fibrave. Më të mirat nga ky këndvështrim janë fasulet (borlotti, azuki ose cannellini), të cilat duhet të konsumohen me lëvozhgën për të luftuar diabetin dhe obezitetin.

Merrini ato me drithëra, për të rritur sasinë e fibrave të marra, ose me perime me gjethe jeshile, për t’u mbushur me hekurin.

Karotat

Janë të shkëlqyera, si të gatuara, edhe të papërpunuara dhe ato ofrojnë shumë fibra. Konsumojini ato para një vakti të bazuar në yndyrna dhe karbohidrate, për të zvogëluar thithjen e sheqerit në gjak.

Ato janë të shkëlqyera për reduktimin e kolesterolit, forcimin e sistemit imunitar dhe mbrojtjen e lëkurës nga rrezet e diellit gjatë verës.

Artiçokat

Janë një ilaç i vërtetë për trupin. Detoksikojnë mëlçinë dhe pastrojnë gjakun, përmbajnë shumë fibra dhe janë të shkëlqyera për të luftuar celulitin. Ndër gjethet e kësaj perime është edhe inulina, një fibër e tretshme që ndihmon në uljen e kolesterolit.

Qepët

Përmbajnë fibra me cilësi të lartë, rreth 2 gram secila. Duke e konsumuar atë ju do të mbusheni me inulin, një fibër e tretshme në ujë që nxit mirëqenien e zorrëve dhe ul nivelet e kolesterolit në gjak.

Bajamet

Janë ideale për ata që janë në dietë dhe duan të humbin disa kile. Ato janë të pasura me fibra, mbajnë nën kontroll tensionin e gjakut dhe zvogëlojnë thithjen e yndyrës. Plus, në sajë të magnezit dhe kaliumit, ato reduktojnë urinë.

Tërshëra

Është një nga drithërat me shumë cilësi dhe është një burim i shkëlqyeshëm i fibrave. Ato që e bëjnë këtë ushqim të veçantë janë betaglukanet, fibra të tretshme që mbrojnë zemrën dhe arteriet, duke luftuar kolesterolin dhe diabetin.

Kivit

Janë një burim i shkëlqyeshëm i fibrave dhe vitaminës C. Fruti është e pasur me ujë dhe substanca të dobishme për trupin. Prania e lartë e fibrave vegjetale e bën këtë frut ideal për ata që duan të rregullojnë tranzitin e zorrëve, kullojnë lëngje të tepërta dhe të ndihen më të lehtë.

Mollët

Të pasura me fibra dhe të çmuara për shëndetin e zorrëve, mollët janë perfekte për mbajtjen e kolesterolit dhe sheqerit në gjak nën kontroll.

Ky frut forcon sistemin imunitar dhe është i pasur me vitamina, përveç kësaj përmban shumë pak kalori dhe është perfekte për ata që ndjekin një dietë të ulët kalori.

The post Zbuloni 9 ushqimet e pasura me fibra appeared first on iconstyle.al.

Olsa Muhameti e konfirmon: Ja kush do ta moderojë BBVK

By: gaze tare
29 September 2024 at 13:55

Olsa Muhameti, producentja ekzekutive e edicionit më të ri të Big Brother VIP Kosova, ka treguar se kush do të vazhdojë të jetë moderatori i edicionit të tretë të BBVK-së.

Në emisionin SOL të Klan Kosovës, ajo ka thënë se ai do të jetë Alaudin Hamiti.

« Është përfolur shumë se kush drejton dhe emri im ishte suprizë, ka kohë që drejtuesi dhe prezantuesi i Big Brother VIP Kosova është vendosur nga Klan Kosova, dhe ai është i madhi Alaudin Hamiti. »

The post Olsa Muhameti e konfirmon: Ja kush do ta moderojë BBVK appeared first on iconstyle.al.

DiCaprio largohet nga Java e Modës me modelen e njohur/ Ku është partnerja e tij?

By: gaze tare
29 September 2024 at 13:21

Leonardo DiCaprio  u fotografua nga paparacët teksa po kthehej në shtëpi nga festa e Javës së Modës në Paris me një taksi të shtunën mbrëma.

Aktori, 49 vjeç, u ndoq nga modelja Neelam Gill teksa u largua pasi u shfaq në një festë në kryeqytetin francez.

Ndërkohë, modelja Neelam, 29 vjeçe, u pa duke u futur në të njëjtin automjet pasi ishte nisur për në festë me një minifustan të bardhë dhe një pardesy gri.

Ylli i “Titanic” është në lidhje me modelen Vittoria Ceretti  për pak më shumë se një vit, por ajo nuk u pa askund. 

Leonardo është parë me Neelam në disa raste  vitet e fundit, por ka qenë i lidhur me Vittoria që nga gushti i vitit 2023. Mos vallë po ndodh diçka?

The post DiCaprio largohet nga Java e Modës me modelen e njohur/ Ku është partnerja e tij? appeared first on iconstyle.al.

Dedikimi emocionues i Sara Gjordenit për të voglën e saj pak para se të vij në jetë

By: gaze tare
29 September 2024 at 13:03

Ditët po kalojnë dhe ardhja në jetë e vajzës së Sara Gjordenit dhe Bardhit po afron. Së fundmi Sara Gjordeni ka bërë një dedikim tepër të ëmbël dhe emocionues për të voglën e saj në rrjete sociale.

Me fjalë nga më të ëmblat, ajo shpreh gjithë dashurinë që një nënë mund të ketë për fëmijën. Po ashtu ndjehet tepër e emocionuar për ardhjen në jetë të së voglës dhe gjërat e bukura që i presin në vijim.

Më të bukur dedikimin e saj e bën video-ja të cilën ka shpërndarë me ndjekësit. Teksa shfaqet me barkun e rrumbullakosur, Sara i thërret bebushes e ndërsa kjo e fundit jep sinjale teksa dëgjon zërin e së ëmës. Ndiqeni:

@iconstyle.media

♬ losing interest (sad song) (speed up) – moody & Shiloh Dynasty & sped up

Hej Mam ☀ Ka ngelur pak kohe derisa ti te vish, e une ndihem ne faj qe ndonjehere nuk flas per ty mjaftueshem. A e di mam, ditet kane ndryshuar, nuk gdhihem e as fle me njesoj, oret kane tjeter ndjesi, e pikerisht keto ndjesi, zgjasin nje perjetesi oresh. Ka caste qe dita ndal teresisht, ashtu sic ndal zemra ime momentet kur ti nuk leviz e shkrin serish kur mi vret brinjet me kembet e tua te vogla. Ti nuk e di ende, por mami eshte ne gjendje te duroje nga ti shume me teper dhimbje sesa ato kembet e vogla qe me trembin e me zgjojne nga gjumi mes nates. Nuk e dija si eshte te jap nga kockat e mia, nga gjaku e organet e mia… Nuk e dija si eshte te dashurohesh cmendurisht pas nje krijese qe ende as e ke pare, keto po mi meson ti e vogla ime, mami po rritet bashke me ty. Me beso qe ndiej sikur je ti ajo qe po me rrit mua me shume. Frika ime me e madhe kur hedh keto rreshta ne ekran oj e vogel, eshte se po tingelloj klishe dhe e merzitshme si cdo prind i ri, po ata cfaredo te shkruaj gjithesesi nuk e dine se cfare je ti per mua e ndoshta sdo e dine kurre. Kjo besoj per fajin tim sepse edhe pse kam lexuar mjaftueshem, serish ndihem sikur ska sasi librash qe me mbush fjalorin aq sa per tu shprehur me fjalet qe ti meriton te te them. Ti nuk je thjesht femija im e vogla ime, ti je 100 sfida te mamit te fituara njeheresh, je nje lufte e madhe qe mamit i ka kushtuar shume lot, shume fjale, shume dhimbje, shume ndryshime, po ne te njejten kohe moj mistrece shkelmuese, me ke dhene dite me diell, endrra, shprese, jete! Po me cfare te ti shperblej une ty keto? A do te mjaftojne lodrat qe do te blej o mamush? A do te kenaqin pushimet qe do bejme? A do te mjaftoje ty prania ime? Kujdesi im? A do jem une e afte te te jap ty aq sa per te kompensuar gjithcka ti me dhe mua? 100 pyetje ne koke e embla ime e vogel, fluturza ime, po mami e di qe sapo te ti shoh syte cdo gje do marre kuptim dhe do kem gjithe pergjigjet e botes, ne krahet e mi … Te Dua o zog i bardhe! Mami 💕

The post Dedikimi emocionues i Sara Gjordenit për të voglën e saj pak para se të vij në jetë appeared first on iconstyle.al.

Së shpejti në ekran/ Reagon moderatorja Luana Vjollca

By: gaze tare
29 September 2024 at 11:57

Rikthimin e moderatores Luana Vjollca me zor po e presin të gjithë, sidomos fansat e saj. Dhe këtë e kemi parë nga kërkesat dhe pyetjet e shumta që moderatores i vijnë në llogaritë e saja personale të rrjeteve sociale. Mirëpo së fundmi u përfol tepër në rrjet teksa u tha se Luana do të rikthehet sërish në “Klan TV”.

Për të gjitha këto, Luana ka bërë një reagim në rrjetet sociale. Sërish, pa zbuluar nëse kthimi i shumëpritur do të jetë së afërmi, ajo u ka kërkuar “të presin derisa të jetë gati”.

“E di që kam munguar gjatë. Por thonë që njerëzit që të duan të presin deri kur të jesh gati. Ju dua dhe më mungoni.”

The post Së shpejti në ekran/ Reagon moderatorja Luana Vjollca appeared first on iconstyle.al.

Mozzik feston ditëlindjen, urimi i Lotinës do t’ju ëmbëlsojë ditën

By: gaze tare
29 September 2024 at 11:24

Reperi i njohur, Mozzik sot feston ditëlindjen.

Epo nuk kishte si të mungonte një urim nga e dashura e tij, Lotina Haziri.

Urime ditëlindjen ma Mozi! Edhe pafund herë me lind e me vdek, ty kisha me t’i falë krejt prap. Të du”, ka shkruar ajo, krahas videove me organizimin e saj për ditëlindjen e reperit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lotina Haziri (@lotinahaziri)

Rikujtojmë që çifti e ka zyrtarizuar lidhjen e tyre pak kohë më parë dhe janë më të dashuruar se kurrë!

The post Mozzik feston ditëlindjen, urimi i Lotinës do t’ju ëmbëlsojë ditën appeared first on iconstyle.al.

Alarm për bombë në club-in ku do të këndonte Mozzik, reperi shpjegon gjithçka

By: gaze tare
29 September 2024 at 11:03

Ka qenë një alarm për bombë që ka penguar reperin e njohur Mozzik të performojë në një prej club-eve në Gjermani. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mozzik ka shpjeguar situatën me detaje.

“Gjithçka ndodhi mbrëmë nuk e di, por kam marrë vesh që ka pasur lajmërim për bombë brenda në club. Dhe policia bëri punën e vet, për shkaqe sigurie nuk patëm mundësi të këndoj”, shkruan ai duke shprehur keqardhjen pasi ishte planifikuar menjëherë pasi ora të trokiste 00:00 duke shënuar ditëlindjen e tij.

Më tej, Mozzik i ka këshilluar njerëzit të jenë të qetë dhe pozitivë sepse në të vërtetë ka qenë alarm i rremë.

Ka pasur vetëm alarme të rreme për një bombë brenda e që në realitet s’ka pasur asnjë gjë.

The post Alarm për bombë në club-in ku do të këndonte Mozzik, reperi shpjegon gjithçka appeared first on iconstyle.al.

Gigi Buffon martohet me gazetaren e njohur! Brenda dasmës madhështore

By: gaze tare
29 September 2024 at 10:24

Ilaria D’Amico dhe Gigi Buffon u martuan dhe tashmë janë burrë e grua. “Po”-ja u tha ditën e djeshme mes kodrave të Lucca-s, në Versilia, përballë 250 të ftuarve.

Dasma e Gigi Buffon dhe Ilaria D’Amico u zhvillua me një ceremoni private në zonën Lucca, në një vilë të mrekullueshme të shekullit të gjashtëmbëdhjetë me pamje nga një panoramë e mrekullueshme e kodrave.

Të ftuarit
Mes të ftuarve në ceremoni ishin shumë nga bota e futbollit por edhe fytyra të njohura nga industria e argëtimit: Monica Bellucci, një nga dëshmitaret e nuses, e shoqëruar nga partneri i saj Tim Burton, zgjodhi një kostum pantallonash të errët. Benedetta Parodi me një fustan me lule nga Giada Curti. Të pranishëm ishin Luciano Spalletti, Giorgio Chiellini, si dhe Bonucci dhe Barzagli.

The post Gigi Buffon martohet me gazetaren e njohur! Brenda dasmës madhështore appeared first on iconstyle.al.

Shëndeti i aparatit tretës thëlbësor! Zakonet për ta shëruar atë

By: gaze tare
29 September 2024 at 09:55

Shëndeti i aparatit tretës është thëlbësor për mirëqënien njerëzore dhe kujdesi për të do ju ndryshojë jetën. Humbja e peshës së tepërt, lëkura e pastër, sistemi nervor i shëndetshëm janë disa nga përfitimet më të mëdha.

Fillimisht duhet të dini se cilat janë disa nga pasojat që vijnë nga problemet shëndetësore të aparatit tretës:

Obeziteti
Ankthi
Depresioni
Aknet
Inflamacioni kronik
Sistemi imunitar i dobët
Sëmundjet kardiovaskulare

7 zakone që duhet t’ja kultivoni vetes e t’i ktheni në rutinë, për të përfituar çdo të mirë e për të parandaluar apo trajtuar problemet e lartpërmendura.

Përtypuni
Përtypja e ngadaltë ju ndihmon për një tretje më të mirë, ju ndihmon të hani më pak e të ngopeni më shpejt, frutat dhe perimet shijojnë më shumë, do të hani me kafshata më të vogla.

Relaksohuni
Ekziston një bosht që lidh shëndetin e aparatit tretës me shëndetin e trurit, do të thotë se marrëdhënia është e ndërsjelltë. Hani shëndetshëm dhe reduktoni stresin që të dyja këto sisteme të ndikojnë në mirëqënien e njëra tjetrës.

Lëvizni
Aktiviteti fizik ka një ndikim direkt mbi mikrobiomës e zorrëve dhe kjo është edhe më thelbësore se vetë dieta e shëndetshme. Nëse nuk gjeni kohë për t’u stërvitur, ecni sa më shumë!

Praktikoni agjërimin me ndërprerje
Duke praktikuar rregullin 16:8 (16 orë agjërim dhe 8 orë ushqim) e ndihmon aparatin tretës të rikuperohet. Duke shtuar diversitetin e baktereve të mira në mikrobiomë, e cila përmirëson shëndetin mendor, peshën dhe lëkurën.

Flini gjumë
Mos flini një javë rresht vetëm 6 orë! Gjumi është gjëja më e mirë që mund të bëni që trupi juaj (dhe aparati tretës) të shërohet dhe të marri veten nga të gjitha dëmtimet që ka marrë gjatë ditës. Mos e neglizhoni, pasi ai është çelësi i jetëgjatësisë.

Hidratohuni
Pini ujë, por jo vetëm pasi konsumi i ushqimeve dehidratuese mund t’ju çojë të gjithë mundin dëm. Konsumoni ushqime me përmbajtje të lartë uji si frutat dhe perimet.

Zgjidhni dietën e duhur për trupin tuaj
Kur vjen puna tek tretja ajo që funksionon për dikë, nuk funksionon për dikë tjetër. Njihni më mirë trupin tuaj në mënyrë që t’i plotësoni nevojat që ka. Konsumi i prebiotikëve, probiotikëve dhe ushqimet e fermentuara janë çelësi i një aparati tretës të shëndetshëm.

Praktikojini këto zakone dhe jini të vetëdijshëm se si ushqimet e ndryshmë ndikojnë mbi trupin tuaj. Kur të kuptoni se diçka nuk funksionon për ju, nuk është nevoja që të vazhdoni ta konsumoni.

Konsumoni më shumë nga ushqimet që ju japin gjallëri!

The post Shëndeti i aparatit tretës thëlbësor! Zakonet për ta shëruar atë appeared first on iconstyle.al.

“Një person i profilit të lartë” i pranishëm gjatë akteve të Diddy-t, pohon avokatja

By: gaze tare
29 September 2024 at 09:13

Një avokate i një prej akuzuesve të Diddy ka pohuar se një ‘person i profilit të lartë’ kishte qenë i pranishëm gjatë akteve ‘pornografike’ në shtëpinë e reperit.

Sean ‘Diddy’ Combs, 54 – të cilit i është mohuar lirimi me kusht nga një gjykatës – u  padit për trafik seksual, shantazh dhe transport për t’u përfshirë në prostitucion në fillim të këtij muaji në qytetin e Nju Jorkut.

Ariel Mitchell-Kidd, një avokat i një prej akuzuesve të artistit muzikor, u shfaq gjatë episodit të së premtes në Banfield në NewsNation dhe deklaroi se dikush kishte kontaktuar me të në lidhje me ‘shitjen e një prej kasetave të Diddy’.

Ajo pretendoi se personi ishte ‘i profilit të lartë’ – por nuk zbuloi emrin e individit që mund të shihej në kasetë.

“Tashmë ka pasur kaseta që kanë rrjedhur nëpër Hollivud duke u blerë, por një person i veçantë më kontaktoi për të blerë një video të veçantë.”

Ndërsa ishte gjithashtu në Banfield, avokatja diskutoi për një nga klientët e saj, që dyshohet se u sulmua seksualisht nga Combs në 2018. 

Sipas Mitchell-Kidd, akuzuesja kishte paraqitur gjithashtu një raport në polici pasi dyshohej se ishte në gjendje të ‘ikte’ në atë kohë. 

“Ajo më kontaktoi disa javë më parë. Ajo më telefonoi dhe më tregoi për sulmin dhe arratisjen e saj”, tha Ariel. 

“Ajo ishte në shtëpinë e një shoku që kishte lidhje me industrinë dhe Diddy vendosi të vinte në shtëpi.” 

Megjithatë, vetëm kur Diddy mbërriti në shtëpi, ajo kuptoi se ai dyshohet se kishte plane për trafikimin e saj seksual. 

‘Kjo bëri që asaj t’i shërbenin një pije. Ajo filloi të ndihej e turbullt. Combs e sulmoi seksualisht atë me një objekt”, pohoi Mitchell-Kidd.

The post “Një person i profilit të lartë” i pranishëm gjatë akteve të Diddy-t, pohon avokatja appeared first on iconstyle.al.

Alarm në SHBA-në Juglindore, mbi 60 viktima nga përmbytjet e fundit

By: gaze tare
29 September 2024 at 08:58

Shiu i rrëmbyeshëm nga stuhia “Helene” ka shkatërruar pjesë të Karolinës së Veriut dhe Tenesit, shtete të cilat po kalojnë një fatkeqësi, teksa në juglindje të SHBA-së ka shkuar në 63 numri i viktimave për shkak të përmbytjeve.

Mbi 400 rrugë mbeten të mbyllura në Karolinën e Veriut, ku 10 persona kanë humbur jetën. Furnizimet po transportohen me avion për banorët, tha guvernatori i shtetit Roy Cooper.

Autoritetet kanë vazhduar shpëtimin me varka, helikopterë dhe automjete të mëdha për të ndihmuar të bllokuarit nga përmbytjet, duke përfshirë rreth 50 punëtorë dhe pacientë që u grumbulluan në çatinë e një spitali në Tennessee.

The post Alarm në SHBA-në Juglindore, mbi 60 viktima nga përmbytjet e fundit appeared first on iconstyle.al.

Horoskopi ditor, e Diel 29 Shtator 2024

By: gaze tare
29 September 2024 at 08:04

Dashi

Dashuria: Qetësi dhe moment i rëndësishëm në sferën sentimentale, gjithçka vazhdon sipas planeve tuaja. Kush ka një partner/e historik mund të flerë në mënyrë paqësore! Surpriza të reja për ata që janë vetëm, ju do të njihni dikë që do të bëjë të ktheni kokën, por sigurohuni që nuk është i zënë!

Puna: Çfarëdo që mendoni, mos e lejoni veten tuaj të ndalet nga dyshimet që tani nuk kanë asnjë arsye për të ekzistuar.

Demi
Dashuria: Hëna është kundër jush dhe gjendja jote nuk është më e mira! Ju do të jeni të detyruar të bëni më të mirën e një loje të keqe për të mos zhgënjyer pritjet e të dashurit/ës tuaj. Ftesa për beqarët, shumë mundësi për të nisur shikimet e djallëzuara!

Puna: Edhe nëse është një ditë pushimi, mendimet tuaja drejtohen në atë që ju pret nesër!

Binjakët

Dashuria: Mos nxirrni konkluzione të gabuara nga një qëndrim kontradiktor i partnerit/es, por përpiquni të kuptoni motivimin. Ndoshta dyshimet tuaja janë të pabazuara! Ditë e madhe për beqaët për të organizuar një udhëtim ose për të dalë me miqtë.

Puna: Midis angazhimeve private dhe profesionale do të keni pak kohë për vete, edhe nëse rigjenerimi i energjive tuaja do t’ju bëjë mirë.

Gaforrja

Dashuria: Për çështjet e zemrës ju keni ndjenjën e të qënit në një bllokim, por dashuria e partnerit/es do t’ju kthejë në realitet. Lajme të mira vijnë për çiftet që duan të zgjerojnë familjen! Venusi favorizon beqarët që duan të pushtojnë personin e dëshiruar.

Puna: Mundësitë e reja do t’ju vënë në konkurrencë dhe ju duhet të jeni në gjendje për të goditur objektivin për të dalë prej saj.

Luani

Dashuria: Mos iu ktheni një historie të vjetër dashurie, sidomos mos bëni krahasime të rrezikshme me atë të tanishmen. Ju mund të gjeni shumë gjëra të përfbashkëta! Beqarët sot do të kenë energji të shkëlqyer për të shpenzuar dhe shumë rrethana në favor për të bërë njohje të reja.

Puna: Shkoni përpara me projektet tuaja, edhe nëse ato shkaktojnë zili dhe xhelozi, do të keni kënaqësi të mëdha.

Virgjëresha

Dashuria: Hëna ju fton të përfitoni nga atmosfera e favorshme astrale për të bërë projekte çiftesh. Mbrëmje e qetë me partnerët dhe perspektiva të mira për një Krishtlindje të qetë. Mundësi të favorshme për zemrat e vetmuara që kanë pritur aq gjatë për të gjetur dashurinë.

Puna: Sot, puna dhe biznesi nuk janë në krye të mendimeve tuaja, por ka gjëra për të përfunduar edhe nëse është e diel.

Peshorja

Dashuria: Ju keni ide të mrekullueshme në lidhje me projektet personale, prandaj mos lejoni që ju të ndikoheni nga opinionet e kundërta. Besoni vetëm këshillën e partnerit/es dhe gëzoni pushimet! Beqarë, vazhdoni dhe jepini hapësirë ​​atyre që duan të jenë pjesë e jetës suaj të dashurisë!

Puna: Sfera profesionale do të ngadalësohet, por nuk është faji juaj, së shpejti gjithçka do të kthehet në normalitet.

Akrepi

Dashuria: Sot ju presin momente emocionuese për të gjithë, veçanërisht për ata që kanë dashurinë për tu mbështetur dhe kultivojnë. Kaloni më shumë kohë në dashuri. Beqarët do të përfshihen në një aventurë të re dashurie.

Puna: Ngjitja në sukses kërkon përpjekje edhe për të hequr dorë nga disa gjëra, ju duhet të kërkoni një ekuilibër.

Shigjetari

Dashuria: Shmanguni duke mos e shndërruar në një dramë një grindje të thjeshtë me të dashurin/ën tuaj, nëse doni të izoloni veten jeni ju ata që duan ta bëjnë këtë. Mos rrënoni një ditë që mund të jetë vërtetë e bukur! Beqarët do të jetë me gaz dhe plot hijeshi, në mbrëmje takime të reja!

Puna: Sot mund të keni disa reflektime mbi situatën tuaj të punës dhe të arrini në konkluzione.

Bricjapi

Dashuria: Vëllimi i humorit është i lartë dhe dita ju jep momente intensive me gjysmën e ëmbël. Gëzimi për të jetuar në harmoni me të dashurin/ën për ju është gjithçka! Lajm i mirë vjen për beqarët që ende nuk kanë pasur mundësinë për të takuar .shpirtin binjak.

Puna: Hëna kalon në shenjë dhe ju inkurajon që të keni sukses. Ju do të gjeni bashkëpunime të reja për t’u rritur.

Ujori

Dashuria: Disa tensione të vogla rrinë pezull në sferën private, hetoni përpara se të akuzoni. Gëzojini festimet në këtë moment dhe shtyni vendimet e rëndësishme më pas. Nëse jeni vetëm, bëhuni gati të përjetoni një të diel të madhe me miq të këndshëm!

Puna: Ju jeni duke punuar shumë për të gjetur një zgjidhje për një problem pune.

Peshqit

Dashuria: Prania e Marsit në shenjë rritë momentin e pasionit, por një Venus disonant i bën shumë prej jush të pakënaqur me marrëdhënien e dashurisë. Rrit dëshirën për gabime. Shqetësim dhe ankth do të nxis edhe tek beqarët, të cilët do të kërkojnë stimuj të rinj.

Puna: Egoja dhe dhuntia juaj do t’ju lejojë të identifikoni mundësi të pabesueshme për të gjetur mënyra të reja për ti dhënë zgjidhje disa problemeve në punë.

The post Horoskopi ditor, e Diel 29 Shtator 2024 appeared first on iconstyle.al.

Vrasja e Nasrallahut, ‘humbje e madhe’ për Hezbollahun dhe Iranin

By: gaze tare
28 September 2024 at 23:25

Hassan Nasrallah, lideri shumëvjeçar i Hezbollahut, u vra në një sulm masiv ajror izraelit në Bejrut të premten në mbrëmje, ka konfirmuar grupi me bazë në Liban.
Ushtria izraelite e kishte marrë përsipër atentatin më herët gjatë ditës.

Nasrallah, i cili arriti kulmin e popullaritetit të tij pas luftës me Izraelin në 2006, u pa si një hero nga shumë njerëz, jo vetëm në Liban, por më gjerë. Qëndrimi ndaj Izraelit është ajo që e përcaktoi atë dhe grupin e tij të mbështetur nga Irani, Hezbollahun, për vite me radhë. Por kjo ndryshoi kur Hezbollahu dërgoi luftëtarë në Siri për të shtypur kryengritjen që kërcënonte sundimin e Presidentit Bashar al-Assad.

Edhe para përfshirjes së Hezbollahut në luftën në Siri, Nasrallah kishte dështuar të bindte shumë në botën sunite myslimane arabe se lëvizja e tij nuk qëndron pas vrasjes së ish-kryeministrit të Libanit, Rafik Hariri në vitin 2005. Një gjykatë ndërkombëtare paditi katër anëtarë të grupit për vrasjen dhe një u dënua më vonë.

Pavarësisht nga kjo, Nasrallah vazhdoi të gëzonte mbështetjen e bazës së tij besnike – kryesisht myslimanëve shiitë të Libanit – të cilët e nderonin atë si një udhëheqës dhe figurë fetare. Vdekja e Hassan Nasrallahut është goditje e rëndë për Hezbollahun dhe mbështetësin e tij kryesor, Iranin.

Sakaq, trupi i pajetë i liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah ka mbërritur në Kadhimiya, Irak, ku do të mbahet edhe funerali i tij.

The post Vrasja e Nasrallahut, ‘humbje e madhe’ për Hezbollahun dhe Iranin appeared first on iconstyle.al.

Yesterday — 28 September 2024Main stream

Google Maps dhe Earth vijnë me përditësime të reja

By: gaze tare
28 September 2024 at 22:56

Kompania amerikane Google po punon për përditësime të reja për Google Maps dhe Google Earth në një përpjekje për të përmirësuar përvojën e përdoruesve dhe për t’i ndihmuar ata të kuptojnë botën gjithnjë në ndryshim.

Përditësimet e reja përfshijnë zgjerimin e Street View, imazhe më të qarta satelitore me ndihmën e inteligjencës artificiale (AI) për Google Maps dhe funksionin e imazheve historike për Google Earth në ueb, raportoi Android central.

Ndryshimet e Google në një përditësim të Street View në Google Maps përfshijnë “imazhe të reja”, të cilat pritet të jenë të disponueshme në gati 80 vende.

Për më tepër, kompania deklaroi se e ka bërë të lehtë krijimin e imazheve më të mira të Street View në më shumë vende, pasi do të vazhdojë të përditësojë Street View të Maps për detaje më të mira virtuale në shumë vende.

Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se zgjerimi i Street View u lançua më 25 shtator, që do të thotë se përdoruesit duhet të kenë vëmendje në këtë përditësim.

Paralelisht me këtë, Google prezantoi gjithashtu përditësime në Google Earth. Përdoruesit së shpejti do ta kenë më të lehtë të kthejnë orën mbrapa në një pjesë të planetit pasi një veçori e re e “imazheve historike” së shpejti do të bëhet e aksesueshme në versionin ueb të Google Earth, sipas një deklarate të kompanisë.

Ky përditësim do t’i lejojë përdoruesit të gjejnë rreth 80 vjet “imazhe satelitore dhe ajrore” të ruajtura të gjeografisë së planetit për të kuptuar ndryshimet që ka përjetuar.

Kompania thotë se disa vende do t’ju kthejnë në vitet ’30 – si Londra, Berlini ose Parisi.

Përveç përditësimeve të përmendura më parë, imazhet në Google Maps dhe Earth do të përfitojnë gjithashtu nga cilësia më e mprehtë me ndihmën e AI.

The post Google Maps dhe Earth vijnë me përditësime të reja appeared first on iconstyle.al.

Ushqimet që duhet të konsumoni nëse vuani nga rënia e flokëve

By: gaze tare
28 September 2024 at 22:46

Disa nga faktorët kryesorë që shkaktojnë rënien e flokëve janë kushtet klimatike, mosha, niveli i lartë i stresit dhe dieta e varfër ushqimore. Mungesa e balancës hormonale, faktorët genetik, infeksionet e skalpit të kokës, përdorimi i produkteve të pasura me kimikate dhe duhanpirja mund të shkaktojnë gjithashtu rënien e flokëve.

Kjo dukuri mund të shkaktohet edhe nga disa sëmundje siç janë çregullime e tiroideve, imuniteti i dobët, anemia, pra, mungesa e hekurit si dhe sëmundjet kronike.
Mënyrat e trajtimit të këtij problemi në mënyrë natyrale janë të shumta, megjithatë përpara ndjekjes së tyre, rekomandohet që t’i kushtoni vëmendje hekurit në organizëm.

Hekuri është një ushqyes i domosdoshëm për një sërë funksionesh të organizmit, përfshirë këtu edhe prodhimin e gjakut.
Përpara se të vendosni që të merrni suplementë të hekurit, sigurohuni që po konsumoni mjaftueshëm ushqimet që janë të pasura me të.

Këtu përfshihen ushqimet si: 
Barishtet e gjelbërta si spinaqi
Mishi i viçit, peshkut, pulës dhe gjelit të detit
Brokoli
Thjerëzat
Farat e kungullit
Fasulet
Frutat e thata
Vitamina C

Ekspertët këshillojnë që përveç hekurit, njerëzit që vuajnë nga ky problrm duhet të marrin mjaftueshëm edhe vitaminën C.
Kjo vitaminë është thelbësore për përthithjen e sasive të nevojshme të hekurit.
Po ashtu ekspertët thonë se duhet të shmangni sa më shumë kafenë, çajin dhe verën gjatë vakteve sepse ato bllokojnë përthithjen e hekurit.

The post Ushqimet që duhet të konsumoni nëse vuani nga rënia e flokëve appeared first on iconstyle.al.

Çfarë është JOMO, trendi i ri për të shmangur stresin?

By: gaze tare
28 September 2024 at 22:18

Termi JOMO (the Joy Of Missing Out) – gëzimi i mungesës – i zhvilluar nga Marian Rojas Estape në rrjetet e saj sociale, përdoret për një pauzë në ritmin e furishëm të pacientëve që zakonisht vijnë në praktikën e tij.

Dhe kështu ndihen shumë njerëz në ditët e sotme; sikur nuk ka pushim për frymëmarrje dhe bota është shumë më e shpejtë sesa ne mund ta përballojmë.

Terapisti Marian Rojas i referohet këtij termi si një mënyrë për të ngadalësuar. Për këtë, eksperti flet për ‘mërzinë e lejuar’ dhe thekson rëndësinë e ngadalësimit dhe lejimit të jetës të ngadalësohet. Ne duhet të bëjmë pushime për të qenë në një mjedis natyror, për të vëzhguar botën, për të shijuar njerëzit…

Është e rëndësishme të vendosim frenat dhe të gjejmë paqen fizike dhe mendore për të cilën kemi kaq shumë nevojë sot. Kjo do të na ndihmojë të mësojmë të jetojmë në momentin dhe të përpiqemi të vlerësojmë atë që na rrethon dhe është e pranishme në jetën tonë.

Tani për tani ne jetojmë në një shoqëri FOMO (Fear Of Missing Out) – frika e mungesës. Ky term bazohet në faktin se shoqëria dhe ata që e përbëjnë atë, kërkojnë të jenë të pranishëm në të gjitha ngjarjet nga frika se mos humbasin diçka të rëndësishme. Ky obsesion bën që shoqëria ta gjejë vazhdimisht veten me një bollëk planesh që mbushin axhendat tona. Ky është një stimulim i tepërt që, kur mbaron, na bën të ndihemi bosh.

Terapisti inkurajon JOMO-n si zëvendësues të FOMO-s për të shijuar jetën. Në këtë mënyrë do të mësojmë të humbasim planet në mënyrë të vetëdijshme dhe pozitive, me qëllim që të shijojmë më shumë jetën që po kalon para nesh.

The post Çfarë është JOMO, trendi i ri për të shmangur stresin? appeared first on iconstyle.al.

Rrjeti i bindur: Samanta Karavella shtatzënë!

By: gaze tare
28 September 2024 at 21:46

Samanta Karavella është shumë e rezervuar për sa i përket jetës private, dhe gjithmonë mundohet ta mbajë larg syrit të publikut. Së fundmi ajo ka publikuar në rrjete sociale një video teksa shfaqet duke shijuar bukuritë e natyrës.

@samantaaofficial

#upa #tiktok #viral

♬ original sound – ♫

Për këtë video e kemi fjalën. A vini re diçka ndryshe tek këngëtarja? Nëse s’e vini ju e kanë vënë shumë të tjerë. Fansat e saj janë të bindur: Samanta është shtatzënë!

Epo mbetet për t’u parë nëse është apo jo derisa të ketë një konfirmim prej saj!

The post Rrjeti i bindur: Samanta Karavella shtatzënë! appeared first on iconstyle.al.

Dita më me fat e çdo shenje për javën e parë të muajit tetor

By: gaze tare
28 September 2024 at 21:23

Nga 30 shtatori deri më 6 tetor, nëse dini se ku të kërkoni do të keni një javë plot me fat.

Dita më me fat e javës e çdo shenje të zodiakut nga 30 shtatori deri më 6 tetor 2024:

Dashi

Dita më me fat: E mërkurë, 2 tetor

Tema me fat: Fillime të reja romantike

Kur vjen momenti për të pasur një fillim të ri në dashuri, Dashi, mos e vini në dyshim. Hëna e Re dhe Eklipsi Diellor në Peshorja më 2 tetor do t’ju tregojnë se çfarë është e mundur nëse i lejoni vetes të mbyllni të kaluarën. Kjo ngjarje hënore përfshin një fillim dhe një moment mbylljeje kur mund ta gjeni veten duke kaluar me sukses nga një marrëdhënie e madhe apo edhe të ndiheni gati për të ndarë zemrën tuaj me një person të ri. Sidoqoftë, ky zbulim i papritur është ajo për të cilën keni shpresuar, pavarësisht nëse ka të bëjë me qetësimin e një ndarjeje apo edhe vetë procesin tuaj të shërimit, kjo përvojë është ajo që do t’ju lejojë ta shikoni dashurinë ndryshe dhe më në fund të filloni të ndërmerrni hapat për ta manifestuar. një marrëdhënie më të shëndetshme dhe më të kënaqshme.

Demi

Dita më me fat: E mërkurë, 2 tetor

Tema me fat: Thoni dëshirat tuaja me zë të lartë

Nuk ka nevojë të heshtni për atë që dëshironi më shumë, i dashur Dem. Dëshirat tuaja duhet të thuhen me zë të lartë dhe t’i shpallen universit në mënyrë që të realizohen. Edhe nëse nuk jeni të sigurt se si të manifestoni atë që dëshironi, është e rëndësishme të flisni sikur besoni se është një realitet i garantuar. Kjo bëhet veçanërisht e rëndësishme pasi Marsi në Gaforre rreshtohet me Saturnin retrograd në Peshqit të mërkurën, 2 tetor. I gjithë motivimi është aty, por thjesht duhet të filloni të jeni më të drejtpërdrejtë për atë që në të vërtetë shpresoni të shfaqni, veçanërisht në bisedat ose rrjetet tuaja me të tjerët. Mos kini frikë se si do të shiheni apo edhe nëse një tjetër do ta marrë idenë tuaj si të tyren, përkundrazi thjesht shfaquni dhe filloni të pretendoni suksesin që është i destinuar të jetë i juaji.

Binjakët

Dita më me fat: e mërkurë, 2 tetor

Tema me fat : Suksesi është i yti

Ju keni marrë kohë për t’u fokusuar në karrierën tuaj, Binjakët. Ky udhëtim drejt suksesit ka përfshirë më shumë nga sa e kishit menduar dikur. Ndërsa gjithmonë keni kërkuar njohje dhe madje pasuri, keni filluar të kuptoni gjithashtu se dëshironi që ndikimi juaj të ndihet në një shkallë edhe më të madhe. Teksa i jeni përkushtuar ëndrrave tuaja, ju gjithashtu keni zhvilluar një lidhje më të thellë me atë që ndihet si thirrja juaj. Keni besuar se për sa kohë të ndiqni shpirtin tuaj, financat do të vijnë dhe tani kur Marsi në Gaforre përafrohet me Saturnin retrograd te Peshqit më 2 tetor, më në fund do të ndjeni se pasuria dhe suksesi do të fillojë të vijë. Njohja për punën tuaj të kaluar do të vijë si një rritje, promovim, apo edhe një investitor që beson në ju po aq sa ju besoni në veten tuaj . Ndërsa ky është një hap i rëndësishëm në rrugëtimin tuaj, nuk është aspak fundi i suksesit që do të vazhdoni të korrni në jetën tuaj.

Gaforrja
Dita më me fat: E martë, 1 tetor

Tema me fat: Lajme pozitive

Lini vend për të marrë lajme pozitive dhe për t’i besuar konfirmimit nga universi se jeta do të bëhet më e lehtë, Gaforre e ëmbël. Ka pasur një çështje të rëndësishme që ka të bëjë me shtëpinë tuaj, e cila mund të përfshijë shitjen, blerjen, apo edhe një çështje më personale si një sëmundje ose kohë trazirash me një anëtar të familjes. Është ndjerë sikur keni provuar gjithçka për t’i kthyer ngjarjet në favorin tuaj. Por pas shumë përpjekjesh dhe durimi, më në fund mbërrin një lajm pozitiv pasi Merkuri Cazimi ndodh në Peshore më 1 tetor. Kjo do të sjellë zhvillime fitimprurëse për sa i përket çdo teme strehimi, si dhe lajme të mira nëse përfshin një person të dashur. Pasi të keni kaluar një kohë kaq sfiduese, është e rëndësishme të merrni këtë lajm pozitiv dhe të besoni se kthesa për të cilën keni punuar më në fund ka ardhur.

Luani

Dita më me fat: e martë, 1 tetor

Tema me fat: Përqafoni mençurinë tuaj

Ju keni një ndjenjë të thellë mençurie që ju lejon të transformoni jetën tuaj në mënyra të jashtëzakonshme, Leo. Kjo urtësi shpesh zhvillohet për shkak të kërkimit tuaj për të kuptuar më shumë për jetën tuaj. Ndërsa shpesh mund të jetë sfiduese të ndihesh rehat ta ndash këtë pjesë të vetes me të tjerët, po mëson gjithashtu se kjo pjesë jote është e vlefshme. Ju keni një dhuratë të rëndësishme për të ndarë, pavarësisht nëse përfshin një projekt profesional, apo edhe në përpjekjen për të shëruar një fazë të fundit sfiduese në marrëdhëniet tuaja. Ndërsa Mërkuri dhe Dielli bashkohen në Peshorja më 1 tetor, është thelbësore ta shihni këtë si fillimin tuaj të ri në mënyrën se si e komunikoni mençurinë tuaj me të tjerët. Besoni në veten tuaj, besoni në intuitën tuaj dhe filloni të përqafoni këtë version të ri dhe shumë më të mençur të vetes, në mënyrë që të merrni të gjithë fatin që është menduar për ju.

Virgjëresha

Dita më me fat: e mërkurë, 2 tetor

Tema me fat: Pasuria financiare

Kohët e fundit keni qenë në një periudhë të vështirë financiare, Virgjëresha. Ndërsa e gjithë kjo ka qenë për t’ju ndihmuar të përqendroheni më shumë se si të vlerësoni atë që është më e vlefshme, kjo nuk do të thotë se durimi juaj nuk është testuar. Por ky mësim i veçantë në jetën tuaj ka pothuajse mbaruar, kështu që me kulmin e Hënës së Re të Peshores dhe Eklipsit Diellor më 2 tetor, filloni të përqendroheni në atë që dëshironi të manifestoni në të ardhmen. Kjo përfaqëson një fund të fazës së të mësuarit për vlerën dhe madje edhe financat, por gjithashtu përfaqëson një fillim të ri ndërsa i afroheni këtij dredhi me rritjen e gjithçkaje që keni kaluar. Lëreni veten të hidhni një hap drejt një fillimi të ri në karrierën tuaj, financat personale apo edhe në fillimin e biznesit tuaj. Merrni një moment për të reflektuar mbi gjithçka që keni mësuar në mënyrë që të mund të besoni se jeni në pozicionin për të arritur më në fund gjithçka që keni dëshiruar ndonjëherë.

Peshorja

Dita më me fat: e mërkurë, 2 tetor

Tema me fat: Evoluo

Nuk është e lehtë të rritesh dhe të evoluosh, e dashur Peshore, por të ndihmon të bashkëkrijosh në mënyrë më efektive me universin. Hëna e Re dhe Eklipsi Diellor në Peshore që lind më 2 tetor do të ndodhin në shtëpinë tuaj. Kjo është pika e grumbullimit të gjithçkaje që keni përjetuar që nga fillimi i eklipseve në shenjën tuaj në vitin 2023 dhe ka për qëllim t’ju ndihmojë të shihni se ëndrrat dhe qëllimet tuaja kanë rëndësi. Përqafoni vërtet sa larg keni arritur dhe ndoshta atë që mund t’ju duhet të bëni ende për të nderuar veten. Ky eklips mund të jetë një moment jashtëzakonisht çlirues kur më në fund e lejoni veten të arrini në versionin e vetes që gjithmonë keni shpresuar të bëheni. Jeta mund të duket ndryshe, konfuzioni romantik mund të zgjidhet dhe papritmas të gjitha ato vendime që ndiheshin kaq të vështira ndihen të lehta. Ju e dini se jeni të denjë për atë që dëshironi dhe se gjithçka që duhet të bëni për ta arritur atë është thjesht të bëni zgjedhjen e vetëdijshme për të zgjedhur veten – pa marrë parasysh çfarë.

Akrepi

Dita më me fat: e mërkurë, 2 tetor

Tema me fat: Një eksperiment në gëzim

Filloni të eksploroni se çfarë do të thotë të jesh i lumtur dhe të përjetosh gëzim të vërtetë, Akrep. Kohët e fundit jeta juaj është mbushur me vështirësi, madje edhe me ndjenjën se jeni vetëm me ndjenjat tuaja pa asnjë rrugëdalje. Ndërsa ju jeni një shenjë jashtëzakonisht e thellë e ujit, ky nuk duhet të jetë realiteti juaj. Ju duhet të filloni të përqendroheni më shumë në krijimin e lumturisë tuaj. Ju mund të mos e dini plotësisht se çfarë përfshin të jetuarit e një jete të gëzueshme, kështu që ju takon juve t’i jepni vetes leje për të eksperimentuar, për të provuar gjëra të reja dhe ta shihni këtë si një proces që meritoni. Sapo Marsi në Gaforre të përafrohet me Saturnin retrograd te Peshqit më 2 tetor, do të filloni të merrni oferta të reja për këtë proces të eksperimentimit me gëzimin tuaj. Pavarësisht nëse është një mundësi udhëtimi apo edhe një romancë e re, ju po udhëzoheni thjesht të provoni. Asgjë nuk duhet të jetë e përhershme – ka të bëjë me lejimin e vetes të ketë përvojat e nevojshme në mënyrë që të dini se çfarë do të ndodhë në një jetë të mbushur me lumturi , që është hapi i parë për ta manifestuar atë në të vërtetë.

Shigjetari

Dita më me fat: e martë, 1 tetor

Tema me fat: Lidhja

Aspektet më të vlefshme të jetës janë lidhjet që krijoni, i dashur Shigjetar. Lidhjet nuk janë vetëm ata njerëz që mund t’i telefononi kur keni nevojë për diçka, por marrëdhëniet e dobishme që shpresojmë se përbëjnë strukturën e jetës suaj. Pavarësisht nëse ju nevojiten ndihmë profesionale apo udhëzime personale, lidhjet në jetën tuaj nuk janë vetëm aty për t’ju mbështetur, por ato gjithashtu mund të bëjnë të gjithë ndryshimin në rrugën që ju udhëhiqeni. Ndërsa Merkuri Cazimi në Peshore ndodh më 1 tetor, do të keni një shans për një fillim të ri në këtë fushë lidhjesh pasi do të kuptoni se sa të vlefshme janë ato për ju dhe jetën tuaj. Përdoreni këtë energji për të reflektuar nëse keni tejkaluar ndonjë lidhje në jetën tuaj, së bashku me atë energji që shpresoni të përdorni si ky version i përmirësuar i vetes. Ju nuk keni nevojë të toleroni asgjë vetëm për shkak të kohëzgjatjes që keni njohur dikë, përkundrazi ndiheni të fuqizuar për të kërkuar lidhje të dobishme dhe reciproke me njerëzit që janë menduar të jenë pjesë e jetës suaj.

Bricjapi

Dita më me fat: e mërkurë, 2 tetor

Tema me fat : Arritja në karrierë

Besoni në suksesin që keni krijuar për veten tuaj, Bricjap. Arritja në karrierë është gjithmonë diçka që është e rëndësishme për rrugën tuaj të jetës, veçanërisht pasi ajo tenton të lidhet thellë me ndjenjën tuaj të vetvetes. Ndërsa ka gjithmonë mësime për ekuilibrin, ju keni gjithashtu aftësinë e lindur për të krijuar dhe manifestuar të gjithë suksesin që ëndërroni thjesht duke mos hequr dorë kurrë. Por ndërsa eklipsi diellor dhe hëna e re në Peshore ndodhin më 2 tetor, ky është shansi juaj për të hyrë në arritjen rrezatuese për të cilën keni punuar kaq shumë. Jeta do të fillojë të ndihet më e lehtë, ekuilibri i jetës profesionale dhe asaj personale nuk do të duket aq i vështirë për t’u lundruar dhe më në fund do të ndiheni të njohur për talentet dhe arritjet tuaja në vendin e punës. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për një llogari të madhe, për të marrë vlerësime, apo edhe për t’u ndjerë përfundimisht i vendosur në një rol të ri, kjo energji ka të bëjë me lënien pas sfidave të mëparshme nëpër të cilat keni kaluar dhe thjesht t’i lejoni vetes të shijoni atë që keni arritur.

Ujori

Dita më me fat: e mërkurë, 2 tetor

Tema me fat: Shpirti juaj po thërret

Shpirti juaj po thërret, Ujor i ëmbël, dhe kështu është koha që ju të dëgjoni. Ju jeni shpirti i lirë i zodiakut ndërsa jetoni jetën me një ritëm unik që është i gjithi juaji. Ju e shihni jetën ndryshe dhe shpesh shihni më shumë zgjerim dhe mundësi se të tjerët. Por në të njëjtin kuptim, ju gjithashtu përpiqeni të korrigjoni gabimet e së kaluarës dhe të kapeni pas disa komoditeteve në jetë që mendoni se keni nevojë për siguri. Ju kërkohet të lini të largoheni dhe ta lini vërtet veten të eksploroni gjithçka që universi ka rezervuar për ju, ndërsa Hëna e Re dhe Eklipsi Diellor arrin majat në Peshorja më 2 tetor. Një ofertë ose mundësi e papritur mund të vijë të mërkurën që duket shumë e madhe për të të jetë reale, por përpiquni t’i lini hapësirë, veçanërisht nëse ka të bëjë me ndonjë gjë që lidhet me udhëtimin, edukimin apo edhe shpirtëroren. Ju duhet të filloni të dëgjoni shpirtin tuaj më thellë në mënyrë që të përfitoni nga fillimi i ri që po ju ofrohet, edhe nëse kjo do të thotë të hiqni dorë nga disa nga komoditetet me të cilat jeni mësuar. Sa më shumë të besoni në univers në këtë kohë, aq më shumë fat do të tërhiqni në jetën tuaj.

Peshqit
Dita më me fat: e martë, 1 tetor

Tema me fat: Hapi drejt transformimit

Fluturoni në drejtimin e ëndrrave tuaja, të dashur Peshq. Ju jeni një shenjë uji dhe ajo që zotëron një sasi të madhe besimi në funksionimin e universit dhe besimi në drejtimin që ju merr jeta është diçka që shpesh ju vjen lehtë. Por ju jeni bërë edhe më të vendosur për të arritur disa aspirata. Sado që kjo ka qenë rruga që keni dashur të ndiqni, nuk do të thotë se do të jeni në gjendje të parashikoni çdo moment të jetës suaj. Ndërsa Mërkuri dhe Dielli bashkohen në Peshore më 1 tetor, në jetën tuaj do të fillojë një fazë e re transformimi që mund t’ju çojë në një drejtim të papritur. Pavarësisht se çfarë keni planifikuar, është thelbësore që ta shihni këtë çështje si të mirën tuaj më të lartë dhe t’i lejoni vetes të kapni gjithçka që lind. Kjo do të jetë për sa i përket një rruge të re që prezantohet papritur dhe ka të bëjë vetëm me t’ju sjellë më pranë fatit tuaj – por nuk do të ndodhë thjesht, por duhet zgjedhur pasi keni besim se do të vazhdoni të shfaqni fatin dhe magjinë e duke krijuar bashkë me universin

The post Dita më me fat e çdo shenje për javën e parë të muajit tetor appeared first on iconstyle.al.

Nëntë të vdekur, 48 të zhdukur pasi varka me emigrantë përmbyset pranë Spanjës

By: gaze tare
28 September 2024 at 20:07

Një varkë me emigrantë u përmbys gjatë natës në Ishujt Kanarie të Spanjës, duke çuar në vdekjen e të paktën nëntë personave, me 48 të tjerë të raportuar të zhdukur, sipas shërbimit kombëtar të shpëtimit detar.

Anija mbante gjithsej 84 persona kur u përmbys pranë El Hierro, një nga ishujt në arkipelagun Kanarie.

Ekipet e shpëtimit u dërguan pasi morën një sinjal shqetësimi pak pas mesnate. Nga 84 personat në bord, 27 u shpëtuan me sukses, ndërkohë që vazhdojnë përpjekjet për gjetjen e personave të zhdukur, sipas një deklarate të lëshuar nga autoritetet.

Kjo fatkeqësi vjen pas një tjetër ngjarje tragjike në fillim të shtatorit, ku 39 emigrantë humbën jetën kur varka e tyre u mbyt në brigjet e Senegalit.

Të dy grupet e emigrantëve po tentonin udhëtimin e rrezikshëm për në Ishujt Kanarie, i cili shpesh shërben si një portë për ata që kërkojnë të arrijnë Evropën kontinentale.

Në vitet e fundit, mijëra emigrantë kanë hyrë në kalimet e rrezikshme të Atlantikut, duke hipur shpesh në anije të mbipopulluara dhe të padenjë për det me shpresën për të arritur në Evropë. Shumë nga këto udhëtime kanë përfunduar në katastrofë, me jetë të panumërta të humbura në det.

The post Nëntë të vdekur, 48 të zhdukur pasi varka me emigrantë përmbyset pranë Spanjës appeared first on iconstyle.al.

❌
❌