Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 29 September 2024Main stream

Dënimi i Salianjit/ Albana Vokshi në PPE: Ndihmoni Shqipërinë me rikthimin e sundimit të ligjit

By: V K
29 September 2024 at 15:58

Deputetja demokrate Albana Vokshi, iu drejtua me një apel Partisë Popullore Europiane, për të ndodhmuar pozitën dhe shqiptarët që në Shqipëri të rikthehet sundimi i ligjit.

Situata e rëndë e demokracisë në Shqipëri, u bë pjesë e diskutimeve në Forumin e Grave të Partisë Popullore Europiane, që mbajti Akademinë e Vjeshtës në Marakesh të Marokut.

Deputetja Albana Vokshi, ngriti tre probleme kryesore për Shqipërinë: korrupsionin madhor të qeverisë, mungesën e shtetit ligjor dhe kontrollin politik të drejtësisë, largimin masiv të shqiptarëve.

Vokshi tha se lideri i opozitës Sali Berisha, mbahet në arrest antikushtetues prej gati një viti përmes një dosje të fabrikuar nga PS, pa fakte, pa dëshmitarë.

Në vijim ai solli në vëmendje dënimin e eurodeputetit Fredi Beleri dhe së fundmi burgosjen e Ervin Salianjit.

“Ndaj tij nuk u paraqit asnjë provë dhe nuk u lejua të betohej pas fitores së zgjedhjeve, sepse kryeministri e sheh Jugun e Shqipërisë si një pronë private për t’u pasururar përmes korrupsionit. Këtë javë, nënkryetari i Grupit Parlamentar të PD, Ervin Salianji, u burgos në një proces gjyqësor politik, sepse denoncoi lidhjet e trafikantëve të drogës me qeverinë shqiptare, përkatësisht të vëllait të ministrit të brendshëm”, tha ajo.

Në panelin e drejtuar nga Albana Vokshi, “Demografia dhe Ekonomia”, i përbërë nga ministre, kryetare bashkie, eurodeputete, zonja Vokshi bëri lidhjen mes keqqeverisjes në Shqipëri dhe largimit të të rinjve, të arsimuarve dhe profesiontëve.

“Në 10 vitet e fundit, janë larguar nga vendi mbi 1 milion shqiptarë, 75% e tyre në moshën më aktive, nën 40 vjeç dhe të formuar në profesionet e tyre, mjekë, infermierë, inxhinierë, IT. Ata nuk shohin një të ardhme, sepse vendi ka një problem madhor. Ka korrupsion në çdo qelizë të shtetit dhe qeveria është e lidhur me krimin e organizuar, i cili kontrollon ekonominë. Largimi i pjesës më aktive të shoqërisë, mungesa e llogaridhënies nga qeveria, e cila qendron në pushtet me votën e blerë nga krimi dhe korrupsioni, ka bërë që shoqëria të ulë rezistencën e saj ndaj keqqeverisjes”, tha Vokshi, e cila i bëri edhe një skaner gjendjes së përkeqësuar të demokracisë në Shqipëri.

“Në Shqipëri, një person i vetëm, kryeministri, ka grumbulluar çdo pushtet në duart e tij dhe përdor Parlamentin, drejtësinë, mediat për të ruajtur pushtetin e tij personal. Sot rendi kushtetues ka rënë. Maxhoranca në Parlament refuzon me votë të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Lideri i opozitës Sali Berisha mbahet në arrest antikushtetues prej gati një viti përmes një dosje të fabrikuar nga PS, pa fakte, pa dëshmitarë. Eurodeputeti Fredi Beleri u zgjodh duke qenë në burg, pasi u arrestua dy ditë para zgjedhjeve, pas një fushate publike deniguese nga kryeministri.

Ndaj tij nuk u paraqit asnjë provë dhe nuk u lejua të betohej pas fitores së zgjedhjeve, sepse kryeministri e sheh Jugun e Shqipërisë si një pronë private për t’u pasururar përmes korrupsionit. Këtë javë, nënkryetari i Grupit Parlamentar të PD, Ervin Salianji, u burgos në një proces gjyqësor politik, sepse denoncoi lidhjet e trafikantëve të drogës me qeverinë shqiptare, përkatësisht të vëllait të ministrit të brendshëm. Vëllai i kryeministrit është aktualisht në hetim për dyshimet në lidhje me një grup tjetër ndërkombëtar të trafikut të drogës dhe mesazhi për burgosjen e kolegut tonë është mesazh për të gjithë opozitën.: të mbyllim gojën. Sot kemi tre të burgosur politikë me urdhër të Edi Ramës. Nesër mund të jem dhe unë dhe çdo koleg tjetër, nëse ne nuk reagojmë për të ndalur këtë regjim putinist”, u shpreh Albana Vokshi gjatë takimit në Forumin e Grave të Partisë Popullore Europiane.

Si zëvendëspresidente e EPP Women, ajo kërkoi nga Partitë Popullore Europianë dhe institucionet europiane të mbështesin përpjekjet e opozitës dhe të qytetarëve për të rikthyer në Shqipëri sundimin e ligjit, përmes respektimit të votës së lirë, drejtësisë së pavarur dhe zbatimit të Kushtetutës.

The post Dënimi i Salianjit/ Albana Vokshi në PPE: Ndihmoni Shqipërinë me rikthimin e sundimit të ligjit appeared first on Albeu.com.

E la të vdiste nga uria, historia tragjike e 4-vjeçarit që i lutej babait për ushqim

By: V K
29 September 2024 at 15:14

Ky është momenti i tmerrshëm kur policët zbuluan një djalë katër vjeçar me sy të zinj dhe humbje të theksuar peshe, disa javë para se të vdiste nga uria.

Pamjet shqetësuese të kameras së trupit që tregonin fëmijën e uritur dhe të frikësuar, iu shfaqën juristëve të tronditur ndërsa babai i tij Brandon përballet me gjyqin për abuzim me fëmijë.

Policia mori pamjet e telefonit celular ku shfaqej 4-vjeçari duke i lutur Brandon për ujë dhe ushqim. Djali ishte detyruar të pinte dezinfektues duarsh dhe të flinte në një dyshek në dysheme të mbuluar me njolla të urinës.

Benjamin u gjet pa reagim më 17 gusht 2021 me mavijosje në trup përpara se të dërgohej në spital ku vdiq tragjikisht. Ai peshonte vetëm 28 kilogramë kur mjekët u përpoqën ta shpëtonin.

Njerka e tij Miranda Casarez, 25 vjeç, tashmë është dënuar me 25 vjet burg për abuzim me Benjamin.

Pamjet e kamerave të policisë, të shpërndara nga KSAT, treguan Brandon dhe partneren e tij në atë kohë, Casarez, duke folur me policët për Benjaminin e vogël.

Babai dhe njerka e tij fajësuan Benjaminin për vetëlëndim, ndërsa në trupin dhe fytyrën e 4-vjeçarit dalloheshin njollat e zeza.

Benjamin vazhdimisht i lutet babait të tij që t’i jepte pak ushqim. Gjykata e pa Benjaminin duke u intervistuar nga dy oficerë të policisë së San Antonios larg babait dhe njerkës së tij.

Ata e çuan atë te një pasqyrë dhe e pyetën se si iu bënë sytë aq të mavijosur, saqë i riu buzëqesh dhe thotë se i ka goditur. Një nga oficerët, Omar Perez, i tha gjykatës: Benjamin “kishte lëndime të dukshme”.

“Ai kishte mavijosje në sy dhe në trup dhe ishte i dobët, aq sa i shiheshin kockat”, shtoi ai.

Mjekët e urgjencës u thirrën për të kontrolluar 4-vjeçarin, gjendjen e tij jetësore. Më pas Perezit iu tha që të thërriste shërbimet e mbrojtjes së fëmijëve për të shqyrtuar më tej situatën dhe për të plotësuar një raport.

Atij iu tha se kjo do të çonte në një hetim në një datë të mëvonshme. Vetëm 25 ditë pasi policët e panë Benjaminin për herë të parë, ai u gjet i vdekur.

Sipas Zyrës së Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut Bexar në Teksas, ku shkaku i vdekjes së Benjamin ishte për shkak të urisë.

Brandon Cevera mohon se i ka shkaktuar lëndime një fëmije dhe përballet me burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor.



The post E la të vdiste nga uria, historia tragjike e 4-vjeçarit që i lutej babait për ushqim appeared first on Albeu.com.

Olsa Muhameti zbulon se kush do ta moderojë “Big Brother Vip Kosova”

By: V K
29 September 2024 at 15:02

Producentja ekzekutive e edicionit më të ri të “Big Brother VIP Kosova”, Olsa Muhameti, ka treguar se kush do të vazhdojë të jetë moderatori i edicionit të tretë të BBVK-së.

Në emisionin SOL, ajo ka thënë se ai do të jetë Alaudin Hamiti.

“Është përfolur shumë se kush drejton dhe emri im ishte suprizë, ka kohë që drejtuesi dhe prezantuesi i Big Brother VIP Kosova është vendosur nga Klan Kosova, dhe ai është i madhi Alaudin Hamiti”.

The post Olsa Muhameti zbulon se kush do ta moderojë “Big Brother Vip Kosova” appeared first on Albeu.com.

Safet Gjici kërkesë Gjykatës së Elbasanit për t’u liruar, zbulohet arsyeja

By: V K
29 September 2024 at 14:51

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, i është drejtuar nga burgu Gjykatës së Elbasanit me kërkesën për t’u liruar.

Bëhet me dije se çështja i është caktuar gjyqtares së Elbasanit Suela Lika, e cila ka njoftuar palët për seancën që do të mbahet në datën 14 tetor.

Në kërkesë, ish-kryebashkiaku i Kukësit, nuk ka dhënë asnjë shkak se cilat janë arsyet që duhet të lërë burgun.

Por në një investigim të kryer, rezulton se menjëherë pasi ka paraqitur kërkesën Gjici ka bërë kërkesë për të shkuar në spital, që dyshohet se do ta përdorë si kartë për të lënë burgun për shkaqe shëndetësore.

The post Safet Gjici kërkesë Gjykatës së Elbasanit për t’u liruar, zbulohet arsyeja appeared first on Albeu.com.

E rëndë, futbollisti i njohur gjendet pa shenja jete në hotel

By: V K
29 September 2024 at 14:42

Mëngjesin e sotëm, ish-lojtari i Cagliarit Andrea Kapone, është gjetur pa shenja jete në moshën 43-vjeçare në një hotel në qytetin e Cagliarit.

Është vënë re një plagë e madhe në kokë, që tregon se ka qenë viktimë e një aksidenti, ndoshta një rënje me pasojë fatale për jetën, raportojnë mediat italiane.

Organet përkatëse po punojnë aktualisht për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa kanë mundur vetëm të tregojnë për vdekjen e tij fillimisht.

 

43-vjeçari ishte një mesfushor në karrierën e tij. Gjithçka e nisi me Cagliarin, teksa veshi po ashtu fanellën e Sorës, Trevisos, Grosetos, Vicencas dhe Salernitanas.

Ai gjithashtu, ka qenë pjesë e kombëtares italiane U-20.

The post E rëndë, futbollisti i njohur gjendet pa shenja jete në hotel appeared first on Albeu.com.

Oltion Bistri kërkon pasuritë e sekuestruara nga SPAK, rekurs në Gjykatën e Lartë

By: V K
29 September 2024 at 14:32

Ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri dhe familjarët e tij, të cilëve SPAK u ka sekuestruar pasuritë, kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar lirimin e pasurive nga masa e sekuestros.

Prokuroria e Posaçme, ka njoftuar në maj të këtij viti se kishte vendosur në sekuestro pasuri me vlerë 3 milion euro në pronësi të Oltion Bistrit, i arrestuar më herët me akuzën e pjesëmarrjes në një organizatë kriminale.

Sipas SPAK, Bistrit dhe familjarëve të tij (të cilët kanë pasur transaksione të lidhura apo të dyshuara se janë kryer për shtetasin Oltion Bistri), janë sekuestruar pasuri përfshi 22 njësi (dyqane/ambiente biznesi); 10 apartamente; 1 vilë në rezidencën “Green Valley”, 200 metra truall në kryeqytet, një garazh dhe një makinë.

Pasuritë e sekuestruara

18 Njësi (dyqane) + 1 Apartament, të ndodhura në rrugën “Todi Shkurti”, Tiranë;

Apartament me sipërfaqe totale prej 400 m2, kati i 6 (gjashtë), ndodhur në kompleksin e ndërtimit në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë;

Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 200 m2, Zona Kadastrale 8270, ndodhur në “Rrugën e Kosovarëve”, Tiranë;

Apartament me sipërfaqe 66.5 m2, ndodhur në kompleksin “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;

Apartament me nr. 18/C, kati i shtatë teknik/8 ndërtim, me sipërfaqe 73.16 m2, i ndodhur në godinën 1, në “Kompleksin Delijorgji”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;

Apartament me sipërfaqe 400 m2, kati i gjashtë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë;

Njësi (dyqan) me sipërfaqe 125 m2, në katin e parë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;

Apartament me sipërfaqe 138.3 m2, ndodhur në Selitë, Tiranë;

Garazh me sipërfaqe 87.8 m2, ndodhur në Selitë, Tiranë;

Apartamenti me sipërfaqe 100.6 m2, në katin e dhjetë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë;

Njësi (dyqan) me sipërfaqe ndërtimore 72 m2, ndodhur në kompleksin e ndërtimit “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;
Vila A14, në rezidencën “Green Valley”, Tiranë;

Apartament me nr. 3, kati i katërt, me sipërfaqe 58.5 m2, ndodhur në rrugën “Ndreko Rino”, Tiranë;

Apartament me nr. 9, kati i dytë, me sipërfaqe 58.9 m2, ndodhur në rrugën “Ndreko Rino”, Tiranë;

Pasuri e llojit njësi (dyqan), me sipërfaqe ndërtimore 110 m2, ndodhur në kompleksin e ndërtimit “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;

Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe totale 400 m2, kati i gjashtë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë;

Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe totale 95 m2, në katin e parë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;

Automjet i markës “Land Rover” model “Range Rover Sport”, vit prodhimi 2012;

Në total janë sekuestruar:

22 – Njësi (dyqane/ambiente biznesi)

10 – Apartamente

1 – Vilë

1 – Truall

1 – Garazh

1 – Automjet.

Bistri u arrestua me urdhër të SPAK më 27 korrik 2023, në kuadër të dosjes ‘Metamorfoza’. Katër ditë para arrestimit ai ishte shkarkuar nga detyra.

Në kuadër të dosjes ‘Metamorfoza’, zbërthimi i aplikacioneve Encro Chat dhe SKY EÇ zbuloi rrjetin e anëtarëve të grupit kriminal, ku përfshihej edhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish-prokurori Xhevahir Lita dhe ish-Shefi i operacionales Oltion Bistri.

Ky i fundit akuzohet për ‘korrupsion pasiv’, ‘Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ dhe prej rreth një viti ndodhet prapa hekurave. Komunikimet në aplikacionet e çkoduara, treguan se Bistri shërbente si informatori i çfarë ndodhte në godinën e Policisë së Shtetit, duke ia dërguar Pëllumb Gjokës. Biznesmeni Gjoka kishte një kazino, që nuk lejohej nga ligji dhe për të cilën, sipas përgjimeve në dosjen e SPAK Bistri jepte informacion në raste të operacioneve policore, që mos të goditej kazinoja e Gjokës.

The post Oltion Bistri kërkon pasuritë e sekuestruara nga SPAK, rekurs në Gjykatën e Lartë appeared first on Albeu.com.

Do festonte sot 58 vjetorin e lindjes, vajza e Bujar Nishanit bën dedikimin e ndjerë: Më mungon më shumë se kurrë

By: V K
29 September 2024 at 14:08

Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, do të festonte sot 58-vjetorin e lindjes. Kujtojmë që, Nishani u nda nga jeta më 28 Maj të vitit 2022.

Ditën e sotme, në ditëlindjen e tij, e bija Fiona Nishani, e ka kujtuar me një foto në profilin e saj në “Instagram”.

“Më mungon më shumë se kurrë. sot do të festonim 58-vjetorin tënd”, shkruan Fiona.

 

The post Do festonte sot 58 vjetorin e lindjes, vajza e Bujar Nishanit bën dedikimin e ndjerë: Më mungon më shumë se kurrë appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në Pukë/ Makina përfundon në humnerë, humb jetën 40-vjeçari (EMRI)

By: V K
29 September 2024 at 13:43

Mesditën e sotme, një aksident me vdekje ka ndodhur në fshatin Iballë të Pukës. Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përfunduar në humnerë në vendin e njohur si Laku i Qershisë.

Burime bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit, ka humbur jetë në vendin e ngjarjes.

Mësohet se viktimë ka mbetur Geg Prend Kola, rreth 40-vjeç.

Sakaq, policia ka nisur hetimet lidhur me aksidentin.

The post Aksident i rëndë në Pukë/ Makina përfundon në humnerë, humb jetën 40-vjeçari (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Oerd Bylykbashi: Burgosja politike e Salianjit, një tejkalim i vijave të kuqe nga Rama

By: V K
29 September 2024 at 13:39

Drejtuesi politik i qarkut të Durrësit për Partinë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka zhvilluar një takim me anëtarët e kryesisë dhe kryetarët e grupseksioneve në Fushë Krujë.

Bylykbashi ka deklaruar se arrestimi politik i kryetarit të PD, Sali Berisha, dhe burgosja politike e nënkryetarit të Grupit Parlamentar, Ervin Salianji, përbëjnë një tejkalim të qartë të vijave të kuqe nga Edi Rama.

Ai gjithashtu, tha se me Ramën në pushtet, vendi është i privuar nga zgjedhjet e lira dhe nga shteti i së drejtës.

Postimi:

Në takimin me anëtarët e kryesisë dhe kryetarët e grupseksioneve në Fushë Krujë, u trajtua me shqetësim të thellë kriza e paprecedent që po kalon vendi ynë dhe demokracia jonë.
Arrestimi politik i Kryetarit të Opozitës, Prof. Dr. Sali Berisha, dhe burgosja politike e nënkryetarit të Grupit Parlamentar, Ervin Salianji, përbëjnë një tejkalim të qartë të vijave të kuqe. Kjo situatë kërkon një reagim të fortë, të qartë dhe të organizuar nga ana jonë.

Me Edi Ramën në pushtet, vendi është i privuar nga zgjedhjet e lira, pluralizmi politik, dhe shteti i së drejtës. Nuk ekzistojnë më as Kushtetuta, Drejtësia, apo liritë themelore të qytetarëve. Rrëzimi i tij është i domosdoshëm për rikthimin e vlerave demokratike dhe rendit kushtetues.

The post Oerd Bylykbashi: Burgosja politike e Salianjit, një tejkalim i vijave të kuqe nga Rama appeared first on Albeu.com.

Aksidentoi 4 persona në vijat e bardha, arrestohet 31-vjeçari në Vlorë

By: V K
29 September 2024 at 13:06

Mbrëmjen e djeshme, 31-vjeçari nga që shkaktoi aksidentin me 4 të plagosur në zonën e Lungomares në qytetin e Vlorës,  është arrestuar nga policia.

Policia bë me dije se 31-vjeçari aksidentoi 4 persona që po ecnin te vijat e bardha. Dy nga të aksidentuarit janë fëmijë të mitur, që ishin duke kaluar rrugën bashkë me nënë e tyre.

“Sektori i Policisë Rrugore në DVP Vlorë arrestoi shtetasin A. Ll., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme në zonën e Lungomares, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, ka aksidentuar në vijat e bardha shtetaset V. V., 50 vjeçe, I. Sh., 32 vjeçe, si dhe dy fëmijët e saj të mitur. Të katërt shtetaset ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi Policia.

The post Aksidentoi 4 persona në vijat e bardha, arrestohet 31-vjeçari në Vlorë appeared first on Albeu.com.

Çdo gjë është balancë, Ilir Meta nis ditën me aktivitet fizik (VIDEO)

By: V K
29 September 2024 at 12:38

Kryetari  i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e ka nisur ditën e sotme vrullshëm në palestër.

Teksa po ushtrohej ai shprehet: “Çdo gjë është balancë”.

The post Çdo gjë është balancë, Ilir Meta nis ditën me aktivitet fizik (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

U përfshi në dhunimin e tij, Stresi kërcënon tiktok-erin Medi Iseni

By: V K
29 September 2024 at 12:24

Ditën e sotme, reperi i njohur Stresi, është ende në arrati pas përfshirjes në një zënkë që ndodhi në Pejë, e cila përfshiu dhunë dhe shkaktoi pasoja serioze.

Ai ka reaguar përsëri, duke bërë një kërcënim publik ndaj Medi Isenit, personit që u sulmua nga një grup ku, sipas raportimeve, Stresi ishte i përfshirë.

Në një postim të fundit, Stresi ka publikuar një foto të Med Isenit nga spitali, dhe përmes këtij postimi ka bërë një deklaratë të fortë, duke kërcënuar se në të ardhmen ai do të përballet me situatën personalisht.

“Mirdita Prokurori i Pejës :

Un jam Medi Iseni sic e shihni Jam rreh si qeni prej disa personave Mirepo kam fillu prap me I sha njerzit ne tik tok. Un ste kam prek me dor por heres tjeter ska nevoj prokuroria me nxjerr kerkim asnji se do jem vec une pasha zotin e madh”.

Ky incident ka pasur pasoja të ndryshme edhe për reperin Noizy, i cili vendosi ta trajtojë çështjen në përputhje me ligjin, për dallim nga Stresi, për të cilin ende nuk dihet vendndodhja e saktë.

The post U përfshi në dhunimin e tij, Stresi kërcënon tiktok-erin Medi Iseni appeared first on Albeu.com.

Emigrimi në rritje/ Flet eksperti: Pamundësia ekonomike nxit shqiptarët të largohen

By: V K
29 September 2024 at 12:05

Emigrimi vazhdon të ketë rritje, ku 16 % e shqiptarëve sipas anketimit të Barometrit për ballkanin Perëndimor, kanë në planet e tye afatshkurtër emigrimin jashtë kufijve të vendit.

Sipas ekspertëve, kjo shifër është një tregues e dëshira për t’u larguar nga Shqipëria është një trend në rritje.

Konkluzioni i anketimit të Barometrit për ballkanin Perëndimor, se 16% e shqiptareve preferojne te emigrojne sipas ekspertit Erion Muça eshte nje trend ne rritje.

Kjo ecuri sipas Muces vjen edhe per shkak te kushteve joshëse që ofrojne vendet e Bashkimit Evropian

“Kjo vjen në një kohë kur shumë vende në BE kanë liberalizuar maksimalisht procedurat për punë sepse vuajnë nga nevoja për forcw dhe mendje pune në shumë sektorë dhe industri. Dhe duke I liberalizuar ato bëhen edhe më joshëse dhe tërheqëse kryesisht për punonjësit nga vendet e Ballkanit Perëndimor”.

Sipas Muces klima politike, pamundësia ekonomike dhe cilësia jo e mirë e jetesës janë shkaqet që cojnë drejt emigrimit.

“Ka të bëj edhe me një mënyrë rebelimi ndaj pakënaqësisë së akumuluar gjithë këto vite brenda vendit, kur një profesionist me pagën që merr nuk përballon dot as shpenzimet minimale të të ushqyerit, duke lënë pas shumë nevoja e domosdoshmëri të tjera”.

Më tej, Muca thekson se mosha më  prekur që shfaq interes për t`u larguar jashtë  vendit janë të rinjtë.

“Grupmosha më vurnelabër janë të rinjtë, kryesisht të pa arsimuar, pra që nuk kanë një shkollë të mesme profesionale apo arsim të lartë, por janë me arsim 9-vjeçar deri të mesëm, kryesisht nga zonat rurale të vendit që synojnë emigracionin. Gjithashtu janë familje në nevojë”.

Në përfundim, Muca theksoi si të domosdoshme marjen e masave konkrete dhe krijimin e disa strategjive për mbështetjen e sektorëve në ekonomi dhe vlerësimin e punonjësve në vendet e punës.

The post Emigrimi në rritje/ Flet eksperti: Pamundësia ekonomike nxit shqiptarët të largohen appeared first on Albeu.com.

Mozzik feston ditëlindjen, Lotina i bën urimin e ëmbël

By: V K
29 September 2024 at 11:56

Reperi i njohur Mozzik, sot feston ditëlindjen. Nuk kishte si të mungonte një urim nga e dashura e tij, Lotina Haziri.

“Urime ditëlindjen ma Mozi! Edhe pafund herë me lind e me vdek, ty kisha me t’i falë krejt prap. Të du”, ka shkruar ajo, krahas videove me organizimin e saj për ditëlindjen e reperit.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lotina Haziri (@lotinahaziri)


Rikujtojmë që çifti e ka zyrtarizuar lidhjen e tyre pak kohë më parë dhe janë më të dashuruar se kurrë!

The post Mozzik feston ditëlindjen, Lotina i bën urimin e ëmbël appeared first on Albeu.com.

Alex Soros publikon foton me Ramën dhe Lindën: E mrekullueshme që takohemi sërish

By: V K
29 September 2024 at 11:11

Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda, kanë qenë për disa ditë me radhë në New York, ku ka marrë pjesë në Asamblenë e OKB-së.

Të pranishëm kanë qenë liderë botërorë e rajonalë, ku janë diskutuar një sërë çështjes, por me fokus kryesor te luftërat.

Gjatë vizitës në New York, Rama është takuar edhe me Alex Soros, djali i filantropit George Soros.

“Gjithmonë e mrekullueshme për të qenë përsëri bashkë pavarësisht se ku e gjejmë veten”, shkruan Soros teksa poston foto krah Edi Ramës, Linda Ramës dhe partneres së tij.

Djali i George Soros, shfaqet shpesh në takime të këtij niveli që lidhen me çështjet botërore, por edhe ato rajonale.

The post Alex Soros publikon foton me Ramën dhe Lindën: E mrekullueshme që takohemi sërish appeared first on Albeu.com.

Ilir Meta: Qeveria po tallet me pensionistët, nga 1 nëntori do të rritet çmimit i bukës

By: V K
29 September 2024 at 10:58

Përmes një reagimi në llogarinë e tij në “Facebook”, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, shprehet i indinjuar lidhur me rritjen e pensioneve.

Sipas tij, indeksimi me 4.1% të pensioneve dhe rritja çmimit të bukës është një tallje nga ana e qeverisë.

Gjithashtu, Meta thekson se nga 1 nëntori do të rritet edhe çmimi i energjisë.

“Tallja e Qeverisë me pensionistët: Indeksim 4.1% të pensioneve por shtrenjtim me 15% të bukës, produktit bazë ushqimor të tyre! Nga 1 Nëntori pensionistët e të gjitha kategorive dhe jo vetëm, do të paguajnë 15% më shtrenjtë çmimin e bukës për shkak të shtrenjtimit po aq të çmimit të energjisë elektrike për furrat e bukës në orët e pikut të prodhimit. Ndaj dhe indeksimi i pensioneve në masën 4.1% ose 25 lekë/ditë nuk është gjë tjetër veçse poshtërimi më i madh që ai u bën pensionistëve”.

Meta ka shpalosur në 5 prioritetet kryesore të Partisë së Lirisë, ku ndër to është dyfishimi i pensioneve.

“Dyfishimi i pensioneve është një nga 5 Prioritetet kryesore të Partisë së Lirisë. Ne në qeverisje do të bëjmë të mundur: Indeksimin e plotë të masës së pensioneve duke e llogaritur indeksimin mbi bazën e inflacionit të artikujve ushqimorë. Indeksimin e shpeshtë brenda vitit të masës së pensioneve në rastet e krizave apo pandemive për shkak të rritjes së shpejtë të çmimeve. Rritjen e pensioneve me nivelin e rritjes reale ekonomike për ta bërë rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse”.

The post Ilir Meta: Qeveria po tallet me pensionistët, nga 1 nëntori do të rritet çmimit i bukës appeared first on Albeu.com.

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, rishfaqet pas disa vitesh në një takim me Alimadhin (FOTO)

By: V K
29 September 2024 at 10:02

Ish-prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, pas disa vitesh mungesë në jetën publike për shkak të arratisjes dhe procesit gjyqësor në Shqipëri, është shfaqur me kryetarin e Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhin.

Ish-kryeprokurori, ka zhvilluar një takim me Adriatik Alimadhin, ku ky i fundit ka publikuar në rrjetin social “Facebook” foto me Llallën, teksa shfaqen edhe duke bërë shqiponjën me duar.

“Një takim pas disa vitesh me ish-Prokurorin e Përgjithshëm të Shqipërisë mikun e familjes tonë Adriatik Llalla”, shkruan Adriatik Alimadhi.

Ish-kryeprokurori ka fituar azil politik në Itali, të paktën sipas avokatit të tij mbrojtës Sokol Hazizaj, referuar një deklarate në shkurt 2023, por,mbi këtë çështje SPAK ka deklaruar në mars 2023, se procesi i ekstradimit është ende në vazhdim në Itali dhe se nuk ka një refuzim të kërkesës së Shqipërisë për ekstradimin e tij.

Ish-kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla, u dënua me dy vite burg për fshehje pasurie në shtator të vitit 2021, por vendimi nuk u ekzekutua asnjëherë pasi Llalla u largua nga vendi drejt Italisë. Llalla u shpall fajtor nga GJKKO për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në 3 episode.

Ai akuzohet se nuk ka deklaruar një shumë prej rreth 7 mijë dollarësh për lindjen e djalit, shpenzimet që lidhen me ndërtimin e katit të tretë të një banese si dhe të ardhurat për shkollimin e vajzës në Gjermani.

Në përfundim të gjykimit në shkallët e tjera është vendosur konfiskimi i pasurisë së tij, një apartament në Durrës dhe rreth 22 mijë m2 tokë arë ne periferi të Tiranës.

Llalla u arrestua në dhjetor të vitit 2021 në Romë, por më pas për shkak të gjendjes së tij shëndetësore u lirua me kushtin që do të mbahej në survejim nga autoritetet italiane.

 

The post Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, rishfaqet pas disa vitesh në një takim me Alimadhin (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Ekstradohet nga Italia 33-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

By: V K
29 September 2024 at 09:52

Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, u ekstradua nga Italia në Shqipëri, ka njoftuar Policia e Shtetit në një deklaratë. Shqiptari akuzohet për përndjekje, ndërsa dyshohet se në vitin 2019 kanosi një shtetase, që t’i dërgonte video intime.

“Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Itali, me qëllim finalizimin e procedurave për ekstradimin e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, u ekstradua në Shqipëri, shtetasi shqiptar i arrestuar në Itali, E. H., 33-vjeç.

Drejtoria e Interpol Tiranës e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar këtë shtetas, sepse më datë 19.07.2023, i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Përndjekja”.

Nga hetimet dyshohet se në vitin 2019, ky shtetas, duke u prezantuar si shtetasi E. Sh., ka kanosur një shtetase, për t’i dërguar video intime”, njoftoi Policia.

The post Ekstradohet nga Italia 33-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar appeared first on Albeu.com.

Rama ndan albumin me foto nga New York-u: Një vizitë krenarie për Shqipërinë

By: V K
29 September 2024 at 09:31

Përmes një postimi në llogarinë e tij personale në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka ndarë foto nga ajo që ai e quan “një vizitë krenarie” për Shqipërinë teksa mori pjesë në Javën e Kombeve të Bashkuara në New York.

Gjatë qëndrimit atje, shefi i qeverisë shqiptare ka zhvilluar takime të rëndësishme me politikanë dhe me bashkëkombës, që jetojnë dhe veprojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Mirëmëngjesi dhe me fotoalbumin e një vizite krenarie për Shqipërinë në Javën e Kombeve të Bashkuara në New York, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama.

The post Rama ndan albumin me foto nga New York-u: Një vizitë krenarie për Shqipërinë appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet për kreun e PD në Kamëz, ja 3 kandidatët që garojnë

By: V K
29 September 2024 at 09:01

Ditën e sotme, anëtarët e degës së Partisë Demokratike në Kamëz, zgjedhin sot drejtuesin e degës, ndërsa në garë janë Alfred Halilaj, Artan Kukeli dhe Petrit Doda.

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Klevis Balliu, në një postim në rrjetet sociale shprehet se riorganizimi i degës Kamëz, do të rikthejë këtë qytet në duart e qytetarëve.

Rezultati i zgjedhjeve për kreun e degës së PD-së, pritet të publikohet në orët e mbrëmjes, ndërsa Kamza është një nga degët që hyri në proces riorganizimi pas zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023.

The post Zgjedhjet për kreun e PD në Kamëz, ja 3 kandidatët që garojnë appeared first on Albeu.com.

❌
❌