Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 29 September 2024Main stream

Zak Topuzi: Korriku e gushti kanë pasur më pak turistë, kryesisht në bregdet

By: rom ario
29 September 2024 at 14:50

Kreu i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit, Zak Topuzi, është shprehur se muajt korrik dhe gusht kanë regjistruar një numër më të ulët turistësh që e kanë vizituar vendin.

Komentet Topuzi i bëri në Euronews Albania, ku tha se kjo nuk ka qenë problematikë vetëm në vendin tonë, por edhe në shtete të tjera turistike.

“Nuk ka më fund sezoni, turizmi është kthyer në mënyrë jetese. Ka një shtrirje vitet e fundit. Ne jemi ndoshta vendi që kemi shtrirjen më të gjatë nga 118 vende. Kjo është gjë pozitive, sepse nëse turizmi nuk shtrihet thuajse gjatë gjithë vitit, sepse krijon probleme me personelin.

Është një vit më i mirë, ka rreth 20 % më shumë lëvizje të të huajve në Shqipëri. Korriku e gushti nuk kanë qenë ato që priteshin. Kryesisht për zonat bregdetare. Por nuk është çështje vetëm e Shqipërisë, por edhe Spanja, Greqia, Mali i Zi kanë patur më pak turistë nga 5-10 % vetëm në pjesën e bregdetit”, tha Topuzi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zak Topuzi: Korriku e gushti kanë pasur më pak turistë, kryesisht në bregdet appeared first on Euronews Albania.

Humbi kontrollin e makinës dhe ra në humnerë, humb jetën 34-vjeçari në Pukë

By: rom ario
29 September 2024 at 14:37

Një 34-vjeçar në Pukë ka humbur jetën pasi është aksidentuar teksa drejtonte automjetin e tij.

Ai që prej mbrëmjes së djeshme kishte humbur kontaktet me familjarët dhe Policia e gjeti automjetin e tij teksa kishte rëndë 50 metra poshtë rrugës e rrjedhimisht edhe trupin e pajetë të të riut.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë moti i keq, ndërkohë që po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Pukë/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, familjarët e shtetasit G.K, 34 vjeç, banues në fshatin Berishë Vendi, kanë njoftuar Policinë se kishin humbur kontaktet me shtetasin G.K, që prej  mbrëmjes së datës 28.09.2024.

34 vjeçari ditën e djeshme kishte shkuar në fshatin Iballë dhe në mbrëmje kishte njoftuar familjen se po kthehej për në banesë.

Gjatë kontrollit të rrugës paraditen e sotme, në vendin e quajtur “Laku i Qershisë”, në një rrugë dytësore që të çon në lagjen Bullicë të fshatit Berishë Vendi, rreth 50 metra poshtë rrugës është gjetur i pajetë shtetasi G.K.

Dyshohet se shtetasi G.K, duke u kthyer me  automjet për në banesë, si pasojë e motit të keq ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Humbi kontrollin e makinës dhe ra në humnerë, humb jetën 34-vjeçari në Pukë appeared first on Euronews Albania.

Izraeli njofton sulme të reja në Dahieh, bastionin e Hezbollahut në Bejrut

By: rom ario
29 September 2024 at 14:26

Izraeli ka nisur një sulm të ri në bastionin jugor të Hezbollahut në Bejrut, Dahieh, thotë ushtria e tij.

Agjencia e lajmeve AFP thotë se korrespondentët e saj dëgjuan një shpërthim të fortë dhe panë tym që dilte nga zona.

Sipas mediave të huaja, Dahieh dikur ishte zemra e Hezbollahut në Bejrut. Tani duket si një qytet fantazmë.

Në periferitë jugore të qytetit rrugët janë bosh dhe dyqanet janë të mbyllura. Mijëra njerëz janë larguar dhe të tjerë ende po përpiqen të ikin.

Dhe në të gjithë Bejrutin këtë mëngjes, u dëgjua zhurma e shpeshtë e dronëve që fluturonin sipër qytetit.

Izraeli ka paralajmëruar njerëzit në të gjithë vendin që të qëndrojnë larg vendeve të lidhura me Hezbollahun, pasi ai zotohet të vazhdojë fushatën e tij kundër grupit, edhe pas vrasjes së liderit të tij, Hassan Nasrallah.

Pasi ushtria izraelite tha se kishte kryer një tjetër sulm në Dahieh, imazhet tregonin një shtëllungë të madhe tymi që kishte mbuluar zonën.

Ka pikëpyetje të shumta sesi do të përgjigjet Hezbollahu ndaj këtyre sulmeve. Grupi ka ende një arsenal të frikshëm armësh, me raketa me rreze të gjatë veprimi të afta për të goditur thellë brenda Izraelit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Izraeli njofton sulme të reja në Dahieh, bastionin e Hezbollahut në Bejrut appeared first on Euronews Albania.

Sulmet ajrore amerikane në Siri vrasin 37 militantë të lidhur me grupe ekstremiste

By: rom ario
29 September 2024 at 14:04

Ushtria amerikane tha të dielën se 37 militantë, të lidhur me grupin ekstremist Shteti Islamik dhe grupin e al-Qaedas, janë vrarë në dy sulme ajrore në Siri.

Dy nga të vrarët ishin militantë të lartë, tha ajo.

Komanda Qendrore e SHBA-së tha se kreu sulme ajrore në veriperëndim të Sirisë ndaj një militanti të lartë nga grupi i lidhur me al-Qaedan, Hurras al-Deen, dhe tetë të tjerëve.

Ajo thotë se ata ishin përgjegjës për udhëheqjen e operacioneve ushtarake.

Ushtria amerikane njoftoi gjithashtu se kreu një sulm më 16 shtator ndaj një kampi stërvitor të Shtetit Islamik në një lokacion të largët të pazbuluar në Sirinë qendrore. Në atë sulm u vranë 28 militantë, përfshirë “së paku katër liderë sirianë”.

“Sulmi ajror do t’ia pamundësojë Shtetit Islamik të kryejë operacione kundër interesave amerikane, si dhe kundër aleatëve dhe partnerëve tanë”, thuhet në njoftim.

Rreth 900 trupave amerikanë ndodhen në Siri, bashkë me një numër të pazbuluar të kontraktuesve, në përpjekje për të mos e lejuar grupin ekstremist Shteti Islamik të rikthehet.

Shteti Islamik kishte bërë kërdi në Irak dhe Siri më 2014, duke marrë nën kontroll pjesë të madhe të territorit.

Forcat amerikane i këshillojnë dhe ndihmojnë aleatët e vet kryesorë në verilindje të Sirisë, Forcat Demokratike të Sirisë të udhëhequra nga kurdët, të cilat ndodhet jo larg zonave strategjike ku grupet militante të mbështetura nga Irani kanë prani./ REL

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sulmet ajrore amerikane në Siri vrasin 37 militantë të lidhur me grupe ekstremiste appeared first on Euronews Albania.

Pjesë e bandës së ‘Babagjyshëve’, Ilir Kupa kërkon të dalë nga regjimi 41-Bis

By: rom ario
29 September 2024 at 13:52

Ilir Kupa ka bërë rekurs në Gjykatën e lartë, ku ka kërkuar shfuqizimin e urdhërit të Ministrisë së Drejtësisë, që e ka vendosur atë në regjimin 41-biss.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka urdhëruar në 11 dhjetor të vitit të kaluar vendosjen e tij në regjimin e posaçëm.

Albert Kupa (alias Ilir Kupa) po vuan dënimin për 6 vepra të ndryshme penale në burgun e Peqinit.

Ilir Kupa në vitin 2014-2015, ka qenë i përfshirë në aktivitetin kriminal të grupit të bandës së “Babagjyshëve”, pjesëmarrës në disa vjedhje/grabitje, si dhe dhënien e vlerave monetare me përqindje.

Gjithashtu ai ka qenë person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti grek për disa vepra të rënda penale.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Pjesë e bandës së ‘Babagjyshëve’, Ilir Kupa kërkon të dalë nga regjimi 41-Bis appeared first on Euronews Albania.

“Mos e shpërdoroni”- OKB thirrje në ditën ndërkombëtare për mungesën e ushqimit

By: rom ario
29 September 2024 at 13:41

Në Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Mungesën dhe Shpërdorimin e Ushqimit, OKB bën thirrje për të ndaluar keqpërdorimin e tij.

Numri i njerëzve që vuajnë nga uria është shtuar që nga viti 2014, por nga ana tjetër, me tonelata ushqime hidhen në kosh apo shpërdorohen çdo ditë.

Në nivel global, rreth 13.2 % e ushqimit të prodhuar humbet mes korrjes dhe shitjes me pakicë, ndërsa rreth 19 % e prodhimit të përgjithshëm global të ushqimit shpërdorohet në familje, në shërbimin ushqimor dhe në shitje me pakicë.

Kjo ditë ndërkombëtare nxjerr në pah nevojën kritike për financim për reduktimin e humbjeve dhe shpërdorimit të ushqimit, për të kontribuar në arritjen e qëllimeve klimatike dhe avancimin e Agjendës 2030 të OKB, për Zhvillim të Qëndrueshëm.

OKB kujton se, shpërdorimi i ushqimit, është i lidhur zinxhir me një sërë faktorësh. Asgjësimi i ushqimit dhe mbetjeve në landfille, çon në emetimin e gazrave serrë, duke kontribuar në ndryshimet klimatike.

Gjithashtu keqpërdorimi i ushqimit, ndikon negativisht në sigurinë ushqimore dhe disponueshmërinë e ushqimit dhe kontribuon në rritjen e kostos së ushqimit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Mos e shpërdoroni”- OKB thirrje në ditën ndërkombëtare për mungesën e ushqimit appeared first on Euronews Albania.

Kapen 66 kg marijuanë në Malin e Zi, droga transportohej nga Shqipëria

By: rom ario
29 September 2024 at 13:27

66 kilogramë marijuanë janë sekuestruar nga Policia Kufitare e Malit të Zi në fshatin Sukobin të Ulqinit.

Dy persona ishin duke transportuar lëndën narkotike nga Shqipëria drejt Malit të Zi.

Sapo kanë vën re shërbimet e policisë kanë braktisur çantat e mbushura me marijuanë.

Dy personat ende të paidentifikuar kanë arritur t’i shpëtojnë policisë duke u rikthyer në territorin shqiptar.

Pas informacionit se në këtë fshat të Ulqinit në afërsi të kufirit po trafikohej drogë menjëherë uniformat blu kanë ndërhyrë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në zonë shërbimet e policisë kanë gjetur 3 çanta me 119 pako me marijuanë me peshë rreth 66 kg.

Autoritetet policore të Shqipërisë janë në kërkim të dy trafikantëve të cilët arritën të arratiseshin.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kapen 66 kg marijuanë në Malin e Zi, droga transportohej nga Shqipëria appeared first on Euronews Albania.

Kryeministri libanez: Diplomacia është alternativa e vetme për konfliktin

By: rom ario
29 September 2024 at 13:22

Kryeministri i përkohshëm i Libanit thotë se vendi i tij nuk ka “asnjë alternativë përveç opsionit diplomatik” në lidhje me konfliktin e Hezbollahut me Izraelin.

Sipas mediave të huaja, Najib Mikati tha se ai “nuk do të hezitonte për asnjë moment” për të vazhduar përpjekjet diplomatike.

“Ushtria libaneze është e gatshme të zbatojë Rezolutën 1701 të OKB-së, ne mund të ofrojmë kushtet e duhura”, tha ai.

Ai konfirmoi se një milion libanezë janë zhvendosur brenda vendit dhe 700 strehimore janë përgatitur.

“Lëvizja aktuale e zhvendosjes është më e madhja në historinë e Libanit”, tha ai më tej.

Mikati vazhdoi: “Jemi në një situatë të vështirë dhe po bashkëpunojmë së bashku për ta kapërcyer këtë fazë diplomatikisht, brenda dhe në aspektin e sigurisë”.

Rezoluta 1701 e OKB-së, e cila doli në vitin 2006, ishte një përpjekje për të zyrtarizuar fundin e luftës midis Izraelit dhe Libanit.

Ai tha se forcat izraelite do të tërhiqeshin plotësisht ndërsa ushtria libaneze dhe paqeruajtësit e OKB-së, me përjashtim të Hezbollahut, do të ishin prania ekskluzive e armatosur në jug të lumit Litani të Libanit.

Shteti libanez duhej të kishte sovranitet të plotë mbi jugun e tij, ndërsa paqeruajtësit ndihmuan në kthimin e libanezëve të zhvendosur.

Për vite me radhë, Libani dhe Izraeli kanë fajësuar njëri-tjetrin për shkelje të panumërta përgjatë kufirit të tensionuar.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kryeministri libanez: Diplomacia është alternativa e vetme për konfliktin appeared first on Euronews Albania.

Mario Bolognari: Veshja arbëreshe me rëndësi për rrugën e Shqipërisë drejt BE

By: rom ario
29 September 2024 at 12:56

Ish-politikani dhe antropologu Mario Bolognari është shprehur se veshja arbëreshe është me rëndësi për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Komentet Bolognari i bëri në ‘Euronews Weekend’ me gazetaren Greta Topjana, ku tha se kostumet arbëreshe dhe tradita e tyre përfaqësojnë mënyrën e të menduarit të vendeve të tjera europiane.

Ai tha gjithashtu se kostumet femërore kanë përfaqësuar një lloj gjuhe të përbashkët të një zone jo të lokalizuar në një shtet të caktuar.

“Që nga fillimi kostumet femërore kanë përfaqësuar një lloj gjuhe të përbashkët të një zone jo të lokalizuar në një shtet të caktuar. Por një zonë më e madhe e shkëmbimeve të diasporës që është shumë e rëndësishme sot, të kthehesh edhe të argumentosh për këto tema është shumë e rëndësishme për të ardhmen. Kostumi femëror bën pjesë edhe në ciklin e vitit për të tjerë.

Sepse gruaja e vesh edhe të dielën e pashkës, në krishtlindje, apo valle që quhet në arbëresh. Është një kostum që tregon si të thuash një kartë identiteti të gruash si mbretëreshë e skenës në ato momente që ajo përfaqëson. Kjo bën pjesë në ciklin jetësor, sepse e vesh kostumin në ditën e martesës, por e vesh edhe në ditën e vdekjes. Këtu kemi diçka që shkon përtej kulturës së vendeve të vogla. Takon një ndjenjë dhe mënyrat e interpretimit të jetës që bëjnë pjesë në të gjithë Europën.

Pra janë kostume dhe tradita dhe mënyra të të vepruarit të vendeve të tjera europiane. T’i japësh të drejtë traditës dhe të humbësh objektet apo veshjet, edhe kjo bën pjesë në Europën e së nesërmes. Edhe përdorimi i inteligjencës artificiale bën pjesë në këto pyetje. Pra çfarë do ruajmë nga e shkuara dhe çfarë do të marrim me vete drejt së ardhmes”, tha Bolognari.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mario Bolognari: Veshja arbëreshe me rëndësi për rrugën e Shqipërisë drejt BE appeared first on Euronews Albania.

U kap në flagrancë duke shitur kokainë, arrestohet 22-vjeçarja në Tiranë

By: rom ario
29 September 2024 at 12:39

Një 22-vjeçare në Tiranë ka rënë në prangat e Policisë, pasi u kap në flagrancë duke i shitur kokainë një tjetër shtetasi, 29-vjeçar.

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se kokaina u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që u procedua penalisht edhe blerësi 29-vjeçar.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Arrestohen 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasen K. P., 22 vjeçe, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin R. I., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal. Shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasen K. P., duke i shitur 29-vjeçarit një dozë me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post U kap në flagrancë duke shitur kokainë, arrestohet 22-vjeçarja në Tiranë appeared first on Euronews Albania.

Ministri Yassin: Libani në prag të ‘katastrofës’ me një milion të zhvendosur

By: rom ario
29 September 2024 at 12:16

Ministri i Menaxhimit të Fatkeqësive Emergjente në Liban, Nasser Yassin, ka thënë se në pak orë, numri i njerëzve të zhvendosur në Liban u rrit nga 300,000 në pothuajse një milion.

Sipas mediave të huaja, ai i tha korrespondentit special të Sky News, Alex Crawford, se pavarësisht hapjes së qindra strehimoreve, Libani është “në një moment shumë kritik”.

“Ne jemi në prag që të arrijmë në një situatë katastrofike humanitare”, tha ai mes të tjerave.

Sipas tij, Libani ka një popullsi prej tre deri në katër milionë libanezë, 1.5 milionë refugjatë sirianë dhe 250,000 refugjatë palestinezë.

“Ne e kemi marrë këtë mbi supet tona dhe tani kemi një barrë shtesë prej një milion libanezë të zhvendosur ose të prekur nga agresioni aktual”, shtoi ai.

Ai tha se metoda e Izraelit për të postuar në rrjetin social ‘X’ përpara se të kryente sulme përfaqëson “profesionalizimin e gjenocidit”.

Kujtojmë se nga ana tjetër Izraeli thotë se po synon militantët e Hezbollahut që kryejnë sulme me raketa kundër veriut të territorit të tij që kanë zhvendosur banorët izraelitë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ministri Yassin: Libani në prag të ‘katastrofës’ me një milion të zhvendosur appeared first on Euronews Albania.

Dosja e tritolit në anijen në Sarandë, si u fiksua autori e i arrestuari nga kamerat

By: rom ario
29 September 2024 at 11:57

Euronews Albania ka sigururar dosjen e plotë hetimore të ngjarjes së rëndë në Sarandë ku në muajin qershor, humbi jetën Armandi Nelaj duke tentuar të vendoste eksploziv në një anije udhëtarësh. Viktima dhe bashkëpuntori i tij u fiksuan 2 ditë para ngjarjes duke blerë pajisje zhytjeje ndërsa prokuroria e Sarandës ka zgjeruar hetimet.

Turisti belg F.R dhe ai anglez N.M ishin personat e fundit që komunikuan me Armandi Nelajn pak para se 52 vjeçari të humbte jetën mbrëmjen e 24 qershorit duke tentuar ti vendoste eksploziv tragetit “Kristi”, e tipit “Delfin” në portin e Sarandës.

Turistët kanë komunikuar me viktimën pak para shpërthimit duke i ofruar ndihmë pasi e kishin parë në një varkë pa ndricim duke tërhequr 2 canta të zeza në ujë.

Turistët kanë deklaruar se viktima ishte me maskë zhytjeje dhe i ka thënë të largoheshin, por pas rreth 30 sekontash kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm.

Ata kanë lajmëruar policinë kufitare e bashkë me to kanë nxjërrë në breg varkën e viktimës.

Por mesa duket prokuroria e Sarandës ka arritur të administrojë prova të forta për ngjarjen dhe implikimin e viktimës dhe bashkëpunëtorit të tij të arrestuar Erdion Muho.

“ Nga këqyrja e pamjeve filmike rezulton se në datë 23.06.2024, rreth orës reale 13:17-13:26, në ambientet e subjektit ‘pajisje peshkimi’, vijnë dy persona nga jashtë dhe të identifikuar nga policia si shtetasit Armandi Nelaj dhe Erdion Muho. Pasi kanë hyrë në këtë ambient kanë blerë lopata peshkimi dhe materiale të tjera peshkimi dhe më pas kanë dalë nga ky subjekt ” thuhet në dosjen e prokurorisë.

Grupi hetimor është i bindur se motiv i ngjarjes është konkurenca për linjën Sarandë-Korfuz dhe palë e dëmtuar është kompania detare “Finikas Lines”.

“ Gjithashtu nga këqyrjet e pamjeve filmike, konstatohet se më datë 22.06.2024, shtetasi Erdion Muho vërehet duke shoqëruar shtetasin Armandi Nelaj, për të pozicionuar varkën me të cilën ka dalë më det më datë 24.06.2024 kur ndodhi edhe shpërthimi” evidentohet si provë në dosjen hetimore.

Madje nga dëshmia e të dëmtuarve, ata i kanë dhënë indicie prokurorisë së plani i personave që kanë qenë të interesuar ti godasin biznesin, ka qenë që të digjnin një anije tjetër që ndodhej për rimond në portin e Pireut. Për këtë dyshohet se janë ofruar 30 mijë euro por ngjarja nuk u realizua.

Po ashtu trageti i kompanisë “Finikas”, në vitin 2020 është qëlluar me armë nga toka në zonën e ksamilit teksa lundronte në det, ngjarje e cila nuk është zbardhur nga policia.

Prokuroria e Sarandës pritet të zgjerojë hetimet për ngjarjen e rëndë për motive konkurence.

I arrestuari i vetëm deri më tani Erdion Muho u la në burg nga gjykata e apelit edhe pse ofroji garanci pasurore për tu hetuar në gjendje të lirë.

Pas ngjarjes 35 vjeçari u largua në drejtim të Greqisë për të patur një alibi ndërsa gjatë arrestimit, hetuesit vunë re se ai kishte ndruar aparatin celular duke pretenduar se i kishte rënë në ujë. Megjithatë edhe nga ekspertimi i aparatit të ri, hetuesit kanë gjetur biseda ku Muho dërgon informacion për subjetin tregtar “Finikas” dhe ka një vlerësim negativ për këtë kompani detare konkurente.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dosja e tritolit në anijen në Sarandë, si u fiksua autori e i arrestuari nga kamerat appeared first on Euronews Albania.

Izraeli vazhdon bombardimet në Liban, Irani paralajmëron “mundësinë për luftë”

By: rom ario
29 September 2024 at 11:38

Ushtria izraelite i ka vazhduar të dielën sulmet ajrore ndaj grupit militant Hezbollah në Liban, një ditë pasi u konfirmua vrasja e shumë komandantëve të Hezbollahut, përfshirë Hassan Nasrallahun, liderin e kamotshëm.

Ushtria izraelite tha se forcat e saj ajrore goditën “dhjetëra shënjestra terroriste të Hezbollahut” në Liban, përfshirë “raketahedhës të cilët ishin kthyer në drejtim të tokës izraelite, struktura në të cilat ishin fshehur armët dhe infrastruktura të tjera terroriste të Hezbollahut”.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e përshkroi vrasjen e liderit të Hezbollahut Nasrallah më 27 shtator si të domosdoshme drejt “ndryshimit të baraspeshës së pushtetit në rajon për vitet në vijim”.

Zyrtarët iranianë kërkuan një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ndërsa kryetari i Parlamentit iranian premtoi mbështetje të vazhdueshme për grupet që përballen me Izraelin.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, u citua nga agjencia zyrtare e lajmeve Fars të ketë thënë në Nju Jork se “të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm se situata është jashtëzakonisht shpërthyese dhe se gjithçka është e mundur, madje edhe lufta”.

Raportohet se 11 njerëz u vranë nga sulmet e së dielës. Mbi 700 janë vrarë prej se Izraeli i nisi bombardimet e pareshtura të hënën e 23 shtatorit.

Ndërkohë, numri i të zhvendosurve nga lufta në jug të Libanit është dyfishuar dhe tani ka arritur në 211.000, sipas Kombeve të Bashkuara.

Hezbollahu është grup militant dhe parti politike njëkohësisht, i cili e kontrollon pjesën më të madhe të Libanit jugor.

Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike. Partia politike e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez.

Netanyahu ka thënë se Izraeli do të vazhdojë ta luftojë kërcënimin nga Hezbollahu dhe ta sigurojë kthimin e sigurt të izraelitëve të shpërngulur nga shtëpitë e tyre në kufi me Libanin.

“Ne do të vazhdojmë ta degradojmë Hezbollahun derisa t’i arrijmë synimet tona”, tha Netanyahu të shtunën.

Marina izraelite e shkatërroi një raketë që po shkonte në drejtim të Izraelit nga Deti i Kuq, ndërsa tetë raketa të tjera të shkrepura nga toka libaneze ranë në zona të hapura, tha ushtria izraelite.

Nasrallahu u vra gjatë sulmeve masive ajrore të Izraelit kundër selisë qendrore të këtij grupi në jug të Bejrutit të premten.

Vrasja e Nasrallahut është goditje e rëndë për Hezbollahun dhe Iranin. Gjatë 30 vjetëve në krye të Hezbollahut, Nasrallahu e shndërroi këtë milici shiite në një forcë të madhe politike në Liban, si dhe në një armik të fuqishëm të Izraelit fqinj.

Izraeli njoftoi vrasjen e tij të shtunën, ndërsa Hezbollahu e konfirmoi vdekjen e tij më vonë.

Hezbollahu ka thënë se do të vazhdojë të luftojë kundër Izraelit pas vrasjes së tij dhe ka vazhduar të hedhë raketa drejt Izraelit edhe të dielën.

Përshkallëzimi mes Izraelit dhe Hezbollahut ka rritur frikën se konflikti mes tyre mund të dalë nga kontrolli dhe ta zhysë edhe Iranin dhe Shtetet e Bashkuara në të.

Hezbollahu dhe Izraeli kanë këmbyer zjarr përgjatë kufirit paralelisht me luftën e Izraelit në Gazë kundër Hamasit – një grupi tjetër të shpallur terrorist nga SHBA dhe BE.

Hezbollahu thotë se po e lufton Izraelin në mbështetje të Hamasit, i cili e kreu një sulm në jug të Izraelit tetorin e kaluar duke e nxitur luftën në Gazë, shkruan REL.

Më shumë se 1.670 njerëz, përfshirë 104 fëmijë, janë vrarë nga sulmet izraelite në Liban prej 8 tetorit të vitit të kaluar, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Izraeli vazhdon bombardimet në Liban, Irani paralajmëron “mundësinë për luftë” appeared first on Euronews Albania.

Ushtria izraelite: Një tjetër personazh i lartë i Hezbollahut u vra në sulm

By: rom ario
29 September 2024 at 11:31

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë një tjetër zyrtar të lartë të Hezbollahut në sulmet e kryera në Liban të shtunën.

Sipas mediave të huaja, Nabil Qaouk, kreu i Këshillit të Sigurisë Parandaluese të Hezbollahut dhe një anëtar kyç i Këshillit Qëndror të tij, u vra nga avionët luftarakë dje, thotë IDF në një deklaratë.

Ndërkohë Hezbollahu nuk ka dhënë asnjë koment mbi fatin e Qaouk, nëse ka ndërruar jetë ose jo.

IDF e përshkroi Qaoukun si “afër majës” së Hezbollahut dhe vazhdoi duke thënë se ai ishte “i angazhuar drejtpërdrejt në promovimin e komploteve terroriste kundër shtetit të Izraelit dhe qytetarëve të tij”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ushtria izraelite: Një tjetër personazh i lartë i Hezbollahut u vra në sulm appeared first on Euronews Albania.

“Nuk e shikojmë diasporën si lopë për ta mjelë”- Kocaqi: Ku do ndryshojë partia jonë

By: rom ario
29 September 2024 at 10:44

Historiania Elena Kocaqi është shprehur në ‘Euronews Weekend’ me gazetaren Greta Topjana se forca politike që ajo pritet të krijojë, nuk e shikon diasporën për ta përdorur vetëm për vota, por do ta angazhojë në formimin e programit dhe në vendimmarrje.

Kocaqi tha se në forcën e re politike Aleanca Kombëtare Shqiptare do të thirren ekspertët më të mirë brenda dhe jashtë vendit për të kontribuar dhe ky sipas saj do të jetë ndryshimi me partitë e tjera, që sipas saj, e shohin diasporën ‘si lopë për ta mjelë’.

Ajo tha gjithashtu se partia e re do të synojë edhe përqindjen e qytetarëve që nuk dalin për të votuar, por edhe votuesit e partive të vjetra, PS dhe PD.

“Pse më vë me Adriatik Lapajn. Ne nuk e kemi me njëri-tjetrin, por me pushtetin. Ata nuk janë kundërshtarët tanë për momentin. Unë kam qenë në çdo shoqatë të diasporës. Intelektualët e ekipit tonë gjysma do të jenë të diasporës, ata që do të jenë në Parlament dhe Qeveri nesër. Ne nuk thamë që do të marrim gjithë votën e diasporës. Ne jemi këtu për të dhënë një ofertë politike.

Unë nuk jam tip imponues që të them votën e diasporës do e marrë të gjithë unë. Ne diskutojmë edhe votën brenda vendit. Sepse janë rreth 50 % në Shqipëri që nuk votojnë. Ne synojmë edhe votën e atyre që votojnë PS e PD, pasi janë mërzitur me partitë e vjetra. Votën në Shqipëri nuk e kanë marrë me tapi Edi Rama dhe Sali Berisha. Qëllimi im nuk është të lëmë rininë në diasporë, por ta kthejmë rininë në shtëpi. Nuk e shohim diasporën si lopë për ta mjelë.

Ka njerëz që e duan Shqipërinë dhe ata duhet të jenë këtu. Shqipëria mund të ngrihet jo vetëm me ne që jemi këtu, por duke marrë ekspertizën më të mirë edhe të atyre që nuk janë këtu. Ky do të jetë ndryshimi mes nesh dhe të tjerëve, do të jemi bashkarisht te kjo gjë, jo të themi ne jemi këtu dhe ju na mbështesni”, tha Kocaqi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Nuk e shikojmë diasporën si lopë për ta mjelë”- Kocaqi: Ku do ndryshojë partia jonë appeared first on Euronews Albania.

Austriakët votojnë, partia e së djathtës ekstreme synon fitore historike

By: rom ario
29 September 2024 at 10:23

Austriakët kanë filluar të votojnë mëngjesin e së dielës për ta zgjedhur Parlamentin e ri, ku partia e së djathtës ekstreme, Partia e Lirisë (FPO), synon ta korrë fitoren e parë në zgjedhje të përgjithshme në një garë të ngushtë me partinë konservatore në pushtet, Partia Popullore Austriake.

Fushatë zgjedhore u mbizotërua nga shqetësimet e votuesve për ekonominë dhe emigracionin.

FPO-ja kryesoi me muaj të tërë në sondazhet publike, por epërsia e saj ndaj partisë konservatore (OVP) është tkurrur pothuajse plotësisht, pasi kancelari Karl Nehammer e paraqiti veten si burrështetas dhe e përshkroi rivalin e vet, liderin e FPO-së Herbert Kickl, si një njeri të rrezikshëm dhe toksik.

Kushdo që i fiton këto zgjedhje nuk do të arrijë ta fitojë edhe shumicën në Parlament, sipas sondazheve, por do ta gëzojë të drejtën për ta udhëhequr koalicionin qeveritar.

Qendrat e para të votimit u hapën në orën 7:00 dhe do të mbyllen në orën 17:00.

Rezultatet preliminare pritet të bëhen publike menjëherë pas mbylljes së votimit.

“Çështja është kancelari do emërohet nga radhët e FPO-së”, tha Katherin Stainer-Haemmerle, profesoreshë e shkencave politike në Universitetin Carinthia.

“Nëse ndodh kjo, atëherë më duhet të them se roli i Austrisë në Bashkimin Evropian do të jetë krejtësisht tjetër. Kickl ka thënë shpesh se [kryeministri i Hungarisë] Viktor Orban është shembull për t’u ndjekur për të dhe ai do ta mbajë këtë qëndrim”, shtoi ajo, shkruan REL.

Fitorja e FPO-së dp ta bënte Austrinë vendin më të fundit në BE që shënon rritje të mbështetjes për të djathtën ekstreme, pas vendeve si Holanda, Franca dhe Gjermania.

FPO-ja është euroskeptike dhe miqësore ndaj Rusisë, si dhe kritike ndaj islamit dhe është zotuar për rregulla të ashpra ndaj azilkërkuesve.

Ajo e mposhti OVP-në për më pak se një për qind në zgjedhjet për Parlament Evropian në Austri qershorin e kaluar.

OVP-ja, e cila sikurse FPO-ja mbështet rregulla më të ashpra për emigrantët, është partia e vetme e hapur për koalicion me partinë e së djathtës ekstreme.

Megjithatë, Nehammer thotë se partia e tij nuk do t’i bashkohet një qeverie pjesë e së cilës është edhe Kickl.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Austriakët votojnë, partia e së djathtës ekstreme synon fitore historike appeared first on Euronews Albania.

Historiania Kocaqi zbulon në Euronews krijimin e një partie të re: 3 bazat parimore

By: rom ario
29 September 2024 at 10:06

Historiania Elena Kocaqi ka zbuluar në Euronews Albania se së bashku me një grup njerëzish po punojnë për krijimin e një partie të re politike opozitare.

Kocaqi tha në ‘Euronews Weekend’ me gazetaren Greta Topjana se partia do të quhet Aleanca Kombëtare Shqiptare dhe pritet që muajin tjetër të regjistrohet në Gjykatë.

Ajo tha gjithashtu se kjo forcë politike do të ketë 3 baza parimore për ata persona që do të jenë elitë e saj, të cilat janë: 1. Njerëz që e duan Shqipërinë. 2. Meritokracia. 3. Njerëz që të mos kenë vjedhur në kurriz të popullit.

“Kam vite që përgatitem për këtë gjë. Duke qenë profesorë, avokate, unë kam pasur nevojë të hyjë në politikë për të jetuar. Nëse hyj në politikë është për të kontribuar. Duke parë që vendi është 35 vite tranzicion dhe gjysma e qytetarëve nuk votojnë, në këtë prizëm nuk ka alternativë.

Kemi një situatë politike ku është e nevojshme që të dalë një element i ri në politikë, por që të jenë intelektualë, sepse nga një politikë me profesorë në vitin 90’ arritëm në një pikë që në Parlament u futën edhe bandit. Bazat parimore të këtoj organizimi të ri do të jenë 3. E para njerëz që e duan Shqipërinë, pra ata që do të jenë nesër ministra, duhet të kenë dhënë prova që ta duan vendin. E dyta merita dhe e treta të mos kenë futur dorën në xhepat e shqiptarëve.

Aleanca Kombëtare Shqiptare, unë jam këshilluar me diasporën, me shoqatat. Të gjithë donin një element kombëtar brenda partisë. Kemi rreth një muaj me mbledhjen e firmave. Mendojmë të çojmë më shumë se 3 mijë firma që kërkon ligji. Tani jemi afër 3 mijë firma. Me këto, pastaj janë statuti, programi dhe disa dokumentacione që plotësohen dhe ne shkojmë brenda muajit tjetër në Gjykatë për regjistrimin e partisë”, tha Kocaqi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Historiania Kocaqi zbulon në Euronews krijimin e një partie të re: 3 bazat parimore appeared first on Euronews Albania.

Kanosi një shtetase që t’i dërgonte foto intime, ekstradohet nga Italia 33-vjeçari

By: rom ario
29 September 2024 at 09:47

Një 33-vjeçar i akuzuar për përndjekje është ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë.

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se ky shtetas në vitin 2019 kanosi një shtetase duke u prezantuar si një shtetas tjetër, që t’i dërgonte video intime.

Ndaj këtij shtetasi në vitin 2023 Gjykata kishte vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për veprën penale ‘përndjekja’.

Njoftimi i Policisë:

Ekstradohet nga Italia, një shtetas shqiptar i akuzuar për përndjekje.

Operacioni “Para drejtësisë”, 33-vjeçari, duke u prezantuar si një shtetas tjetër, kanosi një shtetase, në vitin 2019, që t’i dërgonte video intime.

Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Itali, me qëllim finalizimin e procedurave për ekstradimin e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, u ekstradua në Shqipëri, shtetasi shqiptar i arrestuar në Itali, E. H., 33 vjeç.

Drejtoria e Interpol Tiranës e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar këtë shtetas, sepse më datë 19.07.2023, i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Përndjekja”. Nga hetimet dyshohet se në vitin 2019, ky shtetas, duke u prezantuar si shtetasi E. Sh., ka kanosur një shtetase, për t’i dërguar video intime.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kanosi një shtetase që t’i dërgonte foto intime, ekstradohet nga Italia 33-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

Kosovë| Shpërthim afër një pike karburanti në Zveçan

By: rom ario
29 September 2024 at 09:19

Policia e Kosovës ka thënë të dielën se një shpërthim ka ndodhur gjatë mesnatës në afërsi të një pike karburanti në qendër të Zveçanit, komunë e banuar me shumicë serbe në veri të vendit.

“Rreth mesnatës, në afërsi të pompës së benzinës e cila është në qendër të Zveçanit, ka ndodh një shpërthim”, tha për Radion Evropa e Lirë zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani.

Elshani tha se nuk ka të lënduar nga ky shpërthim dhe se njësitet policore dolën në vendin e ngjarjes menjëherë.

“Rasti cilësohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, theksoi Elshani, shkruan REL.

Nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar këtë shpërthim, i cili shkaktoi dëme materiale në shtëpizën e pikës së karburantit dhe në disa vetura në afërsi, tha ai.

Në kohën e shpërthimit pika e karburantit kishte qenë e mbyllur për shërbim, sipas tij.

Një rast si ky nuk është i rrallë në veriun e Kosovës në vjetët e fundit.

Për hedhje të mjeteve shpërthyese dhe djegie të veturave është raportuar disa herë në këtë rajon, sidomos në kohën e riregjistrimit të makinave me targa ilegale serbe në ato RKS – Republika e Kosovës.

Zveçani, së bashku me Zubin Potokun, Mitrovicën e Veriut dhe Leposaviqin, janë katër komunat me shumicë serbe në veri.

Tensionet në këtë pjesë të vendit kanë qenë kryesisht të larta në muajt e fundit, për shkak të atyre që Qeveria e Kosovës i konsideron si hapa për shtirje të sovranitetit në atë pjesë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kosovë| Shpërthim afër një pike karburanti në Zveçan appeared first on Euronews Albania.

Biden e quan vrasjen e udhëheqësit e Hezbollahut një “masë drejtësie”

By: rom ario
29 September 2024 at 09:08

Presidenti Joe Biden e quajti të shtunën sulmin izraelit që vrau Hassan Nasrallahun, udhëheqësin e Hezbollahut një “masë drejtësie” ndaj sundimit të tij prej katër dekadash përmes terrorit.

Komentet e tij vijnë pasi grupi militant konfirmoi më herë të shtunën se Nasrallah, një nga themeluesit e grupit, u vra në një sulm ajror izraelit në Bejrut një ditë më parë.

Zoti Biden vuri në dukje se operacioni për të eliminuar Nasrallahun u ndërmor në kontekstin më të gjerë të konfliktit që filloi me masakrën e Hamasit ndaj izraelitëve më 7 tetor 2023.

“Nasrallah, të nesërmen, mori vendimin fatal për të bashkuar forcat me Hamasin dhe për të hapur atë që ai e quajti një ‘front verior’ kundër Izraelit”, tha Presidenti Biden me anë të një deklarate.

Ai gjithashtu vuri në dukje se Hezbollahu nën drejtimin e Nasrallahut ka qenë përgjegjës për vdekjen e mijëra amerikanëve.

Megjithatë Presidenti Biden shtoi se synimi i Shteteve të Bashkuara është ulja e tensioneve në Lindjen e Mesme, përmes mjeteve diplomatike.

Mes përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme, Departamenti i Shtetit udhëzoi të shtunën disa kategori punonjësish në ambasadën amerikane në Bejrut dhe anëtarë të familjeve të tyre, të largohen nga Libani.

“Personeli i Ambasadës së SHBA-së në Bejrut duhet të shmangë udhëtimet personale pa autorizim paraprak”, tha Departamenti i Shtetit në një deklaratë, shkruan VOA.

Në udhëzim thuhet se mund të vendosen kufizime shtesë për personelin amerikan, nëse përkeqësohet më tej situata e sigurisë dhe shtohen kërcënimet.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Biden e quan vrasjen e udhëheqësit e Hezbollahut një “masë drejtësie” appeared first on Euronews Albania.

❌
❌