Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 29 September 2024Main stream

Shiu i fundjavës pasohet nga ditë me diell! Parashikimi i motit për javën që vjen

By: D Marku
29 September 2024 at 21:52

Pas fundjavës me rrebeshe shiu, moti gjatë javës në vendin tonë parashikohet të jetë në kushte atmosferike të qëndrueshme e me mot të kthjellët.

Sipas SHMU, ditën e Hënë, të Martë dhe të Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me mot të kthjellët, dhe vranësira të pakta kalimtare gjatë orëve të mesditës.

Pas mesjavës parashikohet ndryshim tërësisht i situatës meteorologjike, kjo për shkak të largimit gradual të qarkullimit anticiklonar për ti lënë vend ndikimit të një qendre të thellë presioni të ulët me origjinë veriperëndimore e pozicionuar mbi Gadishullin Apenin.

Për ditën e Ejnte dhe të Premte aktiviteti i këtyre masave ajrore të lagështa do të bëjë që moti të jetë i paqëndrueshëm me reshje shiu të herëpasherëshme dhe të vazhdueshme në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive afatshkurtra të cilat përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në zonat urbane mund të shfaqen problematike.

Era intensifikohet e fortë, në formën  e tufanit kryesisht përgjatë vijës bregdetare për pjesën më të madhe të ditëve, pasi hera-herës do të arrijë shpejtësi 11-18m/s, në kuadratin e jugut.

Vlen të theksohet prezenca e mjegullës dhe mjegullinës në orët e para të mëngjesit dhe në momentin e reshjeve të shiut.

The post Shiu i fundjavës pasohet nga ditë me diell! Parashikimi i motit për javën që vjen appeared first on Albeu.com.

“Mbylle gojën”/Plas sherri gjatë publicitetit mes Erjolës dhe Françeskës: Mos më ofendo!

By: D Marku
29 September 2024 at 21:37

Plas sherri gjatë publicitetit të rubrikës “Pa Filtra” në E Diell, mes Erjola Doçit dhe Françeska Muratit.

Shkak u bë ndërprerja e komentit të Doçit, nga Murati. Panalistet vijuan sherrin për disa minuta rresht, ku u desh ndërhyrja dhe vendosja e rregullit nga moderatori Ronaldo Sharka.

Murati: E ngatërron veten me Ronaldon. Ti kur flet, flet sikur je duke prezantuar

Doçi: E kam profesion o shpirt.

Murati: Më bëhet shumë qejfi, por këtu jemi në juri.

Doçi: Boll! Boll më! Më lër rahat.

Doçi: Jam në kokërr të qejfit, po na lodhët!

Murati: Pusho pusho se po na dhembin veshët.

Doçi: Nxjerr mjalt nga goja…

Hysenaj: Ron o vendos rregull, o…

Doçi: Po për kokën time Ronaldo. Përtej shakave më thotë ‘pse i bën gocës atë koment?’ po prit o gocë, të mos hajë kjo (goja) para kësaj (mendjes).

Murati: O Erjola po do i bëjmë replika njëra tjetrës.

Doçi: Mos më ndërhy pa më dëgjuar deri në fund!

Murati: Komenti yt ishte pa lidhje dhe unë të ndërpreva.

Doçi: Zhzhzh bën si mizë, mushkonjë

The post “Mbylle gojën”/Plas sherri gjatë publicitetit mes Erjolës dhe Françeskës: Mos më ofendo! appeared first on Albeu.com.

Shkrirja e akullnajave prej ngrohjes globale detyron Zvicrën dhe Italinë të ripërcaktojnë një pjesë të kufirit alpin

By: D Marku
29 September 2024 at 21:17

Zvicra dhe Italia kanë ripërcaktuar një kufi që përshkon një majë alpine, pasi shkrirja e akullnajave ka ndryshuar kufirin e përcaktuar historikisht.

Të dy vendet ranë dakord për modifikimet nën Matterhorn, një nga malet më të larta në Evropë, i cili shtrihet në rajonin Zermatt të Zvicrës dhe luginën Aosta të Italisë.

Akullnajat në Evropë, kontinenti me ngrohjen më të shpejtë në botë, po tërhiqen me një ritëm të përshpejtuar për shkak të ngrohjes globale.

“Seksione të rëndësishme të kufirit përcaktohen nga pellgu ujëmbledhës ose vijat e kreshtave të akullnajave, bredha ose bora e përhershme,” tha qeveria zvicerane në një deklaratë të cituar nga Bloomberg . “Këto formacione po ndryshojnë për shkak të shkrirjes së akullnajave.”

Vendpushimi i famshëm i skive Zermatt është prekur nga ndryshimi, të dy vendet ranë dakord të modifikojnë kufirin rreth pikave historike të Testa Grigia, Plateau Rosa, Rifugio Carrel dhe Gobba di Rollin bazuar në interesat e tyre ekonomike, raportoi Bloomberg.

Një komision i përbashkët italo-zviceran ra dakord për ndryshimet në maj 2023. Zvicra e miratoi zyrtarisht traktatin të premten, por Italia ende duhet të nënshkruajë.

Ndryshimet vijnë pas një mosmarrëveshjeje mes dy vendeve për territorin e majës që zgjati për vite me radhë. Akullnajat zvicerane humbën 4% të vëllimit të tyre në vitin 2023, rënia e dytë më e madhe vjetore në rekord, sipas Akademisë Zvicerane të Shkencave. Rënia më e madhe ishte 6% në vitin 2022.

Ekspertët kanë ndaluar matjen e akullit në disa akullnaja zvicerane sepse nuk ka mbetur asnjë. Mbetjet e një alpinisti gjerman, i cili u zhduk duke kaluar një akullnajë pranë Matterhorn gati 40 vjet më parë, u zbuluan në shkrirjen e akullit në korrik të vitit të kaluar.

Ekspertët në Itali thanë këtë muaj se akullnaja Marmolada, e cila është më e madhja dhe më simbolika nga Dolomitet, mund të shkrihet plotësisht deri në vitin 2040 si rezultat i rritjes së temperaturave mesatare.

Shembja e një pjese të Marmolada vrau 11 njerëz në 2022. Akullnaja matet çdo vit që nga viti 1902 dhe konsiderohet si një “termometër natyror” i ndryshimeve klimatike.

The post Shkrirja e akullnajave prej ngrohjes globale detyron Zvicrën dhe Italinë të ripërcaktojnë një pjesë të kufirit alpin appeared first on Albeu.com.

Shtohen flamingot në Lagunën e Nartës, por e ardhmja e tyre e kërcënuar

By: D Marku
29 September 2024 at 21:00

Laguna e Nartës, që vlerësohet nga biologët si ndër zonat natyrore të paprekura të Evropës, ka shënuar këtë vit popullatën më të madhe të flamingove. Por sipas studiuesve habitati i tyre rrezikohet nga planet për zhvillimin e ndërtimeve në funksion të turizmit masiv. Aeroporti i madh ndërkombëtar i Vlorës po ndërtohet fare afër zonës ku jetojnë flamingot.

Laguna e Nartës këtë vit ka dhuruar pamje mbresëlënëse të kolonive të mëdha të flamingove. Peisazhi që vlerësohet nga biologët si ndër zonat natyrore të paprekura të Evropës i ndërron herë pas here ngjyrat ndërsa në zemër të lagunës flamingot kërkojnë ushqimin në ushtritë e mëdha plot ngjyra.

Studiuesi i shpendëve Mirjan Topi thotë se këtë vit është regjistruar një shifër rekord e popullatës së flamingove në Lagunën e Nartës.

“Vera e këtij viti shënoi një rekord të ri për sa i përket numrit të flamingove në Lagunën e Nartës me rreth 5300 individë që përbëjnë rreth 4% të popullatës europiane të këtij lloji. Kjo e bën këtë zonë një nga ligatinat më të rëndësishme në Mesdhe, jo vetëm të flamingos, por edhe llojeve të tjera të shpendëve”, tregon ai.

Cilësia ekologjike e zonës ka ndikuar në rritjen e popullatave të flamingove ndonëse ata nuk folezojnë në Shqipëri, thotë më tej zoti Topi. Por sipas tij zhvillimet e projekteve ndërtimore pritet të sjellin shqetësim për kolonitë e flamingove në zonën e peisazhit të mbrojtur.

“Unë në fakt e shoh të vështirë, bazuar në rrethanat aktuale të shqetësimit që gjenerohet vazhdimisht në peisazhin e mbrojtur Vjosë -Nartë që flamingove t`u krijohen kushtet e folezimit, sepse në atë zonë, sikundër dihet, po ndërtohet një aeroport dhe ka plane për ndërtimin e strukturave të mëdha për turizmin masiv etj… etj, që në thelb prishin atë që quhet integritet ekologjik i ekosistemit dhe rrjedhimisht ndikojnë popullatat jo vetëm të flamingove, por të gjithë shpendëve të egër”.

Ndërtimi i aeroportit të Vlorës sipas qeverisë shqiptare sjell një zhvillim turistik të këtij rajoni dhe përmirëson ekonominë e banorëve ndërsa organizatat shqiptare për mbrojtjen e mjedisit i kanë kundërshtuar këto plane.

Përfaqësuesi i organizatës për mbrojtjen e natyrës Zydjon Vorpsi, thotë se organizatat mjedisore kanë bërë një padi ndaj organizmave shtetërorë që lejuan ndërtimin e aeroportit në një peisazh të mbrojtur ndërkohë që ende gjykimi është në faza fillestare.

“Janë disa çështje mjedisore që janë në gjykatë. Ajo që shihet në rastin e Aeroportit të Vlorës është që gjykata më shumë e ka zvarritur çështjen duke a pasuar sa në njërën shkallë në tjetrën dhe ende nuk ka menaxhuar që të fillojë çështjen duke mos legjitimuar edhe organizatat në shkallë të parë një e drejtë që e ka dhënë Konventa e Aarhusit dhe Gjykata e Lartë. Kjo është shumë e dëmshme pasi punimet atje vazhdojnë. Pavarësisht se është një precedent i ri mund të përsëritet edhe për ç ështje të tjera duke sjellë largimin e banorëve lokalë, demotivimin e atyre që janë në mbrojtje të mjedisit, për të mos i ruajtur më burimet natyrore”, thotë zoti Vorpsi.

Ndërsa studiuesi i shpendëve Mirian Topi thotë se “tashmë për fat të keq me Ligjin e ri për Zonat e Mbrojtura lejohet ndërtimi i infrastrukturave të mëdha në Zonat e Mbrojtura që nënkupton zhvillimin e turizmit masiv që në thelb është i paqëndrueshëm.”

Punimet për ndërtimin e Aeroportit vijojnë dhe pritet të përfundojnë, sipas autoriteteve, brenda këtij viti për t`ia lënë vendin vitin e ardhshëm përgatitjeve për operimin e mëtejshëm të aeroportit.

Ndërkohë në dy zona në Zvërnec dhe Sazan, edhe sipërmarrësi amerikan Jared Kushner ka propozuar investime në turizëm.

Investimi përfshin një kompleks të rrjetit luksoz “Aman” në Sazan, ndërsa në zonën e Zvërnecit sipas planit pritet të ndërtohen hotele dhe vila me një kapacitet prej 10 mijë dhomash./VOA

The post Shtohen flamingot në Lagunën e Nartës, por e ardhmja e tyre e kërcënuar appeared first on Albeu.com.

Raporti/ Vet*vrasjet në SHBA mbeten në nivelin më të lartë në histori

By: D Marku
29 September 2024 at 20:53

Vetëvrasjet në SHBA vazhduan të mbeten në nivelin më të lartë në historinë e vendit vitin e kaluar.

Sipas disa të dhënave paraprake nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), në vitin 2023 u raportuan mbi 49,300 vdekje nga vetëvrasjet. Ky numër që mund të rritet paksa, ndërsa përfundojnë dhe raportohen hetimet për disa vdekje.

Në vitin 2022, u raportuan afro 49,500 raste, sipas të dhënave përfundimtare të publikuara të enjten. Këto shifra janë aq afër njëra-tjetrës, saqë shkalla e vetëvrasjeve për dy të dyja vitet konsiderohet e njëjtë, thanë zyrtarët e CDC-së.

Niveli i vetëvrasjeve në SHBA është rritur për gati 20 vjet, përveç një rënieje në dy vite rreth fillimit të pandemisë COVID-19.

Pra, “mbetja e pandryshuar e nivelit të vetëvrasjeve, është një lajm disi premtues,” thotë Katherine Keyes, një profesore e shëndetit publik në Universitetin e Kolumbias që studion vetëvrasjen.

Në të vërtetë, ka arsye për optimizëm. Një linjë kombëtare krize e krijuar para 2 vjetësh, i jep mundësinë kujtdo në Shtetet e Bashkuara që të telefonojë numrin 988 për të kontaktuar specialistë të shëndetit mendor. Kjo dhe përpjekjet e tjera mund të kenë filluar të japin rezultat, thotë Prof. Keyes, por “mbetet për t’u parë”.

Ekspertët paralajmërojnë se vetëvrasja – shkaku i 11-të kryesor i vdekjeve në vend në vitin 2022 – është një problem i ndërlikuar dhe se përpjekjet për kryerjen e saj mund të nxiten nga një sërë faktorësh. Mes tyre janë nivelet e larta të depresionit, mangësitë në shërbimet e shëndetit mendor dhe armët në dispozicion.

Rreth 55% e të gjitha vdekjeve nga vetëvrasjet në vitin 2022 kishin të bënin me përdorimin e armëve të zjarrit, sipas të dhënave të CDC-së.

Gjetjet kryesore të CDC-së për vitin e kaluar

Vetëvrasja ishte shkaku i dytë kryesor i vdekjes për moshat 10-14 dhe 20-34 vjeç dhe shkaku i tretë kryesor për moshat 15-19 vjeç.
Vetëvrasjet vazhdojnë të jenë më të shpeshta mes djemve dhe burrave sesa vajzave dhe grave. Shkalla më e lartë e vetëvrasjeve për çdo grup – me një diferencë

Mes grave, shkalla më e lartë ishte tek ato që ishin të moshës së mesme, rreth 9 në çdo 100,000. Por rritjet më dramatike janë parë tek adoleshentet dhe gratë e reja. Niveli për këtë grup është dyfishuar në dy dekadat e fundit.
Niveli i përgjithshëm i vetëvrasjeve në vitet 2022 dhe 2023 ishte 14.2 për çdo 100,000 vetë. Po kaq ishte niveli edhe në vitin 2018. Para vitit 2018, shkalla e depresionit nuk kishte qenë aq e lartë që nga viti 1941./ VOA

The post Raporti/ Vet*vrasjet në SHBA mbeten në nivelin më të lartë në histori appeared first on Albeu.com.

Makina përfundoi në humnerë, PAMJE nga aksidenti me 1 viktimë në Pukë

By: D Marku
29 September 2024 at 20:39

Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në Pukë ku humbi jetën 34-vjeçari Geg Prend Kola.

Mëngjesin e sotëm, familjarët 34-vjeçarit, banues në fshatin Berishë Vendi, kanë njoftuar Policinë se kishin humbur kontaktet të riun që prej mbrëmjes së datës 28 shtator.

Ai kishte shkuar në fshatin Iballë ditën e djeshme dhe në mbrëmje kishte njoftuar familjen se po kthehej për në banesë.

Gjatë kontrollit të rrugës paraditen e sotme, në vendin e quajtur “Laku i Qershisë”, në një rrugë dytësore që të çon në lagjen Bullicë të fshatit Berishë Vendi, rreth 50 metra poshtë rrugës është gjetur i pajetë i të riut.

Dyshohet se 34-vjeçari, duke u kthyer me automjet për në banesë, si pasojë e motit të keq ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.

Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet nga makina e cila është shkatërruar e gjitha dhe shanset për të shpëtuar kanë qenë shumë të vogla.’

The post Makina përfundoi në humnerë, PAMJE nga aksidenti me 1 viktimë në Pukë appeared first on Albeu.com.

Berisha: Beteja më 7 tetor është beteja e jetës sonë! 7 tetori do jetë dita e drejtësisë, dita e triumfit, dita e fitores

By: D Marku
29 September 2024 at 20:01

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka përqendruar fjalimin e tij mbrëmjen e sotme në protestën maratonë te ‘Rruga e Shpresës’ në thirrjen për një betejë të vendosur kundër qeverisë së Edi Ramës, të cilën Berisha e quan “narkoregjim” dhe e akuzon për krim, korrupsion dhe shtypje.

Berisha vlerëson demokratët shqiptarë për rezistencën e tyre dhe thekson se beteja për zgjedhje të lira është një luftë për lirinë, dinjitetin dhe të ardhmen e Shqipërisë.

Sipas liderit demokrat, Sali Berisha, qeveria aktuale dhe drejtësia janë të kapura nga krimi, dhe Partia Demokratike është e vendosur të luftojë për një qeveri teknike, duke ftuar të gjithë shqiptarët të ngrihen në një betejë vendimtare për të rikthyer votën e lirë

Berisha ka drejtuar thirrje për mobilizim masiv në datën 7 tetor, duke e quajtur këtë ditë si një betejë vendimtare për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ai thekson se kjo është “beteja e jetës sonë” dhe i kushton rëndësi rivendosjes së ligjit dhe Kushtetutës, duke denoncuar kapjen e shtetit nga krimi dhe korrupsioni. Kryetari i PD, Sali Berisha e paraqet 7 tetorin si ditën e drejtësisë, triumfit dhe fitores, dhe fton të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit, të bashkohen në këtë betejë për të përmbysur “narkoshtetin” dhe për të mbrojtur lirinë dhe fatin e kombit.

Lideri historik i PD, Sali Berisha gjatë tubimit qytetar ka drejtuar thirrje për mosbindje civile masive më 7 tetor, duke paralajmëruar se Tirana do të pushtohet nga qytetarët kundër qeverisë, të cilën ai e quan “vrima e miut e hajdutëve”. Berisha e përshkruan këtë ditë si një moment për triumf, guxim, revoltë dhe fitore të shqiptarëve. Berisha thekson se qytetarët kërkojnë aksion dhe janë të gatshëm për sakrifica, duke ftuar të gjithë të dalin në rrugë dhe sheshe për t’u bashkuar në këtë betejë kundër qeverisë dhe mafies.

Kryedemokrati e përfundon fjalimin me një thirrje për fitoren e Tiranës dhe Shqipërisë.

Berisha:  Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme ju misionarëve të pamposhtur të kauzës së drejtë të dinjitetit, të lirisë, të shpresës dhe besimit të shqiptarëve. Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të parlamentit të lirë të qytetarëve, që përcjellin çdo natë në zemrat dhe mendjet e qytetarëve shqiptarë të vërtetat e këtij regjimi që sundon me krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.

Të dashur miq, tre vite, një betejë epike e demokratëve shqiptarë për të qëndruar si opozitë e vërtetë e kombit dhe vendit të tyre. Në tre vite, mafia e egër shqiptare, mafia ndërkombëtare, bëri gjithçka që Shqipëria, mobokracia e Edi Ramës të mos kishte një opozitë. Qeveria e Edi Ramës kalonte nga krimi monstruoz në krimin tjetër monstruoz ndaj opozitës, ndaj shqiptarëve. Qeveria e Edi Ramës kalonte nga një vjedhje monstruoze në një vjedhje tjetër.

Drejtësia e mercenarëve të Skapit të partisë vazhdonte ditë e natë pazarët me vrasësit, trafikantët, duke u zhytur çdo ditë e më shumë në krim dhe kriminalitet. Duke u shndërruar gjithnjë e më shumë në një peng të Edi Ramës, në një instrument të verbër kundër opozitës. Por çdo ditë e më shumë, para shqiptarëve bëhej e qartë se beteja për votën e lirë, është betejë e jetës së tyre.

Se me Edi Ramën, me organizatën e tij kriminale qeveri, me organizatën e tij kriminale Skapi i partisë, Shqipëria zgjedhje nuk ka dhe nuk mund të ketë. Por beteja për zgjedhjet është betejë për lirinë, është betejë për dinjitetin, është betejë për të ardhmen, është betejë për kombin dhe Shqipërinë.

Një vend pa zgjedhje, një komb pa zgjedhje, shkon drejt shfarosjes, hyn në agoni, në vdekje klinike. Një komb pa zgjedhje, nuk ka dritë në tunel. Një komb pa zgjedhje nuk shijon lirinë, por vetëm shtypjen, mashtrimin, vjedhjen dhe krimin mbi të.

Ndaj dhe PD, e vendosur, e betuar për të bërë çdo sakrificë, për të paguar çdo çmim për t’u rikthyer shqiptarëve votën e lirë, dinjitetin që meritojnë, për t’u rikthyer shqiptarëve besimin tek Shqipëria, ka hedhur kushtrimin: të gjithë në këmbë, o sot o kurrë, në betejë për qeveri teknike. Në betejë për të paralizuar narkoregjimin e këtij armiku të egër të shqiptarëve.

Në betejë për të rivendosur në Shqipëri ligjin, Kushtetutën e shqiptarëve, jo të Xhaçkave, jo të Ramës, jo të hajdutëve, jo të Dumanëve, jo të Gjokëve, të kësaj kategorie kriminale, por Kushtetutën si shtyllë kryesore e rendit demokratik, ligjin dhe drejtësinë të barabartë për shqiptarët.

Beteja më 7 tetor është beteja e jetës sonë. 7 tetori është dita e shqiptarëve. 7 tetori është dita e të rinjve shqiptarë. 7 tetori është dita e burrave dhe grave të Shqipërisë, dita e pensionistëve shqiptarë, dita e drejtësisë, dita e triumfit, dita e fitores. Ndaj dhe ftoj edhe njëherë çdo qytetar shqiptar, ftoj të gjithë shqiptarët në emigracion dhe kudo që janë të nisim së bashku betejën vendimtare për fatin e Shqipërisë.

Vendimtare për lirinë e shqiptarëve.Për përmbysjen e narkoshtetit të Edi Ramës, këtij armiku të egër të kombit shqiptar. Këtij armiku të egër të qenies së shqiptarëve. 7 tetor në ora 6, Tirana e tëra derdhet në rrugët dhe sheshet e saj. Më 7 tetor, Tirana është e qytetarëve, vrima e miut të qeveritarëve, vrima e miut të mafies, vrima e miut e hajdutëve.

Ndaj dhe le të shndërrojmë ne 7 tetorin në ditën e triumfit, të guximit, të trimërisë, të revoltës, të mosbindjes civile, të fitores së shqiptarëve. Të dashur miq, çdo shqiptar, çdo shqiptare, ka vetëm një kërkesë ndaj nesh, ka vetëm një dëshirë ndaj nesh, ka vetëm një shpresë ndaj nesh, të na shohë në sulm, të gatshëm për sakrifica, të vendosur për fitore.

Ndaj dhe me 7 tetor, me të gjitha mjetet e mosbindjes civile, në Tiranë, në rrugë, në sheshet e saj. Rroftë Tirana, rroftë Shqipëria.

The post Berisha: Beteja më 7 tetor është beteja e jetës sonë! 7 tetori do jetë dita e drejtësisë, dita e triumfit, dita e fitores appeared first on Albeu.com.

Fundjava me diell “mbyt” autostradën Durrës-Tiranë! Shoferët të “gozhduar” prej trafikut të rënduar

By: D Marku
29 September 2024 at 19:49

Trafik i rënduar në autostradën Durrës-Tiranë. Nga Vora deri në hyrje të Tiranës, mjetet kanë ndaluar për shkak të trafikut.

Qytetarët që kanë shfrytëzuar fundjavën me motin të mirë, kthehen këtë pasdite në kryeqytet, duke krijuar qarkullim të shtuar të automjeteve.

The post Fundjava me diell “mbyt” autostradën Durrës-Tiranë! Shoferët të “gozhduar” prej trafikut të rënduar appeared first on Albeu.com.

PD zhvendos protestën më datë 7 tetor, Paloka: Tubimi fillon nga kryeministria dhe më pas në të gjithë rrugët e Tiranës

By: D Marku
29 September 2024 at 19:35

Partia Demokratike ka zhvendosur protestën kombëtare më datë 7 tetor, protestë e cila ishte parashikuar të mbahej më datë 6 tetor.

Edi Paloka: Partia Demokratike më 7 tetor, në orën 18:00, fton qytetarët të bëhen bashkë në Tiranë të bashkohet kundër padrejtësive. Mos pajtimi me padrejtësinë dhe më të keqen, fillon nga Kryeministria dhe do të shtrihet në të gjithë rrugët e Tiranës.

VENDIMI I KËSHILLIT KOMBËTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE

Rendi kushtetues ka rënë dhe balanca mes pushteteve është asgjesuar. Në Shqipëri, një person i vetëm, Kryeministri, ka grumbulluar çdo pushtet në duart e tij.

Ka asgjesuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme, përmes bllokimit prej 11 vjtësh të një Reforme Zgjedhore kuptimplotë, duke mos reflektuar asnjë prej Rekomandimeve të OSBE-ODIHR. Shkelja e barazisë së palëve në zgjedhje dhe mohimi i të drejtës për Qeveri asnjanëse Teknike për zgjedhjet e ardhshme, synojnë deformimin e vullnetit të qytetarëve dhe pengimin me forcë të rotacionit politik.

Edi Rama përdor Parlamentin, drejtësinë dhe mediat për të ruajtur pushtetin e tij personal dhe për të rrënuar ekonomikisht qytetarët shqiptarë.

Maxhoranca në Parlament refuzon me votë të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese për dorëzimin e bashkëpunëtorëve të tij përpara drejtësisë.

Lideri i opozitës dhe Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha mbahet në arrest shtëpie antikushtetues prej gati një viti përmes një dosje të fabrikuar nga PS, pa fakte, pa dëshmitarë, duke e penguar me forcë dhe pa ligj aktivitetin e tij politik.

Eurodeputeti Fredi Beleri u zgjodh duke qenë në burg, pasi u arrestua dy ditë para zgjedhjeve, pas një fushate publike deniguese nga kryeministri dhe pas një fitorje të pritshme të tij si kryebashkiak. Ndaj tij nuk u paraqit asnjë provë dhe nuk u lejua të betohej pas fitores së zgjedhjeve, sepse kryeministri e sheh Jugun e Shqipërisë si një pronë private për t’u pasururar përmes korrupsionit.

Këtë javë, nënkryetari i Grupit Parlamentar të PD, deputeti Ervin Salianji, u burgos në një proces gjyqësor politik, sepse denoncoi lidhjet e trafikantëve të drogës me qeverinë shqiptare, përkatësisht të vëllait të ministrit të brendshëm. Burgosja e një deputeti pa ligj dhe prova është mesazh politik për heshtjen e opozitës, asgjesimin e saj dhe ekzekutimin e lirisë së shprehjes.

Për këtë arsye, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike:

Ditën e hënë, datë 7 Tetor 2024, ora 18:00, fton qytetarët shqiptarë të bëhemi të gjithë bashkë në Tiranë, për të reaguar kundër padrejtësive me autor të vetëm Edi Ramën. Mospajtimi me padrejtësinë është mision i çdo qytetari të ndershëm shqiptar. Mospajtimi me të keqen fillon nga Kryeministria dhe shtrihet atë ditë në të gjithë rrugët e Tiranës.

The post PD zhvendos protestën më datë 7 tetor, Paloka: Tubimi fillon nga kryeministria dhe më pas në të gjithë rrugët e Tiranës appeared first on Albeu.com.

Dedikimi emocionues i Sara Gjordenit për të voglën e saj pak para se të vij në jetë (VIDEO)

By: D Marku
29 September 2024 at 19:14

Ditët po kalojnë dhe ardhja në jetë e vajzës së Sara Gjordenit dhe Bardhit po afron. Së fundmi Sara Gjordeni ka bërë një dedikim tepër të ëmbël dhe emocionues për të voglën e saj në rrjete sociale.

Me fjalë nga më të ëmblat, ajo shpreh gjithë dashurinë që një nënë mund të ketë për fëmijën. Po ashtu ndjehet tepër e emocionuar për ardhjen në jetë të së voglës dhe gjërat e bukura që i presin në vijim.

Më të bukur dedikimin e saj e bën video-ja të cilën ka shpërndarë me ndjekësit. Teksa shfaqet me barkun e rrumbullakosur, Sara i thërret bebushes e ndërsa kjo e fundit jep sinjale teksa dëgjon zërin e së ëmës. Ndiqeni:

@iconstyle.media

♬ losing interest (sad song) (speed up) – moody & Shiloh Dynasty & sped up

Hej Mam ☀ Ka ngelur pak kohe derisa ti te vish, e une ndihem ne faj qe ndonjehere nuk flas per ty mjaftueshem. A e di mam, ditet kane ndryshuar, nuk gdhihem e as fle me njesoj, oret kane tjeter ndjesi, e pikerisht keto ndjesi, zgjasin nje perjetesi oresh. Ka caste qe dita ndal teresisht, ashtu sic ndal zemra ime momentet kur ti nuk leviz e shkrin serish kur mi vret brinjet me kembet e tua te vogla. Ti nuk e di ende, por mami eshte ne gjendje te duroje nga ti shume me teper dhimbje sesa ato kembet e vogla qe me trembin e me zgjojne nga gjumi mes nates. Nuk e dija si eshte te jap nga kockat e mia, nga gjaku e organet e mia… Nuk e dija si eshte te dashurohesh cmendurisht pas nje krijese qe ende as e ke pare, keto po mi meson ti e vogla ime, mami po rritet bashke me ty. Me beso qe ndiej sikur je ti ajo qe po me rrit mua me shume. Frika ime me e madhe kur hedh keto rreshta ne ekran oj e vogel, eshte se po tingelloj klishe dhe e merzitshme si cdo prind i ri, po ata cfaredo te shkruaj gjithesesi nuk e dine se cfare je ti per mua e ndoshta sdo e dine kurre. Kjo besoj per fajin tim sepse edhe pse kam lexuar mjaftueshem, serish ndihem sikur ska sasi librash qe me mbush fjalorin aq sa per tu shprehur me fjalet qe ti meriton te te them. Ti nuk je thjesht femija im e vogla ime, ti je 100 sfida te mamit te fituara njeheresh, je nje lufte e madhe qe mamit i ka kushtuar shume lot, shume fjale, shume dhimbje, shume ndryshime, po ne te njejten kohe moj mistrece shkelmuese, me ke dhene dite me diell, endrra, shprese, jete! Po me cfare te ti shperblej une ty keto? A do te mjaftojne lodrat qe do te blej o mamush? A do te kenaqin pushimet qe do bejme? A do te mjaftoje ty prania ime? Kujdesi im? A do jem une e afte te te jap ty aq sa per te kompensuar gjithcka ti me dhe mua? 100 pyetje ne koke e embla ime e vogel, fluturza ime, po mami e di qe sapo te ti shoh syte cdo gje do marre kuptim dhe do kem gjithe pergjigjet e botes, ne krahet e mi … Te Dua o zog i bardhe! Mami 💕

The post Dedikimi emocionues i Sara Gjordenit për të voglën e saj pak para se të vij në jetë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Balluku: Qytetarët, më shumë lehtësime përmes aplikacionit OSHEE APP

By: D Marku
29 September 2024 at 18:55

Tashmë qytetarët do të kenë shumë lehtësime përmes aplikacionit OSHEE APP.

Zv/kryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku theksoi sot se, nëpërmjet këtij aplikacioni qytetarët mund të kryejnë një sërë shërbimesh pa qenë e nevojshme të paraqiten në sportele.

“Më shumë lehtësime për qytetarët. Përmes aplikacionit OSHEE APP, mund të kryeni një sërë shërbimesh pa qenë e nevojshme të paraqiteni në sportele. OSHEE APP më thjeshtë, më shpejt”, shkruan Balluku.

Përmes këtij aplikacioni qytetarët mund të marrin vërtetimin e debisë me një klikim.

The post Balluku: Qytetarët, më shumë lehtësime përmes aplikacionit OSHEE APP appeared first on Albeu.com.

Berisha: Salianji një politikan që nuk ka qenë kurrë në pushtet, u burgos se guxoi të bëjë detyrën e tij

By: D Marku
29 September 2024 at 18:40

Në mbledhjen e këshillit Kombëtar të PD, kreu i kësaj partie Sali Berisha tha se Ervin Salianji, një politikan që nuk ka qenë kurrë në pushtet, u burgos se guxoi të bëjë detyrën e tij

Berisha: Të dashur anëtare dhe anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD, drejtues kryesorë të kësaj partie. Të dashur anëtare e anëtarë të PD, qytetare e qytetarë shqiptarë. Sot, Këshilli Kombëtar i PD mblidhet në një mbledhje emergjente, të lidhur me fatin e demokracisë, fatin e pluralizmit dhe sovranitetit të kombit shqiptar. Prej dy ditësh, Shqipëria nuk është më ajo që ishte.

Pas 34 vitesh, në Shqipëri është rikthyer e plotë hija e zezë e narkodiktaturës, diktaturës që ka zëvendësuar shtetin ligjor me kodin e mafies. Diktaturës të bazuar në aleancën e pushtetit me krimin, drogën dhe vjedhjen e qytetarëve shqiptarë. Çdo shqiptar, çdo prind, çdo baba, çdo nënë, çdo vëlla dhe çdo motër, çdo i ri dhe çdo pensionist, njerëzisht mendoj se duhet të dëgjojë këtë mesazh për të kuptuar rrezikun e madh që i kanoset direkt fatit të tij dhe të njerëzve të tij më të dashur.

Dy ditë më parë, një deputet i opozitës, guximtar, Ervin Salianji, një politikan në moshë të re, i cili e ka nisur karrierën e tij politike në opozitë. Një politikan që nuk ka qenë kurrë në pushtet, që nuk ka pasur kurrë në dorë fonde publike apo qeveritar, u dënua me burg, iu hoq liria. U burgos sepse guxoi të bëjë detyrën e tij.

Sepse guxoi të denoncojë publikisht vëllazërinë më të rrezikshme të mafies së drogës të atyre viteve, konkretisht të denoncojë vëllazërinë Xhafaj, Geronin e saj, vëllain e Fatmir Xhafës, për trafik droge. Ervin Salianji pas këtij akti qytetar, pas këtij akti të guximshëm opozitar, pas kësaj mbrojtje që i bëri shtetit ligjor dhe Kushtetutës së vendit, pati si shpërblim hakmarrjen e verbër të vëllazërisë kriminale Xhafaj dhe vëllazërisë Rama, dëbimin dhe burgosjen për kallëzim të rremë.

The post Berisha: Salianji një politikan që nuk ka qenë kurrë në pushtet, u burgos se guxoi të bëjë detyrën e tij appeared first on Albeu.com.

Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, rrezikohet shtëpia ngjitur me të

By: D Marku
29 September 2024 at 18:35

Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 3 të qytetit të Korçës.

Sipas informacioneve paraprake nga policia bëhet e ditur se banesa është e pabanuar por dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht nga një shkëndije elektrike si pasojë e amortizimi të shtëpisë

Zjarri rrezikoi edhe një banesë ngjitur por ndërhyrja e menjëhershme e shërbimit zjarrfikës bëri të munduar shuarjen e flakëve.

Policia ndërkohë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

The post Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, rrezikohet shtëpia ngjitur me të appeared first on Albeu.com.

Tedi Blushi: Plehrat po digjen rrugëve të Tiranës, vetëm SPAK nuk zbardh krimin e Erion Qeliajt!

By: D Marku
29 September 2024 at 17:56

Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi shkruan se në Facebook se plehrat po digjen rrugëve të Tiranës sepse inceneratori nuk ekziston.

Ai shton se vetëm SPAK-u i Dumanit e ka të vështirë ta zbardhë këtë “krim intelektual” të banditit pa maska Erion Qeliaj!

Blushi: Plehrat po digjen rrugëve të Tiranës sepse inceneratori nuk ekziston! 132 milion euro janë “paguar” (vjedhur) nga Kryeplehra në Bashkinë e Tiranës për një shërbim që nuk u krye kurrë. Vetëm SPAK-u i Dumanit e ka të vështirë ta zbardhë këtë “krim intelektual” të banditit pa maska Erion Qeliaj!

The post Tedi Blushi: Plehrat po digjen rrugëve të Tiranës, vetëm SPAK nuk zbardh krimin e Erion Qeliajt! appeared first on Albeu.com.

Tre muaj pas dënimit me 4.5 vite burgim, Safet Gjici i Kukësit kërkon të lirohet me kusht , ja kërkesa

By: D Marku
29 September 2024 at 17:10

Vetëm 3 muaj pasi u dënua me 4 vite e 5 muaj burgim nga Gjykata e Apelit të Posaçëm, ish-kreu i bashkisë Kukës, Safet Gjici, kërkon të lirohet me kusht.

Kërkesa e Gjicit është depozituar në gjykatën e Elbasanit nga avokati i tij Markeljan Janca. Ndërsa gjyqtarja që pritet të shqyrtojë këtë kërkesë në 14 Tetor, është zgjedhur përmes shortit elektronik, Suela Lika.

Për të bindur gjyqtaren se Gjici duhet të lirohet, ish-kryebashkiaku pretendon se ka vuajtur dënimin në masën ¾, duke renditur dhe një sërë shkaqesh të tjera si shëndeti jo i mirë dhe arsye të forta familjare.

Aktualisht Safet Gjici qëndron i shtruar në ambientet e një spitali, ndërsa është në pyetje të marrjes në shqyrtim të kërkesës së tij për tu liruar me kusht.

Ish-zyrtari i lartë i Partisë Socialiste në Kukës, Safet Gjici, u arrestua pasi u filmua në zyrën e bashkisë duke kryer akte seksual me Alma Kaçin, video e cila më pas u shpërnda më tej në media dhe telefonat e çdo qytetari.

Skandali solli nisjen e një hetimi penal në SPAK, duke çuar në dorëheqjen e Gjicit si kryebashkiak dhe më pas në prangosjen e tij nga policia.

Nën hetim por me masën “arrest në shtëpi” u vendos dhe e dashura e tij, Alma Kaçi. Çështja shkoi në gjyq me të dy protagonistët e video-skandalit.

Ndërkohë para shpalljes së vendimit, Gjici kërkoi pafajësi, duke pretenduar se nuk ka shkelur asnjë ligj, ndërsa i përlotur i kërkoi falje familjes dhe qytetarëve të Kukësit.

Gjici u dënua me 4.5 vite burgim ndërsa gjykata i hoqi dhe të drejtën për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.

The post Tre muaj pas dënimit me 4.5 vite burgim, Safet Gjici i Kukësit kërkon të lirohet me kusht , ja kërkesa appeared first on Albeu.com.

Angli/ U kap brenda ‘shtëpisë së barit’, vlera e kanabisit shkonte në 168 mijë paundë, lihet në burg 27- vjeçari shqiptar

By: D Marku
29 September 2024 at 17:05

Një operacion antidrogë në Winsford në Angli ka zbuluar një plantacion kanabisi me një vlerë të përllogaritur prej 168,000 paundësh, ndërsa në pranga ka rënë një shtetas shqiptar, i identifikuar si Neim Hoxha, 27- vjeç.

Sipas mediave të huaja, brenda shtëpisë së barit është gjetur një “plantacion i madh kanabisi”.

“Energjia elektrike ishte vjedhur, duke rritur rrezikun për zjarr në këtë pronë gjysmë të ndarë, që mund të kishte pasur pasoja të rënda për banorët e shtëpisë përballë”, tha një zëdhënës i policisë.

I riu është akuzuar në lidhje me sasinë e drogës dhe është lënë në burg.

The post Angli/ U kap brenda ‘shtëpisë së barit’, vlera e kanabisit shkonte në 168 mijë paundë, lihet në burg 27- vjeçari shqiptar appeared first on Albeu.com.

Së shpejti në ekran/ Reagon moderatorja Luana Vjollca

By: D Marku
29 September 2024 at 16:55

Rikthimin e moderatores Luana Vjollca me zor po e presin të gjithë, sidomos fansat e saj. Dhe këtë e kemi parë nga kërkesat dhe pyetjet e shumta që moderatores i vijnë në llogaritë e saja personale të rrjeteve sociale. Mirëpo së fundmi u përfol tepër në rrjet teksa u tha se Luana do të rikthehet sërish në “Klan TV”.

Për të gjitha këto, Luana ka bërë një reagim në rrjetet sociale. Sërish, pa zbuluar nëse kthimi i shumëpritur do të jetë së afërmi, ajo u ka kërkuar “të presin derisa të jetë gati”.

“E di që kam munguar gjatë. Por thonë që njerëzit që të duan të presin deri kur të jesh gati. Ju dua dhe më mungoni.”

The post Së shpejti në ekran/ Reagon moderatorja Luana Vjollca appeared first on Albeu.com.

Gati 20 mijë vizitorë admiruan thesaret e Muzeut Kombëtar “Onufri” gjatë shtatorit

By: D Marku
29 September 2024 at 16:52

Gati 20 mijë vizitorë admiruan thesaret e Muzeun Kombëtar “Onufri” gjatë muajit shtator. Sot, në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, ministri i Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja vlerëson interesin në rritje për pasurinë e jashtëzakonshme të artit ikonografik në Muzeun Kombëtar “Onufri”.

Interesi i madh për këtë trashëgimi, shprehet Gonxhja, ka bërë të mundur që vetëm gjatë muajit shtator gati 20 mijë vizitorë të kenë admiruar thesaret që mban ky muze.

Koleksioni i Muzeun Kombëtar “Onufri” përbëhet nga 200 objekte të përzgjedhura nga fondet e kishave dhe manastireve të rrethit të Beratit. Ai përbëhet kryesisht nga ikona dhe një grup objektesh liturgjike. Veprat e këtij muzeu datojnë nga më të vjetrat të shekullit XIV deri në fillim të shekullit XX. Ikonat janë realizuar nga piktorët ikonografë si: Onufri, Nikolla i biri i Onufrit, Onufër Qiprioti, David Selenica, Kostandin Shpataraku, Adam Kristo si dhe piktorët me mbiemer Çetiri (Gjergji, Joani, Nikolla, Naumi, Gjergji i riu dhe Ndini), si dhe nga shumë piktorë të tjerë anonimë.

Nën dyshemenë e absidës më 12 gusht 1968 u zbuluan dy kodikët e famshëm të Beratit, “Kodiku i Purpurt i Beratit” (“Codex Purpureus Beratinus”) i shek. VI pas Krishtit dhe “Codex Aureus Anthimi” i shek. IX pas Krishtit.

Kodikët në fjalë janë përmendore të kulturës dhe qytetërimit si dhe enciklopedi të vërteta të mendimit të krishterë. Dy Kodikët e Beratit janë regjistruar në listën e veprave më të rëndësishme të njerëzimit, të njohur me emrin “Memoire du Monde” nën mbrojtjen e UNESCO-s.

The post Gati 20 mijë vizitorë admiruan thesaret e Muzeut Kombëtar “Onufri” gjatë shtatorit appeared first on Albeu.com.

Mblidhet Këshilli i PD-së, Shehu: Duhen marra masa urgjentë ndaj këtij regjimi diktatorial!

By: D Marku
29 September 2024 at 16:41

Përmes një interviste në Ora News, deputeti demokrat, Tritan Shehu tha se jemi në një situatë alarmante ku kërkohet mobilizimi i njerëzve dhe lëvizje popullore për të penguar vendosjen e diktaturës.

Shehu: Jemi në një situatë alarmante ku kërkohet mobilizimi i njerëzve dhe lëvizje popullore për të penguar vendosjen e diktaturës. PD-ja po përjeton një agresion të mazhorancës, sepse na u tentua që të na hiqen simbolet dhe emri. Kryetari i PD-së është burgosur në një revansh kundër opozitës, e pashembullt në botën demokratike.

Revanshi vazhdon deri në burgosjen një anëtari të PD-së si Salianji në mënyrë jo demokratike. Po shkon kreshendo në shkelje të demokracisë dhe të drejtat e njeriu në një vend që aspiron të bëhet pjesë e Be-së. Duhen masa të forta urgjente kundër këtij regjimi që po shkon në diktaturë.

The post Mblidhet Këshilli i PD-së, Shehu: Duhen marra masa urgjentë ndaj këtij regjimi diktatorial! appeared first on Albeu.com.

Tërmeti me magnitudë 4.1 godet Kaliforninë Qendrore

By: D Marku
29 September 2024 at 16:28

Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë të shkallës Rihter goditi këtë të dielë pjesën qendrore të shtetit amerikan të Kalifornisë, njoftoi Instituti Sizmologjik Evropian-Mesdhetar (EMSC).

Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej shtatë kilometrash.

Epiqendra ishte 26 kilometra në veri të qytetit të Salinas, i cili ka një popullsi prej rreth 160,000 banorësh.

Nuk ka ende informacione për dëmet e shkaktuara.

The post Tërmeti me magnitudë 4.1 godet Kaliforninë Qendrore appeared first on Albeu.com.

❌
❌