Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 29 September 2024Main stream

“Nga toka në tryezë”, panairi agroturistik-kulturor në Përrenjas me produkte bio

29 September 2024 at 17:03

Në Përrenjas është organizuar për të dytin vit radhazi panairi “Agroturistik-Kulturor nga toka në tryezë”, ku u bënë bashkë blegtorë, fermerë e artizanë për të promovuar prodhimet bio, por edhe punimet e dorës ku kostumet e Rrajcës përbënin kryefjalën.

Fermerët e blegtorët theksuan se prodhimet janë bio dhe kjo i bën qytetarët tepër të interesuar.

“Ne kemi produktin e mjaltit, propolisin dhe qumështin e bletës. Këtë lloj kullote e kemi në malin e Dardhës në Skënderbej lart në katund, është një kullotë që ka një llojshmëri lulesh dhe është mjalt bio. Këtu pëlqehet shumë mjalti që kam unë në kullotat e mia e kam të shitur”, tha një fermer.

Risia e këtij viti ishte pjesëmarrja e nxënësve me punime të ndryshme. Synimi është që ky panair të kthehet në traditë.

“Për sa i përket artit ne kemi një brez që e vlerësojnë e krijojnë dhe e duan artin, pra veprat e tyre flasin vetë, pra kanë përdorur kolorite”, shprehet një grua.

Një ndër arsyet e këtij organizimi është edhe promovimi i vlerave dhe traditave kulturore të bashkisë Përrenjas, me potenciale dhe pasuri të shumta.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Nga toka në tryezë”, panairi agroturistik-kulturor në Përrenjas me produkte bio appeared first on Euronews Albania.

❌
❌