❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 29 September 2024Main stream

Austriakët votojnë, partia e së djathtës ekstreme synon fitore historike

By: user7
29 September 2024 at 14:48

Austriakë kanë filluar të votojnë mëngjesin e së dielës për ta zgjedhur Parlamentin e ri, ku partia e së djathtës ekstreme, Partia e Lirisë (FPO), synon ta korrë fitoren e parë në zgjedhje të përgjithshme në një garë të ngushtë me partinë konservatore në pushtet, Partia Popullore Austriake. Fushatë zgjedhore u mbizotërua nga shqetësimet e votuesve për ekonominë dhe emigracionin.

FPO-ja kryesoi me muaj të tërë në sondazhet publike, por epërsia e saj ndaj partisë konservatore (OVP) është tkurrur pothuajse plotësisht, pasi kancelari Karl Nehammer e paraqiti veten si burrështetas dhe e përshkroi rivalin e vet, liderin e FPO-së Herbert Kickl, si një njeri të rrezikshëm dhe toksik.

Kushdo që i fiton këto zgjedhje nuk do të arrijë ta fitojë edhe shumicën në Parlament, sipas sondazheve, por do ta gëzojë të drejtën për ta udhëhequr koalicionin qeveritar. Qendrat e para të votimit u hapën në orën 7:00 dhe do të mbyllen në orën 17:00. Rezultatet preliminare pritet të bëhen publike menjëherë pas mbylljes së votimit.

â€œĂ‡Ă«shtja Ă«shtĂ« kancelari do emĂ«rohet nga radhĂ«t e FPO-sĂ«â€, tha Katherin Stainer-Haemmerle, profesoreshĂ« e shkencave politike nĂ« Universitetin Carinthia.

“NĂ«se ndodh kjo, atĂ«herĂ« mĂ« duhet tĂ« them se roli i AustrisĂ« nĂ« Bashkimin Evropian do tĂ« jetĂ« krejtĂ«sisht tjetĂ«r. Kickl ka thĂ«nĂ« shpesh se [kryeministri i HungarisĂ«] Viktor Orban Ă«shtĂ« shembull pĂ«r t’u ndjekur pĂ«r tĂ« dhe ai do ta mbajĂ« kĂ«tĂ« qĂ«ndrim”, shtoi ajo.

Fitorja e FPO-së do ta bënte Austrinë vendin më të fundit në BE që shënon rritje të mbështetjes për të djathtën ekstreme, pas vendeve si Holanda, Franca dhe Gjermania. FPO-ja është euroskeptike dhe miqësore ndaj Rusisë, si dhe kritike ndaj islamit dhe është zotuar për rregulla të ashpra ndaj azilkërkuesve.

Ajo e mposhti OVP-nĂ« pĂ«r mĂ« pak se njĂ« pĂ«r qind nĂ« zgjedhjet pĂ«r Parlament Evropian nĂ« Austri qershorin e kaluar. OVP-ja, e cila sikurse FPO-ja mbĂ«shtet rregulla mĂ« tĂ« ashpra pĂ«r emigrantĂ«t, Ă«shtĂ« partia e vetme e hapur pĂ«r koalicion me partinĂ« e sĂ« djathtĂ«s ekstreme. MegjithatĂ«, Nehammer thotĂ« se partia e tij nuk do t’i bashkohet njĂ« qeverie pjesĂ« e sĂ« cilĂ«s Ă«shtĂ« edhe Kickl./REL

The post Austriakët votojnë, partia e së djathtës ekstreme synon fitore historike appeared first on Lapsi.al.

Vokshi në PPE: Salianji u dënua sepse denoncoi lidhjet e trafikantëve të drogës me qeverinë

By: user7
29 September 2024 at 14:19

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka marrë pjesë në diskutimet e Forumit të Grave të Partisë Popullore Europiane, të mbajtura në Marakesh të Marokut. Si kryetare e Gruas së Partisë Demokratike dhe si Zëvendëspresidente e EPP Women, deputetja Albana Vokshi tha se në Shqipëri janë tre të burgosur politik, Sali Berisha, Fredi Beleri dhe së fundmi Ervin Salianji.

Ajo ka shtuar se Salianji u dënua sepse denoncoi lidhjet e trafikantëve të drogës me qeverinë.

“NĂ« ShqipĂ«ri, njĂ« person i vetĂ«m, kryeministri, ka grumbulluar çdo pushtet nĂ« duart e tij dhe pĂ«rdor Parlamentin, drejtĂ«sinĂ«, mediat pĂ«r tĂ« ruajtur pushtetin e tij personal. Sot rendi kushtetues ka rĂ«nĂ«. Maxhoranca nĂ« Parlament refuzon me votĂ« tĂ« zbatojĂ« vendimet e GjykatĂ«s Kushtetuese. Lideri i opozitĂ«s Sali Berisha mbahet nĂ« arrest antikushtetues prej gati njĂ« viti pĂ«rmes njĂ« dosje tĂ« fabrikuar nga PS, pa fakte, pa dĂ«shmitarĂ«. Eurodeputeti Fredi Beleri u zgjodh duke qenĂ« nĂ« burg, pasi u arrestua dy ditĂ« para zgjedhjeve, pas njĂ« fushate publike deniguese nga kryeministri.

Ndaj tij nuk u paraqit asnjĂ« provĂ« dhe nuk u lejua tĂ« betohej pas fitores sĂ« zgjedhjeve, sepse kryeministri e sheh Jugun e ShqipĂ«risĂ« si njĂ« pronĂ« private pĂ«r t’u pasururar pĂ«rmes korrupsionit. KĂ«tĂ« javĂ«, nĂ«nkryetari i Grupit Parlamentar tĂ« PD, Ervin Salianji, u burgos nĂ« njĂ« proces gjyqĂ«sor politik, sepse denoncoi lidhjet e trafikantĂ«ve tĂ« drogĂ«s me qeverinĂ« shqiptare, pĂ«rkatĂ«sisht tĂ« vĂ«llait tĂ« ministrit tĂ« brendshĂ«m.

VĂ«llai i kryeministrit Ă«shtĂ« aktualisht nĂ« hetim pĂ«r dyshimet nĂ« lidhje me njĂ« grup tjetĂ«r ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« trafikut tĂ« drogĂ«s dhe mesazhi pĂ«r burgosjen e kolegut tonĂ« Ă«shtĂ« mesazh pĂ«r tĂ« gjithĂ« opozitĂ«n: tĂ« mbyllim gojĂ«n. Sot kemi tre tĂ« burgosur politikĂ« me urdhĂ«r tĂ« Edi RamĂ«s. NesĂ«r mund tĂ« jem dhe unĂ« dhe çdo koleg tjetĂ«r, nĂ«se ne nuk reagojmĂ« pĂ«r tĂ« ndalur kĂ«tĂ« regjim putinist”, tha Vokshi.

The post Vokshi në PPE: Salianji u dënua sepse denoncoi lidhjet e trafikantëve të drogës me qeverinë appeared first on Lapsi.al.

Aksident në Pukë, automjeti përfundon në humnerë, ndërron jetë 40-vjeçari

By: user7
29 September 2024 at 13:49

Një aksident fatal ka ndodhur në fshatin Iballë të Pukës. Mësohet se një automjet ka përfunduar në humnerë në vendin e njohur si Laku i Qershisë. Viktimë e aksidentit ka mbetur Geg Prend Kola, rreth 40-vjeç.

Gjithashtu mësohet se drejtuesi i mjetit ka humbur jetë në vendin e ngjarjes.

The post Aksident në Pukë, automjeti përfundon në humnerë, ndërron jetë 40-vjeçari appeared first on Lapsi.al.

Aksidentoi 4 persona në vijat e bardha, arrestohet 31-vjeçari në Vlorë

By: user7
29 September 2024 at 13:18

Një 31-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se aksidentoi 4 persona që po kalonin në vijat e bardha.

Dy nga të aksidentuarit janë fëmijë të mitur, që ishin duke kaluar rrugën bashkë me nënë e tyre. Aksidenti ndodhi në zonën e Lungomares, ku 31-vjeçari duke drejtuar automjetin e tij, aksidentoi 4 persona mbi vijat e bardha.

The post Aksidentoi 4 persona në vijat e bardha, arrestohet 31-vjeçari në Vlorë appeared first on Lapsi.al.

Iu gjet kanabis dhe 16 mijë paund në banesë, dënohen me 1 vit e 2 muaj burg dy shqiptarët në Britani

By: user7
29 September 2024 at 12:34

Dy shqiptarë në Britani janë dënuar me 14 muaj burg në total, pasi policia gjeti një sasi kanabisi dhe një shumë prej 16 mijë paund në banesën ku ata u kapën gjatë një operacioni në Frankland Place në Chapeltown. Bëhet me dije se të dënuarit janë Ardit Brahushi dhe Ricard Telo.

Gjithashtu mësohet se një ekip policor kishte shkuar në banesën ku jetonte Brahushi, i cili kërkohej nga zyra e emigracionit. Aksioni u zhvillua në muajin mars ku policët kanë trokitur në derë dhe u është shfaqur Ricard Telo. Ky i fundit i ka kërkuar pak kohë policisë sa të vishej, ndërsa një tjetër person u përpoq të ikte nga prona, nga pjesa e pasme, por u ndalua.

Pas një kontrolli rutinë, policia gjeti në banesë 16,020 paund në një çantë shpine në dhomën e gjumit të Brahushit. Në gardërobën e dhomës së gjumit të Telos ishin fshehur 999 gramë kanabis në një qese. Telo kishte 130 paund cash me vete, ndërsa Brahushi 500 paund në portofol. Mes tyre kishin edhe disa celularë. Ekspertët thanë se kanabisi kishte një vlerë në treg deri në 6,000 paund me shumicë dhe 10,000 £ nëse shitej në rrugë.

Telo, 34-vjeç, pa adresĂ« fikse, mĂ« vonĂ« pranoi akuzĂ«n pĂ«r tregtimin e kanabisit. Brahushi, 30-vjeç, banues nĂ« Goodman Street, Leeds, pranoi posedimin e pasurisĂ« kriminale. GjykatĂ«si burgosi ​​Brahushin me tetĂ« muaj dhe Telon me gjashtĂ« muaj.

The post Iu gjet kanabis dhe 16 mijë paund në banesë, dënohen me 1 vit e 2 muaj burg dy shqiptarët në Britani appeared first on Lapsi.al.

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, çfarë vendimesh priten të merren

By: user7
29 September 2024 at 11:53

Pas burgosjes sĂ« deputetit Ervin Salianji, Partia Demokratike do tĂ« mbledhĂ« sot nĂ« orĂ«n 18.00 KĂ«shillin KombĂ«tar. Mbledhja vjen dy ditĂ« pas dĂ«nimit tĂ« deputetit Ervin Salianji pĂ«r dosjen “Babale” nĂ«n akuzĂ«n e kallĂ«zimit tĂ« rremĂ«. MĂ«sohet se nĂ« rend tĂ« ditĂ«s do tĂ« jetĂ« nisja e mosbindjes civile mĂ« 6 tetor. MĂ« 6 tetor, Opozita ka paralajmĂ«ruar mbajtjen e njĂ« proteste kombĂ«tare. PĂ«rpos protestĂ«s pritet tĂ« diskutohet edhe qĂ«ndrimi i opozitĂ«s nĂ« Kuvend.

Kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi njoftoi se PD do të ndërpresë marrëdhëniet institucionale me shumicën në Kuvendin e Shqipërisë. Opozita e ka cilësuar vendim politik dënimin ndaj Salianjit, i cili tashmë ndodhet në burgun e Fierit, ku pritet të vuajë dënimin e caktuar nga Gjykata e Apelit.

The post PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, çfarë vendimesh priten të merren appeared first on Lapsi.al.

Izraeli vret edhe pasuesin e Nasrallah, kush pritet të marrë drejtimin e Hezbollahut

By: user7
29 September 2024 at 11:29

Ushtria izraelite tha në një postim në X se vrau liderin e lartë të Hezbollahut, Nabil Kaouk, një nga pak drejtuesit e lartë të mbetur të organizatës.

Kaouk thuhet se ishte një nga ata që konsiderohej të pasonte Hassan Nasrallah, i cili u vra nga një sulm ajror izraelit në Bejrut të premten, si kreu i Hezbollahut.

Zgjedhjet se kush do të drejtojë tani organizatën po ngushtohen, me analistët që sugjerojnë se Hashim Safieddine, kreu i këshillit ekzekutiv të Hezbollahut, është zgjedhja e favorizuar.

Naeem Qassem, zëvendëssekretari i përgjithshëm i organizatës, thuhet se është gjithashtu në garë. Vdekja e Kaouk është një goditje e mëtejshme për udhëheqjen e Hezbollahut, tashmë të shkatërruar nga një fushatë e pamëshirshme e vrasjeve izraelite.

The post Izraeli vret edhe pasuesin e Nasrallah, kush pritet të marrë drejtimin e Hezbollahut appeared first on Lapsi.al.

Zgjedhjet për kreun e PD në Kamëz, ja 3 kandidatët që garojnë

By: user7
29 September 2024 at 10:57

Ditën e sotme, anëtarët e degës së Partisë Demokratike në Kamëz, zgjedhin drejtuesin e degës, ndërsa në garë janë Alfred Halilaj, Artan Kukeli dhe Petrit Doda. Anëtari i Kryesisë së PD-së, Klevis Balliu, në një postim në rrjetet sociale shprehet se riorganizimi i degës Kamëz do të rikthejë këtë qytet në duart e qytetarëve.

“Sot janĂ« zgjedhjet nĂ« degĂ«n KamzĂ« ku kandidojnĂ« tre personalitete tĂ« nderuara si Zoti Alfred Halilaj, Zoti Artan Kukeli dhe Zoti Petrit Doda pĂ«r kryetar tĂ« kĂ«saj dege”, shkruan Balliu.

Rezultati i zgjedhjeve për kreun e degës së PD-së, pritet të publikohet në orët e mbrëmjes, ndërsa Kamza është një nga degët që hyri në proces riorganizimi pas zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023.

The post Zgjedhjet për kreun e PD në Kamëz, ja 3 kandidatët që garojnë appeared first on Lapsi.al.

Mal i Zi/ Kapen 66 kg marijuanë në kufi, trafikantët arratisen në Shqipëri

By: user7
29 September 2024 at 10:27

Policia Kufitare e Malit tĂ« Zi ka sekuestruar 66 kilogramĂ« marijuanĂ« skunk nĂ« zonĂ«n e fshatit Sukobin tĂ« Ulqinit, ndĂ«rsa dy persona tĂ« paidentifikuar raportohet se kanĂ« arritur tĂ« largohen drejt ShqipĂ«risĂ«. Ata dyshohet se ishin duke transportuar lĂ«ndĂ«n narkotike, por sapo kanĂ« parĂ« ekipet policore, kanĂ« lĂ«nĂ« ccantat, pĂ«r t’u rikthyer drejt territorit shqiptar.

Policia veproi me informacione operative se në zonën e këtij fshati po trafikohej drogë nga Shqipëria drejt Malit të Zi dhe se dy persona të panjohur me çanta të mëdha po lëvizin në afërsi të kufirit.

Gjatë kontrollit në zonë, ekipet policore kanë gjetur tre çanta me 119 pako marijuanë skunk me peshë rreth 66 kilogramë, njoftoi Drejtoria e Policisë së Malit të Zi.

Policia shqiptare është në kërkim të dy personave të arratisur dhe për gjithçka është njoftuar Prokuroria e Lartë e Shtetit në Podgoricë.

The post Mal i Zi/ Kapen 66 kg marijuanë në kufi, trafikantët arratisen në Shqipëri appeared first on Lapsi.al.

BE mbështetje Shqipërisë për përballimin e rreziqeve nga përmbytjet

By: user7
29 September 2024 at 09:38

ShkodĂ«r u mbajt takimi tre ditor “FloodNorthALB”, me pjesĂ«marrjen e pĂ«rfaqĂ«suesve nga 9 vende tĂ« EuropĂ«s dhe AgjencisĂ« KombĂ«tare tĂ« Mbrojtjes Civile.

“FloodNorthALB”, Ă«shtĂ« njĂ« nga programet e Bashkimit Europian qĂ« synon tĂ« pĂ«rmirĂ«sojĂ« gatishmĂ«rinĂ« pĂ«r mbrojtjen civile nĂ« ShqipĂ«ri dhe tĂ« testojĂ« kapacitetet pĂ«r tĂ« pĂ«rballuar situatat e krijuara nga pĂ«rmbytjet, sidomos nĂ« rajonin e ShkodrĂ«s.

Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, ultësira e Shkodrës është rajoni më i prekur në Shqipëri nga përmbytjet e shkaktuara gjatë 15 viteve të fundit, të cilat kanë rrezikuar jetën e banorëve dhe ekonominë e zonës.

Takimi i ekspertëve nga vendet e Europës dhe Angjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile në Shqipëri u parapri në mesjavë nga një stuhi reshjesh që paralizoi për disa orë jetën në rajonin e Shkodrës, shoqëruar me një viktimë, si një paralajmërim ky për rrezikun e përsëritjes së përmbytjeve në këtë rajon, i cili gjatë 15 viteve të fundit është përballur me përmbytje të njëpasnjëshme, të cilat kanë vënë në rrezik jetën dhe ekonominë e banorëve.

Ekspertja e Programit të Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, Mariangela Pelliccia, thotë se BE po punon me autoritetet dhe ekspertët për të rritur gatishmërinë për mbrojtjen nga rreziqet e përmbytjeve në Shqipëri, sidomos në rajonin e Shkodrës.

“FloodNorthALB’, thotĂ« ekspertja, Ă«shtĂ« njĂ« nga programet mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« gatishmĂ«risĂ« sĂ« Mekanizmit Europian tĂ« Mbrojtjes Civile nĂ« ShqipĂ«ri, program qĂ« jep mbĂ«shtetje pĂ«r shmangien e rreziqeve nga pĂ«rmbytjet, sidomos nĂ« rajonin e ShkodrĂ«s. Ne, shtoi ajo, po punojmĂ« me ekspertĂ«t dhe autoritetet qĂ« ato tĂ« pĂ«rgatiten pĂ«r t’u pĂ«rballur me rrezikun e pĂ«rmbytjeve dhe pĂ«r tĂ« shpĂ«tuar jetĂ«n e njerĂ«zve”.

Sipas drejtorit të gatishmërisë në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Leonard Qyra, të rrezikuara nga përmbytjet janë përveç rajonit të Shkodrës edhe ai i Lezhës, Durrësit, Beratit, Gjirokastrës, Vlorës dhe Fierit. Në disa prej këtyre zonave, vitet e fundit është investuar në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës mbrojtëse.

“Pas vitit 2010 kanĂ« ndodhur disa ndryshime strukturore, tĂ« cilat janĂ« masa parandaluese pĂ«rsa i pĂ«rket pĂ«rmbytjeve. JanĂ« investime strukturore pĂ«r tĂ« forcuar digat e lumenjve apo pĂ«r pastrimin e kanaleve, qĂ« ndikojnĂ« zakonisht nĂ« pĂ«rmbytje. Gjithashtu kemi pĂ«rmirĂ«suar edhe sistemin e paralajmĂ«rimit tĂ« hershĂ«m, i cili Ă«shtĂ« njĂ« element shumĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«rsa i pĂ«rket pĂ«rmbytjeve nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« njoftojmĂ« popullsinĂ« pĂ«r tĂ« marrĂ« masat paraprake”, tregon ai.

Megjithë përmirësimet e viteve të fundit, thotë drejtori Qyra, Shqipëria ka ende nevojë për të fuqizuar kapacitetet njerëzore dhe materiale për përballimin e rreziqeve që vijnë kryesisht nga përmbytjet.

“Sigurisht, ShqipĂ«ria ka kapacitete. NĂ« bashkĂ«punim edhe me partnerĂ«t ndĂ«rkombĂ«tarĂ« i kemi forcuar kĂ«to kapacitete. Por, gjithsesi, kapacitetet pĂ«r rastet e fatkeqĂ«sive natyrore, jo vetĂ«m ne, por asnjĂ« vend, nuk i ka tĂ« mjaftueshme. Prandaj ne zhvillojmĂ« stĂ«rvitje, prandaj bĂ«jmĂ« edhe kĂ«to bashkĂ«punime, prandaj jemi edhe pjesĂ«tarĂ« tĂ« mekanizmit europian tĂ« mbrojtjes civile, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ«, nĂ« rast tĂ« njĂ« fatkeqĂ«sie natyrore apo njĂ« pĂ«rmbytje masive, ne tĂ« bashkojmĂ« forcat me tĂ« gjitha vendet e tjera pĂ«r t’i ardhur nĂ« ndihmĂ« popullsisĂ«â€.

Megjithë investimet e bëra në rajonin e Shkodrës pas përmbytjeve masive të vitit 2010, Shkodra vazhdon të jetë rajoni më i rrezikuar në Shqipëri nga përmbytjet.

Kjo për shkak jo vetëm të ndryshimeve klimatike të viteve të fundit, por edhe reshjeve me mbi 3000 milimetër gjatë mesatares vjetore në pjesën malore të pellgut ujëmbledhës, si dhe katër hidrocentraleve që gjenden në veri të vendit, të cilët shkarkimet fundore të ujërave i kanë në zonën e Nënshkodrës./VOA

The post BE mbështetje Shqipërisë për përballimin e rreziqeve nga përmbytjet appeared first on Lapsi.al.

Uragani Helene, dhjetra viktima në SHBA

By: user7
29 September 2024 at 09:12

Të paktën 63 njerëz kanë vdekur dhe miliona kanë mbetur pa energji elektrike, pasi Uragani Helene u përhap në juglindje të SHBA.

Në Karolinën e Veriut, më shumë se 400 rrugë mbeten të mbyllura me qytetin malor të Asheville. Furnizimet po transportohen me mjete ajrore për banorët, tha guvernatori i shtetit Roy Cooper.

Ekipet e shpĂ«timit pĂ«rdorĂ«n varkat, helikopterĂ« dhe automjete tĂ« mĂ«dha pĂ«r tĂ« ndihmuar tĂ« bllokuarit nga pĂ«rmbytjet – duke pĂ«rfshirĂ« rreth 50 punĂ«torĂ« dhe pacientĂ« qĂ« u grumbulluan nĂ« çatinĂ« e njĂ« spitali tĂ« pĂ«rmbytur nĂ« Tenesi.

Kjo ishte stuhia më e fuqishme që goditi Big Bend të Floridës dhe u zhvendos në veri në Xhorxhia dhe Karolina pasi arriti në tokë gjatë natës të së enjtes.

Edhe pse Helene është dobësuar ndjeshëm, sinoptikanët paralajmërojnë se erërat e forta, përmbytjet dhe kërcënimi i tornadove mund të vazhdojnë.

Helene, e cila kishte qenë një stuhi e kategorisë katër, doli në breg të enjten mbrëma dhe mbeti një uragan për gjashtë orë pasi arriti në tokë, sipas Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave (FEMA).

Ky ishte uragani i 14-ti mĂ« i fuqishĂ«m qĂ« godet SHBA-nĂ«. Me gjerĂ«si afĂ«rsisht 420 milje (675 km), ai qĂ«ndron pas vetĂ«m dy uraganeve tĂ« tjera – Ida nĂ« 2017 dhe Opal nĂ« 1996, tĂ« dy prej tĂ« cilĂ«ve ishin 460 milje tĂ« gjerĂ«.

Për shkak të madhësisë së tij të madhe, ndikimi i erërave të forta dhe shiut të dendur kanë qenë të përhapura në të gjithë Florida, Xhorxhia, Tenesi dhe Karolina.

TĂ« paktĂ«n tetĂ« persona kanĂ« vdekur nĂ« Florida qĂ« nga e premtja, duke pĂ«rfshirĂ« tĂ« paktĂ«n pesĂ« persona nĂ« kontenĂ« bregdetare Pinellas – qĂ« pĂ«rfshin qytetin e ShĂ«n Petersburgut – sherifi i qarkut, tha Bob Gualtieri.

Ai shtoi se vija bregdetare e afĂ«rt nuk ishte dukur kurrĂ« mĂ« parĂ« kĂ«shtu, duke e pĂ«rshkruar atĂ« si njĂ« “zonĂ« lufte”.

The post Uragani Helene, dhjetra viktima në SHBA appeared first on Lapsi.al.

“Rreziku i flluskĂ«s!” Analiza: Si po maturohet ndĂ«rtimi

By: user7
29 September 2024 at 08:45

A Ă«shtĂ« ky kulmi i ciklit tĂ« dytĂ« tĂ« ndĂ«rtimit?! Viti 2023 i dha disa sinjale. Çmimet janĂ« rritur me shpejtĂ«si, duke frenuar kĂ«rkesĂ«n. NĂ« qendĂ«r, apartamentet kanĂ« arritur nĂ« njĂ« pikĂ« tĂ« lartĂ« prej 4-6 mijĂ« euro/mÂČ dhe brenda unazĂ«s nĂ« 2000-2500 euro/mÂČ. Shtrenjtimi i qendrĂ«s, zhvendosi kĂ«rkesĂ«n mĂ« nĂ« periferi, duke tĂ«rhequr njĂ« valĂ« tĂ« re rritje çmimesh. TashmĂ« apartamenti mĂ« i lirĂ« nĂ« TiranĂ« kushton mesatarisht 1000-1200 euro/mÂČ. Por, projektet e reja nuk pritet tĂ« ndalen

Në dekadat e tranzicionit, ndërtimi ka njohur dy cikle. I pari nisi pas vitit 1997, teksa lëvizjet e popullsisë nxitën ndërtime masive në qytetet e qendrës së vendit, kryesisht në kryeqytet. Rritja ishte e shpejtë deri në vitin 2003-2005, me sektorin që arriti në 15% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

Në vitet në vijim, rritja e shpejtë e çmimeve e frenoi sektorin, që kaloi në një fazë maturimi që zgjati deri në 2008-2009. Pas kësaj periudhe, e përkeqësuar nga ndikimi i krizës botërore financiare në sektorin bankar të vendit, ndërtimi hyri në fazë rënieje, duke zbritur poshtë 9% të PBB-së në 2014.

Por me kthimin e tendencĂ«s nĂ« rritje tĂ« sektorit pas 2015 dhe shtimit tĂ« presionit tĂ« taksimit nĂ« koston e ndĂ«rtimit, çmimet ishin dyfishuar, nga rreth 400-500 euro/mÂČ nĂ« periudhĂ«n e krizĂ«s sĂ« 2010-s nĂ« 1000-1200 euro/mÂČ nĂ« vitin 2016.

Pas 2016-s, sektori filloi sërish zgjerimin, i nxitur nga dhënia e lejeve të ndërtimit në kryeqytet. Ndonëse në raport me PBB-në ndryshimi nuk ishte shumë i fortë, për shkak të rritjes më të shpejtë të aktiviteteve të tjera, në vlerë është shumë më i lartë për shkak të çmimeve të shtrenjta.

Në vitin 2023, sektori ka arritur nivelin më të lartë që nga 2014-a, duke e kaluar 10% të PBB-së, me vlerë prej 235 miliardë lekësh në sektorin e ndërtimit dhe 136 miliardë lekë për aktivitetin e pasurive të paluajtshme, për një total prej rreth 372 miliardë lekësh (3.7 miliardë euro).

A Ă«shtĂ« ky kulmi i ciklit tĂ« dytĂ« tĂ« ndĂ«rtimit?! Viti 2023 i dha disa sinjale. Çmimet janĂ« rritur me shpejtĂ«si, duke frenuar kĂ«rkesĂ«n. NĂ« qendĂ«r, apartamentet kanĂ« arritur nĂ« njĂ« pikĂ« tĂ« lartĂ« prej 4-6 mijĂ« euro/mÂČ dhe brenda unazĂ«s nĂ« 2000-2500 euro/mÂČ.

Shtrenjtimi i qendrĂ«s, zhvendosi kĂ«rkesĂ«n mĂ« nĂ« periferi, duke tĂ«rhequr njĂ« valĂ« tĂ« re rritje çmimesh. TashmĂ« apartamenti mĂ« i lirĂ« nĂ« TiranĂ« kushton mesatarisht 1000-1200 euro/mÂČ.

Valuta informale ka qenĂ« njĂ« faktor i rĂ«ndĂ«sishĂ«m qĂ« ka nxitur tregun e ndĂ«rtimit dhe pasurive tĂ« paluajtshme, por hetimet e SPAK i kanĂ« “trembur” kĂ«to hyrje, sipas deklarimeve nga agjentĂ«t e pasurive tĂ« paluajtshme.

Të dhënat nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) treguan se numri i transaksioneve të shitblerjeve të pasurive të paluajtshme pësoi rënie vitin e kaluar.

Të dhënat e ASHK-së tregojnë se u regjistruan gjithsej 35.690 transaksione të shitblerjes së pasurive të paluajtshme, në rënie me 5.8% krahasuar me një vit më parë. Një shifër e tillë dëshmon se tregu i pronave ka pësuar frenim vitin e kaluar.

Edhe në kryeqytet, numri i transaksioneve të shitblerjeve të pasurive të paluajtshme në Tiranë, pësoi rënie për të dytin vit radhazi në 2023. Në ASHK u regjistruan 20,959 shitblerje, në rënie me 20%, krahasuar me vitin 2022, duke dhënë një sinjal të qartë për një ndryshim të tendencës në sektor.

Pesha që zë Tirana në tregun e pasurive të paluajtshme është e konsiderueshme. Në kryeqytet në vitin 2023, u kryen mbi 80% e totalit të transaksioneve të pronave.

Sinjalet nga tregu janë që edhe kërkesa e të huajve për prona po bie, si rrjedhojë e shtrenjtimit të shpejtë të tyre. Vitet e fundit, apartamentet në bregdet, sidomos në Jug njohën rritje dyshifrore të çmimeve, për shkak të kërkesës së lartë.

Çmimet maksimale tĂ« shitjes sĂ« apartamenteve nĂ« bregdet kanĂ« arritur deri nĂ« 4,000 euro/mÂČ, kurse pĂ«r sa u pĂ«rket çmimeve tĂ« vilave, pĂ«rmenden edhe vlera prej 2 milionĂ« eurosh, sipas agjentĂ«ve tĂ« pasurive tĂ« paluajtshme.

Në Sarandë, rritja e shpejtë e çmimeve po sjell rënie të shitjeve me 50%, por frenimi i kërkesës po ndihet dhe në zonat e tjera, përfshi Durrësin, që është më i lirë.

NĂ« vitin 2023, blerjet e tĂ« huajve “furnizuan” rreth njĂ« tĂ« pestĂ«n e transaksioneve, sipas tĂ« dhĂ«nave nga Banka e ShqipĂ«risĂ« pĂ«r blerjet e tĂ« huajve (325 milionĂ« euro) dhe totalit tĂ« transaksioneve tĂ« pasurive tĂ« paluajtshme, sipas INSTAT (1.36 miliardĂ« euro).

Me kredinë për pasuritë e paluajtshme që ka arritur në 26% të së gjithë huasë së dhënë në vend, Banka e Shqipërisë ka shfaqur shenjat e para të shqetësimit. Më herët gjatë këtij viti, institucioni qendror ka shtuar kërkesat për kapital për bankat.

Në korrik, Banka e Shqipërisë vendosi që norma e shtesës kundërciklike të kapitalit (KUNC) për Shqipërinë do të jetë 0.25 pikë për qind, nga zero që parashikohej në vendimin e mëparshëm.

Të gjitha bankat tregtare në Shqipëri duhet ta plotësojnë këtë shtesë pas një viti, duke filluar nga data 30 qershor 2025.

Një nga elementet që ndikoi në këtë vendim lidhet me treguesin e paralajmërimit të hershëm (TPHP) dhe që sinjalizojnë zhvillimet në kreditim dhe në aktivet jofinanciare, konkretisht në tregun e pasurive të paluajtshme. Ky vendim u mirëprit dhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Zhvillimet demografike prej vitesh nuk janë në favor të tregut të pasurive të paluajtshme. Të dhënat e fundit të Censit gjetën se popullsia e Shqipërisë në dekadën e fundit është zvogëluar me 420 mijë banorë, ose rreth 14% më pak.

Edhe gjetjet e tjera nuk janë optimiste: Rreth 40% e apartamenteve rezultojnë të jenë bosh; grupmosha 15-19 vjeç është përgjysmuar në një dekadë; numri i grave në moshë riprodhimi ka rënë 28.4% nga 2011-2023, që paralajmëron një tkurrje të mëtejshme të lindjeve.

Bashkia e Tiranës, më e madhja në vend, e cila është një qendër graviteti në krahasim me të tjerat për emigracionin e brendshëm, është shtuar vetëm me 40.7 mijë banorë nga viti 2011 deri më 2023.

Kjo rritje faktike e popullsisë së kryeqytetit nuk është një lajm i mirë për ndërtuesit në kryeqytet, të cilët kanë ndërtuar për projeksione të gabuara deri më tani me të dhëna që Tirana rritet me 20-25 mijë banorë në vit.

Maturimi në fakt duket se ka filluar. Rritja e aktivitetit të pasurive të paluajtshme është ngadalësuar ndjeshëm në tremujorin e parë të këtij viti, sipas të dhënave të fundit nga INSTAT për Prodhimin e Brendshëm Bruto.

Të dhënat e INSTAT bëjnë të ditur se aktiviteti i pasurive të paluajtshme u rrit me 5.9% me bazë vjetore në tremujorin e parë të këtij viti. Ritmet e rritjes janë përgjysmuar në krahasim me 2023, kur kulmuan në 11.3%, niveli më i lartë në të paktën një dekadë.

Ndryshe nga aktiviteti i pasurive të paluajtshme, sektori i ndërtimit ka vijuar rritjen e fortë, duke sinjalizuar, për herë të parë në këto dy vitet e fundit, për një mospërputhje të kërkesës me ofertën. Ndërtimi u rrit me 14% në janar-mars 2024, nga 9.8% që ishte zgjerimi vitin e kaluar.

Ka apo nuk ka kërkesë, rritja do të vazhdojë

Përkundrejt tendencës tkurrëse të popullsisë dhe frenimit të kërkesës si rrjedhojë e çmimeve të larta e rënies së fuqisë blerëse, tregu nuk pritet të ndalet. Në vitin 2022, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit arriti nivel rekord në dekadën e fundit dhe këto ndërtime janë ende në proces.

Ndonëse kërkesa nuk duket se premton shumë, kompanitë e ndërtimit nuk tërhiqen, sidomos në kryeqytet.

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2022, sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi për banesa ishte rreth 1.8 milionë m2, niveli më i lartë rekord. Në vitin 2023, lejet ishin me rënie, por ndërkohë projekte të reja të mëdha janë paralajmëruar.

Janë të paktën 8 projekte zhvillimore, që parashikojnë ngritjen e kullave që do të kenë deri në 65 kate dhe një tjetër projekt 100 kate, i prezantuar së fundmi, i cili nuk e ka marrë ende lejen e zhvillimit.

Krahas projekteve që po ngrihen mbi truall privat, edhe vetë qeveria planifikon të japë për zhvillim disa hapësira që i ka në pronësi, të cilat i kanë kaluar tashmë Korporatës së Investimeve, që pritet të bëjë publike planet e saj për këto prona.

NĂ« qershor, Agjencia KombĂ«tare e Planifikimit tĂ« Territorit hapi tenderin me objekt “Energjizimi i qyteteve: Zhvillimi inovativ i pronĂ«s publike”.

Kjo procedurë kërkon të afrojë pranë vetes projektide që synojnë të zhvillojnë pronën publike, në bashkëpunim me sektorin privat, ku në fund, përfitimi që do të marrin institucionet janë zyra./ Monitor

The post “Rreziku i flluskĂ«s!” Analiza: Si po maturohet ndĂ«rtimi appeared first on Lapsi.al.

ShpĂ«rthim i fuqishĂ«m nĂ« Zveçan tĂ« KosovĂ«s, shkaku ende “mister”

By: user7
29 September 2024 at 08:17

Një shpërthim është regjistruar në afërsi të qendrës së Zveçanit, në Kosovë, rreth mesnatës. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në afërsi të një pompe të benzinës. Siç ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Kosovës, Veton Elshani, nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por dëmeve materiale. Elshani ka thënë se akoma nuk dihen shkaqet e këtij shpërthimi.

The post ShpĂ«rthim i fuqishĂ«m nĂ« Zveçan tĂ« KosovĂ«s, shkaku ende “mister” appeared first on Lapsi.al.

The Telegraph: Si emigrantët shqiptarë me gomone pushtuan tregun e kanabisit në Britani

By: user7
29 September 2024 at 07:25

Qindra shqiptarĂ« qĂ« kaluan Kanalin me varka tĂ« vogla kanĂ« ndihmuar bandat e tyre tĂ« drogĂ«s tĂ« sigurojnĂ« kontroll tĂ« plotĂ« nĂ« tregun e kanabisit nĂ« Britani. The Telegraph shkruan se ata janĂ« rekrutuar si punĂ«torĂ« nĂ« “fermat” ilegale tĂ« kanabisit tĂ« ngritura nĂ« shtĂ«pi me qira ose ndĂ«rtesa industriale tĂ« pashfrytĂ«zuara pĂ«r tĂ« prodhuar kultura me vlerĂ« deri nĂ« 2 milionĂ« paund, bimĂ« tĂ« cilat mund tĂ« rriten dhe korren nĂ« vetĂ«m 12 javĂ«.

Shkalla industriale e prodhimit të kanabisit është zbuluar nga një hetim i fshehtë në një kanal sekret në shërbimin e koduar të mesazheve Telegram. Përdoret nga më shumë se 700 shqiptarë për të shkëmbyer informacione mbi operacionet e tyre të kanabisit.

Bisedat midis anëtarëve të grupit përqendrohen në kimikatet më të mira për rritjen e bimëve, mënyrën më efektive për të korrur bimët e kanabisit, ekonominë e sigurimit të pronave për prodhimin e drogës dhe pse harqet janë më të mira se armët për të mbrojtur të korrat e tyre nga bandat rivale.

AnĂ«tarĂ«t e grupit rrĂ«fejnĂ« grabitjet ku punĂ«torĂ«ve tĂ« “fermĂ«s” sĂ« kanabisit u janĂ« prerĂ« gishtat dhe pronarĂ«t kanĂ« kĂ«rkuar pjesĂ« 5-fish tĂ« fitimeve. Agjencia KombĂ«tare Britanike e Krimit (NCA) tha se profesionalizmi i pamĂ«shirshĂ«m qĂ« kanĂ« sjellĂ« shqiptarĂ«t nĂ« kultivimin e kanabisit, u ka mundĂ«suar atyre tĂ« zhvendosin vietnamezĂ«t si ofruesit kryesorĂ« vendas tĂ« drogĂ«s nĂ« Britani.

Bandat shqiptare tĂ« specializuara mĂ« parĂ« pĂ«r kokainĂ«n u shpĂ«rngulĂ«n nĂ« kanabis sepse ishte “me rrezik shumĂ«, shumĂ« tĂ« ulĂ«t”. Ajo rezulton njĂ« fitim i mirĂ« pĂ«r shkak tĂ« kĂ«rkesĂ«s sĂ« lartĂ«, britanikĂ«t konsumojnĂ« 240 ton drogĂ«, me vlerĂ« 2.4 miliardĂ« paund, nĂ« vit, dhe nuk kĂ«rkon transport tĂ« rrezikshĂ«m ndĂ«rkufitar, sepse Ă«shtĂ« prodhim vendas.

Rritja e numrit të shqiptarëve që kalojnë Kanalin në vitin 2022, kur 12,685 arritën në Britaninë e Madhe me varka të vogla, ka siguruar furnizimin e gatshëm të punëtorëve të paligjshëm, të aftë në teknologjinë hidroponike që kërkohet për të rritur bimët në dhomat e errëta të shtëpive ku të gjitha dritaret janë vendosur.

Kjo ka çuar në rritjen e fokusit të policisë në prodhimin vendas të kanabisit. Rreth 29 shqiptarë u dënuan vetëm në korrik për prodhim të paligjshëm të drogës. Kjo u pasua nga 24 shqiptarë të tjerë që u paraqitën para gjykatave në gusht. Rreth 101 emigrantë të paligjshëm shqiptarë u dënuan me më shumë se 300 vjet burg në tre muaj në fund të vitit të kaluar. Tre të katërtat e tyre u dënuan për vepra të lidhura me prodhimin e kanabisit në të gjithë Anglinë dhe Uellsin në ferma të brendshme.

ShumĂ« nga emigrantĂ«t e paligjshĂ«m u rekrutuan nga bandat pasi njĂ« goditje e qeverisĂ« ndaj punĂ«s sĂ« ekonomisĂ« sĂ« zezĂ« e bĂ«ri tĂ« vĂ«shtirĂ« pĂ«r ta gjetjen e punĂ«s. Gjobat pĂ«r bosĂ«t qĂ« punĂ«sojnĂ« emigrantĂ« tĂ« paligjshĂ«m janĂ« trefishuar deri nĂ« 60,000 ÂŁ pĂ«r punĂ«tor, pĂ«r ta bĂ«rĂ« praktikĂ«n aq tĂ« dĂ«mshme ekonomikisht, saqĂ« mund t’i “lĂ«nĂ« jashtĂ« biznesit”.

Policia është e shqetësuar se Telegram është kthyer në një platformë të përshtatshme për kriminelët. Ka 900 milionë përdorues, por vetëm rreth 100 punonjës. Pavel Durov, themeluesi i Telegram me origjinë ruse, u arrestua në Francë këtë verë për dështimin e pretenduar të saj për të luftuar përdorimin e shërbimit për krim, duke përfshirë përhapjen e materialit për abuzim seksual të fëmijëve .

Kanali i shqiptarĂ«ve shkon me emrin Kusho, qĂ« do tĂ« thotĂ« “kushĂ«ri” dhe Ă«shtĂ« pseudonimi qĂ« shqiptarĂ«t i drejtohen njĂ«ri-tjetrit. Aktualisht ka 703 anĂ«tarĂ« qĂ« ndajnĂ« informacione se si tĂ« prodhohet sasia maksimale e kanabisit nga fara nĂ« bimĂ« tĂ« rritura. Postimet nĂ« kanal u mblodhĂ«n nga njĂ« reporter shqiptar i cili u infiltrua nĂ« grup.

“TĂ« gjithĂ«, ju duhet tĂ« dini se si tĂ« rritni ‘trĂ«ndafila’”, tha njĂ« nga organizatorĂ«t e kanalit.

NĂ« diskutimet se si tĂ« mbroheshin “fermat”, njĂ« shqiptar shpjegoi se ishte mĂ« mirĂ« tĂ« shpenzoje 337 ÂŁ pĂ«r njĂ« hark me fuqi tĂ« lartĂ« sesa njĂ« armĂ«, sepse kapja nĂ« zotĂ«rim do tĂ« kishte njĂ« dĂ«nim mĂ« tĂ« vogĂ«l. Disa dukeshin mĂ« pak tĂ« shqetĂ«suar se policia do tĂ« zbulonte operacionet e tyre tĂ« paligjshme sesa sulmet dhe grabitjet nga bandat rivale.

“Shumica e grabitjeve nĂ« shtĂ«pitĂ« e kanabisit po ndodhin nĂ« Leicester. I kanĂ« prerĂ« gishtat njĂ« punĂ«tori shqiptar”, tha njĂ« anĂ«tar i grupit.

“Policia nuk Ă«shtĂ« problemi i madh,” tha njĂ« shqiptar me bazĂ« nĂ« LondĂ«r duke pĂ«rdorur pseudonimin Deni.

“Problemi kryesor janĂ« grabitĂ«sit qĂ« tani po pĂ«rdorin dron pĂ«r tĂ« identifikuar shtĂ«pitĂ«. Ata zbulojnĂ« nxehtĂ«sinĂ« nga bimĂ«t pĂ«rmes çatisĂ« sĂ« shtĂ«pive.”

Të tjerë u ankuan se pronarët po i paguanin për përdorimin e pronave të tyre ose kërkonin një ulje të fitimeve.

“PronarĂ«t nĂ« LondĂ«r po paguajnĂ« 4000 ÂŁ nĂ« muaj pĂ«r njĂ« shtĂ«pi. Nuk ia vlen fare”, tha njĂ«ri.

NjĂ« tjetĂ«r tha: Deri mĂ« tani kam investuar 31,000 ÂŁ nĂ« njĂ« shtĂ«pi, duke pĂ«rfshirĂ« 12 mijĂ« pĂ«r mbylljen e saj dhe 12 mijĂ« pĂ«r dritat. Nuk e di nĂ«se do t’i kthej paratĂ« e mia. Agjencia qĂ« mĂ« ka marrĂ« me qira shtĂ«pinĂ« po kĂ«rkon 9,000 paund kur produkti tĂ« jetĂ« gati pĂ«r korrje.

Verën e kaluar, policia nisi Operacionin Mille për të synuar fermat e kanabisit në Mbretërinë e Bashkuar. Mes të burgosurve ishte Nard Nidri, 34 vjeç, i cili hyri ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2022 dhe jetoi në Birmingham, më pas u transferua në Sëansea, ku punoi në një lavazh makinash, përpara se të rekrutohej për një fermë kanabisi.

Ai ishte njĂ« nga katĂ«r “kopshtarĂ«t” tĂ« burgosur pĂ«r njĂ« total prej gjashtĂ« vjetĂ«sh nĂ« gusht, pasi policia i arrestoi ata nĂ« njĂ« pronĂ« nĂ« Neath, nĂ« Uellsin jugor. Dy dhoma dhe papafingo ishin pĂ«rshtatur dhe izoluar pĂ«r tĂ« rritur bimĂ« me njĂ« vlerĂ« rruge prej 85,000 ÂŁ.

Duke i dĂ«nuar ata, gjykatĂ«si Geraint Walters tha se fermat e kanabisit qĂ« drejtoheshin nga bandat kriminale shqiptare kishin arritur “nivele epidemike” dhe, sipas gjykimit tĂ« tij, “ishin kthyer nĂ« njĂ« industri”.

Ai sugjeroi qĂ« autoritetet duhet tĂ« shikojnĂ« sektorin e banesave me qira, duke vĂ«nĂ« nĂ« dukje se ndĂ«rsa tĂ« ashtuquajturit “fermerĂ«â€ tĂ« kanabisit shpesh paraqiteshin nĂ« gjykatĂ«, pronarĂ«t dhe tĂ« tjerĂ«t qĂ« merrnin para nga qiraja e pronave qĂ« pĂ«rdoreshin pĂ«r operacionet nĂ« rritje, rrallĂ« e bĂ«nin kĂ«tĂ«.

The post The Telegraph: Si emigrantët shqiptarë me gomone pushtuan tregun e kanabisit në Britani appeared first on Lapsi.al.

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

By: user7
29 September 2024 at 07:20

Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike me ndryshime të ndjeshme pasi masat ajrore të ngrohta me origjinë jugore do ti lënë vendin masave ajrore të ftohta me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por nuk do të mungojnë edhe kthjellimet në pjesën e dytë të ditës.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët në një pjesë të madhe të territorit ndërsa lokalisht shtrëngata afatshkurtra.

The post Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

PlotĂ«soni nĂ« çast nevojat e trupit tuaj pĂ«r magnez me Magne D’Oro

By: user7
27 September 2024 at 15:10

Të gjithë e dimë se Magnezi është një mineral shumë i rëndësishëm, që merr pjesë në një sërë proçesesh që ndodhin në organizëm.

Ai ka rol kryesor në mirëfunksionimin e sistemit kockor,ndikon pozitivisht ne funksionimin normal te zemres, parandalon krizat e migrenes, dhe permireson humorin.
Shpesh, në ditët e sotme dëgjojmë kudo: merr suplemente me magnez, konsumo ushqime që përmbajnë magnez, magnezi është i mirë për këtë, magnezi është i mirë për ate
MĂ« nĂ« fund vjen Magne D’Oro nga Fortex, njĂ« suplement ushqimor qĂ« kombinon magnezin me njĂ« sĂ«rĂ« vitaminash tĂ« nevojshme pĂ«r njĂ« sĂ«rĂ« proçesesh nĂ« organizĂ«m.

Magne D’Oro kontribuon nĂ«:
-metabolizmin dhe prodhimin normal të energjisë;
-rikthimin e ekuilibrit elektrolitik;
-sintezën normale të proteinave;
-reduktimin e ndjenjës së lodhjes dhe rraskapitjes;
-funksionimin normal të muskujve, përfshirë në rastet e ngërçeve muskulore pas ushtrimeve fizike;
-funksionimin normal të sistemit nervor;
-ruajtjen e funksionit normal mendor;
-funksionimin normal të veshkave;
-ruajtjen e gjendjes normale të kockave dhe dhëmbëve;
-funksionimin optimal të sistemit imunitar.

Magne D’Oro rekomandohet tĂ« pihet njĂ« bustinĂ« nĂ« ditĂ«.
Mos tejkaloni dozat ditore të lejuara dhe gjendet ne cdo farmaci.

The post PlotĂ«soni nĂ« çast nevojat e trupit tuaj pĂ«r magnez me Magne D’Oro appeared first on Lapsi.al.

Ushtroi dhunë ndaj babait, e pëson 39-vjeçari

By: user7
27 September 2024 at 14:29

Një 39-vjeçar ka përfunduar në pranga nga Policia këtë të premte.

Sipas një komunikate nga Policia, K.A., 39 vjeç rezulton banues në fshatin Luar, Roskovec.

Ai është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtje.

The post Ushtroi dhunë ndaj babait, e pëson 39-vjeçari appeared first on Lapsi.al.

Dënimi i Salianjit, Bardhi propozon ngujimin në selinë blu

By: user7
27 September 2024 at 14:08

Kreu i grupit, Gazmend Bardhi ka kërkuar mos dorëzimin e Ervin Salianjit dhe ngujimin e grupit të PD në selinë blu për 24 orë pa ndërprerje e pa afat.

Ai ka kërkuar që të mos pranohet vendimi i Apelit të cilin e ka konsideruar të padrejtë.

Bardhi propozon grupit: Mos pranimin e padrejtësisë, grupi parlamentar ti kërkojë Ervin Salianjit të mos ekzekutojë vendimin politik të Edi Ramës. Grupi Parlamentar të ngujohet 24 orë pa ndërprerje, pa afat, në selinë e Partisë Demokratike.

The post Dënimi i Salianjit, Bardhi propozon ngujimin në selinë blu appeared first on Lapsi.al.

Salianji: Kam firmosur kërkesën për hetim pasuror ndaj Xhafajt drejtuar SPAK

By: user7
27 September 2024 at 13:40

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë për shtyp teksa pritet ekzekutimi i vendimit të caktuar ditën e djeshme për të nga gjykata e Apelit. Salianji shtoi se sapo ka firmosur kërkesën për fillimin e hetimit pasuror për Fatmir Xhafën drejtuar SPAK.

“Si ka mundĂ«si qĂ« krerĂ«t e opozitĂ«s duke filluar nga Berisha janĂ« nĂ« burg ose nĂ« procedim? Sali Berisha u mori 600 mijĂ« vota pa vulĂ«. UnĂ« çora fasadĂ«n me denoncime dhe prova, dhe kĂ«ta pĂ«rpĂ«liten e mendojnĂ« si tĂ« mjerĂ« qĂ« do tĂ« mĂ« mposhtim me burg. As qĂ« mund tĂ« mendohet, dhe as qĂ« e mendoj tĂ« dorĂ«zohem.

Nuk do tĂ« dorĂ«zohemi Ă«shtĂ« dita jonĂ« e forcĂ«s. MĂ« 6 tetor nĂ« TiranĂ« duhet tĂ« jemi tĂ« gjithĂ« bashkĂ« pĂ«r tĂ« mbytur gĂ«zimin e ligĂ« se po shfarosin PD-nĂ«. Nuk e bĂ«jnĂ« dot. Sot Ă«shtĂ« kurrĂ«, Ă«shtĂ« njĂ« deklaratĂ« nga ana ime, siç e kam paralajmĂ«ruar gjatĂ« javĂ«s sapo kam firmosur kĂ«rkesĂ«n pĂ«r fillimin e hetimit pasuror pĂ«r Fatmir XhafĂ«n drejtuar SPAK”, tha Salianji.

The post Salianji: Kam firmosur kërkesën për hetim pasuror ndaj Xhafajt drejtuar SPAK appeared first on Lapsi.al.

Pritet arrestimi i Salianjit/ Deputetët e PD-së mblidhen pranë shtëpisë së Berishës

By: user7
27 September 2024 at 13:20

Paraditen e sotme disa përfaqësues të Partisë Demokratike kanë mbërritur pranë ambienteve të shtëpisë së kreut të PD-së, Sali Berisha.

Nuk dihet se cila është arsyeja e kësaj lëvizjeje, por mendohet se deputetët Flamur Noka, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj dhe Luçiano Boçi, të kenë diskutuar për vazhdimësinë e aksionit politik të PD, pas dhënies së vendimit të Gjykatës së Apelit për deputetin Ervin Salianji.

The post Pritet arrestimi i Salianjit/ Deputetët e PD-së mblidhen pranë shtëpisë së Berishës appeared first on Lapsi.al.

❌
❌