Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 September 2024Main stream

Dikush të cilin e konsideroni të afërt mund t’iu kthehet kundër – Horoskopi, e Hënë 30 Shtator 2024

By: D Marku
29 September 2024 at 23:59

Dashi

Keni qenë tejet impulsiv gjatë kësaj periudhe, por kjo e hënë sjell me vete edhe nevojën për tu qetësuar. Nga kjo ditë e tutje, duhet të organizoheni më mirë dhe do të shihni se planet do të zbatohen qetësisht. Dashuria që keni do shërbejë si burim frymëzimi, pavarësisht vështirësive të kaluara në çift.

Demi

Gjatë kësaj të hëne duhet të bëni kujdes ndaj asaj që thoni. Dikush të cilin e konsideroni të afërt mund t’iu kthehet kundër. Mendojini mirë fjalët para se ti nxirrni nga goja. Shmangni përfshirjen në debate të personave të tretë. Kjo ditë sjell një takim interesant me një person nga e shkuara, gjë që do ju bëjë nostalgjikë. Duhet të ruani qetësinë përballë çdo situate dhe mbani parasysh se si ju dhe parnteri/ja keni kaluar jo pak vështirësi dhe se bashkë jeni më të fortë.

Binjakët

Fuqia juaj e brendshme do ju mundësojë që të dominoheni nga mendime pozitive. Do të jeni në gjendje që të shikoni disa anë të problemeve tuaja. Ky është momenti për të shëruar dhe rikuperuar çdo raport që keni. Planetet do ju kthjellojnë më së miri, sa që do kuptoni se është më mirë që ti lini mënjanë mëritë e vjetra dhe të rindërtoni jetën bazuar në situatën aktuale. Problemet do të shfaqen para syve dhe ju do të kuptoni se i keni fryrë më shumë nga ç’duhet.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite mund të diskutoni disa probleme të rëndësishme me të afërmit tuaj. Mundohuni të jeni të dashur dhe të sjellshëm në bisedat që do të bëni. Nëse nuk arrini që të menaxhoni situatën, lëreni pezull për momentin por mos e teproni. Merrni pjesë në takime të cilat do ju përmirësojnë humorin. Do e keni të vështirë që të gjeni kohën e duhur për ti dedikuar partnerit. Angazhimet profesionale mund të marrin pjesën më të madhe të kohës suaj. Sigurohuni që ti shprehni ndjenjat partnerit/es, dhe do të shihni se sa mirë do të ndjeheni të dy.

Luani

Do të jeni të mbushur me energji pozitive gjatë gjithë ditës. Megjithatë, duhet të mbani nën kontroll impulset, në mënyrë që të mos ju dalë nga kontrolli ndonjë situatë. Është mirë, që të jeni më të shoqërueshëm, por me njerëzit që ua do zemra. Do të argëtoheni pafund, në sajë të një takimi romantik. Mendoni mënyrat më të mira për të lumturuar partnerin/en tuaj.

Virgjëresha

Miqësia do të jetë tema e kësaj të hëne. Do mund të takoheni me miq të vjetër dhe do rigjeni një harmoni që ju ka munguar prej kohësh. Nga ana tjetër, një mik/e, mund të tregohet i ashpër me ju, por e ka veç për të mirën tuaj. Në raportin në çift parashikohet që të ketë keqkuptime. Ndoshta keni vepruar me qëllim të mirë, por nuk keni marrë atë që prisni. Keni nevojë për shumë durim, për ta zgjidhur këtë situatë.

Peshorja

Ka shumë mundësi që të takoni një person të së kaluarës gjatë kësaj dite dhe pikërisht ky person do të luajë një rol shumë të rëndësishëm në të ardhmen tuaj. Duhet të jeni gati për të pranuar një ndihmë, pa e kërkuar. Nëse ambienti që ju rrethon duket në paqe, nuk ka arsye për të provokuar tensione. Duhet të jeni të aftë që ta kanalizoni energjinë tuaj në drejtimin që duhet. Bëni mirë që të thelloheni në mendime.

Akrepi

Kjo e hënë sjell një sërë mundësish të cilat duhen kapur fluturimthi. Shqyrtojini mirë të gjitha opsionet, pasi ky është momenti në të cilin duhet të hapni shumë dyer. Megjithatë surprizat nuk do jenë gjithmonë të pëlqyeshme. Kjo e hënë është tejet e favorshme, për gjithë ata persona që janë vetëm dhe që me gjasë do të takojnë një person special i cili premton shumë. Ndërsa për gjithë ata që janë në një lidhje prej kohësh, kjo është dita për të kuptuar se sa serioze është ajo.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite do të jeni tejet konfuz dhe të përfshirë në kaos. Teksa reja do të ulet, do të zbuloni edhe arsyen. Merrni kohën që ju duhet për të menduar më mirë. Një ndryshim i papritur, do ju orientojë më mirë në jetën tuaj. Ky është një moment tejet i vështirë. Nëse raporti në çift nuk shkon mirë, kjo do të thotë që lidhja nuk premton. Ka ardhur koha që të vazhdoni rrugën tuaj vetëm. Nuk ka asnjë arsye për tu lidhur pas diçkaje që nuk ju bën mirë.

Bricjapi

Kjo e hënë do të nisë tejet pozitive. Yjet ju mbështesin maksimalisht, ndaj mundohuni që të mbyllni planifikimet tuaja brenda mesditës, shkruan noa.al. Është mirë që mbrëmjen ta lini të lirë, në mënyrë që t’ia dedikoni aktiviteteve relaksuese. Mund të përballeni me diçka të papritur. Mund të përballeni me diamantin tuaj, pikërisht kur nuk e prisni. Është mirë që të mos humbni durimin dhe do të shpërbleheni.

Ujori

Parashikohet një ditë mjaft me fat për të lindurit e kësaj shenje. Merrni më shumë kohë për veten në mënyrë që të zgjidhni problemet me të cilat po përballeni. Do të lini mbresa të mira në vendin e punës dhe do të fitoni më shumë besim, Mund të shijoni një ditë të mbushur me argatin. Mos e neglizhoni një lidhje vetëm sepse ndodhet nën presionin e shoqërisë. Mendohuni mirë çfarë ju lumturon vërtetë dhe nëse nuk është ky/kjo personi i duhur, ka ardhur koha që të bëni përpara.

Peshqit

Kjo e hënë do të jetë e shoqëruar me konfuzion. Do të jeni të paduruar përballë një detyre të rëndësishme. Këshillohet që të prisni dhe të mos çoni përpara asnjë negociatë të rëndësishme gjatë kësaj dite. Kjo e hënë do të kalojë pa problem, por duhet të ruani gjithmonë një rezervë nën mëngë, për çdo situatë vështirësie. Disa pavendosmëri tuajat do ju ndihmojnë që të kuptoni më mirë arsyet e partnerit/es gjatë javëve të fundit. Ndërsa personat që janë vetëm, parashikohet që të kenë njohje interesante.

The post Dikush të cilin e konsideroni të afërt mund t’iu kthehet kundër – Horoskopi, e Hënë 30 Shtator 2024 appeared first on Albeu.com.

Gërvalla paralajmëron rreziqet e shtrirjes së ndikimit rus në Ballkan

By: D Marku
29 September 2024 at 23:32

Kosova mbështet përpjekjet për të ndaluar liderët jo-demokratikë për të mohuar të drejtat e qytetarëve të tyre dhe destabilizuar rajonet e ndryshme të botës.

Kështu ka deklaruar shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla në takimin ministror për situatën urgjente në Venezuelë, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku mori pjesë me ftesë të sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe ministres së Punëve të Jashtme të Argjentinës Diana Mondino.

Në fjalën e saj, ministrja Gërvalla vuri në pah edhe angazhimin e Venezuelës në Ballkan përmes miqve dhe satelitëve të Rusisë në rajon, me partneritete dhe lidhje të reja ekonomike, për të cilat tha se kërkojnë një vëmendje të shtuar dhe kujdes të veçantë.

Ministrja Gërvalla ndodhet për vizitë në Nju Jork në kuadër të sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

The post Gërvalla paralajmëron rreziqet e shtrirjes së ndikimit rus në Ballkan appeared first on Albeu.com.

“Meshkujt nga jugu janë ‘besprema’”, deklarata ‘provokuese’ e Alba Pollozhanit: Veriorët të japin siguri!

By: D Marku
29 September 2024 at 23:17

Alba Pollozhani shkakton sërish debat në rubrikën “Trotuar” në E Diell.

Shkak këtë herë u bë deklarata e saj, e cila tha se “meshkujt nga jugu janë ‘bes-prema’”, gjë që iu kundërvuan nga të ftuarit.

Pollozhani vazhdoi t’i qëndronte stoike deklaratës së saj, duke thënë disa herë që nuk i pëlqejnë toskët, por vetëm gegët.

Pollozhani: Unë e shoh jetën time ashtu si unë dua ta jetoj. Unë kam gjithë të drejtën e botës, si cdo njeri që të bëj zgjedhjet e mia. Zgjedhja ime në jetë për momentin është për sa i i përket anës së marrëdhënies me një partner, është mashkull verior, biznesmen dhe mysliman.

Dragoti: Nuk do mashkull Aba, ajo do një krijesë që i jep siguri dhe komfort. Nuk do mashkull, do një gjë që…

Pollozhani: Ti sapo e pranove në mënyrë indirekte që vetëm veriorët japin siguri, dhe jugorët nuk japin siguri.

Dragoti: Mund të ndodhë që Alba mund të tërhiqet nga dikush me karakteristika të kundërta.

Pollozhani: Unë nuk e di si e kam kismetin.

Dragoti: Alba mund të ketë traumën e padukshmërisë, siç e quaj unë.

Pollozhani: Mua më pëlqejnë në karakter veriorët. Më dëgjo pak, apo ndihesh inferior që ti je jugor dhe jo verior. Eksperiencat që kam njohur çuna jugorë, më kanë dalë shumë ‘bes-premë’. Ngatërrojnë pak pjesën e respektit. Mua me toskët nuk më shkon shumë.

The post “Meshkujt nga jugu janë ‘besprema’”, deklarata ‘provokuese’ e Alba Pollozhanit: Veriorët të japin siguri! appeared first on Albeu.com.

Himarë/ Nesër Vangjel Tavo bën betimin si kryebashkiak në mbledhjen e këshillit

By: D Marku
29 September 2024 at 22:42

Vangjel Tavo nesër do të betohet si kryetar i ri i bashkisë së Himarës. Në orën 10:00 do të bëhet mbledhja e këshillit të bashkisë së Himarës, përpara të cilit Tavo do të betohet, pasi më herët më 12 shtator KQZ certifikoi mandatin e Vangjel Tavos si kryebashkiak në Himarë.

Kandidati i Partisë Socialiste, Vangjel Tavo fitoi garën për kryetar të Bashkisë së Himarës pas zgjedhjeve të pjeshme vendore, që u zhvilluan 4 Gusht me rreth 1500 vota më shumë se rivali i tij Petraq Gjikuria.

Zgjedhjet e pjeshme në Himarë erdhën pasi kryetari i zgjedhur Fredi Beleri nuk arriti ta merrte mandatin pasi u arrestua një ditë para votimeve dhe u dënua nga gjykatat shqiptare me dy vite burgim për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Zgjedhjet u kontestuan nga opozita, por edhe KQZ edhe Gjykata i certifikuan si të rregullta duke lënë në fuqi rezultatin e 4 gushtit. Tavo do të ushtrojë mandatin e tij për 3 vite, deri në 2027 kur mbahen zgjedhjet e radhës lokale.

The post Himarë/ Nesër Vangjel Tavo bën betimin si kryebashkiak në mbledhjen e këshillit appeared first on Albeu.com.

“Isha komplet e thyer”- Miss Univers Albania rrëfen tradhtinë nga ish-partneri i saj: Më kanë kërkuar falje

By: D Marku
29 September 2024 at 22:37

Miss Univers Albania 2024, Françeska Rustem, në një intervistë të dhënë së fundmi, ka folur për tradhtinë nga ish-partneri i saj. Françeska rrëfeu se pasi mori vesh tradhtinë ishte ndjerë e thyer, por shtoi se kjo tashmë është pjesë e së shkuarës.

Missi ndër të tjera tha se nuk ka marrë hak për situatën që ndodhi, por theksoi se hakmarrja më e mirë është për tu bërë më e mira e vetës tënde.

“Isha komplet e thyer, është gjëja e parë që mund të ndjesh. Por mendoj se nuk ka nevojë për hakmarrje, nuk ka vend për ti bërë dikujt tjetër keq. Nëse dikush ka qenë i keq më ty, nuk ke pse të shkon në nivelin e tij. Thjesht mund të ecësh përpara, hakmarrja më e mirë është për tu bërë më e mira e vetës tënde”, tha ajo në ‘Se luan topi’.

Madje misi tregoi se ish-partnerja dhe vajza më të cilinë ai e kishte tradhtuar i kanë kërkuar falje.

“Më ka ardhur më ka kërkuar dhe falje, kështu që goca, ata vijnë, kthehen. Të dy më kanë kërkuar falje. Por është pjesë e së kaluarës”, tha Françeska Rustem

The post “Isha komplet e thyer”- Miss Univers Albania rrëfen tradhtinë nga ish-partneri i saj: Më kanë kërkuar falje appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 29 September 2024Main stream

Shiu i fundjavës pasohet nga ditë me diell! Parashikimi i motit për javën që vjen

By: D Marku
29 September 2024 at 21:52

Pas fundjavës me rrebeshe shiu, moti gjatë javës në vendin tonë parashikohet të jetë në kushte atmosferike të qëndrueshme e me mot të kthjellët.

Sipas SHMU, ditën e Hënë, të Martë dhe të Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me mot të kthjellët, dhe vranësira të pakta kalimtare gjatë orëve të mesditës.

Pas mesjavës parashikohet ndryshim tërësisht i situatës meteorologjike, kjo për shkak të largimit gradual të qarkullimit anticiklonar për ti lënë vend ndikimit të një qendre të thellë presioni të ulët me origjinë veriperëndimore e pozicionuar mbi Gadishullin Apenin.

Për ditën e Ejnte dhe të Premte aktiviteti i këtyre masave ajrore të lagështa do të bëjë që moti të jetë i paqëndrueshëm me reshje shiu të herëpasherëshme dhe të vazhdueshme në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive afatshkurtra të cilat përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në zonat urbane mund të shfaqen problematike.

Era intensifikohet e fortë, në formën  e tufanit kryesisht përgjatë vijës bregdetare për pjesën më të madhe të ditëve, pasi hera-herës do të arrijë shpejtësi 11-18m/s, në kuadratin e jugut.

Vlen të theksohet prezenca e mjegullës dhe mjegullinës në orët e para të mëngjesit dhe në momentin e reshjeve të shiut.

The post Shiu i fundjavës pasohet nga ditë me diell! Parashikimi i motit për javën që vjen appeared first on Albeu.com.

“Mbylle gojën”/Plas sherri gjatë publicitetit mes Erjolës dhe Françeskës: Mos më ofendo!

By: D Marku
29 September 2024 at 21:37

Plas sherri gjatë publicitetit të rubrikës “Pa Filtra” në E Diell, mes Erjola Doçit dhe Françeska Muratit.

Shkak u bë ndërprerja e komentit të Doçit, nga Murati. Panalistet vijuan sherrin për disa minuta rresht, ku u desh ndërhyrja dhe vendosja e rregullit nga moderatori Ronaldo Sharka.

Murati: E ngatërron veten me Ronaldon. Ti kur flet, flet sikur je duke prezantuar

Doçi: E kam profesion o shpirt.

Murati: Më bëhet shumë qejfi, por këtu jemi në juri.

Doçi: Boll! Boll më! Më lër rahat.

Doçi: Jam në kokërr të qejfit, po na lodhët!

Murati: Pusho pusho se po na dhembin veshët.

Doçi: Nxjerr mjalt nga goja…

Hysenaj: Ron o vendos rregull, o…

Doçi: Po për kokën time Ronaldo. Përtej shakave më thotë ‘pse i bën gocës atë koment?’ po prit o gocë, të mos hajë kjo (goja) para kësaj (mendjes).

Murati: O Erjola po do i bëjmë replika njëra tjetrës.

Doçi: Mos më ndërhy pa më dëgjuar deri në fund!

Murati: Komenti yt ishte pa lidhje dhe unë të ndërpreva.

Doçi: Zhzhzh bën si mizë, mushkonjë

The post “Mbylle gojën”/Plas sherri gjatë publicitetit mes Erjolës dhe Françeskës: Mos më ofendo! appeared first on Albeu.com.

Shkrirja e akullnajave prej ngrohjes globale detyron Zvicrën dhe Italinë të ripërcaktojnë një pjesë të kufirit alpin

By: D Marku
29 September 2024 at 21:17

Zvicra dhe Italia kanë ripërcaktuar një kufi që përshkon një majë alpine, pasi shkrirja e akullnajave ka ndryshuar kufirin e përcaktuar historikisht.

Të dy vendet ranë dakord për modifikimet nën Matterhorn, një nga malet më të larta në Evropë, i cili shtrihet në rajonin Zermatt të Zvicrës dhe luginën Aosta të Italisë.

Akullnajat në Evropë, kontinenti me ngrohjen më të shpejtë në botë, po tërhiqen me një ritëm të përshpejtuar për shkak të ngrohjes globale.

“Seksione të rëndësishme të kufirit përcaktohen nga pellgu ujëmbledhës ose vijat e kreshtave të akullnajave, bredha ose bora e përhershme,” tha qeveria zvicerane në një deklaratë të cituar nga Bloomberg . “Këto formacione po ndryshojnë për shkak të shkrirjes së akullnajave.”

Vendpushimi i famshëm i skive Zermatt është prekur nga ndryshimi, të dy vendet ranë dakord të modifikojnë kufirin rreth pikave historike të Testa Grigia, Plateau Rosa, Rifugio Carrel dhe Gobba di Rollin bazuar në interesat e tyre ekonomike, raportoi Bloomberg.

Një komision i përbashkët italo-zviceran ra dakord për ndryshimet në maj 2023. Zvicra e miratoi zyrtarisht traktatin të premten, por Italia ende duhet të nënshkruajë.

Ndryshimet vijnë pas një mosmarrëveshjeje mes dy vendeve për territorin e majës që zgjati për vite me radhë. Akullnajat zvicerane humbën 4% të vëllimit të tyre në vitin 2023, rënia e dytë më e madhe vjetore në rekord, sipas Akademisë Zvicerane të Shkencave. Rënia më e madhe ishte 6% në vitin 2022.

Ekspertët kanë ndaluar matjen e akullit në disa akullnaja zvicerane sepse nuk ka mbetur asnjë. Mbetjet e një alpinisti gjerman, i cili u zhduk duke kaluar një akullnajë pranë Matterhorn gati 40 vjet më parë, u zbuluan në shkrirjen e akullit në korrik të vitit të kaluar.

Ekspertët në Itali thanë këtë muaj se akullnaja Marmolada, e cila është më e madhja dhe më simbolika nga Dolomitet, mund të shkrihet plotësisht deri në vitin 2040 si rezultat i rritjes së temperaturave mesatare.

Shembja e një pjese të Marmolada vrau 11 njerëz në 2022. Akullnaja matet çdo vit që nga viti 1902 dhe konsiderohet si një “termometër natyror” i ndryshimeve klimatike.

The post Shkrirja e akullnajave prej ngrohjes globale detyron Zvicrën dhe Italinë të ripërcaktojnë një pjesë të kufirit alpin appeared first on Albeu.com.

Shtohen flamingot në Lagunën e Nartës, por e ardhmja e tyre e kërcënuar

By: D Marku
29 September 2024 at 21:00

Laguna e Nartës, që vlerësohet nga biologët si ndër zonat natyrore të paprekura të Evropës, ka shënuar këtë vit popullatën më të madhe të flamingove. Por sipas studiuesve habitati i tyre rrezikohet nga planet për zhvillimin e ndërtimeve në funksion të turizmit masiv. Aeroporti i madh ndërkombëtar i Vlorës po ndërtohet fare afër zonës ku jetojnë flamingot.

Laguna e Nartës këtë vit ka dhuruar pamje mbresëlënëse të kolonive të mëdha të flamingove. Peisazhi që vlerësohet nga biologët si ndër zonat natyrore të paprekura të Evropës i ndërron herë pas here ngjyrat ndërsa në zemër të lagunës flamingot kërkojnë ushqimin në ushtritë e mëdha plot ngjyra.

Studiuesi i shpendëve Mirjan Topi thotë se këtë vit është regjistruar një shifër rekord e popullatës së flamingove në Lagunën e Nartës.

“Vera e këtij viti shënoi një rekord të ri për sa i përket numrit të flamingove në Lagunën e Nartës me rreth 5300 individë që përbëjnë rreth 4% të popullatës europiane të këtij lloji. Kjo e bën këtë zonë një nga ligatinat më të rëndësishme në Mesdhe, jo vetëm të flamingos, por edhe llojeve të tjera të shpendëve”, tregon ai.

Cilësia ekologjike e zonës ka ndikuar në rritjen e popullatave të flamingove ndonëse ata nuk folezojnë në Shqipëri, thotë më tej zoti Topi. Por sipas tij zhvillimet e projekteve ndërtimore pritet të sjellin shqetësim për kolonitë e flamingove në zonën e peisazhit të mbrojtur.

“Unë në fakt e shoh të vështirë, bazuar në rrethanat aktuale të shqetësimit që gjenerohet vazhdimisht në peisazhin e mbrojtur Vjosë -Nartë që flamingove t`u krijohen kushtet e folezimit, sepse në atë zonë, sikundër dihet, po ndërtohet një aeroport dhe ka plane për ndërtimin e strukturave të mëdha për turizmin masiv etj… etj, që në thelb prishin atë që quhet integritet ekologjik i ekosistemit dhe rrjedhimisht ndikojnë popullatat jo vetëm të flamingove, por të gjithë shpendëve të egër”.

Ndërtimi i aeroportit të Vlorës sipas qeverisë shqiptare sjell një zhvillim turistik të këtij rajoni dhe përmirëson ekonominë e banorëve ndërsa organizatat shqiptare për mbrojtjen e mjedisit i kanë kundërshtuar këto plane.

Përfaqësuesi i organizatës për mbrojtjen e natyrës Zydjon Vorpsi, thotë se organizatat mjedisore kanë bërë një padi ndaj organizmave shtetërorë që lejuan ndërtimin e aeroportit në një peisazh të mbrojtur ndërkohë që ende gjykimi është në faza fillestare.

“Janë disa çështje mjedisore që janë në gjykatë. Ajo që shihet në rastin e Aeroportit të Vlorës është që gjykata më shumë e ka zvarritur çështjen duke a pasuar sa në njërën shkallë në tjetrën dhe ende nuk ka menaxhuar që të fillojë çështjen duke mos legjitimuar edhe organizatat në shkallë të parë një e drejtë që e ka dhënë Konventa e Aarhusit dhe Gjykata e Lartë. Kjo është shumë e dëmshme pasi punimet atje vazhdojnë. Pavarësisht se është një precedent i ri mund të përsëritet edhe për ç ështje të tjera duke sjellë largimin e banorëve lokalë, demotivimin e atyre që janë në mbrojtje të mjedisit, për të mos i ruajtur më burimet natyrore”, thotë zoti Vorpsi.

Ndërsa studiuesi i shpendëve Mirian Topi thotë se “tashmë për fat të keq me Ligjin e ri për Zonat e Mbrojtura lejohet ndërtimi i infrastrukturave të mëdha në Zonat e Mbrojtura që nënkupton zhvillimin e turizmit masiv që në thelb është i paqëndrueshëm.”

Punimet për ndërtimin e Aeroportit vijojnë dhe pritet të përfundojnë, sipas autoriteteve, brenda këtij viti për t`ia lënë vendin vitin e ardhshëm përgatitjeve për operimin e mëtejshëm të aeroportit.

Ndërkohë në dy zona në Zvërnec dhe Sazan, edhe sipërmarrësi amerikan Jared Kushner ka propozuar investime në turizëm.

Investimi përfshin një kompleks të rrjetit luksoz “Aman” në Sazan, ndërsa në zonën e Zvërnecit sipas planit pritet të ndërtohen hotele dhe vila me një kapacitet prej 10 mijë dhomash./VOA

The post Shtohen flamingot në Lagunën e Nartës, por e ardhmja e tyre e kërcënuar appeared first on Albeu.com.

Raporti/ Vet*vrasjet në SHBA mbeten në nivelin më të lartë në histori

By: D Marku
29 September 2024 at 20:53

Vetëvrasjet në SHBA vazhduan të mbeten në nivelin më të lartë në historinë e vendit vitin e kaluar.

Sipas disa të dhënave paraprake nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), në vitin 2023 u raportuan mbi 49,300 vdekje nga vetëvrasjet. Ky numër që mund të rritet paksa, ndërsa përfundojnë dhe raportohen hetimet për disa vdekje.

Në vitin 2022, u raportuan afro 49,500 raste, sipas të dhënave përfundimtare të publikuara të enjten. Këto shifra janë aq afër njëra-tjetrës, saqë shkalla e vetëvrasjeve për dy të dyja vitet konsiderohet e njëjtë, thanë zyrtarët e CDC-së.

Niveli i vetëvrasjeve në SHBA është rritur për gati 20 vjet, përveç një rënieje në dy vite rreth fillimit të pandemisë COVID-19.

Pra, “mbetja e pandryshuar e nivelit të vetëvrasjeve, është një lajm disi premtues,” thotë Katherine Keyes, një profesore e shëndetit publik në Universitetin e Kolumbias që studion vetëvrasjen.

Në të vërtetë, ka arsye për optimizëm. Një linjë kombëtare krize e krijuar para 2 vjetësh, i jep mundësinë kujtdo në Shtetet e Bashkuara që të telefonojë numrin 988 për të kontaktuar specialistë të shëndetit mendor. Kjo dhe përpjekjet e tjera mund të kenë filluar të japin rezultat, thotë Prof. Keyes, por “mbetet për t’u parë”.

Ekspertët paralajmërojnë se vetëvrasja – shkaku i 11-të kryesor i vdekjeve në vend në vitin 2022 – është një problem i ndërlikuar dhe se përpjekjet për kryerjen e saj mund të nxiten nga një sërë faktorësh. Mes tyre janë nivelet e larta të depresionit, mangësitë në shërbimet e shëndetit mendor dhe armët në dispozicion.

Rreth 55% e të gjitha vdekjeve nga vetëvrasjet në vitin 2022 kishin të bënin me përdorimin e armëve të zjarrit, sipas të dhënave të CDC-së.

Gjetjet kryesore të CDC-së për vitin e kaluar

Vetëvrasja ishte shkaku i dytë kryesor i vdekjes për moshat 10-14 dhe 20-34 vjeç dhe shkaku i tretë kryesor për moshat 15-19 vjeç.
Vetëvrasjet vazhdojnë të jenë më të shpeshta mes djemve dhe burrave sesa vajzave dhe grave. Shkalla më e lartë e vetëvrasjeve për çdo grup – me një diferencë

Mes grave, shkalla më e lartë ishte tek ato që ishin të moshës së mesme, rreth 9 në çdo 100,000. Por rritjet më dramatike janë parë tek adoleshentet dhe gratë e reja. Niveli për këtë grup është dyfishuar në dy dekadat e fundit.
Niveli i përgjithshëm i vetëvrasjeve në vitet 2022 dhe 2023 ishte 14.2 për çdo 100,000 vetë. Po kaq ishte niveli edhe në vitin 2018. Para vitit 2018, shkalla e depresionit nuk kishte qenë aq e lartë që nga viti 1941./ VOA

The post Raporti/ Vet*vrasjet në SHBA mbeten në nivelin më të lartë në histori appeared first on Albeu.com.

Makina përfundoi në humnerë, PAMJE nga aksidenti me 1 viktimë në Pukë

By: D Marku
29 September 2024 at 20:39

Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në Pukë ku humbi jetën 34-vjeçari Geg Prend Kola.

Mëngjesin e sotëm, familjarët 34-vjeçarit, banues në fshatin Berishë Vendi, kanë njoftuar Policinë se kishin humbur kontaktet të riun që prej mbrëmjes së datës 28 shtator.

Ai kishte shkuar në fshatin Iballë ditën e djeshme dhe në mbrëmje kishte njoftuar familjen se po kthehej për në banesë.

Gjatë kontrollit të rrugës paraditen e sotme, në vendin e quajtur “Laku i Qershisë”, në një rrugë dytësore që të çon në lagjen Bullicë të fshatit Berishë Vendi, rreth 50 metra poshtë rrugës është gjetur i pajetë i të riut.

Dyshohet se 34-vjeçari, duke u kthyer me automjet për në banesë, si pasojë e motit të keq ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.

Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet nga makina e cila është shkatërruar e gjitha dhe shanset për të shpëtuar kanë qenë shumë të vogla.’

The post Makina përfundoi në humnerë, PAMJE nga aksidenti me 1 viktimë në Pukë appeared first on Albeu.com.

Berisha: Beteja më 7 tetor është beteja e jetës sonë! 7 tetori do jetë dita e drejtësisë, dita e triumfit, dita e fitores

By: D Marku
29 September 2024 at 20:01

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka përqendruar fjalimin e tij mbrëmjen e sotme në protestën maratonë te ‘Rruga e Shpresës’ në thirrjen për një betejë të vendosur kundër qeverisë së Edi Ramës, të cilën Berisha e quan “narkoregjim” dhe e akuzon për krim, korrupsion dhe shtypje.

Berisha vlerëson demokratët shqiptarë për rezistencën e tyre dhe thekson se beteja për zgjedhje të lira është një luftë për lirinë, dinjitetin dhe të ardhmen e Shqipërisë.

Sipas liderit demokrat, Sali Berisha, qeveria aktuale dhe drejtësia janë të kapura nga krimi, dhe Partia Demokratike është e vendosur të luftojë për një qeveri teknike, duke ftuar të gjithë shqiptarët të ngrihen në një betejë vendimtare për të rikthyer votën e lirë

Berisha ka drejtuar thirrje për mobilizim masiv në datën 7 tetor, duke e quajtur këtë ditë si një betejë vendimtare për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ai thekson se kjo është “beteja e jetës sonë” dhe i kushton rëndësi rivendosjes së ligjit dhe Kushtetutës, duke denoncuar kapjen e shtetit nga krimi dhe korrupsioni. Kryetari i PD, Sali Berisha e paraqet 7 tetorin si ditën e drejtësisë, triumfit dhe fitores, dhe fton të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit, të bashkohen në këtë betejë për të përmbysur “narkoshtetin” dhe për të mbrojtur lirinë dhe fatin e kombit.

Lideri historik i PD, Sali Berisha gjatë tubimit qytetar ka drejtuar thirrje për mosbindje civile masive më 7 tetor, duke paralajmëruar se Tirana do të pushtohet nga qytetarët kundër qeverisë, të cilën ai e quan “vrima e miut e hajdutëve”. Berisha e përshkruan këtë ditë si një moment për triumf, guxim, revoltë dhe fitore të shqiptarëve. Berisha thekson se qytetarët kërkojnë aksion dhe janë të gatshëm për sakrifica, duke ftuar të gjithë të dalin në rrugë dhe sheshe për t’u bashkuar në këtë betejë kundër qeverisë dhe mafies.

Kryedemokrati e përfundon fjalimin me një thirrje për fitoren e Tiranës dhe Shqipërisë.

Berisha:  Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme ju misionarëve të pamposhtur të kauzës së drejtë të dinjitetit, të lirisë, të shpresës dhe besimit të shqiptarëve. Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të parlamentit të lirë të qytetarëve, që përcjellin çdo natë në zemrat dhe mendjet e qytetarëve shqiptarë të vërtetat e këtij regjimi që sundon me krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.

Të dashur miq, tre vite, një betejë epike e demokratëve shqiptarë për të qëndruar si opozitë e vërtetë e kombit dhe vendit të tyre. Në tre vite, mafia e egër shqiptare, mafia ndërkombëtare, bëri gjithçka që Shqipëria, mobokracia e Edi Ramës të mos kishte një opozitë. Qeveria e Edi Ramës kalonte nga krimi monstruoz në krimin tjetër monstruoz ndaj opozitës, ndaj shqiptarëve. Qeveria e Edi Ramës kalonte nga një vjedhje monstruoze në një vjedhje tjetër.

Drejtësia e mercenarëve të Skapit të partisë vazhdonte ditë e natë pazarët me vrasësit, trafikantët, duke u zhytur çdo ditë e më shumë në krim dhe kriminalitet. Duke u shndërruar gjithnjë e më shumë në një peng të Edi Ramës, në një instrument të verbër kundër opozitës. Por çdo ditë e më shumë, para shqiptarëve bëhej e qartë se beteja për votën e lirë, është betejë e jetës së tyre.

Se me Edi Ramën, me organizatën e tij kriminale qeveri, me organizatën e tij kriminale Skapi i partisë, Shqipëria zgjedhje nuk ka dhe nuk mund të ketë. Por beteja për zgjedhjet është betejë për lirinë, është betejë për dinjitetin, është betejë për të ardhmen, është betejë për kombin dhe Shqipërinë.

Një vend pa zgjedhje, një komb pa zgjedhje, shkon drejt shfarosjes, hyn në agoni, në vdekje klinike. Një komb pa zgjedhje, nuk ka dritë në tunel. Një komb pa zgjedhje nuk shijon lirinë, por vetëm shtypjen, mashtrimin, vjedhjen dhe krimin mbi të.

Ndaj dhe PD, e vendosur, e betuar për të bërë çdo sakrificë, për të paguar çdo çmim për t’u rikthyer shqiptarëve votën e lirë, dinjitetin që meritojnë, për t’u rikthyer shqiptarëve besimin tek Shqipëria, ka hedhur kushtrimin: të gjithë në këmbë, o sot o kurrë, në betejë për qeveri teknike. Në betejë për të paralizuar narkoregjimin e këtij armiku të egër të shqiptarëve.

Në betejë për të rivendosur në Shqipëri ligjin, Kushtetutën e shqiptarëve, jo të Xhaçkave, jo të Ramës, jo të hajdutëve, jo të Dumanëve, jo të Gjokëve, të kësaj kategorie kriminale, por Kushtetutën si shtyllë kryesore e rendit demokratik, ligjin dhe drejtësinë të barabartë për shqiptarët.

Beteja më 7 tetor është beteja e jetës sonë. 7 tetori është dita e shqiptarëve. 7 tetori është dita e të rinjve shqiptarë. 7 tetori është dita e burrave dhe grave të Shqipërisë, dita e pensionistëve shqiptarë, dita e drejtësisë, dita e triumfit, dita e fitores. Ndaj dhe ftoj edhe njëherë çdo qytetar shqiptar, ftoj të gjithë shqiptarët në emigracion dhe kudo që janë të nisim së bashku betejën vendimtare për fatin e Shqipërisë.

Vendimtare për lirinë e shqiptarëve.Për përmbysjen e narkoshtetit të Edi Ramës, këtij armiku të egër të kombit shqiptar. Këtij armiku të egër të qenies së shqiptarëve. 7 tetor në ora 6, Tirana e tëra derdhet në rrugët dhe sheshet e saj. Më 7 tetor, Tirana është e qytetarëve, vrima e miut të qeveritarëve, vrima e miut të mafies, vrima e miut e hajdutëve.

Ndaj dhe le të shndërrojmë ne 7 tetorin në ditën e triumfit, të guximit, të trimërisë, të revoltës, të mosbindjes civile, të fitores së shqiptarëve. Të dashur miq, çdo shqiptar, çdo shqiptare, ka vetëm një kërkesë ndaj nesh, ka vetëm një dëshirë ndaj nesh, ka vetëm një shpresë ndaj nesh, të na shohë në sulm, të gatshëm për sakrifica, të vendosur për fitore.

Ndaj dhe me 7 tetor, me të gjitha mjetet e mosbindjes civile, në Tiranë, në rrugë, në sheshet e saj. Rroftë Tirana, rroftë Shqipëria.

The post Berisha: Beteja më 7 tetor është beteja e jetës sonë! 7 tetori do jetë dita e drejtësisë, dita e triumfit, dita e fitores appeared first on Albeu.com.

Fundjava me diell “mbyt” autostradën Durrës-Tiranë! Shoferët të “gozhduar” prej trafikut të rënduar

By: D Marku
29 September 2024 at 19:49

Trafik i rënduar në autostradën Durrës-Tiranë. Nga Vora deri në hyrje të Tiranës, mjetet kanë ndaluar për shkak të trafikut.

Qytetarët që kanë shfrytëzuar fundjavën me motin të mirë, kthehen këtë pasdite në kryeqytet, duke krijuar qarkullim të shtuar të automjeteve.

The post Fundjava me diell “mbyt” autostradën Durrës-Tiranë! Shoferët të “gozhduar” prej trafikut të rënduar appeared first on Albeu.com.

PD zhvendos protestën më datë 7 tetor, Paloka: Tubimi fillon nga kryeministria dhe më pas në të gjithë rrugët e Tiranës

By: D Marku
29 September 2024 at 19:35

Partia Demokratike ka zhvendosur protestën kombëtare më datë 7 tetor, protestë e cila ishte parashikuar të mbahej më datë 6 tetor.

Edi Paloka: Partia Demokratike më 7 tetor, në orën 18:00, fton qytetarët të bëhen bashkë në Tiranë të bashkohet kundër padrejtësive. Mos pajtimi me padrejtësinë dhe më të keqen, fillon nga Kryeministria dhe do të shtrihet në të gjithë rrugët e Tiranës.

VENDIMI I KËSHILLIT KOMBËTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE

Rendi kushtetues ka rënë dhe balanca mes pushteteve është asgjesuar. Në Shqipëri, një person i vetëm, Kryeministri, ka grumbulluar çdo pushtet në duart e tij.

Ka asgjesuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme, përmes bllokimit prej 11 vjtësh të një Reforme Zgjedhore kuptimplotë, duke mos reflektuar asnjë prej Rekomandimeve të OSBE-ODIHR. Shkelja e barazisë së palëve në zgjedhje dhe mohimi i të drejtës për Qeveri asnjanëse Teknike për zgjedhjet e ardhshme, synojnë deformimin e vullnetit të qytetarëve dhe pengimin me forcë të rotacionit politik.

Edi Rama përdor Parlamentin, drejtësinë dhe mediat për të ruajtur pushtetin e tij personal dhe për të rrënuar ekonomikisht qytetarët shqiptarë.

Maxhoranca në Parlament refuzon me votë të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese për dorëzimin e bashkëpunëtorëve të tij përpara drejtësisë.

Lideri i opozitës dhe Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha mbahet në arrest shtëpie antikushtetues prej gati një viti përmes një dosje të fabrikuar nga PS, pa fakte, pa dëshmitarë, duke e penguar me forcë dhe pa ligj aktivitetin e tij politik.

Eurodeputeti Fredi Beleri u zgjodh duke qenë në burg, pasi u arrestua dy ditë para zgjedhjeve, pas një fushate publike deniguese nga kryeministri dhe pas një fitorje të pritshme të tij si kryebashkiak. Ndaj tij nuk u paraqit asnjë provë dhe nuk u lejua të betohej pas fitores së zgjedhjeve, sepse kryeministri e sheh Jugun e Shqipërisë si një pronë private për t’u pasururar përmes korrupsionit.

Këtë javë, nënkryetari i Grupit Parlamentar të PD, deputeti Ervin Salianji, u burgos në një proces gjyqësor politik, sepse denoncoi lidhjet e trafikantëve të drogës me qeverinë shqiptare, përkatësisht të vëllait të ministrit të brendshëm. Burgosja e një deputeti pa ligj dhe prova është mesazh politik për heshtjen e opozitës, asgjesimin e saj dhe ekzekutimin e lirisë së shprehjes.

Për këtë arsye, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike:

Ditën e hënë, datë 7 Tetor 2024, ora 18:00, fton qytetarët shqiptarë të bëhemi të gjithë bashkë në Tiranë, për të reaguar kundër padrejtësive me autor të vetëm Edi Ramën. Mospajtimi me padrejtësinë është mision i çdo qytetari të ndershëm shqiptar. Mospajtimi me të keqen fillon nga Kryeministria dhe shtrihet atë ditë në të gjithë rrugët e Tiranës.

The post PD zhvendos protestën më datë 7 tetor, Paloka: Tubimi fillon nga kryeministria dhe më pas në të gjithë rrugët e Tiranës appeared first on Albeu.com.

Dedikimi emocionues i Sara Gjordenit për të voglën e saj pak para se të vij në jetë (VIDEO)

By: D Marku
29 September 2024 at 19:14

Ditët po kalojnë dhe ardhja në jetë e vajzës së Sara Gjordenit dhe Bardhit po afron. Së fundmi Sara Gjordeni ka bërë një dedikim tepër të ëmbël dhe emocionues për të voglën e saj në rrjete sociale.

Me fjalë nga më të ëmblat, ajo shpreh gjithë dashurinë që një nënë mund të ketë për fëmijën. Po ashtu ndjehet tepër e emocionuar për ardhjen në jetë të së voglës dhe gjërat e bukura që i presin në vijim.

Më të bukur dedikimin e saj e bën video-ja të cilën ka shpërndarë me ndjekësit. Teksa shfaqet me barkun e rrumbullakosur, Sara i thërret bebushes e ndërsa kjo e fundit jep sinjale teksa dëgjon zërin e së ëmës. Ndiqeni:

@iconstyle.media

♬ losing interest (sad song) (speed up) – moody & Shiloh Dynasty & sped up

Hej Mam ☀ Ka ngelur pak kohe derisa ti te vish, e une ndihem ne faj qe ndonjehere nuk flas per ty mjaftueshem. A e di mam, ditet kane ndryshuar, nuk gdhihem e as fle me njesoj, oret kane tjeter ndjesi, e pikerisht keto ndjesi, zgjasin nje perjetesi oresh. Ka caste qe dita ndal teresisht, ashtu sic ndal zemra ime momentet kur ti nuk leviz e shkrin serish kur mi vret brinjet me kembet e tua te vogla. Ti nuk e di ende, por mami eshte ne gjendje te duroje nga ti shume me teper dhimbje sesa ato kembet e vogla qe me trembin e me zgjojne nga gjumi mes nates. Nuk e dija si eshte te jap nga kockat e mia, nga gjaku e organet e mia… Nuk e dija si eshte te dashurohesh cmendurisht pas nje krijese qe ende as e ke pare, keto po mi meson ti e vogla ime, mami po rritet bashke me ty. Me beso qe ndiej sikur je ti ajo qe po me rrit mua me shume. Frika ime me e madhe kur hedh keto rreshta ne ekran oj e vogel, eshte se po tingelloj klishe dhe e merzitshme si cdo prind i ri, po ata cfaredo te shkruaj gjithesesi nuk e dine se cfare je ti per mua e ndoshta sdo e dine kurre. Kjo besoj per fajin tim sepse edhe pse kam lexuar mjaftueshem, serish ndihem sikur ska sasi librash qe me mbush fjalorin aq sa per tu shprehur me fjalet qe ti meriton te te them. Ti nuk je thjesht femija im e vogla ime, ti je 100 sfida te mamit te fituara njeheresh, je nje lufte e madhe qe mamit i ka kushtuar shume lot, shume fjale, shume dhimbje, shume ndryshime, po ne te njejten kohe moj mistrece shkelmuese, me ke dhene dite me diell, endrra, shprese, jete! Po me cfare te ti shperblej une ty keto? A do te mjaftojne lodrat qe do te blej o mamush? A do te kenaqin pushimet qe do bejme? A do te mjaftoje ty prania ime? Kujdesi im? A do jem une e afte te te jap ty aq sa per te kompensuar gjithcka ti me dhe mua? 100 pyetje ne koke e embla ime e vogel, fluturza ime, po mami e di qe sapo te ti shoh syte cdo gje do marre kuptim dhe do kem gjithe pergjigjet e botes, ne krahet e mi … Te Dua o zog i bardhe! Mami 💕

The post Dedikimi emocionues i Sara Gjordenit për të voglën e saj pak para se të vij në jetë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Balluku: Qytetarët, më shumë lehtësime përmes aplikacionit OSHEE APP

By: D Marku
29 September 2024 at 18:55

Tashmë qytetarët do të kenë shumë lehtësime përmes aplikacionit OSHEE APP.

Zv/kryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku theksoi sot se, nëpërmjet këtij aplikacioni qytetarët mund të kryejnë një sërë shërbimesh pa qenë e nevojshme të paraqiten në sportele.

“Më shumë lehtësime për qytetarët. Përmes aplikacionit OSHEE APP, mund të kryeni një sërë shërbimesh pa qenë e nevojshme të paraqiteni në sportele. OSHEE APP më thjeshtë, më shpejt”, shkruan Balluku.

Përmes këtij aplikacioni qytetarët mund të marrin vërtetimin e debisë me një klikim.

The post Balluku: Qytetarët, më shumë lehtësime përmes aplikacionit OSHEE APP appeared first on Albeu.com.

Berisha: Salianji një politikan që nuk ka qenë kurrë në pushtet, u burgos se guxoi të bëjë detyrën e tij

By: D Marku
29 September 2024 at 18:40

Në mbledhjen e këshillit Kombëtar të PD, kreu i kësaj partie Sali Berisha tha se Ervin Salianji, një politikan që nuk ka qenë kurrë në pushtet, u burgos se guxoi të bëjë detyrën e tij

Berisha: Të dashur anëtare dhe anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD, drejtues kryesorë të kësaj partie. Të dashur anëtare e anëtarë të PD, qytetare e qytetarë shqiptarë. Sot, Këshilli Kombëtar i PD mblidhet në një mbledhje emergjente, të lidhur me fatin e demokracisë, fatin e pluralizmit dhe sovranitetit të kombit shqiptar. Prej dy ditësh, Shqipëria nuk është më ajo që ishte.

Pas 34 vitesh, në Shqipëri është rikthyer e plotë hija e zezë e narkodiktaturës, diktaturës që ka zëvendësuar shtetin ligjor me kodin e mafies. Diktaturës të bazuar në aleancën e pushtetit me krimin, drogën dhe vjedhjen e qytetarëve shqiptarë. Çdo shqiptar, çdo prind, çdo baba, çdo nënë, çdo vëlla dhe çdo motër, çdo i ri dhe çdo pensionist, njerëzisht mendoj se duhet të dëgjojë këtë mesazh për të kuptuar rrezikun e madh që i kanoset direkt fatit të tij dhe të njerëzve të tij më të dashur.

Dy ditë më parë, një deputet i opozitës, guximtar, Ervin Salianji, një politikan në moshë të re, i cili e ka nisur karrierën e tij politike në opozitë. Një politikan që nuk ka qenë kurrë në pushtet, që nuk ka pasur kurrë në dorë fonde publike apo qeveritar, u dënua me burg, iu hoq liria. U burgos sepse guxoi të bëjë detyrën e tij.

Sepse guxoi të denoncojë publikisht vëllazërinë më të rrezikshme të mafies së drogës të atyre viteve, konkretisht të denoncojë vëllazërinë Xhafaj, Geronin e saj, vëllain e Fatmir Xhafës, për trafik droge. Ervin Salianji pas këtij akti qytetar, pas këtij akti të guximshëm opozitar, pas kësaj mbrojtje që i bëri shtetit ligjor dhe Kushtetutës së vendit, pati si shpërblim hakmarrjen e verbër të vëllazërisë kriminale Xhafaj dhe vëllazërisë Rama, dëbimin dhe burgosjen për kallëzim të rremë.

The post Berisha: Salianji një politikan që nuk ka qenë kurrë në pushtet, u burgos se guxoi të bëjë detyrën e tij appeared first on Albeu.com.

Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, rrezikohet shtëpia ngjitur me të

By: D Marku
29 September 2024 at 18:35

Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 3 të qytetit të Korçës.

Sipas informacioneve paraprake nga policia bëhet e ditur se banesa është e pabanuar por dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht nga një shkëndije elektrike si pasojë e amortizimi të shtëpisë

Zjarri rrezikoi edhe një banesë ngjitur por ndërhyrja e menjëhershme e shërbimit zjarrfikës bëri të munduar shuarjen e flakëve.

Policia ndërkohë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

The post Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, rrezikohet shtëpia ngjitur me të appeared first on Albeu.com.

Tedi Blushi: Plehrat po digjen rrugëve të Tiranës, vetëm SPAK nuk zbardh krimin e Erion Qeliajt!

By: D Marku
29 September 2024 at 17:56

Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi shkruan se në Facebook se plehrat po digjen rrugëve të Tiranës sepse inceneratori nuk ekziston.

Ai shton se vetëm SPAK-u i Dumanit e ka të vështirë ta zbardhë këtë “krim intelektual” të banditit pa maska Erion Qeliaj!

Blushi: Plehrat po digjen rrugëve të Tiranës sepse inceneratori nuk ekziston! 132 milion euro janë “paguar” (vjedhur) nga Kryeplehra në Bashkinë e Tiranës për një shërbim që nuk u krye kurrë. Vetëm SPAK-u i Dumanit e ka të vështirë ta zbardhë këtë “krim intelektual” të banditit pa maska Erion Qeliaj!

The post Tedi Blushi: Plehrat po digjen rrugëve të Tiranës, vetëm SPAK nuk zbardh krimin e Erion Qeliajt! appeared first on Albeu.com.

Tre muaj pas dënimit me 4.5 vite burgim, Safet Gjici i Kukësit kërkon të lirohet me kusht , ja kërkesa

By: D Marku
29 September 2024 at 17:10

Vetëm 3 muaj pasi u dënua me 4 vite e 5 muaj burgim nga Gjykata e Apelit të Posaçëm, ish-kreu i bashkisë Kukës, Safet Gjici, kërkon të lirohet me kusht.

Kërkesa e Gjicit është depozituar në gjykatën e Elbasanit nga avokati i tij Markeljan Janca. Ndërsa gjyqtarja që pritet të shqyrtojë këtë kërkesë në 14 Tetor, është zgjedhur përmes shortit elektronik, Suela Lika.

Për të bindur gjyqtaren se Gjici duhet të lirohet, ish-kryebashkiaku pretendon se ka vuajtur dënimin në masën ¾, duke renditur dhe një sërë shkaqesh të tjera si shëndeti jo i mirë dhe arsye të forta familjare.

Aktualisht Safet Gjici qëndron i shtruar në ambientet e një spitali, ndërsa është në pyetje të marrjes në shqyrtim të kërkesës së tij për tu liruar me kusht.

Ish-zyrtari i lartë i Partisë Socialiste në Kukës, Safet Gjici, u arrestua pasi u filmua në zyrën e bashkisë duke kryer akte seksual me Alma Kaçin, video e cila më pas u shpërnda më tej në media dhe telefonat e çdo qytetari.

Skandali solli nisjen e një hetimi penal në SPAK, duke çuar në dorëheqjen e Gjicit si kryebashkiak dhe më pas në prangosjen e tij nga policia.

Nën hetim por me masën “arrest në shtëpi” u vendos dhe e dashura e tij, Alma Kaçi. Çështja shkoi në gjyq me të dy protagonistët e video-skandalit.

Ndërkohë para shpalljes së vendimit, Gjici kërkoi pafajësi, duke pretenduar se nuk ka shkelur asnjë ligj, ndërsa i përlotur i kërkoi falje familjes dhe qytetarëve të Kukësit.

Gjici u dënua me 4.5 vite burgim ndërsa gjykata i hoqi dhe të drejtën për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.

The post Tre muaj pas dënimit me 4.5 vite burgim, Safet Gjici i Kukësit kërkon të lirohet me kusht , ja kërkesa appeared first on Albeu.com.

❌
❌