Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 29 September 2024Main stream

Abssinet Superiore/ Fiton Elbasani, “Verdheblutë” mundin Bylisin me golin e Lleshit

29 September 2024 at 18:36

Ishte një fitore minimale, por që mjafton për të qëndruar mes pretendentëve.

“Verdheblutë” e Elbasanit kanë arritur një tjetër triumf, pas rikthimit të tyre në kampionatin elitar shqiptar, Abissnet Superiore, teksa pasditen e kësaj të diele triumfuan ndaj Bylisit, me rezultatin minimal 1-0, në stadiumin “Adush Muça”, të Ballshit.

Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 76’-të, me “fantazistin” Arsenal Lleshi që dërgon në mënyrë të mrekullueshme topin për t’i siguruar skuadrës së tij fitoren e madhe.

Tashmë falë këtyre tre pikë, Elbasani ngjitet në vendin e tretë të tabelës, me 12 pikë, po aq sa “Demat” e Partizanit dhe vetëm një më pak se Vllaznia kryesuese, ndërsa vendi i fundit në “Final Four” plotësohet nga kampionët në fuqi të Egnatias, të cilët ndodhen në kuotën e 12 pikëve. /i.m /abcnews.al

Video/ Lleshi i tregon “vendin” Dedes: Elbasani fiton në Ballsh me Bylis e kthehet në katërshe

By: user 2
29 September 2024 at 18:11

Nuk ka hakmarrje për teknikun Nevil Dede. Ish ekipi i tij Elbasani ka dalë fitues në debutimin e teknikut në pankinën e Bylis. Vendosi Lleshi me golin në pjesën e dytë, duke kthyer verdheblutë mes ekipeve pretendente në Superiore. Dede, që nuk është ndarë qetësisht me Elbasanin ende pa nisur sezoni, nuk ka mundur dot të marrë rezultat në ndeshjen e luajtur në “Adush Muça”.

Shumë kartonë të verdhë e kontraste në fushën e lojës, që tregonte se të dy ekipet dëshironin fitoren. Pas largimit të Egbo, në ndeshjen e parë në pankinën e Bylis, Dede u dorëzua ndaj golit të minutës së 76’ nga Lleshi, pak minuta pasi sulmuesi ishte aktivizuar në fushën e lojës. Në Ballsh u luajt me ritëm të lartë, sidomos në pjesën e parë, por para portës askush nuk kishte qetësinë e duhur për të bërë keq.

Lexo më tej: “Humbeni ndeshjen, po humbeni si duhet”: ja si ndryshoi Ilir Daja fatet e një ndeshjeje që po shkonte keq

Në pjesën e dytë shansin më të mirë për mallakastriotët e kishte Sulovari, që mori vendin e Gjatës, por traversa i mohoi golin lojtarit të Bylis. Shpëtoi Elbasani dhe Bordin e kuptoi se ndoshta mund të merrte më shumë nga kjo ndeshje. E në fakt, Lleshi me një goditje të saktë me kokë, në zhvillimet e një goditje këndi, vulosi fatin e kësaj sfide.

Kështu, Elbasani ngjitet në vendin e tretë, në shoqërinë e Partizanit dhe vetëm 1 pikë pas Vllaznisë kryesuese. Verdheblutë e Bordin vazhdojnë të tregojnë se duan të jenë në zonën e Final Four, ndërsa Bylis mbetet në zonën e ftohtë të renditjes, si kandidatë për rënien nga kategoria, me vetëm 5 pikë pas 7 javësh.

The post Video/ Lleshi i tregon “vendin” Dedes: Elbasani fiton në Ballsh me Bylis e kthehet në katërshe appeared first on Lapsi.al.

❌
❌