Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 29 September 2024Main stream

Lëvizje me merkaton e mbyllur, Partizani rrëmben ish-mbrojtësin e Tiranës: ja si Domgjoni ndryshon hierarkitë

By: user 2
29 September 2024 at 16:27

Partizani vazhdon të mendojë për ti bërë gjërat si duhet në këtë sezon. Objektivat e mëdha kërkojnë investime të tilla dhe të kuqtë ndonëse merkato është e mbyllur kanë gjetur mundësinë të përforcohen. David Domgjoni ka firmosur një kontratë deri në fund të sezonit, me opsionin edhe për një vit tjetër me Partizanin, për dëshpërimin e spondit tjetër të kryeqytetit, me ish-tifozët e tij, ata bardhblu, që do jenë kundërshtarët e mëdhenj të qendërmbrojtësit.

Në fakt, Domgjoni e ka nisur karrierën e tij në radhët e Tiranës, para se të aktivizohej me klube si Kastrioti e Laçi në Superiore. Me krutanët, kur trajner ishte Elvis Plori, ai u aktivizua me sukses si mbrojtës i majtë dhe sipas të gjitha shanseve të kuqtë e duan pikërisht për këtë rol. Dëmtimi i Buxhelaj dhe aktivizimi i Zguros në derbin e javës së kaluar tregoi limitet e skuadrës në atë pozicion. Kështu, me qendrën të mbyllur nga Bytyçi, Sembene e Preka, krahu i majtë është ai ku Domgjoni do të ketë më shumë hapësira.

Kosovari ka luajtur edhe në Turqi, Zvicër, Poloni e së fundmi në Kazakistan me Tobol Kostanay, para se të kthehej tashmë përsëri në Shqipëri për të firmosur me Partizanin. 27 vjeçari ishte një lojtar i lirë dhe duke qenë se kontrata me kazakët i kishte përfunduar para 31 gushtit 2024, rregullorja e lejon atë të transferohet në një klub tjetër, pavarësisht se dritarja e merkatos është mbyllur zyrtarisht.

NJOFTIMI I KLUBIT

Klubi Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me David Domgjonin. Qendermbrojtësi kosovar bashkohet me të kuqtë pas eksperiencës së fundit në elitën e futbollit kazak me skuadrën e Tobol Kostanay. Në të kaluarën Domgjoni ka qenë pjesë edhe e kampionatit shqiptar në radhët e Laçit dhe Tiranës.

27 vjeçari ka nënshkruar një kontratë 1+1 me 17-të herë kampionët e Shqipërisë dhe menjëherë do ti bashkohet skuadrës në seancën e së hënës.

The post Lëvizje me merkaton e mbyllur, Partizani rrëmben ish-mbrojtësin e Tiranës: ja si Domgjoni ndryshon hierarkitë appeared first on Lapsi.al.

❌
❌