Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 September 2024Main stream

Inaugurohet Kosova Innovation Hub: Kryetari Muhaxheri dhe Ambasadori amerikan Hovenier bashkohen për të fuqizuar të rinjtë e Pejës

30 September 2024 at 16:15

Sot në Pejë u zhvillua ceremonia e hapjes së Kosova Innovation Hub, një qendër inovative e dedikuar për fuqizimin e të rinjve në fushën e Teknologjisë së Informacionit (IT).

Në këtë ngjarje mori pjesë Ambasadori Amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, i cili bashkë me kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri, dhe përfaqësues të tjerë lokalë, preu shiritin e inaugurimit.

Kryetari Muhaxheri theksoi rëndësinë e këtij projekti për komunitetet lokale, duke përmendur ndikimin pozitiv që do të ketë Kosova Innovation Hub, veçanërisht në lokalitetin e Vitomericës, ku jeton një numër i madh i komuniteteve jo shumicë.

Ai theksoi se kjo qendër do të ofrojë mundësi të reja për të rinjtë në këtë zonë.

“Në veçanti, kjo qendër do të ketë një ndikim të madh në lokalitetin e Vitomericës, ku jeton një numër i madh i komuniteteve jo shumicë. Ne besojmë se Kosova Innovation Hub do të jetë një platformë e rëndësishme për të rinjtë e këtyre komuniteteve, duke iu mundësuar të angazhohen, bashkohen dhe të zhvillohen profesionalisht”, ka thënë Muhaxheri.

Kosova Innovation Hub synon të ofrojë një hapësirë kreative dhe arsimore për të rinjtë, duke i pajisur ata me njohuri dhe aftësi për t’u zhvilluar në sektorin e teknologjisë. /Telegrafi/

The post Inaugurohet Kosova Innovation Hub: Kryetari Muhaxheri dhe Ambasadori amerikan Hovenier bashkohen për të fuqizuar të rinjtë e Pejës appeared first on Telegrafi.

Ramosaj ka përmbushur shtatë nga 20 premtimet në Deçan sipas Institutit GAP

30 September 2024 at 15:21

Instituti GAP ka publikuar rezultatet për monitorimin e premtimeve të kryetarëve të komunave gjatë mandatit të tyre katërvjeçar.

Sipas këtyre të dhënave, kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka realizuar shtatë nga 20 premtimet e tij.

Sipas raportit, një premtim është gjysmë i përmbushur, ndërsa pesë projekte janë në fazën fillestare të realizimit.

Megjithatë shtatë premtime ende nuk kanë filluar të implementohen.

Ky raport ofron një pasqyrë të qartë të progresit të kryetarit Ramosaj në realizimin e angazhimeve të dhëna ndaj qytetarëve të Deçanit gjatë mandatit të tij të dytë.

 

The post Ramosaj ka përmbushur shtatë nga 20 premtimet në Deçan sipas Institutit GAP appeared first on Telegrafi.

❌
❌