Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Në Ferizaj është mbajtur trajnimi i pestë në fushën e gazetarisë “Mobile Journalism”

28 September 2024 at 15:30

Në komunën e Ferizajt është mbajtur trajnimi i pestë për ‘Mobile Journalism’.

Në këtë trajnim të pranishëm ishin studentë, gazetarë nga mediat lokale nga rajoni i Ferizajt dhe përfaqësues nga shoqëria civile.

Trajnimi është fokusuar për aspektet e raportimit medial dhe video gazetari mobile.

Pas hyrjes përshëndetëse nga Rina Gurgule, koordinatore e Projektit, për përmbajtjen, burimet dhe verifikimin e informatave ka folur Muhamet Hajrullahu, kryeredaktor i Telegrafi.com

Për “Teknikat e Gazetarisë mobile: Xhirimi dhe montimi me telefon”, ka folur Gëzim Avdiu nga Pixels Productions.

Participantët janë trajnuar edhe për “Inteligjenca artificiale dhe gazetaria” nga Shqip.AI, nga Liridon Drenica.

Ndërsa, për “Monetizimin e përmbajtjes” ka folur Valdrin Rexhepi, CSO –Telegrafi.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të shkruajnë dhe xhirojnë storien e tyre të lajmeve nën mentorim, ndërkaq shkrimet finale do të publikohen në Telegrafi.com

Përveç njohurive, pjesëmarrësit do të marrin kompensim për punën e tyre.

Tri lajmet/artikujt me video dhe përmbajtjen më të mirë do të zgjidhen nga juria profesionale dhe do të shpërblehen me çmime prej 400, 200 dhe 100 euro, respektivisht.

Dy trajnimet e fundit do të mbahen në Mitrovicë e Prishtinë.

(Ky projekt mundësohet nga Programi #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, zbatuar nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e Telegrafit dhe nuk pasqyron domosdoshmërish pikëpamjet e BE-së apo Qeverisë Gjermane). /Telegrafi/

The post Në Ferizaj është mbajtur trajnimi i pestë në fushën e gazetarisë “Mobile Journalism” appeared first on Telegrafi.

❌
❌