Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 October 2024Main stream

“Salianji, asnjë vlerë politike”/ Evi Kokalari: Rama, jo qeveri teknike për Berishën dhe Metën. Argita s’e sjell dot ndryshimin në PD

By: Re Nato
30 September 2024 at 23:48

Aktivisja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalaro thotë se Ervin Salianji, nuk ka asnjë vlerë politike dhe se burgosja e tij u bë me fakte.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Kokalari u shpreh se kryeminstri Edi Rama nuk duhet të plotësojë kërkesën e Sali Berishës dhe Ilir Metës për qeveri teknike.

Sipas Kokalarit, Berisha do japë dorëheqjen pas zgjedhjeve parlamentare të 2025, për të vendosur të bijën në krye të PD, por shtoi se Argita Malltezi nuk e sjell dot ndyshimin.

“SHBA nuk kanë asnjë lidhje me Salianjin. Fakti që këto mendojnë se Salianjin e ka dënuar Ramën, për Ramën kjo është diçka komike. Salianji nuk ka asnjë vlerë në Parlament. Më këto budallallëqe, demokratët nuk do ngrihen për Salinjin, do dalin bllof. Berisha nuk e kupton këtë. PD po e luan shumë gabim lojën, Edi Rama është shumë i fuqishëm në këtë moment. Kjo është bërë me fakte. Demokratët dhe shumica nuk kuptojnë. Duke i gjuajtur nje femre, Spiropalit me karrige. Nuk më intereson partia e Spiropalit, mua kjo sesi lejohet, sesi nuk është arrestuar Gazment Bardhi, nuk e di. Unë flas si femër, kjo është anë shumë e shëmtuar. Janë ca gjëra që nuk duhen ndjekur. Kjo mënyra sesi PD po lufton, më ka lënë gojëhapur. I kam thënë Berishës të anulojë protestën më 8 janar te PD. Këto ulin edhe Bardhi, Salianin, Gjekmarkjn, në krye të Këshillit Kombëtar.

Në mënyrë absolute, jo dhunës. Ai nuk vjen në pushtet. Edhe nëse ai vjen në pushtet, do jem unë që e luftoj. Kam parë shumë gjëra vetë. Qeveri teknike nuk duhet të ndodhë. Kam betejën time me Edi Ramën. Edi Rama nuk duhet ta lëshojë qeverinë momentalisht. Shqipëria ka probleme të tmerrshme. Nëse Edi Rama ia lëshon këtyre, Shqipëria do shkojë më poshtë. SPAK duhet ta marrë seriozisht pastrimin e politikës. Nuk e sjell dot ajo ndryshimin. Te jesh vajza e Sali Berishës, nuk të bën të aftë të drejtojë parti politike. Nëse është e aftë, mund të kandidojë me mua. Mendoj se Berisha do të japë dorëheqjen pas 2025. Sanskionet nuk do hiqen, do jem unë arsyeja. Ai do të japë dorëheqjen, do ia kalojë Malltezit, unë do kandidoj. Berisha do heqjen e sanksioneve. Ai po mbyll gojën duke lënë Ramën të bëjë çfarë të dojë. I luftoj të dy në të njëjtën kohë, edhe Berishën, edhe Ramën”, theksoi ajo./abcnews.al

Zelensky thekson nevojën për përparime në fushëbetejë para takimit me aleatë

By: Re Nato
30 September 2024 at 23:24

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pranoi edhe një herë situatën “shumë, shumë të vështirë” me të cilën po përballet ushtria ukrainase, pasi mbrojtjet ajrore u detyruan të shkatërronin valë të shumta dronësh rusë që synonin kryeqytetin Kiev.

Ndërkohë, homologu i tij rus, Vladimir Putin, përdori një festë shtetërore për të përsëritur angazhimin për t’i arritur objektivat e tij në Ukrainë.

Pas një takimi më 30 shtator me komandantët kryesorë, Zelensky deklaroi se “gjithçka që mund të bëhet këtë vjeshtë, gjithçka që mund të arrijmë, duhet të arrihet”.

Zelensky theksoi rëndësinë e takimit të ardhshëm të Kontratës së Mbrojtjes së Ukrainës në bazën ajrore amerikane Ramstein në Gjermani dhe nevojën për të bërë përparime para këtij takimi për të siguruar aleatët perëndimorë për aftësitë e Ukrainës në fushëbetejë.

“Gjithçka varet nga secili anëtar i ekipit ukrainas. Tani duhet të punojmë sa më shumë që t’i arrijmë para Ramsteinit”, shtoi ai, duke iu referuar takimit të planifikuar për 12 tetor.

Ushtria izraelite urdhëron evakuime të reja nga periferitë jugore të Bejrutit

By: Re Nato
30 September 2024 at 23:05

Ushtria izraelite u bëri thirrje banorëve të disa ndërtesave në Dahiyeh, zonën e Bejrutit që Izraeli po godet me sulme ajrore që kur filloi sulmet e intensifikuara në Liban, të largohen nga shtëpitë e tyre.

Avionët e ushtrisë izraelite gjithashtu hodhën flakë termike në këto zona, shkruan Al Jazeera.

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant aludoi se Izraeli po bën përgatitjet për një ofensivë tokësore në Liban ndërkohë që sulmet ajrore kanë vazhduar, duke goditur ndër të tjera një ndërtesë shumëkatëshe banimi në qendër të Bejrutit dhe vrarë tre militantë palestinezë.

Grupi militant Hezbollah u zotua se është i përgatitur për një luftë të gjatë pas vrasjes së zinxhirit komandues nga Izraeli, përfshirë drejtuesin e grupit, Hassan Nasrallah.

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Çuko: Izraeli, goditje kirurgjikale Hezbollahut. Goxhaj: Vrasja e Nasrallah, gabim i iranianëve

By: Re Nato
30 September 2024 at 22:38

Koloneli Arben Çuko thotë se Izraeli ka kryer goditje “kirurgjikale” ndaj Hezbollahut, duke vrarë udhëheqësin dhe zyrtarë të grupit militant.

Në emisionin “360 gradë” në ABC News, Çuko u shpreh se ushtria izraelite ka pasur disa faza në luftën kundër Hezbollahut.

Ndërsa ish oficeri Dritan Goxhaj deklaroi se vrasja e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, ishte gabim teknik i iranianëve.

Arben Çuko: Futja e reparteve të blinduara, para pak orësh, është pjesë e atij plani të madh operacional, për pushtimin e Libanit të jugut dhe nisi ekzekutimi me nxjerrjen jashtë luftimit, të para disa ditëve, të mijëra operativëve të Hezbollahut, me shpërthimin e pagerave. Kjo ishte faza e parë e këtij operacioni të ushtrisë izraelite. Në mendimin tim, ky është operacioni më brilant, për nga ideimi konceptimi, ekzekutimi i tij. Ata, me anë të metodave të tyre, pajisën të gjithë operativët e Hezbollahut, me pagerë. Ata janë të plagosur, nuk mund të jenë në frontin e luftës. Faza e dytë ishte vrasja e udhëheqësit. Futja e trupave të blinduara, është faza e radhës. Padyshim, prej kohësh, nuk është sot për sot. Në Liban, goditjet e para kanë qenë kirurgjikale. Kanë goditur pikat kyçe të komandim kontrollit të Hezbollahut.

Dritan Goxhaj: Nuk është se kemi të bëjmë me operacion të mirëfilltë spiunazhi. Faza e parë, goditja me anë të pagerave, nuk është se ka eliminuar, rrjetin ushtarak të Hezbollahut. Vrasja e Nasrallah, ka ndodhur për një gabim teknik të iranianëve, jo Hezbollahut. Atë ditë, nga Irani kanë ardhur dy gjeneralë. Këta dy persona kanë ardhur për të takuar Nasrallah. Këto dy persona kanë mbetur të vrarë. Duke mos e ditur saktë ku ndodhej bunkeri, kanë shuar një bllok, kanë përdorur 83 ton eksploziv për të vrarë Nasrallah. Pra, nuk është se ka depërtuar te Hezbollahu, është gabim i iranianëve. Janë ndjekur lëvizjet e këtyre gjeneralëve. Nasrallah ishte udhëheqës politik dhe ushtarak./abcnews.al

Yesterday — 30 September 2024Main stream

Francë, Le Pen mohon akuzat se ajo dhe partia e saj abuzuan me fondet e BE-së

By: Re Nato
30 September 2024 at 21:42

Drejtuesja e së djathtës së skajshme franceze Marine Le Pen hodhi poshtë akuzat se ajo dhe dhjetëra zyrtarë të partisë së saj, ‘Bashkimi Kombëtar’ kanë keqpërdorur fondet e Parlamentit Evropian. Kjo çështje gjyqësore ka mundësi të dëmtojë ambiciet e saj politike.

Duke mbërritur në gjykatën e Parisit, zonja Le Pen tha se ata “nuk kanë shkelur asnjë rregull apo politikë të Parlamentit Evropian”. Ajo u zotua se do të paraqesë para gjykatësve “argumente jashtëzakonisht serioze dhe të forta”.

Zonja Le Pen dhe anëtarët e tjerë të “Bashkimit Kombëtar” u përshëndetën me njëri-tjetrin përpara se të uleshin në sallën e gjykatës.

Gjyqi nëntë-javor do të vëzhgohet nga afër nga rivalët politikë të zonjës Le Pen, pasi ajo është një kandidate e mundshme e fortë në garën për të pasuar Emmanuel Macron-in, kur të zhvillohen zgjedhjet e ardhshme presidenciale në vitin 2027.

Gjyqi mbahet ndërsa një qeveri e re, e dominuar nga konservatorët dhe politikanë të qendrës, filloi detyrën pas zgjedhjeve që u mbajtën në muajt qershor dhe korrik. Disa vëzhgues presin që gjyqi mund t’ua ndalojë ligjvënësve të ‘Bashkimit Kombëtar’, përfshirë edhe vetë zonjën Le Pen, që të luajnë rolin e tyre opozitar në Parlament, pasi ata do të ishin të zënë me procesin gjyqësor.

Që prej dorëheqjes si drejtuese e partisë tre vite më parë, zonja Le Pen është përpjekur të pozicionohet si një kandidate e aftë për të tërhequr një elektorat më të gjerë. Përpjekjet e saj kanë dhënë rezultat ndërsa partia e saj ka siguruar rritje të rëndësishme në zgjedhjet e fundit si në nivel europian ashtu edhe në nivel kombëtar. Por një vendim fajësie mund të minojë seriozisht kandidaturën e saj për t’u bërë presidente.

‘‘Bashkimi Kombëtar2 dhe 27 zyrtarë të tij akuzohen se kanë shfrytëzuar paratë e caktuara për të paguar personelin ndihmës në parlamentin e BE-së, ndërkohë që kanë bërë veprimtari politike për partinë, midis viteve 2004 dhe 2016.

Kjo, sipas akuzës, përbën shkelje të rregulloreve të bllokut 27-vendesh. “Bashkimi Kombëtar” në atë kohë quhej “Fronti Kombëtar”.

Zonja Le Pen, partia e së cilës ka zbutur qëndrimin e saj anti-BE në vitet e fundit, mohon shkeljet dhe pretendon se rasti është i motivuar politikisht.

“Asistentët nuk punojnë për Parlamentin. Ata janë ndihmës politikë të ligjvënësve të zgjedhur, janë të emëruar politikë, ashtu siç e përcakton ligji”, tha ajo. “Nëse më pyesni si i përcaktoj detyrat që u kam caktuar asistentëve të mi; kjo varet nga aftësitë e secilit person. Disa kanë shkruar fjalime për mua dhe disa merren me logjistikën dhe koordinimin”.

Nëse shpallen fajtorë, zonja Le Pen dhe të pandehurit e tjerë mund të përballen me deri në 10 vjet burg dhe gjoba deri në 1 milion euro, secili. Dënime të tjera përfshinë humbjen e të drejtave civile ose moslejimin për të kandiduar në zgjedhje. Ky është një skenar që mund të pengojë, apo edhe të shkatërrojë objektivin e zonjës Le Pen për të kandiduar sërish për presidente, pas përfundimit të mandatit të Presidentit Macron. Zonja Le Pen doli e dyta, pas zotit Macron, në zgjedhjet presidenciale të viteve 2017 dhe 2022.

Ajo shërbeu si kryetare e partisë nga viti 2011 deri në vitin 2021 dhe tani kryeson grupin e ligjvënësve të “Bashkimit Kombëtar” në Asamblenë Kombëtare franceze.

Pavarësisht mohimit të akuzave, partia e saj tashmë i ka kthyer 1 milion euro Parlamentit Evropian, tha avokati i Parlamentit Patrick Maisonneuve. Nga kjo shumë, 330,000 euro ishin të lidhura drejtpërdrejt me keqpërdorimin e supozuar të fondeve nga Marine Le Pen.

Një polemikë e gjatë

Procedurat ligjore nisën pas ngritjes së një alarmi për këtë në vitin 2015 nga Martin Schulz, presidenti i atëhershëm i Parlamentit Evropian. Ai iu drejtua autoriteteve franceze rreth keqpërdorimit të mundshëm të fondeve evropiane nga anëtarët e “Bashkimit Kombëtar”.

Zoti Schulz gjithashtu ia referoi çështjen Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit, e cila nisi një hetim të veçantë për këtë çështje.

Dyshimet e Parlamentit Evropian u shtuan më tej kur dokumenti që përfshinte strukturën organizative të vitit 2015 tregoi se 16 ligjvënës evropianë dhe 20 asistentë parlamentarë mbanin poste zyrtare brenda partisë. Rolet e tyre nuk kishin lidhje me detyrat e tyre të supozuara si staf parlamentar i BE-së.

Një hetim i mëpasshëm zbuloi se disa asistentë kishin kontrata me eurodeputetë të ndryshëm nga ata për të cilët punonin në të vërtetë, duke sugjeruar një skemë për të devijuar fondet evropiane për të paguar punonjësit e partisë në Francë.

Dyshimet për keqpërdorim të fondeve publike

Gjatë hetimit u arrit në përfundimin se zonja Le Pen, si udhëheqëse e partisë, orkestroi ndarjen e buxheteve për asistentët parlamentarë dhe udhëzoi eurodeputetët të punësonin individë që mbanin poste partiake. Këta persona prezantoheshin si asistentë të parlamentit të BE-së, por në realitet dyshohej se punonin për “Bashkimin Kombëtar” në cilësi të ndryshme.

Ekipi ligjor i Parlamentit Evropian po kërkon 2.7 milionë euro kompensim për dëmet financiare dhe reputacionin. Kjo shifër korrespondon me 3.7 milionë eurot që dyshohet se janë keqpërdorur, minus 1 milion eurot e kthyera tanimë.

Gjatë zgjedhjeve evropiane të vitit 2014, “Bashkimi Kombëtar” siguroi 24 mandate eurodeputetësh, duke dalë i pari me 24.8% të votave, përpara qendrës së djathtë dhe socialistëve. Kjo rritje rezultoi në një humbje të konsiderueshme financiare për partinë, e cila u përball me probleme të rënda financiare në atë kohë.

Një audit i llogarive të partisë midis viteve 2013 dhe 2016 zbuloi se ajo kishte një deficit prej 9.1 milionë euro deri në fund të vitit 2016. Megjithatë, partia kishte ende një bilanc fondesh prej 1.7 milionë eurosh dhe kishte dhënë hua 1 milion euro për zonjën Le Pen për fushatën e saj për presidente në vitin 2017.

Në atë kohë, partia i kishte borxh 9.4 milionë euro një banke ruse. Borxhi ishte një kredi e vitit 2014 prej 6 milionë eurosh dhe interesa.

Hetimi zbuloi shumë parregullsi që përfshinin anëtarë të shquar të partisë.

Thierry Légier, truproja i babait të zonjës Le Pen, Jean-Marie, u pagua si asistenti i tij parlamentar. Por biografia e tij profesionale nuk e përfshinte këtë rol. Zoti Légier e pranoi gjatë hetimit se ai nuk ishte intervistuar për atë vend pune dhe nënshkroi kontratën e tij të punës pa e kuptuar plotësisht rolin e tij zyrtar.

Jean-Marie Le Pen, që udhëhoqi “Bashkimin Kombëtar” nga viti 1972 deri në vitin 2011, nuk do të paraqitet në gjykatë përkrah ish-kolegëve të tij për shkak të shqetësimeve shëndetësore. Tani 96 vjeç, ai u konsiderua i papërshtatshëm për të dëshmuar në gjykatë në muajin qershor. Ai ka 11 dënime të mëparshme, përfshirë për dhunë ndaj një zyrtari publik dhe gjuhë urrejtjeje.

Ai ka mohuar keqbërjen gjatë kohës që ishte kryetar partie. “Unë nuk kam zgjedhur se cilët asistentë do të punojnë për mua. Këtë e ka vendosur Marine Le Pen dhe të tjerët. Unë kam nënshkruar vetëm kontratat”, tha ai.

Pasi dëgjoi një gjyqtar që lexoi akuzat në gjykatë të hënën pasdite, zonja Le Pen tha se ajo do t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve që gjykata mund të bëjë./VOA

Dhuna në Kuvend dhe djegiet e karrigeve/ PS kërkon masë disiplinore për 24 deputetë të opozitës

By: Re Nato
30 September 2024 at 21:15

Partia Socialiste ka kërkuar masë disiplinore për 24 deputetë të opozitës, pas dhunës dhe kaosit të shkaktuar në seancën plenare të së hënës.

“Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Saimir Korreshi, Lefter Gështenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho”, janë deputetët për të cilët PS kërkon masë disiplinore.

Zhurma verbale e deputetëve demokratë mori një tjetër formë jashtë ambienteve të Kuvendit.

Deputeti Flamur Noka, në dakordësi me deputetët e tjerë të kampit blu, ka nxjerrë një shishe benzinë nga çanta e koleges së tij, Elda Hoti duke djegur karriget, në të cilat do të duhet të uleshin edhe të përfaqësonin qytetarët./abcnews.al

Dhuna e opozitës në Parlament/ Rama: Ne përpiqemi të ndërtojmë, ata shkatërrojnë dhe djegin

By: Re Nato
30 September 2024 at 19:53

Kryeministri Edi Rama thotë se mazhoranca përpiqet të ndërtojë dhe të shërojë plagët që ka vendi, teksa opozita bën të kundërtën.

Teksa foli për nismën “Deputeti që Duam”, në selinë e PS, Rama u shpreh se opozita shkatërron dhe djeg, duke iu referuar dhunës së shkaktuar në Parlament të hënën.

“Duke ardhur përpara sesa të dëgjoja fjalët tuaja, më çoi dikush këtë fotografi, ky është një zjarr i ndezur me karriget e depuetëve, të zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë, për t’u ulur në ato karrige dhe për të përfaqësuar ata që i çojnë atje, në shenjë revolte ndaj një vendimi gjykate. Pse e solla këtu këtë imazh? Dua të them pak fjalë për politikën, eila, prej shumë kohësh, në Shqipëri, por edhe në vendet më të zhvilluara ka lënë ditë jo të mira në perceptimin publik. Është një mjet që i ka bërë gjëra jashtëzakonisht të mëdha në historinë e njerëzimit, por ka bërë edhe katastrofa të mëdha. Refuzimi i politikës si diçka aprori e keqe, është fosnjarak. shtë e pamundur ta vendosësh ti, se çfarë politika bën apo nuk bën me ty. Ti mund të vendosësh sesa mund ti ta ndikosh pollitikën. Nëse ti refuzon të merresh me të, ajo ka gjithë pushtetin që të merret me ty. Edhe brenda shtëpisë, shumëçka lidhet me politikën dhe vendimet e saj.

Siç ka fuqinë të mbjellë ka dhe atë që të shfarosë dhe besoj që midis këtyre të dy pamjeve, kuptohet jo absolute por relatiove, qëndron edhe ndarja sot këtu tek ne, midis nesh që përpiqemi të ndërtojmë dhe shërojmë, dhe atyre që nga ana tjetër shkatërrojë, plagosin, shkulin dhe djegin.”, theksoi kreu i qeverisë./abcnews.al

Hansi Flick: Asnjë lojtar te Barcelona nuk e ka të sigurt vendin e titullarit

By: Re Nato
30 September 2024 at 19:39

Hansi Flick thotë se asnjë lojtar te Barcelona nuk e ka të sigurt vendin e titullarit.

Sipas Flick, ky është rregulli i tij i parë që ndiqet në ekip, duke iu referuar edhe prurjes më të re te katalanasve, portierit polak, Wojciech Szczęsny.

Szczęsny ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe pritet të bashkohet shumë shpejt me ekipin blaugrana.

Barcelona pësoi humbjen e parë të sezonit në La Liga, pasi u mposht nga Osasuna në transfertë me rezultatin 4-2./abcnews.al

Fitues i Kupës së Botës me Francën, Antoine Griezmann tërhiqet nga kombëtarja

By: Re Nato
30 September 2024 at 19:26

Sulmuesi i Atletico Madrid dhe fituesi i Kupës së Botës me Francën, Antonie Griezmann, ka njoftuar se do të tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar.

Francezi publikoi një video në rrjetet sociale ku bëri të ditur vendimin e tij.

“Sot, me zemër të rëndë njoftoj tërheqjen time nga kombëtarja franceze. Pas 10 vitesh të pabesueshme të shënuara nga sfida, suksese dhe momente të paharrueshme, është koha që unë të kthej faqen dhe t’i hap rrugën brezit të ri. Veshja e kësaj fanelle ishte një nder dhe një privilegj. Që nga marsi 2014 dhe deri në shtatorin e kaluar, pata mundësinë të përjetoj momente të pabesueshme përkrah shokëve të jashtëzakonshëm të skuadrës. Ne ndamë fitore që do të mbeten përgjithmonë të gdhendura në kujtimet tona”, thuhej në mesazhin e tij.

C’est avec le cœur plein de souvenirs que je clos ce chapitre de ma vie. Merci pour cette magnifique aventure tricolore et à bientôt. 🇫🇷 pic.twitter.com/qpw8dvdtFt

— Antoine Griezmann (@AntoGriezmann) September 30, 2024

 

Houthi zotohet të përshkallëzojë sulmet ndaj Izraelit

By: Re Nato
30 September 2024 at 19:08

Houthit e Jemenit kanë thënë se do të përshkallëzojnë operacionet ushtarake kundër Izraelit.

Kjo është në përgjigje të sulmeve ndaj Jemenit, tha grupi i armatosur, pasi Izraeli goditi objektivat Houthi.

Të dielën, Izraeli tha se dhjetëra avionë shënjestruan termocentralet dhe objektet e portit detar në qytetin jemenas Hodeida.

Sulmi vrau pesë persona dhe plagosi 57, tha një zëdhënës i Houthis.

Kjo erdhi një ditë pasi Houthi-t lëshuan një raketë balistike drejt aeroportit Ben Gurion të Izraelit kur Benjamin Netanyahu po mbërrinte.

Houthi-t janë pjesë e një koalicioni të lirshëm të grupeve të lidhura me Iranin, të njohur si “boshti i rezistencës” së bashku me Hezbollahun, Hamasin dhe të tjerët.

Panamaja fillon deportimin e emigrantëve, sipas marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara

By: Re Nato
30 September 2024 at 17:39

Gjatë vitit 2023, mbi gjysmë milioni emigrantë kaluan kufirin Kolumbi-Panama, nëpërmjet një brezi xhungle prej 100 kilometrash në Luginën Darien. Shumica e bëjnë këtë udhëtim të rrezikshëm me shpresën se do të arrijnë në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti i ri i Panamasë, Jose Mulino, premtoi gjatë fushatës elektorale se do të ndalte fluksin e emigrantëve dhe do të deportonte ata që hyjnë ilegalisht në vend.

“Nuk do të lejoj që Panamaja të jetë një shteg i hapur për mijëra njerëz që hyjnë në vendin tonë ilegalisht, të mbështetur nga një organizatë ndërkombëtare e lidhur me trafikun e drogave dhe qenieve njerëzore”, tha Presidenti Mulino.

Ai përmbushi premtimin e bërë. Sapo mori detyrën në korrik, nënshkroi një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara që përfshin një program për t’i deportuar emigrantët drejt vendeve të tyre.

Roger Mojica është drejtues i Shërbimit Kombëtar të Emigracionit të Panamasë.

“Procesi i deportimit përfshin personat me të kaluar kriminale në vendet e tyre të origjinës dhe ata që kanë hyrë në vend në mënyrë të parregullt. Kush kalon kufirin nga Kolumbia, e bën këtë pa autorizim, pasi Shërbimi Kombëtar i Emigracionit nuk ka pika kontrolli në provincën Darien”, thotë zoti Mojica.

Panamaja filloi riatdhesimin e emigrantëve në muajin gusht, me 29 shtetasit e parë kolumbianë, shumica me historik penal. Një avion i dytë deportoi drejt Ekuadorit 30 persona të tjerë.

Megjithatë, shumica e emigrantëve që kalojnë Luginën Darien janë venezuelianë. Megjithatë as Shtetet e Bashkuara dhe as Panamaja nuk mund t’i riatdhesojnë ata, pasi kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Venezuelën.

Emigrantët që kanë pasaporta mund të aplikojnë për një program që u lejon të qëndrojnë përkohësisht në Shtetet e Bashkuara. Por, pjesa më e madhe nuk kualifikohen.

Marlen Pineiro mbulon Amerikën Qendrore në Departamentin amerikan të Sigurisë Kombëtare.

“E dimë se disa prej tyre nuk kanë pasaporta, prandaj mund të mos kualifikohen për këtë program. Por po bisedojmë me disa vende ku ka siguri, duke kërkuar ndihmën e tyre që të ofrojnë rezidencë të përkohshme ose të përhershme për disa nga këto grupe emigrantësh”, thotë zonja Pineiro.

Në shtator, Panamaja dërgoi me avion 130 emigrantë të paligjshëm drejt Indisë dhe planifikon të fillojë deportimin e emigrantëve të parregullt edhe drejt Kinës./VOA

PD ‘zi’ për Salianjin/ Kaos në parlament, shtyhet seanca, Spiropali: Kuvendi nuk ka asnjë lidhje me vendimet e Gjykatave

By: Re Nato
30 September 2024 at 17:16

Seanca plenare e së hënës në parlament u nisi me tensione dhe kaos të shkaktuar nga deputetët e opozitës, çka detyroi kryeparlamentaren Elisa Spiropali, të shtynte seancën.

Me kërkesë të kreut të Grupit të PS, Niko Peleshi, Spiropali pranoi ndërprerje e seancës për 10 minuta.

“Kuvendi nuk ka asnjë lidhje me vendimet e Gjykatave, as për deputetët tanë, as për deputetët tuaj. As për ministrat tanë, as tuaj, për askënd. Tregohuni të arsyeshëm dhe uluni në vendet tuaja. Kuvendi nuk ka asnjë lidhje me vendimet e gjykatave”, tha ndër të tjera kryeparlamentarja.

Bojkoti dhe tensionet e krijuara nga opozita, vijnë pas vendimit të Apelit për lënien në fuqi të dënimit me 1 vit burg të Ervin Salianjit, për çështjen “Babale”.

Lidhur me këtë, PD ka njoftuar protestë më 7 tetor. Nga ana e saj, mazhoranca ka deklaruar se nuk ndërhyn në çështjet e drejtësisë dhe se jeta parlamentare do të vijojë./abcnews.al

PD, “zi” dhe flakë për Salianjin/ Opozita djeg karriget e veta, hidhen jashtë ambienteve të Parlamentit

By: Re Nato
30 September 2024 at 17:10

Ashtu siç pritej, seanca e plenare e së hënës në Kuvend nisi me tensione dhe kaos nga deputetët e opozitës. Disa deputetë, midis tyre Gazment Bardhi dhe Flamur Noka kanë hedhur sende drejt Kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali.

Më pas, deputetët opozitarë kanë thyer karriget e veta dhe i kanë nxjerrin jashtë godinës së Kuvendit, ku i kanë vënë flakët.

“Shtëllunga e tymit po krijon vështirësi edhe për gazetarët”, raportoi gazetarja e ABC News, Fjona Xhafaj.

Bojkoti dhe tensionet e krijuara nga opozita, vijnë pas vendimit të Apelit për lënien në fuqi të dënimit me 1 vit burg të Ervin Salianjit, për çështjen “Babale”.

Lidhur me këtë, PD ka njoftuar protestë më 7 tetor. Nga ana e saj, mazhoranca ka deklaruar se nuk ndërhyn në çështjet e drejtësisë dhe se jeta parlamentare do të vijojë./abcnews.al

Ministrat e Jashtëm të BE-së takim urgjent për Libanin

By: Re Nato
30 September 2024 at 16:17

Ministrat e Jashtëm të BE-së do të zhvillojnë të hënën bisedime urgjente për të diskutuar situatën në Liban ndërsa Izraeli vazhdon sulmet e tij në të gjithë vendin.

Një zëdhënës tha se shefi i politikës së jashtme të bllokut, Josep Borrell, do të thërrasë një video konferencë për të diskutuar përgjigjen e BE-së ndaj përshkallëzimit të fundit në Liban”, shkruan Al Jazeera.

Deri më tani, blloku 27-vendesh ka luftuar për të folur me një zë për të frenuar dhunën në rajon gjatë vitit të kaluar.

Izraeli dhe Hezbollahu, grupi libanez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – kanë këmbyer zjarr ndërkufitar pothuajse çdo ditë që kur nisi lufta në Gazë më 7 tetor.

Por, bombardimet e 23 shtatorit në Liban deri më tani shënuan përshkallëzimin më të madh, që nga lufta e vitit 2006 mes Izraelit dhe Hezbollahut, grup që mbështetet nga Irani./abcnews.al

OKB: Dy e treta e ndërtesave në Gazë janë dëmtuar nga lufta

By: Re Nato
30 September 2024 at 16:11

Dy e treta e ndërtesave në Rripin e Gazës janë dëmtuar ose shkatërruar që nga fillimi i luftës në Gazë në tetor të vitit 2023, sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Në përditësimin e fundit të raportit vlerësues të dëmeve, Qendra Satelitore e OKB-së (UNOSAT) tha se imazhet me rezolucion të lartë të mbledhura më 3 dhe 6 shtator tregojnë një përkeqësim të dukshëm.

“Kjo analizë… tregon se dy të tretat e totalit të strukturave në Rripin e Gazës kanë pësuar dëme”, tha UNOSAT.

“Totali prej 66 përqind të ndërtesave të dëmtuara në Rripin e Gazës përfshin gjithsej 163.778 struktura”, thuhet tutje në vlerësimin e UNOSAT-it.

Vlerësimi paraprak, bazuar në imazhe nga fillimi i korrikut, kishte përcaktuar se 63 përqind e strukturave në këtë territor palestinez kishin pësuar dëme.

Before yesterdayMain stream

Presidenti Biden: Është koha për armëpushim në Liban

By: Re Nato
28 September 2024 at 23:59

Presidenti amerikan, Joe Biden është pyetur nga gazetarët  nëse një inkursion tokësor izraelit në Liban është i pashmangshëm.

Biden u përgjigj: “Është koha për një armëpushim”, shkruan Sky News.

I pyetur nëse Shtetet e Bashkuara do t’i përgjigjen sulmeve me raketa ndaj anijeve luftarake amerikane në Detin e Kuq, ai shtoi: “Ne po reagojmë”.

Hezbollahu ka konfirmuar vdekjen e liderit të saj, Hassan Nasrallah, pas një sulmi ajror izraelit.

Izraeli dhe Hezbollahu, grupi libanez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, kanë këmbyer zjarr ndërkufitar pothuajse çdo ditë që kur nisi lufta në Gazë më 7 tetor.

Por, bombardimet e 23 shtatorit në Liban deri më tani shënuan përshkallëzimin më të madh, që nga lufta e vitit 2006 mes Izraelit dhe Hezbollahut, grup që mbështetet nga Irani./abcnews.al

Kush është Hashem Safieddine, udhëheqësi i ri i mundshëm i Hezbollahut?

By: Re Nato
28 September 2024 at 23:35

Vrasja e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah në sulmet ajrore në një periferi të Bejrutit ka vënë në qendër të vëmendjes njeriun që konsiderohet gjerësisht si trashëgimtari i tij, Hashem Safieddine.

Grupi i mbështetur nga Irani konfirmoi se Nasrallah, i cili udhëhoqi grupin për 32 vjet, ishte vrarë në sulmin e së premtes.

Tani ai përballet me sfidën e zgjedhjes së një drejtuesi të ri pas goditjes më të rëndë që grupi është përballur në historinë e tij 42-vjeçare.

Si kreu i këshillit ekzekutiv, Safieddine mbikëqyr çështjet politike të Hezbollahut. Ai gjithashtu është në Këshillin e Xhihadit, i cili menaxhon operacionet ushtarake të grupit.

Safieddine është një kushëri i Nasrallahut.

Departamenti Amerikan i Shtetit e “emërtoi” atë terrorist në vitin 2017 dhe në qershor ai kërcënoi një përshkallëzim të madh kundër Izraelit pas vrasjes së një komandanti tjetër të Hezbollahut.

Deklaratat publike të Safieddine shpesh pasqyrojnë qëndrimin militant të Hezbollahut dhe përafrimin e tij me kauzën palestineze./abcnews.al

Aksident në Delvinë, automjeti përmbyset në rrugë

By: Re Nato
28 September 2024 at 23:13

Një aksident është regjistruar në afërsi të fshatit Bajkaj të Delvinës.

Sipas informacioneve të para, mësohet se një automjet është përplasur me rrethrrotullimin që ndodhet në afërsi të këtij fshati, pjesë e aksit Kardhiq-Delvinë.

Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje. Ata kanë gjetur automjetin të permbysur në rrugë, por në vendin e ngjarjes nuk ndodhet asnjë person.

Policia po vijon kontrollet në zonë paralelisht me përpjekjet për identifikimin e drejtuesit të mjetit./abcnews.al

Konflikti Izrael-Hezbollah/ Mbi 50 mijë të zhvendosur nga Libani për në Siri

By: Re Nato
28 September 2024 at 23:08

Më shumë se 50,000 libanezë dhe sirianë që jetojnë në Liban, kanë kaluar kufirin për në Siri, ka thënë komisioneri i lartë i OKB-së për refugjatët.

Filippo Grandi deklaroi se ata “po iknin nga sulmet ajrore izraelite”.

“Mbi 200,000 njerëz janë të zhvendosur brenda Libanit. Operacionet e ndihmës janë duke u zhvilluar”, theksoi ai.

More than 50,000 Lebanese and Syrians living in Lebanon have now crossed into Syria fleeing Israeli airstrikes. Well over 200,000 are displaced inside Lebanon.

Relief operations are underway, including by UNHCR, to help all those in need, in coordination with both governments. pic.twitter.com/Qcvdw79z8A

— Filippo Grandi (@FilippoGrandi) September 28, 2024

❌
❌