Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 1 October 2024Main stream

Alba Dauti në TMkids, vajza energjike me shumë dashuri për jetën e që e sheh veten mjeke të ardhshme

1 October 2024 at 20:25

9 vjeçarja, Alba Dauti është mysafirja jonë e rradhës në emisionin TMkids në portalin Telegrafi Maqedoni.

Një vajzë e sjellshme, energjike, me mendime origjinale dhe tepër bashkëpunuese.

Alba rrëfeu shumëçka interesante nga jeta e saj, nisur nga tregimet e shkollës si një nxënëse shembullore e deri tek përditshmëria.

E përkushtuar në mësime, mirëpo rreth saj shumë pasione, nisur nga moda, grimi, sporti si dhe aktivitete të tjera më të cilat ajo kalon kohën e lirë.

Alba tha se gjithmonë i pëlqen të vishet bukur, madje stili i saj i veshjes është totalisht shija e saj, sepse nuk lejonte që t’i përzihet dikush tjetër.

I pëlqen shëtitjet sepse njoftohet me kultura të reja dhe shikon gjëra interesante, teksa potencoi se vizita e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte ndër perjetimet më të mira, shkaku që atje kishte festuar dhe ditëlindjen e nëntë dhe kishte vizituar shumë vende unike.

I pëlqen të bëhët mjeke e të shërojë njerëzit, e ndërsa po të ishte kryetare e shtetit tha se do të realizonte projekte në shërbim të qytetarëve e sidomos në shërbim të fëmijeve.

Shumëçka interesante e për të mos u humbur na rrëfeu Alba, ndaj tregimin e plotë të saj mund ta ndiqni në videon e poshtë vendosur. /Telegrafi

The post Alba Dauti në TMkids, vajza energjike me shumë dashuri për jetën e që e sheh veten mjeke të ardhshme appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Komunat kërkuan 200 milion euro, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale do të ndajë vetëm 100 milionë euro

29 September 2024 at 20:42

Pavarësisht se Ministria e Vetëqeverisjes Lokale do të ndajë 100 milionë euro për financimin e projekteve infrastrukturore, komunat kanë aplikuar me projekte me vlerë totale rreth 200 milionë euro. Madje, sipas të dhënave që ka siguruar Alsat, vetëm Qyteti i Shkupit, i cili kryeson listën si për nga shuma e parave ashtu edhe për nga numri i projekteve, i vetëm kërkon rreth 102 milionë euro, më shumë se sa gjithë thirrja e ministrisë.

Komuna e Tetovës, e cila ndonëse ka aplikuar me vetëm 3 projekte kap shifrën e mbi 6 milionë eurove. Pastaj vjen Komuna e Manastirit e cila për 16 projekte kërkon 4,5 milionë euro, Kumanova me 3 projekte për 4 milionë euro, ndërsa Çairi me 7 projekte për 3.8 milionë euro.
Në thirrjen publike kanë aplikuar 80 komuna, por projektet e tyre kanë shuma modeste, siç mund të shihet në këtë tabelë.

Përveç Tearcës, e cila për shkak të mosdorëzimit të dokumenteve në kohë ka dështuar të aplikojë, Komuna e Zërnovcit ka kërkuar vetëm 90 mijë euro për 2 projekte, Llozova 100 mijë euro për 3 projekte, ndërsa Vevçani 110 mijë euro për 3 projekte. Në listë janë edhe komunat Mavrovë-e-Rostushë, Konçe dhe Novac, të cilat kërkojnë nga 120 mijë euro për 3 projekte.

Në përgjithësi, komunat me shumicë shqiptare kërkojnë në total rreth 26 milionë euro për 70 projektet e tyre.

Tetova, siç mund të shihet, kryeson listën për nga shuma e parave që kërkon për të realizuar projektet, e ndjekur Çairi. Më pas, radhitet Gostivari, i cili për 15 projekte kërkon rreth 2,8 milionë euro, ndërkaq Saraji për 2 projekte 2,4 milionë euro. Struga, për 1 projekt kërkon 2,2 milionë euro, Kërçova për 7 projekte 1,9 milionë euro. Lista, më tej vijon me Vrapçishtin, i cili kërkon 1,3 milionë euro për 5 projekte, ndërsa Likova rreth 1 milion euro për 3 projekte.
Dibra, Haraçina, Zhelina, Studeniçani dhe Bogovina kërkojnë më pak se 1 milionë euro për projektet që kanë aplikuar.
Për nga karakteri i projekteve, Alsat informoi se shumica e tyre janë për rrugë, kanalizim dhe ujësjellës – problemet kryesore të qytetarëve. Vetëm Qyteti i Shkupit, me projektet e veta, ka dalë nga karakteri i thirrjes së Ministrisë për projekte infrastrukturore, duke kërkuar autobusë ekologjikë./Alsat.mk

The post Komunat kërkuan 200 milion euro, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale do të ndajë vetëm 100 milionë euro appeared first on Telegrafi.

Kolonë e gjatë në “Bllacë”, pritje e gjatë për hyrje në Kosovë

29 September 2024 at 19:36

Kolonë kilometrike me vetura ka në vendkalimin kufitar “Bllacë”, për hyrje në shtetin e Kosovës.

Në videon e publikuar në portalin Telegrafi shihen shumë vetura në kolonë e cila pothuajse nuk lëviz.

Lëvizja për hyrje në tërritorin e Maqedonisë së Veriut po zhvillohet pa pengesa dhe pritje të gjata. /Telegrafi

The post Kolonë e gjatë në “Bllacë”, pritje e gjatë për hyrje në Kosovë appeared first on Telegrafi.

Zekolli: Marrëveshja për rrugën Tetovë-Prizren do të nënshkruhet në tetor

29 September 2024 at 19:31
Deri sa Republika e Kosovës, po punon intenzivisht në teren për hapjen e rrugës Prizren-Tetovë, RMV-ja ende nuk ka formuar grupin e punës që do te bëj përzgjedhjen e projektit dhe mbikëqyrjen e tij. Me një shkrim në rrjetin social Facebook zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shqairi, ka shkruar se shumë shpejt do të formohet grupi prej 10 anëtarësh pesë nga Kosova dhe pesë nga vendi ynë dhe në fillim të Tetorit do të nënshkruhet marrëveshja.
“Në koordinim me Ministrin Liburn Aliu, kemi vendosur që së shpejti të nënshkruajmë një marrëveshje projektimi dhe të krijojmë një grup punues, në përputhje me memorandumin e mëparshëm të nënshkruar. Ky grup punues do të përbëhet nga pesë anëtarë nga dy shtetet, duke bërë një total prej dhjetë anëtarësh, të cilët do të kenë për detyrë përzgjedhjen e projektuesit të projektit dhe më pas mbikëqyrjen e implementimit të tij.”, ka shkruar Shaqiri.
Edhe kreu i Tetovës  dhe njëherit njëri ndër liderët e VLEN-it, Bilall Kasami, që është pjesë e Qeveris tha se po punohet që ky projekt të realizohet, dhe i njëjti nuk duhet të kaloj në Kuvendin tonë.
“Sa i përket segmentit nga ndarja rruga Tetovë-Kodra e Diellit deri në hyrje të tunelit aty do të punojmë bashkë me qeverinë që sa më shpejtë të nisë projektimi i asaj rruge dhe sigurisht edhe në kuadër të qeverisë por edhe me resurse lokale do të shohim mundësinë që sa më shpejtë të nisë rikonstruimi apo ndërtimi i trasesë ku duhet trase e re ku duhet të rikonstruohet ajo lokalja që edhe ne të jemi gati që atë që e bën Kosova në tunele edhe ne pjesën tonë deri në tunel ta kemi gati. Në Kuvendin e Kosovës ka kaluar, merr përgjegjësi komisioni prej 10 anëtarësh që do të jetë në Maqedoni, domethënë me procedurat që do të përcillen në Maqedoni të nis procedurën e shpalljes së tenderit dhe përzgjedhjes së operatorit që do të projektojë tunelin.”, tha kryetari i Tetovës Bilall Kasami.
Rruga Tetovë-Prizeren do të financohet nga të dy vendet Kosovë dhe Maqedonia e Veriut dhe ky projekt do të kushtojë mbi 200 milion Euro.

The post Zekolli: Marrëveshja për rrugën Tetovë-Prizren do të nënshkruhet në tetor appeared first on Telegrafi.

Ibrahimi: Për vetëm 100 ditë qeverisje, me VLEN u tregua dallimi

29 September 2024 at 17:40

Kryetari i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi, në 100 ditët e Qeverisë, nënvizoi se VLEN ka treguar një dallim të dukshëm në këto 100 ditë.

” Dikujt që nuk i mjaftuan as 22 vjet për ta bërë një punë të mirë, ndërsa neve nuk na duhen më shumë se 100 ditë që ta bëjmë dallimin”, deklaroi Ibrahimi.

Prioritetet e VLEN për të ardhmen përfshijnë reformën në administratën publike, tranzicionin energjetik dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor.

Ndër të tjera, Ibrahimi shpjegoi themelimin e Akademisë Shqiptare të Shkencave si një hap të domosdoshëm për avancimin e intelektualëve shqiptarë.

“Së pari të shpjegojmë se bëhet fjalë për akademi dhe jo për ushtri. Në një botë pluraliste akademia nuk mund të jetë moniste. Ne e kemi pasur në program, ndërsa kështu vetëm e kemi mbështetur nismën e intelektualëve shqiptarë për të pasur akademi shkencash. Nuk ka kuptim të kemi rreth 1000 profesorë universitarë dhe vetëm dy akademikë shqiptarë. Ky është poshtërim që nuk e lejojmë. Sivjet buxheti për Akademinë është siguruar nga katër komunat shqiptare (Çair, Tetovë, Gostivar dhe Zhelinë), ndërsa presim që edhe komunat e tjera ta mbështesim këtë projekt”, tha Ibrahimi, duke shtuar se vitin tjetër do të përpiqen që kjo akademi të gjej zgjidhje ligjore.

The post Ibrahimi: Për vetëm 100 ditë qeverisje, me VLEN u tregua dallimi appeared first on Telegrafi.

Mexhiti: 100 ditë qeverisje kemi punuar për të bërë rotacion politik dhe t’i zbardhim rastet e korrupsionit

29 September 2024 at 15:34

Zv/kryeministri Izet Mexhiti në 100 ditëshin e Qeverisë, tha se Gjykata Kushtetuese për fat të keq është shndërruar në instrument të politikës ditore dhe proceseve destabilizuese.

Ai tha se iniciativat një kohë të gjatë kanë qëndruar në sirtar dhe tash i nxjerrin në pah.

Mexhiti tha se në këto 100 ditë është punuar në mënyrë intensive për të zbardhur rastet e korrupsioni.

“Në këtë 100 ditësh në mënyrë intensive është punuar për ta bërë rotacion politik dhe këtë rotacion politik, kanë punuar në mënyrë intesive për të zbardhur rastet e korrupsionit dhe mendoj se dalëngadalë këto raste do të zbardhen dhe nuk do të merret politika, por do të merren organet e prokurorisë, për të gjithë ata që kanë gabuar në të kaluarën, që e kanë shfrytëzuar mandatin politik për përfitime personale dhe familjare do të dalin para drejtësisë”, ka thënë Mexhiti.

The post Mexhiti: 100 ditë qeverisje kemi punuar për të bërë rotacion politik dhe t’i zbardhim rastet e korrupsionit appeared first on Telegrafi.

Vjen vala e të ftohtit nga veriu, ulje drastike e temperaturave në RMV

29 September 2024 at 14:55

Ndryshimi i motit në territorin e vendit. Maqedonia e Veriut është nën ndikimin e një mase të lagësht dhe më të ftohtë nga veriu. Pritet ulje drastike e temperaturave si dhe errëra të fuqishme që vende-vende do të shkojnë në mbi 70 kilometra në orë.

Për shkak të depërtimit të një mase të ftohtë nga veriu, nga e diela, pritet rënie e ndjeshme e temperaturave.

Metereologët njoftojnë se në shumë vende temperaturat do të bien për 10 gradë, derisa në viset veriore të vendit madje edhe mbi 15 gradë Celsius.

Reshjet e kohëpaskohshme të shiut do të shoqërohen edhe me erë të fuqishme nga drejtimi verior që do të mbeten edhe gjatë së hënës. Metereologët nuk përjashtojnë mundësinë që për shkak të uljes së ndjeshme të temperaturave në viset malore të ketë edhe reshje të dobëta bore.

Gjatë së dielës temperaturat do të shkojnë nga 18 deri në 26 gradë, kurse për të hënën, sipas metereologëve, në orët e mëngjesit priten temperature nga 3 deri 14 gradë, kurse ato maksimale të ditës nga 10 deri 18 gradë.

Mëngjese të ftohta priten të martën dhe të mërkurën kur temperaturat do të zbresin deri në minus 2 gradë Celsius.

Njoftohet se ndryshimi I menjëhershëm dhe drastik I temperaturave do të ndikojë keq tek meteopatët. /tvklan.mk/

The post Vjen vala e të ftohtit nga veriu, ulje drastike e temperaturave në RMV appeared first on Telegrafi.

BDI: Hyzmeqarët nga VLEN na largojnë nga Europa e Amerika, afrohen me Kinën dhe Rusinë

29 September 2024 at 13:49

“Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson që humbësit e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare nga rradhët e Vlen, po na largojnë çdo ditë e më tepër nga integrimi në Bashkimin Europian dhe po e afrojnë shtetin në partneritet strategjik dhe varësi finansiare me Kinën dhe Rusinë”, thuhet ne reagimin e BDI-së.

“Vendimi i Bashkimit Europian që ta ndajë Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut në rrugëtimin tonë europian është dështimi më i madh për qeverinë me legjitimitet monoetnik.

 

Rikujtojmë qytetarët që partitë humbëse shqiptare nënshkruan deklaratë parazgjedhore dhe u zotuan që asesi nuk do të bëhen pjesë e një qeverie pa ndryshimin e kushtetutës dhe zhbllokimin e rrugës europiane të vendit.

Gjithashtu premtuan që për tre ose gjashtë muaj do ta ndryshojnë kushtetutën, në të kundërtën do ta braktisin qeverinë.

 

Por, ata sërish gënjyen dhe i mashtruan qytetarët.

Për 100 ditë e larguan shtetin nga Europa, e armiqësuan me Greqinë, Bulgarinë, Kosovën dhe Shqipërinë, ndërsa e afruan ne Serbinë, Hungarinë, Rusinë dhe Kinën.

BDI mbetet gardian i partneritet tonë euro-amerikan dhe me asnjë çmim nuk do të lejojë ndryshim të kursit perendimor të shtetit”, mbyllet reagimi i BDI-së

The post BDI: Hyzmeqarët nga VLEN na largojnë nga Europa e Amerika, afrohen me Kinën dhe Rusinë appeared first on Telegrafi.

Nikolloski: Do ta bëjmë Maqedoninë vend më të bukur për të jetuar

29 September 2024 at 13:19

Zëvendëskryeministri dhe ministri i transportit, Aleksandar Nikoloski, në profilin e tij në Facebook ka publikuar një video nga rindërtimi i autostradës Shkup-Tetovë.

Investimi kap vlerën e 9.1 milionë eurove.

“Vazhdojmë me ritëm të shtuar të punës. Video nga rindërtimi i autostradës Tetovë – Shkup në pjesën para Shkupit, projekt i Ndërmarrjes Publike për rrugë shtetërore. Do ta bëjmë Maqedoninë vend më të bukur për të jetuar”, paralajmëroi ministri Nikoloski.

The post Nikolloski: Do ta bëjmë Maqedoninë vend më të bukur për të jetuar appeared first on Telegrafi.

Kondov: Marrëveshja europiane RMV-Bullgari është e qartë, nuk ka nevojë për ndërmjetësim

28 September 2024 at 16:59

Ministri i Punëve të Jashtme në qeverinë teknike të Bullgarisë, Ivan Kondov, refuzon ndërmjetsim nga palët e treta për zgjidhjen e kontestit mes Shkupit dhe Sofjes.

“Marrëveshja evropiane me Republikën e Maqedonisë së Veriut është e qartë. Bullgarisë nuk i duhen ndjërmjetësues në këtë proces”, i ka thënë Kondov agjencisë bullgare të lajmeve BGNES.

Deklarata e ministrit bullgar, vjen pasi kryeministri hungarez Viktor Orban, gjatë vizitës së djeshme në vend, i prezantoi kryeministri Hristijan Mickoski një propozim për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë dhe tha se është i gatshëm që të shfrtyëzojë kryesimin e tij me Bashkimin Evropian dhe të jetë ndërmjetësues mes Shkupit dhe Sofjes për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët.

Ai tha se, i mbetet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë që të vendosin nëse do të pranojnë këtë propozim.

The post Kondov: Marrëveshja europiane RMV-Bullgari është e qartë, nuk ka nevojë për ndërmjetësim appeared first on Telegrafi.

FFM del me reagim zyrtar pas sulmit fizik ndaj Muamed Sejdinit

28 September 2024 at 16:25

Federata e Futbollit të Maqedonisë ka dalë me një komunikim zyrtar pasi mbrëmë u sulmua fizikisht nga tri persona kryetari i kësaj Federate, Muamed Sejdini.

Nga FFM dënojnë sulmin ndaj Sejdinit. teksa kanë ftuar institucionet përkatëse të merren me zbardhjen e rastit.

Ndër të tjera thonë se për rastin në fjalë janë informuar UEFA dhe FIFA.

Reagimi i plotë:

Federata e Futbollit të Maqedonisë e dënon ashpër sulmin frikacak dhe të turpshëm ndaj presidentit tonë, Muamed Sejdini, i cili mbrëmë në praninë e një miku u sulmua fizikisht në parkingun e një restoranti në Shkup.

Ky akt dhune është i papranueshëm dhe përbën një goditje të drejtpërdrejtë ndaj vlerave të futbollit, sportit dhe demokracisë në përgjithësi.

Ne theksojmë qartë dhe pa mëdyshje se Federata e Futbollit të Maqedonisë nuk do të lejojë që dhuna të bëhet mjet për ndikim apo për zgjidhjen e çfarëdo sfide. Zgjedhja e udhëheqësve në FFM zhvillohet ekskluzivisht përmes procedurave ligjore dhe demokratike, me votat e delegatëve, e jo përmes kërcënimeve dhe dhunës. Ata që përpiqen të prishin këtë proces përmes forcës duhet të jenë të vetëdijshëm se veprimet e tyre tashmë janë identifikuar dhe se ne po bashkëpunojmë me institucionet e drejtësisë për të ndriçuar plotësisht këtë incident.

I bëjmë thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe të gjitha organeve kompetente, që të marrin masa urgjente dhe ta hetojnë rastin deri në fund, në mënyrë që autorët të dalin përpara drejtësisë.

Për këtë incident kemi informuar edhe drejtuesit e UEFA-s dhe FIFA-s.

Presidenti i FFM-së mbetet i palëkundur përballë kërcënimeve dhe presioneve të tilla. Ato nuk e dobësojnë vendosmërinë e tij, përkundrazi, forcojnë përkushtimin e tij ndaj integritetit dhe transparencës në sport. Muamed Sejdini është zgjedhur në këtë pozitë në mënyrë të ligjshme, me votat e delegatëve, dhe vetëm në të njëjtën mënyrë do ta përfundojë ose vazhdojë mandatin e tij. Dhuna kurrë nuk do të jetë mjet që do të përcaktojë praninë ose largimin e tij.

Federata e Futbollit të Maqedonisë mbetet e përkushtuar në promovimin e vlerave sportive, lojës së ndershme dhe respektimit të institucioneve. /telegrafi

The post FFM del me reagim zyrtar pas sulmit fizik ndaj Muamed Sejdinit appeared first on Telegrafi.

Prej nesër ulen ndjeshëm temperaturat

28 September 2024 at 16:19

Nën ndikimin e një mase ajrore të lagësht dhe më të ftohtë nga veriut, nesër do të ketë ndryshim më të dukshtëm të motit.

“Nga orët e paradites fillimisht në pjesët veriore do të ketë reshje të herëpashershme shiu dhe paraqitje lokale të bubullimave. Do të fryjë erë e fortë me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë, e cila do të vazhdojë edhe ditën e hënë. Temperatura e ditës do të ulet ndjeshëm – nesër për 6 deri në 8 gradë, ndërsa të hënën për 4 deri në 6 gradë shtesë”, kumtoi DPHM-ja.

Ndryshimi i motit do të nisë në mbrëmje nga perëndimi, ku vranësitë gradualisht do të shtohen. Edhe në Shkup vranësitë do të shtohen gjatë natës.

Sipas parashikimit të DPHM-së, të martën dhe të mërkurën do të mbajë mot me diell me temperatura të ulëta të mëngjesit, ndërsa gjatë ditës do të ketë rritje.

“Nga e enjtja priten reshje të reja shiu”, paralajmëron DPHM-ja.

The post Prej nesër ulen ndjeshëm temperaturat appeared first on Telegrafi.

BDI akuzon VLEN-in: Nënshkruat deklaratë për mos hyrje në Qeveri jo-europiane, ndërsa tash u rreshtuat me Kinën dhe Rusinë

28 September 2024 at 15:16

Bashkimi Demokratik për Integrim ka hedhuz akuza ndaj qeverisë aktuale për vendimin e BE-së që RMV të mos vazhdojë rrugën e eurointegrimeve së bashku me Shqipërinë.

BDI akuzon VLEN-in se shkelen zotimin se nuk do të bëhen pjesë e një qeverie jo-europiane, ndaj sot kjo qeveri partner ka Kinën dhe Rusinë e jo BE-në.

Reagimi i plotë:

Vendimi i Bashkimit Europian që ta ndajë Shqipërinë nga Maqedonia e veriut në rrugëtimin tonë europian është dështim shekullor për qeverinë me legjitimitet monoetnik.

Partitë humbëse shqiptare nënshkruan deklaratë parazgjedhore duke u zotuar që asesi nuk do të bëhen pjesë e një qeverie pa ndryshimin e kushtetutës dhe zhbllokimin e rrugës europiane të vendit.

Gënjyen. Për 100 ditë shkaktuan skandale që na kthyen prapa 30 vjet dhe na humbën shpresën e fundit për integrim në Bashkimin Europian.

Rreshtimi juaj i hapur me Rusinë dhe Kinën nuk është i pranueshëm dhe është në kundërshtim me përcaktimet e qytetarëve për partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian.

Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon kthim të menjëhershëm të prioritetit shtetëror për integrim europian dhe distancim të menjëhershëm të qeverisë nga partneriteti ruso-kinez.

The post BDI akuzon VLEN-in: Nënshkruat deklaratë për mos hyrje në Qeveri jo-europiane, ndërsa tash u rreshtuat me Kinën dhe Rusinë appeared first on Telegrafi.

Ligji i “branitellave”, Bytyqi: LSDM është e gatshme të diskutojë për të gjithë të dëmtuarit nga konflikti i vitit 2001

28 September 2024 at 14:43

Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, në një dalje për media foli edhe për ligjin për branitellat.

Bytyqi tha se janë të gatshëm që të ulen të diskutojnë për të gjithë të dëmtuarit nga koflikti i vitit 2001.

“LSDM-ja është e gatshme të zgjidh të gjitha problemt që një herë e përgjithmonë të mbyllen temat që trazojnë marrëdhëniet ndëretnike. Ne jemi të gatshëm të diskutojmë për zgjidhjen e problemit të gjithve të cilët kanë qenë të përfshirë në konfliktin e vitit 2001, sepse rrugë tjetër nuk ka. Temat e vështira dhe vendimet e vështira gjithmonë i ka marrë LSDM-ja. Ikja nga temat e ndryshme nuk sjell të ardhme të mirë. Prandaj në vend se të akuzojmë njëri tjetrin, është mirë që të gjitha partitë që kanë qenë ndonjëherë në pushtet, por edhe ato të cilët tani janë në pushtet të ulen dhe të shohin çfarë është e ardhmja e këtij vendi. Duke futur problemet ndër “tepik” nuk zgjidhjet dhe nuk krijohet e ardhmja për fëmijët tanë. Prandaj përgjigja ime do të ishte – le ta kërkojnë nacionalizmin tek ata, kurse tek ne zgjidhjen për të ardhmen tonë. “, tha Bytyqi.

The post Ligji i “branitellave”, Bytyqi: LSDM është e gatshme të diskutojë për të gjithë të dëmtuarit nga konflikti i vitit 2001 appeared first on Telegrafi.

Sela paralajmëron protesta: Mickoski po sulmon demokracinë, duhen zgjedhje të jashtëzakonshme shkaku i kësaj qeverie jolegjitime

28 September 2024 at 13:38

Lideri i ASH-së, Ziadin Sela, gjatë një interviste për javoren “Fokus” ka paralajmëruar protesta nga Fronti Evropian, sic thotë, për të mbrojtur demokracinë.

Sipas tij, ky front nuk është histerik në dëshirën për të qenë pjesë e pushtetit, por se kauza e tyre është shteti I së drejtës për të gjithë, pasi Maqedonia e Veriut me sistemin politik që reflekton realitetin demografik, nuk duhet të bëhet poligon për të përmbushur dëshirat e politikanëve individë për majorizimin e një bashkësie etnike në favor të tjetrës.

“Protestat nuk janë destabilizim, por e drejtë demokratike, që këndellin demokracinë kur vehet në pikëpyetje. Për këtë shkak, Fronti Evropian, është prononcuar se do t`i ndërmarrë të gjitha mekanizmat, duke llogaritur edhe protestat, që ta shërojmë këtë demokraci të sulmuar nga Mickoski dhe OBRM-PDUKM-ja”– tha Sela.

I pyetur nëse janë të mundshme trazira gjatë protestave, Sela thotë se vetëm nga ana e Qeverisë mund të infiltrohen njerëz që mund të shkaktojnë trazira.

“Do të ketë protesta. Nëse qeveria planifikon të infiltrojë njerëz që të bëjë skenare, le të thonë, për shkak se në Maqedoni, fatkeqësisht, implikime të këtilla të pushtetit përmes njerëzve të tillë, kanë ndodhur veçanërisht kur kanë protestuar Shqiptarët”– tha Sela.

Në intervistën për javoren “Fokus”, Sela ka përmendur edhe mundësinë për zgjedhje të dyfishta, të jashtëzakonshme parlamentare dhe zgjedhjet e rregullta lokale në vitin 2025, për shkak të, sic thotë, qeverisë jolegjitime. Sipas tij, Fronti Evropian do të bëjë çmos që të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme, por se e njëjta pritet edhe nga OBRM-PDUKM dhe Mickoski. 

The post Sela paralajmëron protesta: Mickoski po sulmon demokracinë, duhen zgjedhje të jashtëzakonshme shkaku i kësaj qeverie jolegjitime appeared first on Telegrafi.

AUV Maqedoni gjobit tri restorante dhe një mishtore për shitjen e ushqimeve të pasigura dhe për moskryerjen e kontrollit sanitar

28 September 2024 at 13:17

Shërbimet inspektuese të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) gjatë kësaj jave kanë kryer kontrolle të jashtëzakonshme inspektuese te operatorët ushqimorë në Kavadar.

Mospërputhje u konstatuan në tre restorante dhe një mishtore, të cilat u gjobitën për shitjen e ushqimeve të pasigurta dhe për moskryerjen e kontrollit sanitar për punonjësit.

Gjobat e shqiptuara variojnë nga 600 deri në 3 mijë euro në kundërvlerë në denarë për personat juridikë, varësisht nga madhësia e subjektit, dhe 400 dhe 500 euro në denarë për personat përgjegjës në personat juridikë.

Janë asgjësuar 87 kilogramë ushqime të pasigurta (mish, produkte të ngrira, peshk të ngrirë).

The post AUV Maqedoni gjobit tri restorante dhe një mishtore për shitjen e ushqimeve të pasigura dhe për moskryerjen e kontrollit sanitar appeared first on Telegrafi.

LSDM: E habitshme se si Orban po ofrohet si ndërmjetësues kur ambasadori hungarez në BE votoi PRO ndarjes së vendit tonë nga Shqipëria

28 September 2024 at 12:41

Nga LSDM thonë se me habi dhe zhgënjim të madh e kanë pranuar informacionin e kryeministrit hungarez Viktor Orban, i cili po ofrohet si ndërmjetës në marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.

“Ndërsa ai nga Ohri thotë një gjë, në realitet ai bën diçka krejtësisht tjetër. Ambasadori hungarez në BE votoi për ndarjen e Maqedonisë nga Shqipëria në rrugën drejt BE-së, që praktikisht mund të nënkuptojë fundin e mundësive të vendit për të vazhduar drejt BE-së. Nëse Orbán dhe Mickoski janë partnerë strategjikë dhe miqësia mes dy vendeve është reale, atëherë ai duhet të kishte parandaluar ndarjen dhe të ofronte një zgjidhje. Hungaria duhet të kishte përdorur autoritetin e saj si vend kryesues për të gjetur një zgjidhje në vend që ndarja të ndodhte brenda presidencës së saj. Mickoski përveç interesit të dukshëm për kredinë nga Hungaria dhe ndoshta edhe interesa të tjera afariste, nuk ka arritur të sigurojë mbështetje nga Orban për asgjë tjetër në interes të qytetarëve dhe të ardhmes së shtetit”, thonë nga LSDM.

The post LSDM: E habitshme se si Orban po ofrohet si ndërmjetësues kur ambasadori hungarez në BE votoi PRO ndarjes së vendit tonë nga Shqipëria appeared first on Telegrafi.

Mickoski me urim për 28 shtatorin – Ditën Ndërkombëtare të Boshnjakëve

28 September 2024 at 11:47

Kryeministri Hristijan Mickoski në llogarinë e tij në X uron 28 shtatorin – Ditën Ndërkombëtare të Boshnjakëve.

“Më lejoni, në emrin tim personal dhe në emër të Qeverisë, të uroj 28 shtatorin, Ditën Ndërkombëtare të Boshnjakëve. Ata janë pjesë e shoqërisë sonë dhe traditës së përbashkët të ndërtuar ndër vite. Bashkësia gjatë dekadave tregon se respekti i ndërsjellë dhe ndërtimi i besimit të ndërsjellë janë themelet mbi të cilat mund dhe duhet të ndërtohet përparimi. Së bashku kalojmë kohë dhe sfida të trazuara, por së bashku mund të fitojmë për të sjellë një të ardhme më të mirë. ju që të bashkuar me punë, përkushtim mundemi dhe do të kapërcejmë çdo pengesë. Të luftojmë së bashku për një të ardhme që e meritojnë të gjithë qytetarët. Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Boshnjakëve!”, shkruan Mickoski.

The post Mickoski me urim për 28 shtatorin – Ditën Ndërkombëtare të Boshnjakëve appeared first on Telegrafi.

OBRM-PDUKM: Orban zbuloi gënjeshtrën e LSDM-së për kredinë hungareze, paratë nuk janë kineze por evropiane

28 September 2024 at 11:16

OBRM-PDUKM në një deklaratë të mëngjesit të sotëm tha se kryeministri hungarez Viktor Orban e ka plasur flluskën e LSDM-së, sepse paratë për kredinë janë evropiane, jo kineze.

“LSDM ka ditë e muaj që përhap gënjeshtra se paratë e kredisë hungareze janë kineze, tani të gjitha gënjeshtrat e tyre janë zbuluar. Bogdanka Kuzeska tha: “Paratë për kredinë hungareze janë në fakt para kineze.” Dje, kryeministri i Hungarisë, zoti Viktor Orbán, tha qartë: “Sa i përket kredisë, ne nuk mund të japim një kredi kineze, nuk mund të japim para kineze. Meqenëse kemi një marrëveshje me Kinën, të gjitha paratë që vijnë nga Kina shkojnë për projekte specifike zhvillimi në Hungari. Pra, ne nuk mund të japim para kineze, ne mund të japim para evropiane dhe do t’jua japim juve.” Kushtet e kredisë janë jashtëzakonisht të favorshme për Maqedoninë. Me një normë interesi prej 3.2%, ne po marrim kushtet më të mira në treg për momentin. Gjithashtu, afati i shlyerjes është 15 vjet, nga të cilat 3 vjet janë periudhë mospagimi. Ekonomia do të marrë 250 milionë euro nga ato para në të njëjtat kushte si shteti. Komunat do të marrin pjesën tjetër prej 250 milionë euro, të cilat do të ndahen për projekte kapitale. LSDM kundërshton zhvillimin, LSDM kërkon që Maqedonia të ngecë, prandaj janë kundër kredisë hungareze, dhe në të njëjtën kohë janë hipokritë, sepse kryetarët e tyre ishin të parët që garuan për paratë që do të japë qeveria. LSDM janë një libër i lexuar. Maqedonia do të transformohet ekonomikisht dhe LSDM nuk mund ta ndalë”, thonë nga OBRM.

The post OBRM-PDUKM: Orban zbuloi gënjeshtrën e LSDM-së për kredinë hungareze, paratë nuk janë kineze por evropiane appeared first on Telegrafi.

Prej sot hyn në fuqi Ligji për praktika të padrejta tregtare, pritet ulja e çmimeve për 2500 produkte

28 September 2024 at 09:58

Prej sot ka hyrë në fuqi Ligji për praktika të padrejta tregtare në zinxhirin e furnizimit të produkteve bujqësore dhe ushqimore, i cili duhet të ulë çmimet e produkteve dhe të vendos rregull në tregti.

Me këtë ligj përfshihen rreth 2500 produkte për të cilat marzhi i fitimit është i kufizuar në 10%, prandaj pritet të ulet edhe çmimi i tyre për 10%.

Dje përfundoi periudha e përkohshme e Ligjit prej 6 muajve për të harmonizuar marrëveshjet me dispozitat e këtij ligji furnitorët dhe blerësit që kanë nënshkruar marrëveshje për furnizim me produkte ushqimore dhe bujqësore deri në ditën e hyrjes në fuqi të këtij Ligji.

Në të kundërtën, ato marrëveshje do të bëhen të pavlefshme.

Dënimet për shkeljen e këtij ligji janë nga 350 deri në 500 euro, e deri në 20 mijë euro, varësisht nga madhësia e kompanive dhe tregtarëve.

Me Ligjin, përveç rabatit të kufizuar, tregtarët nuk do të mund të arkëtojnë shpenzime shtesë për marketing, reprezentim si dhe për vendosjen e produkteve të caktuara në rafte.

The post Prej sot hyn në fuqi Ligji për praktika të padrejta tregtare, pritet ulja e çmimeve për 2500 produkte appeared first on Telegrafi.

❌
❌