Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 1 October 2024Main stream

Vuçiç: Në Prishtinë flasin për luftë, në Beograd për zhvillim

By: user 5
1 October 2024 at 21:11

Në Prishtinë flitet për luftë, e në Beograd vetëm për zhvillim, tha sot presidenti serb Aleksandar Vuçiq, duke shtuar se nuk ka pasur dialog sepse nuk e ka dashur pala tjetër.

“Në Prishtinë flasin për luftë, në Beograd nuk flasin për luftë. Unë kam folur gjatë gjithë kohës për zhvillimin e Serbisë, si duhet të ndryshojmë. Njerëzit që duan të shkojnë në luftë nuk mendojnë se si të punojnë dhe të studiojmë më shumë, si të ndërtojmë universitete dhe fakultete të ndryshme dhe më të mira biseda dhe zgjidhjen e problemeve përmes dialogut”, tha Vuçiq në Gjenevë, raporton Kosova Online.

Ai theksoi se kishte frikë se nuk kishte dialog sepse njëra palë nuk e dëshironte, dhe ajo palë, sipas tij, nuk ishte serbe.

“Besoj se rrethanat do të ndryshojnë në të ardhmen dhe se dikush do të kuptojë se të gjithë përfitojnë nga dialogu dhe zgjidhjet kompromisi. Zgjidhja e gjërave me kërcënime, spastrim etnik i serbëve, në radhë të parë nga veriu i Kosovës, nuk është politikë serioze dhe nuk do të jetë. sjellin rezultate”, nënvizoi Vuçiq.

The post Vuçiç: Në Prishtinë flasin për luftë, në Beograd për zhvillim appeared first on Lapsi.al.

Kush është shoferja e aksidentuar në autostradën Fier-Vlorë (Emri)

By: user 5
1 October 2024 at 20:58

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Fier-Vlorë në afërsi të fshatit Panaja. Sipas informacioneve, dyshohet se për shkak të shpejtësisë, shtetasja e identifikuar si Lejdi Dajana Xhaferaj ka humbur kontrollin e makinës që drejtonte dhe ka përfunduar në kanal. Dy zjarrëfikës dhe një autoambulancë u angazhuan për të ndihmuar në nxjerrjen e të plagosurës nga automjeti. Nga ky aksident drejtuesja e makinës ka marrë plagë në pjesë të shumta në trup dhe është transportuar në spitalin e Vlorës. Fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

The post Kush është shoferja e aksidentuar në autostradën Fier-Vlorë (Emri) appeared first on Lapsi.al.

Berisha: Rama u tmerrua, pa zjarrin që do të djegë sarajet e Surrelit

By: user 5
1 October 2024 at 20:44

Sali Berisha, komentoi aksionin e opozitës gjatë fjalës së tij në protestën e përnatshme të mbështetësve.

Berisha tha flakët e ndezura pasditen e së hënës para Parlamentit tmerruan kryeministrin Edi Rama dhe drodhën qeverinë.

Ai deklaroi se Rama në flakët që dogjën karriget e deputetëve pa zjarrin e ligjit që do të djegë pronat në Surrel.

“Miqtë e mi, 10 karrige u dogjën në oborrin e parlamentit. U dridh diktatura. U tmerrua narkokracia.

Edi Rama pa tek ato flakë zjarrin e ligjit që do të djegë sarajet e Surrelit. Linda Rama pa tek ato flakë zjarrin e ligjit që do të djegë pasuritë përrallore që ka vendosur gjatë këtyre viteve si prestanome e Edi Rama.

Lubi Balluku pak tek flakët zjarrin që do të djegë me forcën e ligjit dhjetëra e dhjetëra në mos qindra milionë euro që kjo lubi që u ka plaçkitur shqiptarëve duke ndërtuar rrugët me çmime 10 herë më të larta se sa në Kroaci.

Korba e Kovidit pa tek flakët zjarrin që do të djegë dhjetëra e dhjetëra milionë euro të vjedhura me ilaçe, me sterilizime, me procedura, me aparatura të të sëmurëve shqiptarë.

Taulant Balla pa tek flakët e parlamentit zjarrin që do të djegë lidhjet e tij me krimin, implikimin e tij në trafiqe, vrasja. Forca e ligjit do të jetë e pamëshirë ndaj tij. Gjiknuri, resortet turistike në jug.

Miqtë e mi, kurrë ndonjëherë një zjarr i vogël nuk ka krijuar një frikë dhe tmerr më të madh.

Kurrë ndonjëherë një zjarr i vogël nuk ka tmerruar një regjim dhe një klikë sa flakët e atyre karrigeve në oborrin e parlamentit”, nënvizoi kreu i PD-së.

The post Berisha: Rama u tmerrua, pa zjarrin që do të djegë sarajet e Surrelit appeared first on Lapsi.al.

Aksident në autostradën Fier-Vlorë, plagoset shoferja

By: user 5
1 October 2024 at 20:38

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Fier-Vlorë. Një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Si pasojë e aksidentit ka mbetur e lënduar drejtuesja, e identifikuar si Lejdi Dajana Xhaferaj, e cila është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia dhe grupi hetimor kanë nisur punë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

The post Aksident në autostradën Fier-Vlorë, plagoset shoferja appeared first on Lapsi.al.

Tjetër sulm pranë Tel Avivit, 8 të vrarë dhe disa të plagosur

By: user 5
1 October 2024 at 20:18

Një sulm me armë në Jaffa pranë Tel Avivit ka lënë të vdekur tetë persona si dhe disa të plagosur. Sipas mediave të huaja, shtatë është numri i të plagosurëve, disa prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Në pranga kanë rënë dy sulmuesit. Pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë dy sulmuesit me armë në duar. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një sulm të koordinuar nga Irani së bashku me atë të raketave.

Ndërkohë pak më herët 400 raketa u hodhën drejt Izraelit, pas sirenave për sulm ajror që shpërthyen në të gjithë vendin. Flakët dhe raketat u panë në qiellin e Tel Aviv-it, sipas mediave shtetërore. Ushtria izraelite konfirmoi raportet dhe tha se raketat u hodhën në Izrael nga Irani.

The post Tjetër sulm pranë Tel Avivit, 8 të vrarë dhe disa të plagosur appeared first on Lapsi.al.

Reagon Izraeli: Ky agresion do të ketë pasoja!

By: user 5
1 October 2024 at 20:13

400 raketa u hodhën drejt Izraelit nga Irani mbrëmjen e sotme. Zëdhënësi ushtarak Daniel Hagari ka reaguar pas sulmit duke thënë se në këtë fazë, ata nuk identifikojnë ndonjë kërcënim shtesë ajrore nga Irani.

Ai gjithashtu shtoi se ky sulm do të ketë shumë pasoja. IDF ka thënë se zraelitët në të gjithë vendin tani janë në gjendje të largohen nga strehimoret dhe hapësirat e tyre të mbrojtura pas një vlerësimi të situatës, ka thënë IDF.

Zëdhënësi ushtarak, kundëradmirali Daniel Hagari, tha në një deklaratë për mediat se në këtë fazë, ata nuk identifikojnë ndonjë kërcënim shtesë ajrore nga Irani.

“Ne kemi kryer një numër të madh monitorimesh. “Ka pasur disa goditje në qendër dhe zona të tjera në jug të vendit. Në këtë fazë, ne jemi ende duke vlerësuar situatën”, tha ai.

Më pas shtoi: Ky sulm do të ketë pasoja. Ne kemi plane dhe do të veprojmë në vendin dhe kohën që do të vendosim. Ndërkohë, shërbimi mjekësor izraelit tha se nuk ka raportime për të lënduar pas breshërisë së raketave.

The post Reagon Izraeli: Ky agresion do të ketë pasoja! appeared first on Lapsi.al.

Sulmet e Iranit/ Biden: SHBA-ja është e gatshme të ndihmojë Izraelin të mbrohet

By: user 5
1 October 2024 at 19:53

Presidenti i SHBA, Joe Biden, tha se vendi i tij është i gatshëm të ndihmojë Izraelin të mbrohet kundër sulmeve iraniane dhe të mbrojë personelin amerikan në rajon.

Shtëpia e Bardhë lëshoi ​​një deklaratë në lidhje me takimin mes presidentit amerikan Joe Biden dhe zëvendëspresidentes Kamala Harris dhe këshilltarëve të tyre të sigurisë kombëtare.

“Ata rishikuan gjendjen e përgatitjeve të SHBA për të ndihmuar Izraelin të mbrohet kundër këtyre sulmeve dhe për të mbrojtur personelin amerikan në rajon”, thuhet në deklaratë.

SHBA-të po dërgojnë mijëra trupa në Lindjen e Mesme, siç njoftoi më herët Pentagoni, me qëllim, siç thotë, për të forcuar sigurinë dhe për të mbrojtur Izraelin nëse është e nevojshme. Skuadriljet e avionëve luftarakë dhe personeli i tyre do të përforcojnë praninë e tyre në rajon, tha një zëdhënës i Pentagonit.

The post Sulmet e Iranit/ Biden: SHBA-ja është e gatshme të ndihmojë Izraelin të mbrohet appeared first on Lapsi.al.

Përplasi për vdekje motër e vëlla në Kroaci, e reja shqiptare dënohet me 4 vite burg

By: user 5
1 October 2024 at 19:47

Klevisa Ymeri, e cila shkaktoi aksidentin në Kroaci ku humbën jetën motër e vëlla Stjepan dhe Katarina Derek, është dënuar me 4 vite burg.

Sipas mediave kroate, në gjyqin e sotëm, dëshmitari Jonuz Alija, pasagjer në veturën “Mercedes” të Ymerit, dëshmoi gjithashtu sot në gjyq.

Unë dhe shoku im Armalindo Docano u nisëm nga Milano për në Shqipëri me një Mercedes. Me ne ishte Klevisa dhe gruaja e kushërirës së Armalindos, Diana. Këto të dyja po na ndiqnin pas më “BMW”. Klevisa mori drejtimin e mjetit Mercedez për shkak se shoferi u lodh. Po ecnim pas njëri-tjetrit, unë po flisja me familjen në celular, kur në një moment, në mënyrë refleksive ndjeva se makina kaloi shumë shpejt, dhe atëherë ngrita kokën dhe pashë tym. Kur arrita te makina e parë, dhashë ndihmën e parë, por shpejt kuptova se nuk mund të bëhej asgjë më shumë. Klevisa ka dalë nga makina dhe si pasojë e përplasjes ka rënë pa ndjenja,”-tregoi dëshmitari.

Zëvendësprokurorja e shtetit Katarina Šosha dhe përfaqësuesi i familjes Đerek, avokati nga Zagrebi Zvonimir Bodrožić, njëzëri theksuan se e pandehura është fajtore.

Avokati i shqiptares, theksoi se eksperti që ka qenë në vendin e ngjarjes, ka nënvizuar se Ymeri kishte tentuar që të mos parakalonte kur kuptoi se një tjetër mjet po i vinte përballë, por e kishte humbur kontrollin e mjetit.

Nga ana tjetër, vetë Ymeri u shpreh se bëri shenjë që të parakalonte, por sipas saj gjithçka ndodhi shumë shpejt deri në momentin e përplasjes.

“Ne po ecnim me shpejtësi 60 deri në 70 kilometra në orë dhe kur pashë se një Mercedes kishte parakaluar një automjet përpara meje, bëra shenjë të parakaloja dhe më pas pashë një automjet tjetër që vinte nga drejtim të kundërt me shpejtësi të lartë. U përpoqa të mos parakaloja, por gjithçka ndodhi shpejt dhe pati një përplasje,”-tha ajo, më pas shtoi se nuk mbante më mend asgjë tjetër për shkak të tronditjes që kishte pësuar.

The post Përplasi për vdekje motër e vëlla në Kroaci, e reja shqiptare dënohet me 4 vite burg appeared first on Lapsi.al.

Meta: Në Parlament nuk çoj deputetë sufllaqesh

By: user 5
1 October 2024 at 19:24

Kryetari i PL-së, Ilir Meta, foli për listat e partisë së tij në zgjehdjet paralamentare 2025.

Gjatë mbledhjes së këshillit kombëtar të PL-së, Meta tha se në Kuvend nuk do të dërgojë deputetë sufllaqesh.

Ai u shpreh se deputetët do të jenë si Tedi Blushi.

“Deputetët do të jenë si Tedi Blushi. Deputetë sufllaqesh nuk çon Ilir Meta në Parlament, dakord? Risqet që ka sjellë narkoshteti rëndojnë çdo shqiptar dhe mbi vendin në mënyrën më kërcënuese. Siguria e jetës, punës dhe pronës, është në pikëpyetje për çdo shqiptar. Sot është koha që gjithsecili të marrë përgjegjësitë e tij dhe ne në radhë të parë. Narkoshteti shkulet kur çdo shqiptar ushtron përgjegjësi ndaj shoqërisë dhe ndaj vendit dhe njëkohësisht ndëshkon me votë dhe protestë të vazhdueshme”, deklaroi kreu i PL-së./

The post Meta: Në Parlament nuk çoj deputetë sufllaqesh appeared first on Lapsi.al.

Irani sulmon me raketa Izraelin

By: user 5
1 October 2024 at 18:54

Konflikti në Lindjen e Mesme merr tashmë një përmasë tjetër. Irani ka sulmuar me raketa Izraelin. Forcat e Mbrojtjes Izraelite njoftuan lëshimin e raketave balistike. Më herët, Shtëpia e Bardhë tha të martën se SHBA beson se Irani po përgatit një sulm të menjëhershëm me raketa balistike kundër Izraelit.

“Shtetet e Bashkuara kanë indikacione se Irani po përgatitet të nisë një sulm me raketa balistike kundër Izraelit. Ne po mbështesim në mënyrë aktive përgatitjet mbrojtëse për të mbrojtur Izraelin kundër këtij sulmi. Një sulm i drejtpërdrejtë ushtarak nga Irani kundër Izraelit do të sjellë pasoja të rënda për Iranin”, thuhej në deklaratë.

Sirenat e alarmit dëgjohen në TelAviv. Policia izraelite thotë se ka marrë një raport për një sulm me armë zjarri në lagjen Jaffa të Tel Avivit.

Ka disa viktima, tha një zëdhënës i policisë. Shërbimi kombëtar i emergjencës i Izraelit thotë se ndodhi pranë një stacioni hekurudhor të lehtë në Jaffa.

The post Irani sulmon me raketa Izraelin appeared first on Lapsi.al.

Braçe: ADN-ja e PD-së është dhuna

By: user 5
1 October 2024 at 18:43

Erion Braçe komentoi dhunën e opozitës dhe PD-së në seancën e 30 shatorit 2024, ku u hodhën sende të forta drejt kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve të qeverisë si dhe u dogjën dhe karriget e parlamentit. Braçe tha se në kohën e tyre në opozitë nuk kanë marrë kurrë benzinë me vete në sallën e parlamentit.  Deputeti i PS theksoi se ADN e kësaj partie është dhuna si në opozitë ashtu dhe në mazhorancë. Braçe shtoi se edhe korrupsionin ata e kanë të përgjakshëm si në rastin e 21 janarit apo masakrën e Gërdecit.

“ADN-ja e kësaj partie është dhuna. Si në opozitë dhe në pushtet, nuk identifikohen me një sjellje paqësore. Kanë në ADN-në e tyre vetëm dhunën. Kanë vrarë njerëz në 21 janar, duke dëshmuar që nuk e kanë për gjë për të vrarë njerëz. Kur vret kundërshtarët politik çfarë të na bëjnë më. Jam dëshmitar, i gjithë dhunës që këta kanë shkaktuar. Çfarë do bëjnë të hënën? Do vrasin. E kanë bërë disa herë. I kanë vënë zjarrin. Çfarë do bëjnë më shumë? Kujt i intereson kjo? Dje në komisionin e integrimit, Shqipëria kaloi kuadrin negociues. Më datën 15 tetor hapen negociatat me BE-në dhe fillon negocimi me kapitujt e parë. E mbani mend çfarë i thanë këtij kur doli me hu tek selia e PD-së?

Këta duan të pengojnë me çdo kusht integrimin e Shqipërisë në BE. Nëse jemi në këtë pikë që çelim negociatat ka ardhur si rezultat i arritjeve të drejtësisë në Shqipëri dhe faktorëve të tjerë ekonomike dhe financiare. Çfarë të negociojmë? E dëgjuat dje kryetarin e partisë së këtyre? Pas këtyre ka ngjarje, ai zotëria atje lidhet me hetimin, ndërsa zotëria i partisë numër dy po hetohet për një çështje që Berisha e ka akuzuar në sallën e parlamentit, për CEZ/DIA. Por Fredi Beleri, për çfarë ishte në burg? Ka barrë kriminale që nuk ia kemi hedhur ne. Ka mbi kurriz atë që ia ka hedhur vetë Greqia. Të piqen 26 veta në Gërdec dhe nuk duhet të merret asnjë”, deklaroi Braçe.

The post Braçe: ADN-ja e PD-së është dhuna appeared first on Lapsi.al.

Lubonja: Burgosja Salianjit, provë që s’ka zgjedhje të lira

By: user 5
1 October 2024 at 18:37

Analisti Fatos Lubonja, duke komentuar kaosin dhe tensionet në Kuvendin e Shqipërisë, është shprehu se njerëzit janë lodhur nga kjo klasë politike.

Lubonja duke u ndalur te dënimi i Ervin Salianjit, u shpreh se është një provë që drejtësia është e kapur dhe se nuk mund të kemi zgjedhje të lira.

“Gjykoj se këtu dominon interesi i një partie në pushtet, dh pjesa tjetër ka mbetur jashtë loje. Në këto kushte jemi sesa duhet bërë revolucion e protesta. Problem numër një në Shqipëri është se pavarësisht se kjo është ndjeshmëri politike, njerëzit janë lodhur nga kjo klasë politike. E kanë humbur ndjeshmërinë.

Për mendimin tim nuk është problem që e kanë pasur me shumë zjarr shqiptarët demokracinë, më së shumti kur janë përleshur shqiptarët me pushtetet, kur u është prekur kuleta në ‘97 dhe jo kur u vodhën zgjedhjet në ‘96. Pjesa opozitare, që ka patur PD më herët, një pjesë e mirë e kanë lënë sepse kanë mbetur pa punë.

Opozita në këto raste bën protesta simbolike, jo të mëdha. Ndjeshmërinë më shumë duhet at ketë drejtësia, kundër së cilës është bërë ky akt, sesa është i drejtë ai vendim. Për mendimin tim është një vendim që tregon drejtësi të kapur. Kjo ndjeshmëri ka të bëjë dhe me të ardhmen e gjyqtarëve. Mediat duhet të kenë ndjeshmëri dhe më shumë dhe pastaj çdo individ. Dhe njerëz të mazhorancës duhet të kenë ndjeshmëri, të mos shkojnë nga krimi në krim. Nga krimi në krim i rëndon regjimet. Ky gjyqësor është kryesori që Shqipëria të kalojë në situatë revolte ku ndërron gjithçka në Shqipëri

Mendoj se Salianji është një nga kartat e opozitës për goditjen e kësaj drejtësie që gjithmonë është më e kapur. Nuk është vetëm rasti Salianji që e tregon këtë, janë dhe mosndjekjet e tjera të akuzave si ajo e inceneratorëve. Duhet të ketë më shumë të dhëna të krimit të organizuar të ekonomisë, të jenë karta të opozitës, për të provuar se kështu nuk mund të kemi zgjedhje të lira”, tha Lubonja në News24.

The post Lubonja: Burgosja Salianjit, provë që s’ka zgjedhje të lira appeared first on Lapsi.al.

Kuvendi hap aplikimet, shpallet vakanca në Gjykatën Kushtetuese

By: user 5
1 October 2024 at 18:12

Parlamenti ka shpallur vakancën në Gjykatën Kushtetuese, të krijuar pas dorëheqjes së gjyqtares Elsa Toska. Këtë të martë janë hapur aplikimet për vendin vakant. Afati i aplikimeve është deri në datën 28 tetor 2024. Kujtojmë se Elsa Toska dha dorëheqjen rreth dy javë më parë, për arsye që nuk u bënë të ditura. Këtë post ajo e mbante që prej nëntorit të 2019-ës.

The post Kuvendi hap aplikimet, shpallet vakanca në Gjykatën Kushtetuese appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

Berisha: Të nxjerrim Shqipërinë nga kthetrat e mafias

By: user 5
30 September 2024 at 20:16

Sali Berisha është ndalur te thirrja që ai u bën shqiptarëve në katër anët e dheut, të angazhohen kudo që janë në këtë betejë, më të rëndësishmen e jetës së tyre, për të nxjerrë Shqipërinë nga kthetrat e mafias shqiptaro-ndërkombëtare, e cila luftën e opozitës kundër korrupsionit e ndëshkoi me sanksione për korrupsionin.

‘Çdo ditë që kalon, del në pah shëmtia e fytyrës së mafias që është vërsulur të rrënojë këtë komb, për 1001 arsye, për pushtetin e Edi Ramës, për pasurimin e Edi Ramës, për vjedhjet e Edi Ramës, për tradhëtitë e Edi Ramës.’-theksoi Berisha në protestën maratonë te ‘Rruga e Shpresës’.

FJALA E BERISHËS

Miqtë e mi!
O sot o kurrë, duhet të marrim fatin në duart tona.
Flakët e guximit tonë, flakët e trimërisë tonë, duhet të pluhur, shkrumb e hi, ëndërrat, përpjekjet, projektet e mafias shqiptare e ndërkombëtare për shkatërrimin e këtij kombi me drogë, vjedhje e korrupsion.
Flakët e guximit tonë, energjisë tonë, trimërisë tonë, duhet të bëjnë shkrumb e hi projektet antishqiptare të Edi Ramës, thikat që ai përgatit me të tjerët mbas shpine ndaj shqiptarëve në Shqipëri.
Bashkëpunimin e tij prej tradhëtari kundër shqiptarëve në Kosovë.
Miqtë e mi, shqiptarë kudo që jeni, të bashkohemi në këtë betejë vendimtare.
U bëj thirrje shqiptarëve në katër anët e dheut, të angazhohen kudo që janë në këtë betejë, më e rëndësishmja e jetës së tyre, të nxjerrim Shqipërinë nga kthetrat e mafias shqiptaro-ndërkombëtare, e cila luftën e opozitës kundër korrupsionit e ndëshkoi me sanksione për korrupsionin.
E cila luftën e opozitës kundër krimit dhe trafiqeve e ndëshkoi me burgosjen e deputetëve të saj.
Çdo ditë që kalon, del në pah shëmtia e fytyrës së mafias që është vërsulur të rrënojë këtë komb, për 1001 arsye, për pushtetin e Edi Ramës, për pasurimin e Edi Ramës, për vjedhjet e Edi Ramës, për tradhëtitë e Edi Ramës.
Ndaj dhe sot nisi beteja, radha është e jona, është radha e shqiptarëve, është radha e guximtarëve, është radha e atdhetarëve.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!
Betejë, betejë dhe vetëm betejë.
Fitore, fitore, fitore!

The post Berisha: Të nxjerrim Shqipërinë nga kthetrat e mafias appeared first on Lapsi.al.

Rama: Ne mbjellim, ata shkulin e djegin!

By: user 5
30 September 2024 at 20:14

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën e shkaktuar në Kuvend në seancën e sotme plenare, ku deputetët e PD i vunë flakën karrigeve, pasi i nxorën në ambientet e jashtme të Parlamentit.

Teksa ishte duke folur në takimin për “Deputeti që duam”, ai tha: Duke ardhur këtu më çoi dikush këtë fotografi… ky është një zjarr i ndezur me karriget e deputetëve të zgjedhur për t’u ulur dhe përfaqësuar ata që i çojnë atje, në shenjë revolte ndaj një vendimi gjykate.

Më tej Rama tha se “politika ka fuqi si të mbjellë ashtu edhe të shfarosë”.

“Besoj mes këtyre dy pamjeve, kuptohet jo absolute por relative, qëndron dhe ndarja sot këtu midis nesh, ne që përpiqemi të shërojmë, mbjellim… dhe atyre që shkatërrojnë, shkulin, djegin”, tha Rama.

The post Rama: Ne mbjellim, ata shkulin e djegin! appeared first on Lapsi.al.

Biden kundërshton idenë për ofensivë tokësore nga Izraeli, kërkon armëpushim

By: user 5
30 September 2024 at 20:04

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, kundërshtoi idenë e nisjes së një ofensive tokësore nga Izraeli në Liban dhe bëri thirrje për një armëpushim, në një kohë tensionesh të shtuara pas vrasjes së Hassan Nasrallahut, liderit të Hezbollahut grupit militant që është edhe parti politike, e që kontrollon pjesën më të madhe të Libanit jugor.

I pyetur nëse është në dijeni të planeve të Izraelit për një operacion të tillë dhe nëse ishte i qetë me këtë plan, Biden u tha gazetarëve: “Jam më i informuar nga sa mund të mendoni dhe jam i qetë me ndaljen [e planit për operacion tokësor]. Duhet të kemi një armëpushim tani”.

Më herët gjatë ditës, ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, aludoi se shteti i tij po përgatitet për një ofensivë tokësore në Liban. Duke folur me trupat e brigadës 188 të armatosur dhe të trupave të këmbësorisë Golani në kufirin verior, Gallant tha:

“Eliminimi i [Hassan] Nasrallahut është një hap shumë i rëndësishëm, por nuk është gjithçka. Ne do të përdorim të gjitha aftësitë që kemi”.

Ai iu referua vrasjes së udhëheqësit të Hezbollahut më 27 shtator gjatë sulmeve në periferi të Bejrutit. Hezbollahu është organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërkaq Bashkimi Evropian e ka në listë së zezë krahun e tij të armatosur, por jo dhe partinë politike. Partia politike Hezbollah ka ulëse në Parlamentin libanez.

Gallant shtoi se “nëse dikush nga ana tjetër nuk e ka kuptuar se çfarë nënkuptojnë aftësitë, do të thotë të gjitha aftësitë dhe ju jeni pjesë e kësaj përpjekjeje”. Izraeli së fundi ka intensifikuar sulmet në jug të Libanit, por edhe në Bejrut, duke vrarë disa komandantë të lartë të Hezbollahut.

Po ashtu, Hezbollahu ka intensifikuar sulmet me raketa drejt Izraelit, por ushtria izraelite ka thënë se shumica e raketave janë rrëzuar nga mbrojtja ajrore. Javën e kaluar, edhe shefi i ushtrisë izraelite aludoi se shteti mund të nisë një operacion tokësor në Liban.

Hezbollahu dhe Izraeli kanë këmbyer zjarr pothuajse në baza ditore përgjatë kufirit mes Izraelit dhe Libanit që kur ka nisur lufta në Gazë më 7 tetor 2023, mes Izraelit dhe Hamasit. Ushtria izraelite ka thënë se sulmet e saj në Liban kanë për synim të degradojnë aftësitë e Hezbollahut./REL

The post Biden kundërshton idenë për ofensivë tokësore nga Izraeli, kërkon armëpushim appeared first on Lapsi.al.

Niko Peleshin e kap frika nga opozita, anulon daljen për media, reagon në Facebook

By: user 5
30 September 2024 at 19:32

Edhe pse njoftoi se do të dilte para mediave të fliste pas incidentit në Parlament, Niko Peleshi nuk doli. Me siguri ka pasur frikë për ndonjë përplasje të mundshme me deputetët e opozitës që qëndronin aty jashtë. Pas rreth 2 orësh kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ka bërë një deklaratë në Facebook. Ai thotë mes të tjerash se dhuna është e papranueshme. Më poshtë reagimi i plotë i tij.

“Aktet e sotme të dhunës në Parlamentin e Shqipërisë nuk përfaqësojnë thjesht një aksion politik nga opozita, por janë një manifestim i qartë i dhunës së papranueshme, që tejkalon çdo veprim radikal të mëparshëm. Djegia e karrigeve është simbol i djegies së besimit të qytetarëve, pikërisht në ditët kur Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për bashkimin e forcave në rrugën e hapur drejt Bashkimit Europian. Sot nga ne pritet përgjegjshmëri, maturi politike dhe përkushtim ndaj reformave që përqafojnë vlerat europiane. Seanca parlamentare duhet të jetë tempull i etikës dhe respektimit të ligjit, dhe jo një skenë ku ligji shkelet dhunshëm. Deputetët tanë nuk janë aty për t’u përleshur me këmbë karrigesh, por për të debatuar me fjalë. Deputetit nuk mund t’i tolerohet asgjë që i ndalohet qytetarit të zakonshëm. Aq më tepër dhuna“. deklaroi Peleshi.

The post Niko Peleshin e kap frika nga opozita, anulon daljen për media, reagon në Facebook appeared first on Lapsi.al.

BIRN: Pas ‘një paqeje’ të shkurtër, Kuvendi rikthehet në arenë tensioni

By: user 5
30 September 2024 at 19:10

Pas një paqeje të shkurtër 6-mujore mes socialistëve dhe demokratëve, Parlamenti shqiptar u kthye sërish në një arenë të tensionuar të hënën, pasi deputetët e Partisë Demokratike protestuan brenda dhe jashtë sallës kundër burgosjes së kolegut të tyre, Ervin Salianji, i dënuar me 1 vit burg për kallëzim të rremë nga Gjykata e Apelit.

Deputetët demokratë bllokuan fillimisht foltoren dhe më pas e zhvendosën aksionin në oborrin e Parlamentit, ku i vunë flakën karrigeve të tyre.

“Edi Rama ka djegur parlamentin, ne dorëzojmë karriget tona duke i djegur ne të parët, sepse nuk jemi këtu për veten tonë, por jemi për qytetarët dhe interesin publik,” deklaroi kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Megjithatë, Bardhi mohoi që djegia simbolike e karrigeve do të shoqërohej me djegie të mandateve, duke theksuar se ata “nuk shmangen nga beteja”.

Opozita e ndërmori aksionin e vet pasi Gjykata e Apelit vendosi të lërë në fuqi dënimin me 1 vit burg të Salianjit, i cili konsiderohet nga përfaqësuesit e opozitës si i dënuar politik.

Edhe nënkryetari i PD, Flamur Noka deklaroi se aksioni i tyre është pasojë e luftës që kryeministri Edi Rama i ka shpallur opozitës, duke paralajmëruar skena të ngjashme edhe në seancat e ardhshme.

“Edi Rama nuk mund të likujdojë opozitën, opozita është sot në ballë të aksionit. Nuk do të kemi kompromis me mafian dhe krimin, ne jemi në betejë,” tha Noka, duke artikuluar si kërkesë të opozitës krijimin e një qeverie teknike.

Seanca plenare e së hënës zgjati vetëm 20 minuta, ku kryetarja Elisa Spiropali njoftoi vakancën e krijuar nga mbarimi i mandatit të Salianjit dhe njoftimin e saj të KQZ.

“Kuvendi i Shqipërisë nuk ka asnjë lidhje me vendimet e Gjykatave, as për ministrat tanë, as për ministrat tuaj, për askënd,” tha Spiropali, e cila paralajmëroi edhe masa ndëshkimore ndaj deputetëve për shkelje të rregullores./BIRN

The post BIRN: Pas ‘një paqeje’ të shkurtër, Kuvendi rikthehet në arenë tensioni appeared first on Lapsi.al.

E rëndë në Borsh/ Babai godet aksidentalisht me makinë vajzën e tij 3-vjeçare

By: user 5
30 September 2024 at 19:07

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Borsh, ku një fëmijë 3-vjeçar është goditur aksidentalisht nga automjeti i drejtuar nga babai i tij. Menjëherë pas aksidentit, fëmija është dërguar me urgjencë në Spitalin e Sarandës për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore të rënduar, ekipet mjekësore kanë vendosur që fëmija të transportohet me helikopter drejt Tiranës për trajtim të specializuar. Nuk dihen ende detajet e plota mbi rrethanat e aksidentit, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

The post E rëndë në Borsh/ Babai godet aksidentalisht me makinë vajzën e tij 3-vjeçare appeared first on Lapsi.al.

Burgosja e Salianjit, Berisha: Natë e zezë për shqiptarët, natë feste për vëllezërit Xhafaj

By: user 5
28 September 2024 at 14:19

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e quajti ‘akt lufte’ burgosjen e deputetit demokrat Ervin Salianji. Në një konferencë për media, Berisha tha se nata e djeshme ishte e zezë për shqiptarët që besojnë te e vërteta, dhe ‘natë feste për vëllezërit Xhafaj’.

“U burgos me urdhër të Edi Ramës në një hark kohor maksimalisht të shkurtër, nga dhënia e verdiktit antikushtetues, anti ligjor të gjykatës së kontrolluar full e krye nga Edi Rama. Kjo natë të cilën Ervin Salianji e kaloi në qelitë e burgut, vetëm e vetëm se guxoi tu thotë shqiptarëve të vërtetën e vëllazërisë famëzezë Xhafaj, të lidhur me Edi Ramën. Është një natë e zezë për të gjithë shqiptarët, të cilët besojnë te e vërteta, të cilët jetojnë, rrisin fëmijët e tyre pavarësisht nga bindjet politike, me mundin, djersën dhe ndershmërinë, që konsiderojnë trafiqet e drogës dhe trafiqet kriminale.

Ishte natë festë për vëllazërinë Xhafaj e Bajra, ata panë të gozhduar, panë në pranga, në qeli, të riun guximtar, deputetin guximtar që u provoi shqiptarëve se Geron Xhafa jo vetëm ishte i dënuar në Itali, jo vetëm se fshihej në Vlorë, i mbrojtur nga vllaçkua i tij dhe kontrollonte lojërat e fatit. Ervin Salianji, u faktoi shqiptarëve nëpërmjet publikimit të regjistrimit të një gazetari të guximshëm, se vllazëria Xhafaj vazhdonin trafiqet nga qarku dhe porti i Vlorës. Pushteti i drogës dhe krimit të Edi Ramës, pasi zëvendësoi Sajmir Tahirin dhe Habilajt e tij, u dha kartablankën vëllazërisë Xhafa, e cila përveç trafiqeve, dominonte me Olsin lojërat e fatit. PD do t’i përgjigjet këtij akti luftë.’-u shpreh Berisha.

The post Burgosja e Salianjit, Berisha: Natë e zezë për shqiptarët, natë feste për vëllezërit Xhafaj appeared first on Lapsi.al.

❌
❌