Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 1 October 2024Main stream

Berisha: Rama u tmerrua, pa zjarrin që do të djegë sarajet e Surrelit

By: user 5
1 October 2024 at 20:44

Sali Berisha, komentoi aksionin e opozitës gjatë fjalës së tij në protestën e përnatshme të mbështetësve.

Berisha tha flakët e ndezura pasditen e së hënës para Parlamentit tmerruan kryeministrin Edi Rama dhe drodhën qeverinë.

Ai deklaroi se Rama në flakët që dogjën karriget e deputetëve pa zjarrin e ligjit që do të djegë pronat në Surrel.

“Miqtë e mi, 10 karrige u dogjën në oborrin e parlamentit. U dridh diktatura. U tmerrua narkokracia.

Edi Rama pa tek ato flakë zjarrin e ligjit që do të djegë sarajet e Surrelit. Linda Rama pa tek ato flakë zjarrin e ligjit që do të djegë pasuritë përrallore që ka vendosur gjatë këtyre viteve si prestanome e Edi Rama.

Lubi Balluku pak tek flakët zjarrin që do të djegë me forcën e ligjit dhjetëra e dhjetëra në mos qindra milionë euro që kjo lubi që u ka plaçkitur shqiptarëve duke ndërtuar rrugët me çmime 10 herë më të larta se sa në Kroaci.

Korba e Kovidit pa tek flakët zjarrin që do të djegë dhjetëra e dhjetëra milionë euro të vjedhura me ilaçe, me sterilizime, me procedura, me aparatura të të sëmurëve shqiptarë.

Taulant Balla pa tek flakët e parlamentit zjarrin që do të djegë lidhjet e tij me krimin, implikimin e tij në trafiqe, vrasja. Forca e ligjit do të jetë e pamëshirë ndaj tij. Gjiknuri, resortet turistike në jug.

Miqtë e mi, kurrë ndonjëherë një zjarr i vogël nuk ka krijuar një frikë dhe tmerr më të madh.

Kurrë ndonjëherë një zjarr i vogël nuk ka tmerruar një regjim dhe një klikë sa flakët e atyre karrigeve në oborrin e parlamentit”, nënvizoi kreu i PD-së.

The post Berisha: Rama u tmerrua, pa zjarrin që do të djegë sarajet e Surrelit appeared first on Lapsi.al.

❌
❌