Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 2 October 2024Main stream

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve pa opozitën, mazhoranca miraton dokumentin për Integrimin

By: user 11
2 October 2024 at 10:27

Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, u miratua udhërrëfyesi për Funksionimin e Institucioneve Demokratike, një dokument politik thelbësor për procesin e integrimit europian. Ky udhërrëfyes, një nga parakushtet kryesore për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, u miratua pa prezencën e opozitës.

Nga ana tjetër, me anë të një njoftimi, Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste thotë se do të mbetet plotësisht i angazhuar për të mbështetur dhe avancuar këtë objektiv strategjik të Shqipërisë, duke forcuar angazhimin ndaj proceseve demokratike dhe integrimit europian.

Deputetët e Partisë Demokratike kanë rikthyer në Kuvend aksionin opozitar. Në hapje të seancës plenare të ditës së hënë, deputetët demokratë u mblodhën rreth foltores, ndërsa pjesa ku ulen ministrat u rrethua nga punonjësit e Gardës.

Pas kësaj, opozita nxorri jashtë karriget e tyre dhe iu vunë flakën. Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi tha se janë aty jo për karriget e tyre por për të mbrojtur interesin publik. Ai shtoi se nuk kanë djegur mandatet, pasi nuk shmangen nga beteja e tyre.

The post Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve pa opozitën, mazhoranca miraton dokumentin për Integrimin appeared first on Lapsi.al.

Miratohet dokumenti për Integrimin, opozita nuk merr pjesë, vazhdon bojkotin e Kuvendit

2 October 2024 at 10:13

TIRANË- Konferenca e Kryetarëve të Grupeve Parlamentare miratoi udhërrëfyesin për Funksionimin e Institucioneve Demokratike, një dokument politik thelbësor për procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Ky udhërrëfyes,  i cili është një nga parakushtet kryesore për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, u miratua pa prezencën e opozitës, e cila ka bojkotuar punën e Kuvendit.

“Me bojkotin e ditës së sotme nga opozita, vetëm socialistët kanë dhënë votën e tyre për miratimin e dokumentit dhe udhërrëfyesit për funksionimin e institucioneve demokratike”, raportoi gazetarja e ABC News, Fjona Xhafaj.

Partia Demokratike ka ashpërsuar qëndrimet e saj politike duke braktisur komisionet parlamentare në shenjë revolte pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji.

Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e shkallës së parë, e cila dënoi deputetin demokrat me një vit burg për “kallëzim të rremë” për dosjen e njohur “Babale”.

 

❌
❌