Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 2 October 2024Main stream

Dosja e Gërdecit/ Mbahet në GJKKO seanca për Fatmir Mediun

By: user 11
2 October 2024 at 10:46

Sot në GJKKO mbahet seanca ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu.

Përmes avokatit të tij, Henrik Ligori, ish-ministri Mediu ka kundërshtuar akt-ekspertimin ekonomiko-financiar si edhe përgjigjeve të dhëna nga ekspertët në seancën e kaluar.

Në seancë është i pranishëm vetëm Ligori, mungon avokati Ardian Visha dhe Fatmir Mediu, nën akuzë për dy vepra të shpërdorimit të detyrës.

Avokati i Mediut, Henrik Ligori tha se ‘kanë objeksione mbi aspektin e formës dhe përmbajtjes së akt-ekspertimit ekonimiko-financiar. Ekspertët nuk e kanë pasur një cilësi të tillë. Ata e kanë pohuar edhe vetë që nuk janë ekspertë, por vetëm specialistë, që janë ftuar nga prokuroria për të dhënë një mendim.

Në këtë akt ekspertimi ekspertët janë jashtë kontekstualitetit të fakteve.

Ekspertët nuk marrin në konsideratë asnjë faktor tjetër që ka ndikuar këto 15 vite në trajtimin e konkluzioneve të tyre.

Demontimi i municioneve nuk është një proces që nisi dhe mbaroi me Gërdecin. Është një proces që ka ndodhur edhe para edhe pas tij. Ekspertët janë thirrur për të dhënë një.mendim në fushën e shkencës dhe për të dhënë një mëndim shkencor.

Ekspertët thonë qe procesi i demontimit në fabrikën e Poliçanit, është një proces që dilte me fitim. Atëherë nëse dilte me fitim, pse shteti.në vijim vetëm ka shpenzuar dhe nuk ka fituar.

Ne i qëndrojmë faktit që procesi i demontimit kishte kosto dhe humbje për shtetin. Gati 80% e pyetjeve të shtruara nga ne, ekspertët japin një përgjigje standardë, “kjo nuk ka të bëjë me ekspertimin”.

Pyetja që unë bëj është, cila është baza legjislative që iu është vënë në dispozicion për të mbështetur përfundimet e tyre.

A e kanë parë ata vendimin e gjykatës së Beratit, lanë në fuqi deri në Gjykatën e Lartë, që shifrat e prezantuara nga kombinati i Poliçanit janë të sakta dhe jo të gabuara si ata e kanë marrë apriori. Dokumentet që ata kanë marrë në shqyrtim për aktin nuk përbëjnë as 20% të dokumenteve të nevojshme qe iu duheshin për të përpiluar aktin“- u shpreh mbrojtja .

The post Dosja e Gërdecit/ Mbahet në GJKKO seanca për Fatmir Mediun appeared first on Lapsi.al.

❌
❌