Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 2 October 2024Main stream

Zjarret në Greqi/ Shqipëria i shkon në ndihmë fqinjit me efektivë zjarrfikës e mjete

By: V K
2 October 2024 at 08:47

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë, i është përgjigjur menjëherë kërkesës së autoriteteve greke për ndihmë në shuarjen e zjarreve, që vijojnë prej tre ditësh në Xilocastro, Peloponez.

Nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile dhe Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, në operacionet për shuarjen e zjarreve në Greqi do të angazhohen 30 zjarrfikës dhe 5 automjete zjarrfikëse nga Shqipëria.

Efektivët zjarrfikës nga Shqipëria, do të angazhohen në bazë të nevojave të paraqitura nga vendi fqinj dhe do të qëndrojnë aty deri në stabilizimin e situatës.

Shqipëria, si anëtare e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, është përherë e gatshme të ndihmojë aleatët dhe partnerët e saj në raste e fatkeqësive natyrore.

The post Zjarret në Greqi/ Shqipëria i shkon në ndihmë fqinjit me efektivë zjarrfikës e mjete appeared first on Albeu.com.

❌
❌