Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 3 October 2024Main stream

Horoskopi 3 Tetor 2024/ Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

By: M C
2 October 2024 at 23:35

Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Të enjten një ditë ideale për të sqaruar dashurinë, nëse ka pasur keqkuptime, është koha e duhur për të folur për të dhe për të gjetur sërish harmoninë. Në punë, energjia juaj do t’ju ndihmojë të përfundoni detyrat sfiduese. Mos kini frikë të merrni iniciativën.

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Të enjten, mund të ndiheni pak të lodhur si fizikisht ashtu edhe emocionalisht. Në dashuri përpiquni të mos merrni vendime të nxituara dhe kushtojini kohë vetes. Në punë është më mirë të vazhdoni me kujdes dhe të mos e mbingarkoni veten me angazhime.

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Të enjten komunikimi është pika juaj e fortë, përfitoni prej tij për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura në dashuri dhe për të shprehur qartë idetë tuaja. Në punë propozimet tuaja do priten me entuziazëm, ndaj mos hezitoni t’i dilni përpara.

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Të enjten në dashuri, dita është e favorshme për të forcuar lidhjet dhe për të përjetuar momente bashkëpunimi me partnerin. Nëse jeni beqarë, mund të keni takime interesante. Në punë vendosmëria juaj do ju çojë në arritjen e objektivave që i keni vënë vetes.

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Të enjten dita mund të jetë paksa lart e poshtë në dashuri, përpiquni të mos i detyroni situatat dhe lërini emocionet të rrjedhin. Në punë mund të lindin disa pengesa, por me durim dhe këmbëngulje do arrini t’i kaloni.

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Të enjten në dashuri është koha ideale për të bërë plane të rëndësishme me partnerin, ka harmoni dhe qetësi. Në punë, saktësia dhe organizimi juaj do t’ju lejojë të shkëlqeni dhe të arrini rezultate të rëndësishme.

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Të enjten dita është pozitive për ndjenjat, nëse keni diçka për të sqaruar me partnerin, të enjten është koha e duhur për ta bërë. Në punë ju vijnë mundësi të mira, jini gati t’i shfrytëzoni dhe të përfshiheni.

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Të enjten në dashuri mund të ketë tension, por përpiquni të mos i acaroni situatat. Në punë, dita mund të jetë e ngarkuar, ndaj përpiquni të qëndroni të qetë dhe të mos lejoni që stresi t’ju pushtojë.

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Të enjten një ditë e përkryer për dashurinë, yjet ju japin emocione intensive dhe momente të bashkëpunimit të madh me partnerin tuaj. Në punë, entuziazmi dhe vendosmëria juaj do t’ju lejojë të arrini rezultate të shkëlqyera.

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Të enjten në dashuri, është koha të lini dhe të përjetoni emocione pa rezerva. Në punë mund të merrni një propozim interesant që do të hapë perspektiva të reja, vlerësoni me kujdes çdo mundësi përpara se të vendosni.

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Të enjten dita mund të sjellë disa keqkuptime të vogla në dashuri, përpiquni të jeni të duruar dhe të mos reagoni impulsivisht. Në punë është e rëndësishme të qëndroni të fokusuar dhe të mos shpërqendroheni nga çështje dytësore.

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Të enjten në dashuri ka harmoni dhe qetësi, përfitoni nga kjo ditë për të forcuar lidhjet me partnerin. Në punë, është koha të merrni iniciativën dhe t’i bëni idetë tuaja të vlejnë, yjet janë në anën tuaj.

The post Horoskopi 3 Tetor 2024/ Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Jul Deda kritikon ashpër kolegun e tij: Më ka ardhur keq që ka arritur në atë derexhe

By: M C
2 October 2024 at 23:25

Aktori Julian Deda ka reaguar pas një intervistë të dhënë nga kolegu i tij Albano Bodgo, në të cilën ky i fundit gjatë bisedës përdorte fjalë banale.

Në një reagim të bërë në rrjetet e tij sociale, Deda shprehet se ndihet i keqardhur kur shikon që kolegu i tij “ka rënë në këtë derexhe”, duke i thënë se nuk ka nevojë të bjerë në këtë nivel të të folurit sepse ka talent dhe është i formuar, e se publikun e ka fituar me talent dhe mënyrën si ka tejçuar humorin tek ta.

Televizioni ka etikë thotë Juli, aq më tepër orari kur transmetohet.

“Kam parë shumë video virale të bëra kohët e fundit, ku në qendër të videove është kolegu im, që kam bërë humor. Me thënë të vërtetën më ka ardhur keq që e kam parë në atë derexhe fjalori, jo se unë jam ëngjëll në të folur, por ka një gjë, ekrani në përgjithësi ka një lloj etike. E kërkon një lloj etike, për të cilën unë tregoj kujdes.

Nuk jam kundër përmendjes së disa fjalëve tek tuk, aty ku shkon, rri fiks, por nëse bëhet qëllim në vetvete nuk është më art. Prandaj them që duhet të kemi shumë kujdes. Unë personin në fjalë e kam pasur koleg dhe e kam koleg, është shumë i talentuar, por kur e shikoj në këto lloj rrethanash them pse, arsyet pse është në këtë derexhe.

Ti vëlla nuk ke nevojë të shkosh në këtë lloj niveli sepse ti ke talent. E ke fituar publikun me talentin dhe humorin tënd. E kuptoj kur je nëpër lokale, ose ambiente më intime, por në televizion, ka etikë, aq më tepër orari kur transmetohet”, tha ai.

@juldeda_

Me shume dashamiresi…!

♬ original sound – Jul Deda

The post VIDEO/ Jul Deda kritikon ashpër kolegun e tij: Më ka ardhur keq që ka arritur në atë derexhe appeared first on Albeu.com.

Merr 1 mijë € celular me këste dhe paguan po aq në fund, po interesi?

By: M C
2 October 2024 at 23:22

Arlinda Muja nga Shoqata e Mikrokredive Shqiptare ka qenë e ftuar sonte në studion e “Opinion”. Teksa foli për kreditë konsumatore dhe mënyrën si funksionon i gjithë ky proces në vend, Muja sqaroi dhe një lloj ‘oferte’ që shpesh herë i konfuzon klientët.

Si shpjegohet se në rast se merr me këste një celular në një dyqan, në fund paguan po aq sa ishte çmimi fillestar. Pra kush i paguan normat e interesit në këtë rast?

Fevziu: Merr kredi 500 euro, kthen 500 euro, pa asnjë kosto shtesë. Pse ta jep ty? Se banka ta jep me interes. Edhe në kohë të Zogut i thonin para me fajde, merrje 10, ktheje 11. Se shumë njerëz ngatërrohen nga kjo.

Arlinda Muja: Është vetëm kredia e parë, pra nëse ti je klient për herë të parë. Mund të kthesh aq sa merr, është një kosto marketingu e kompanisë. Kostoja e asaj kredie paguhet nga dyqani i cili ka lidhur marrëveshjen.

Fevziu: Unë dua të blej këtë celular, ta zëmë se kushton 1 mijë Euro. Unë do ta paguaj për 24 muaj, nuk e di sa i bie kësti, në fund do paguaj po 1 mijë Euro?

Arlinda Muja: Po!

Fevziu: Po ku e ke fitimin?

Arlinda Muja: Sepse dyqani paguan insititucionin kredidhënës, përqindjen për produktin.

Fevziu: Sa është kredia e konsumatorit?

Arlinda Muja: Shkon 150 milionë euro aktive

Fevziu: Për sa muaj mund t’i kthesh?

Arlinda Muja: Varet sa e përballon këstin, mund të zgjedhësh nga 1 muaj deri në 48 muaj.

The post Merr 1 mijë € celular me këste dhe paguan po aq në fund, po interesi? appeared first on Albeu.com.

Kreu ndërhyrje estetike të njëpasnjëshme, humb jetën 24 vjeçarja në Brazil

By: M C
2 October 2024 at 23:12

Një 23-vjeçar ka vdekur pasi ka kryer ndërhyrje estetike të njëpasnjëshme. Ndërkohë bashkëshorti i saj dënon kirurgun që shkaktoi humbjes e jetës së vajzës me operacionin shtatë orësh pasi e kishte bindur se duhet të kryente dhe ndërhyrjet shtesë përveç asaj që kërkonte fillimisht.

Gjithashtu brazilianja Viviane Lira Monte kishte rënë dakord për trajtimin me kirurgun që gjeti në rrjet por pësoi atak kardiak fatal, dhe tashmë policia po heton vdekjen e saj si të dyshimtë. Viviane kreu operacionin çnjerëzor në fund të gushtit në Ceara, në brigjet lindore të Brazilit. Ajo kishte pranuar të kryente njëkohësisht reduktim të gjoksit, të barkut, të krahëve, në kurriz dhe nën mjekër.

Por pas operacionit ajo ishte lejuar të kthehej në shtëpi pas 15 orësh, por shëndeti i saj nisi të përkeqësohej shpejt. Familjarët e Viviane thonë se ajo ishte në dhimbje të rënda dhe u detyruan ta dërgonin në spitalin lokal. Ajo u vendos në repartin e kujdesit intensiv por vdiq nga ataku kardiak pas 20 ditësh në kujdes intensiv.

“Ajo nuk u rekuperua kurrë, kishte inflamacion dhe infeksione nga kirurgjia. Nuk merrte dot frymë por ata e mbanin në jetë në intubim. E pamë teksa vdiste ngadalë. 22 ditë vuajtje pa asnjë lajm të mirë. Çdo ditë na fliste me zë gjithnjë e më të dobët, ajo e dinte se po vdiste”, tha bashkëshorti i saj Renan Santiago.

Santiago fajëson kirurgun egoist që kishte joshur Viviane të bënte më shumë kirurgji nga sa kishte nevojë, duke i ofruar ulje për të bërë sa më shumë nderhyrje, sikur të ishte duke shitur artikuj supermarketi.

“Ajo shkoi te kirurgu për të bërë vetëm ndërhyrjen e barkut, por ai e bindi të bënte gjëra të tjera, i tha se kishte nevojë për të holluar krahët, kurrizin e të tjera. Kur ajo u kthye nga konsultimi i parë, më tha se do të bënte gjëra të tjera pasi doktori i dha një çmim të mirë dhe e siguroi se çdo gjë do të funksiononte”, tha ai.

Santiago thotë se kirurgu, i cili është paguar 42,000 dollarë për ndërhyrjen, është zhdukur pasi Viviane nisi të vuante pasojat.

“Ai e pa që gjërat po përkeqësoheshin dhe ka shkuar në Rio de Janeiro. E braktisi pa i dhënë asnjë ndihmë. Kur e kontaktova për t’i thënë se ishte në reanimacion, ai tha se do të ishte në rregull, dhe se ishte vetëm çështje kohe. Familja thotë se kjo është një padrejtësi, edhe pse ata thanë se kishte ardhur për ta vizituar në spital disa orë para vdekjes,” tha më tej Bashkëshorti.

The post Kreu ndërhyrje estetike të njëpasnjëshme, humb jetën 24 vjeçarja në Brazil appeared first on Albeu.com.

Ngrënia e proteinave për mëngjes, çelësi për humbjen në peshë

By: M C
2 October 2024 at 22:33

Fillimi i një udhëtimi për humbje peshe është një punë e ndërlikuar. Dietat mund të duken si zgjidhje të përkohshme, sepse ato shpesh janë strikte dhe të vështira për t’u ndjekur.

Megjithatë, duke krijuar zakone të shëndetshme me kalimin e kohës, mund të jeni në gjendje të krijoni qëndrueshmëri në zgjedhjet tuaja ushqimore. Kjo mund të rezultojë në humbje të vazhdueshme të peshës me një normë të shëndetshme.

Pra, cilat zakone ushqimore duhet të provoni së pari? Sipas hulumtimeve, është shumë e rëndësishme të hani një mëngjes të pasur me proteina.

“Duke filluar ditën me një mëngjes me proteina, ju jeni duke e përgatitur veten për sukses gjatë pjesës tjetër të ditës”, thotë Jessica Rana, dietologe.

“Të hash një vakt të mbushur, të pasur me proteina në mëngjes mund të ndihmojë në uljen e dëshirave dhe zvogëlimin e dëshirës për të ngrënë gjatë gjithë ditës.

Nëse ndiheni të kënaqur pas mëngjesit, keni më pak gjasa të kërkoni opsione të larta të sheqerit dhe yndyrës më vonë”.

Arsyet për të ngrënë një mëngjes të pasur me proteina

Studimet kanë treguar vazhdimisht se dietat me proteina të larta nxisin humbjen e peshës.

Për shembull, hulumtimi nga “Hormone Research in Pediatrics Journal” tregoi se një mëngjes me proteina të bollshme promovoi humbjen e peshës te pjesëmarrësit obezë.

Një tjetër studim nga International Journal of Obesity zbuloi se pjesëmarrësit që hëngrën një mëngjes me vezë prej 340 kalorish humbën më shumë peshë.

“Ngrënia e proteinave adekuate në mëngjes mund të ndihmojë në humbjen e peshës për një sërë arsyesh, kryesisht për shkak të uljes së dëshirave dhe sigurimit të ngopjes”, shpjegon Rana.

“Megjithatë, në përgjithësi, humbja e peshës ndikohet drejtpërdrejt nga aktiviteti fizik dhe deficiti i kalorive.

Konsumimi i proteinave adekuate mund të bëjë që individët të hanë më pak në përgjithësi për shkak të ndihmës së proteinave për të siguruar një ndjenjë të plotësisë dhe kënaqësisë pas një vakti”.

The post Ngrënia e proteinave për mëngjes, çelësi për humbjen në peshë appeared first on Albeu.com.

U përjashtua pa qenë në Kuvend gjatë momentit të protestës, Paloka: Këtu të burgosin pa bërë asgjë

By: M C
2 October 2024 at 22:18

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas përjashtimit me 10 ditë nga parlamenti, për shkak të kaosit të së hënës gjatë seancës plenare. Gjithashtu Paloka nuk ka qenë në parlament në momentin kur deputetët e tjerë kanë protestuar dhe përsëri Sekretariati i Etikës ka marrë vendimin duke e përjashtuar për 10 ditë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Paloka thotë se edhe kur hyri në sallë, thjeshtë ka qëndruar në këmbë pa bëre asgjë. Me ironi, ai shprehet se ky quhet “dënim i butë”, duke shtuar se këtu kur je armiku, burgosesh pa bërë asgjë.

Postimi i plotë:

Denim “i bute”…! Ç’ne ?-me pyeten gazetaret duke e ditur qe deri tani une kam qene deputeti me “i denuar” ne ate Parlament. Nuk jane aq te keqinj ata -ju thashe

Ja mua vetem me 10 dite me perjashtuan! Ka vetem nje problem “te vogel” ne kete rast : une ne fakt ne ate seance nuk bera ASGJE! Une nuk isha fare ne Parlament kur u hodh podiumi, as kur u nxorren karriget jashte, as kur u dogjen, as…

Per nje arsye te caktuar, une nuk isha fare kur ndodhen te gjitha keto. Edhe kur hyra ne salle, thjeshte qendrova ne kembe pa bere ASGJE! E te gjithe kete ata e kane pare edhe ne kamera ( se na i kane cuar edhe ne pamjet). Pra e dijne shume mire qe une ate dite nuk bera ASGJE! Por pavarsisht kesaj “u denova” !

E ky quhet “denim i bute” dhe me te drejte sepse keta pa bere asgje , pa asnje faj edhe te burgosin kur ti je armiku. Prandaj ne nuk kemi zgjidhje tjeter vec luftes. Rruga tjeter eshte te rreshtohemi si dele e te presim kur te na vije rradha ashtu pa bere ASGJE!

The post U përjashtua pa qenë në Kuvend gjatë momentit të protestës, Paloka: Këtu të burgosin pa bërë asgjë appeared first on Albeu.com.

Polici shkel ligjin, dhunon e mbrohet me uniformë

By: M C
2 October 2024 at 21:51

Në 20 Shkurt të këtij viti “Stop” tregoi sesi familja Saliko nga Ksamili, e përbërë nga prindërit dhe 4 vajza, i dha pronën e saj me qira, 90 m2 truall, për 10 vjet një polici nga Saranda.

Kontrata u lidh në vitin 2020 në emrin e bashkëshortes së policit Mirela Hasangegaj. Në kontratë thuhej se qiramarrësi nuk mund ta jepte këtë pronë me nënqira te persona të tretë.

Familja tha se do e shfrytëzonte pronën për sezonin veror ndaj dhe investoi për një ndërtim me konstruksion të lehtë për një restorant, bar-kafe.

Por pas rreth një viti familja Saliko pa se në pronën e tyre nuk po punonte më Mirela. Në një regjistrim të vitit 2023 familja Saliko konstatoi se Mirela ia kishte dhënë me qira pronën e tyre shtetasit Mariglen Saka, i cili kishte edhe një bar-kafe në Sarandë dhe punonte me atë NIPT.

Për shkak, se bashkëshorti i Mirelës është polic, ai përmes njohjeve të veta, filloi presionin ndaj familjes Saliko.

Salikot u përballën me denoncime të njëpasnjëshme vetëm se kërkonin zbatimin e kontratës, që kishin nënshkruar.

“Stop” iu rikthye këtij rasti pasi së fundi nënkontraktori Mariglen Saka ka shkuar sërish te prona e Salikove dhe ka nisur konfliktin, duke dhunuar e tërhequr zvarrë vajzën e famijes.

“Më ushtroi dhe dhunë fizikë. Unë kam shenja të dhunës fizike akoma edhe në krah ditën e sotme. Shenjat janë të dukshme. Janë tre. Thjesht i kam vendosur dorën këtu që të lorgohet sepse është prona ime dhe shtetasi në fjalë Mariglen Saka më ka kapur nga krahu, më ka kapur nga flokët, madje më ka hedhur në tokë”, tregon denoncuesja.

“Sapo kemi njoftuar policinë, nuk kanë ardhur në kohë. Inspektori i zonës nuk është paraqitur atje për ne që të jepnim një deklaratë. Është vonuar 1 orë. Pas 1 ore Margilen Saka ishte larguar më herët se policia”, tha denoncuesja.

Ngjarja u denoncua në polici, por ndikimi i punonjësit të policisë bëri që denoncuesja të mbahej në paraburgim për presion me pretekstin se do t’i merrej denoncimi.

Familja Saliko: Jo mos shoqëro ti! S’ke pse shoqëron! Do vijmë vetë…,do vijmë vetë

Policia Sarandë: Jam e detyruar, jam e detyruar, do të shoqëroj…

Familja Saliko: Po flas me avokaten…

Policia Sarandë: Shumë bukur! Të vijë avokatja! Tani të lutem shumë! Unë kam një urdhër dhe do ta ekzekutoj urdhrin do, apo s’do ti…Do vish me mua tani…!

Familja Saliko: Po çfarë bëni kështu? Kjo nuk është e ligjshme fare! Po flas me avokaten ore, do vij vetë. Mos më prek kështu…!

Policia Sarandë: Do vish vetë! Ok! Shumë bukur! Nuk ka vetë! Shoqëroje…!

Familja Saliko: Do vij vetë, të thashë…!

Policia Sarandë: Hajde dhe ti, tjetër mos na detyro! Unë jam për të zbatuar urdhrat…!

Nga ana tjetër dhunuesi Mariglen Saka nuk është proceduar, por është lënë i lirë.

“Kjo është policia që duam? Kodi i Procedurës Penale përcakton qartë që unë nuk mund të shoqërohem nëse nuk kam përmbushur një detyrim kontraktor? Si ka mundësi që policia e Sarandës i bën këto gjëra? Apo se është Arben Hasanbegaj ai dhe është punonjës policie që ka shkuar në Kuçovë tani dhe po na bën ne presion psikologjik ne si familje. Nuk e kuptoj çfarë po bën Policia e Shtetit këtu? Ku është Policia e Shtetit? Unë dhunohem në pronën time, policia nuk merrka masa. A është normale kjo gjë?”, thotë denoncuesja.

“Stop” kontaktoi edhe me qirramarrësen Mirela Hasanbegaj, e cila pranoi shkeljen e kontratës, por tha, se këtë çështje duhet ta zgjidhë gjykata.

Mirela Hasanbegaj: Mirë, faleminderit! Më thuaj! Po urdhëro!

Gazetari: Në lidhje me konfliktin që keni me familjen Saliko në Ksamil, ne e kemi trajtuar një herë si rast dhe doja t’ju pyesja sepse konflikti po ripërsëritet. Ia keni dhënë një nënkontraktori me qira që është Mariglen Saka.

Mirela Hasanbegaj: Unë atyre njerëzve nuk ia kam marrë me zor. Unë kam bërë një kontratë tek noteri…

Gazetari: E kuptojmë ne. Nuk ia more me zor. Vutë një pikë 6 që nuk duhej shkelur.

Mirela Hasanbegaj: E shkela vëlla, po ku është ligji? Drejtoju gjykatës, siç i jam drejtuar unë gjykatës për të gjitha shkeljet, që ato më kanë bërë! Mos filloni me historira me përralla tani…!

Gazetari: Jo përralla sepse Nipti i atij biznesi në Ksamil mban Niptin e Mariglen Sakës zonjë dhe si mundet biznesi juaj të mbajë Niptin e punonjësit.

Mirela Hasanbegaj: Unë i jam drejtuar gjykatës.

Gazetari: E kuptoj shumë mirë, kur nuk ke argument i je drejtuar gjykatës. Të falenderoj shumë, gjithë të mirat.

Mirela Hasanbegaj: Secili le t’i drejtohet gjykatës!/tvklan.al

The post Polici shkel ligjin, dhunon e mbrohet me uniformë appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 2 October 2024Main stream

A e dinte që Rama do e hiqte nga Ministria e Brendshme? Ja se si përgjigjet Balla

By: M C
2 October 2024 at 21:21

Më 28 Korrik 2024, kryeministri Edi Rama komunikoi një sërë ndryshimesh në qeveri. Taulant Balla u largua nga detyra si Ministër i Brendshëm për t’u zëvendësuar me Ervin Hoxhën.

I ftuar sot në studion e Klan News, Balla u pyet pikërisht për këtë lëvizje ‘suprizë’ të Ramës.

Gazetari Besard Jacaj: E dinit lëvizjen nga Ministria e Brendshme në Ministrinë e Shtetit përpara se Rama ta bënte publike në Asamble?

Taulant Balla: Unë mendoj që gjatë qëndrimit dhe ushtrimit të detyrës si Ministër i Brendshëm kam bërë gjënë e duhur dhe kam punuar me energji maksimale. Tani kam përsipër një detyrë me përgjegjësi të madhe për të organizuar forcën më të madhe politike edhe jashtë Shqipërie.

The post A e dinte që Rama do e hiqte nga Ministria e Brendshme? Ja se si përgjigjet Balla appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Hapet rruga për banorët e Krujës dhe Fushë Krujës në autostradën Thumanë-Kashar

By: M C
2 October 2024 at 21:10

Kryetari i degës së PD-Demokratët Euroatlantikë Krujë, Sabah Sheta, shprehet se aksesi në rrugën Thumanë – Kashar është mundësuar tashme.

Në një postim në facebook, sheta shprehet se nga sot mijëra bizneset e zonës dhe 85 mijë banorët e Bashkisë kanë akses në rrugën Thumanë-Kashar.

Sipas tij aksesi u mundësua fal rezistencës epike, të jashtëzakonshme të vëllezërve dhe motrave krutane mundëm të fitojmë atë që na u mohua, e drejta e lëvizjes pa pagesë si dhe për të mos shkuar deri në Kashar dhe ardhur më pas në banesat tona.

The post VIDEO/ Hapet rruga për banorët e Krujës dhe Fushë Krujës në autostradën Thumanë-Kashar appeared first on Albeu.com.

Moti i paqëndrueshëm nesër/ Porti i Vlorës del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

By: M C
2 October 2024 at 20:49

Dita e nesërme parashikohet me reshje intensive shiu, rrebeshe dhe përmbytje në zonat veriperëndimore të vendit. Ashtu sikurse paralajmëroi edhe meteorologia Tanja Porja gjatë ditës së nesërme do të kemi edhe stuhi detare.

Nisur nga ky parashikim kapiteneria e portit të Vlorës ka njoftuar se për shkak të përkeqësimit të motit do të ndalohet nisja e mjeteve të vogla të lundrimit dhe mjeteve të peshkimit duke filluara nga ora 22:00 e mbrëmjes së sotme. Ndërsa anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

Njoftim i Portit Vlorë

Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësuara gjatë datave 03-04.10.2024 !

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 03-04.10.2024 duke filluar nga ora 02:00 datë 03.10.2024 në drejtimin JUG-JUG-LINDJE, në forcën deri 7-8bft me shpejtësi ere deri 20-25m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra, me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

1.TË NDALOHET PAISJA ME LEJE-NISJE I MJETEVE TE VOGLA LUNDRUESE DHE ATO TE PESHKIMIT TË CILAT OPEROJNË NË DET TË HAPUR DUKE FILLUAR NGA ORA 22:00 DATË 02.10.2024.

2.TË GJITHË DREJTUESIT E MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA DHE JASHTË GJIRIT TË VLORËS TË MARIN NË KONSIDERATË KUSHTET HIDROMETEOROLOGJIKE DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

3.Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

4.Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 18:00 të datës 04.10.2024.

The post Moti i paqëndrueshëm nesër/ Porti i Vlorës del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët appeared first on Albeu.com.

Skandali i Diddy-t, avokati: Emrat e bashkëpuntorëve do ju shokojnë

By: M C
2 October 2024 at 20:25

Sean “Diddy” Combs është vetëm një nga “njerëzit e shumtë të fuqishëm” që do të dënohen për krimet e supozuara të sulmit seksual që ndodhën në festat e tij.

Në një konferencë shtypi të mbajtur në Hjuston, avokati Tony Buzbee paralajmëroi se “do të vijë dita” kur ai të zbulojë personat e tjerë të dyshuar të lidhur me aktivitetet e supozuara të paligjshme të Combs.

“Ne do t’i ekspozojmë personat që mundësuan këto sjellje me dyer të mbyllura. Ne do ta ndjekim këtë çështje pavarësisht se kush implikon provat”, tha Buzbee, i cili përfaqëson mbi 100 viktima të supozuara të themeluesit të Bad Boy Records, gjatë konferencës për shtyp.

“Do të vijë dita kur do të emërtojmë emra të tjerë përveç Sean Combs, dhe ka shumë emra. Tashmë është një listë e gjatë, por për shkak të natyrës së këtij rasti, ne do të sigurohemi se kemi të drejtë përpara se ta bëjmë këtë. Emrat do t’ju shokojnë’

Avokati i firmës ligjore Buzbee tregoi se gjysma e viktimave që ai përfaqëson janë meshkuj dhe se sulmet e supozuara seksuale kanë ndodhur në shtete të ndryshme.

Reperi u arrestua muajin e kaluar me akuzën e konspiracionit të shantazhit; trafikimi seksual, mashtrim dhe prostitucion. Atij iu mohua lirimi me kusht dhe po mbahet në paraburgim në Qendrën e Paraburgimit Metropolitan në Brooklyn.

The post Skandali i Diddy-t, avokati: Emrat e bashkëpuntorëve do ju shokojnë appeared first on Albeu.com.

Përjashtimi i deputetëve të PD-së, reagon Çupi: Dënim pa ligj, akt i rëndë që minon demokracinë

By: M C
2 October 2024 at 20:04

Deputetja e PD Dhurata Çupi ka reaguar, pasi Sekretariati i Etikës ka përjashtuar për disa ditë deputetët e opozitës, për shkak të kaosit në parlament.

Çupi shprehet se përjashtimi nga parlamenti jepet vetëm në rastet kur “deputeti përdor lëndë apo mjete piroteknike, tymuese, bojëra dhe materiale apo mjete te tjera të ngjashme brenda sallës së zhvillimit të punimeve të Kuvendit/mbledhjes së komisionit /brenda mjediseve të Kuvendit”.

Sipas Çupit, deputetët opozitarë të përjashtuar nuk kanë qenë në këto rrethana. Ajo e cilëson këtë akt tepër të rëndë, duke thënë se “minon demokracinë”.

“Rregullorja e Kuvendit parashikon se masa disiplinore “perjashtim nga pjesemarrja ne komisione dhe/ose ne seance plenare DERI ne 60 dite” jepet VETËM ne rastet: kur deputeti perdor lende apo mjete piroteknike, tymuese, bojera dhe materiale apo mjete te tjera te ngjashme brenda salles se zhvillimit te punimeve te Kuvendit/mbledhjes se komisionit /brenda mjediseve te Kuvendit.

Pra përjashtimi i deputetëve për 40-60 ditë mund të ndodhë vetëm në këto rrethana.

Veprimet e 24 deputetëve janë publike dhe askush prej tyre nuk është në këto rrethana. Dënimi pa ligj i deputetëve të opozitës është një akt i rëndë që minon demokracinë.

Pengimi i tyre pa ligj në ushtrimin e misionit të tyre është krim, që nuk mund të mbetet pa ndëshkuar!”, shkruan Çupi.

The post Përjashtimi i deputetëve të PD-së, reagon Çupi: Dënim pa ligj, akt i rëndë që minon demokracinë appeared first on Albeu.com.

MERRET VENDIMI/ Emërohet drejtori i ri i Përgjithshëm i Tatimeve

By: M C
2 October 2024 at 19:41

Ilir Binaj do të jetë drejtori i ri i Përgjithshëm i Tatimeve.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.

Deri tani në këtë post ka qenë drejtoreshë e komanduar, Elidjana Celaj, e cila mori detyrën pas dorëheqjes së Ceni Klosit.

Ky i fundit, në qershor të këtij viti u bë zv. ministër në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

VENDIMI I QEVERISE

EMËRIMIN E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË TATIMEVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 17, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Z. Ilir Binaj emërohet drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve.
2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

The post MERRET VENDIMI/ Emërohet drejtori i ri i Përgjithshëm i Tatimeve appeared first on Albeu.com.

Moment historik për Meksikën, betohet presidentja e parë grua

By: M C
2 October 2024 at 19:19

Për Meksikën sot është një moment historik pasi vendi ka fituar presidenten e parë grua. Claudia Sheinbaum është betuar sot përpara popullit të Meksikës duke nisur kështu mandatin e saj 6 vjeçar.

Ajo ka mbajtur një fjalim të gjatë dhe ka treguar hapur që është aty falë të gjitha grave që kanë luftuar fort për identitetin e tyre përgjatë viteve të vështira të historisë së Meksikës.

“Unë jam një nënë, gjyshe, shkencëtare dhe një grua besimtare, dhe që nga sot, me vullnetin e popullit të Meksikës, jam presidentja kushtetuese e Shteteve të Bashkuara të Meksikës,” tha ajo në fjalimin e saj inaugurues.

Sheinbaum ka premtuar programe pagesash për të varfërit dhe fëmijët, rritje të pencioneve dhe ulje të kriminalitetit në vend. Gjithashtu një pikë kyçe e qeverisjes së saj është dhe integrimi ekonomik në Amerikën e Veriut përmes Marrëveshjes trepalëshe Shtetet e Bashkuara-Meksikë-Kanada (USMCA), duke marrë çdo mundësi që i jepet për një Meksikë më të mirë. Por një fitore e Trump në Amerikë do të trazonte mjaftueshëm ujërat për politikanen pasi Trump është zotuar të vendosë tarifë 100% për çdo automjet të prodhuar në Meksikë.

Claudia Sheinbaum ka fituar me 60% të votave dhe është e vendosur për të vazhduar te hecë në hapat e mentorit të saj politik López Obrador. Ky i fundit ka qenë në krye të vendit 6 vite më parë nën deklaratat “Për të mirën e të gjithëve, së pari të varfërve”, duke premtuar ndryshme rrënjësore ekonomike.

Gjithsesi presidenten e re nuk e pret një situatë e lehtë vendore sepse vendi po përballet bindshëm me rritjen në masë të popullaritetit të kartelëve të drogës në çdo krah të Meksikës dhe dhuna është në progres.

The post Moment historik për Meksikën, betohet presidentja e parë grua appeared first on Albeu.com.

PS e dënoi me 60 ditë, Gazment Bardhi: Provon sa frikacak është Rama, përballë do na kesh, brenda apo jashtë Kuvendit

By: M C
2 October 2024 at 19:01

Gazment Bardhi ka reguar pasi Sekretariati i Etikës e përjashtoi me 60 ditë nga Kuvendi pas kaosit që u krijua në seancën e fundit parlamentare.

“Këta të fusin në burg pa ligj e prova, jo më mos të të përjashtojnë nga Kuvendi pa ligj e prova”, është shprehur Bardhi përmes një reagimi në “X”.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së thotë se përjashtimi i opozitës për muaj nga Kuvendi, provon sesa i vogël e frikacak është Edi Rama.

Ndër të tjera ai ka paralajmëruar që opozita do të vijojë aksionin, ndërsa i drejtohet kryeministrit duke i thënë “përballë do na kesh, brenda apo jashtë Kuvendit”.

“Këta të fusin në burg pa ligj e prova, jo më mos të të përjashtojnë nga Kuvendi pa ligj e prova. Përjashtimi i opozitës për muaj nga Kuvendi, provon sesa i vogël e frikacak është Edi Rama! Përballë do na kesh, brenda apo jashtë Kuvendit! Asaj salle krimi i ke vënë zjarrin!

Fshihu e shmangu sa të duash, përjashto, burgos e përndjek sa të duash, fatin tënd nuk e ndryshon dot! Atë ta ka përcaktuar shumica dërrmuese e shqiptarëve që përbuzin ngritjen e krimit të organizuar në qeverisje dhe shndërrimin e institucioneve në banda kundër opozitës”, thotë Bardhi në reagimin e tij.

Sot, pas një mbledhje të gjatë, Sekretariati i Etikës ka marrë vendimin që të përjashtojë me 60 ditë nga punimet e Kuvendit tre deputetët e PD, Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati.

Ndërkohë deputeti tjetër, Edi Paloka u ndëshkua me 10 ditë përjashtim nga punimet e Kuvendit, ndërsa të tjerët me 40 ditë.

The post PS e dënoi me 60 ditë, Gazment Bardhi: Provon sa frikacak është Rama, përballë do na kesh, brenda apo jashtë Kuvendit appeared first on Albeu.com.

Tensionet në Kuvend/ Bardhi, Noka dhe Nallbati përjashtohen për 60 ditë, ndëshkimi për 21 deputetët e tjerë

By: M C
2 October 2024 at 18:46

Sekretariati i Etikës ka përjashtuar për 60 ditë nga punimet e Kuvendit deputetët e Partisë Demokratike, Gazment Bardhin, Flamur Nokën dhe Bledion Nallbati.

Po ashtu për shkak të tensioneve dhe protestës së shkaktuar nga opozita në seancën e 30 shtatorit, është përjashtuar për 10 ditë Edi Paloka.

Gjithashtu janë përjashtuar për 40 ditë 20 deputetët Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho.

Çfarë ndodhi në seancën e 30 shtatorit?

Burgosja e deputetit Ervin Salianji ka risjell kaos në jetën parlamentare dhe politike në vendin tonë. Në hapje të seancës plenare nga kryetarja e Kuvendit, deputetët demokratë u mblodhën rreth foltores, ndërsa pjesa ku ulen ministrat u rrethua nga punonjësit e Gardës. Ndërkohë teksa Spiropali po lexonte vendimin për heqjen e mandatit të Salianjit, në një moment deputeti dhe kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi hodhi këmbën e karriges, e cila kaloi mbi kokën e kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali. Pas kësaj, opozita nxorri jashtë karriget e tyre dhe iu vunë flakën. Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi tha se janë aty jo për karriget e tyre por për të mbrojtur interesin publik. Ai shtoi se nuk kanë djegur mandatet, pasi nuk shmangen nga beteja e tyre.

The post Tensionet në Kuvend/ Bardhi, Noka dhe Nallbati përjashtohen për 60 ditë, ndëshkimi për 21 deputetët e tjerë appeared first on Albeu.com.

U rrëzua nga biçikleta,13-vjeçari në Shkodër përfundon në urgjencë

By: M C
2 October 2024 at 18:14

Një 13-vjeçar ka përfunduar në spitalin e Shkodrës, pasi është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 16:55. Sipas informacioneve policore, i mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 16:55, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, është paraqitur për të marrë mjekim një i mitur 13 vjeçar, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht me biçikletë në rrugën e Kalasë Rozafa. 13-vjeçari, ndodhët jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

The post U rrëzua nga biçikleta,13-vjeçari në Shkodër përfundon në urgjencë appeared first on Albeu.com.

Përshkallzohen tensionet, vritet komandanti izraelit në Liban

By: M C
2 October 2024 at 17:55

Ushtria izraelite (IDF) ka njoftuar vdekjen e kapitenit Eitan Itzhak Oster, 22 vjeç një komandant skuadre në njësinë “Egoz”, gjatë sulmeve në Liban.

Kjo është vdekja e parë luftarake që Izraeli ka shpallur brenda territorit libanez, duke shënuar një moment të rëndësishëm në tensionet mes Izraelit dhe Hezbollahut.

Sipas raportimeve, kapiteni Oster u vra gjatë luftimeve në një zonë që ende nuk është saktësisht e identifikuar. Hezbollahu ka deklaruar se luftëtarët e tij ishin angazhuar në përplasje me forcat izraelite, të cilat po përpiqeshin të depërtonin në qytetet Maroun Al Ras dhe Adaisseh, të vendosura në afërsi të kufirit libanez.

Ky incident nënvizon rritjen e tensioneve në rajon dhe pasigurinë që vazhdon të përfshijë kufirin libanez, ndërsa palët përballen me sfida të mëdha dhe përplasje të vazhdueshme. IDF dhe autoritetet izraelite pritet të japin më shumë detaje në lidhje me situatën e sigurisë në rajon në ditët në vijim.

The post Përshkallzohen tensionet, vritet komandanti izraelit në Liban appeared first on Albeu.com.

Aksident në autostradën Durrës-Rrogozhinë, traileri përplaset me barrierat e rrugës, një i plagosur

By: M C
2 October 2024 at 17:31

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Durrës-Rrogozhinë, ku një trailer ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat ndarëse të rrugës.

Shoferi i mjetit është shoqëruar në spitalin e Kavajës si pasojë e tronditjes që ka pësuar, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, në vendngjarje ndodhet policia, e cila po bën këqyrjen dhe hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

The post Aksident në autostradën Durrës-Rrogozhinë, traileri përplaset me barrierat e rrugës, një i plagosur appeared first on Albeu.com.

Hapen sot aplikimet për lotarinë amerikane/ Ambasada jep njoftimin: 1 muaj kohë për t’u regjistruar

By: M C
2 October 2024 at 17:12

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka njoftuar se sot hapen aplikimet për lotarinë amerikane DV-2026.

Në njoftimin e tyre, ambasada shprehet se aplikimet mbyllen më 5 nëntor, ndërsa kujton se mënyrë e vetme ku mund të bëhet aplikimi është faqja zyrtare: dvprogram.state.gov.

Po ashtu, ambasada thotë se personat që do të aplikojnë duhet të kenë mbaruar shkollën e mesme ose ekuivalentin e saj, pasi kjo është një kërkesë e padiskutueshme kualifikimi.

POSTIMI I AMBASADËS:

Regjistrimi për Programin e Lotarisë Amerikane (DV-2026) hapet sot (më 2 tetor) dhe do mbyllet të martën, më 5 nëntor, 2024. Për më shumë informacion, klikoni: https://bit.ly/3PKA61Y

Ju lutemi, vini re: dvprogram.state.gov është mënyra E VETME për të dorëzuar aplikimin tuaj. Sigurohuni të lexoni udhëzimet e programit dhe udhëzuesin për mashtrimet në: travel.state.gov/dv.

Mos harroni: Të kesh mbaruar shkollën e mesme ose ekuivalentin e saj është një kërkesë e padiskutueshme kualifikimi.

The post Hapen sot aplikimet për lotarinë amerikane/ Ambasada jep njoftimin: 1 muaj kohë për t’u regjistruar appeared first on Albeu.com.

❌
❌