Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 3 October 2024Main stream

OKB dënon shpalljen non grata të Guterres: Një tjetër sulm ndaj stafit tonë nga qeveria izraelite

By: Xhen Sila
2 October 2024 at 22:44

OKB-ja ka dënuar vendimin e qeverisë izraelite për të ndaluar hyrjen në vend të sekretarit të saj të përgjithshëm, Antonio Guterres.

Më herët gjatë ditës së sotme, ministri i jashtëm i Izraelit, Israel Katz, e shpalli shefin e OKB-së si person non grata dhe e akuzoi atë si një “sekretar të përgjithshëm anti-izraelit që u jep mbështetje terroristëve”.

Zëdhënësi i OKB-së, Stéphane Dujarric më vonë u tha gazetarëve se deklarata e Katz ishte “një sulm tjetër ndaj stafit të Kombeve të Bashkuara që ne e kemi parë nga qeveria e Izraelit”.

Dujarric tha se shefi i OKB-së ka dënuar në mënyrë të përsëritur sulmet dhe dhunën seksuale të Hamasit dhe theksoi se OKB-ja ende angazhohet me Izraelin “në nivel operacional dhe nivele të tjera”./abcnews.al

Yesterday — 2 October 2024Main stream

Vizita e Erdogan, Shqipëria në pozitë të vështirë? Ekspertët: Vendi ynë s’mund të dalë nga linja e SHBA dhe NATO-s për mbështetjen ndaj Izraelit

By: Xhen Sila
2 October 2024 at 21:08

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Emilio Çika dhe eksperti për çështjet ndërkombëtare, Ledion Krisafi komentuan në studion e emisionit “Real Story” edhe vizitën që do të mbajë presidenti turk Erdogan në Shqipëri ndërsa Shqipëria ka treguar mbështetjen për Izraelin për konfliktet në rajon.

Ekspertët shprehen se Shqipëria, si një vend i vogël, ndjek linjën e SHBA-së në lidhje me këtë çështje. Megjithatë, sipas Krisafit, Erdogan do të bëjë përpjekje diplomatike për ta larguar Shqipërinë nga linja e Izraelit, por shtoi se vendi ynë nuk mund të largohet nga linja e Perëndimit dhe NATO-s.

Pjesë nga diskutimi:

Ledion Krisafi: Sa i përket Shqipërisë, mendoj se është rast i veçantë që një vend me shumicë myslimane mbështet kaq shumë Izraelin të paktën nga ana e qeverisë. Mendoj se Rama do të gjendet në këtë rast në një pozitë më të vështirë sesa i përket shtetit bektashi se Izraeli është shndërruar në një armik shumë më i madh për Turqinë dhe interesat turke në Lindjen e Mesme sesa mund të jetë një mini shtet bektashi. Në një fare mënyre Rama mund të gjendet brenda një dileme për të mbështetur Izraelin apo Erdoganin nga ana tjetër.

Emilio Çika: Duhet thënë se qeveria Rama dhe kryeministri në veçanti mban linjëzimin me SHBA dhe me NATO-n. Edhe Turqia është pjesë e NATO-s si ky apo edhe lufta në Ukrainë, Turqia ka mbajtur një standart të dyfishtë në lidhje me këto qëndrime apo të veçuar apo jo të linjëzuar plotësisht me NATO-n. Shqipëria duhet parë si një vend me kapacitetet që ka, me rolin që ka, është shtet i vogël me rëndësi simbolike brenda NATO-s por linjëzimin kryesor është e detyruar që ta ketë me atë të SHBA-së dhe të një organizate kolektive të sigurisë si NATO. I vetmi që për arsye specifike që del nga linja e NATO-s është Turqia për interesat por edhe të gjithë rolin e saj gjeostrategjik të rajonit. Nuk besoj se qeveria shqiptare do të vendoset në një pozicion të vështirë në këtë takim. Nuk besoj se edhe Erdogan do të mbrojë një çështje të tillë në takimin e zotin Rama për konfliktet e Lindjes së Mesme. I vetmi rol që mund të luajë Shqipëria janë votimet në Asamblenë e SHBA. Në anën tjetër, ka rol simbolik.
Ledion Krisafi: Mendoj se Erdogan do të bëjë përpjekje diplomatike për ta tërhequr Shqipërinë nga vatha e Izraelit por e shoh të vështirë që Shqipëria të dalë nga linja e NATO-s dhe e Perëndimit./abcnews.al

“Irani përpiqet të marrë drejtimin e botës islame”/ Çika: Izraeli mund të synojë ndryshime kufijsh territorialë dhe politikë

By: Xhen Sila
2 October 2024 at 20:46

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Emilio Çika thotë se Irani po përpiqet që të marrë drejtimin e botës islame. I ftuar në emisionin “Real Story”, Çika deklaroi se marrëdhëniet që ka krijuar me vende si Rusia apo Kina e bëjnë atë të jetë një faktor i rëndësishëm në rajonin e Lindjes së Mesme.

Ndërkohë, kapiteni Artur Meçollari, duke komentuar sulmin e befasishëm të Hamasit në Izrael një vit më parë, thotë se kjo lëvizje u bë për të tërhequr vëmendjen nga lufta në Ukrainë. Eksperti për çështjet ndërkombëtare, Ledion Krisafi shtoi se përpos luftës në Ukrainë, një tjetër faktor që ka ndikuar është edhe kontrolli i gadishullit të Sinait nga grupet islamike.

Sipas Çikës, Izraeli mund të ketë qëllim edhe ndryshimin e kufijve territorialë dhe politikë. Kjo gjë, shtoi ai, u vu re edhe në retorikën e përdorur gjatë fjalimit në OKB.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Emilio Çika: Irani është përpjekur të marrë drejtimin e botës islamike, duke shtrirë në mënyrë kapilare atë që është ndikimi i tij jo vetëm në organizata të tilla, por duke u shndërruar edhe si një vend që ka marrëdhënie të rëndësishme ndërkombëtare. Duke analizuar marrëdhëniet që ka me Federatën Ruse me furnizimin me armatime në konfliktin në Ukrainë, duke patur marrëveshje me Kinën e shndërron atë në një aktor të rëndësishëm ndërkombëtar në rajon, gjë që përcjell në këto organizata të njohura terrorriste nga Perëndimi, janë në kundërshtim të plotë nga vendet e tjera arabike. I shohin këto organizata si cenim të regjimit të tyre politike. Madje, edhe për çështjen tashmë nuk po flitet më për Rripin e Gazës, por për rindërtimin e kësaj zone, apo edhe më gjerë.

Artur Meçollari: Gaza ishte e befasishme. Ka mungesë koordinimi dhe koncepti. Ishte e pamundur të dalloheshin luftëtarët nga jo luftëtarët, gjë që është në shkelje të të drejtës ndërkombëtare. Por Libani ka veçori tjetër. Hamasi ka qenë dhe vazhdon të jetë ajo që ka ngelur një proksi i Iranit, pavarësisht se pas Iranit qëndron Rusia. Ishte momenti që kërkohej një tërheqjeje vëmendjeje nga konflikti në Ukrainë. Pavarësisht qëllimit të përbashkët, timing është diçka tjetër. Të gjitha mund të kenë qëllim eleminimin e shtetit të Izraelit, por timin koordinohet ndryshe. Hamasi mund të godiste edhe në një periudhë tjetër, por pikërisht në këtë periudhë kishte vetëm një interes në gjykimin tim, tërheqjen e vëmendjes nga Ukraina. Kjo ndodhi befasisht dhe mbrapa këtyre, në gjykimin tim, ajo ndodhi për shkak në atë moment, pra timing lidhet me Ukrainën. Kurse përgatitjet e Hamasit të një veprimi të tillë kanë kontribuuar shumë të gjithë ata që e financojnë, përfshirë edhe Turqia. Qëllimi mund të ketë qenë për të mbajtur nën kërcënim Izraelin, qëllimet mund të kenë qenë të përbashkëta por jo goditja.

Ledion Krisafi: Mendoj se ka lidhje me diçka tjetër. E para gadishulli i Sinait nuk është edhe aq i kontrolluar nga Egjipti, ka edhe grupe ismaliste që veprojnë aty që herë pas herë kanë vrarë ushtarë egjiptianë. Nuk është kaq e vështirë të kalosh armatime drejt Gazës për shkak të situatës së sigurisë në Sinai. E dyta, nuk lidhet tërësisht vetëm me Ukrainën. Problemi ka qenë me marrëveshjet abrahamike sepse normalizimi e marrëdhënieve mes Arabisë Saudite dhe Izraelit është shumë afër. Gjë që Arabia Saudite që ka Mekën dhe Medinën, që supozohet të jetë kreu I myslimanëve, dhe nëse vednosnin marrëdhëniet me Izraelin, do të thotë se çështja palestineze do të ikte nga tavolina. Hamasi riktheu çështjen palestineze në tavolinën në mënyrë të fortë me sulmin që bëri. Kishte vite që nuk diskutohej ideja me dy shtete, megjithatë mendoj se është e pamundur që të bëhet. Po vendosej një normalizim midis Arabisë dhe Izraelit, gjë që nuk I shkonte përshtat palestinezëve. Gjetën mënyrën se si të rikthehenin veten në tavolinë. Si çështje e kanë rikthyer, pavarësisht se Gaza është shkatërruar totalisht.

Emilio Çika: Edhe pse është rikthyer, dhe pse komuniteti ndërkombëtar i ka mëshuar gjithmonë idesë me dy shtete, në daljen e Netanyahut në OKB paraqiti dy harta. Në njërën tregonte rajonin, kishte vazhdimësi të Izraelit nga kufiri me Egjiptin deri në Liban. Nuk ekzistonte askund ai që është qoftë edhe në aspektin e Bregut Perëndimor. nëse ndjekim retorikën, foli për ndryshime kufijsh territorialë dhe politik. Krijimi i një zone është marrja e një territori të një shteti tjetër. Mos të na duket çudi që të ketë një synim fundor për periudhë afatgjate, edhe të një copëzimi të shtetit të persëve. Edhe me thirrjen që u përpoq të flasë për persët e mirë. Shohim edhe në long term qëndrimet që ka presidenti Erdogan, qëndrimet që ka me këtë çështje apo marrjen përsipër si lider shpirtëror për të gjithë myslimanët në rajon./abcnews.al

“Situata paraqitet e rëndë”/ Meçollari: Rrëzimi i raketave të Iranit është i suksesshëm. Përballja ajrore, e fituar nga Izraeli

By: Xhen Sila
2 October 2024 at 20:16

Ish ushtaraku Artur Meçollari thotë se Izraeli e ka të fituar luftën ajrore me Iranin. Në një lidhje live për “Real Story”, duke komentuar sulmin me raketa balistike të Iranit, tha se Izraeli ka treguar se ka një mbrojtje ajrore të fuqishme, gjë që rezultoi në rrëzimin e pjesës më të madhe të raketave.

Megjithatë, ai thotë se situata mes dy vendeve është e rëndë dhe nuk kemi të bëjmë më thjesht me një lojë si “macja me miun”.

“Aktualisht situata është e rëndë midis Izraelit dhe Iranit. Sulmi i parë i Iranit ishte një lojë macja me miun për të testuar kapacitetet por tani jemi në një situatë tjetër. Sulmi ishte i paprecedentë. Nuk kishte ndodhur kohë më përpara, ndodhi pas vrasjes së shefit të Hezbollahut, që domethënë se nga pikëpamja ushtarake veprimi i Iranit nuk do të ngelet më si një lojë me Izraelin, do të kërkojë përgjigje. Pyetja shtohet se kush i ka kapacitetet në këtë lojë? Problemi është edhe te kapaciteti për të arritur në objektiv. Izraeli ka sistemin më të mirë mbrojtës kundër ajror në botë. Janë disa sisteme që lidhen me njëri-tjetrin.

Sistem kompleks, që duket i thjeshtë por është i komplikuar se si funksionon. Shumë raketa ranë edhe në fushë të pabanuara, këto që ranë janë lejuar qëllimisht të bien se përllogaritja që bëhet është e tillë se nëse bien në një zonë të pabanuar ata nuk e godasin. Pra krijojnë mundësi që të godasin më të rrezikshmet. Në këtë përllogaritje, mund të ndodhë që disa nuk arrijnë të përpunohen nga sistemi dhe të bien pa qëllim dhe disa mund të bien me qëllim. Të lëshosh 181 raketa balistike është sukses i jashtëzakonshëm, goditja e objektivave mund të ndodhë por njerëz…Në gjykimin tim sot, përballja Iran-Izrael nga pikëpamja e luftës ajrore është e fituar nga Izraeli. Izraeli ka treguar se është në gjendje të mbrohet nga sistemi ajror dhe të godasë objektivat në Iran.”, u shpreh Meçollari./abcnews.al

Sulmi ajror izraelit në Siri, 3 të vrarë. U shënjestrua një ndërtesë me zyrtarë të Hezbollahut dhe Iranit

By: Xhen Sila
2 October 2024 at 19:58

Të paktën tre persona u vranë pasditen e së mërkurës nga një sulm izraelit në një ndërtesë apartamentesh në periferi të Damaskut, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Ky ishte sulmi i dytë izraelit në këtë lagje në pak ditë. Organizata tha se objektivi ishte një ndërtesë apartamentesh ku banojnë zyrtarë të lartë të Hezbollahut dhe Gardës Revolucionare të Iranit.

BREAKING:

Israel is now dropping bombs on residential areas in Syria’s capital city of Damascus. pic.twitter.com/4K5Pi9LFfF

— sarah (@sahouraxo) October 2, 2024

/abcnews.al

Biden: Nuk mbështesim asnjë sulm të mundshëm izraelit ndaj armëve bërthamore të Iranit

By: Xhen Sila
2 October 2024 at 19:53

Joe Biden mbajti një qëndrim paksa të ndryshëm në lidhje me atë që ai mbrojti dje, pas sulmit masiv raketor të Iranit kundër Izraelit.

Në një deklaratë që ai dha para gazetarëve gjatë vizitës së tij në Karolinën e Veriut, ai pranoi se nuk e mbështet sulmin ndaj objekteve bërthamore të Iranit, në përgjigje të Izraelit.

“Përgjigjja është jo,” u përgjigj ai kur u pyet për këtë. Përveç kësaj, ai tha se Izraeli ka të drejtë t’i përgjigjet sulmit të djeshëm me raketa iraniane, por se duhet ta bëjë këtë në mënyrë proporcionale.

Në të njëjtën kohë, presidenti amerikan theksoi se do të vendosen sanksione ndaj Iranit pas sulmit të mbrëmshëm, ndërsa shtoi se së shpejti do të kontaktojë me Benjamin Netanyahun./abcnews.al

 

 

“Izraeli nuk do të përmbahet ndaj Iranit”, Shtuni: Ka hapur luftë në shumë fronte ndaj armiqve, kërkon siguri

By: Xhen Sila
2 October 2024 at 19:36

Eksperti i sigurisë, Adrian Shtuni thotë se qëllimi i Izraelit është të “shfarosë” armiqtë që e kërcënojnë atë. Në një intervistë për “Edicionin qendror” me gazetaren Juli Krisafi, ai tha se kundërpërgjigjja e Izraelit ndaj Iranit për sulmin me raketa balistike, nuk do të jetë aq e përmbajtur sa në sulmin e parë.

“Kuptimi i fitores është më i gjerë në mënyrën se si e shoh unë sesa pengimi i armikut që do të godasë. Për shkak se është në goditje të vazhdueshme nga 4-5 anë, Izraeli kërkon ta ndryshojë këtë dinamikë dhe të ketë siguri më të qëndrueshme që të mos sulmohet në këtë mënyrë nga Gaza, Hezbollahu, Irani apo rebelët Houthi. Ajo që u pa dje është e rrezikshme se është përshkallëzim tjetër që do ta intensifikojë konfliktin më shumë dhe mund të sjellë të panjohura. Druaj se kundërpërgjigja e Izraelit nuk do të jetë që e përmbajtur sa në prill pas sulmit të parë të Iranit.“, u shpreh ai.

Sipas tij, Izraeli mund të synojë infrastrukturën nukleare të Iranit.

“Kundërpërgjigja e Izraelit mund të ketë shumë objektiva. E para, shënjestra më strategjike që Netanyahu ka kohë që e ka kërkuar është infrastruktura nukleare e Iranit që mund të dëmtojë synimin srategjik që ka sistemi i tyre. E dyta, që mund të konsiderohet si shënjestër mund të ketë sistemi kundërajror i Iranit dhe infrastruktura mbrojtëse dhe sulmuese që është përdorur për të dërguar raketa balistike. Kjo do të jetë edhe një mënyrë parandaluese që Irani të mos vazhdojë të godasë. Një tjetër nivel shënjestrash janë rafineritë e naftës apo sistemet energjetike”, shtoi Shtuni.

I pyetur për ndihmën e SHBA-së ndaj Izraelit, ai tha se:

“Ishin dy shkatërrues në brigjet e Izraelit që ndihmuan me interceptimin e raketave balistike, ndihmë në mbrojtje. Dihet ndihma që SHBA-të i japin Izraelit në aspektet e mbrojtjes, por ka limite. Në Liban u tha qartë se SHBA nuk do të ndërhynin dhe Izraeli hyri vetëm. SHBA nuk kanë marrë pjesë në asnjë lloj sulmi por kanë mbrojtur Izraelin. Ka një pikëpyetje te goditja e infrastrukturës energjetike apo burimeve të naftës sepse nëse do të goditen ato do të ketë efekt domino në çmimet e naftës në botë. Jemi në moment zgjedhjesh në Amerikë, dhe kjo do të ndikonte shumë edhe në qasjen e votuesve. Qëllimi përfundimtar i Izraelit është që të mos zgjohet nën frikën e një sulmi. Kjo është kërkesa që ka, e ka artikuluar qëllimin strategjik që të mos ndihet i rrezikuar për shfarosje ndërkohë që ka armiq që e thonë këtë me zë të lartë që kërkojnë ta fshijnë nga harta e botës., u shpreh eksperti./abcnews.al

EMRI/ Emërohet Drejtori i ri i Përgjithshëm i Tatimeve

By: Xhen Sila
2 October 2024 at 19:28

Ilir Binaj është emëruar Drejtori i ri i Përgjithshëm i Tatimeve. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Ai do të zëvendësojë Ceno Klosin, i cili dha dorëheqjen në fillim të Qershorit.

“V E N D I M PËR EMËRIMIN E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË TATIMEVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 17, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:
1. Z. Ilir Binaj emërohet drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve.
2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.”, thuhet në njoftim./abcnews.al

Hamasi merr përgjegjësinë për sulmin me 7 të vrarë në Tel Aviv

By: Xhen Sila
2 October 2024 at 18:53

Krahu i armatosur i Hamasit mori përgjegjësinë për të shtënat e djeshme në Tel Aviv, ku mbetën të vrarë 7 persona dhe u plagosën 16 të tjerë.

Sipas Hamasit, dy terroristët që kryen sulmin, Mohammad Mesek dhe Ahmed Himouni nga Hebroni, janë anëtarë të grupit terrorist, raportojnë mediat izraelite.

Dy personat e armatosur nisën sulmin në sistemin hekurudhor në Jaffa në jug të Tel Avivit./abcnews.al

SHBA, mbi 160 të vdekur nga uragani Helene që goditi juglindjen e vendit

By: Xhen Sila
2 October 2024 at 18:04

Më shumë se 160 njerëz kanë vdekur nga uragani Helene, një nga stuhitë më vdekjeprurëse që ka goditur SHBA në kohët e fundit.

Qindra të tjerë mbeten të zhdukur pasi Helene goditi shtetet juglindore, duke shkaktuar përmbytje, duke shkatërruar komunitete dhe duke ndërprerë energjinë elektrike.

Përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë dhe dërgesat e ndihmave janë bërë me avionë.

Presidenti Joe Biden do të vizitojë Karolinën e Veriut të mërkurën, ndërsa zëvendëspresidentja Kamala Harris shkon në Gjeorgjinë fqinje.

Helene goditi SHBA-në të enjten si një uragan i kategorisë 4, më i fuqishmi që ka goditur Big Bend të Floridës, përpara se të përshkonte shtetet fqinje dhe të zvogëlohej në një stuhi tropikale./abcnews.al

 

Sulm me armë në Lisbonë të Portugalisë, vriten tre persona

By: Xhen Sila
2 October 2024 at 17:36

Tre persona, dy burra dhe një grua u vranë nga disa persona të paifentifikuar në Lisbonë të Portugalisë.

Të shtënat ndodhën në lagjen Penha de Franca, një lagje e vjetër e klasës punëtore të Lisbonës.

Vrasje të tilla janë të rralla në Portugali, e cila konsiderohet si një nga vendet më të sigurta në botë, por krimi ka qenë në rritje kohët e fundit.

Portugalia renditet si vendi i 7-të më paqësor në botë, sipas Indeksit Global të Paqes. Por raporti i fundit i sigurisë kombëtare thotë se krimi i dhunshëm u rrit me 5.6% vitin e kaluar nga nivelet e vitit 2022 në 14,022 raste, më shumë se një e treta e tyre./abcnews.al

Ushtria izraelite konfirmon vdekjen e 7 ushtarëve të saj në Liban

By: Xhen Sila
2 October 2024 at 16:56

Ushtria izraelite njoftoi vdekjen e shtatë ushtarëve të saj në Liban. Ushtria libaneze njoftoi nga ana e saj se ushtarët izraelitë hynë për një kohë të shkurtër në dy lokacione në Libanin jugor sot.

“Një forcë e armikut izraelit kaloi vijën blu (që ndan dy vendet) për një distancë prej rreth 400 metrash në territorin libanez në dy sektorë, përpara se të tërhiqej,” tha ushtria libaneze në llogarinë e saj në X.

“Është vetëm fillimi i konfrontimit (…) rezistenca në jug është në nivelin më të lartë të përgatitjes,” u tha gazetarëve shefi i zyrës së shtypit të Hezbollahut, Mohammad Afifi, gjatë një vizite të organizuar nga gazetarët në periferitë jugore të Bejrutit./abcnews.al

 

Sulmet kundër Hezbollahut, eksperti: Izraeli ka një plan më të madh sesa pushtimi i Libanit

By: Xhen Sila
2 October 2024 at 16:44

Eksperti për marrëdhëniet ndërkombëtare, Kreshnik Osmani shprehet se Izraeli ka një plan më të madh se sa thjesht pushtimi i Libanit. Në një intervistë për emisionin “Faqja 4”, duke folur për sulmet izraelite ndaj objektivave të Hezbollahut të mbështetur nga Irani, ai tha se Izraeli synon ndërtimin e një korridori.

Sipas ekspertit, bëhet fjalë për një zonë ushtarake që synon të hapet nga jugu i Libanit deri në në juglindje të Turqisë te kurdët.

“Pas vrasjes së ushtarëve izraelit në jug të Libanit sot paradite, pritej që ofensiva të nisë por do të jetë e vështirë që të ecin me shpejtësi apo të kalojë zonën e jugut të Libanit pasi është e minuar dhe e mbushur me kurthe dhe ka probleme logjistike dhe ushtarake. Përplasja e trupave ushtarake me forcat Hezbollah në sipërfaqen zero, është problematike se nuk mund të mbështetet me artileri dhe aviacion nga ajri se Izraeli mund të rrezikojë ushtarët e vet. Izraeli e ka marrë vendimin tashmë do të shqepet tërësisht Lindja e Mesme. Jemi përballë një panorame të re.

Izraeli ka bërë masakër në Gaza, ka synim të bëjë spastrim etnik në Gaza, më pas do të kalojë në spastrimin e Bregut Perëndimor, do të hyjë në Liban dhe nëse kalon deri në kufirin e asaj që Izraeli e konsideron si përpjekje strategjike për të mbrojtur kërcënimin e tij ekzistencial dhe domosdoshmërinë për të kthyer të shpërngulurit në veri të vendit. Sipas shërbimeve sekrete turke tregojnë se ka një plan akoma më të madh se pushtimi, është ndërtimi i korridorit David, zonë ushtarake që synon të hapet nga jugu i Libanit në drejtim të bazave amerikane në brendësi të Sirisë për te bazat amerikane në Sirinë e veriut dhe në juglindje të Turqisë te kurdët, çka ka alarmuar edhe Erdoganin. Jemi përballë një skeme të komplikuar që do të na sjellë zhvillime tronditëse deri në zgjedhjet amerikane.“, tha Osmani./abcnews.al

 

Sulmi raketor i Iranit/ Eksperti: Përshkallëzimi po kthehet në një luftë rajonale. Pritet përgjigje e fortë nga Izraeli, do të përpiqet të godasë…

By: Xhen Sila
2 October 2024 at 16:33

Eksperti për marrëdhëniet ndërkombëtare, Kreshnik Osmani thotë se tensionet në Lindjen e Mesme rrezikojnë të kthehen në një luftë rajonale dhe në një përplasje më të madhe botërore. Këtë koment ai e bëri në një intervistë për “Faqja 4”, duke komentuar sulmin me raketa balistike të Iranit ndaj Izraelit.

“Shifrat më afër të vërtetës që janë përmendur nga agjencitë prestigjioze janë te 250 raketa balistike të përdorura nga Irani dhe deri në 85 kanë goditur objektivat. Pra, 250 raketa të goditura, nga të cilat 50 -80 kanë goditur objektivat, për të shkuar më pas se jemi përballë një situatë te re që tregon se do të shkojmë të një përshkallëzim në Lindjen e Mesme. Përshkallëzimi tregon se kemi hyrë në një fazë të re të luftës që rrezikon të kthehet në një luftë rajonale dhe në një përplasje më të madhe botërore. Të gjithë palët në frontin e luftës janë bërë gati dhe janë marrë masa. Amerikanët kanë ndihmuar mbrëmë Izraelin me aeroplan mbajtëset dhe sistemet raketore, francezët kanë thënë gjithashtu të njëjtën gjë. Pra kemi mobilizim nga të gjitha kampet që janë të interesuara për të përcjellë mesazhet e tyre por edhe për sigurinë e tyre kombëtare.”, u shpreh eksperti.

Sipas tij, kundërpërgjigjia izraelite ndaj Iranit do të jetë e fortë. Ai thotë se duhet marrë në konsideratë edhe momenti i vështirë në të cilën ndodhet administrata Biden para zgjedhjeve të Nëntorit.

“Izraeli ka thënë se do të ketë kundërpërgjigje dhe mendoj se do të jetë e fortë. Do të përpiqen të godasin centralet për pasurinë e uraniumit në Iran pasi Netanyahu kërkon të tërheqë prej kohësh në përballje direkte me Iranin por a do të jenë amerikanët të nxituar. Është e rëndësishme të kuptojmë momentin amerikan, cilat janë llogaritë e administratës Biden dhe Harris pasi çdo kalkulim dhe përllogaritje e gabuar do të ketë kosto të madhe për zgjedhjet. Por nga ana tjetër, shumë mendojnë se mbështetja apo goditja e Iranit në këtë moment mund të jetë rritje pikësh për Harris. Në këtë moment, problemi është se Irani ka thënë se nëse Izraeli do të bëjë kundërpërgjigje ne do t’i japim përgjigje të tmerrshme që se kanë menduar më parë. Ndërkohë në këtë moment presidenti iranian ka mbërritur në Katar dhe është duke u pritur nga Emiri, çka më lë të kuptoj se iranianët po shikojnë nëpërmjet Katarit të diskutojnë me amerikanët pas Katari ka qenë pikë kyçe ndërmjetësimi ndërmjet amerikanëve, Hezbollahut, Hamasit.Vizita e tij menjëherë pas sulmit ndaj Izraelit besoj se ka lidhje edhe me kontrollin apo administrimin e momentit delikat që mund ta shpërthejë rajonin e Lindjes së Mesme dhe ta çojë zonën në drejt një situate të paparashikueshme.“, u shpreh eksperti./abcnews.al

 

Before yesterdayMain stream

Ndryshe quhen “pushtuesi”, çfarë janë raketat hipersonike Fattah që Irani përdori për herë të parë kundër Izraelit

By: Xhen Sila
1 October 2024 at 22:40

Një lloj i ri rakete hipersonike “Fattah” u përdor nga Irani për herë të parë në sulmin kundër Izraelit, sipas gardës revolucionare të vendit. Emri i raketës në arabisht përkthehet si “pushtues” ose “sjellës i fitores”.

Në një deklaratë, Korpusi i Gardës Revolucionare iraniane (IRGC) pretendoi se “90%” e raketave të saj goditën me sukses objektivat e synuara. Megjithatë, mbrojtja izraelite, e ndihmuar nga SHBAi kapi kryesisht raketat përpara se ato të shkaktonin dëme të konsiderueshme ose të plagosnin dikë në tokë.

Çfarë është raketa iraniane Fattah-1

Fattah-1 është një raketë balistike hipersonike iraniane me rreze të mesme veprimi, e zhvilluar nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike dhe e zbuluar në vitin 2023. Është raketa e parë balistike hipersonike e Iranit.

Raketa është raportuar të jetë në gjendje të mbajë koka bërthamore, megjithëse kjo nuk është konfirmuar./abcnews.al

Kryeministri britanik telefonatë me Netanyahun, dënon sulmin nga Irani: Ne qëndrojmë me Izraelin

By: Xhen Sila
1 October 2024 at 22:18

Kryeministri britanik, Keir Starmer ka dënuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit gjatë një telefonate me homologun e tij izraelit Benjamin Netanyahu.

Ai shprehu “angazhimin e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar për sigurinë izraelite dhe mbrojtjen e civilëve”, tha një zëdhënës i Doëning Street, citon BBC.

Ai gjithashtu ka folur për mediat duke thënë se Britania qëndron me Izraelin por iu është shmangur pyetjeve për ndihmën ushtarake.

“Ne qëndrojmë me Izraelin dhe njohim të drejtën e tij për vetëmbrojtje përballë këtij agresioni. Irani duhet t’i ndalë këto sulme, së bashku me përfaqësuesit e tij si Hezbollahu. Ne mbështesim kërkesën e arsyeshme të Izraelit për sigurinë e popullit të tij. Jam thellësisht i shqetësuar për rrezikun e llogaritjes së gabuar”, tha ai./abcnews.al

Sulmi me raketa nga Irani/ Ambasada, njoftim të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë në Izrael

By: Xhen Sila
1 October 2024 at 21:57

Ambasada e Shqipërisë në Izrael ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë pas situatës së krijuar nga sulmi me raketa iraniane. Në një postim në Facebook, ambasada iu bën thirrje shqiptarëve në Izrael se në rast nevoje emergjente të kontaktojnë në të dhënat e vëna në dispozicion.

Njoftim për qytetarët shqiptarë në Izrael:

Duke marrë parasysh situatën e vështirë të orëve të fundit, në rast nevoje emergjente lutemi kontaktoni në numrat e kontaktit si më poshtë:

+972 544806601

+972 549042813

si edhe në adresën e emailit të ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Izrael:

[email protected]

Sugjerohet, që për lehtësi komunikimi të përdoren mesazhat në WhatsApp apo në telefonat celularë.

Ju lutem, vini re se këta numra kontakti janë në dispozicion vetëm për qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në Izrael.

Stafi i ambasadës është në gatishmëri për çdo nevojë të mundshme. /abcnews.al

❌
❌