Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 2 October 2024Main stream

6 viktima dhe 10 të plagosur/ Gjatë sulmit nga Irani, Izraeli u godit nga një akt terrοrist

By: user 6
1 October 2024 at 23:19

Të paktën 6 persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë janë plagosur në një sulm terrοrist me armë të martën mbrëma në qytezën Jaffa, në pjesën qendrore të Izraelit, sipas një deklarate të policisë izraelite. Sipas ekipeve të emergjencave, të paktën 4 nga të plagosurit ishin në gjendje kritike. 

Sulmi ndodhi në afërsi të stacionit të trenit në këtë qytet dhe i parapriu sulmit me raketa nga Irani. Sipas të përditshmes “Jerusalem Post”, dy persona të armatosur u panë të dilnin nga treni dhe rrjedhimisht u qëlluan për vdekje nga forcat e sigurisë.

Nuk pati ndonjë deklaratë të menjëhershme për marrjen e përgjegjësisë për sulmin, por ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich tha se autorët ishin palestinezë nga qyteti Hebron, i Bregut Perëndimor. Në një deklaratë të policisë thuhet se rreziku ishte neutralizuar dhe situata në Jaffa ishte vënë në kontroll. Policia tha se janë njoftuar ndërkohë edhe familjet e viktimave. 

The post 6 viktima dhe 10 të plagosur/ Gjatë sulmit nga Irani, Izraeli u godit nga një akt terrοrist appeared first on Lapsi.al.

❌
❌