Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 3 October 2024Main stream

Kush janë dy deputetët e opozitës që iu bashkuan PS

By: user 2
3 October 2024 at 19:33

Ndonëse deputetët demokratë bënë dy orë përleshje para kuvendit jo vetëm për të futur në sallë kolegët e tyre të përjashtuar, por edhe për të për të penguar punimet e mazhorancës, kësaj të fundit Shpëtimi i ka ardhur nga partia e tregut çam. Deputetët e PDIU, Nusret Avdulla dhe Gëzim Ademaj i kanë shpëtuar ‘rrethimit’ dhe janë futur në sallë duke i siguruar PS-së shumicën për hapjen e seancës. Në sallë gjendeshin vetëm 69 deputetë të mazhorancës ndërkohë që kërkohet prezenca e së paku 71 prej tyre për të nisur senacën plenare. 

Ky nuk është një qëndrimi ri i bashibozukëve të PDIU-së të cilët çdo katër vjet sigurojnë vendet duke u futur në listat zgjedhore të PD-së e më pas midis dy palë votimesh, punojnë me qeverinë.

©Lapsi.al

 

The post Kush janë dy deputetët e opozitës që iu bashkuan PS appeared first on Lapsi.al.

❌
❌