Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 3 October 2024Main stream

Regjisori i filmit “Prokurori” zbulon prapaskenat e xhirimeve në Tiranë: “Danny Glover u largua nga Shqipëria duke qarë”

By: lindita
3 October 2024 at 14:25

Fatmir Doga, regjisori i filmit “Prokurori”, i cili do të shfaqet në rrjetin e kinemave “Cineplexx” nga data 10 tetor, ka treguar përshtypjet nga xhirimet e serialit në Tiranë. Në një intervistë në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ai shprehet se vetë natyra dhe historia e shqiptarëve është shumë kinematografike. “Ne shqiptarët, qoftë dashurinë, qoftë urrejtjen, e kemi në ekstrem sepse jemi shumë…

Source

Ministri i Brendshëm prezanton Drejtorin e ri të Policisë së Shtetit: Sot hapim një kapitull të ri

By: lindita
3 October 2024 at 14:16

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka prezantuar sot Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda. Në fjalën e tij, ministri tha se sot hapet një kapitull i ri në rrugën e policisë së shtetit. “Sot hapim një kapitull të ri në rrugën e përpjekjes së organizatës së policisë për tu rritur dhe zhvilluar profesionalisht. E vetmja vështirësi e drejtorit të ri edhe kjo në aspektin pozitiv mbetet…

Source

Shtyhet për herë të tretë seanca paraprake për dosjen e Sterilizimit

By: lindita
3 October 2024 at 13:33

Shtyhet për herë të tretë seanca paraprake për dosjen e sterilizimit. Me kërkesë të ilir Beqajt, prokurorët lexojnë çdo rresht në materialin e gjatë të kërkesës për gjykim. Seanca e radhës u la më 10 tetor në orën 10:00 dhe ku kanë mbetur për t’u lexuar edhe 50 faqe.

Source

Kaosi në Kuvend, Spiropali takohet me Presidentin Begaj

By: lindita
3 October 2024 at 13:14

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, shkon papritur në Presidencë. Ende nuk dihet arsyeja, megjithatë nga raportimet mësohet se në qendër të takimit mund të jenë zhvillimet politike në vend, veçanërisht pas tensioneve dhe përplasjeve që janë krijuar në sallën e Kuvendit dhe jashtë saj mes deputetëve opozitarë.

Source

Prokurorët e SPAK nuk do marrin pjesë në Komisionin Antikorrupsion

By: lindita
3 October 2024 at 11:52

Pas Gjykatës Kushtetuese edhe Prokurorët e SPAK kanë marrë vendimin që të mos bëhen pjesë e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion. Reagimi i SPAK Në përgjigje të interesimit tuaj, ju bëjmë me dije se kërkesa e Komisionit të Posaçëm Parlamentar “Për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit, dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian” (Komisioni)…

Source

Gaz Bardhi: Do sillemi si të na teket ndaj Kuvendit dhe Kryeministrisë

By: lindita
3 October 2024 at 10:57

Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, tha se opozita do të sillet si ti teket, rast pas rasti qoftë ndaj Kuvendit, Kryeministrsië dhe ndaj çdo godine tjetër, ku sipas tij strehohet krimi i organizuar. “Cilido që di të lexojë shqip, përjashtimi i 24 deputetëve nuk parashikohet në rrethanat që njeh Rregullorja e Kuvendit. Njëlloj si deputetët e burgosur të opozitës që janë burgosur pa ligj…

Source

Kryeparlamentarja Spiropali shpreh mirënjohje për Gardën: Nuk meritojnë të trajtohen në atë mënyrë!

By: lindita
3 October 2024 at 10:45

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali shprehu mirënjohje për Gardën e Republikës, për të cilën tha se po bën një detyrë shumë të vështirë përballë ofendimeve të deputeëve të opozitës. “Padiskutim që deputetët që nuk janë të dënuar, duhet të jenë në sallë. Ata që pengojnë po bëjnë një akt shumë të rëndë, jo vetëm ndaj tyre, por edhe ndaj Gardës së Republikës, për të cilën shpreh të gjithë…

Source

Deputetët e maxhorancës në Kuvend, karriget e opozitës ende të pazëvendësuara

By: lindita
3 October 2024 at 10:31

Seanca plenare ka nisur këtë të enjte. Shumica e socialistëve janë futur, ndërsa karriget e zëvendësuara të deputetëve të opozitës janë bosh. Deputetët demokratë qëndrojnë jashtë oborrit të Kuvendit. Ata kanë bllokuar të pesta hyrjet e Parlamentit. Demokratët kanë mbërritur para orarit zyrtar të seancës plenare duke bllokuar të gjitha hyrjet, ndërsa janë përplasur me gardën…

Source

Deputetët e opozitës bllokojnë makinën e kryeparlamentares: Spiropali nuk është brenda…

By: lindita
3 October 2024 at 10:02

Deputetët e opozitës krijuan një barrikadë sapo makina e kryeparlamentares Elisa Spiropali mbërriti në ambientet e Kuvendit. Flamur Noka qëndroi pranë makinës dhe pak minuta më vonë, mjeti u largua. Ndërkohë, Noka tha se Spiropali nuk ndodhej në makinë. “Hyjnë si minj aty brenda, se nuk përfaqësojnë popullin këta”, tha Noka.

Source

Before yesterdayMain stream

Kuvendi njofton KQZ-në për zëvendësimin e Ervin Salianjit

By: lindita
2 October 2024 at 14:51

Kuvendi iu drejtua me një shkresë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku e njofton për vakancën e krijuar pas ndërprerjes së mandatit të deputetit për Ervin Salianjin. Ish-deputetit të PD-së Salianji iu ndërpre mandati pas vendimit të Gjykatës së Apelit që e dënoi me 1 vit heqje lirie. Pas ndërprerjes së mandatit të deputetit, vendin e Salianjit e zë një prej emrave të listës shumëemërore të…

Source

Ministria e Jashtme: Shqipëria dënon sulmet e Iranit ndaj Izraelit. Kërcënim ndaj sigurisë rajonale

By: lindita
2 October 2024 at 14:43

Shqipëria dënon sulmet e Iranit ndaj Izraelit. Përmes një deklarate të shpërndarë në rrjetet sociale, Ministria e Punëve të Jashtme, shkruan se sulmet e Iranit paraqesin rrezik për sigurinë rajonale. “Shqipëria dënon ashpër sulmet e Iranit ndaj Izraelit dhe civilëve të tij. Kjo paraqet një përshkallëzim të konsiderueshëm, duke rritur kërcënimin ndaj sigurisë rajonale.

Source

Kryebashkiaku Llatja inspekton punimet për pastrimin e kanaleve në fshatrat Thanë dhe Murriqan

By: lindita
2 October 2024 at 12:46

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, vizitoi sot fshatrat Thanë dhe Murriqan për të parë nga afër ecurinë e punimeve për pastrimin e kanaleve kulluese dhe vaditëse. Gjatë inspektimit, kryetari vlerësoi progresin e bërë në këtë projekt të rëndësishëm për zonën, që synon përmirësimin e vaditjes dhe kullimit të tokave bujqësore, si dhe mbrojtjen nga përmbytjet. “Është prioritet i yni…

Source

Ben Blushi: Vetëvrasja e Iranit

By: lindita
2 October 2024 at 12:29

Nga Ben Blushi Është e vështirë të kuptosh se ç’punë ka një shtet që sulmon një shtet tjetër, pasi ky i fundit po mbrohet nga një shtet i tretë. Irani sulmoi izraelin sepse ushtria e këtij vendi çmontoi Hezbollahun që prej vitesh e sulmon nga Libani. Kjo duket absurde. Është njëlloj sikur Greqia të sulmojë Shqipërinë, sepse kjo ka neutralizuar një bandë që vepron në Mal të Zi dhe që aty hedh…

Source

Rama: U mblodhën në Durrës 100 sportistë nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova

By: lindita
2 October 2024 at 12:19

“Eko Parku i madh i Durrësit ka mbledhur 100 sportistë nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, në eventin sportiv Kupa Kombëtare dhe Gara Ballkanike e ngjitjes sportive “Open Ballkan”. Alpinistët të grupmoshave të ndryshme U14, U16 dhe të rritur, për femra e meshkuj treguan aftësitë dhe talentin e tyre në ‘climb wall-in’ e këtij parku modern rekreativ me fusha sporti e me…

Source

Eduard Zaloshnja: Qarku Tiranë, 19 apo 20 mandate PS-ja?

By: lindita
2 October 2024 at 12:09

Nga Eduard Zaloshnja Në zgjedhjet parlamentare të 2021-shit, kandidadtët për deputëtë të PS-së në Qarkun Tiranë morën 227 mijë vota, ose 48.7% të votave të vlefshme të qarkut. Ato vota u përkthyen në 18 mandate parlamentare, ose në 50% të 36 mandateve të qarkut. Por shumë ujë ka rrjedhur qysh atëherë në Lumin e Tiranës… Kështu, në Qarkun Tiranë tani do të jenë 37 mandate parlamentare në garë…

Source

GJKKO ndan çështjen për Vangjush Dakon, shpall moskompetencën për 5 prej të pandehurve!

By: lindita
2 October 2024 at 11:57

Gjykata e Posaçme shpall moskompetencë për Ferzilet Hajdëri, Adnand Toçila, Diana Dedja, Bashkim Salillari dhe Hanza Reka, të cilët kërkuan gjykim të zakonshëm dhe të ndahej çështja nga Vangjush Dako. vangjush dako spak Gjyqtarja Elsa Ulliri vendosi kalimin e dosjes në ngarkim të këtyre personave në Gjykatën e Durrësit, si gjykatë kompetente për të shqyrtuar çështjen ndaj tyre…

Source

Sondazhet/ Vance vs Walz, ja kush e fitoi debatin mes kandidatëve për zv.President

By: lindita
2 October 2024 at 10:30

Senatori republikan JD Vance fitoi debatin kundër guvernatorit të Minesotës, Tim Walz, me diferencën më të vogël, sipas një sondazhi të menjëhershëm të CNN të kryer midis votuesve të regjistruar që ndoqën përballjen. Vance dhe Walz janë kandidatët për zv.President, i pari i zgjedhur nga Trump dhe tjetri nga Harris. 51 % e të anketuarve thanë se Vance doli në krye, krahasuar me 49 për qind që…

Source

Boris Johnson thyen protokollin mbretëror, zbulon se mbretëresha Elizabeth II vuante nga kanceri i kockave

By: lindita
2 October 2024 at 10:05

Ish-kryeministri britanik Boris Johnson ka ngjallur një reagim të ashpër pasi shkeli protokollin mbretëror duke zbuluar në librin e kujtimeve të tij se mbretëresha Elizabeth II kishte kancer në kocka para vdekjes së saj. Libri, i cili do të dalë më 10 tetor dhe pjesë të të cilit po shikohen këtë javë në gazetën Daily Mail, tregohen ditët e fundit të Mbretëreshës në Balmoral Castle në Skoci.

Source

SHBA: E ndihmuam Izraelin t’i rrëzonte raketat e Iranit

By: lindita
2 October 2024 at 09:58

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se SHBA-ja “kapi disa raketa” që Irani i hodhi në drejtim të Izraelit. “Ne e dënojmë këtë akt të egër të agresionit nga Irani”, tha ai dhe “i bëjmë thirrje të ndalojë çdo sulm të mëtejshëm”. Të martën, Irani hodhi disa raketa në drejtim të Izraelit, në shenjë hakmarrjeje për, siç tha, agresionin e Izraelit kundër aleatëve të tij në Liban dhe në…

Source

❌
❌