Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 October 2024Main stream

Vlora nën ujë, kryetari i bashkisë: Janë evakuar 22 familje

By: user 5
4 October 2024 at 19:31

Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë të gjithë vendin tonë këtë të premte.

Në disa qytete ka pasur përmbytje të rrugëve duke shkaktuar trafik të rënduar. Ndërsa më problematike situata paraqitet në qytetin e Vlorës ku, uji ka vërshuar nëpër rrugë duke krijuar mjaft probleme.

Kryetari i Bashkisë së Vlorës në një prononcim për mediet bëri të ditur se, janë evakuar 22 familje, ndërsa 3 personave u është dhënë ndihmë pasi kishin mbetur të bllokuar.

“Jemi në koordinim të plotë me institucionet e qendrore, me Ministrinë e Mbrojtjes, me Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile, pasi realisht është diçka përtej angazhimit tonë si Bashki. Këto prurje shiu është e pamundur të menaxhohen në kohë. Kemi evakuar 22 familje deri më tani. Do të vendosim në dispozicionin konviktet tek ish-shkolla mjekësore. Të gjithë të evakuarit do t’i dërgojmë atje. Për çdo problematikë kontaktoni numrat e emergjencës”, tha Dredha.

Moti i keq pritet të vazhdojë deri në mesnatë, ndërsa të shtunën do të ketë një përmirësim të lehtë. Të dielën pritet të rinisin reshjet e shiut.

Numrat dhe kontaktet për çdo problematikë:
Emergjenca 128
Policia bashkiake: 033 404 404
Policia e shtetit 129
Ambulanca:127
FACEBOOK: Ujësjellës Kanalizime Vlore
INSTAGRAM: uk_rajoni_vlore
INSTAGRAM: uk_rajoni_vlore

The post Vlora nën ujë, kryetari i bashkisë: Janë evakuar 22 familje appeared first on Lapsi.al.

Përmbytjet në jug, reagon Pirro Vëngu: Kemi çuar në Vlorë dy moto varka

By: user 5
4 October 2024 at 19:22

Reagimi i Ministrit të Brendshëm Pirro Vengu

Moti i keq i shoqëruar me intensitet reshjesh të pazakontë në disa zona të vendit ka shkaktuar problematika të ndryshme.

Në Vlorë, situata u rëndua si pasojë e prurjeve të mëdha, ndërsa problematika janë regjistruar në stacionet e pompimit.

Në këto kushte, Agjencia e Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura, pas thirrjes për mbështetje nga pushteti vendor, dhanë mbështetjen me 2 moto varka, 2 ekipe të pajisur me 2 motopompa, 8 mjete të kalueshmërisë së lartë dhe 30 forca ushtarake.

Gjithashtu, për t’i ardhur në ndihmë komunitetit pranë Bashkisë Vlorë, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po koordinon dhe organizon strukturat operacionale ne nivel vendor dhe qendror, ku nga Forcat e Armatosura janë nisur edhe 6 forca e 2 mjete nga Reparti i Këmbësorisë së Jugut. Mbetemi në monitorim të situatës gjatë orëve në vazhdim.

The post Përmbytjet në jug, reagon Pirro Vëngu: Kemi çuar në Vlorë dy moto varka appeared first on Lapsi.al.

Lungomare e Vlorës nën ujë, Berisha: Ky është rezultati kur i japin tendera bandave

By: user 5
4 October 2024 at 19:18

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me përmbytjet nga reshjet e shiut në qytetin e Vlorës, duke bërë përgjegjës qeverinë pasi ka dhënë tendera pa asnjë studim por vetëm kanë hedhur beton.

Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale nga kryedemokrati, dallohet se si është bllokuar nga uji një pjesë e lungomares, ku makinat kanë ndaluar pasi rruga është e pakalueshme, si dhe në një tjetër lagje uji vërshon furishëm duke marrë me vete edhe koshat e plehrave.

‘Lungomare e Betonit në Vlorë!! Punime pa asnjë studim, thjesht i japin tenderat bandave dhe më pas është ky rezultati’, shkruan Berisha në Facebook.

The post Lungomare e Vlorës nën ujë, Berisha: Ky është rezultati kur i japin tendera bandave appeared first on Lapsi.al.

Rrëzohet pema në zonën e ish-Bllokut nga moti i keq, bllokohet rruga

By: user 5
4 October 2024 at 19:11

Moti i keq ka përfshirë edhe Tiranë, ku për pasojë një pemë e madhe është rrëzuar në mes të rrugës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sami Frashëri” në kryeqytet, pranë shkollës “Edit Durham”.

Siç shihet edhe nga pamjet pema ka rënë në një moment kur ka pasur edhe shumë kalimtarë, por për fat të mirë nuk raportohet për persona të lënduar.

Ndërkohë po punohet për largimine pemës dhe pastrimin e rrugës.

The post Rrëzohet pema në zonën e ish-Bllokut nga moti i keq, bllokohet rruga appeared first on Lapsi.al.

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shtetas nga Shqipëria

By: user 5
4 October 2024 at 19:09

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka shpallur në kërkim tre shtetas të Shqipërisë.

Këta persona kërkohen nën dyshimin për përfshirje në veprat penale ‘Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’ dhe ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.

Policia ka kërkuar nga të gjithë qytetarët që posedojnë informata lidhur me vendndodhjen e këtyre personave të njoftojnë stacionin policor më të afërt ose përmes numrave kontaktues.

The post Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shtetas nga Shqipëria appeared first on Lapsi.al.

Moti i keq, Vlora dhe Fieri nën ujë

By: user 5
4 October 2024 at 19:07

Dita e sotme e ka gjetur Shqipërinë, ashtu si edhe rajoni, nën pushtetin e ujit. Në Tiranë, Durrë, Vlorë dhe në Fier ka pasur reshje të dendura shiu duke shkaktuar përmbytje në banesa dhe biznese.

Vlora dhe Fieri nën ujë, përmbyten rrugë dhe biznese

Në disa akse rrugore ka prezencë të ujit duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Në Vlorë rruga “Hasan Kushta”, rruga “Gjergj Araniti” aksi pranë Kishës Ortodokse dhe bibliotekës publike si dhe pjesë të bulevardit “Ismail Qemali” janë përmbytur nga ujërat e shumtë ndërsa kanë sjellë probleme në lëvizjen e mjeteve.

Vlora dhe Fieri nën ujë, përmbyten rrugë dhe biznese

Edhe Rruga lidhëse e e autostradës Vlorë-Fier me Transballkaniken është përmbytur nga uji.

The post Moti i keq, Vlora dhe Fieri nën ujë appeared first on Lapsi.al.

Yesterday — 3 October 2024Main stream

Boris Johnson: Ekipi i sigurisë gjeti një pajisje përgjimi në tualetin e zyrës pas një vizite të Netanyahut

By: user 5
3 October 2024 at 20:47

Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson në librin e tij “Unleashed” që pritet të botohet më 10 tetor ka treguar se një pajisje përgjimi u gjet në banjën personale të tij në Ministrinë e Jashtme pasi ishte përdorur nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

Kur u pyet gjatë një interviste nëse ai mund të jepte më shumë detaje mbi atë që ndodhi, Johnson tha: “Unë mendoj se gjithçka që duhet të dini për atë episod është në libër.” Nuk është e qartë nëse Izraeli u mor në pyetje apo u qortua për incidentin, shkruan The Telegraph.

Rreth asaj kohe, Izraeli u akuzua për vendosjen e pajisjeve dëgjimi në Shtëpinë e Bardhë. Sipas zyrtarëve amerikanë, Uashingtoni arriti në përfundimin se Izraeli ka të ngjarë të qëndronte pas vendosjes së pajisjeve të përgjimit të telefonave celularë që u gjetën pranë Shtëpisë së Bardhë dhe vende të tjera të ndjeshme rreth kryeqytetit.

Ndonëse nuk ka punuar kurrë në Mossad, agjencinë e spiunazhit të Izraelit, Netanyahu dihet se ka punuar ngushtë me ta, shkruan media britanike. Si agjencia e dytë më e madhe e spiunazhit në botën perëndimore pas CIA-s, ajo fokusohet në mbledhjen e inteligjencës së huaj dhe operacionet e fshehta.

The post Boris Johnson: Ekipi i sigurisë gjeti një pajisje përgjimi në tualetin e zyrës pas një vizite të Netanyahut appeared first on Lapsi.al.

Spoti i protestës së PD: Shteti personal i Edi Ramës mbron kriminelët dhe të korruptuarit (VIDEO)

By: user 5
3 October 2024 at 20:35

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka publikuar spotin e protestës kombëtare të opozitës që do të zhvillohet më 7 tetor, në orën 18:00.

POSTIMI I BARDHIT:

Kurrë Shqipëria nuk ka rrezikuar kaq shumë të humbas gjithçka ka fituar me betejë të pashembullt 34 vjet më parë. Demokracia është në rrezik. Shteti personal i Edi Ramës shtyp të pamundurit dhe mbron kriminelët dhe të korruptuarit.

Të gjithë bashkë, më 7 Tetor 2024, ora 18:00, marshojmë drejt Tiranës, për ti treguar kujtdo se atë që kemi fituar me aq mund, nuk mund ta dorëzojmë lehtë!

The post Spoti i protestës së PD: Shteti personal i Edi Ramës mbron kriminelët dhe të korruptuarit (VIDEO) appeared first on Lapsi.al.

Moti i keq, anulohen lundrimet e trageteve nga Porti i Durrësit

By: user 5
3 October 2024 at 20:31

Për shkak të përkeqësimit të motit, Autoriteti Portual i Durrësit ka njoftuar për anulimin e disa udhëtimeve detare.

Konkretisht, janë anuluar lundrimet e mbrëmjes së sotme të trageteve nga Porti i Durrësit drejt Portit të Barit të Italisë.

Tragetet do të nisen drejt Barit mëngjesin e ditës së nesërme.

“Referuar parashikimeve të Autoriteteve detare për përkeqësim të kushteve të motit, mbrëmjen e sotme (dt.03.10.2024) nuk do të ketë lundrime të trageteve nga Porti i Durrësit drejt Portit të Barit.

Tragetet do të nisen drejt Barit(Itali) mëngjesin e ditës së nesërme(04.10.2024).

Për çdo sqarim të nevojshëm, ju lutemi drejtohuni pranë agjencive të trageteve ose na ndiqni në adresën zyrtare www.durresport.al”, thuhet në njoftimin e Autoritetit Portual të Durrësit.

Kujtojmë se për shkak të motit të keq, edhe dje pati anulim të lëvizjeve të mjeteve të vogla lundruese apo mjeteve të peshkimit.

The post Moti i keq, anulohen lundrimet e trageteve nga Porti i Durrësit appeared first on Lapsi.al.

Në Gjadrin e zbrazur nga emigracioni, kampi i refugjatëve ngjall një fije shprese

By: user 5
3 October 2024 at 20:00

Nga Elvis Hila

Maria, një shitëse rreth të gjashtëdhjetave e një dyqani ushqimor në qendër të fshatit Gjadër në Lezhë thotë se që kur italianët filluan punën për ndërtimin e kampit të refugjatëve, xhiroja në dyqanin e saj është dyfishuar.

“Kam shitur vetëm për një ditë 200 shishe me ujë, kur në kushte normale, ato s’i shisja as për tre muaj”, thotë gruaja, e kënaqur si po shkojnë punët në ditët e fundit.

I mpakur prej vitesh nga emigracioni masiv, fshati i Gjadrit është gjallëruar së fundmi nga prania e rreth 150 punëtorëve dhe dhjetra karabinierëve që po punojnë për ngritjen e kampit të refugjatëve pas marrëveshjes kontroverse mes kryeministrave Edi Rama dhe Giorgia Meloni nëntorin e vitit të kaluar.

Marrëveshja është kundërshtuar gjerësisht nga organizatat e të drejtave të njeriut dhe komuniteti i zonës, por tashmë një pjesë e banorëve si Maria po shpresojnë se kampi mund të jetë një mundësi e mirë ekonomike për ta.

Protokolli mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane parashikon ngritjen e një qendre pritjeje në portin e Shëngjinit dhe një kampi të mbyllur në Gjadër për refugjatët nga Lindja e Mesme apo Afrika e Veriut që kapen në detin Mesdhe.

Një pjesë e tyre parashihet të transferohen në Shqipëri për t’u procesuar ndaj kërkesave për azil, një praktikë e cila kritikohet se bie ndesh me ligjet ndërkombëtare nga organizatat e të drejtave të njeriut. Sipas protokollit, në Shqipëri do të transferohen jo më shumë se 3 mijë emigrantë në të njëjtën kohë.

Dy kampet janë të rrethuar me mure të larta metalike të ngjashme me burgjet. Qendrat do të jenë nën administrim të Italisë dhe shihen nga qeveria italiane si një formë presioni për të trembur dhe frenuar refugjatët që synojnë në mënyrë të paligjshme brigjet italiane.

Qendra pritëse në portin e Shëngjinit u inaugurua në qershor, në mes të fushatës për zgjedhjet Europiane nga Meloni dhe Rama. Ndërkohë, kampi në Gjadër ishte parashikuar të inaugurohej në gusht të këtij viti, por punimet aty janë zvarritur për disa muaj.

Megjithatë në tetor puna duket se po shkon drejt fundit. BIRN mësoi se është ngritur e gjitha struktura me 1200 kontejnerë në total, po ashtu është bërë dhe rrethimi me kangjella metalike rreth 6 metra të larta.

Aktualisht po punohet për lidhjen e kanalizimeve të ujit, energjisë elektrike si dhe asfaltimin e ambientit brenda strukturës. Për të gjithë punën u angazhuan rreth 150 punojës, një pjesë nga zona e Zadrimës dhe të tjerë nga Italia dhe Maqedonia e Veriut.

Teksa punimet në kampin e refugjatëve në Gjadër të Lezhës po shkojnë drejt fundit, zona është marrë nën administrim nga karabinierët italianë që janë vendosur brenda saj. Karabinierët kanë mbërritur prej një muaji dhe po operojnë brenda kampit me turne përgjatë 24 orëve.

Ndërkohë, siguria përreth kampit ruhet nga punonjës të policisë shqiptare. Në Drejtorinë e Policisë së Lezhës po ngrihet një strukture e posaçme me rreth 80 punonjës policie dhe oficerë, të cilët do të koordinojnë punën me palën Italiane për të garantuar sigurinë në ambientet përreth kampit të refugjatëve në Gjadër.

“Po punohet edhe natën për ta bërë gati të paktën deri në muajin nëntor, pasi siç e keni parë dhe vetë ka patur shumë punë për të realizuar projektin ashtu siç është parashikuar,” thotë Ndoci, një roje private i kontraktuar nga një kompani italiane.

Fije shprese në dëshpërim

Si shumë fshatra të Shqipërisë, Gjadri është braktisur masivisht nga banorët. Aleksandër Preka kryeplak i Gjadrit, thotë se nga rreth mbi 2 mijë banorë para viteve 90′, tani në fshat nuk ka më shumë se 500 banorë.

Preka dhe banorët e mbetur të fshatit ishin skeptikë kur dëgjuan fillimisht planet për ndërtimin e kampit aty, por tani një pjesë e tyre ironikisht po e shohin kampin me refugjatë si një mundësi për të shpëtuar zonën nga dëshpërimi i shkaktuar nga emigrimi masiv i banorëve.

“Fillimisht edhe unë vetë dhe shumë banorë e kanë parë më skepticizëm çështjen e marrëveshjes me Italinë, por shumë shpejt gjërat ndryshuan dhe po t’i pyesësh në këto momente, mbi 80% e banorëve të Gjadrit dhe zonës përreth po e shohin pozitivisht,” thotë Preka.

Disa prej banorëve kanë përfituar që prej fillimit të punimeve. Rreth 60 banorë të zonës kanë filluar punë brenda kampit, ndërkohë rreth 15 familje kanë dhënë banesat e tyre me qira për punëtorë që kanë ardhur nga jashtë.

Ndër ta është Pjetër Toma nga fshati Kakarriq i Lezhës. Toma ka një shtëpi tre katëshe pak metra larg bazës ushtarake të Gjadrit ku po ndërtohet kampi, por nuk kishte menduar ndonjëherë që mund t’a jepte atë më qira.

“Unë kam një shtëpi tre katëshe të cilën e kam ndërtuar me mund dhe sakrificë për të jetuar bashkë me familjen time dhe s’e kisha menduar asnjëherë që do ma kërkonin me qira, pasi njerëzit vetëm po largohen nga fshati dhe sidomos të rinjtë nuk kanë dëshire të jetojnë këtu”, thotë Toma 70 vjeç. Në shtëpinë që e ndërtoi për vete dhe fëmijët, 70-vjeçari jeton vetëm me bashkëshorten, ndërsa 3 fëmijët janë emigrantë.

Ai thotë se kur nisi puna për ndërtimin e kampit, 15 punëtorë nga Maqedonia e Veriut u akomoduan në shtëpinë e tij.

Punëtorët po paguajnë së bashku 1 mijë euro në muaj, një shumë e madhe për banorët e zonës. “Fillimisht kam bërë një kontratë 6 mujore, me të drejtë rinovimi”, thotë Toma.

Veç disa dhjetra të punësuarve dhe shtëpive të dhëna me qira, banorët po shpresojnë edhe të përfitojnë investime në infrastrukturë.

“Na kanë premtuar se me përfundimin e punimeve dhe vënien në funksion të kampit do të ketë investime dhe në fshat. Këtë na ka thënë ambasadori italian, i cili ka qenë i pranishëm bashkë me përfaqësues të tjerë këtu në Gjadër,” thotë kryeplaku Preka, i cili shpreson që kjo të sjellë edhe përmirësimin e rrjetit elekrik të zonës./BIRN

The post Në Gjadrin e zbrazur nga emigracioni, kampi i refugjatëve ngjall një fije shprese appeared first on Lapsi.al.

Berisha për kreun e ri të Policisë së Shtetit: U emërua nga mafia, një narkokomisar që mbiemrin duhej ta kishte Shullazi

By: user 5
3 October 2024 at 20:11

Sali Berisha ka komentuar mbrëmjen e sotme në tubimin poshtë banesës së tij, emërimin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Berisha tha se Ilir Proda duhet ta kishte mbiemrin Shullazi, sepse sipas tij në dokumentet zyrtare figuron në krye të listës “së narkokomisarëve të lidhur me krimin”. Lideri i opozitës po ashtu nuk la pa kujtuar protestën e 7 tetorit, të cilën e cilësoi si dita e mosbindjes civile.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Të dashur miq, Shqipëria e burgjeve politike është Shqipëria që lëngon. Është Shqipëria që përzën nga trojet e saj shqiptarët pasivisht. Është Shqipëria që vidhet dhe plaçkitet. Është Shqipëria që sundohet nga mafia, krimi, që vendosin në rrugë, në qeveri, në gjykata, në polici, në prokurori, në parlament dhe kudo.

Bandat më të rrezikshme të Shqipërisë përzgjodhën për ministër rendi bastardin e familjes Hoxha, diktatorit mizor, famëzi në të gjithë botën dhe të gjitha kohërat.

Bandat, familjet e mafies emëruan drejtorin e përgjithshëm të policisë, famozin Proda, që mbiemër duhej ta kishte Shullazi.
I cili, në dokumentet zyrtare figuron në krye të listës së narkokomisarëve të lidhur me krimin, me mbjelljen e drogës, me prishje provash.

Si shërbëtor lake i bandave. Miqtë e mi, shteti i drogës, narkoshteti është një kalbësirë që nuk mund t’i rezistojë kurrë fuqisë së revoltës së qytetarëve. Nuk mund t’i rezistojë kurrë guximit të qytetarëve të zemëruar. Nuk mund t’i rezistojë kurrë zemërimit të qytetarëve të plaçkitur, të vjedhur. Nuk mund t’i rezistojë kurrë zemërimit të qytetarëve shqiptarë që duan të votojnë të lirë, që duan që me votën e tyre të përcaktojnë të ardhmen e tyre njëlloj si kombet e tjera.

Ndaj dhe 7 tetori është dita e revoltës. Është dita e kushtrimit. Është dita e mosbindjes civile. Është radha jonë. Është radha jonë. Është radha jonë!

The post Berisha për kreun e ri të Policisë së Shtetit: U emërua nga mafia, një narkokomisar që mbiemrin duhej ta kishte Shullazi appeared first on Lapsi.al.

Rikthehen reshjet, si ndryshon moti të premten

By: user 5
3 October 2024 at 18:52

Ditën e premte, vendi ynë do të jetë në ndikim të kalimit të një sistemi frontal. Moti parashikohet të jetë kryesisht i vranët.

Duke filluar që nga orët e para të 24-orëshit do të jenë prezentë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në veriperëndim të vendit. Gradualisht reshjet e shiut priten të fitojnë intensitet mesatar deri të lartë, në formën e rrebesheve dhe stuhive, kryesisht në veriperëndim të vendit. Prej orëve të mesditës dhe deri në orët e mbrëmjes priten reshje shiu me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive, shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike.

Në orët e vona të mbrëmjes, në pjesën më të madhe të vendit, intensiteti i reshjeve bie duke mbetur prezente të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar. Ndërsa në juglindje, kryesisht në orët e pasdites dhe të mbrëmjes, reshjet e shiut priten të jenë me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive, shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era pritet të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 4-12 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave parashikohet tepër intensive e problematike me shpejtësi 14-25 m/sek.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 5-7 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 13 deri 20°C;

në zonat e ulëta 16 deri 24°C;

në zonat bregdetare 19 deri 23°C./

The post Rikthehen reshjet, si ndryshon moti të premten appeared first on Lapsi.al.

Lëvizjet e PS, patronazhistët në sulm për diasporën

By: user 5
3 October 2024 at 00:41

Zgjedhjet e vitit 2025 nuk janë një përjashtim nga rregulli kriminal i çimentuar prej Edi Ramës dhe Partisë Socialiste në Shqipëri; patronazhimi i votave!

Skema gjigante e keqpërdorimit të të dhënave personale dhe përndjekjes së njerëzve për të orientuar votën e tyre do të aplikohet sërish. Viktimë kësaj radhe në një formë disi më ndryshe nuk do të jenë vetëm ata që banojnë këtu, por edhe shqiptarët e diasporës.

Lapsi.al mëson se në takimet që tashmë kanë nisur ne terren sipas qarqeve, të dërguarit e Ramës si drejtues politikë kanë filluar punën për ngritjen e një sistemi patronazhimi të votës edhe te emigrantët. Çdo bashki ka një koordinator të dedikuar për diasporën. E po kështu çdo qark ka një të tillë. Përgjegjësia e tyre direkte është të krehin listat e votuesve që janë në diasporë dhe më pas nëpërmjet familjarëve të tyre në Shqipëri të mbërrijnë tek ta.

Natyrisht duke iu marrë kontaktet familjarëve, duke gjurmuar adresat dhe më pas të përpiqen me çdo formë të ndikojnë te vota e tyre. Sigurisht që ky është një operacion më i vështirë sesa ai që Rama bën brenda vendit. Këtu presioni i pushtetit me vendin e punës, biznesin, shërbimet, policinë politike dhe shtetin e patronazhistëve në tërësi është më i madh. E megjithatë PS do të tentojë një lloj ndikimi te diaspora përmes familjarëve të tyre në Shqipëri.

Nëse tek votuesit brenda vendit presioni vjen direkt nga makineria shtetërore, për ata në diasporë presioni do të shkojë përmes familjarëve të tyre në Shqipëri, të cilët do të detyrohen në forma të ndryshme t’u japin patronazhistëve të Ramës adresat dhe kontaktet e njerëzve të tyre jashtë vendit. 

PS po punon aktualisht me ngritjen e kësaj infrastrukture dhe databazës për t’i paraprirë sistemit që do të hapë KQZ në muajin janar për regjistrimin e votuesve të diasporës. Synimi është të krijojë një kontigjent votuesish në diasporë të kontrolluar apo ndikuar përmes familjarëve që kanë në atdhe dhe t’i detyrojnë të votojnë pro Partisë Socialiste.

Natyrisht që efektiviteti mbetet për t’u parë sepse kontrolli mbi sjelljen e votuesve të diasporës është më i ulët sesa kontrolli që partia-shtet ushtron në Shqipëri.

PS e shikon diasporën edhe si një hambar të madh votash për t’u rritur më shumë në mandate. Përllogarja është që janë diku tek rreth 1.7 milionë shqiptarë me të drejtë vote jashtë vendit. Interesimi për të marrë pjesë në këtë proces që zhvillohet për herë të parë mbetet të shihet në pranverën e ardhshme.

Vota do të dërgohet me zarf me postë zyrtare dhe do të numërohet në KQZ ditën e zgjedhjeve. Por paralelisht me revanshin e Ramës për shpërndarjen e patronazhistëve edhe në diasporë, PS i druhet gjithashtu një skenari bllokimi të opozitës në KQZ.

Nëse nuk ka dakordësi për modalitetet e regjistrimit dhe administrimit të votës deri në mesin e muajit nëntor, mund të kthehemi në pikën zero ku diaspora do të privohet sërish nga e drejta e votës. Klima e tensionuar së fundi në Kuvend dhe përndjekja që Rama po iu bën deputetëve të opozitës nuk janë në favor të konsensusit që duhet edhe brenda KQZ-së. ©LAPSI.al

The post Lëvizjet e PS, patronazhistët në sulm për diasporën appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

Rama lëshon Helenën në sulm për “Babalen”: Jam pa fjalë, opozita duhet të kërkojë falje… (VIDEO)

By: user 5
2 October 2024 at 20:27

Ylli në ngjitje i socialistëve, Helena Kaçe, nuk ka duruar dot më. Gjaku i ndezur në venat e saj e ka nxjerrë kësaj radhe në luftën frontale me opozitën.

Atë që s’e bëjnë dot analistët e paguar nëpër studio, përfshi edhe takëmin e ri të përzgjedhur nga zyra e propagandës së qeverisë, ka vendosur ta bëjë studentja që për herë të parë u faneps në Kongresin e PS e më pas la nam në emision me spiropalizimin e tejskajshëm të saj.

Kësaj radhe Helena shpjegon rebelimin e PD prej dënimit të Salianjit. Ajo thotë se PD duhet të kërkojë falje për këtë sjellje sepse është sajuar një kallëzim i rremë ndaj një qytetari të pafajshëm.

Gjithë monologu i Helenës është një manual patetik se si të rinjtë naivë si ajo keqpërdoren kaq rëndshëm nga pushtetet e korruptuar. Video më poshtë s’ka nevojë për më shumë koment.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Helena Kace (@helena_kace)

The post Rama lëshon Helenën në sulm për “Babalen”: Jam pa fjalë, opozita duhet të kërkojë falje… (VIDEO) appeared first on Lapsi.al.

Rama emëron drejtorin e ri të Tatimeve

By: user 5
2 October 2024 at 19:28

Qeveria ka marrë vendim sot për emërimin e drejtorit të Përgjithshë të Tatimeve, Ilir Binaj.

V E N D I M PËR EMËRIMIN E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË TATIMEVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 17, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Z. Ilir Binaj emërohet drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve.
2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

The post Rama emëron drejtorin e ri të Tatimeve appeared first on Lapsi.al.

Gazment Bardhi: Këta të fusin në burg pa ligj e prova, jo më mos të të përjashtojnë nga Kuvendi

By: user 5
2 October 2024 at 19:16

Gazment Bardhi ka reguar pasi Sekretariati i Etikës e përjashtoi me 60 ditë nga Kuvendi pas kaosit që u krijua në seancën e fundit parlamentare.

“Këta të fusin në burg pa ligj e prova, jo më mos të të përjashtojnë nga Kuvendi pa ligj e prova”, është shprehur Bardhi përmes një reagimi në “X”.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së thotë se përjashtimi i opozitës për muaj nga Kuvendi, provon sesa i vogël e frikacak është Edi Rama.

Ndër të tjera ai ka paralajmëruar që opozita do të vijojë aksionin, ndërsa i drejtohet kryeministrit duke i thënë “përballë do na kesh, brenda apo jashtë Kuvendit”.

“Këta të fusin në burg pa ligj e prova, jo më mos të të përjashtojnë nga Kuvendi pa ligj e prova. Përjashtimi i opozitës për muaj nga Kuvendi, provon sesa i vogël e frikacak është Edi Rama! Përballë do na kesh, brenda apo jashtë Kuvendit! Asaj salle krimi i ke vënë zjarrin!

Fshihu e shmangu sa të duash, përjashto, burgos e përndjek sa të duash, fatin tënd nuk e ndryshon dot! Atë ta ka përcaktuar shumica dërrmuese e shqiptarëve që përbuzin ngritjen e krimit të organizuar në qeverisje dhe shndërrimin e institucioneve në banda kundër opozitës”, thotë Bardhi në reagimin e tij.

Sot, pas një mbledhje të gjatë, Sekretariati i Etikës ka marrë vendimin që të përjashtojë me 60 ditë nga punimet e Kuvendit tre deputetët e PD, Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati.

Ndërkohë deputeti tjetër, Edi Paloka u ndëshkua me 10 ditë përjashtim nga punimet e Kuvendit, ndërsa të tjerët me 40 ditë.

Deputetet që u përjashtuan me 40 ditë

Luan Baçi,Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Saimir Korreshi, Lefter Geshnjte, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Ludovik Hasani, Ramadan Lika, Asllani Dogjani, Qani Xhafa, Kasem Mahmutaj dhe Edmond Spaho.

Kujtojmë që Kuvendi ka deklaruar se deputetët e opozitës do të paguajnë dëmet e shkaktuara në sallë, nga paga e tyre e cila do t’i mbahet automatikisht nëse nuk e japin vullnetarisht.

Në faturë do të përfshihen edhe dëmet në pajisje elektronike, mikrofonë, foltore dhe ekrane.

The post Gazment Bardhi: Këta të fusin në burg pa ligj e prova, jo më mos të të përjashtojnë nga Kuvendi appeared first on Lapsi.al.

Rama vijon përndjekjen e opozitës, 3 deputetë i përjashton për 60 ditë, të tjerët për 40 ditë

By: user 5
2 October 2024 at 18:47

Sekretariati i Etikës ka marrë vendimin që të përjashtojë 60 ditë tre deputetët e PD, Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati, pas tensioneve dhe kaosit në Parlament të hënën, ku u dogjën jashtë Kuvendit edhe karriget.

Ndërkohë deputeti tjetër, Edi Paloka u ndëshkua me 10 ditë përjashtim nga punimet e Kuvendit, ndërsa të tjerët me 40 ditë.

Dje PS kërkoi masë disiplinore për: Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho.

The post Rama vijon përndjekjen e opozitës, 3 deputetë i përjashton për 60 ditë, të tjerët për 40 ditë appeared first on Lapsi.al.

Vuçiç: Në Prishtinë flasin për luftë, në Beograd për zhvillim

By: user 5
1 October 2024 at 21:11

Në Prishtinë flitet për luftë, e në Beograd vetëm për zhvillim, tha sot presidenti serb Aleksandar Vuçiq, duke shtuar se nuk ka pasur dialog sepse nuk e ka dashur pala tjetër.

“Në Prishtinë flasin për luftë, në Beograd nuk flasin për luftë. Unë kam folur gjatë gjithë kohës për zhvillimin e Serbisë, si duhet të ndryshojmë. Njerëzit që duan të shkojnë në luftë nuk mendojnë se si të punojnë dhe të studiojmë më shumë, si të ndërtojmë universitete dhe fakultete të ndryshme dhe më të mira biseda dhe zgjidhjen e problemeve përmes dialogut”, tha Vuçiq në Gjenevë, raporton Kosova Online.

Ai theksoi se kishte frikë se nuk kishte dialog sepse njëra palë nuk e dëshironte, dhe ajo palë, sipas tij, nuk ishte serbe.

“Besoj se rrethanat do të ndryshojnë në të ardhmen dhe se dikush do të kuptojë se të gjithë përfitojnë nga dialogu dhe zgjidhjet kompromisi. Zgjidhja e gjërave me kërcënime, spastrim etnik i serbëve, në radhë të parë nga veriu i Kosovës, nuk është politikë serioze dhe nuk do të jetë. sjellin rezultate”, nënvizoi Vuçiq.

The post Vuçiç: Në Prishtinë flasin për luftë, në Beograd për zhvillim appeared first on Lapsi.al.

Kush është shoferja e aksidentuar në autostradën Fier-Vlorë (Emri)

By: user 5
1 October 2024 at 20:58

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Fier-Vlorë në afërsi të fshatit Panaja. Sipas informacioneve, dyshohet se për shkak të shpejtësisë, shtetasja e identifikuar si Lejdi Dajana Xhaferaj ka humbur kontrollin e makinës që drejtonte dhe ka përfunduar në kanal. Dy zjarrëfikës dhe një autoambulancë u angazhuan për të ndihmuar në nxjerrjen e të plagosurës nga automjeti. Nga ky aksident drejtuesja e makinës ka marrë plagë në pjesë të shumta në trup dhe është transportuar në spitalin e Vlorës. Fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

The post Kush është shoferja e aksidentuar në autostradën Fier-Vlorë (Emri) appeared first on Lapsi.al.

Berisha: Rama u tmerrua, pa zjarrin që do të djegë sarajet e Surrelit

By: user 5
1 October 2024 at 20:44

Sali Berisha, komentoi aksionin e opozitës gjatë fjalës së tij në protestën e përnatshme të mbështetësve.

Berisha tha flakët e ndezura pasditen e së hënës para Parlamentit tmerruan kryeministrin Edi Rama dhe drodhën qeverinë.

Ai deklaroi se Rama në flakët që dogjën karriget e deputetëve pa zjarrin e ligjit që do të djegë pronat në Surrel.

“Miqtë e mi, 10 karrige u dogjën në oborrin e parlamentit. U dridh diktatura. U tmerrua narkokracia.

Edi Rama pa tek ato flakë zjarrin e ligjit që do të djegë sarajet e Surrelit. Linda Rama pa tek ato flakë zjarrin e ligjit që do të djegë pasuritë përrallore që ka vendosur gjatë këtyre viteve si prestanome e Edi Rama.

Lubi Balluku pak tek flakët zjarrin që do të djegë me forcën e ligjit dhjetëra e dhjetëra në mos qindra milionë euro që kjo lubi që u ka plaçkitur shqiptarëve duke ndërtuar rrugët me çmime 10 herë më të larta se sa në Kroaci.

Korba e Kovidit pa tek flakët zjarrin që do të djegë dhjetëra e dhjetëra milionë euro të vjedhura me ilaçe, me sterilizime, me procedura, me aparatura të të sëmurëve shqiptarë.

Taulant Balla pa tek flakët e parlamentit zjarrin që do të djegë lidhjet e tij me krimin, implikimin e tij në trafiqe, vrasja. Forca e ligjit do të jetë e pamëshirë ndaj tij. Gjiknuri, resortet turistike në jug.

Miqtë e mi, kurrë ndonjëherë një zjarr i vogël nuk ka krijuar një frikë dhe tmerr më të madh.

Kurrë ndonjëherë një zjarr i vogël nuk ka tmerruar një regjim dhe një klikë sa flakët e atyre karrigeve në oborrin e parlamentit”, nënvizoi kreu i PD-së.

The post Berisha: Rama u tmerrua, pa zjarrin që do të djegë sarajet e Surrelit appeared first on Lapsi.al.

❌
❌