Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 October 2024Main stream

Publikohet audioregjistrimi për “21 janarin”, dëgjohet komunikimi i Gardës dhe urdhëri për hapje zjarri

4 October 2024 at 14:56

Është bërë publike audio-regjistrimi që familja e Aleks Nikës kishte mbajtur si provë prej vitesh e që tashmë ia dorëzoi SPAK. Bëhet fjalë për komunikimet përmes radiove të Gardës së Republikës nga godina e Kryeministrisë ditën e protestës dhe të vrasjeve të 4 qytetarëve me 21 janar 2011.

Nga dje prokuroria e Posaçme ka në dorë audio-përgjimin me urdhërat nga lart për të qëlluar ndaj protestuesve të 21 janarit 2011, ku mbetën të vrarë 4 protestues, mes tyre dhe Aleks Nika.

Në audio-regjistrim është komunikimi që pretendohet të jetë zëri i Ndrea Prendit, në atë kohë Komandant i Gardës së Republikës, me drejtuesit kryesorë të gardës, kryesisht të Batalionit Special të njësisë speciale. Regjistrimi fillon 12 minuta para vrasjeve dhe vazhdon 22 minuta pas vrasjeve.

Nga komunikimet rezulton se “Ndrea Prendi” u jep urdhër gardistëve të “hapin zjarr ushtarak sapo të kalohet gardhi” dmth të përdoren fishekë me plumba dhe jo më fishëkë manovra për të neutralizuar sulmuesit. Në komunikim Prendi sqaron se: “Ky është urdhëri”°.

Tani i takon SPAK-ut, pas verifikimit të vërtetësisë së audio-regjistrimit, të marrë në pyetje Ndrea Prendin për të mësuar se kush ja ka dhenë atij këtë urdhër vrasës. /Telegrafi/

 

The post Publikohet audioregjistrimi për “21 janarin”, dëgjohet komunikimi i Gardës dhe urdhëri për hapje zjarri appeared first on Telegrafi.

Reshje shiu e rrebeshe në Shqipëri, përmbytje në Lezhë dhe Durrës, probleme edhe në Tiranë

4 October 2024 at 14:34

I gjithë territori i Shqipërisë është përfshirë nga reshje të shumta shiu e rrebeshe, që do të vijojnë edhe përgjatë fundjavës. Qarqet me rrezikshmërinë më të lartë, ku reshjet do jenë intensive janë Shkodra, Kukësi, Dibra, Tirana dhe Vlora.

Ndërkohë, moti i keq ka krijuar problematika në qytetin e Lezhës dhe Durrësit, duke shkaktuar përmbytje në disa rrugë.

Situata më problematike u paraqit në qytetin e Lezhës, ku sistemi i kanalizimeve nuk e përballoi nivelin e lartë të prurjeve dhe uji doli në sipërfaqe, duke sjellë përmbytje. Bulevardi “Gjergj Fishta” dhe blloku i banimit 11-janari, u mbuluan nga uji niveli i të cilit arriti në disa cm, duke vështirësuar lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve.

Reshjet e shiut me intensitet të lartë vijuan gjithë ditës së premte, por fatmirësisht nuk raportohet të kenë krijuar dëme në pronën e qytetareve, ndërsa emergjencat civile në të tre bashkitë e qarkut janë vënë në gatishmëri për t’i paraprirë çdo situatë që mund të krijohet.

Grupet e emergjencës së Bashkisë Tiranë bashkë me skuadrat e tjera po punojnë intensivisht për të normalizuar situatën pas shirave të rrëmbyeshëm.

Edhe pse reshjet janë tepër intensive, kanalizimet po kullojnë sasinë e madhe të ujit, ndërsa lëvizja e këmbësorëve dhe e mjeteve vijon aktualisht pa probleme të mëdha. /Telegrafi/

The post Reshje shiu e rrebeshe në Shqipëri, përmbytje në Lezhë dhe Durrës, probleme edhe në Tiranë appeared first on Telegrafi.

Mbahet seanca për Laert Haxhiun, i dënuari me burgim të përjetshëm kërkon zëvendësimin e prokurores së çështjes

4 October 2024 at 12:11

Në Apelin e Posaçëm është mbajtur këtë të premte, seanca për Laert Haxhiun, të dënuarin me burgim të përjetshëm për “Masakrën e Lushnjës”.

Haxhiu ka apeluar vendimin e shkallës së parë, që e dënoi atë me burgim të përjetshëm në mungesë për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, si dhe për plagosjen e Marjus Xhepexhiut dhe Bujar Turkut.

E pranishme në sallë është prokurorja Doloreza Musabelli, ndërsa për herë të parë në këtë seancë merr pjesë edhe kreu i SPAK, Altin Dumani. Gjithashtu, gjyqi ndiqet nga babai i Haxhiut.

Përmes avokatit të tij, Detar Hysi, Laert Haxhiu ka kërkuar që prokurorja Doloreza Musabelli të hiqet nga çështja, për shkak të një konflikti interesi. Ky konflikt ndërlidhet me deklaratën e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Artan Tafani, i cili ka shprehur se do të vrasë prokuroren që po merret me këtë rast. Si pasojë, Komisioni i Posaçëm ka vendosur të forcojë masat e sigurisë.

Gjykata e Posaçme e dënoi me burg për jetë Laert Haxhiun në prill të vitit 2024. Ai u shpall fajtor për ngjarjen e ndodhur në Lushnjë në tetor të vitit 2017, ku mbetën të vrarë Jurgen Hoxha e Zamir Latifi dhe u plagosën dy të tjerë.

Po kështu, emri i Laert Haxhiut doli nga dëshmia e Artan Tafanit, që tregoi se grupi i Haxhiut ka organizuar disa vrasje dhe disa ngjarje të rënda kriminale që kanë ndodhur në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Korçë.

The post Mbahet seanca për Laert Haxhiun, i dënuari me burgim të përjetshëm kërkon zëvendësimin e prokurores së çështjes appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 3 October 2024Main stream

Tentoi të digjte me benzinë gruan e tij, arrestohet 45-vjeçari në Korçë

3 October 2024 at 12:59

Policia e Shtetit njoftoi sot se ka arrestuar shtetasin B.T. Ai akuzohet se ka djegur me benzinë bashkëshorten e tij.

Ngjarja ndodhi në qytetin e Korçës një muaj më parë. Shkak për ngjarjen ishte divorci i kërkuar nga bashkëshortja.

Sipas njoftimit të Policisë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim B.T., 45 vjeç.

Prokuroria e Korçës ka nxjerrë urdhër ndalimi për këtë shtetas, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 31.08.2024, në lagjen nr. 2, Korçë, ku ky shtetas tentoi të digjte me lëndë djegëse benzinë, bashkëshorten e tij në proces divorci, shtetasen M.T.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

The post Tentoi të digjte me benzinë gruan e tij, arrestohet 45-vjeçari në Korçë appeared first on Telegrafi.

Braçe komenton aksionin e opozitës: Në parlament shahen, te klubi puthen

3 October 2024 at 10:48

Përmes një prononcim të shkurtër para mediave, Erion Braçe e ka cilësuar si false të gjithë “shfaqjen” e opozitës dhe aksionin e saj përpara kuvendit, ku u tentua bllokimi i deputetëve dhe më pas u dogjën 4 manekinë.

Braçe tha se janë të njëjtët deputetë që shahen në sallë nga mëngjesi në darkë, por te klubi puthen.

“Me keni parë të vij me benzinë në parlament. Aty shahet nga mëngjesi në darkë. Te klubi puthen”, tha Braçe. /Telegrafi/

The post Braçe komenton aksionin e opozitës: Në parlament shahen, te klubi puthen appeared first on Telegrafi.

Deputetët e opozitës përplasen me punonjësit e Gardës, nuk lejohen të hyjnë në Parlament

3 October 2024 at 10:45

Është tensionuar situata para godinës së Parlamentit, ku deputetët e opozitës, të përjashtuar një ditë më parë, janë përleshur me punonjësit e Gardës në përpjekje për tu futur në sallë.

Deputetët nuk lejohet të futen në sallë pasi janë të përjashtuar për djegien e karrigeve në seancën e të hënës. Pasi iu është bllokuar hyrja kryesore, ata kanë tentuar të futen nga mbrapa, por nuk janë lejuar nga gardistët.

Kjo ka sjellë tensionimin e situatës dhe deputetët e PD kanë penguar kolegët socialistë dhe ministrat e qeverisë të futen në godinë, duke i shtyrë.

Një ditë më parë, deputetët e Partisë Demokratike, Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati u përjashtuan për 60 ditë. Për deputetin Edi Paloka kjo masë ndëshkimore është për 10 ditë, ndërsa 20 të tjerët janë përjashtuar me 40 ditë, shkruan A2 CNN.

Vendimi u mor të mërkurën, pas kërkesës së grupit parlamentar socialist për marrjen e masës disiplinore ndaj tyre, për shkak të tensioneve dhe dhunës së krijuar në seancën parlamentare të së hënës nga deputetët demokratë, të cilët kundërshtuan dënimin e Ervin Salianjit me një vit burg, raporton A2 CNN.

Edhe mbledhja e sotme e Komisionit të Etikës u shoqërua nga kaosi dhe tensionet për shkak të protestës së deputetëve të opozitës në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Në një deklarate për mediat, sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, pohoi se mosbindja civile do të vazhdojë. /Telegrafi/

 

The post Deputetët e opozitës përplasen me punonjësit e Gardës, nuk lejohen të hyjnë në Parlament appeared first on Telegrafi.

Tension në hyrje të Kuvendit, deputetët e PD-së djegin manekinët me fotot e Ramës, Xhafajt dhe vëllezërve të tyre

3 October 2024 at 10:35

Deputetët e Partisë Demokratike kanë vendosur në hyrjen e parlamentit katër manekinë të veshur me rroba të burgosurish, me portretet e kryeministrit Edi Rama, vëllait të tij Olsi Rama, si dhe deputetit të PS Fatmir Xhafaj dhe vëllait të tij Geron Xhafaj.

Pasi i pozicionuan në hyrjen qendrore të parlamentit, manekinët u spërkatën me benzinë dhe më pas u dogjën nga deputeti Flamur Noka.

Duket se simbolika e protetsës së PD në parlament dhë këtë të enjte është sërish zjarri.

Pas djegies së karrigeve ditën e hënë, depuetët e opozitës zgjodhën të digjnin manekinët me porteret e politikanëve të PS të cilët ata i akuzojnë se vëllezërit e tyre janë të përfshirë në trafikun e drogës.

Kjo seancë pleanare u shoqërua me debate dhe përplasje të forta fizike mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës.

Deputetët e përjashtuar të PD, së bashku me kolegët e tyre, bllokuan këtë të enjte hyrjet e parlamentit, duke penguar socialistë të hyjnë në sallë.

Përplasjet u përshkallëzuan deri në konfrontime fizike mes deputetëve të të dy kampeve politike.

Fillimisht, ministri i Financave, Petrit Malaj, kreu i grupit parlamentar të PS, Niko Peleshi, dhe ministri Igli Hasani u penguan nga deputetët e PD, çka solli ndërhyrjen e gardës.

Përplasje pati edhe pranë derës së Kuvendit midis deputetit të PD Flamur Noka dhe deputetëve socialistë Frrok Gjini dhe Paulin Sterkaj.

Por socialistët hynë më pas nga dyert dytësore dhe seanca plenare nisi me vonesë. /Telegrafi/

The post Tension në hyrje të Kuvendit, deputetët e PD-së djegin manekinët me fotot e Ramës, Xhafajt dhe vëllezërve të tyre appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

“Nuk dalin as për ilaçe”, pensionistët në Shqipëri të pakënaqur me indeksimin e pensioneve

1 October 2024 at 15:54

“Ku na dalin, dje pagova 150 mijë lekë drita e ça do ha unë tani.” “400 lekë. S’më hyjnë shtesë për asgjë.” “Financat e shtetit kaq ishin, ekonomia kjo është.” Kështu ka nisur 1 tetori për rreth 791 mijë pensionistë përfitues në vend, teksa në xhepat e tyre u shtuan më shumë para, si një kompensim i rritjes së çmimeve, raporton A2 CNN.

Inflacioni për mallrat e shportës për pensionistët nga tetori i vitit të shkuar deri më tani ka rezultuar 4.1 për qind. Duke bërë që të moshuarit në qytet të marrin si kompensim 748 lekë [rreth 7.5 euro] më tepër në muaj, duke arritur në një pension mesatar 18 mijë e 982 lekë [rreth 190 euro]. Ndërsa në fshat 453 lekë më shumë.

Por çfarë mund të blejnë ata me kaq para në dispozicion?

“Ca entuziazmi me 700 lekë. Këto më dalin vetëm për 7 kg domate.”
“Mua më dalin sa për 3-4 kafe në muaj.”
“Unë kam mamanë në shtëpi asaj 40 mijë lekë i ka vetëm ilaçe”, shprehen pensionistët, transmeton A2 CNN.

Por të moshuarit nuk mbajnë më sytë tek indeksimet. Me gjithë rritjet, ajo që pensionistët në vend marrin nuk mjafton për të përballuar jetesën. Ata kërkojnë rishikim të masës së pensionit.

“470 lekë unë, mamasë I ranë tek 900 lekë. Nuk na del por do ta shtyjmë. Të na shtohet diçka.”
“Mora 410 lekë. Rroga pa 1200 euro nuk kalohet me çmimet që janë.”
“S’janë duke pyetur për ne po na shkelin me këmbë. Ca janë këto rritje pensionesh. Një deputet merr para sa për 20 pensionistë. Ne e kemi ndërtuar bazën këta na shpërblejnë kështu”, thotë pensionistët, shkruan A2 CNN.

Ministria e Ekonomisë ka bërë të ditur se skema e pensioneve do të rifillojë të shikohet nga mesi i muajit tetor, ku si bazë kryesore do të jetë reduktimi i diferencimit të masës së pensioneve.

Përtej indeksmit në tetor pensionistët do të marrin në fundvit një bonus më shumë se 5 mijë lekë. /Telegrafi/

The post “Nuk dalin as për ilaçe”, pensionistët në Shqipëri të pakënaqur me indeksimin e pensioneve appeared first on Telegrafi.

Tetë të plagosur në tre aksidente të ndryshme brenda pak orëve në Shqipëri

1 October 2024 at 14:45

Policia e Shtetit bën të ditur se tetë persona kanë mbetur të plagosur në 3 aksidente të ndryshme këtë të martë. Aksidenti i parë ka ndodhur në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë janë dëmtuar lehtë katër shtetas.

Aksidenti i dytë ka ndodhur në aksin rrugor “Memaliaj-Tepelenë”, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur drejtuesi dhe pasagjerja.

Ngjarja e tretë është shënuar në fshatin Palokastër, Gjirokastër, ku një makinë është përplasur me një motor. Si pasojë e aksidentit është lënduar drejtuesi dhe pasagjerja në motor, të cilët janë shtetas grek, njofton A2 CNN.

“Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: I. T., 59 vjeç, banues në Përmet dhe A. M., 48 vjeç, banues në Sarandë, pasi në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”, automjetet që drejtonin janë përplasur me njëri-tjetrin. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 4 shtetas;

M. H., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi në aksin rrugor “Memaliaj-Tepelenë”, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja;

K. Xh., 24 vjeç, banues në fshatin Palokastër, Gjirokastër, pasi në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, automjeti që drejtonte është përplasur me motomjetin që drejtohej nga shtetasi grek G. T., 30 vjeç, banues në Greqi. Si pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i motomjetit dhe pasagjerja.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. /Telegrafi/

The post Tetë të plagosur në tre aksidente të ndryshme brenda pak orëve në Shqipëri appeared first on Telegrafi.

Ambasada e SHBA: Të shqetësuar për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në parlament

1 October 2024 at 12:52

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dënoi sot aktet e dhunës dhe djegien e karrigeve të Kuvendit në seancën e djeshme parlamentare nga deputetët e opozitës.

Ambasada e SHBA me anë të një deklarate për shtyp thekson se është thellësisht e shqetësuar për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në parlamentin shqiptar të hënën.

“Akte të tilla dëmtuese dhe potencialisht lënduese nuk kanë vend në procesin demokratik”, nënvizon ambasada.

“Nxisim të gjitha palët e përfshira të ushtrojnë vetëpërmbajtje, të angazhohen në dialog konstruktiv si dhe të përqafojnë vlerat e respektit dhe qytetarisë”, shton më tej ambasada amerikane.

Ambasada bën të ditur se, mbështet diskutimet paqësore dhe bashkëpunuese lidhur me negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

“Mbështesim diskutimet paqësore dhe bashkëpunuese lidhur me negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE si dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë krah institucioneve shqiptare teksa punojnë për ta sjellë Shqipërinë më pranë bashkësisë euro-atlantike”, thekson ambasada e SHBA. /Telegrafi/

The post Ambasada e SHBA: Të shqetësuar për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në parlament appeared first on Telegrafi.

Dhuna në Kuvend, Ministri Hoxha: Do të referohet në SPAK, vandalizmi ndëshkohet ligjërisht

1 October 2024 at 10:33

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha reagoi sot lidhur me aktet e dhunës të ushtruara dje nga deputetët e Partisë Demokratike në seancën plenare të Kuvendit.

Hoxha theksoi se, “pengimi i ushtrimit të funksioneve kushtetuese, heqja me dhunë e të drejtës së fjalës, goditja për shkak të detyrës, rrezikimi i jetës së deputetëve duke i goditur me mjete të forta, shkatërrimi me zjarr i pronës publike, ishin akte të rënda dhune dhe vandalizmi”.

“Flakët e zjarrit, pasditen e djeshme, në dyert e Kuvendit të Shqipërisë, që është tempulli më i lartë i një sistemi demokratik, janë akt që përdhos ndjenjat e qytetarëve të këtij vendi”, nënvizoi Hoxha.

Ministri theksoi se, Kuvendi mbetet thelbi i shprehjes së vullnetit dhe besimit të votuesve, ndaj çdo akt vandalizmi brenda apo në dyert e tij, është absolutisht i papranueshëm dhe i ndëshkueshëm ligjërisht.

Hoxha u shpreh se, në Parlament nuk vihet me shishe benzine, por për të ushtruar lirinë e të drejtës së fjalës mbi bazën e mandatit që merr nga zgjedhësit.

Zjarrvënia, por dhe aktet e tjera të dhunës gjatë seancës parlamentare, ishin vendngjarje për organet ligjzbatuese, shtoi më tej Hoxha.

“Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës kanë kryer menjëherë të gjitha veprimet procedurale, duke administruar pamjet filmike dhe çdo element tjetër me interes për hetimin. Ngjarja do të referohet në përfundim të këtyre veprimeve, në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), për shkak të cilësive të veçanta që kanë deputetët”, theksoi Hoxha. /Telegrafi/

The post Dhuna në Kuvend, Ministri Hoxha: Do të referohet në SPAK, vandalizmi ndëshkohet ligjërisht appeared first on Telegrafi.

Nga aksioni opozitar te protesta e 7 tetorit, PD mbledh “Federatën e Opozitës”

1 October 2024 at 09:28

Partia Demokratike ka thirrur një mbledhje të aleatëve të saj që përfshihen në atë që njihet si “Federata e Opozitës”.

Takimi pritet të zhvillohet në orën 12:00, ndërsa në qendër të diskutimeve pritet të jenë protesta e 7 tetorit dhe aksioni opozitar.

Takimi do të zhvillohet në selinë e Partisë Demokratike.

Partia Demokratike ka deklaruar ndërprerjen e marrëdhënieve institucionale me mazhorancën e Kryeministrit Edi Rama, ndërsa një ditë më parë në shenjë revolte deputetë të opozitës kanë djegur një pjesë të karrigeve në shkallët e Parlamentit.

Në 7 tetor, ora 18:00, PD ka thirrur një protestë në Tiranë, e cila pritet të nisë para godinës së Kryeministrisë, por është paralajmëruar se grupe protestuesish do të bllkojnë akset rrugore, kryqëzime apo arterie rrugësh, në një formë të mosbindjes civile.

Opozita akuzon Kryeministrin Edi Rama lidhur më dënimin me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji, i cili prej të premtes ndodhet në burgun e Fierit.

Një ditë më parë, deputetët e opozitës bojkotuan punën e Komisioneve Parlamentare, me përjashtim të Komisionit për Çështjet Evropiane, ku Jorida Tabaku dhe Edi Paloka, mbajtën qëndrimin zyrtar të PD-së lidhur me procesin e integrimit. /Telegrafi/

The post Nga aksioni opozitar te protesta e 7 tetorit, PD mbledh “Federatën e Opozitës” appeared first on Telegrafi.

Parashikimi i motit në Shqipëri

1 October 2024 at 07:44

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e Martë territori i Shqipërisë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Mjegull / mjegullinë në orët e para të mëngjesit në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi 8-14m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen nga 4 në 27 gradë Celsius. /Telegrafi/

The post Parashikimi i motit në Shqipëri appeared first on Telegrafi.

Rënia e euros, qeveria shqiptare kursen 88 milionë euro në shlyerjen e borxhit të jashtëm

30 September 2024 at 13:47

Rënia e euros përtej projeksioneve të qeverisë i kursyer buxhetit të shtetit ketë vit rreth 8.8 miliardë lekë ose 88 milionë euro në shlyerjen e borxhit të jashtëm.

Përllogaritjet i ka bërë Ministria e Financave në ndryshimet e fundit të bëra në buxhetin e shtetit nëpërmjet një akti normativ. Në shpenzimet e parashikuara për interesat e borxhit gjatë vitit 2024 vlerësohet të ketë një kursim, në vlerën prej 2 miliardë lekësh, në interesat e jashtme, kryesisht si rezultat i efektit të kursit të këmbimit referon Ministria e Financave.

Gjithashtu, zëri i ripagesave të borxhit të jashtëm rishikohet me një ulje prej rreth 6.8 miliardë lekësh, po si rezultat i efektit të kursit të këmbimit, si dhe të mos-materializimit të pagesave të mundshme, të parashikuara për t’u kryer nga Ministria e Financave për kredi të garantuara, pagesa të cilat janë kryer nga vetë huamarrësi.

Si rrjedhojë e këtyre zhvillimeve theksohet se ndryshimet e propozuara në këtë akt normativ do të vijojnë të garantojnë trajektoren rënëse të nivelit të borxhit publik, në raport me PBB-në, në përputhje me rregullin respektiv fiskal, të përcaktuar në ligjin organik të buxhetit.

Pavarësisht nivelit të lartë të kursimeve në shërbimin e borxhit prej kursit të këmbimit dhe të ardhurave të grumbulluara me tepër deficiti buxhetor mbeti i pandryshuar në nivelin e 57.2 miliardë lekëve.

Brenda masës së deficitit ka ristrukturime. Financimi nëpërmjet kredive të huaja, në formën e mbështetjeve buxhetore, rritet me rreth 3.2 miliardë lekë, duke reflektuar disbursimin e pritshëm të paradhënies së mbështetjes së Bashkimit Evropian, që do të akordojë për vendet e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të planit të ri ekonomik.

Edhe vitin e kaluar më shumë se gjysma e uljes së borxhit publik gjatë vitit të kaluar erdhi si rezultat i forcimit të lekut në kursin e këmbimit.
Banka e Shqipërisë vlerësoi se raporti i borxhit publik bruto ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) ra në 59.2% në fund të vitit 2023, duke qenë rreth 5.3 pikë përqindje më i ulët se niveli i vlerësuar në fund të vitit 2022.

Sipas Bankës së Shqipërisë, më shumë se gjysma e kësaj rënieje, ose 2.7 pikë përqindje, i atribuohet efektit të mbiçmimit të lekut kundrejt euros. Nga fillimi i vitit deri në 4 shtator euro është nënçmuar ndaj lekut me 3.3 lekë duke u këmbyer në vlerën e 99.7 lekëve dje nga 103.2 lekë që ishte në fillim të janar. /Telegrafi/

 

The post Rënia e euros, qeveria shqiptare kursen 88 milionë euro në shlyerjen e borxhit të jashtëm appeared first on Telegrafi.

Mesazh intimidues në telefonin e Gazment Bardhit: Pas kësaj fshihet Edi Rama, padi në SPAK

30 September 2024 at 13:25

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka bërë një padi në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion për një përpjekje për ta intimiduar atë përmes dokumenteve false.

Ai i kërkon SPAK-ut të hetojë për disa mesazhe që i kanë mbërritur më datë 28 Shtator në aplikacionin Signal, ku sajohen ngjarje dhe përmenden personazhe të krimit të organizuar, nga një person anonim me pseudonimin “Mbreti Zog”.

Bardhi beson se të interesuar për të fabrikuar, sajuar, shpikur dhe shpërndarë të tillë mesazhe, qendrojnë persona publikë dhe figura të krimit të organizuar të denoncuar prej tij publikisht dhe në SPAK.

“Këto mesazhe intimiduese dhe me përmbajtje tërësisht të rreme vijnë pas seancës plenare të datës 12 Shtator 2024, ku gjatë një interpelance me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, unë në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë e përballa atë me disa të dhëna të platformës SKY/ECC që janë bërë publike, si dhe e paralajmërova se shumë shpejt do ta përballë me të dhëna të tjera të të njëjtës natyrë që provojnë lidhjet mes funksionarëve të lartë publik dhe krimit të organizuar, gjithmonë pa cenuar dhe duke respektuar rregullat për ruajtjen e sekretit hetimor”, thotë Bardhi në letrën për Drejtuesin e SPAK-ut dhe për të cilën ka vënë në dijeni ambasadat e SHBA, BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë.

Gazment Bardhi i kërkon SPAK që të hetojë dhe verifikojë në një kohë të shpejtë mesazhet me natyrë intimiduese ndaj një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, me qëllim identifikimin e autorit të këtyre mesazheve, motiveve të dërgimit të tyre, dhe arsyet e prodhimit të një dokumenti të falsifikuar. /Telegrafi/

The post Mesazh intimidues në telefonin e Gazment Bardhit: Pas kësaj fshihet Edi Rama, padi në SPAK appeared first on Telegrafi.

Bojkoti i opozitës, deputetët e PS udhëzohen të vijojnë punën normalisht

30 September 2024 at 11:56

Deputetët e Partisë Socialiste do të vijojnë të marrin pjesë rregullisht në komisionet parlamentare, pavarësisht bojkotit të njoftuar nga ana e opozitës, pas dënimit të deputetit Ervin Salianji.

Burime brenda mbledhjes së grupit parlamentar të PS bëjnë të ditur se kreu i grupit, Niko Peleshi, i ka udhëzuar deputetët që pavarësisht aksionit të PD, puna e tyre duhet të vazhdojë si në komisione dhe në Parlament.

“Ne do ta vazhdojmë jetën parlamentare, është zgjedhja e opozitës nëse do të marrë pjesë apo jo. Deri tani nuk ka qenë e nevojshme për mbledhje online”, tha Peleshi për gazetarët. I pyetur për reagimin e opozitës pas dënimit të Ervin Salianjit, Peleshi tha: “Nuk e kemi kuptuar çfarë do të bëjë opozita, çfarë do të thotë bojkot”.

I vetmi komision në të cilin opozita mori pjesë është ai i integrimit europian, ku morën pjesë vetëm deputetët e PD, Jorida Tabaku dhe Edi Paloka, duke debatuar me socialistët.

“Duhet siguruar që prokuroria dhe institucionet e drejtësisë të veprojnë në mënyrë të pavarur dhe transparente, duke ruajtur çështjet e korrupsionit pa ndikime politike. Nuk mund të kemi integrim kur mungon shteti ligjor dhe kur opozita goditet politikisht”, tha Tabaku.

Ndërkohë, përfaqësuesit e mazhorancës kritikuan sjelljen e opozitës. “Keni të drejtën tuaj për gjuhën dhe qëndrimin tuaj politik, por do t’ju lutesha që të paktën në këtë komision, kur mblidhemi për një proces që është i gjithë shqiptarëve, të bëjmë deklarata politike”, deklaroi Niko Peleshi.

Ndërsa Edi Paloka iu përgjigj: “Një vit para zgjedhjeve, të gjithë krerët e partive kryesore opozitare janë ose nën arrest ose në persekutim publik ose në çështje penale nga kjo drejtësia e reformuar”.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të komisionit, deputetët janë informuar se Shqipëria do të mbajë konferencën e dytë ndërqeveritare me 15 tetor dhe Tirana zyrtare është ndarë nga Maqedonia e Veriut.

The post Bojkoti i opozitës, deputetët e PS udhëzohen të vijojnë punën normalisht appeared first on Telegrafi.

Aksioni pas arrestimit të Salianjit, PD bojkoton komisionet parlamentare

30 September 2024 at 11:53

Deputeti Edi Paloka konfirmoi në një konferencë për shtyp se opozita është gati të nisë aksionin e saj pas arrestimit të Ervin Salianjit, duke nisur me mospraninë e saj në komisionet parlamentare, deri sa të këtë një vendim të grupit për këtë çështje.

Paloka shtoi se shumë shpejt opozita do të kërkojë ngritjen e një komisioni për të vërtetën, i cili do të vërtetojë lidhjen e politikës me krimin.

“Do të ketë një qëndrim të PD për këtë punë. Do të kërkojmë ngritjen e komisionit të të vërtetës për të vërtetuar lidhjet e politikës me krimin. Lidhur me atë që unë dhe kolegia morëm sot në komision, ndryshe nga kolegët e tjerë nuk do të jenë pjesë e komisioneve, deri sa grupi të marrë një vendim. Do të vendosim dhe marrëdhëniet që do të kemi me këtë parlament”, tha Paloka.

Disa ditë para hapjes së kapitujve të parë të negociatave me BE, kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Paloka deklaroi se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë prej kushteve të kërkuara.

Ai renditi zgjedhjet, persekutimin e opozitës dhe kontratat korruptive si pika kyçe që PD kërkon të evidentohen dhe në raport.

“Për të qartësuar për këdo që PD ka qenë iniciatore e integrimit, vazhdon të jetë lokomotivë e integrimit, sepse e sheh si interes të shqiptarëve. Sot kur diskutohet hapja e negociatave ne ndodhemi në një narko-regjim që nuk plotëson asnjë nga kushtet që kërkon BE. Unë përmenda 4 prioritetet që PD kërkon të evidentohen dhe në raport. Çështja e parë ajo e reformës zgjedhore.

Kjo mazhorancë nuk pranon rekomandimet e OSBE. Rama shkel të drejtat e opozitës në zgjedhje, nuk ka standarde minimale. Çështja e dytë, reforma në drejtësi. Qytetarët po përballen me një torturë që nuk e kanë kaluar ndonjëherë. Janë mbi 130 mijë dosje në sirtarët e drejtësisë së re. Një qytetar duhet të pres 14 vite që çështja të mbyllet. Kjo ndodh sepse kjo reformë u bë për të kaluar drejtësinë në dorën e Ramës.

Sot pak muaj para zgjedhjeve, 3 liderët e opozitës janë nën arrest. Sali Berisha është në arrest. Ilir Meta dhe Fatmir Mediu janë nën persekutim publik nga çështjet që iu janë hapur. Vetëm 2 ditë më parë kolegu ynë shkoi pas hekurave vetëm pse tha disa të vërteta për vëllanë e Xhafajt. Ky i fundit edhe pse duhet të ishte para drejtësisë për ligjin antimafia ka marrë nga Rama drejtimin e një komision për të ndryshuar reformën në drejtësi. Beleri u arrestua dy ditë para se të zgjidhej kryetar bashkie, edhe ai me dëshmitar të rremë, por u zgjodh europarlamentar nga burgu.

Ky parlament nuk respekton as Kushtetuesen. Çështja Xhaçka tregon qëndrimin e kësaj mazhorance ndaj kësaj gjykate. Pika tjetër është ajo e kontratave me PPP, kontratave korruptive që në fakt duhet të zhvillohen me tenderë ndërkombëtar”, tha Paloka. /Telegrafi/

The post Aksioni pas arrestimit të Salianjit, PD bojkoton komisionet parlamentare appeared first on Telegrafi.

Rama publikon pamje nga Alpet Shqiptare: Bukuria e Bjeshkëve të Kelmendit

30 September 2024 at 09:19

Kelmendi, Njësia Administrative në Malësinë e Madhe është kthyer në një prej destinacioneve që nuk njeh stinë.

I rrethuar nga fshatra turistikë, me histori shekullore, ushqimet karakteristike, mikpritje, arkitekturë alpine e kanë shndërruar Malësinë e Kelmendit një një udhëtim të paharruar për turistë të shumtë.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga bjeshkët e Kelmendit teksa turistët eksplorojnë natyrën mahnitëse edhe në këtë fund shtatori.

Zona ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik, që nga turizmi i aventurës, tek ai i vëzhgimit dhe duke vijuar me kulinarinë dhe trashëgiminë e pasur kulturore dhe historike të zonës.

Eksplorimi i shpellave, lundrimi me kajak në lumin Cem, ecjet në terrenet e pashkelura, kalërimi mes magjisë së natyrës unike, zona e Kelmendit ka shumë or të ofruar.

Tamara, qendra e Kelmendit vetëm 46 kilometra nga Kopliku, është një prej fshatrave më të frekuentuar në veri. Rruga që të çon drejt Tamarës përveç infrastrukturës moderne të ofron edhe pamje mahnitëse të “Leqeve të Hotit”.

Razma, Boga, Zona e Recit në Komunën e Shkrelit, Lepusha, Vermoshi, Selca, janë të tjera pika turistike të njohura në Komunën e Kelmendit.

Turistët vendas e të huaj mund të eksplorojnë shpella të ndryshme në gjithë Malësinë e Madhe të cilat u ofrojnë edhe të dhëna jetësore të popullimit mijëravjeçare ku më të njohurat janë shpellat në Kelmend, Shkrel, Kastrat e Gruemirë. /Telegrafi/

The post Rama publikon pamje nga Alpet Shqiptare: Bukuria e Bjeshkëve të Kelmendit appeared first on Telegrafi.

Aksident me pesë të plagosur në Fier, makinat përplasen dhe përfundojnë në kanal

30 September 2024 at 07:57

Një aksident me pesë të plagosur ka ndodhur në dalje të fshatit Fier-Shegan, në rrugën nacionale Lushnje-Berat. Dy mjete, një tip Smart dhe një Toyota janë përplasur njëra me tjetrën.

Si rezultat i përplasjes dy mjetet kanë përfunduar në kanalet kulluese përgjatë rrugës.

Bilanci është me pesë të plagosur, mes tyre dhe drejtuesit e mjeteve të cilët tashmë ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas të dhënave paraprake, dy drejtuesit e mjeteve kanë kryer manovër të gabuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit ndërsa blutë e qarkullimit po disiplinojnë trafikun. /Telegrafi/

The post Aksident me pesë të plagosur në Fier, makinat përplasen dhe përfundojnë në kanal appeared first on Telegrafi.

Pjesë e bandës së “Babagjyshëve”, Ilir Kupa kërkon të dalë nga regjimi i posaçëm i izolimit

30 September 2024 at 07:48

Ilir Kupa ka bërë rekurs në Gjykatën e lartë, ku ka kërkuar shfuqizimin e urdhërit të Ministrisë së Drejtësisë, që e ka vendosur atë në regjimin 41-biss.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka urdhëruar në 11 dhjetor të vitit të kaluar vendosjen e tij në regjimin e posaçëm.

Albert Kupa (alias Ilir Kupa) po vuan dënimin për 6 vepra të ndryshme penale në burgun e Peqinit.

Ilir Kupa në vitin 2014-2015, ka qenë i përfshirë në aktivitetin kriminal të grupit të bandës së “Babagjyshëve”, pjesëmarrës në disa vjedhje/grabitje, si dhe dhënien e vlerave monetare me përqindje.

Gjithashtu ai ka qenë person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti grek për disa vepra të rënda penale. /Telegrafi/

The post Pjesë e bandës së “Babagjyshëve”, Ilir Kupa kërkon të dalë nga regjimi i posaçëm i izolimit appeared first on Telegrafi.

❌
❌