❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 5 October 2024Main stream

Përmbytjet, ende në ujë disa lagje të Vlorës

By: user 5
5 October 2024 at 09:55

Pas situatës problematike të krijuar një ditë me parë për shkak të reshjeve intensive të shiut, në disa rrugë të qytetit të Vlorës ka ende prezencë të ujit.

Ujë nëpër rrugë ka në lagjen Rilindja dhe 28 Nëntori. Ndërkohë, 33 familje janë evakuuar dhe janë vendosur në konviktin e Qytezës Studenti dhe atë të shkollës Industriale Pavarësia.

Në disa lagje, energjia elektrike vijon të mbetet e stakuar për të mos krijuar probleme, pasi në disa kabina ka prezencë uji. Në ujë vazhdojnë të jetë shumë familje dhe biznese të qytetit.

The post Përmbytjet, ende në ujë disa lagje të Vlorës appeared first on Lapsi.al.

Masakër në Haiti, banda vret 70 persona, me tyre gra dhe fëmijë

By: user 5
5 October 2024 at 09:53

Dhjetëra njerëz, përfshirë tre foshnja, u vranë në një sulm bandash në qendër të Haitit, sikurse tha në një deklaratë Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.

Anëtarët e bandës Gran Grif përdorën pushkë automatike për të vrarë të paktën 70 persona të enjten, duke përfshirë 10 gra dhe tre foshnja.

Sulmi ndodhi në qytetin Pont Sondé, rreth 50 milje në veri të Port-au-Prince, ku dhuna e bandave ka vazhduar të përhapet, sipas OKB-së. Të paktën 16 persona u plagosën rëndë në sulm, duke përfshirë dy anëtarë të bandës të goditur gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë Haitiane, tha OKB. Anëtarët e bandës i vunë flakën gjithashtu të paktën 45 shtëpive dhe 34 automjeteve, duke detyruar disa banorë të largohen.

Ministria e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« e Haitit, pĂ«rmes njĂ« deklarate u shpreh se u mobilizua pĂ«r t’iu pĂ«rgjigjur incidentit, por u pĂ«rball me sfida pĂ«r tĂ« hyrĂ« nĂ« vend pĂ«r shkak tĂ« situatĂ«s sĂ« tensionuar. “MegjithĂ«sĂ« nĂ« kushte jashtĂ«zakonisht tĂ« vĂ«shtira sigurie, viktimat e kĂ«tij sulmi po kujdesen nga institucionet vendore”, tha ministria.

Kryeministri i Haitit Garry Conille ofroi ngushĂ«llimet e tij pĂ«r tĂ« prekurit nga sulmi. “Ky krim i urryer, i kryer kundĂ«r grave, burrave dhe fĂ«mijĂ«ve tĂ« pambrojtur, nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« sulm ndaj kĂ«tyre viktimave, por ndaj gjithĂ« kombit Haitian”, tha ai.

Gran Grif Ă«shtĂ« banda mĂ« e fuqishme nĂ« Artibonite, sipas OKB-sĂ« . Muajin e kaluar, Luckson Elan, lideri i supozuar i bandĂ«s, u sanksionua nga Shtetet e Bashkuara pĂ«r “shkelje serioze tĂ« tĂ« drejtave tĂ« njeriut duke pĂ«rfshirĂ« rrĂ«mbimin, vrasjen, rrahjen dhe pĂ«rdhunimin e grave dhe fĂ«mijĂ«ve”.

Dhuna e bandave në Haiti është përhapur në vitet e fundit, me sulmet që janë bërë më të dhunshme. OKB raporton se të paktën 3.661 njerëz janë vrarë që nga janari i këtij viti.

Në qershor, forcat e huaja të sigurisë mbërritën në Haiti si pjesë e misionit Mbështetja e Sigurisë Shumëkombëshe (MSS), i projektuar për të ofruar siguri dhe për të rivendosur ligjin dhe rendin për kombin e Karaibeve.

Pas sulmit tĂ« sĂ« enjtes, OKB-ja bĂ«ri thirrje pĂ«r ndihmĂ« shtesĂ« financiare dhe logjistike pĂ«r MSS dhe kĂ«rkoi njĂ« “hetim tĂ« shpejtĂ« dhe tĂ« plotĂ«â€ mbi sulmin dhe “dĂ«mshpĂ«rblime pĂ«r viktimat dhe familjet e tyre”.

The post Masakër në Haiti, banda vret 70 persona, me tyre gra dhe fëmijë appeared first on Lapsi.al.

The Telegraph: Një në 50 shqiptarë në Britaninë e Madhe ndodhet pas hekurave

By: user 5
5 October 2024 at 09:49

Një në 50 shqiptarë që ndodhen në Britaninë e Madhe janë në burg. Sipas një analize nga The Telegraph të të dhënave zyrtare, më shumë se 1,200 nga 53,000 shqiptarë që jetojnë në Britaninë e Madhe, të cilët nuk kanë shtetësi britanike, janë pas hekurave.

Shqiptarët kryesojnë një tabelë me më shumë se 130 kombësi të renditura në numrin e të burgosurve, ndërsa pasohen nga shqiptarët e Kosovës, vietnamezët, algjerianët, xhamajkanët, eritreasit, irakianët dhe somalezët.

Analiza e medias britanike sugjeron se shkalla e pĂ«rgjithshme e burgimit tĂ« shtetasve tĂ« huaj Ă«shtĂ« 27 pĂ«r qind mĂ« e lartĂ« se pĂ«r qytetarĂ«t britanikĂ«. Ai tregon 18.2 tĂ« burgosur pĂ«r 10,000 migrantĂ« krahasuar me 14 nĂ« 10,000 nĂ« MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar. Shtetasit gjermanĂ«, italianĂ«, indianĂ«, grekĂ«, amerikanĂ«, Sri Lanka, francezĂ« dhe kinezĂ« kanĂ« mĂ« pak gjasa pĂ«r t’u burgosur.

Deputetët e lartë konservatorë kanë kërkuar nga qeveritë konservatore dhe ato laburiste të publikojnë të dhëna si Danimarka dhe disa shtete të SHBA-së që do të mundësonin hartimin e tabelave të nivelit të krimit të emigrantëve të çdo kombi.

Ndërsa të dhënat për kombësitë në mesin e popullatës së burgosur zbulojnë shkallën e krimeve të rënda të kryera nga shtetas jo të Mbretërisë së Bashkuar, informacioni për veprat penale të kryera nga migrantët për të cilat ata nuk janë të burgosur nuk publikohen.

NjĂ« amendament i mbĂ«shtetur nĂ« projektligjin e dĂ«nimit tĂ« Rishi Sunak do t’i kĂ«rkonte QeverisĂ« qĂ« çdo vit tĂ« paraqiste njĂ« raport nĂ« Parlament qĂ« detajonte kombĂ«sinĂ«, vizĂ«n dhe statusin e azilit tĂ« çdo shkelĂ«si tĂ« dĂ«nuar nĂ« gjykatat angleze dhe tĂ« Uellsit nĂ« 12 muajt e mĂ«parshĂ«m. Projektligji u hodh poshtĂ« pĂ«r shkak tĂ« zgjedhjeve.

MbĂ«shtetĂ«sit, duke pĂ«rfshirĂ« pretendentin pĂ«r udhĂ«heqje konservatore, Robert Jenrick dhe ish-ministrin Neil O’Brien, argumentojnĂ« se tĂ« dhĂ«na tĂ« tilla do t’i mundĂ«sonin MinistrisĂ« sĂ« Brendshme tĂ« ashpĂ«rsonte politikat e vizave dhe dĂ«bimit pĂ«r kombĂ«sitĂ« qĂ« lidhen me shkallĂ« mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« krimit nĂ« MB.

Analiza e “The Telegraph” ka tĂ« ngjarĂ« tĂ« ketĂ« nĂ«nvlerĂ«suar madhĂ«sinĂ« e popullsisĂ« shqiptare pasi nuk merr parasysh emigrantĂ«t e paligjshĂ«m duke pĂ«rfshirĂ« mĂ« shumĂ« se 12,000 tĂ« cilĂ«t arritĂ«n nĂ« MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar me varka tĂ« vogla pĂ«rgjatĂ« Kanalit nĂ« vitin 2022.

Në kohën kur u krye regjistrimi në vitin 2021, kishte 300 shqiptarë më shumë në burg se sa janë tani, që do të thotë se proporcioni do të ishte edhe më i lartë se vlerësimet aktuale.

Shqiptarët pasohen nga shqiptarët e Kosovës me 150.23 për 10.000, vietnamezët (148.88), algjerianët (124.41), xhamajkanët (110.77), eritreanët (110.7), irakianët (104.43) dhe somalezët (100.3). Të gjithë kanë më shumë se një në 100 të popullatës së tyre përkatëse në burg.

The post The Telegraph: Një në 50 shqiptarë në Britaninë e Madhe ndodhet pas hekurave appeared first on Lapsi.al.

Ishte në kërkim ndërkombëtar për drogë, Operacionalja arreston 41-vjeçarin

By: user 5
5 October 2024 at 09:26

Drejtoria e ForcĂ«s sĂ« Posaçme Operacionale nĂ« Departamentin e PolicisĂ« Kriminale ka finalizuar operacionin policor tĂ« koduar “Operacionalja 18”, duke arrestuar njĂ« shtetas shqiptar tĂ« shpallur nĂ« kĂ«rkim ndĂ«rkombĂ«tar.

Në vijim të operacioneve për kapjen e personave të kërkuar, policia ka zbardhur informacionet e siguruara nga inteligjenca dhe ka bashkëpunuar me autoritetet italiane. Gjatë operacionit, u arrestua Ermal Luku, 41 vjeç, banues në Manzë, Durrës, i cili ishte nën hetim për lidhje me një organizatë kriminale të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

Ai ishte shpallur nĂ« kĂ«rkim ndĂ«rkombĂ«tar me njĂ« urdhĂ«r arresti tĂ« lĂ«shuar nga Gjykata e Brescias nĂ« Itali mĂ« 29 Shtator 2024. 41-vjeçari akuzohet pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Trafikimi i lĂ«ndĂ«ve narkotike” dhe dyshohet se ka qenĂ« pjesĂ« e njĂ« rrjeti tĂ« organizuar kriminal.
Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale njofton se vazhdon bashkëpunimin e ngushtë me Interpol Tiranën dhe Interpol Romën për të siguruar ekstradimin e këtij shtetasi në Itali.

The post Ishte në kërkim ndërkombëtar për drogë, Operacionalja arreston 41-vjeçarin appeared first on Lapsi.al.

Fundjava me mot të paqëndrueshëm, vranësira dhe reshje shiu

By: user 5
5 October 2024 at 08:40

Gjatë fundjavës, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Në këtë mënyrë, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por përgjatë ditës nuk do të mungojnë edhe alternimet e kthjellimeve kryesisht në orët e mesditës dhe pasdites.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 1-5m/s por, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 6-10m/s.

The post Fundjava me mot të paqëndrueshëm, vranësira dhe reshje shiu appeared first on Lapsi.al.

Yesterday — 4 October 2024Main stream

Vlora nën ujë, kryetari i bashkisë: Janë evakuar 22 familje

By: user 5
4 October 2024 at 19:31

Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë të gjithë vendin tonë këtë të premte.

Në disa qytete ka pasur përmbytje të rrugëve duke shkaktuar trafik të rënduar. Ndërsa më problematike situata paraqitet në qytetin e Vlorës ku, uji ka vërshuar nëpër rrugë duke krijuar mjaft probleme.

Kryetari i Bashkisë së Vlorës në një prononcim për mediet bëri të ditur se, janë evakuar 22 familje, ndërsa 3 personave u është dhënë ndihmë pasi kishin mbetur të bllokuar.

“Jemi nĂ« koordinim tĂ« plotĂ« me institucionet e qendrore, me MinistrinĂ« e Mbrojtjes, me DrejtorinĂ« e PĂ«rgjithshme tĂ« Emergjencave Civile, pasi realisht Ă«shtĂ« diçka pĂ«rtej angazhimit tonĂ« si Bashki. KĂ«to prurje shiu Ă«shtĂ« e pamundur tĂ« menaxhohen nĂ« kohĂ«. Kemi evakuar 22 familje deri mĂ« tani. Do tĂ« vendosim nĂ« dispozicionin konviktet tek ish-shkolla mjekĂ«sore. TĂ« gjithĂ« tĂ« evakuarit do t’i dĂ«rgojmĂ« atje. PĂ«r çdo problematikĂ« kontaktoni numrat e emergjencĂ«s”, tha Dredha.

Moti i keq pritet të vazhdojë deri në mesnatë, ndërsa të shtunën do të ketë një përmirësim të lehtë. Të dielën pritet të rinisin reshjet e shiut.

Numrat dhe kontaktet për çdo problematikë:
Emergjenca 128
Policia bashkiake: 033 404 404
Policia e shtetit 129
Ambulanca:127
FACEBOOK: Ujësjellës Kanalizime Vlore
INSTAGRAM: uk_rajoni_vlore
INSTAGRAM: uk_rajoni_vlore

The post Vlora nën ujë, kryetari i bashkisë: Janë evakuar 22 familje appeared first on Lapsi.al.

Përmbytjet në jug, reagon Pirro Vëngu: Kemi çuar në Vlorë dy moto varka

By: user 5
4 October 2024 at 19:22

Reagimi i Ministrit të Brendshëm Pirro Vengu

Moti i keq i shoqëruar me intensitet reshjesh të pazakontë në disa zona të vendit ka shkaktuar problematika të ndryshme.

Në Vlorë, situata u rëndua si pasojë e prurjeve të mëdha, ndërsa problematika janë regjistruar në stacionet e pompimit.

Në këto kushte, Agjencia e Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura, pas thirrjes për mbështetje nga pushteti vendor, dhanë mbështetjen me 2 moto varka, 2 ekipe të pajisur me 2 motopompa, 8 mjete të kalueshmërisë së lartë dhe 30 forca ushtarake.

Gjithashtu, pĂ«r t’i ardhur nĂ« ndihmĂ« komunitetit pranĂ« BashkisĂ« VlorĂ«, Agjencia KombĂ«tare e Mbrojtjes Civile po koordinon dhe organizon strukturat operacionale ne nivel vendor dhe qendror, ku nga Forcat e Armatosura janĂ« nisur edhe 6 forca e 2 mjete nga Reparti i KĂ«mbĂ«sorisĂ« sĂ« Jugut. Mbetemi nĂ« monitorim tĂ« situatĂ«s gjatĂ« orĂ«ve nĂ« vazhdim.

The post Përmbytjet në jug, reagon Pirro Vëngu: Kemi çuar në Vlorë dy moto varka appeared first on Lapsi.al.

Lungomare e Vlorës nën ujë, Berisha: Ky është rezultati kur i japin tendera bandave

By: user 5
4 October 2024 at 19:18

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me përmbytjet nga reshjet e shiut në qytetin e Vlorës, duke bërë përgjegjës qeverinë pasi ka dhënë tendera pa asnjë studim por vetëm kanë hedhur beton.

Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale nga kryedemokrati, dallohet se si është bllokuar nga uji një pjesë e lungomares, ku makinat kanë ndaluar pasi rruga është e pakalueshme, si dhe në një tjetër lagje uji vërshon furishëm duke marrë me vete edhe koshat e plehrave.

‘Lungomare e Betonit nĂ« VlorĂ«!! Punime pa asnjĂ« studim, thjesht i japin tenderat bandave dhe mĂ« pas Ă«shtĂ« ky rezultati’, shkruan Berisha nĂ« Facebook.

The post Lungomare e Vlorës nën ujë, Berisha: Ky është rezultati kur i japin tendera bandave appeared first on Lapsi.al.

Rrëzohet pema në zonën e ish-Bllokut nga moti i keq, bllokohet rruga

By: user 5
4 October 2024 at 19:11

Moti i keq ka përfshirë edhe Tiranë, ku për pasojë një pemë e madhe është rrëzuar në mes të rrugës.

Ngjarja ka ndodhur nĂ« rrugĂ«n “Sami FrashĂ«ri” nĂ« kryeqytet, pranĂ« shkollĂ«s “Edit Durham”.

Siç shihet edhe nga pamjet pema ka rënë në një moment kur ka pasur edhe shumë kalimtarë, por për fat të mirë nuk raportohet për persona të lënduar.

Ndërkohë po punohet për largimine pemës dhe pastrimin e rrugës.

The post Rrëzohet pema në zonën e ish-Bllokut nga moti i keq, bllokohet rruga appeared first on Lapsi.al.

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shtetas nga Shqipëria

By: user 5
4 October 2024 at 19:09

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka shpallur në kërkim tre shtetas të Shqipërisë.

KĂ«ta persona kĂ«rkohen nĂ«n dyshimin pĂ«r pĂ«rfshirje nĂ« veprat penale ‘Kultivimi i bimĂ«s sĂ« hashashit, shkurres sĂ« kokainĂ«s ose bimĂ«ve tĂ« kanabisit’ dhe ‘Blerja, posedimi, shpĂ«rndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikĂ«ve, substancave psikotrope dhe analoge’.

Policia ka kërkuar nga të gjithë qytetarët që posedojnë informata lidhur me vendndodhjen e këtyre personave të njoftojnë stacionin policor më të afërt ose përmes numrave kontaktues.

The post Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shtetas nga Shqipëria appeared first on Lapsi.al.

Moti i keq, Vlora dhe Fieri nën ujë

By: user 5
4 October 2024 at 19:07

Dita e sotme e ka gjetur Shqipërinë, ashtu si edhe rajoni, nën pushtetin e ujit. Në Tiranë, Durrë, Vlorë dhe në Fier ka pasur reshje të dendura shiu duke shkaktuar përmbytje në banesa dhe biznese.

Vlora dhe Fieri nën ujë, përmbyten rrugë dhe biznese

Në disa akse rrugore ka prezencë të ujit duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

NĂ« VlorĂ« rruga “Hasan Kushta”, rruga “Gjergj Araniti” aksi pranĂ« KishĂ«s Ortodokse dhe bibliotekĂ«s publike si dhe pjesĂ« tĂ« bulevardit “Ismail Qemali” janĂ« pĂ«rmbytur nga ujĂ«rat e shumtĂ« ndĂ«rsa kanĂ« sjellĂ« probleme nĂ« lĂ«vizjen e mjeteve.

Vlora dhe Fieri nën ujë, përmbyten rrugë dhe biznese

Edhe Rruga lidhëse e e autostradës Vlorë-Fier me Transballkaniken është përmbytur nga uji.

The post Moti i keq, Vlora dhe Fieri nën ujë appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

Boris Johnson: Ekipi i sigurisë gjeti një pajisje përgjimi në tualetin e zyrës pas një vizite të Netanyahut

By: user 5
3 October 2024 at 20:47

Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson nĂ« librin e tij “Unleashed” qĂ« pritet tĂ« botohet mĂ« 10 tetor ka treguar se njĂ« pajisje pĂ«rgjimi u gjet nĂ« banjĂ«n personale tĂ« tij nĂ« MinistrinĂ« e Jashtme pasi ishte pĂ«rdorur nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

Kur u pyet gjatĂ« njĂ« interviste nĂ«se ai mund tĂ« jepte mĂ« shumĂ« detaje mbi atĂ« qĂ« ndodhi, Johnson tha: “UnĂ« mendoj se gjithçka qĂ« duhet tĂ« dini pĂ«r atĂ« episod Ă«shtĂ« nĂ« libĂ«r.” Nuk Ă«shtĂ« e qartĂ« nĂ«se Izraeli u mor nĂ« pyetje apo u qortua pĂ«r incidentin, shkruan The Telegraph.

Rreth asaj kohe, Izraeli u akuzua për vendosjen e pajisjeve dëgjimi në Shtëpinë e Bardhë. Sipas zyrtarëve amerikanë, Uashingtoni arriti në përfundimin se Izraeli ka të ngjarë të qëndronte pas vendosjes së pajisjeve të përgjimit të telefonave celularë që u gjetën pranë Shtëpisë së Bardhë dhe vende të tjera të ndjeshme rreth kryeqytetit.

Ndonëse nuk ka punuar kurrë në Mossad, agjencinë e spiunazhit të Izraelit, Netanyahu dihet se ka punuar ngushtë me ta, shkruan media britanike. Si agjencia e dytë më e madhe e spiunazhit në botën perëndimore pas CIA-s, ajo fokusohet në mbledhjen e inteligjencës së huaj dhe operacionet e fshehta.

The post Boris Johnson: Ekipi i sigurisë gjeti një pajisje përgjimi në tualetin e zyrës pas një vizite të Netanyahut appeared first on Lapsi.al.

Spoti i protestës së PD: Shteti personal i Edi Ramës mbron kriminelët dhe të korruptuarit (VIDEO)

By: user 5
3 October 2024 at 20:35

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka publikuar spotin e protestës kombëtare të opozitës që do të zhvillohet më 7 tetor, në orën 18:00.

POSTIMI I BARDHIT:

Kurrë Shqipëria nuk ka rrezikuar kaq shumë të humbas gjithçka ka fituar me betejë të pashembullt 34 vjet më parë. Demokracia është në rrezik. Shteti personal i Edi Ramës shtyp të pamundurit dhe mbron kriminelët dhe të korruptuarit.

Të gjithë bashkë, më 7 Tetor 2024, ora 18:00, marshojmë drejt Tiranës, për ti treguar kujtdo se atë që kemi fituar me aq mund, nuk mund ta dorëzojmë lehtë!

The post Spoti i protestës së PD: Shteti personal i Edi Ramës mbron kriminelët dhe të korruptuarit (VIDEO) appeared first on Lapsi.al.

Moti i keq, anulohen lundrimet e trageteve nga Porti i Durrësit

By: user 5
3 October 2024 at 20:31

Për shkak të përkeqësimit të motit, Autoriteti Portual i Durrësit ka njoftuar për anulimin e disa udhëtimeve detare.

Konkretisht, janë anuluar lundrimet e mbrëmjes së sotme të trageteve nga Porti i Durrësit drejt Portit të Barit të Italisë.

Tragetet do të nisen drejt Barit mëngjesin e ditës së nesërme.

“Referuar parashikimeve tĂ« Autoriteteve detare pĂ«r pĂ«rkeqĂ«sim tĂ« kushteve tĂ« motit, mbrĂ«mjen e sotme (dt.03.10.2024) nuk do tĂ« ketĂ« lundrime tĂ« trageteve nga Porti i DurrĂ«sit drejt Portit tĂ« Barit.

Tragetet do të nisen drejt Barit(Itali) mëngjesin e ditës së nesërme(04.10.2024).

PĂ«r çdo sqarim tĂ« nevojshĂ«m, ju lutemi drejtohuni pranĂ« agjencive tĂ« trageteve ose na ndiqni nĂ« adresĂ«n zyrtare www.durresport.al”, thuhet nĂ« njoftimin e Autoritetit Portual tĂ« DurrĂ«sit.

Kujtojmë se për shkak të motit të keq, edhe dje pati anulim të lëvizjeve të mjeteve të vogla lundruese apo mjeteve të peshkimit.

The post Moti i keq, anulohen lundrimet e trageteve nga Porti i Durrësit appeared first on Lapsi.al.

Në Gjadrin e zbrazur nga emigracioni, kampi i refugjatëve ngjall një fije shprese

By: user 5
3 October 2024 at 20:00

Nga Elvis Hila

Maria, një shitëse rreth të gjashtëdhjetave e një dyqani ushqimor në qendër të fshatit Gjadër në Lezhë thotë se që kur italianët filluan punën për ndërtimin e kampit të refugjatëve, xhiroja në dyqanin e saj është dyfishuar.

“Kam shitur vetĂ«m pĂ«r njĂ« ditĂ« 200 shishe me ujĂ«, kur nĂ« kushte normale, ato s’i shisja as pĂ«r tre muaj”, thotĂ« gruaja, e kĂ«naqur si po shkojnĂ« punĂ«t nĂ« ditĂ«t e fundit.

I mpakur prej vitesh nga emigracioni masiv, fshati i Gjadrit është gjallëruar së fundmi nga prania e rreth 150 punëtorëve dhe dhjetra karabinierëve që po punojnë për ngritjen e kampit të refugjatëve pas marrëveshjes kontroverse mes kryeministrave Edi Rama dhe Giorgia Meloni nëntorin e vitit të kaluar.

Marrëveshja është kundërshtuar gjerësisht nga organizatat e të drejtave të njeriut dhe komuniteti i zonës, por tashmë një pjesë e banorëve si Maria po shpresojnë se kampi mund të jetë një mundësi e mirë ekonomike për ta.

Protokolli mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane parashikon ngritjen e një qendre pritjeje në portin e Shëngjinit dhe një kampi të mbyllur në Gjadër për refugjatët nga Lindja e Mesme apo Afrika e Veriut që kapen në detin Mesdhe.

NjĂ« pjesĂ« e tyre parashihet tĂ« transferohen nĂ« ShqipĂ«ri pĂ«r t’u procesuar ndaj kĂ«rkesave pĂ«r azil, njĂ« praktikĂ« e cila kritikohet se bie ndesh me ligjet ndĂ«rkombĂ«tare nga organizatat e tĂ« drejtave tĂ« njeriut. Sipas protokollit, nĂ« ShqipĂ«ri do tĂ« transferohen jo mĂ« shumĂ« se 3 mijĂ« emigrantĂ« nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«.

Dy kampet janë të rrethuar me mure të larta metalike të ngjashme me burgjet. Qendrat do të jenë nën administrim të Italisë dhe shihen nga qeveria italiane si një formë presioni për të trembur dhe frenuar refugjatët që synojnë në mënyrë të paligjshme brigjet italiane.

Qendra pritëse në portin e Shëngjinit u inaugurua në qershor, në mes të fushatës për zgjedhjet Europiane nga Meloni dhe Rama. Ndërkohë, kampi në Gjadër ishte parashikuar të inaugurohej në gusht të këtij viti, por punimet aty janë zvarritur për disa muaj.

Megjithatë në tetor puna duket se po shkon drejt fundit. BIRN mësoi se është ngritur e gjitha struktura me 1200 kontejnerë në total, po ashtu është bërë dhe rrethimi me kangjella metalike rreth 6 metra të larta.

Aktualisht po punohet për lidhjen e kanalizimeve të ujit, energjisë elektrike si dhe asfaltimin e ambientit brenda strukturës. Për të gjithë punën u angazhuan rreth 150 punojës, një pjesë nga zona e Zadrimës dhe të tjerë nga Italia dhe Maqedonia e Veriut.

Teksa punimet në kampin e refugjatëve në Gjadër të Lezhës po shkojnë drejt fundit, zona është marrë nën administrim nga karabinierët italianë që janë vendosur brenda saj. Karabinierët kanë mbërritur prej një muaji dhe po operojnë brenda kampit me turne përgjatë 24 orëve.

Ndërkohë, siguria përreth kampit ruhet nga punonjës të policisë shqiptare. Në Drejtorinë e Policisë së Lezhës po ngrihet një strukture e posaçme me rreth 80 punonjës policie dhe oficerë, të cilët do të koordinojnë punën me palën Italiane për të garantuar sigurinë në ambientet përreth kampit të refugjatëve në Gjadër.

“Po punohet edhe natĂ«n pĂ«r ta bĂ«rĂ« gati tĂ« paktĂ«n deri nĂ« muajin nĂ«ntor, pasi siç e keni parĂ« dhe vetĂ« ka patur shumĂ« punĂ« pĂ«r tĂ« realizuar projektin ashtu siç Ă«shtĂ« parashikuar,” thotĂ« Ndoci, njĂ« roje private i kontraktuar nga njĂ« kompani italiane.

Fije shprese në dëshpërim

Si shumĂ« fshatra tĂ« ShqipĂ«risĂ«, Gjadri Ă«shtĂ« braktisur masivisht nga banorĂ«t. AleksandĂ«r Preka kryeplak i Gjadrit, thotĂ« se nga rreth mbi 2 mijĂ« banorĂ« para viteve 90â€Č, tani nĂ« fshat nuk ka mĂ« shumĂ« se 500 banorĂ«.

Preka dhe banorët e mbetur të fshatit ishin skeptikë kur dëgjuan fillimisht planet për ndërtimin e kampit aty, por tani një pjesë e tyre ironikisht po e shohin kampin me refugjatë si një mundësi për të shpëtuar zonën nga dëshpërimi i shkaktuar nga emigrimi masiv i banorëve.

“Fillimisht edhe unĂ« vetĂ« dhe shumĂ« banorĂ« e kanĂ« parĂ« mĂ« skepticizĂ«m çështjen e marrĂ«veshjes me ItalinĂ«, por shumĂ« shpejt gjĂ«rat ndryshuan dhe po t’i pyesĂ«sh nĂ« kĂ«to momente, mbi 80% e banorĂ«ve tĂ« Gjadrit dhe zonĂ«s pĂ«rreth po e shohin pozitivisht,” thotĂ« Preka.

Disa prej banorëve kanë përfituar që prej fillimit të punimeve. Rreth 60 banorë të zonës kanë filluar punë brenda kampit, ndërkohë rreth 15 familje kanë dhënë banesat e tyre me qira për punëtorë që kanë ardhur nga jashtë.

NdĂ«r ta Ă«shtĂ« PjetĂ«r Toma nga fshati Kakarriq i LezhĂ«s. Toma ka njĂ« shtĂ«pi tre katĂ«she pak metra larg bazĂ«s ushtarake tĂ« Gjadrit ku po ndĂ«rtohet kampi, por nuk kishte menduar ndonjĂ«herĂ« qĂ« mund t’a jepte atĂ« mĂ« qira.

“UnĂ« kam njĂ« shtĂ«pi tre katĂ«she tĂ« cilĂ«n e kam ndĂ«rtuar me mund dhe sakrificĂ« pĂ«r tĂ« jetuar bashkĂ« me familjen time dhe s’e kisha menduar asnjĂ«herĂ« qĂ« do ma kĂ«rkonin me qira, pasi njerĂ«zit vetĂ«m po largohen nga fshati dhe sidomos tĂ« rinjtĂ« nuk kanĂ« dĂ«shire tĂ« jetojnĂ« kĂ«tu”, thotĂ« Toma 70 vjeç. NĂ« shtĂ«pinĂ« qĂ« e ndĂ«rtoi pĂ«r vete dhe fĂ«mijĂ«t, 70-vjeçari jeton vetĂ«m me bashkĂ«shorten, ndĂ«rsa 3 fĂ«mijĂ«t janĂ« emigrantĂ«.

Ai thotë se kur nisi puna për ndërtimin e kampit, 15 punëtorë nga Maqedonia e Veriut u akomoduan në shtëpinë e tij.

PunĂ«torĂ«t po paguajnĂ« sĂ« bashku 1 mijĂ« euro nĂ« muaj, njĂ« shumĂ« e madhe pĂ«r banorĂ«t e zonĂ«s. “Fillimisht kam bĂ«rĂ« njĂ« kontratĂ« 6 mujore, me tĂ« drejtĂ« rinovimi”, thotĂ« Toma.

Veç disa dhjetra të punësuarve dhe shtëpive të dhëna me qira, banorët po shpresojnë edhe të përfitojnë investime në infrastrukturë.

“Na kanĂ« premtuar se me pĂ«rfundimin e punimeve dhe vĂ«nien nĂ« funksion tĂ« kampit do tĂ« ketĂ« investime dhe nĂ« fshat. KĂ«tĂ« na ka thĂ«nĂ« ambasadori italian, i cili ka qenĂ« i pranishĂ«m bashkĂ« me pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« tjerĂ« kĂ«tu nĂ« GjadĂ«r,” thotĂ« kryeplaku Preka, i cili shpreson qĂ« kjo tĂ« sjellĂ« edhe pĂ«rmirĂ«simin e rrjetit elekrik tĂ« zonĂ«s./BIRN

The post Në Gjadrin e zbrazur nga emigracioni, kampi i refugjatëve ngjall një fije shprese appeared first on Lapsi.al.

Berisha për kreun e ri të Policisë së Shtetit: U emërua nga mafia, një narkokomisar që mbiemrin duhej ta kishte Shullazi

By: user 5
3 October 2024 at 20:11

Sali Berisha ka komentuar mbrëmjen e sotme në tubimin poshtë banesës së tij, emërimin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Berisha tha se Ilir Proda duhet ta kishte mbiemrin Shullazi, sepse sipas tij nĂ« dokumentet zyrtare figuron nĂ« krye tĂ« listĂ«s “sĂ« narkokomisarĂ«ve tĂ« lidhur me krimin”. Lideri i opozitĂ«s po ashtu nuk la pa kujtuar protestĂ«n e 7 tetorit, tĂ« cilĂ«n e cilĂ«soi si dita e mosbindjes civile.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

TĂ« dashur miq, ShqipĂ«ria e burgjeve politike Ă«shtĂ« ShqipĂ«ria qĂ« lĂ«ngon. ËshtĂ« ShqipĂ«ria qĂ« pĂ«rzĂ«n nga trojet e saj shqiptarĂ«t pasivisht. ËshtĂ« ShqipĂ«ria qĂ« vidhet dhe plaçkitet. ËshtĂ« ShqipĂ«ria qĂ« sundohet nga mafia, krimi, qĂ« vendosin nĂ« rrugĂ«, nĂ« qeveri, nĂ« gjykata, nĂ« polici, nĂ« prokurori, nĂ« parlament dhe kudo.

Bandat më të rrezikshme të Shqipërisë përzgjodhën për ministër rendi bastardin e familjes Hoxha, diktatorit mizor, famëzi në të gjithë botën dhe të gjitha kohërat.

Bandat, familjet e mafies emëruan drejtorin e përgjithshëm të policisë, famozin Proda, që mbiemër duhej ta kishte Shullazi.
I cili, në dokumentet zyrtare figuron në krye të listës së narkokomisarëve të lidhur me krimin, me mbjelljen e drogës, me prishje provash.

Si shĂ«rbĂ«tor lake i bandave. MiqtĂ« e mi, shteti i drogĂ«s, narkoshteti Ă«shtĂ« njĂ« kalbĂ«sirĂ« qĂ« nuk mund t’i rezistojĂ« kurrĂ« fuqisĂ« sĂ« revoltĂ«s sĂ« qytetarĂ«ve. Nuk mund t’i rezistojĂ« kurrĂ« guximit tĂ« qytetarĂ«ve tĂ« zemĂ«ruar. Nuk mund t’i rezistojĂ« kurrĂ« zemĂ«rimit tĂ« qytetarĂ«ve tĂ« plaçkitur, tĂ« vjedhur. Nuk mund t’i rezistojĂ« kurrĂ« zemĂ«rimit tĂ« qytetarĂ«ve shqiptarĂ« qĂ« duan tĂ« votojnĂ« tĂ« lirĂ«, qĂ« duan qĂ« me votĂ«n e tyre tĂ« pĂ«rcaktojnĂ« tĂ« ardhmen e tyre njĂ«lloj si kombet e tjera.

Ndaj dhe 7 tetori Ă«shtĂ« dita e revoltĂ«s. ËshtĂ« dita e kushtrimit. ËshtĂ« dita e mosbindjes civile. ËshtĂ« radha jonĂ«. ËshtĂ« radha jonĂ«. ËshtĂ« radha jonĂ«!

The post Berisha për kreun e ri të Policisë së Shtetit: U emërua nga mafia, një narkokomisar që mbiemrin duhej ta kishte Shullazi appeared first on Lapsi.al.

Rikthehen reshjet, si ndryshon moti të premten

By: user 5
3 October 2024 at 18:52

Ditën e premte, vendi ynë do të jetë në ndikim të kalimit të një sistemi frontal. Moti parashikohet të jetë kryesisht i vranët.

Duke filluar që nga orët e para të 24-orëshit do të jenë prezentë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në veriperëndim të vendit. Gradualisht reshjet e shiut priten të fitojnë intensitet mesatar deri të lartë, në formën e rrebesheve dhe stuhive, kryesisht në veriperëndim të vendit. Prej orëve të mesditës dhe deri në orët e mbrëmjes priten reshje shiu me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive, shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike.

Në orët e vona të mbrëmjes, në pjesën më të madhe të vendit, intensiteti i reshjeve bie duke mbetur prezente të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar. Ndërsa në juglindje, kryesisht në orët e pasdites dhe të mbrëmjes, reshjet e shiut priten të jenë me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive, shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era pritet të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 4-12 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave parashikohet tepër intensive e problematike me shpejtësi 14-25 m/sek.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 5-7 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 13 deri 20°C;

në zonat e ulëta 16 deri 24°C;

në zonat bregdetare 19 deri 23°C./

The post Rikthehen reshjet, si ndryshon moti të premten appeared first on Lapsi.al.

Lëvizjet e PS, patronazhistët në sulm për diasporën

By: user 5
3 October 2024 at 00:41

Zgjedhjet e vitit 2025 nuk janë një përjashtim nga rregulli kriminal i çimentuar prej Edi Ramës dhe Partisë Socialiste në Shqipëri; patronazhimi i votave!

Skema gjigante e keqpërdorimit të të dhënave personale dhe përndjekjes së njerëzve për të orientuar votën e tyre do të aplikohet sërish. Viktimë kësaj radhe në një formë disi më ndryshe nuk do të jenë vetëm ata që banojnë këtu, por edhe shqiptarët e diasporës.

Lapsi.al mĂ«son se nĂ« takimet qĂ« tashmĂ« kanĂ« nisur ne terren sipas qarqeve, tĂ« dĂ«rguarit e RamĂ«s si drejtues politikĂ« kanĂ« filluar punĂ«n pĂ«r ngritjen e njĂ« sistemi patronazhimi tĂ« votĂ«s edhe te emigrantĂ«t. Çdo bashki ka njĂ« koordinator tĂ« dedikuar pĂ«r diasporĂ«n. E po kĂ«shtu çdo qark ka njĂ« tĂ« tillĂ«. PĂ«rgjegjĂ«sia e tyre direkte Ă«shtĂ« tĂ« krehin listat e votuesve qĂ« janĂ« nĂ« diasporĂ« dhe mĂ« pas nĂ«pĂ«rmjet familjarĂ«ve tĂ« tyre nĂ« ShqipĂ«ri tĂ« mbĂ«rrijnĂ« tek ta.

Natyrisht duke iu marrë kontaktet familjarëve, duke gjurmuar adresat dhe më pas të përpiqen me çdo formë të ndikojnë te vota e tyre. Sigurisht që ky është një operacion më i vështirë sesa ai që Rama bën brenda vendit. Këtu presioni i pushtetit me vendin e punës, biznesin, shërbimet, policinë politike dhe shtetin e patronazhistëve në tërësi është më i madh. E megjithatë PS do të tentojë një lloj ndikimi te diaspora përmes familjarëve të tyre në Shqipëri.

NĂ«se tek votuesit brenda vendit presioni vjen direkt nga makineria shtetĂ«rore, pĂ«r ata nĂ« diasporĂ« presioni do tĂ« shkojĂ« pĂ«rmes familjarĂ«ve tĂ« tyre nĂ« ShqipĂ«ri, tĂ« cilĂ«t do tĂ« detyrohen nĂ« forma tĂ« ndryshme t’u japin patronazhistĂ«ve tĂ« RamĂ«s adresat dhe kontaktet e njerĂ«zve tĂ« tyre jashtĂ« vendit. 

PS po punon aktualisht me ngritjen e kĂ«saj infrastrukture dhe databazĂ«s pĂ«r t’i paraprirĂ« sistemit qĂ« do tĂ« hapĂ« KQZ nĂ« muajin janar pĂ«r regjistrimin e votuesve tĂ« diasporĂ«s. Synimi Ă«shtĂ« tĂ« krijojĂ« njĂ« kontigjent votuesish nĂ« diasporĂ« tĂ« kontrolluar apo ndikuar pĂ«rmes familjarĂ«ve qĂ« kanĂ« nĂ« atdhe dhe t’i detyrojnĂ« tĂ« votojnĂ« pro PartisĂ« Socialiste.

Natyrisht qĂ« efektiviteti mbetet pĂ«r t’u parĂ« sepse kontrolli mbi sjelljen e votuesve tĂ« diasporĂ«s Ă«shtĂ« mĂ« i ulĂ«t sesa kontrolli qĂ« partia-shtet ushtron nĂ« ShqipĂ«ri.

PS e shikon diasporĂ«n edhe si njĂ« hambar tĂ« madh votash pĂ«r t’u rritur mĂ« shumĂ« nĂ« mandate. PĂ«rllogarja Ă«shtĂ« qĂ« janĂ« diku tek rreth 1.7 milionĂ« shqiptarĂ« me tĂ« drejtĂ« vote jashtĂ« vendit. Interesimi pĂ«r tĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« kĂ«tĂ« proces qĂ« zhvillohet pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« mbetet tĂ« shihet nĂ« pranverĂ«n e ardhshme.

Vota do të dërgohet me zarf me postë zyrtare dhe do të numërohet në KQZ ditën e zgjedhjeve. Por paralelisht me revanshin e Ramës për shpërndarjen e patronazhistëve edhe në diasporë, PS i druhet gjithashtu një skenari bllokimi të opozitës në KQZ.

Nëse nuk ka dakordësi për modalitetet e regjistrimit dhe administrimit të votës deri në mesin e muajit nëntor, mund të kthehemi në pikën zero ku diaspora do të privohet sërish nga e drejta e votës. Klima e tensionuar së fundi në Kuvend dhe përndjekja që Rama po iu bën deputetëve të opozitës nuk janë në favor të konsensusit që duhet edhe brenda KQZ-së. ©LAPSI.al

The post Lëvizjet e PS, patronazhistët në sulm për diasporën appeared first on Lapsi.al.

Rama lĂ«shon HelenĂ«n nĂ« sulm pĂ«r “Babalen”: Jam pa fjalĂ«, opozita duhet tĂ« kĂ«rkojĂ« falje
 (VIDEO)

By: user 5
2 October 2024 at 20:27

Ylli në ngjitje i socialistëve, Helena Kaçe, nuk ka duruar dot më. Gjaku i ndezur në venat e saj e ka nxjerrë kësaj radhe në luftën frontale me opozitën.

AtĂ« qĂ« s’e bĂ«jnĂ« dot analistĂ«t e paguar nĂ«pĂ«r studio, pĂ«rfshi edhe takĂ«min e ri tĂ« pĂ«rzgjedhur nga zyra e propagandĂ«s sĂ« qeverisĂ«, ka vendosur ta bĂ«jĂ« studentja qĂ« pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« u faneps nĂ« Kongresin e PS e mĂ« pas la nam nĂ« emision me spiropalizimin e tejskajshĂ«m tĂ« saj.

Kësaj radhe Helena shpjegon rebelimin e PD prej dënimit të Salianjit. Ajo thotë se PD duhet të kërkojë falje për këtë sjellje sepse është sajuar një kallëzim i rremë ndaj një qytetari të pafajshëm.

GjithĂ« monologu i HelenĂ«s Ă«shtĂ« njĂ« manual patetik se si tĂ« rinjtĂ« naivĂ« si ajo keqpĂ«rdoren kaq rĂ«ndshĂ«m nga pushtetet e korruptuar. Video mĂ« poshtĂ« s’ka nevojĂ« pĂ«r mĂ« shumĂ« koment.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Helena Kace (@helena_kace)

The post Rama lĂ«shon HelenĂ«n nĂ« sulm pĂ«r “Babalen”: Jam pa fjalĂ«, opozita duhet tĂ« kĂ«rkojĂ« falje
 (VIDEO) appeared first on Lapsi.al.

Rama emëron drejtorin e ri të Tatimeve

By: user 5
2 October 2024 at 19:28

Qeveria ka marrë vendim sot për emërimin e drejtorit të Përgjithshë të Tatimeve, Ilir Binaj.

V E N D I M PËR EMËRIMIN E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË TATIMEVE

NĂ« mbĂ«shtetje tĂ« nenit 100 tĂ« KushtetutĂ«s dhe tĂ« pikĂ«s 2, tĂ« nenit 17, tĂ« ligjit nr.9920, datĂ« 19.5.2008, “PĂ«r procedurat tatimore nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€, tĂ« ndryshuar, me propozimin e ministrit tĂ« Financave, KĂ«shilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Z. Ilir Binaj emërohet drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve.
2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

The post Rama emëron drejtorin e ri të Tatimeve appeared first on Lapsi.al.

❌
❌