Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 4 October 2024Main stream

Një bandë haitiane vret të paktën 70 persona, duke përfshirë tre foshnje

4 October 2024 at 19:37

Burra të armatosur që i përkisnin bandës Gran Grif vranë të paktën 70 njerëz, duke përfshirë tre foshnje, teksa kalonin nëpër një qytet të Haitit duke qëlluar me pushkë automatike mbi banorët, tha të premten një zëdhënës i Zyrës për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara.

“Jemi të tmerruar nga sulmet e bandave të së enjtes në qytetin Pont-Sonde në departamentin Artibonite të Haitit”, tha zëdhënësi Thameen Al-Kheetan në një deklaratë, transmeton Telegrafi.

Të paktën 16 persona të tjerë u plagosën rëndë në sulmin në orët e para të së enjtes, duke përfshirë dy anëtarë të bandës të goditur gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë haitiane, sipas OKB-së.

Anëtarët e bandës thuhet se i vunë flakën të paktën 45 shtëpive dhe 34 automjeteve, duke i detyruar banorët të largohen nga shtëpitë e tyre.

“Ky krim kundër grave, burrave dhe fëmijëve të pambrojtur nuk është vetëm një sulm kundër viktimave, por kundër të gjithë kombit haitian”, tha kryeministri Garry Conille në X.

Forcat e sigurisë, të mbështetura nga partnerët ndërkombëtarë, po përforcojnë ndërhyrjen e tyre.

Në një audio mesazh të shpërndarë në mediat sociale të enjten, udhëheqësi i Gran Grif, Luckson Elan, i cili u sanksionua nga OKB muajin e kaluar, fajësoi shtetin dhe viktimat për sulmet, duke akuzuar banorët se mbetën pasivë ndërsa ushtarët e tij u vranë nga policia ose grupet vigjilente. /Telegrafi/

The post Një bandë haitiane vret të paktën 70 persona, duke përfshirë tre foshnje appeared first on Telegrafi.

Sulm mes bandave në Haiti, të paktën 20 viktima

4 October 2024 at 07:36

Të paktën 20 persona, përfshirë fëmijë janë vrarë pasi një bandë e armatosur sulmoi një qytet të vogël në Haiti.

Ndërsa 50 të tjerë u plagosën. BBC shkruan se qytetarët u tmerruan pas përplasjes mes bandave duke u munduar të largoheshin nga zona ku ndodhi sulmi për të shpëtuar.

Një prokuror i qeverisë e përshkroi sulmin si “një masakër”, raportojnë mediat e huaja.

Bandat e armatosura kanë marrë kontrollin e pjesëve të mëdha të Haitit dhe një mision policie i mbështetur nga OKB, i udhëhequr nga oficerë nga Kenia , filloi në qershor një përpjekje për marrë përsëri kontrollin.

/abcnews.al/

❌
❌