Sulmuesi Daku tund rrjetën në Rusi, feston me gol rikthimin në Kombëtare
5 October 2024 at 20:17
Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku ka gjetur rrugën e rrjetës në Rusi, si pjesë e skuadrës së Rubin Kazan. Ai shënoi në fitoren 2-0 që skuadra e tij mori ndaj Akhmat Grozny. Daku e nisi ndeshjen si titullar dhe ia shpërbleu besimin trajnerit me një gol në minutën e 90-të, për të vulosur fitoren e skuadrës së tij. 26-vjeçari rikthehet te goli në Rusi, i cili mungonte nga 23 gushti.