Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 6 October 2024Main stream

Të dehur në timon dhe pa lejedrejtimi, 38 drejtues mjetesh të arrestuar gjatë javës

By: V K
6 October 2024 at 16:00

Drejtoria e Policisë Rrugore me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore në qendrat urbane e rurale, akset rrugore nacionale e ato dytësore, si dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore pranë shkollave që ndodhen në afërsi të akseve rrugore, ka hartuar një plan të detajuar masash.

Nisur edhe nga shkeljet e shumta të evidentuara gjatë monitorimeve në të gjitha akset rrugore, 24/7, duke përdorur mjete inteligjente poliskanë, radarë automatikë, dronë të cilësisë së lartë dhe dragera, Policia Rrugore vijin të intensifikojë monitorimet me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Sipas njoftmit të policisë, gjatë kësaj jave janë arrestuar 38 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe për drejtim të mjetit pa lejedrejtimi. Janë evidentuar nëpërmjet radarëve dhe poliskanëve, 1966 drejtues automjetesh të cilët qarkullonin me shpejtësi 40 deri në 100 km në orë mbi normën e lejuar.

Drejtuesit e automjeteve, janë ndëshkuar me dyfishin e masës administrative maksimale dhe zbritje nga 3 deri në 8 pikë nga leja e drejtimit.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë vendosur 23,717 masa administrative, nga këto: 5924 për shpejtësi tej normave të lejuara, me sanksione plotësuese. 1085 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit; 1528 për mospërdorim të rripit të sigurimit; 1984 për parakalime të gabuara; 199 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse; 83 për manovra të rrezikshme në rrugë; 256 për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit; 10154 për parkim të gabuar; 2504 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Për javën në vijim, Policia Rrugore, ka marrë një sërë masash shtesë në kuadër të fillimit të vitit të ri shkollor.

Policia Rrugore, apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, që t’u japin përparësi këmbësorëve dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit dhe të vendosin rripin e sigurimit.

The post Të dehur në timon dhe pa lejedrejtimi, 38 drejtues mjetesh të arrestuar gjatë javës appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Kapen 202 kg køkainë në varrezat e Milanos, 3 shqiptarë të arrestuar

By: user 11
2 October 2024 at 09:32

Dy aksione çuan në gjetjen e 4 makinave, njëra me targa angleze, të parkuara pranë varrezave të Milanos . Në tre prej tyre u gjetën 142 kg drogë, në të katërtën 60 kg të tjera. Kontrolle nëpër banesa, sekuestrohen makineta parash, pajisje, 80 mijë euro cash.

Policia italiane finalizoi dy operacione në zonën e Milanos, duke çuar në sekuestrimin e një ngarkese me të paktën 202 kilogramë kokainë, si dhe në arrestimin e 3 shqiptarëve të dyshuar si posedues apo korrierë të saj.

Nga një vlerësim i parë i përafërt, vlera e lëndës narkotike në treg shkon në mbi 15 milionë euro. Mes sekuestrimeve të kryera janë edhe një shumë valute në 80 mijë euro cash, nga të cilat 18 mijë rezultuan se ishin të falsifikuara.

Ka dyshime se grupi ose paguante blerjen e mallit me para të falsifikuara një pjesë, ose paguhej nga blerësit me prerje të tilla, duke i manipuluar.

Goditjet u bënë në rajonet e Monza dhe Brianza, teksa lënda narkotike u zbulua e sistemuar në 4 makina, që ishin parkuar në zonën e varrezave. Policia e konfirmoi për mediat ditën e djeshme (1 Tetor), por kontrollet nisën prej të premtes.

Mediat e vendit fqinj e cilësuan një sekuestrim rekord për zonën në fjalë, duke sqaruar se aksioni i parë u krye në varrezat komunale të Agratit, ku u gjetën 3 prej makinave të parkuara me 142 kg kokainë brenda, e poseduar nga dy prej shqiptarëve dhe e fundit në një tjetër zonë aty pranë, që mbartte 60 kg kokainë të tjera, që drejtohej nga një shqiptar i tretë.

Të dyshuarit janë të moshave 37-44 vjeç, njëri prej të cilëve kishte marrë me qira një garazh dhe me sa duket një apartament në një ndërtesë në “Via Ghiringhella”, një lagje rezidenciale prapa qendrës së biznesit Colleoni, ku tre patrulla karabinierësh kryen disa kontrolle edhe fundjavën e kaluar.

Ndërkohë, karabinierët e Milanos thanë se pas aksionit të parë kanë vijuar arrestimin e një personi të tretë, gjithashtu shqiptar, në bordin e një makine me targa angleze, së cilës dy të parët i kishin dorëzuar pjesën e ngarkesës me 60 kg kokainë.

Si pjesë e të njëjtit operacion, u bënë kontrolle në një numër të madh apartamentesh të marra me qira në komunat Agrate dhe Milano.

Brenda tyre u gjetën dhe sekuestruan mjete dhe pajisje si; makina për numërimin e kartëmonedhave, dy makina paketimi me vakum dhe një çantë që përmbante afërsisht qindra kartëmonedha të falsifikuara, si dhe ekuivalentin e gati 80 mijë euro cash, në para të gatshme dhe prerje të ndryshme, ku rezulton se 18000 euro janë të falsifikuara.

 

The post Kapen 202 kg køkainë në varrezat e Milanos, 3 shqiptarë të arrestuar appeared first on Lapsi.al.

❌
❌