Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 7 October 2024Main stream

Shkëlzen Berisha në protestë, i “blinduar” me disa truproja

By: Java News
7 October 2024 at 19:52

Në protestën e Partisë Demokratike, është shfaqur edhe Shkëlzen Berisha.

Djali i Sali Berishës, është shfaqur i rrethuar me një tufë truprojash.

Edhe pse nuk është ndonjë personalitet publik apo shtetëror, në protestat e fundit ai shfaqet me dhjetëra truproja me vete.

Me sa duket, ngaqë e di çfarë ka bërë, ka frikë dhe ka filluar të ruhet.

Bardhi dhe Noka japin instruksione në telefon për protestuesit, ata djegin stola e kosha plehrash

By: Java News
7 October 2024 at 19:47

Në një moment të protestës, teksa drejtuesit e saj dhe mbshtetësit largoheshin nga bulevardi para Kryeministrisë, për rrugën drejt Tajvanit dhe më tej, u pa se dy krerët e PD aktuale, Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, jepnin instruksione telefonike në të njëjtën kohë.

Komunikimi ishte me bisedë telefonike, por edhe me komunikim, rrjetet sociale apo mesazhe. Ka dyshime se ata orientonin grupin agresiv të protestës, për të sulmuar dhe shkaktuar kaos e trazira, pasi pak çaste më pas u pa edhe stacioni i autobusit urban në flakë, teksa u godit me Molotov dhe lëndë të tjera djegëse.

Kjo skenë dhune pasoi ato para Kryeministrisë, ku u hodhën Molotov, flakadanë dhe u dogjën pemët e shkaktuan dëme materiale.

Protestuesit hedhin molotov drejt selisë së Partisë Socialiste, merr flakë banderola dhe hyrja e godinës

By: Java News
7 October 2024 at 19:37

Protestuesit hedhin molotov drejt selisë së Partisë Socialiste, merr flakë godina. Protestuesit hedhin molotov drejt selisë së Partisë Socialiste, merr flakë banderola dhe hyrja e godinës

Pas Kryeministrisë, deputetët e opozitës dhe protestuesit kanë mbërritur në selinë e Partisë Socialiste.

Ata kanë hedhur molotov në drejtim të selisë, duke bërë që selia të përfshihet nga flakët.

Me molotovë e flakadanë, protestuesit bllokojnë rrugët, mbërrijnë te selia e PS-së

By: Java News
7 October 2024 at 19:34

Një grup protestuesish që udhëhiqen nga grupi i deputetëve i janë drejtuar segmentit rrugor në drejtim të godinës së Partisë Socialiste, e cila ndodhet pranë sheshit Skënderbej, dhe pas godinës së Bankës së Shqipërisë.

Përgjatë rrugëtimit, protesuesit kanë hedhur molotov në drejtim të një kazani mbeturinash, ndërsa deputetët kanë kërkuar nga grupi i të rinjve që hedhin molotov apo flakadanë që të mos dëmtojnë makinat e qytetarëve.

Mbështetësit e Berishës dhe Salianjit i vënë flakën stacionit të autobusit

By: Java News
7 October 2024 at 19:26

Protestuesit pas kryeministrisë po zhvendosen tek Drejtoria e policisë pranë Myslym Shyrit.

Rrugës për atje, disa protestues i kanë vënë flakën një stacioni i autobusit.

Nga pamjet duket fasada e stacionit në flakët e zjarrit.

Sapo nisi protesta militantët u përleshën me policinë tek Kryeministria nën drejtimin e Nokës dhe Bardhit teksa hodhën lëndë piroteknike molotovë.

Militantët e Berishës rrezikojnë jetën e policëve! Momenti i frikshëm kur presin molotovin me skafandër, i shpërthen tek këmbët (VIDEO)

By: Java News
7 October 2024 at 19:24

Protestuesit e Opozitës kanë hedhur molotovë e flakadanë drejt kryeministrisë. Në një moment një molotov ka rënë drejt kordonit policor duke u rrezikuar jetën 2 policëve.

Fatmirësisht dy policët arritën ta presin me skafandër dhe ta largojnë nga trupi. Me të rënë në tokë molotovi shpërtheu.

Menjëherë ndërhyri forcat e policisë duke shuar flakët me fikëse zjarri.

Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin e policisë, por nuk ia dalin, “shpërdorojnë” molotovët

By: Java News
7 October 2024 at 19:13

Ashtu siç pritej, opozita ka vënë në zbatim planin e saj për mosbindje civile. Protestuesit janë përplasur me policinë, ndërsa kanë hedhur edhe mjete prioteknike.

Po ashtu protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë të vendosur para kryeministrisë.

Ndërkohë në shenjë revolte qytetarët i kanë vënë zjarrin edhe një peme që ndodhet para kryeministrisë.

Kujtojmë që kreu I PD, Sali Berisha ka paralajmëruar se mosbindja civile fillon sot për të vazhduar deri në krijimin e qeverisë teknike.

Pamjet me dron, shumë pak protestues në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’

By: Java News
7 October 2024 at 18:26

Ndonesë kemi hyrë në orën e protestës së thirrur nga PD, ABC News sjell me dron pamjet nga Bulevardi Dëshmorët e Kombit.

Ashtu sic shihet edhe nga pamjet, ka nisur mbërritja e protestuesve të parë. Sakaq forca të shumta policie janë planifikuar të angazhohen për mbarëvajtjen e protestës.

Shënohet akti i parë i “mosbindjes” civile, djegin një… gomë para Presidencës

By: Java News
7 October 2024 at 18:18

Në prag të nisjes së protestës nga opozita, ku protestuesit pritet të mblidhen para Kryeminitrisë, një incident ka ndodhur teksa një gomë është djegur përballë Presidencës.

Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur, por një gome i është vendosur flaka duke krijuar tym.
Policia ka ndërhyrë menjëherë duke shuar flakët.

Nuk dihet nëse goma është djegur nga ndonjë protestues ose jo, aq më tepër kur protesta është thirrur kundër Edi Ramës, kryeministrit të vendit.

Me veshje të posaçme dhe kokore, krijohet kordoni i policisë para Kryeministrisë

By: Java News
7 October 2024 at 18:11

Në ndryshim nga herët e tjera, ata janë me veshje të posaçme me kokore dhe skafandër.

Në kordon janë edhe punonjëse gra. Protesta e opozitës pritet të nisë në orën 18:00.

Ishte dënimi me 1 vit burg i Ervin Salianjit që nxiti opozitën për nisjen e një vale protestash dhe bojkoti në komisione e Kuvend.

Dy seancat e fundit në Kuvend u shoqëruan me tensione dhe përplasje të forta. Pasi kryeparlamentarja Elisa Spiropali njoftoi heqjen e mandatit të Salianjit, deputetët e opozitës bllokuan foltoren, e shkatërruan atë dhe hodhën sende në drejtim të saj.

Më pas ata morën karriget e tyre dhe i dogjën jashtë Kuvendit, ndërsa pati edhe debate deri në konfrontim fizik.

Opozita gjithashtu ka vendosur të bojkotojë të gjitha komisionet.

Gjykata e Lartë ka caktuar datën 15 tetor, ora 14:00, për shqyrtimin e kërkesës së ish-deputetit Ervin Salianji, për pezullim të ekzekutimit të dënimit me burg.

Gati nisja e protestës së opozitës/ Demokratët mblidhen në selinë e PD-së, pritet marshimi drejt Kryeministrisë

By: Java News
7 October 2024 at 17:58

Mbështetës të opozitës janë mbledhur në oborrin e selisë së Partisë Demokratike, në pritje të marshimit drejt godinës së Kryeministrisë.

Forcat e Policisë kanë rrethuar godinat kryesore qeveritare, por edhe selinë e Parlamentit dhe Bashkisë së Tiranës. Në zonat pas godinës së Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme janë pozicionuar efektivë të trupave të FNSH si dhe autobotet me ujë. Gjithashtu në oborrin e Parlamentit janë stacionuar forca të shumta policore.

Kosova heq kufizimet për mallrat serbe, Vuçiç skeptik: Kurti do të shpikë diçka tjetër! Pas 22 muajsh…

By: Java News
7 October 2024 at 17:53

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të hënën se pret që autoritetet e Kosovës të “bëjnë më të mirën” për të parandaluar qarkullimin e lirë të mallrave dhe shërbimeve serbe, pavarësisht heqjes së ndalesës për produktet serbe në pikëkalimin kufitar në Merdare.

“Është e rëndësishme për ekonominë serbe, por a do ta bëjnë më të mirën për të vënë bllokada – po. Ai [kryeministri i Kosovës, Albin Kurti] do t’i shpikë tani skanerët, dhe do të presë për 22 muaj tjerë, dhe do të shpikë diçka tjetër”, ka thënë Vuçiç më 7 tetor.

Kurti ka bërë të ditur më herët gjatë ditës së autoritetet e Kosovës e kanë hequr ndalesën në mallrat prej Serbisë në pikën në Merdare, dhe deri në arritje të skanerëve të avancuar, do të kryhen kontrolle të rrepta për të parandaluar hyrjen e çdo malli që mund të rrezikojë sigurinë e vendit.

Sipas Kurtit, masa kufizuese nuk ka qenë asnjëherë tregtare, por masë e sigurisë.

“Ne duhet të ndërmarrim masa të sigurisë, asnjëherë masa tregtare… ne besojmë që ndryshimi i masës është mëse i mjaftueshëm që pasnesër në CEFTA, dhe të hënën në Proces të Berlinit, të kemi sukses të plotë”.

Ai e ka pranuar se masa kufizuese ka pasur efekt në tregti, por këtë fakt e ka përshkruar si “pasojë” dhe jo “qëllim” të Qeverisë.

Kurti ka thënë se pret nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian që t’i ndihmojnë Kosovës në sigurim të skanerëve në kufi, për të garantuar që mallrat që hyjnë prej Serbisë nuk përbëjnë rrezik për sigurinë.

Qeveria e Kosovës e kishte vendosur ndalesën ndaj importit të mallrave nga Serbia në korrik të vitit 2023 për arsye “sigurie”, pasi tre policë të Kosovës ishin arrestuar nga policia serbe. Megjithëse ata ishin liruar më vonë, vendimi për mallrat serbe kishte mbetur në fuqi.

I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë në fillim të shtatorit se kjo ndalesë bllokon punën e CEFTA-s, dhe se, për shkak të saj, Kosova mund ta rrezikojë pjesëmarrjen në Procesin e Berlinit.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë e ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës, sepse, sipas saj, ndalesa ka pasur ndikim negativ në interesat komerciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Vuçeviç përshëndet vendimin e Qeverisë së Kosovës

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka thënë për Radiotelevizionin e Serbisë (RTS) se vendimi i Kosovës për heqje të ndalesës për mallrat e Serbisë në Merdare, e ka larguar tensionin që ka ekzistuar për kohë të gjatë, dhe që gjëja më e rëndësishme tani është që serbët të mund të pranojnë me rregull furnizimet ushqimore, dhe ilaçet.

Ai ka thënë se mbështet secilin veprim që ndikon në përmirësim të kushteve të jetesës për serbët në Kosovë.

“Është përpjekje e mirë e palës gjermane, e cila e ka vënë në pah fazën e re të marrëveshjes së CEFTA-s. Ne jemi gjithmonë gati për marrëveshje, nuk mendojmë që kompromiset janë të këqija, sidomos nëse krijojnë kushte më të mira për serbët në Kosovë dhe Metohi”, ka thënë Vuçeviç nga Shkupi.

Në javët e fundit, Gjermania ka këmbëngulur se ndalimi i importit të mallrave nga Serbia dëmton Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) dhe Procesin e Berlinit, një nismë që synon të ndihmojë zhvillimin ekonomik të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe t’i afrojnë ato me Bashkimin Evropian.

Samiti i dhjetë i Procesit të Berlinit mbahet më 14 tetor.

Kosova ka qenë pjesë e Procesit të Berlinit që nga themelimi i tij në vitin 2014, dhe disa nga marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të kësaj nisme rajonale janë marrëveshja për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, diplomave universitare, kualifikimeve profesionale dhe bashkëpunimit në fushën e transportit, energjisë. ekologjinë, dixhitalizimin dhe roamingun.

Kosova është anëtare e CEFTA-s prej vitit 2007, por është e përfaqësuar përmes misionit të OKB-së në vend – UNMIK.

Kurti ka thënë të hënën se pret që në takimin e radhës, Kosova do të përfaqësohet me emrin e vet.

Qeveria e Kosovës ka kërkuar edhe në të kaluarën që emri të ndryshohet, ndërsa Gjermania ka ofruar “zgjidhjen” në këmbim të heqjes së ndalesës për importin e mallrave nga Serbia.

Sarrazin theksoi se pranë emrit të Kosovës do të kishte një yll, ose një fusnotë, që tregon se statusi i Kosovës nuk është zgjidhur përfundimisht./ rel

Protesta e opozitës, Gjekmarkaj: Mijëra vetë do vërshojnë drejt sheshit! Shqiptarët t’i thonë ndal arrestimeve politike

By: Java News
7 October 2024 at 17:46

Nënkryetari i Partisë Demokratike Argon Gjekmarkaj, vetëm pak minuta para fillimit të protestës kombëtare të opozitës tha se lajmi i mirë është se kësaj proteste po i bashkohen mijëra qytetarë nga e gjithë Shqipëria.

Gjekmarkaj u shpreh se shqiptarët sot duhet t’i thonë ndal keqqeverisjes, korrupsionit galopant dhe arrestimeve politike.

“Lajmi i mirë i kësaj dite është se janë me mijëra që po vërshojnë nga e gjithë Shqipëria dhe qytetarët e Tiranë po lëvizin drejt sheshit. Sot qeveria ka shumë arsye për të pasur frikë dhe populli shqiptar ka më shumë arsye për të pasur guxim. Shqiptarët duhet t’i thonë ndal keqqeverisjes, korrupsionit galopant dhe arrestimeve politike siç është ai i liderit të opozitës Berisha dhe deputetit Salianji”, tha Gjekmarkaj për “Syri Tv”.

Lavrov kërcënon SHBA-të: Po vijoi të ndihmojë Ukrainën, do ketë pasoja të mëdha

By: Java News
7 October 2024 at 17:38

Kryediplomati rus Sergei Lavrov ka kërcënuar Shtetet e Bashkuar të Amerikës se do të përballet me pasoja të mëdha nëse vijojnë të ndihmojnë ushtarakisht Ukrainën dhe nuk pranojnë propozimin e Moskës për zgjidhjen e konfliktit.

Ministri i Jashtëm rus tha se Kremlini ofron një plan të zbatueshëm për t’i dhënë fund gjakderdhjes dhe rindërtimit të Ukrainës. Sipas tij, kjo do të sillte më shumë siguri edhe për vetë kontinentin evropian.

Gjithashtu, Lavrov akuzoi aleancën ushtarake të NATO-s të udhëhequr nga SHBA se fillimisht mbolli farat e luftës një dekadë më parë dhe ka vijuar të ndezë flakët.

“Rusia është e hapur për një zgjidhje politiko-diplomatike që duhet të heqë shkaqet rrënjësore të krizës. Ai duhet të synojë t’i japë fund konfliktit në vend që të arrijë një armëpushim”, tha ai në një intervistë për “Newsweek”

Plani i Rusisë nënkupton që Ukraina të heqë dorë nga provincat kryesisht ruse të Donetsk, Kherson, Luhansk dhe Zaporizhzhias, të cilat u aneksuan zyrtarisht nga Moska pas një referendumi të kontestuar ndërkombëtarisht në shtator të vitit 2022, si dhe Krimenë, të pushtuar nga Rusia dhe të aneksuar përmes një votimi të ngjashëm në vitin 2014.

Gjithashtu, Kievi duhet të pranojë të braktisë përpjekjen për t’u bërë anëtar i NATO-s dhe të ndërmarrë hapa të tjerë, por që janë refuzuar nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe mbështetësit e tij ndërkombëtarë, përfshirë SHBA-në.

Në vend të kësaj, Kievi dhe aleatët kërkojnë tërheqje të pakushtëzuar të Rusisë, ndërsa Moska ka thënë se një konflikt i përshkallëzuar e sjell NATO-n më afër një përplasjeje të drejtpërdrejtë me Rusinë, e cila zotëron stokun më të madh në botë të armëve bërthamore.

“Për momentin, me sa mund të shohim, rivendosja e paqes nuk është pjesë e planit të kundërshtarit tonë. Zelensky nuk e ka anuluar dekretin e tij për ndalimin e negociatave me Moskën. Uashingtoni dhe aleatët e tij të NATO-s ofrojnë mbështetje politike, ushtarake dhe financiare për Kievin në mënyrë që lufta të vazhdojë. Ata po diskutojnë autorizimin e AFU-së [Forcat e Armatosura të Ukrainës] për të përdorur raketa perëndimore me rreze të gjatë veprimi për të goditur thellë në territorin rus. Loja me zjarrin mund të çojë në pasoja të rrezikshme”, ka theksuar Lavrov.

Sipas Lavrovit, masat e kërkuara nga Moska përputhen me trajektoren e një bote që ndryshon me shpejtësi, në të cilën Rusia ka krijuar një partneritet të thellë me Kinën dhe ka forcuar lidhjet me vendet në zhvillim që kërkojnë një rol më të madh në skenën globale. Edhe pse Moska ka kosto, ai tha se Kievi dhe mbështetësit e tij do të humbasin më shumë në një luftë të gjatë.

Mesazh për Berishën? Pak minuta larg protestës ambasada e SHBA me njoftimin e rëndësishëm: FBI takoi Altin Dumanin

By: Java News
7 October 2024 at 17:30

Teksa na ndajnë pak minuta nga protesta e opozitës, ambasada e SHBA ka ndarë një takim të zhvilluar fundjavën e kaluar mes prokurorëve të SPAK dhe FBI, duke zhvilluar edhe një seminar.

Ambasada njofton se prokurorët i janë nënshtruar një trajnimi nga OPDAT, teksa e bën të qartë se SHBA do të mbështesë SPAK në arrestimin e të korruptuarve.

“Fundjavën e kaluar OPDAT zhvilloi një seminar koordinues për prokurorët e SPAK në Peshkopi. Së bashku me përfaqësues nga OPDAT, ICITAP dhe FBI, prokurorët e SPAK u takuan për të diskutuar mbi përparësitë kryesore të SPAK. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë me vendosmëri pranë institucioneve të pavarura të Shqipërisë në luftën e tyre kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, njofton ambasada.

“Berisha do gjak!”/ Braho bën paralajmërimin e fortë: Në protestën e sotme do të ketë dhunë

By: Java News
7 October 2024 at 17:23

Në një kohë tensioni të lartë politik që po kalon Shqipëria, ish-kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, njëherësh ish-deputet i Partisë Socialiste, Spartak Braho ka bërë një paralajmërim të fortë, duke shprehur shqetësim për protestën e sotme të opozitës, ku sipas tij, pritet të ketë dhunë dhe madje viktima. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zoti Braho akuzon Sali Berishën se ka një strategji të rrezikshme që mund të çojë në përshkallëzimin e situatës. Sipas tij, Berisha është kriminel i nxehtë dhe se nuk i bëhet vonë se vriten dy-tre qytetarë apo protestues. Ndërkohë Braho paralajmëron se Prokuroria e Posaçme (SPAK) është gati për të goditur zyrtarët e lartë të Partisë Socialiste.

Nga ana tjetër, një tjetër pikë e rëndësishme thotë ish-ligjvënësi Spartak Braho, gjatë intervistës me kryeredaktorin e gazetës “SOT”, Rigels Seliman, është se drejtimi i Partisë Demokratike pritet të kalojë në duar të Argita Malltezit, një ndryshim që do të sjellë pasiguri dhe spekulime mbi të ardhmen e opozitës. Këto zhvillime pasqyrojnë një klimë të tensionuar politike dhe pasiguri të thellë për stabilitetin e vendit.

ProfitSence Logo

-Zoti Braho, çfarë do të ndodhë sot në protestën e PD të thirrur nga Sali Berisha? Si e keni parë gjithë aksionin e opozitës me kaos në Kuvend, djegie karrigesh, djegie manikinash dhe kërcënime për mosbindje civile?

Mos prisni se do të ndodhë ndonjë gjë e madhe sot. Është një manifestim legjitimi në kuptimin e të drejtave që kërkohen. Nuk është vetëm opozita që do të marrë pjesë por do të ketë edhe përfaqësues nga shtresa të tjera që janë të pakënaqur veçanërisht për situatën ekonomike. Por si gjithmonë në këto situata dhe protesta që përgatit Sali Berisha, ai ka dhe një skenar tjetër që nuk e thotë, por që e ka shpirti i tija, dhuna. Sot do të ketë dhunë, do ketë djegie dhe shkatërrime. Unë të gjitha këto protestat e Berishës i kam shoqëruar edhe me një thënie tjetër që mund të ketë edhe viktima.

-Edhe ju në 2008, kujtoj zotin Meta me vazo keni bërë trazira në Parlament…

Ne nuk kemi djegur asgjë (në 2008). Meta tentoi ashtu si njeri emotiv që ishte, u hodh bëri një gjest. Unë kam qenë në grevë urie me Metën. Gjithmonë në mbledhjet e grupit thonim të ruajmë qetësinë. Ai veprim i Metës qe spontan krejtësisht, i pa menduar më parë. Këta sot i bëjnë të planifikuara, përderisa vijnë me shashka, me benzinë me vete.

-Mund të ketë viktima? Kujt i shërbejnë viktimat…

Sali Berishës. Saliu është kriminel i nxehtë. Saliut nuk i bëhet vonë se vriten dy-tre qytetarë apo protestues. Dhe në fund të protestës Sali me shokë do të ikin në shtëpi. Pushteti nuk merret me dhunë njëherë. Pushteti merret me votë në kuti të votimit, s’të pranon njeri me dhunë. Megjithatë unë e konsideroj protestën e sotme legjitime, por parashikoj edhe këto gjërat e tjera. Në fund rezultati do të jetë morën pjesë x persona (1 milionë protestues siç i fryn shifrat Saliu).

-Shiko se mua më intereson pak ajo që the ti, skenari i dytë i Sali Berishës që do të ketë viktima…

E do Saliun dhunën dhe si i tillë ai do që në protestën e sotme të ketë viktima. Ai prej kohësh kërkon viktima. Ky është formimi dhe psikologjia e tij, dhuna dhe gjaku e destabiliteti.

-Çfarë këshille i jepni strukturave të policisë?

Policia s’ka nevojë për këshilla. Ajo duhet të zbatojë ligjin dhe natyrisht të mos tolerojë krimin, dhunën dhe aktet vandale.

-Opozita akuzon kryeministrin Edi Rama se ka kontroll mbi sistemin e drejtësisë në vend, madje edhe mbi Prokurorinë e Posaçme (SPAK) dhe Gjykatën e Posaçme (GJKKO). Sa qëndrojnë këto akuza?

Mendoj se Edi Rama nuk ka asnjë në dorë dhe s’ka kontroll mbi sistemin e drejtësisë. Se po të qe që Rama do të kishte ndikim mbi SPAK, ai atëhere do të kishte shpëtuar njerëzit e tij, të cilët një pjesë e mirë sot që flasim ndodhen të penalizuar, një pjesë hetohen, një pjesë janë në burg. Shumë shpejt do të ketë arrestime dhe goditje të tjera nga Prokuroria Speciale brenda mazhorancës socialiste në nivele të larta.

-A sjell kjo goditje e SPAK brenda Partisë Socialiste një farë ndikim në votë për PS sa i takon zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të vitit 2025?

Kjo sjellë dy gjëra. Kryesorja tregon se SPAK-u është në rrugën e duhur. Dhe për këtë duhet të jemi të lumtur dhe krenar. SPAK-nuk tërhiqet dhe e kanë ndarë mendjen ata që do të çmontojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin në Shqipëri. Së dyti goditjet e SPAK ndaj mazhorancës bëjnë që shumica të këtë në një farë mënyrë një biografi negative. Administrata dhe ajo pjesë drejtuese e qeverisë lënë për të dëshiruar.

-A ka përgjegjësi kryeministri Edi Rama për bashkëpunëtorët e tij që janë subjekt i drejtësisë?

Ajo është pika më e dobët e Ramës. Përgjegjësia është personale kur është përgjegjësi penale. Por këta njerëz që i ka marrë SPAK-u nën hetim janë vendosur dhe emëruara nga dikush. Kështu që nga kjo pikëpamje kryeministri Edi Rama ka përgjegjësi morale.

-Si e shihni kërkesën e opozitës për qeveri teknike?

S’ka kushte ligjore. vetëm në kriza të rënda ku s’ka më rrugë dalje dhe bie mazhoranca, vetëm në këto raste mund të ndodhë që të kemi qeveri teknike pozitë-opozitë.

-Si e shikoni situatën brenda opozitës?

Sali Berishën unë e shikoj një të dënuar ordiner për akuzat që janë ngritur mbi të nga SPAK. Ka filluar të katapultohet në politikë dhe Partinë Demorkatike, e bija e Sali Berishës, Argita Malltezi. Dhe nga kjo pikëpamje mendoj se Argita Malltezi do të marrë drejtimin e PD-së. Megjithatë theksoj se Partia Demorkatike nuk ka njerëz që të jenë konkurrues./Sot

“Populli shkund çdo tirani!”/ Salianji “u jep zemër” demokratëve nga burgu: Qëndresa jonë është shpërbërja e tyre!

By: Java News
7 October 2024 at 17:11

Mesazh i shkruar nga burgu, Ervin Salianji i drejohet qytetarëve përpara protestës së thirrur nga opozita

Në këto orë, ata po korrin frikën që mbollën vetë!

E dimë që menduan se do na frikësonin, e sot më shumë na forcuan. Qëndresa jonë është shpërbërja e tyre! Ne e dimë që shumë nga ne sakrifikojnë e rezistojnë sepse na takon ne së pari të jemi muri që ndal të keqen. Na takon ne dhe vetëm ne të jëmi forca e shembullit.

Miq,

Të humbësh lirinë për të fituar forcën e goditjes ndaj padrejtësisë, është zgjedhje e ndërgjegjies. Të humbësh lirinë në betejë për të fituar demokracinë e qeverisje të mirë për njerëzit, është vlera më e lartë.

Të humbësh lirinë duke fituar besimin në sakrificë është forma më ë lartë e fisnikërisë civile. Të fitosh lirinë duke protestuar me besimin që shqiptarët meritojnë një tjetër zgjidhje, është rruga!

Reago, mos humb veten, as dinjitetin, as të drejtat!

Reago, sepse forca dhe e drejta janë me ty!

Reago! Reago për pagën e degraduar; për fitimin e munguar; për pronën e pafituar, për jetën e shtrenjtuar, për fjalën e cunguar, për shpresën e mpirë, për një Shqipëri më të mirë.

Populli shkund çdo tirani!

#Protesto#7Tetorora18:00

❌
❌