Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 October 2024Main stream

Protesta e opozitës, Veliaj: Ata që vandalizuan mbrëmë Tiranën, nuk janë demokratët e vërtetë

By: Java News
8 October 2024 at 15:54

Gjatë takimit me fermerë të Qarkut të Tiranës, ku u prezantua “Skema Kombëtare e Investimeve”, me fokus zgjerimin dhe modernizimin e veprimtarive të fermerëve dhe blegtorëve, për të rritur prodhimin e produkteve shqiptare, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, falenderoi të gjithë punonjësit e policisë, zjarrfikëses dhe të pastrimit, të cilët ishin në krye të detyrës një natë më parë, për të kthyer qytetin në normalitet pas protestës së opozitës.

Veliaj tha se pakica që u përpoq të shkatërronte dje qytetin, nuk përfaqëson demokratët që e duan Shqipërinë si e gjithë Europa. “Tirana duket normale sot, por mbrëmë nuk ishte e tillë, pasi kaloi një valë shkatërrimi të paprecedentë, të cilën nuk ia kanë bërë as pushtuesit. Dua të falënderoj, së pari të gjithë ata që ishin në rreshtin e parë për të kufizuar dëmin dhe pastaj, për të rikuperuar dëmet. I falënderoj nga zemra sepse në kohë rekord e rikthyen qytetin në normalitet, aq sa sot nuk dukej asnjë shenjë prej tërbimit të djeshëm. Them tërbimit sepse nuk besoj se ata janë demokratët. Përkundrazi, ata nuk përfaqësojnë demokratët! Ne demokratët i kemi komshinj, janë njerëz për së mbari. Ata që ishin dje nuk janë demokratët e vërtetë. Demokratët e vërtetë e duan Shqipërinë si gjithë Evropa dhe Tiranën, gjithmonë e më shumë, e shohin si gjithë Evropa”, nënvizoi Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se Tirana e djeshme nuk ishte ajo që i mirëpret të gjithë në mënyrë dinjitoze, dhe për këtë i kërkoi ndjesë kujtdo që pati probleme.

“Vajzës së vogël, që lindi dje në trafik, i kërkoj ndjesë! I kërkoj ndjesë sepse Tirana nuk i mirëpret kështu fëmijët. Tirana i mirëpret me çekun e bebes, me shportën e të sapolindurit, i pret në mënyrë shumë më dinjitoze se sa dje. Falenderoj të gjithë ata që, teksa sot në mëngjes fillojmë jetën në normalitet, mbrëmë e gdhinë bashkë me mua, për t’u siguruar që Tirana i kthehet rutinës. Ato prona që u vandalizuan nuk janë as të Edi Ramës, as të kryetarit të bashkisë, as të përfaqësuesve politikë; janë të qytetit, janë pronë e përbashkët, bëhen me taksat e të gjithëve, rregullohen nga fondi dhe buxheti i të gjithëve. Shumë e rëndësishme që këto fonde, për të cilat po flasim sot, të mos pakësohen, nuk duhet që qyteti të investojë në riparimin e vandalizmit dhe ndërkohë të shkurtojë nga bujqësia apo nga fonde të tjera shumë të nevojshme. Ka mënyra shumë më të mira për ta përdorur paranë publike, se sa duke rregulluar dëmet e një çmendurie të një pakice që nuk përfaqëson demokratët e vërtetë”, u shpreh Veliaj.

Lajme të mira për Shqipërinë, Çekisë i dëmtohen 3 lojtarë para sfidës me kombëtaren kuq e zi

By: Java News
8 October 2024 at 15:46

Çekia do të përballet me Shqipërinë më 11 tetor në kuadër të Nations League. Trajneri i përfaqësueses çeke, Ivan Hasek ka bërë ndryshime në listë, për shkak të disa dëmtimeve.

Bëhet fjalë për lojtarët Matej Rynesh, Jaroslav Zelenji dhe David Zima, të cilët trajneri Ivan Hashek ka vendosur t’i zëvendësojë me 4 të tjerë.

Në vend të tyre janë ftuar Jan Boril, Milan Havel, Robin Hranaç dhe Ondrej Zmrzli. Në këtë mënyrë, Çekia do të ketë në dispozicion ndaj Shqipërisë 24 nga 25 lojtarët e grumbulluar aktualisht, pasi Ladislav Krejçí është i pezulluar për shkak të kartonëve të verdhë.

Çekia renditet në vendin e 3-të me 3 pikë në Grupin B1.

KLSH “mollë sherri” tek “Ekonomia”/ Braçe kërkon ndryshime në strukturë, deputetët e PS ndahen në dy grupe

By: Java News
8 October 2024 at 15:38

Kontrolli i Lartë i Shtetit kësaj herë është bërë mollë sherri për opozitën dhe maxhorancën në Komisionin e Ekonomisë.

Erion Braçe, kërkoi me ngul ndryshime në strukturën e KLSH. Deputeti i maxhorancës tha se KLSH duhet të jetë një institucion i transparent, pasi rastet e korrupsionit nuk mungojnë.

“Ne kemi auditim e brendshëm të institucioneve ekzekutive, që më thënë të drejtën lë shumë për të dëshiruar dhe në disa raste është korruptuar. KLSH ka përgjegjësi për të audituar audituesit e brendshëm për të mos lejuar korruptimin e audit të brendshëm, si audituesit në sektorin e doganave të tatime që janë kthyer në problem”, shprehet Braçe.

Por, deputeti Xhelili tha se ndryshimet bëhen në sajë të standardeve jo ligjeve, rastet e korrupsionit duhet denoncuar.

“Nëse keni element korruptiv ose që ka të korruptuar, shumë bukur ai që e di, të shkojë t’i denoncojë. Spo them për në këtu, po them për ata që bëjnë rolin e spiunit.”, tha Alban Xhelili.

Sipas Braçes nëse do të krijojmë transparencë të KLSH duhet të bëhen publike koha dhe plani audimit.

“Unë funksionojë me informacion, nuk funksionojë me spiun. Tani kanë 10 muaj në një drejtori atje, çfarë bën audituesi 10 muaj në një drejtori, dhe këtë e di drejtori çfarë di drejtori që këtë e di drejtori”, tha më tej deputeti i PS, Braçe.

Për kolegun e Bracës, përcaktimi i kohës së auditimi është një kërkesë e tepërt.

“O shok si mund t’i përcaktosh ti kohë kontrolli KLSH, me bë2 një kontroll rutinë thua ti. Unë jam kundra kësaj.”, u shpreh Frrok Gjini.

“Po kërkoj transparencë në përcaktimin e afatit dhe të argumenteve për shtyrjen e afatit.”, tha më tej Braçe.

Në fund të mbledhjes së komisionit, tonet e ngritura nuk vendosën asgjë për funksionimin e ri të institucionit të pavarura, të KLSH.

Deputeti socialist del nga Prokuroria e Posaçme, Jurgis Çyrbja batuta me gazetarët

By: Java News
8 October 2024 at 15:33

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja u paraqit paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme.

Pas 5 orësh deputeti i PS Jurgis Cyrbja doli nga ambientet e SPAK, ku u mor në pyetje nga prokurorët.

Para gazetarëve ai tha se nuk ka koment në lidhje me atë që është marrë në pyetje, por me batutë u përgjigj: Pse kaluan 5 orë?!

“Kur t’u them unë do qëlloni në mish”/ Artan Hoxha jep detaje nga kaseta me audio-përgjimin për 21 janarin: Personat janë gjakftohtë! Kërkuan municion dhe…

By: Java News
8 October 2024 at 15:24

Artan Hoxha ka folur në “Shqipëria Live” në lidhje me “21 Janarin” dhe dorëzimin e kasetës me audioregjistrim në SPAK.

Ai ka folur për përmbajtjen që ka kaseta, dhe sipas tij për urdhrin që është dhënë për të qëlluar me armë ndaj protestuesve.

“Vrasjet nuk erdhën nga policia, materiali tregon cili është instruktazhi që jep drejtuesi i Gardës, që vjen me shkallëzim, ata kanë qenë të instruktuar më parë.

Në momentin kur thotë “bëni armët gati kur t’u them unë do qëlloni në mish”, po të kishte zgjatur dhe 10 sekonda të tjera do ishte bërë kasaphanë.

Dhe kaq sa janë vrarë ka qenë dhe kjo me fat, se mund të ishin vrarë dhe 13 të tjerë që kanë qenë të plagosur rëndë.

Zjarri është hapur në një gjerësi për të krijuar një kordon sigurie. Nuk e kuptoj pse duhej hapur zjarr në atë momentin, kur protesta ishte në shuarje, protestuesit kishin nisur të largohen.

Kishte shumë elementë që dëshmonin se protesta ishte drejt rënies së intensitetit të saj.

Në momentin kur i jepet urdhri ‘qëllo’ komandantit të njësisë speciale, para urdhrit komandanti i Gardës thotë ‘bëni armët gati dhe kur të them unë do qëlloni në mish’, dhe i thotë ‘ky është urdhër’.

Për 7 sekonda dëgjohen breshëritë MP5, 8 të shtëna, dhe pastaj jep urdhër ‘ndaloni’ dhe me gjakftohtësi nuk flitet fare për pasoja, dhe kërkron municion shtesë sepse e kanë konsumuar.

Pse Berisha është përgjegjës? Sepse pas ngjarjes doli dhe tha ‘vrasjet janë bërë nga opozita, Garda nuk përdor armë të tilla’. Mjekët e spitalit të Traumës që dolën menjëherë, thanë që vrasjet janë bërë nga afër dhe me armë që nuk i ka policia… ç’punë kishin mjekët?”, u shpreh ndër të tjera gazetari.

“Morën donacione jashtë rregullave”/ KQZ propozon gjoba për kandidatët në zgjedhjet e 14 majit (Lista)

By: Java News
8 October 2024 at 15:15

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjobit kandidatët në zgjedhjet e 14 majit. Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi tha se disa kandidatë kanë marrë donacione jashtë rregullave dhe jo në rrugë bankare.

KQZ gjobiti kreun e Bashkisë Belsh, Arif Tafani me 206 mijë lekë, kryebashkiakun e Fierit Armando Subashi me 138 mijë lekë; kryebashkiaken e Durrësit Emirjana Sakon me 75 mijë lekë, kryebashkiakun e Kuçovës Kreshnik Hajdari me 500 mijë lekë; Majlinda Bufin e Roskovecit me 243 mijë lekë, Mariglen Dishën e Librazhdit me 125 mijë lekë; Agron Malajn e Burrelit me 80 mijë lekë, Bukurosh Maçin e Peqinit me 70 mijë lekë, Albert Mlyshin e Mirditës me 300 mijë lekë, Bardh Spahian, kandidatin e PD në Shkodër me 445 mijë lekë.

Po kështu gjoba dhe për Bujar Hoxhën, kandidat i PD në Urën Vajgurore 156 mijë lekë, për Igli Carën, 368 mijë lekë; për Lefter Maliqin 170 mijë lekë, për Luçiano Boçin 72 mijë lekë, për Pjerin Ndreun 720 mijë lekë.

Po kështu KQZ gjobiti për shkelje të Kodit Zgjedhor subjektet politike, PS me 300 mijë lekë dhe PD me 200 mijë lekë. Celibashi tha se paratë e marra duhet t’ia kthejnë KQZ

Më 8 nëntor mbyllen aplikimet, ministrja Denaj: Skema e investimeve në Bujqësi, mbështetje kapaciteteve prodhuese të fermave

By: Java News
8 October 2024 at 15:07

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau sot informacion në lidhje me skemën e investimeve në bujqësi në takimin e mbajtur sot me fermerë të qarkut të Tiranës.

Në takim ishin të pranishëm kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu dhe kryetarii bashkisë së Tiranës Erion Veliaj sikundër edhe deputetë të qarkut Tiranë.

Denaj vuri në dukje se skema e investimeve në Bujqësi synon rritjen dhe zgjerimin e kapaciteteve prodhuese në fermat bujqësore dhe blegtorale si dhe modernizimin e fermave për të rritur rendimentin, por njëkohësisht për të ulur dhe koston.

Ajo u ndal tek fakti që skema parashikon mbështetje edhe për të eliminuar disa nga problematikat në disa zona të Shqipërisë e pse jo ndoshta edhe në Tiranë, që kanë të bëjnë me kushtet klimatike.

Denaj theksoi se kushtet klimatike vitet e shkuara I kanë ekspozuar fermerët ndaj breshërit duke sjellë humbje të produkteve në zonat e lindjes dhe jugut të Shqipërisë.

“E për këtë kemi vendosur në fokus edhe një investim në atë që është rrjetat antibreshër”, theksoi Denaj.

Ministrja u ndal edhe tek mbështetja për akuakulturën si një mundësi që qeveria shqiptare me një fond prej 15 mln eurosh e bëri të mundur me Aktin Normativ.

Denaj u shpreh e hapur të ndajë me fermerët të gjithë informacionet në lidhje me skemën e cila ka filluar në datën 30 shtator, ndërsa data 8 nëntor është data finale e mbylljes së aplikimit

Bëhet ‘i gjallë’ Ilir Meta: Asnjë minutë paqe për regjimin! Përballja, e vetmja rrugë për të…

By: Java News
8 October 2024 at 15:00

“Përballja me regjimin është e vetmja rrugë që ka mbetur për të vendosur rendin kushtetues.” Kështu është shprehur Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në të parën konferencë për mediat pas protestës kombëtare të thirrur nga Partia Demokratike, që u zhvillua për 3 orë e 30 minuta në Tiranë mbrëmjen e djeshme.

Meta, i cili ishte i pranishëm në tubim së bashku me përfaqësues të PL, po ashtu shtoi se narko-shteti nuk duhet të ketë as një minutë paqe në vijim, shkruan A2.

“Protesta e opozitës është tërësisht legjitime. Përballja me regjimin është e vetmja rrugë që ka mbetur për të vendosur rendin kushtetues. Narko-shteti nuk duhet të ketë as 1 minutë paqe. Narko-policia veproi nën urdhra, duke helmuar popullin me gaz. Përdorimi i gazit dhe dhunës treguan se Policia e Shtetit ka humbur misionin e saj. Këtu mafia ka shtetin e vet. Një falënderim të veçantë për pasqyrimin në mediat e huaja të protestës së djeshme. Shqiptarët e ndershëm e kanë detyrë largimin e Ramës nga pushteti. Edi Rama tallet me pensionistët dhe na vjedh përditë. Partia e Lirisë kur të jetë në pushtet do të 2-fishojë pensionet, duke i çuar ato në nivelet e vendeve fqinje. Ne i bashkohemi çdo përpjekje për të rivendosur rendin kushtetues, që aktualisht është përmbysur”, tha Meta.

Në viim ai shfaqi rezerva për policinë, duke thënë se arrestimet e protestuesve janë politike dhe ato veçse do të shtojnë zemëratën në popull.

“Përdorimi kriminal dhe jo proporcional i dhunës, i gazit lotsjellës deri tek fëmijët dhe të moshuarit, si dhe arrestimet e paligjshme provuan se Policia e Shtetit është shndërruar në Policinë e NarkoPushtetit, që ka humbur jo vetëm besimin, por edhe misionin për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve”, deklaroi Meta.

/a.r

FOTOLAJM/ Kush është Hivzi Bushati, ish-kreu i FNSH që u shpall në kërkim pas protestës së opozitës

By: Java News
8 October 2024 at 14:52

Protesta e opozitës shënoi disa incidenti, teksa një ditë më pas policia ka bërë të ditur se ka shpallur në kërkim nëntë protestues. Mes të shpallurve në kërkim është edhe ish-komandanti i FNSH në Shkodër, Hivzi Bushati.

Bushati ka qenë mjaft aktiv gjatë protestave të opozitës që kohës para KQZ-së, kur u vendos që mandati për kreun e Bashkisë së Tiranës në vitin 2011 t’i kalonte Lulzim Bashës dhe jo Edi Ramës pas numërimit të votave të hedhura në kutitë e gabuara.

hivzi bushati

Akuzat që rëndojnë ndaj të shpallurve në kërkim janë shkatërrim i pronës me zjarr, kundërshtim dhe mosbindje të policisë, goditje për shkak të detyrës, prishje e rendit dhe qetësisë publike.

Po ashtu, edhe disa deputetë të opozitës janë proceduar penalisht: Gazment  Bardhi, Flamur Noka dhe Ervin Minarolli.

Opozita zhvilloi një protestë kombëtare në rrugët e Tiranës, ku fillimisht u hodh molotov në drejtim të selisë socialiste, teksa pati edhe të lënduar.

/a.r

“Travel and Tour World”: Bumi turistik i Përmetit! Dyfishim i vizitorëve në atraksionet gjatë gjithë vitit

By: Java News
8 October 2024 at 14:45

Përmeti, një qytet i njohur për atraksionet e tij të shumta, është shndërruar në një destinacion turistik jo vetëm për turistët e verës, por edhe për vizitorët gjatë gjithë vitit, sipas një artikulli të botuar në “Travel and Tour World” (TTW).

Përmeti është një qytet i vogël në rrugën e re mes Gjirokastrës dhe Korçës. Është vendi ideal për një udhëtim nga bregu drejt liqenit të Ohrit.

I vendosur në lumin Vjosa në periferi të Parkut Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli, Përmeti njihet si ‘qyteti më i gjelbër’ i Shqipërisë.

Është porta për në lumin e fundit të egër të Evropës dhe një destinacion në zhvillim ekoturizmi.

Në periferi të qytetit do të gjeni kishën spektakolare ortodokse të Leusës – kisha më e bukur në Shqipëri – si dhe burimet e famshme termale të Benjës dhe burimet më pak të njohura termale të Sarandaporit.

Kryetarja e Bashkisë Përmet, Alma Hoxha, theksoi bashkëpunimin e fortë mes qeverisë, autoriteteve vendore, bizneseve dhe komunitetit për të promovuar turizmin gjatë gjithë vitit.

“Turizmi është fokusi ynë parësor. Ndërsa fillimisht synuam ta poziciononim Përmetin si një destinacion turistik europian, sot me krenari mund të themi se e ka arritur këtë status”, tha Hoxha.

“Përpjekjet tona janë të orientuara drejt garantimit të turizmit të qëndrueshëm dhe gjatë gjithë vitit. Përmeti mbetet një nga qytetet më të vizituara”, theksoi ajo.

Kryebashkiakja vuri në dukje gjithashtu një rritje të ndjeshme të numrit të turistëve krahasuar me një vit më parë.

“Deri në fund të gushtit të këtij viti, rreth 100 mijë turistë vizituan Përmetin. Është zgjeruar edhe disponueshmëria e akomodimeve”, shtoi ajo.

Sezoni veror i vitit 2024 parashtroi disa sfida, të cilat çuan në një sukses më të madh në sektorin e turizmit, duke e pozicionuar Përmetin dhe zonat përreth tij si destinacione tërheqëse gjatë gjithë vitit.

/a.r

Berisha lë pa përgjigje gazetarët dhe reagon pas 1 ore: Më hoqi internetin diktatura!

By: Java News
8 October 2024 at 14:36

Sali Berisha njoftoi sot një konferencë me gazetarët për të komentuar protestën kombëtare të mosbindjes civile.

Partia Demokratike deklaron se “ndërsa po bashkëbisedonte me gazetarët, duke iu përgjigjur interesit të medias në lidhje me qëndrimet e tij për protestën dhe se çfarë do të ndodhë në ditët dhe javët e ardhshme, një defekt i qëllimshëm teknik e ndërpreu në mënyrë të papritur konferencën”.

“Linja e internetit u shkëput në mënyrë të qëllimshme nga kompania që ofron këtë shërbim në shtëpinë e kryetarit të Partisë Demokratike, duket me porosi nga larg që të ndërpritet konferenca me gazetarët e kreut të PD-së, Sali Berisha”, deklaron PD.

/a.r

E gjetën të dehur dhe e shoqëruan në shtëpi, shqiptarit i gjejnë 36 kg kokainë dhe 70 mijë euro

By: Java News
8 October 2024 at 14:29

Ecja si i hallakatur në mes të rrugës “Cavalieri Ducati” në Bolonja, tërhoqi vëmendjen e gjeneralit Ettore Bramato, komandanti provincial i Karabinierëve, që i kërkoi një patrulle të policisë rrugore që të asistonte një të ri.

Kur karabinieri dhe agjentët e policisë u afruan për ta kontrolluar ose të paktën për ta larguar nga rruga, djali, i cili rezultoi se ishte një shqiptar 26-vjeçar në gjendje krejtësisht të turbullt, ndoshta për shkak të ndonjë substance që kishte marrë, filloi të thoshte gjëra të pakuptimta dhe më pas e drejtoi policinë në shtëpinë e tij.

Në atë moment, policët u ngjitën në apartamentin që gjendej përgjatë së njëjtës rrugë dhe gjetën një surprizë. Të mbështetur, e fshehur jo fort mirë mbi një dollap ishte një çantë plot me para, të cilat pasi u numëruan rezultuan të jenë rreth 70 mijë euro cash.

Të shtyrë nga dyshimi, agjentët vendosën të vazhdonin me kontrollin e shtëpisë së të riut shqiptar dhe kështu gjetën të fshehura në banesë 36 kilogramë kokainë.

Pasi agjentët e komisariatit të Santa Violës gjetën paratë dhe drogën, 26-vjeçari nisi të bëhej i dhunshëm dhe i pakontrollueshëm, ndaj u desh ndërhyrja e mjekëve dhe një autoambulance që të transportohej në spital.

Sakaq besohet se paratë e sekuestruara janë të ardhura nga trafiku i drogës. Ndërkohë, lënda narkotike është sekuestruar dhe do të analizohet në laboratorët përkatës nga hetuesit. 26-vjeçari shqiptar sapo doli nga spitali, u arrestua nga policia.

/a.r

Dokumentet / Basha e emëroi tek Enti i Banesave, Noka mori shtëpi për vete si i pastrehë, për vëllezërit, motrën dhe kunatën

By: Java News
8 October 2024 at 14:20

Nga Adriatik Doçi*

Në vitin 2006, Flamur Noka, aktualisht Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, shkruan se është specializuar si mjek onkolog pranë QSUT.

Në vend që të punonte si mjekt onkolog, çuditërisht, në 31 mars të vitit 2006, Lulzim Basha, në atë kohë ministër i Brendshëm, emëron Flamur Nokën anëtar të Këshillit Drejtues të Entit Kombëtar të Banesave.

Për herë të parë publikohet urdhëri i emërimit të Nokës në EKB, me firmën e Lulzim Bashës, të cilin Noka e quan ‘peng’, ‘Lul brava’ etj.

Në 30 shtator 2009, Sokol Olldashi, në atë kohë ministër i Transporteve, shkarkon Flamur Nokën si anëtar i Këshillit Drejtues të Entit Kombëtar të Banesave, pasi Noka ishte zgjedhur deputet.

Duket se Noka nuk synonte thjeshtë të merrte një rrogë te Enti Kombëtar i Banesave.

Një muaj pasi largohet nga EKB, në 1 nëntor 2009, Flamur Noka përfiton një kredi 50 mijë euro me zero interes si i pastrehë nga Enti Kombëtar i Banesave, duke blerë një apartament me sipërfaqe 83.7 m2 në ish Bllok.

Tre vjet më vonë, Noka, apartamentin që bleu rreth 50 mijë euro në ish Bllok (kati 8, pallat i vjetër) me kredinë si i pastrehë, e shet për 180 mijë euro.

Me këto 180 mijë euro, Noka blen 260 m2 apartament dhe garazh në zonën më të shtrenjtë të Tiranës, te Liqeni, kur në fakt vlera është 4-5 herë më e lartë. Nga manovra me shitjen e apartamentit 83 m3 në katin e 8, duke blerë një pasuri me vlerë rreth 1 milionë euro, Nokës i teprojnë edhe 6.4 mijë euro.

Pra ka blerë me 800 euro m2 në zonën më të shtrenjtë të Tiranës, kati II, ndërsa ka shitur me 2.1 mijë euro m2, në një zonë më të lirë, kati 8. (Shtëpia e Mulit te Liqeni, bashkë me garazhin dopio, kushton rreth 1 milionë euro).

Për tre vite, Flamur Noka, falë shfrytëzimit të pushtetit, nga i pastrehë bëhet me pasuri rreth 1 milionë euro.

Flamur nuk ka menduar për t’u pasuruar vetëm vetë, duke abuzuar me pushtetin, por edhe familjarët e tij.

Kjo është një listë zyrtare me 73 persona, të cilët kanë përfituar banesa si të pastrehë në Sarandë nga Enti Kombëtar i Banesave.

Mes përfituesve rezulton edhe shtetësja Lule Basha, e cila është motra e Flamur Nokës. Lidhja e vetme e zonjës me qytetin e Sarandës duket se është vetëm pozita e vëllait në Enti Kombëtar të Banesave, ent të cilin duket se e ka përdorur për përfitime të paligjshme personale dhe familjare.

Mes përfituesve të apartamenteve në Sarandë nga Enti Kombëtar i Banesave, rezultojnë edhe Lulzim dhe Mevlan Noka, të cilët raportohet se janë vëllezërit e Flamur Nokës.

Mes përfituesve të banesave është edhe një shtetase belge, Luçinda Faket, e cila raportohet se është bashkëshortja e vëllait të Flamur Nokës.

Këto fakte të abuzimit me pushtetin për pêrfitime të kundraligjshme personale/familjare janë një sfidë për SPAK.

Përmes një hetimi, SPAK mund të zbulojë se në bazë të cilit kriter katër familjarë të Flamur Nokës kanë përfituar apartamente shtetërore në Sarandë dhe cili është roli i Nokës në Entin Kombëtar të Banesave, për finalizimin e kësaj afere korruptive.

*Facebook

Kaseta e fshehtë që dorëzoi në SPAK/ Hoxha: Serveri i 21 Janarit është kopjuar para se të fshihej

By: Java News
8 October 2024 at 14:13

Gazetari Artan Hoxha ishte i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku foli për kasetën e fshehtë që dorëzoi në SPAK.

Hoxha bëri deklaratën e fortë, ku tha se serveri para se të fshihej është kopjuar.

Në lidhje me vrasjet e katër protestuese të 21 janarit, ai tha se nuk janë kryer nga pakujdesia, ndërsa shtoi se vendimi i dhënë nga gjykata shqiptare nuk është e drejtë.

“Është një audio regjistrim një person që ka pasur akses në komunikimin e kanalit të sigurt, të drejtuesve të lartë të Gardës. Ata kishin një kanal të veçante që komunikonin, një person ka pasur akses dhe ka regjistruar atë. Janë regjistruar komandat dhe urdhrat e dhëna.

Garda e Republikës… edhe dje që ishte protesta kanë komunikuar në radio. Kjo për të verifikuar nëse urdhrat kanë qenë në përputhje me ligjin. Ndaj dhe Kryeministria u mbush dje me kamera. U lyen dhe shtyllat me graso, se protestuesit ngjiteshin atje dhe i hiqnin.

Serverat e 21 janarit u fshinë. Ata e panë, bënë një kopje dhe e fshinë. Serveri i Gardës u tha se nuk filmonte. Kjo është një masë sigurie. Thuhet se vrasjet janë kryer nga pakujdesia. Kur ka qëlluar komandanti i Gardës, kur ka qëlluar shefi i shtabit, që janë të stërvitur… kjo do të thotë që nuk kanë qenë vrasje nga pakujdesia.

Vrasjet nuk janë nga pakujdesia, vendimi i dhënë nga gjykata shqiptare nuk është i duhuri”, u shpreh gazetari Hoxha.

Ndragheta bëri “vëllezër” ultrasit e Inter dhe Milan, nxirrnin miliona fitime nga San Siro

By: Java News
8 October 2024 at 14:05

Skandali i trifogrupeve në Itali vijon të thellohet. Pas prezencës së provuar të anëtarëve të organizatës kriminale “Ndragheta” brenda ‘Curva Nord’, grupimit ultras të Interit, tashmë është provuar edhe lidhja e tyre me ‘Curva Sud’, tifogrupi zyrtar i Milanit.

Tashmë fashikujt hetimorë të Prokurorisë së Milanos tregojnë rritje e ndikimit të ‘Ndrangheta’ qartë jo vetëm te Interi, por edhe te Milani, që pas pas vrasjes së Antonio Bellocco, nipi i Umbertos që njihet si kreu i bandës “Rosarno”, kryer nga kapotifozi zikaltër Andrea Beretta.

La Gazzetta dello Sport raporton se ka qenë pikërisht pesha e klaneve kalabreze në Curva Sud që siguroi një bashkëjetesë paqësore dhe ekonomikisht të frytshme midis dy tifozerive virale në Milano.

Aq shumë saqë Luca Lucci, udhëheqës i padiskutueshëm i ultrasve të Milanit dëgjohet të flasë për klanet si “familja” e tij në një përgjim. Ndërkohë, Marco Ferdico e ka marrë atë si shembull, duke treguar ‘Curva Sud’ të Milanit si një model që duhet ndjekur.

“Modeli i Milanos” për të cilin Ferdico flet me besnikët e tij i referohej bashkimit të dy “Curva-ve” nën një akronim të vetëm, një bashkim që dukshëm e bëri biznesin me biletat, parkingjet dhe koncertet në “San Siro” më të thjeshtë dhe hierarkitë më të përcaktuara.

Në të gjitha këtë histori, tifozi numër një i Milanit, Luca Lucci rezulton se kishte marrë një “rol kryesor” edhe në vendimet në lidhje me raportin që do të kishin me rivalët e ‘Curva Nord’. Ky rol e kishte shtyrë atë të vendoste veton ndaj pranisë, në veri, të Francesco Intagliata-s, gjithashtu mes të arrestuarve, me të cilin ka pasur edhe një “takim sqarues”

Gjithsesi, mbetet mjaft e qartë se lidhja mes dy ‘Curva-ve’ ishte pikërisht rezultat i infiltrimit të Ndranghetës dhe se çështja nuk kishte të bënte vetëm me Interin.

/a.r

Mbi 14 mije fëmijë të vrarë në një vit luftë në Gaza, OKB ngre alarmin dhe bën thirrje për armëpushim

By: Java News
8 October 2024 at 13:58

Lufta në Rripin e Gazës po merr një numër katastrofik jetësh të fëmijëve. Që nga tetori i vitit të kaluar mbi 14,000 fëmijë në Gaza dhe Bregun Perëndimor janë vrarë, mijëra të tjerë janë plagosur dhe të gjithë jetojnë në frikë dhe kushte të tmerrshme. Është ky vlerësimi i fundit nga Ministria Palestineze e Shëndetësisë, të publikuara nga UNICEF, i cili bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm.

“Nuk ka hapësira të sigurta. Të gjithë fëmijët e Gazës janë ekspozuar ndaj përvojave traumatike të luftës, pasojat e së cilës do të zgjasin një jetë. Fëmijët e Gazës kanë duruar tmerre të paimagjinueshme. Ata meritojnë një armëpushim të menjëhershëm dhe një shans për një të ardhme paqësore”, deklaroi organizata e OKB-së.

Rreth 1.9 milionë njerëz vlerësohet të jenë zhvendosur brenda vendit. Gjysma e tyre fëmijë. Ata nuk kanë akses të mjaftueshëm në ujë, ushqim, karburant dhe ilaçe.

“Shtëpitë e tyre janë shkatërruar; familjet e tyre të copëtuara. Shumë fëmijë janë zhvendosur disa herë dhe kanë humbur shtëpitë, prindërit dhe të dashurit. Ata duhet të mbrohen, së bashku me shërbimet e mbetura në të cilat ata mbështeten, duke përfshirë objektet mjekësore dhe strehimin”, raporton Unicef, i cili vazhdon t’u bëjë presion liderëve botërorë për qasje humanitare në të gjithë Gazën për armëpushim humanitar të menjëhershëm dhe afatgjatë.

/a.r

EKSKLUZIVE / Sondazhi: Treçereku i kryeqytetasve, opinion negativ për protestën opozitare, ja mendimi për punën e Veliajt

By: Java News
8 October 2024 at 13:49

Nga Eduard Zaloshnja

Nga intervistat që televizionet u morën protestuesve të thjeshtë opozitarë gjatë protestës së mbrëmshme, kuptohej që shumë prej tyre kishin ardhur nga rrethe të ndryshme të vendit. Por ç’mendojnë kryeqytetasit për protestën e mbrëmshme, e cila u shoqërua me hedhje molotovësh dhe me shkatërrime në disa pika nevralgjike të Tiranës?

Për t’ju përgjigjur kësa pyetje, JAVANEWS më angazhoi të zhvilloj një sondazh të veçantë vetëm me banorë të Bashkisë Tiranë.

Sondazhin e realizova duke e shpërndarë linkun e pyetësorit me SMS krejt të rastësishme në gjithë territorin e bashkisë. Si përfundim, u krijua një kampion me 1102 të anketuar, të cilin e ripeshova statistikisht, për t’i përfaqësuar sa më mirë banorët e bashkisë, demografikisht, gjeografikisht dhe politikisht.

Pothuaj treçereku i të anketuarve (74.6%) anojnë nga opinioni negativ për protestën e opozitës. Vetëm 24.3% anojnë nga vlerësimi pozitiv për të (shihni tabelën e mëposhtme).

Sidoqoftë, jo të gjithë ata që anojnë nga opinioni negativ për protestën e opozitës kanë vlerësim pozitiv për punën e Bashkisë Tiranë në përgjithësi. Kështu, 50.2% anojnë nga vlerësimi pozitiv për punënë e bashkisë në përgjithësi, ndërsa 9.3% janë të dyzuar në vlerësimin e tyre (shihni tabelën e mëposhtme).

Edhe tek vlerësimi për punënë e Kryebashkiakut Veliaj, shifrat janë të ngjashme, por përqindja e të dyzuarve është më e vogël (vetëm 6%). Kështu, 51.5% anojnë nga vlerësimi pozitiv për punënë e Kryebashkiakut Veliaj dhe 42.5% anojnë nga vlerësimi negativ

SHENIM: Nga një përmbledhje e rezultateve të këtij sondazhi, mund të arrihet me afërsi në përfundimin se gjysma e elektoratit kryeqytetas anon nga PS-ja, çereku nga PD+PL+etj, dhe çereku tjetër është elektorat gri.

U përvëlua në protestën e Berishës, flet qytetari: Fajin e ka polici që e shtyu me këmbë molotovin!

By: Java News
8 October 2024 at 13:40

Kujtim Emiri, qytetari që u përfshi nga flakët për shkak të molotivit gjatë protestës së djeshme, ka folur për “Shqipëria Live” në një lidhje direkte nga spitali.

Ai tha se në disa zona të turpit ka djegie të shkallës së tretë, ndërsa tha se molotovin e pasoi një efektiv policie.

“Dikush hodhi një molotov, u përplas dhe ra para këmbëve të policisë. Njëri nga ata, ndoshta me qëllim nuk e di, i ra me shqelm dhe ma hodhi te këmbët e mia, isha 7-8 metra larg.

Unë nuk jam as anëtar i PD, por s’kam as vajzën edhe pse ka qenë e përfshirë në ‘Aleancën për Teatrin’, por e kam ndjerë të nevojshme si qytetar. Jam në spital, djegia ka shku në shumë vende, ka shkuar në gradën tre në shumë vende”-u shpreh qytetari.

/a.r

FOTO / Kryebashkiakët e PD, “mosbindje civile” ndaj Berishës! Shkojnë në takimin e Ramës

By: Java News
8 October 2024 at 12:53

Sali Berisha ka shpallur mosbindje civile dhe protesta kundër Edi Ramës, por mesa duket nuk janë në të njëjtin mendim tre kryetarë të bashkive të djathta.

Konkretisht kryetari i bashkisë së Fushë Arrëzit, Hilë Curri, kryebashkiaku i Mirditës Albert Mëlyshi, kryebashkiaku i Kavajës dhe ai i bashkisë së Pukës Rrok Dodaj, të cilët një ditë pas protestës së mbrëmshme të opozitës kanë marrë pjesë këtë të martë në takimin e Edi Ramës me kryetarët e bashkive.

Madje pjesëmarrja e tyre nuk u la pa u ironizuar edhe nga vet kryeministri, i cili e ka nisur fjalën e tij me një falënderim për kryetarët e bashkisë së opozitës, që siç tha ai edhe pse nuk janë të PS janë bërë bashkë ‘me Partinë e Punës’.

“Po përpiqem të bëjë një sintezë të arsyeve të këtij takimi. Faleminderit që keni ardhur të gjithë, falënderoj kryetaret e bashkive që nuk janë të partisë tonë të PS, por janë bashkë me ne në ‘partinë e punës’”,- tha Rama.

Çfarë të ketë ndodhur vallë, kryebashkiakët kanë tradhëtuar partinë që i kandidoi apo nuk janë të bindur me mosbindjen civile të Berishës?

Nobeli në Fizikë, Hopfield dhe Hinton fitojnë çmimin për punën në inteligjencën artificiale

By: Java News
8 October 2024 at 12:48

Çmimi Nobel 2024 në fizikë i është dhënë John Hopfield dhe Geoffrey Hinton për “zbulimet e tyre themelore” që mundësojnë mësimin e makinerive me rrjete nervore artificiale.

“Edhe pse kompjuterët nuk mund të mendojnë, makineritë tani mund të imitojnë funksione të tilla si kujtesa dhe të mësuarit. Laureatët e këtij viti në fizikë kanë ndihmuar për ta bërë këtë të mundur”, tha Komiteti Nobel në një deklaratë.

Hopfield është nga Universiteti Princeton në Shtetet e Bashkuara dhe Hinton është nga Universiteti i Torontos në Kanada.

Çmimi i fizikës i vitit të kaluar iu dha Pierre Agostini, Ferenc Krausz dhe Anne L’Huillier për punën e tyre në krijimin e pulseve ultra të shkurtra të dritës që mund të japin një pamje të ndryshimeve brenda atomeve, duke përmirësuar potencialisht zbulimin e sëmundjeve.

Fizika është Nobeli i dytë që jepet këtë javë, pasi shkencëtarët amerikanë Victor Ambros dhe Gary Ruvkun fituan çmimin e mjekësisë për zbulimin e tyre të mikroARN dhe rolin e saj në rregullimin e gjeneve.

Çmimet Nobel u krijuan nga shpikësi suedez Alfred Nobel, i cili vdiq në 1896. Fituesit ndajnë një shpërblim prej gati 976,000 €.

/a.r

❌
❌